Skip to main content

“Dy muaj pasi u bë nënë, ja si duket Irina Shayk” plus 9 more 24 ore lajme

“Dy muaj pasi u bë nënë, ja si duket Irina Shayk” plus 9 more 24 ore lajme


Dy muaj pasi u bë nënë, ja si duket Irina Shayk

Posted: 24 May 2017 07:52 AM PDT

Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në muajin mars, por Irina Shayk i është rikthyer menjëherë formave të një modelje të vërtetë dhe këtë e ka treguar teksa ka qenë e pranishme në "Festivalin e Flimit në Kanë", ditën e martë. Ylli i "Victoria's Secret", e cila ka qenë e pranishme ...

Investigimi i “Fiks Fare”, mashtrimi me vaj palme

Posted: 24 May 2017 07:42 AM PDT

Fiks Fare pas një investigimi zbuloi se vaji i palmës është i pranishëm në produktet e bulmetit. Në etiketat e produkteve të marra si mostra reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral. Fiks Fare analizoi me institutin e vetëm të referencës dhe sigurisë ISUV, gjithsej 20 mostra, 16 prej të cilave ishin ...

Dërgesat e emigrantëve zbutën krizën. 7 mld euro në 10 vite

Posted: 24 May 2017 07:35 AM PDT

Ndonëse kriza e gjatë ekonomike e Eurozonës la të papunë edhe mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë, dërgesat e emigrantëve vazhdojnë të mbeten një burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë e Shqipërisë. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, gjatë dekadës së fundit, pra për periudhën 2007-2016, emigrantët shqiptarë kanë dërguar 7 miliardë ...

Fundoset anija me 500 refugjatë, së paku 31 të vdekur

Posted: 24 May 2017 07:28 AM PDT

Të paktën 31 persona raportohet se kanë humbur jetën pas fundosjes së një anije me 500 refugjatë. Mediat italiane raportojnë se incidenti ndodhi rreth 30 milje larg bregdetit të Libisë. Anija ishte nisur drejt Italisë. 200 prej persona kanë rënë në det. Viktimat janë kryesisht fëmijë. Rojet bregdetare kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, duke angazhuar ...

Sindikatat letër Zaevit: Zëvendëskryeministri, jo nga Odat ekonomike

Posted: 24 May 2017 07:17 AM PDT

Sindikatat janë kundër që vendi i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike t'i takojë odave ekonomike. 13 sindikata dhe lëvizje sociale i kanë dërguar një letër të hapur mandatarit Zoran Zaev, ku nënvizojnë se janë kundër këtij emërimi, përcjell Telegrafi Maqedoni. "Të gjitha qeveritë që i ka pasur Maqedonia e pavarur kanë qenë në anën e biznesit. ...

Putin: Marrëdhëniet Rusi-Maqedoni janë përmirësuar

Posted: 24 May 2017 07:05 AM PDT

Kryetari i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se situata politike në Maqedoni duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës së vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai është i kënaqur që marrëdhëniet ruso-maqedonase janë përmirësuar dhe, siç thotë, ka lëvizje pozitive në shkëmbimin ekonomik ndërmjet dy vendeve. Në takimin me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, putim ia ...

Veseli: Kosova ka popullatën më të re evropiane, t’i fuqizojmë të rinjtë

Posted: 24 May 2017 06:58 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një takim me të rinjtë Bibliotekën kombëtare të Kosovës ka thënë se guximi, shpejtësia dhe dashuria ndaj atdheut janë tiparet të rinisë kosovare. Ai tha se gjatë takimit me të rinjtë ka hasur në një entuziazëm të pashoq të studentëve. "Kosova, me popullatën më të re ...

Lansohet projekti “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë”

Posted: 24 May 2017 06:47 AM PDT

Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) me seli në Hagë, ka lansuar sot projektin "Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë".   Ky projekt cili mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, ka për synim rritjen e integritetit dhe fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorit ...

Thaçi: Do të kemi një qeveri stabile, proevropiane dhe multietnike

Posted: 24 May 2017 06:42 AM PDT

Gazeta e përditshme austriake "Salzburger Nachrichten" ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Austri. Në këtë intervistë, presidenti Thaçi flet për takimin e tij me presidentin austriak, Van der Bellen, për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për procesin e integrimeve ...

Fotot e rralla / Serbia bashkëpunoi plot zell me nazizmin për zhdukjen e hebrenjve

Posted: 24 May 2017 06:04 AM PDT

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ku naziztët kishin fituar terren në të gjithë Europën dhe kishin nisur operacionin e zhdukjes masive të hebrenjve, Beogradi shfaqet me një tjetër "fytyrë", duke dhënë një kontribut vullnetar lidhur me këtë operacion të nazistëve. Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka, ka sjellë një konstatim me vlerë, edhe pse ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more