Skip to main content

“Dy serbë të dyshuar për krime lufte urdhërohen të kthehen në burg para rigjykimit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Dy serbë të dyshuar për krime lufte urdhërohen të kthehen në burg para rigjykimit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Dy serbë të dyshuar për krime lufte urdhërohen të kthehen në burg para rigjykimit

Posted: 22 May 2017 09:42 AM PDT

Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, sot ka urdhëruar që dy ish-zyrtarë të sigurisë shtetërore të Serbisë, të bahen në burg derisa të rigjykimi i tyre, të nisë muajin e ardhshëm. Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, ka thënë se ka kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, të rikthejë Jovica Stanishiq, 66-vjeç, dhe zëvendësin e tij, Franko Simatoviq, 67-vjeç, në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, deri më 30 maj. Të dy u liruan në gjyqin e tyre të parë, për akuzat për krime të luftës të kryera gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 1990, por ai vendim u anulua në fund të vitit 2015 nga Apeli, teksa gjykatësit kanë thënë se disa gabime ligjore ishin bërë gjatë gjykimit, që zgjati nga qershori i vitit 2009 deri në janar të vitit 2013. Gjykata e Apelit urdhëroi që Stanishiq dhe Simatoviq, të rigjykohen për katër akuza për krime kundër njerëzimit dhe një për krime lufte të kyera nga skuadrat e vdekjes të Serbisë në Bosnje dhe Kroaci, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë më 1991. Rigjykimi ndaj tyre do të riflloi më 13 qershor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës: Karizmatik, dinamik, apo teknokrat?

Posted: 22 May 2017 09:02 AM PDT

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, tre kandidatë vlerësohet të jenë "kryesorët" për të fituar postin e kryeministrit: Ramush Haradinaj nga koalicioni parazgjedhor ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën; Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me Aleancën për Kosovën e Re dhe Alternativën; Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.  Por, sa në të vërtetë dallojnë apo ngjasojnë këta kandidatë mes vete?  Imer Mushkolaj, analist politik, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se dallimet në mesin e kandidatëve janë evidente. "Në garë nga tre pretendentët për kryeministër, kemi ndër ata që janë njerëz që kanë qenë në pushtet, në menaxhimin e qeverisë ose të institucioneve qeveritare në periudha të caktuara, në ndërkohë që kemi edhe nga ata që nuk e kanë pasur këtë mundësi. Po ashtu nëse flasim me terma të tjerë, kemi kandidatë karizmatikë, kemi kandidatë që janë shumë dinamikë dhe kemi kandidatë që janë shumë teknokratë, të cilët nuk është se reflektojnë dinamizëm, por kjo nuk do të thotë se nuk e kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme", tha Mushkolaj. Qytetarët thonë se nuk shohim shumë dallime. Hajdar Pasha, profesor i pensionuar, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë janë të njëjtë, përfshirë edhe kandidatët që garojnë për postin e kryeministrit. "Si t'ju them, këta janë lojtarë të vjetër në lojë. Nuk e di se si do ta çojnë përpara vendin. Kosova pa ekonomi e pa fabrika. Unë nuk kam besim tek asnjëri, veç te të rinjtë, të cilët ende nuk po vijnë në shprehje. Të rinjtë nuk po i lenë të vinë në pah [ata të vjetrit], i kanë shpërndarë në disa parti dhe i kanë lënë të pafuqishëm", tha Pasha. Antigona Shala, studente në Universitetin e Prishtinës, tha se është pak optimiste për ndryshimet politike në të ardhmen dhe se kandidatët e partive politike për kryeministër kanë dallime. "Bëjnë dallime; Albin Kurtin nuk e kemi parë kurrë në krye të qeverisë dhe nuk do të thosha për të. Por, po mundohem të bëj një dallim ndërmjet Haradinajt dhe Hotit. Hoti e përfaqëson LDK-në dhe LDK-ja nuk ka bërë diçka deri tash. Kurse, te Ramush Haradinaj kam besim, duke u bazuar në 100-ditëshin që ka punuar në kohën e Rugovës", tha Shala. Qëllimet politike nuk arrihen me emocione, por me vizion të qartë, shkathtësi dhe guxim politik, tha Kushtrimi, një banor i Prishtinës me profesion inxhinier i ndërtimtarisë. "Sa i takon shkollimit, Avdullah Hoti është më i ngritur se dy kandidatët e tjerë, Ramushi është më trim dhe Kosovës tash për tash i duhet një trim për t'i shtyrë përpara disa procese dhe pastaj duhet të ecim përpara. Kurse, Vetëvendosje e ka pasur mundësinë që ta tregojë veten në Komunën e Prishtinës; thuhet se e ka ndalur korrupsionin, por qytetarët duan t'i shohin gjërat", u shpreh Kushtrimi. Partitë politike nuk dihet ende se çfarë kanë në programet e tyre qeverisëse, pasi që ende nuk ka nisur fushata elektorale dhe prezantimi i programeve. Në fakt, të tre kandidatët kanë dallime në idetë e tyre mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në dialogun që duhet zhvilluar ose jo me Serbinë, por kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe çështje tjera, që kryesisht karakterizojnë çdo fushatë zgjedhore në Kosovë, fjalori midis tyre tingëllon pak a shumë njësoj. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rohani kritikon samitin në Arabinë Saudite

Posted: 22 May 2017 08:59 AM PDT

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka kritikuar samitin e shteteve myslimane, ku ka marrë pjesë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e quajtur takimin në Arabinë Saudite "një shfaqje pa kuptim". Rohani sot ka folur në një konferencë për media, tri ditë pasi ka fituar edhe një mandat në zgjedhjet, të cilat sipas tij, treguan se iranianët favorizojnë "moderimin" dhe angazhimin me botën. Trump mbajti një fjalim para dhjetëra udhëheqësve të shteteve myslimane në Riad më 21 maj, ku iu bëri thirrje të luftojnë ekstremizmin islamik dhe izolimin e Iranit, shtet të cilin e akuzoi për "nxitjen e konflikteve sektare dhe terrorit". "Takimi në Arabinë Saudite ishte vetëm një shfaqje pa asnjë vlerë praktike apo politike", ka thënë Rohani. "Nuk mund ta zgjidhni problemin e terrorizmit vetëm duke i dhënë para njerëzve të një superfuqie", tha Rohani, duke iu referuar marrëveshjeve multimiliardëshe, të nënshkruara në Riad, në mes të Uashingtonit dhe Riadit, gjatë vizitës së Trumpit. Komentet e Rohanit vijnë pas kritikave të Trumpit, i cili tha se Teherani duhet të ndalojë mbështetjen e "terroristëve dhe milicive" dhe nuk duhet kurrë të kërkojë që të posedojë armë bërthamore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia dhe Rusia pajtohen të heqin disa sanksione

Posted: 22 May 2017 08:28 AM PDT

Rusia dhe Turqia kanë ndërmarrë hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve, duke nënshkruar një memorandum, ku janë pajtuar që të heqin disa sanksione. Raportet mes Rusisë dhe Turqisë, vende këto që mbështesin palë të kundërta në luftën siriane, janë përkeqësuar që prej se një avion luftarak turk, rrëzoi një avion luftarak rus, në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë më 2015. Memorandumi i nëshkruar sot vjen pas takimit më herët gjatë këtij muaji, të presidentit rus, Vladimir Putin me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, ku dy liderët u zotuan se do të përmirësojnë marrëdhëniet. "Vendimet do të zbatohen në përputhje me rregulloret e qeverisë, kolegët do të përgatisin ndryshimet përmes akteve të caktuara qevetiare dhe unë do t'i nënshkruaj ato. Sigurisht, ashtu siç jemi pajtuar me palën turke, kjo do të jetë reciproke", citohet të ketë thënë kryeministri rus, Dmitry Medvedev. Nuk është ende e qartë se cilat mallëra do të përfshihen në heqjen e këtyre sanksioneve. Turqia së fundmi ka vendosur një taksë efektive prej 130 për qind për produktet ruse, përfshirë këtu edhe grurin, një përpjekje kjo për të ndihmuar importuesit e saj. Turqia është inportuesi më i madh i grurit rus pas Egjiptit.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron dhe Putin do të takohen javën e ardhshme

Posted: 22 May 2017 07:34 AM PDT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Pallatin e Versajës, më 29 maj. Kështu ka njoftuar presidenca franceze, duke thënë se takimi Macron-Putin është aranzhuar që të përkojë me inagurimin e një ekspozite, që shënon 300 vjetorin e lidhjeve diplomatike mes dy vendeve. Zgjedhjet presidenciale franceze u organizuan nën shqetësimin për ndërhyrjen Rusisë, pasi inteligjenca në SHBA erdhi në përfundim se Putin ka urdhëruar një fushatë propagandës dhe hakimeve, gjatë fushatës presidenciale më 2016, me qëllim që të ndikojë në zgjedhje. Putin dhe Macron javën e kaluar kanë biseduar përmes telefonit për konfliktet në Ukrainë dhe Siri. Macron ka mposhtur në zgjedhjet presidenciale, kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila ka shprehur admirimin për Putinin dhe ka kundërshtuar sanksionet e vendosur ndaj Rusisë, për përfshirjen e saj në konfliktin në Ykrainë. Putin dhe Macron, javën e kaluar kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për konfliktet në Ukrainë dhe Siri.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zhvillimi ekonomik gjatë qeverisjes PDK-LDK

Posted: 22 May 2017 06:56 AM PDT

Zhvillimi ekonomik në Kosovë, gjatë qeverisjes së fundit nga partnerët e koalicionit: Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, është thënë se ka shënuar përmirësim. Jo rrallë është dëgjuar për rritje ekonomike, ulje të shkallës së papunësisë, miratim ligjesh për sigurinë e investitorëve të huaj, rritje të buxhetit e përmirësim të mirëqenies sociale. Por, që prej shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilave u ka paraprirë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit në largim, Isa Mustafa - mocion ky i ngritur nga partitë opozitare dhe i mbështetur nga partneri në koalicionin qeverisës, PDK - rezultatet e përmendura në ekonomi kanë filluar të ndryshojnë, të paktën sipas Partisë Demokratike. Një postim i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, në Facebook, më 12 maj: Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon t'i numërojë të arriturat ekonomike gjatë qeverisjes, anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës thonë se në Qeverinë Mustafa ka munguar fuqia e vendimmarrjes. Besim Beqaj, nga kjo parti, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pritur që gjatë kësaj qeverisjeje të përmirësohen kushtet e sektori privat, ambienti për investitorë të huaj, të ketë rritje të shkallës së punësimit, pushime tatimore dhe në përgjithësi zhvillim ekonomik, pasi, siç thotë ai, programi qeverisës ka qenë i përmbushur me projekte. "Të gjitha këto që po i them, kanë qenë suksese potenciale, të cilat i kemi pritur edhe ne si koalicion, por për të cilat ka rezultuar se nuk ka fuqi të vendimmarrjes. Andaj, ka ardhur deri te shkëputja e bashkëpunimit në mes të dy partive dhe kthimi i besimit të sovranit, te qytetari i Kosovës", thotë Beqaj. Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës thonë se Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e zotit Mustafa, ka bërë kthesë të rëndësishme pozitive në aspektin ekonomik. Muhamet Mustafa, nga kjo parti, thotë se rezultatet nuk kanë munguar, përkundër një situate të ashpër politike "me një luftë primitive politike për pushtet".  "Kemi arritur të dinamizojmë zhvillimin ekonomik apo rritjen ekonomike prej 2 -3% në vite të caktuara... Kemi arritur që me pakon fiskale të përmirësojmë gjendjen e bizneseve në Kosovë. Janë rritur investimet vendore dhe ndërkombëtare. Buxheti është konsoliduar. Dhe, ajo që është me rëndësi, kjo qeveri ka mbuluar një borxh prej 140 milionë eurosh", thotë Mustafa. Zgjedhjet e parakohshme ia ndalin 'hovin' zhvillimit ekonomik Por, Besim Beqaj thotë se këto rezultate janë arritur duke u bazuar në dokumentacionin e hartuar gjatë, siç shprehet ai, "Qeverisë Thaçi 2" . Qeveria "Thaçi 2" është krijuar pas zgjedhjeve të vitit 2010, me koalicion midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re. "Kemi pritur se Qeveria Mustafa në mënyrë profesionale do t'i qaset vazhdimit të reformës dhe vendimeve që do të bëjnë 'bum' në ekonomi. Por, realisht ka dalë që, tërë kohën, qeveria ka punuar mbi bazën e dokumenteve, të cilat janë hartuar dhe analizuar në Qeverinë Thaçi 2 dhe ka munguar vendimmarrja", thotë Beqaj. Muhamet Mustafa, nga LDK-ja, e quan këtë retorikë boshe dhe thotë se gjatë kësaj qeverisjeje janë adresuar shumë çështje, të cilat as që janë përmendur në qeverisjen Thaçi 2.  "Retorikë e paargumentuar, në mënyrë që të krijohet një pretekst që gjoja duhet të bie qeveria. Natyrisht që ata (PDK) nuk kanë asnjë argument t'i arsyetojnë këto thënie", shprehet Mustafa. Zhvillimi ekonomik në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, ka qenë një nga çështjet kryesore me të cilat janë marrë partitë politike, veçanërisht në periudhë zgjedhjesh.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE jep dritën jeshile për të nisur bisedimet për Brexit

Posted: 22 May 2017 06:14 AM PDT

Ministrat e BE-së në mënyrë unanime, i kanë dhënë Michel Barnier dritën jeshile për të nisur, atë që ata paralajmëruan se do të jenë bisedime "shumë të vëshira" me Britaninë, për daljen nga blloku. "Anëtarët e BE-së sapo kanë miratuar vendimin për të autorizuar Artikullin e 50 për negociatat. Një mandat i qartë dhe i fortë për Michel Barnier", ka shkruar në Twitter zëvendësja e Barnier, Sabine Weyand. Barnier, kryenegociatori i BE-së për Brexit, ka thënë sot se pret që bisedimet e para me Londrën në lidhje me daljen e Britanisë nga BE-ja, do të nisin më 19 qershor. Ai do të takohet me ministrin britanik për Brexit, David Davis, i cili ka paralajmëruar gjatë fundjavës se Londra, mund të tërhiqet nga bisedimet nëse Brukseli paraqet një pagesë prej 100 miliardë dollarësh, për të cilën është raportuar në media, në mënyrë që Britania të dalë nga BE-ja.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partia e Gruevskit hetohet për shpërdorim të miliona eurove

Posted: 22 May 2017 05:52 AM PDT

Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka nisur hetime të reja kundër zyrtarëve në largim për shpërdorim të miliona eurove në afera të ndryshme, si në infrastrukturë, ndërtime të paligjshme të objekteve të banimit, financime partiake e të tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtarizohet vendimi i BE-së për udhëtimin pa viza për ukrainasit

Posted: 22 May 2017 05:34 AM PDT

Vendimi i Bashkimit Evropian për të liberalizimin e vizave për Ukrainën, është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së, duke i hapur rrugë kështu regjimit pa viza për ukrainasit, që pritet të hyjë në fuqi më 11 qershor. Dokumenti është nënshkruar më 17 maj në Strasburg nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i cili ka marrë pjesë në cerenomoninë e nënshkrimit, kishte thënë se kjo është ditë historike për vendin e tij. "Është absolutisht ditë historike për Ukrainën, për shtetin tij me popullsi 45 milionëshe dhe unë jam absolutisht i bindur se kjo ditë është po ashtu historike për Bashkimin Evropian", kishte thënë atëbotë Poroshenko, duke shtuar se "Ukraina rikthehet në familjen evropiane. Ukraina po i jep lamtumirën e fundit Bashkimit Sovjetik dhe Perandorisë ruse". Ukrainasit që posedojnë pasaporta biometrike do të kenë të drejtë të udhëtojnë në vendet anëtare të BE-së, përveç Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuara, ku kërkohet që të kenë viza. Regjimi pa viza gjithashtu përfshinë edhe shtetet që janë në kuadër të Shengenit por që nuk janë pjesë e BE-së, si Norvegjia, Islanda, Litenshtajni dhe Zvicra.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron bisedon me Tsipras për borxhin e Greqisë

Posted: 22 May 2017 04:48 AM PDT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se administrata e tij do të shtyjë përpara një marrëveshje lehtësuese të borxhit për Greqinë. Zyra e Macron ka thënë se presidenti ka folur në telefon me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, dhe ka theksuar "vendosmërinë e tij për të gjetur një marrëveshje shumë shpejt, për të ulur barrën e borxhit grek, për një periudhë të gjatë". Kjo është biseda e parë në mes të dy liderëve, që prej se Macron është zgjedhur president, më herët gjatë këtij muaji. Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire, do të bashkohet me ministrat e Financave të BE-së, gjatë 22 dhe 23 majit, ku pritet që bisedimet të kenë në fokus problemet e Greqisë me borxhin. Tsipras shpreson që ministrat e Financës të eurozonës do të pajtohen gjatë kësaj jave, për një marrëveshje që do të lehtësojë kushtet e pagesës së borxhit të Greqisë. Le Maire më 22 maj ka biseduar në Berlin me homologun e tij gjerman, Ëolfgang Schaeuble, për të përshpejtuar integrimin në eurzonë. Le Maire ka thënë pas takimit se një panel dypalës do të shqyrojnë propozimet konkrete për nisjen e këtij procesi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti kazak takohet me Tillersonin

Posted: 22 May 2017 04:12 AM PDT

Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, ku ka thënë se shpreson për bashkëpunim më të ngushtë mes dy shteteve. Nazarbaev ka folur me Tillersonin në margjinat e samitit të vendeve myslimane, ku ka marrë pjesë edhe presidenti Donald Trump, në Arabinë Saudite më 21 maj. Zyra e presidentit kazak, ka thënë përmes një njoftimi se Nazarbaev "ka shprehur shpresën për bashkëveprimi mes Kazakisatanit dhe Shteteve të Bashkuara, do të hyjë në një nivel të ri, më cilësor të zhvillimit në shumë fusha". Në njoftim po ashtu thuhet se presidenti kazak dhe Sekretari Tillerson kanë diskutuar për mundësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe kanë shkëmbyer mendimet për çështjet ndërkombëtare. Kazakistani ka raporte të ngushta me Rusinë por gjithashtu ky shtet ka kërkuar që të ndërtojë raporte me vendet perëndimore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lufta e humbur kundër korrupsionit

Posted: 22 May 2017 03:58 AM PDT

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dominuar shpesh deklaratat e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës. Gati në të gjitha takimet ata kanë folur për një shtet ligjor dhe për zero tolerancë ndaj korrupsionit. Në një rast, kryeministri në largim, Isa Mustafa, mesh tjerash, ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po bëhet më e ashpër dhe se angazhimi në këtë drejtim është marrë seriozisht. "Më përgjegjësi mund të them se gjatë këtyre viteve kemi punuar me përkushtim të plotë që të zbatojmë ligjin dhe të eliminojmë korrupsionin. Ne kemi fuqizuar kapacitetet tona institucionale për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar me themelimin e ekipeve hetuese shumë disiplinore, me krijimin e mekanizmave përcjellës për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe me forcimin e departamentit për krime të rënda", ka thënë Mustafa. Por, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se zotimet për një shtet ligjor dhe zero-korrupsion nuk u përmbushën në nivelin e duhur nga Qeveria në largim e Kosovës, e cila për afro tre vjet është udhëhequr nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se problemi më i madh në luftën kundër korrupsionit është paraqitur te mungesa e vendimeve finale të gjykatave. "Kemi vërejtur një trend të shtimit të aktakuzave, por nuk kemi ende vendime finale të gjykatave, sidomos për raste të nivelit të lartë... Kur kemi zhvilluar një anketë, ka dalë se 46 për qind e të anketuarve mendojnë se zyrtarët qeveritarë dhe deputetët janë të përfshirë në dukurinë e korrupsionit. Dhe, në shumë raste, perceptimi është një pasqyrim i realitetit", thotë Canhasi, i cili, megjithatë, sheh edhe disa gjëra pozitive. "Jo gjithçka është e zezë në këtë drejtim; duhet të ceket një trend pozitiv: ministrat janë larguar nga pozitat me fillimin e aktakuzave dhe uroj që edhe qeveria e ardhshme ta aplikojë të njëjtën gjë", shprehet Canhasi. Dëmet që kriza politike ia shkaktoi ekonomisë Kryeministri në largim i Kosovës, Mustafa, pati liruar nga detyra ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, pasi Kryeprokurori i Shtetit pati ngritur akuza kundër tij për shpërdorim detyre. Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës, në akuzën ndaj Aganit, pati përfshirë edhe dhjetëra persona të tjerë, kryesisht mjekë të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, nën dyshimet se kanë keqpërdorur fondet për dërgim të pacientëve për shërim jashtë Kosovës. Dukuria e korrupsionit ka pasur ndikimin e vet edhe në ekonomi. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se zhvillimi ekonomik e ka pësuar. "Kemi dy raporte të institucioneve ndërkombëtare ku thuhet se ekonomia joformale është rritur nga 35 në 38 për qind, ndërsa edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni janë në rritje", thekson Shahini. Korrupsioni i lidhur me moszbatimin e ligjeve dhe gjyqësorin jo efikas Organizata Transparency International, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016, e ka radhitur Kosovën në vendin e 95-të - me 36 pikë - në mesin e 176 vendeve të përfshira në raport. Krimi ekonomik dhe korrupsioni janë cilësuar si sfida për Kosovën edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Nis gjykimi ndaj personave që dyshohet se morrën pjesë në përpjekjet për puç

Posted: 22 May 2017 03:55 AM PDT

  Në Turqi ka nisur gjykimi ndaj 220 të dyshuarve, që akuzohen se kanë qenë në krye të grushtshtetit të dështuar, të vitit të kaluar. Njëzetëegjashtë ish-gjeneralë janë në mesin e të pandehurve në këtë gjykim, i cili ka nisur në gjykatën e një burgu, jashtë Ankarasë. Qeveria e presidentit, Recep Tayyip Erdogan pretendon se grushtshteti i dështuar i 15 korrikut është orkestruar nga kleriku Fethullah Gulen, i cili mohon çdo përfshirje. Gulen, i cili jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, është njëri prej 221 të dyshuarve që përmendet në aktakuzë. Megjithatë, ai është në mesin e 9 personave që nuk janë në paraburgim, ndërkaq të tjerët janë paraqitur para gjykatës. Të pandehurit janë sjell në gjykatën që gjendet në burgun në Sincan, nga forcat e sigurisë. Dhjetëra protestues, të cilët bartnin flamurin e Turqisë kanë bërtitur "duam dënim me vdekje", teksa të dyshuarit janë futur në gjykatë. Në mesin e të akuzurvae janë ish-shefi i forcave ajrore Akin Ozturk dhe Mehmet Disli, që është vëllai i një zyrtari të lartë të partisë në pushtet, Saban Dislin. Që prej grushtshtetit të dështuar, mbi 47 mijë persona janë arrestuar në Turqi, nën dyshimin se kanë lidhje me lëvizjen e Gulenit. Zyra e Erdoganit ka thënë se në përpjekjet për grushtshtet janë vrarë 248 persona- një shifër kjo që nuk përfshinë 24 puçistët e dyshuar, që janë vrarë gjatë dhunës.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një sulm vdekjeprurës në Pakistan

Posted: 22 May 2017 02:07 AM PDT

Së paku pesë njerëz, përfshirë një ushtar, janë vrarë në veriperëndim të Pakistanit, pasi automojeti me të cilin udhëtonin, ka hasur në një bombë, të vendosur në anë të rrugës. "Incidenti ka ndodhur në Luginën Tirah, pranë kufirit me Afganistanin", tha zyrtari i administratës lokale, Manzoor Bukhari. Makina është shkatërruar krejtësisht dhe nuk ka të mbijetuar, shtoi ai. Në fundjavë, në të njëjtin rajon, janë vrarë katër policë pakistanezë nga të shtënat me talibanët. Lugina Tirah dikur ka shërbyer si strehë për militantët islamikë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në një spital në Tajlandë

Posted: 22 May 2017 01:52 AM PDT

Njëzetekatër veta janë plagosur nga shpërthimi i bombës në një spital në Bangkok. Policia tajlandeze konfirmoi se shpërthimi ka ndodhur në spitalin Phramongkutklao, i popullarizuar për oficerët ushtarakë në pension. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Shpërthimi ndodh në përvjetorin e tretë të grushtshtetit ushtarak në Tajlandë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Jemen ekziston rreziku nga një "epidemi e madhe" e kolerës

Posted: 22 May 2017 01:15 AM PDT

Organizata bamirëse Save the Children u shpreh e shqetësuar me mundësinë e shpërthimit të një "epidemie të madhe" të kolerës në Jemen. Gati 250 njerëz kanë vdekur nga sëmundja vetëm këtë muaj, ndërsa raste të dyshuara raportohen çdo ditë. Save the Children tha se mijëra njerëz mund të vdesin nga kolera dhe se mbi dy milionë fëmijë të kequshqyer janë veçanërisht në rrezik. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha po ashtu se kolera po përhapet në shkallë alarmante në vendin e shkatërruar nga lufta. Kryeqyteti Sana është zona e prekur më së keqi. Kolera është sëmundje që bartet nga uji i ndotur dhe ushqimi. Simptomat përfshijnë diarre akute dhe vjellje.  Save the Children tha se të gjitha palët në konflikt duhet t'iu japin fund kufizimeve mbi importin e ndihmës. Më shumë se tetë milionë njerëz në Jemen nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AI kritikon “shkarkimet arbitrare” në Turqi

Posted: 21 May 2017 11:49 PM PDT

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International akuzoi Turqinë për, siç tha, "shkarkime arbitrare" të punonjësve në sektorin publik. "Mbi 100,000 njerëz nga sektori publik, përfshirë anëtarë të gjyqësorit dhe ushtrisë, janë shkarkuar që nga përpjekja për rrëzimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, vitin e kaluar", tha Amnesty International në raportin e publikuar sot. Raporti thekson se shkarkimet janë bërë mbi baza të paqarta dhe të përgjithësuara të "lidhjes me organizatat terroriste". Amnesty tha se të gjithë ata janë shkarkuar me një dekret, të fuqizuar disa ditë pas përpjekjes për puç. Amnesty i bëri thirrje Ankarasë që të vendosë një mekanizëm efektiv të apelit për të shkarkuarit nga puna. Përveç të shkarkuarve, Ankaraja ka arrestuar mbi 47,000 veta, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen. Sipas autoriteteve turke, Gulen ka organizuar përpjekjen për grushtshtet. Por, Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, mohon çdo përfshirje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 140 të arrestuar në Indonezi pasi ndoqën një festë homoseksualësh

Posted: 21 May 2017 11:19 PM PDT

Policia në Indonezi arrestoi 141 burra që kanë ndjekur një festë homoseksualësh në një saunë, në kryeqytetin Xhakarta. Policia tha se pjesëmarrësit në festë kanë përfshirë një shtetas të Britanisë dhe një të Singaporit. Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm me ligjin indonezian, përveç në provincën konservatore Açeh. Por, zëdhënësi i policisë, Raden Argo Yuwono, tha se disa prej të arrestuarve mund të akuzohen në bazë të ligjit anti-pornografi, për shkak të "veprimeve ngacmuese" në vendin e ngjarjes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Studentët braktisin fjalimin e nënpresidentit Mike Pence

Posted: 21 May 2017 11:02 PM PDT

Dhjetëra studentë dhe familjarë të tyre braktisën një ceremoni në Universitetin Notre Dame në Indiana, kur nënpresidenti amerikan, Mike Pence, nisi fjalimin. Protestuesit ishin në mesin e mijëra të të diplomoarve dhe të ftuarve në stadiumin e futbollit të universitetit. Ata u ngritën në heshtje kur Pence, ish-guvernator i Indianas, nisi fjalimin. Organizatorët e protestës thanë se ata donin të shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj politikave të administratës amerikane, përfshirë një propozim të presidentit Donald Trump për t'iu pezulluar hyrjen në SHBA vizitorëve dhe migrantëve nga vendet me shumicë myslimane. Por, Pence gjithashtu mori duartrokitje kur tregoi se si Trump ka folur kundër persekutimit fetar të njerëzve të "të gjitha besimeve" gjatë një fjalimi në Arabinë Saudite.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja V. konfirmon kryerjen e provës së re raketore

Posted: 21 May 2017 10:49 PM PDT

Koreja e Veriut konfirmoi se ka testuar "me sukses" një tjetër raketë balistike, me rreze të mesme veprimi. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha sot se arma, e testuar të dielën, është e gatshme për veprim ushtarak. Shtëpia e Bardhë tha se raketa ka pasur rreze më të shkurtër se ato që janë përdorur në tre testet e fundit të Koresë së Veriut. Të hënën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar sërish nga Phenjani të ndalojë provat e tilla dhe të tregojë "angazhim të sinqetë" për çarmatim. Muajve të fundit, Koreja e Veriut ka intensifikuar kërcënimet, duke thënë se ka kapacitet për të goditur SHBA-në me raketa që mund të bartin koka bërthamore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more