Skip to main content

“Babai i kërkon Neymarit që të transferohet te kjo skuadër” plus 9 more GazetaBlic

“Babai i kërkon Neymarit që të transferohet te kjo skuadër” plus 9 more GazetaBlic


Babai i kërkon Neymarit që të transferohet te kjo skuadër

Posted: 19 May 2017 10:43 PM PDT

Manchester United ka bërë një hap të madh para për transferimin e yllit të Barcelonës, Neymar.

Sipas Diario Gol, babai i brazilianit i ka thënë djalit të tij që të kalojë në Old Trafford, pasi ka mbetur nën hijen e Lionel Messit.

United ka qenë i lidhur tash e disa muaj me Neymarin, që kërkon nënshkrimin e tij.

Neymar Sr mësohet se i ka thënë Neymarit që në Ligën Premier do të shkëlqente dhe do të ishte kandidat që ta fitonte Topin e Artë.

Ai do ta zëvendësohet më mënyrë perfekt një lojtar si Wayne Rooney, i cili mund të kalojë te Evertoni.

The post Babai i kërkon Neymarit që të transferohet te kjo skuadër appeared first on GazetaBlic.

12 vjeçarja pa këmbë bëhet balerinë! (VIDEO)

Posted: 19 May 2017 10:31 PM PDT

Një vajzë 12-vjecare nga Kina ka emocionuar shumë njerëz pasi ka vendosur të bëhet balerinë, edhe pse i ka humbur këmbët në një aksident me makinë.

Jiang Zhang Ziyi nuk do të heqë dorë nga ëndrra e saj, edhe pse prej 6 vitesh pati një ndryshim rrënjësor në trupin e saj.

Ajo vazhdon të luftojë për tu bërë një kërcimtare baleti, pasi e ka dashur gjithmonë një gjë të tillë. Prindërit e saj e dërguan në kurse kërcimi dhe fitoi një konkurs për talente në 2013.

Vogëlushja ka arritur të emocionojë dhe ti japë kurajë shumë njerëzve me këtë histori, duke i bërë të gjithë të besojnë se ëndrrat nuk janë të parealizueshme.

The post 12 vjeçarja pa këmbë bëhet balerinë! (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Kosova dhe problemi shqiptar

Posted: 19 May 2017 10:22 PM PDT

Çështja e Kosovës , bashkë me çështjen shqiptare në përgjithësi, paraqesin sot një prej problemeve qendrore të zgjidhjes së krizës politike në Ballkan. Mendojmë se pa një zgjidhje politikisht të pranueshme të çështjes së Kosovës në kuadër të çështjes së përbërë shqiptare, nuk do të mund të ketë paqe të përhershme në rajon. Përderisa shkenca serbe përpiqet të dëshmojë se "Kosmeti është serb", argumentet historike flasin bindshëm se "serbët janë vendosur në Kosovë me rastin e zgjerimit të shtetit serb në këtë drejtim nga Nemanjiqët" (shekulli XI e XII i erës sonë e më vonë).

Në territorin etnik shqiptar, për pasojë pushtimesh, në Mesjetë dhe në kohën e Perandorisë Osmane, janë vendosur pakica sllave, turke dhe rome. Pakica sllave është shtuar ndjeshëm me kolonizimin e dhunshëm në mes të dy luftërave botërore. Megjithatë, kurrë nuk ka arritur të jetë mbi 10 për qind të popullatës në tërësi. Popullata shqiptare në trojet e veta në ish Jugosllavi dhe territori i saj etnik gjatë gjithë historisë ka jetuar dhe ka funksionuar si një bashkësi etnike me pjesën tjetër të shqiptarëve të Ballkanit.

Së këndejmi, pretendimet e Serbisë për trojet shqiptare nuk mund të qëndrojnë dhe të arsyetohen shkencërisht me të kaluarën serbe në Kosovë. Kosova, historikisht dhe aktualisht, përbënte dhe përbën një tërësi të veçantë politiko territoriale. Kosova e sotme, qysh nga periudha antike, ishte territor qendror i provincës ilire të Dardanisë. Kosova gëzonte mëvetësinë e vet qysh në periudhën kur u konstituua si Vilajet (1868). Edhe në periudhën tjetër të historisë së zhvillimi të vet, Kosova kishte status të njësisë së veçantë.

Gjatë viteve '80 të shekullit XX, serbët filluan të shprehin shqetësimet e tyre gjoja për diskriminim e presion për shpërngulje pasi në Kushtetutën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe në Kushtetutën e Krahinës Socialiste të Kosovës të vitit 1974, shqiptarët kishin fituar disa të drejta, si përfaqësimi ne Kuvendin e në Gjykatën Kushtetuese dhe në Kryesinë e RSFJ-së, ndërsa shqiptarët, që nga demonstratat e vitit 1981 që u shtypën nga ushtria federale dhe nga policia e Serbisë, kërkonin republikë të barabartë me republikat e tjera në Jugosllavi, zhvillim të mëvetësishëm ekonomik. Pas shumë burgosjeve, vrasjeve e persekutimeve, Sllobodan Millosheviqi, i cili kishte ardhur në pushtet në vitin 1986 në Serbi e në Jugosllavi, erdhi në Kosovë për të shënuar 500 vjetorin e betejës së Kosovës (1989) me ç'rast mbajti një fjalim para një turme serbësh ku haptazi përkrahu programin nacionalist serb të Akademisë Serbe të Shkencave e të Arteve dhe të tërë eshtabilishmentit serb, faktikisht paralajmëroi luftëra të reja në Jugosllavi për krijimin e Serbisë së madhe.

Për shqiptarët ishte e qartë se tani ishin para përpjekjeve për realizimin e projekteve famëkëqija të Akademisë Serbe të Shkencave, të Kishës Ortodokse Serbe dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë. Në shtator të vitit 1987, Sllobodan Millosheviqi dhe përkrahësit e tij morën nën kontroll Komitetin Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë. Nga kjo pozitë me ndikim, ai pati mundësi të zhvillonte më tutje projektin e tij për krijimin e Serbisë së madhe. Prej korrikut të vitit 1988 deri në mars të vitit 1989 ndodhi ashtuquajturi revolucion antiburokratik me protesta që kishin për qëllim rrënimin dhe përmbysjen e qeverive përkatëse në Vojvodinë e në Mal të Zi, ku patën sukses të plotë.

Tani ishte në radhë Kosova. Në fillim të vitit 1989 Kuvendi i Serbisë propozoi ndryshime në Kushtetutën e Serbisë, të cilat do ta zhvishnin Kosovën nga pjesa më e madhe e autonomisë, duke përfshirë kontrollin mbi policinë, politikën arsimore dhe ekonomike, të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe edhe si gjuhë zyrtare dhe heqjen e së drejtës së vetos mbi ndryshimet e mëtutjeshme në Kushtetutën e Serbisë.

Populli i Kosovës e kuptoi qëllimin e pushtetit serb dhe filluan demonstratat masive. Duke filluar nga shkurti i vitit 1989, minatorët e Trepçës dhe të shumë minierave të tjera të Kosovës u futën në grevë për ç' arsye situata tendoset edhe më shumë në Kosovë. Duke marrë si shkas demonstratat dhe revoltën e shqiptarëve të Kosovës dhe trazirave në të cilat policia përdori forcën dhe shtypjen që, për pasojë pati edhe shqiptarë të vrarë e të plagosur dhe shumë të tjerë të arrestuar, Kryesia e RFJ-së shpalli gjendjen e jashtëzakonshme që pastaj qeverisë ia mundësoi të imponojë masa të posaçme të cilat do të sjellin edhe gjakderdhje të reja.

Më 23 mars 1989, Kuvendi i Kosovës u mblodh në Prishtinë me masa të rrepta ushtarako-policore për të shqyrtuar dhe votuar ndryshimet e propozuara për kushtetutën. Edhe pse në sallë kishte më shumë mysafirë (ndër ta edhe pjesëtarë të Sigurimit Shtetëror e të Shërbimit Sekret Serb) sesa delegatë dhe pa numërimin e rregullt të delegatëve dhe abstenimin e një numri të delegatëve shqiptarë e votimit kundër të një numri të tyre, kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Vukashin Jokanoviq, shpalli miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Për ta futur Kosovën de jure dhe de facto nën sovranitetin serb, më 28 mars, serbët thirrën Kuvendin e Serbisë për të votuar ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë dhe, me ketë votim, faktikisht përfundoi autonomia e Kosovës e njohur me Kushtetutën e vitit 1974. Me këtë votim filloi edhe rrënimi i sistemit shtetëror juridik të RFSJ-së pasi, pas këtyre ndryshimeve, Millosheviqi forcoi pushtetin e vet dhe nacionalizmin serbomadh dhe më 8 maj të vitit 1989 ai u zgjodh kryetar i Serbisë.

Në dhjetor e vitit 1989 shqiptarët filluan të organizohen nëpër parti politike dhe të krijojnë pushtetin paralel. Më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën për shpalljen e Kosovës republikë ndërsa me 7 shtator aprovuan edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova ishte njësi e organizuar në pikëpamje partiake, ushtarake dhe juridike dhe si pjesë integrale e frontit antifashist të Ballkanit dhe më gjerë. Kosova gëzonte statusin e autonomisë politiko territoriale edhe sipas Kushtetutës së ish Jugosllavisë të vitit 1974.

Përkundër instalimit të dhunshëm të pushtetit serb në Kosovë pas suprimimit të autonomisë politiko territoriale të saj, Kosova në pikëpamje kushtetuese juridike dhe politike mbështetet në dokumentet burimore kushtetuese mbi statusin e saj si republikë, të bazuara në vullnetin plebishitar të popullit shumicë në Kosovë dhe të shprehur nga ana e pushtetit legal dhe legjitim të Kosovës, një pjesë e të cilit funksiononte jashtë, por institucionet legjitime të zgjedhura ose të emëruara funksiononin edhe brenda Kosovës pas miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut (1990), referendumit gjithëpopullor në tërë territorin e Kosovës (1991) për Kosovën Republikë të lirë, të pavarur e demokratike dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare e presidenciale dhe lokale (1992) kur u formua qeveria e Kosovës në ekzil dhe presidenti i Republikë së Kosovës (akademik prof. dr. Ibrahim Rugova) me qëndrim dhe funksion legal në Prishtinë deri me konfirmimin e tij nga pushteti aktual i Serbisë gjatë bombardimeve të forcave të NATO-s mbi caqet ushtarake e strategjike të Jugosllavisë (24 mars-10 qershor 1999) dhe dëbimit të tij në Perëndim (Itali).

Mohimi i statusit autonom të Kosovës në Federatën e ish Jugosllavisë, që u bë me amendamentet kundër kushtetuese të Serbisë të vitit 1989, në fakt, qe një akt i dhunës së një njësie federale ndaj një njësie tjetër federale që shkelte barazinë e nacionaliteteve dhe të njësive federale të tyre të përcaktuara dhe të garantuara me nenet 2 e 4 të Kushtetutës atëherë gjithnjë në fuqi të ish Jugosllavisë të vitit 1974.

Ishte ky akti i parë i rëndësishëm i krizës kushtetuese në ish Jugosllavinë, akt ky që e bën të logjikshme ndërlidhjen e çështjes së Kosovës me shpërbërjen e Jugosllavisë. "Kosova, sipas asnjë dokumenti kushtetues, pra as sipas Kushtetutës së Kosovës, as sipas Kushtetutës së Jugosllavisë (1974), dhe as sipas Kushtetutës së vetë Serbisë, nuk ka qenë pjesë integrale e Serbisë". "Kosova nuk ishte pjesë e Serbisë, por si, identitet politiko territorial i vetvetes, me kushtetutë të veten, ishte njësi konstitutive njësi federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë. Për më tepër, thënia se Kosova "është në kuadër të Republikës së Serbisë", "kishte karakter deklarativ dhe jo konstitutiv", meqenëse "baza konstitutive e gjetjes së Kosovës në kuadër të Republikës së Serbisë është Rezoluta e Prizrenit e vitit 1945, e cila, si e tillë, u dërgua me Deklaratën Kushtetuese të Kosovës.

Me shpërbërjen e Jugosllavisë, Kosova, si dhe populli shqiptar në përgjithësi në ish-Jugosllavi, në territoret ku përbën shumicën e popullsisë, realisht paraqitet subjekt i vetvetes, pra subjekt i vendosjes për fatin e vet në rrethana të reja historike sipas parimit të vetëvendosjes kombëtare. Mëvetësia politike territoriale dhe juridike e Kosovës mund të arsyetohet më shumë fakte, si historike, ashtu dhe juridike të pakundërshtueshme, ndër të cilat mund të veçohen: një, realiteti nacional demografik dhe territorial i popullit dymilionësh shqiptar, dhe dy, individualiteti historik, gjeografik, nacional strukturor dhe politik i Kosovës.

Përveçse me strukturën etnike të Kosovës, me shumicë dominante shqiptare, mëvetësia e Kosovës bazohet dhe në vullnetin politik të popullit shumicë të Kosovës, të shprehur nëpërmjet mekanizmave institucionalë demokratikë të saj dhe në të drejtën e vetëvendosjes s popullit shumicë shqiptar në Kosovë, e cila, ç' është e vërteta, i takon edhe si e drejtë e vetëvendosjes kombëtare edhe si e drejtë e vetëvendosjes së popullatës së territorit të individualizuar.

Ndër faktet e tjera politiko juridike, theksojmë edhe këto: Së pari, Kosova në ish-Federatën multinacionale të Jugosllavisë kishte status të njësisë konstitutive; së dyti: ish-Federata e Jugosllavisë u zhbë dhe Kosova me asnjë akt konstitucional të saj nuk mori pjesë në themelimin e Federatës Serbo-Malazeze; së treti: Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj (2 Korrik 1990), me vendimin në kuadër të saj, "doli nga struktura komplekse kushtetuese e Republikës së Serbisë", nga e cila qe aneksuar pa vullnetin e popullit të vet (1945); së katërti: Kosova kishte kufijtë e saj interfederalë që nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e saj, sikundër që edhe kufijtë e jashtëm të ish Jugosllavisë nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës; dhe, së pesti: me pavarësinë e Kosovës nuk bëhen ndryshime kufijsh të brendshëm ndërmjet njësive konstitutive të ish-Federatës jugosllave Kosovës dhe Serbisë, sepse, ndërmjet tyre, kishte kufij që përcaktoheshin dhe garantoheshin me Kushtetutën e ish Jugosllavisë të vitit 1974.

Prandaj, parimi, ashtu siç është zbatuar për republikat e ish Jugosllavisë së viteve 1991-92, vlen edhe për Kosovën. Pikëpamja serbe që çështjen e Kosovës ta reduktojë në dimensionin e lirive themelore dhe të të drejtave njerëzore është e paqëndrueshme. Prezenca e ideve gjenocidale të pushtetit serb në rrjedhat mendimore të pushtetit, por dhe të qarqeve jashtë tij, prezenca e përmbajtjeve dhe e synimeve gjenocidale në aktet shtetërore dhe juridike të pushtetit në qendrat e tij të vendosjes bashkë me vetë rrjedhat faktike të gjenocidit dhe të akteve gjenocidale qysh prej projekteve të Vasa Çubrilloviqit e deri tek aktet e viteve të fundit për kolonizimin serb të Kosovës, flasin në mënyrë bindëse për kursin "në funksion të synimeve për ndërrimin e strukturës etnike të Kosovës". Prandaj, nuk ka dyshim se dimensioni më i rëndësishëm drejt zgjidhjes së çështjes së Kosovës ka të bëjë me konfliktësinë shqiptaro serbe: së pari, rreth karakterit etnik, historik, politik dhe ndërkombëtar të Kosovës, dhe së dyti, rreth natyrës së mëvetësisë së Kosovës dhe të pozitës së saj politiko shtetërore.

Çështja e Kosovës, për kah substanca e saj, është çështje e vetëvendosjes së popullit të saj. Në të vërtetë, vetëvendosja paraqet një të drejtë natyrore të tij, e cila duhet respektuar "mbi bazën etnike dhe të çdo rezoni demokratik" si e drejtë "e prononcuar në shkallë të së drejtës pozitive ndërkombëtare". Historia politike e çështjes së Kosovës flet mbi padrejtësitë ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve. Me këtë rast përkujtojmë se aneksimi i Kosovës nga ana e Serbisë në vitin 1945, u bë pa vullnetin e popullit shqiptar.

Në të vërtetë, Kosova është aneksuar qysh në vitin 1912, mandej dhe më 1918. Nëpërmjet Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës mbi pavarësinë dhe barazinë e Kosovës në Federatën Konfederatën e Jugosllavisë, në fakt, populli shqiptar i Kosovës shpaloi synimet mbi përcaktimin e fatit të vet politik, të cilat u finalizuan me Rezolutën mbi Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur të 18 tetorit 1991. Ky dokument, i nxjerrë në kohën kur harta politike dhe gjeografike e ish-Jugosllavisë kishte marrë një pamje dhe strukturë tjetër, e profilizoi politikisht vullnetin e shqiptarëve të Kosovës për të qenë "subjekt i vendosjes për fatin e vet historik" sipas parimit të vetëvendosjes kombëtare, "i cili, si e drejtë, i takon kombit, ashtu dhe pjesës së kombit parimisht, ndërsa parimisht dhe praktikisht pjesës së kombit, i cili paraqet shumicë territoriale etnike në një rrip të pandërprerë tokësor të shumicës etnike të ketë zgjidhje të drejtë të saj vërtetë "pa valorizimin e plotë dhe të drejtë ndërkombëtar të trungut etnik të Kosovës dhe të vullnetit politik të artikuluar dhe të institucionalizuar të shumicës dominante shqiptare të popullsisë së Kosovës".

Populli shqiptar i Kosovës paraqet një të tretën e popullit shqiptar në Ballkan, madje "me lidhshmëri direkte në tërë hapësirën e shumicës etniko territoriale në Ballkan". Prandaj, si mund të ndodhë që, për shkak të ndarjes gjeopolitike të të njëjtit popull, njëra gjysmë e popullit të njihet si komb, kurse pjesa tjetër vetëm pse jeton e ndarë nga populli amë, të konsiderohet "pakicë kombëtare". Shqiptarët kudo që të jetojnë, janë një popull. Edhe sikur të niseshim nga pozicionet kushtetuese të Serbisë dhe të Kosovës, sipas Kushtetutës së ish-Jugosllavisë të vitit 1974, do të mund të nxirrnim konkluzion të qëndrueshëm konstitucional se Serbia, ashtu edhe Kosova, kishin, në esencë, një pozitë plotësisht të pavarur njëra nga tjetra në funksionimin e shtetit, dikur të përbashkët. Populli autokton në Kosovë, me koncentrim të lartë etniko territorial, përbën pjesën dominante (rreth 90 për qind) të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Ky fakt Kosovën vetvetiu "e profilizon dhe e përcakton si territor të gjerë me individualitet të fuqishëm demografik, politik dhe kombëtar".

Natyrisht se tash nuk ekziston as "interesi i përbashkët", as Federata multinacionale e Jugosllavisë së mëparshme, "në kuadrin e të cilës ishte u vënë konstruksioni prezumacioneve mbi vullnetin e lirë të Kosovës dhe interesin e përbashkët". Do të përmendim disa nga argumentet kryesore në favor të pavarësisë së Kosovës. Së pari, strukturën etnike të Kosovës, që flet për shumicën dominante demografike shqiptare, si një realitet kombëtar demografik territorial të popullit shqiptar në Kosovë me përmasa ballkanike, ku ai përbën një të tretën e popullit shqiptar në Ballkan. Së dyti, vullnetin politik të popullit shqiptar të Kosovës, vullnet ky i shprehur nëpërmjet mekanizmave institucionalë demokratikë të Kosovës, në kohën kur pozita politike dhe kushtetuese juridike e përbërësve konstituivë të ish-Jugosllavisë kishte ndërruar krejtësisht; atëherë kur dokumentet burimore kushtetuese të Kosovës morën natyrën e formësimit definitiv socio politik dhe kushtetues juridik të pozitës së re të pavarur të Kosovës. Së treti, të drejtën për vetëvendosje të popullit shqiptar të Kosovës e cila i takon dyfish: si e drejtë e vetëvendosjes kombëtare dhe si e drejtë e vetëvendosjes së popullatës së territorit të individualizuar.

Kohëve të fundit dëgjohen vërejtje se me pavarësinë e Kosovës bëhen ndryshime kufijsh. Sipas Kushtetutës së ish-Jugosllavisë të vitit 1974, sikurse republikat, edhe Kosova, kishte kufijtë e saj interfederalë, të cilët nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e saj, sikundër që edhe kufijtë e jashtëm të ish Jugosllavisë nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës. Prandaj, me pavarësinë e Kosovës nuk bëhet kurrfarë shkeljeje e "parimeve të Helsinkit lidhur me kufijtë e jashtëm". Kosova, njëkohësisht është rast i okupimit klasik, sikurse që paraqet edhe rast të represionit sistematik shtetëror ndaj një populli, të cilit i pamundësohet realizimi i së drejtës "për të qenë zot i fatit të vet", përkundër përmbushjes së tri elementeve qenësore: etnik, historik e politik, që e arsyetojnë bollshëm vetëvendosjen e shqiptarëve të Kosovës.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës ndodhi në vitin 1991, kur u rrumbullakësua shpërbërja shtetërore e ish Jugosllavisë. Kosova, në fakt, me plebishitin e popullit, i ndërkombëtarizoi kufijtë e vet. Kosova nuk paraqet rast të secesionit, meqë ajo nuk "u secesionua nga ndonjë krijesë shtetërore ekzistuese, por u sovranizua pas dekompozimit të ish Jugosllavisë". Qendrat e vendosjes do të duhej t'i bëjnë një qasje me objektive çështjes shqiptare në përgjithësi dhe çështjes së Kosovës në veçanti. Veprimi i parë më i rëndësishëm që mund t'i bëjnë është që të pushojnë t'i referohen Kosovës si një provincë serbe dhe shqiptarëve si minoritet. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet përkufizimi i çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare si "çështje ndërkombëtare". Qendrat e vendosjes do të duhej të kuptojnë se çështja e Kosovës nuk do të mund të zgjidhej me restaurimin e autonomisë ose të ndonjë republike në një federate të centralizuar me dominim serb. Vetëm kështu mund të pushojë trajtimi i Kosovës si "çështje e brendshme" e Serbisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të inaugurohet paqja e përhershme në rajon. Qendrat e vendosjes duhet ta kuptojnë se çështja e Kosovës është vetëm njëri përbërës i çështjes shqiptare. Vetëm në këtë mënyrë ato do të mund të pushojnë t'i qasen pjesërisht kësaj çështjeje.

Duke u nisur nga lakmia për toka dhe synimi i ndryshimit te strukturës demografike te rajoneve me shumice etnike shqiptare shteti serb qe nga ''Naçertania'' e vitit 1844 ka ushtruar gjenocid të hapur ndaj popullit shqiptar e veçanërisht dhe sistematikisht gjatë e pas luftërave ballkanike e Luftës së parë dhe Luftës së dytë botërore për të arritur kulmin me ardhjen në pushtet të regjimit të Slobodan Milosheviqit np Serbi e Jugosllavi.

Doktrina serbe për pastrim etnik të trojeve shqiptare u zbatua me përpikëri me pastrimin etnik të Sanxhakut të Nishit në vitin 1887 me dëbimin e qindra mija shqiptarëve dhe me djegien e 665 fshatrave shqiptare të këtij Sanxhaku.

Janë, më së paku, dy arsye, që më kanë shtyrë të merrem me këtë temë: e para, aktualiteti i saj dhe, e dyta, ndjenja e nevojës për t'i sqaruar disa nisma dhe individë të cilët ishin largpamës dhe sakrifikuan shumë çka gjatë periudhës 20-vjeçare te aktivitetit të tyre. Vendosja në një rrafsh e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe e çështjes së Kosovës është bërë për shkak të ndikimeve të ndërsjella që kanë ato ndërmjet tyre: nga njëra anë, për arsye se procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe rreth Kosovës, kur ajo u përjashtua nga kuvendimet për rendin e ri federal apo konfederal të saj, ndërsa, nga ana tjetër, për arsye se çështja e Kosovës, mu për shkak të shpërbërjes së Jugosllavisë, merr dhe paraqitet me një dimension të ri politik, por dhe konstitucional juridik.

Vështirë se do të mund t'i përmbahem plotësisht qëllimit që i kam vënë vetes që në këtë shkrim t'i zbardh disa ngjarje që kanë ndodhur gjate angazhimit tim 20-vjeçar për lirinë e Kosovës dhe të popullit te saj. Po filloj me diskutimin publik të organizuar tinëzisht nga qeveria serbe për ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974. Diskutimi publik për ndryshimet kushtetuese në qytetin e Pejës u organizua nga Lidhja Socialiste e Popullit Punues nëpër shtëpitë e kulturës në lagjet e ndryshme të qytetit me ç'rast shumë veprimtarë të çështjes kombëtare haptas shprehnin qëndrimet dhe mendimet e tyre kundër ndryshimeve kushtetuese të cilat ishin kundër interesave të popullit shqiptar. Fatkeqësisht, në mesin e këtyre diskutimeve, kishte edhe diskutues aktivistë të Partisë Komuniste, të cilët, me direktiva dhe pa kokën e tyre, thoshin se Kosova, me këto ndryshime, nuk do të humbë asgjë. Këta shqipfolës, megjithëse e kishin të qartë se kjo nuk qëndron, i mbronin qëndrimet e Partisë në dëm të popullit shqiptar. Edhe vetë diskutova në disa raste duke mos marrë parasysh që në sallë, në shumicën e rasteve, kishte edhe punëtorë të Sigurimit Shtetëror serb, të cilët regjistronin çdo diskutim që ishte në kundërshtim me qëndrimet partiake të asaj kohe.

Mund të them se ky ishte fillimi i angazhimit tim publik për mbrojtjen e interesave legjitime të popullit të Kosovës. Diskutimi publik për ndryshimet kushtetuese ishte vetëm një farsë pasi në interpretim është falsifikuar dhe nuk janë dhënë identike qëndrimet e popullit por të aktivistëve partiakë. Kjo rezultoi me pakënaqësi në mesin e qytetarëve për çka u organizuan edhe shumë demonstrata dhe protesta të cilat përfunduan me viktima të shumta.

The post Kosova dhe problemi shqiptar appeared first on GazetaBlic.

Vlora Çitaku e lumtur me Ermonela Jahon!

Posted: 19 May 2017 10:07 PM PDT

Për performancën e sopranos shqiptare Ermonela Jaho ka shkruar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Ajo përpos që ka përcjellë nga afër shfaqjen operistike, që është duke u dhënë së fundi ne Washingon DC, ajo edhe e ka takuar personalisht.

Çitaku ka shkruar mbi përshtypjet e saj për artisten duke e quajtur atë një divë të vërtetë.

The post Vlora Çitaku e lumtur me Ermonela Jahon! appeared first on GazetaBlic.

Ballkani po largohet nga rreziku

Posted: 19 May 2017 10:00 PM PDT

Prej muajsh, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, secila më vete ishte përfshirë në kriza me natyrë të ndryshme. Por në vetëm pak ditë, peizazhi politik në këto vende ndryshoi papritur për mirë.

Politikanë kosovarë, të cilët zakonisht e përçmojnë njëri-tjetrin, papritmas arritën një marrëveshje për të bërë së bashku fushatë në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 11 qershorit. Në Shqipëri, forca kryesore opozitare, Partia Demokratike, e cila kërcënonte prej muajsh se do t'i bojkotonte zgjedhjet, më në fund arriti marrëveshjen që e fut edhe atë në procesin për legjislaturën e ardhshme. Ndërsa në Maqedoni, presidenti që nguroi aq shumë, u dorëzua më në fund dhe pranoi t'i jepte partisë kryesore opozitare mandatin për formimin e qeverisë së re, duke i dhënë fund ngërçit 5-mujor, që çoi në protesta nëpër rrugë dhe skena dhune brenda Parlamentit.

Nga këto, kriza në Kosovë – siç theksohet në analizën e "The Economist", – ishte më e mprehtë. Më 10 maj, qeveria e Isa Mustafës ra, kur Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar dhe drejtuar nga Hashim Thaçi deri kur ky u zgjodh president, vendosi të bashkonte votat me partitë opozitare që kishin paraqitur mocion mosbesimi kundër koalicionit qeverisës.

Edhe pse shkaku më imediat i rënies së qeverisë ishte dështimi për të ratifikuar në Parlament marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, sipas asaj që thotë revista "The Economist", pas kësaj lëvizjeje qëndron edhe dëshira e PDK-së për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme, përpara se rënia e mbështetjes ndaj saj të rritej edhe më tej.

Frika ishte se, në një vend me ndasi të thksuara mes klasës politike, e cila ka vuajtur të krijojë stabilitet që prej shpalljes së pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, kaosi mund të ishte "pas derës".

Ndaj dhe më 16 maj, PDK-ja njoftoi papritur formimin e një koalicioni parazgjedhor me dy udhëheqës të tjerë politikë, si Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, me këtë të fundit ish-kryeministër të Kosovës. Që të dy këta janë gjykuar për krime lufte, por kanë fituar pafajësinë. E së bashku me Thaçin, ata kanë qenë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi kundër forcave serbe në luftën e viteve 1998-'99 dhe siguroi mëvetësinë nga Serbia. Por si president, Thaçi konsiderohet tashmë zyrtarisht i paanshëm, ndërsa PDK-ja udhëhiqet nga Kadri Veseli, ish-komandant në shërbimin sekret të UÇK-së.

Ish-kryekomandantët e UÇK-së janë të njohur për urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, por së bashku ata kanë shumë mundësi që të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, edhe triumfi i mundshëm do ta ketë jetën të shkurtër, pasi tribunali i ngritur në Hagë për të gjykuar krimet e luftës dhe krimin e organizuar në Kosovë, e ashtuquajtura Gjykatë Speciale, pritet të ngrejë aktakuzat e para në pjesën e dytë të këtij viti, me raportin që çoi në ngritjen e saj që përmendte që të katërt këta udhëheqës si objektiva të mundshëm të hetimit.

Ata mohojnë çdo përfshirje në këto krime. Gjithsesi, shumica e kosovarëve e kanë humbur interesin ndaj tribunaleve ndërkombëtare, e janë më shumë të shqetësuar për punësimin, kujdesin shëndetësor dhe edukimin.

Ndryshe ka ndodhur në Maqedoni, ku kriza nisi pas zgjedhjeve të dhjetorit të kaluar, kur partia konservatore VMRO-DPMNE, në pushtet prej vitit 2006, e pa të pamundur të krijonte një koalicion qeverisës. Presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t'i jepte socialdemokratëve të opozitës (LSDM) dhe aleatëve të tyre shqiptarë, mandatin për të formuar qeverinë e re, edhe pse ata kishin arritur tashmë shumicën e nevojshme parlamentare për ta bërë diçka të tillë, me justifikimin se përbënin një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Opozita – që pret të udhëheqë tashmë vendin, – u kundërpërgjigj ndaj këtij refuzimi me akuzat se udhëheqësit e VMRO-së i frikësoheshin dorëzimit të pushtetit, pasi mund të përfundojnë në burg për akuza korrupsioni.

Më 27 prill, deputetët e VMRO-së hapën dyert e Parlamentit për të lejuar protestuesit të hynin brenda. Ata mësynë deputetët dhe dhunuan disa prej atyre të opozitës, përfshi kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe Ziadin Selën e LR-PDSH-së, ndër më të dhunuarit. Por, nëse pushtetmbajtësit menduan se kjo do t'i ndihmonte ata që qëndronin ende në pushtet, gabuan rëndë. Nën presion gjithnjë e më të madh nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, VMRO-ja e humbi kohezionin. Më 17 maj, presidenti u dorëzua dhe pranoi t'i jepte socialdemokratëve të Zaevit mandatin për formimin e qeverisë së re.

Po në Shqipëri, çfarë ndodhi? Partia Demokratike në opozitë i kishte qëndruar vendimit të saj të 3 muajve të fundit se do të bojkotonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat tashmë janë shtyrë në kohë me një javë, për t'u zhvilluar më 25 qershor. Socialistët në pushtet pretendonin se demokratët ishin të frikësuar nga humbja e zgjedhjeve. Por këta të fundit përdorën kauzën se udhëheqësi i socialistëve ishte i lidhur me trafikantët e drogës, ndaj dhe nuk mund të organizoheshin zgjedhje të lira e të ndershme prej tyre. Në orët e para të mëngjesit të 18 majit, e pamundura u bë e mundur: krerët e të dyja partive arritën një marrëveshje për të marrë pjesë të gjitha palët në zgjedhje, siç duhej të ndodhte.

Në javët e kaluara, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë bërë destinacione të zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, përgjegjës për marrëdhëniet e Amerikës me vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore, Hoyt Brian Yee. Sipas "The Economist", vizita e tij duket se ka pasur ndikim te kthesat e papritura të politikanëve lokalë, e sidomos gatishmërisë së tyre për kompromise.

BE-ja dhe SHBA janë shqetësuar së fundi nga rritja e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit. Ata frikësohen se konflikti në Ballkanin Perëndimor mund të nxjerrin nga binarët edhe politikat e tjera të tyre, ose t'i detyrojnë ato të ndërhynin sërish, siç bënë në vitet '90. E pavarësisht përmirësimeve të dukshme, potenciali për kaos mbetet ende aty, e për këtë arsye të dyja palët duhet të mbeten seriozisht të angazhuara në rajon.

The post Ballkani po largohet nga rreziku appeared first on GazetaBlic.

ZYRTARE: Këto janë koalicionet Parazgjedhore, Partitë politike për zgjedhjet e datës 11 Qershor

Posted: 19 May 2017 09:48 PM PDT

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka deklaruar se janë 26 subjekte që kanë palikuar për certifikim në këtë institucion.

Nga këto, 5 janë koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa.

Aplikimet do të shqyrtohen në ditët në vijim dhe do të merret vendimi nëse do certifikohen ose jo, raporton Gazeta Blic.

Në vijim lista e plotë:

The post ZYRTARE: Këto janë koalicionet Parazgjedhore, Partitë politike për zgjedhjet e datës 11 Qershor appeared first on GazetaBlic.

PDK e LDK hezitojnë t’i publikojnë listat e kandidatëve

Posted: 19 May 2017 09:35 PM PDT

Edhe pse PDK dhe LDK kanë dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, këto dy parti po hezitojnë që t'i bëjnë publik emrat e kandidatëve të tyre.

Derisa Sami Hamiti nga LDK ka thënë se lista do të bëhet publike nga partia, nga PDK nuk janë deklaruar fare për këtë çështje.

Në rrjetet sociale dhe portale po qarkullon një listë jo e plotë me emrat e mundshëm të kandidatëve të PDK-së, raporton KosovaPress.

Deri më tani janë publikuar emrat e kandidatëve nga Vetëvendosje, AAK, Nisma dhe Fjala.

The post PDK e LDK hezitojnë t'i publikojnë listat e kandidatëve appeared first on GazetaBlic.

Kjo është lista e PDK-së (EMRAT)

Posted: 19 May 2017 04:56 PM PDT

Kjo është lista e PDK-së:

Kadri Veseli,

Enver Hoxhaj,

Hajredin Kuçi,

Memli Krasniqi,

Xhavit Haliti,

Zenun Pajaziti,

Kurtan Kajtazi,

Safete Hadergjonaj,

Elmi Reçica

Ganimete Musliu

Blerta Deliu

Abdyl Salihu

Flora Brovina

Rrustem Musa

Selvije Halimi

Hajdar Beqa

Nait Hasani

Flora Brovina

Andin Hoti

Mergim Lushtaku

Naim Bazaj

Muharrem Xhemajli

Rafet Rama

Bislim Zogaj

Bekim Haxhiu

Beatrisa Pista

Luljeta Veseli-Gutaj

Drita Kadriu

The post Kjo është lista e PDK-së (EMRAT) appeared first on GazetaBlic.

Këta janë kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (EMRAT)

Posted: 19 May 2017 04:01 PM PDT

Kjo është lista e VV-së:

1 Kurti Albin

2 Ymeri Visar

3 Dërguti Aida

4 Sejdiu Dardan

5 Ahmeti Shpend

6 Kollçaku Fatmire

7 Konjufca Glauk

8 Molliqaj Dardan

9 Kadaj Donika

10 Selimi Rexhep

11 Aliu Liburn

12 Haxhiu Albulena

13 Kurteshi Sami

14 Sveçla Xhelal

15 Bala Nazlie

16 Topalli Faton

17 Çaushi Driton

18 Pantina Shqipe

19 Salihu Salih

20 Haskuka Mytaher

21 Baftiu Besa

22 Drenori Xhavit

23 Hyseni – Kaloshi Hydajet

24 Millaku Drita

25 Gorani Dukagjin

26 Kurteshi Ismajl

27 Nagavci Arbërie

28 Ulaj Jusuf

29 Shkreta Mirsad

30 Hoxha Hatixhe

31 Krasniqi Gani

32 Potera Ajet

33 Latifi-Popovci Hatixhe

34 Mikullovci Adem

35 Lajçi Ali

36 Gashi Albana

37 Misini Bashkim

38 Mujka Faruk

39 Bajraktari Leonora

40 Tali Driton

41 Syla Shemsi

42 Aliu Shkurte

43 Bislimi Xhevat

44 Gerbeshi Emin

45 Haxhimehmedi Vlora

46 Kryeziu Nexhat

47 Osmani Behxhet

48 Bajrami Valbona

49 Llunji Venera

50 Hoxha Ylli

51 Ismaili Fisnik

52 Tafili Avni

53 Rexhaj Arbër

54 Krasniqi Teuta

55 Ramabaja Sadri

56 Haliti Egzon

57 Batusha Adea

58 Krasniqi Frashër

59 Arifi Atdhe

60 Pacolli – Dalipi Fitore

61 Kastrati Qëndron

62 Elezi Shemsi

63 Vokrri Shemsie

64 Lajçi Bashkim

65 Retkoceri Selatin

66 Fetoshi Albana

67 Kadriu Sabit

68 Qiriqi Xhevdet

69 Januzi Topojani Shpresa

70 Hamiti Ismet

71 Shala Kujtim

72 Duli Lirijonë

73 Hoxha Luan

74 Isufi Nevzad

75 Bajraliu Arta

76 Shala Leonard

77 Ajeti Bajram

78 Sertolli Behie

79 Feka Fidan

80 Xhemajli Emrush

81 Sadiku Elza

82 Hyseni Shyqeri

83 Rrahmani Eman

84 Vrenezi Jetmira

85 Çadraku Dervish

86 Ramadani Valon

87 Veliu Hyrie

88 Palushi Dugagjin

89 Ademi Fidan

90 Rexhepi Arjeta

91 Ahmeti Sami

92 Čeman Mehmed

93 Koqi Krenare

94 Seferi Veton

95 Gashi Rashit

96 Bogujevci Saranda

97 Beqiri Ramadan

98 Lukaj Salih

99 Salihu Violeta

100 Durmishi Hysen

101 Hysaj Shpend

102 Ndrecaj Lazër

103 Arifi Shpejtim

104 Tahiri Tahir

105 Pireva Sylejman

106 Sallahu Xhevat

107 Berisha Xhafer

108 Krasniqi Erzen

109 Krasniqi Sadik

110 Zyba Salih

The post Këta janë kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (EMRAT) appeared first on GazetaBlic.

Vjosa Osmani me një mesazh të fuqishëm (FOTO)

Posted: 19 May 2017 03:38 PM PDT

Deputetja më e votuar femër në Kosovë, Vjosa Osmani përfundimisht është pjesë e kandidatëve në listën e LDK-së.

Pas dorëzimit të listës, Osmani ka publikuar një thinje të ish presidenti, Ibrahim Rugova.

"Në jetë duhet pasur vullnet e durim të mirat vijnë pastaj" është kjo thinja që ka publikuar Osmani me fotografi.

The post Vjosa Osmani me një mesazh të fuqishëm (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more