Skip to main content

“Arrestohet këngëtarja e famshme serbe (Foto)” plus 9 more GazetaBlic

“Arrestohet këngëtarja e famshme serbe (Foto)” plus 9 more GazetaBlic


Arrestohet këngëtarja e famshme serbe (Foto)

Posted: 25 May 2017 10:49 PM PDT

Këngëtarja e famshme serbe, Ema Lapin është arrestuar sot, pasi në banesën e saj është konfiskur sasi e madhe narkotike, shkruan Kurir, transmeton gazetametro.net
22- vjeçarja mbante në banesën e saj rreth gjashtë kilogramë marihuanë të paketuara në 23 pako tjera të vogla.

The post Arrestohet këngëtarja e famshme serbe (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Angazhimi i shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm

Posted: 25 May 2017 10:44 PM PDT

Sot në Kaçanik prezantohet projekti "Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm".

Aktiviteti synon të përcjellë mesazhin e të rinjve kundër ekstremizmit të dhunshëm, përmes aktiviteteve kreative të të rinjve të Kaçanikut.

The post Angazhimi i shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm appeared first on GazetaBlic.

Ky është vendi fantastik ku relaksohet familja Obama (Foto)

Posted: 25 May 2017 10:44 PM PDT

Teksa ish-presidenti amerikan Barack Obama kaloi ditën e parë të pushimeve italiane në Toskanë, bashkëshortja Michelle është parë 70 milje larg, në Montalcino.
Ish-Zonja e Parë kishte veshur një këmishë rozë dhe xhinse e sandale të bardha, teksa vizitonë qytetin e bukur italian e shoqëruar nga skuadra e sigurisë.

Më pas ajo ka shijuar një akullore italiane para se të hipte në makinë e të kthehej pranë të shoqit.

Ndërkaq i shoqi i saj, Barack ka shijuar një ditë golfi në kursin ekskluziv të 'Castiglion del Bosco'.

Ai duket mjaft i qetë teksa është vetë në drejtimin e makinës së golfit, gjë që nuk i lejohej kur ishte president në Shtëpinë e Bardhë.

Kushtet e sigurisë në Toskanë janë rritur për ish presidentin e SHBA-ve, teksa mjaft kureshtarë kanë dalë për t’i përshëndetur në pushimet e tyre 6-ditore.

 

The post Ky është vendi fantastik ku relaksohet familja Obama (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Diplomon pas 13 vjetëve Mark Zuckerberg (FOTO)

Posted: 25 May 2017 10:38 PM PDT

Themeluesi dhe pronari aktual i rrjetit më të madh social në botë ka diplomuar në Universitetin e Harvardit.

Ai me këtë rast ka mbajtur edhe një premtim që i kishte dhënë nënës se një ditë do t'i kthehet studimeve, transmeton Telegrafi.
"Nënë, gjithmonë të kam thënë se do të rikthehem dhe do të diplomojë", ka shkruar me këtë rast në llogarinë personale në Facebook, Zuckerbergun, i cili shihet teksa pozon krahas të atit Edward Zuckerberg dhe të ëmës Karen Zuckerberg.

Kujtojmë se 33-vjeçari ka diplomuar në drejtimin e Drejtësisë ndërsa e kishte lënë fakultetin në vitin 2004 duke iu përkushtuar zhvillimit të Facebookut.

The post Diplomon pas 13 vjetëve Mark Zuckerberg (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Shkatërrohet një celulë e ISIS-it, e dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist

Posted: 25 May 2017 10:35 PM PDT

Katër anëtarë të dyshuar të një grupi i lidhur me organizatën e Shtetit Islamik (ISIS), u arrestuan sot në Moskë nga shërbimet sekrete duke konfirmuar se ata po përgatisnin një sulm me objektiv mjetet e transportit publik në kryeqytetin rus.

"Arrestuam gjatë një operacioni të FSB-së (ish-KGB), katër anëtarë të një grupi terrorist në mesin e së cilëve kishte shtetas rusë dhe nga Azia Qendrore, që po përgatisnin një sulm me eksploziv artizanal në transportet publike", njoftoi FSB.

Gjatë një kontrolli në banesat e personave të arrestuar, forcat e rendit zbuluan një punishte për prodhimin e eksplozivit, eksplozivit artizanal të gatshëm për përdorim, si dhe armë automatike, municione, granata.

Po ashtu u konfiskuan literaturë dhe regjistrime video me natyrë ekstremiste dhe terroriste.

The post Shkatërrohet një celulë e ISIS-it, e dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi – 26 maj

Posted: 25 May 2017 10:32 PM PDT

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 26 maj 2017

Dashi – Kjo e sotmja nuk do jete dita me e mire për te dashuruarit. Ata do ngrëne shume pikëpyetje për gjithçka qe kane kaluar dhe ne disa momente nuk do kenë besim te plote tek ai qe kane ne krah. Beqaret do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do i beje t'iu rrahe zemra fort. Financat për fatin e mire do jete te kënaqshme. Shpenzimet e domosdoshme do i kryeni pa asnjë lloj meraku.

Demi – Plutoni ka rrezik ta ndërlikojë goxha jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Mund te kapeni për gjera elementare me partnerin dhe do doni qe gjithçka mes jush te jete perfekte. Beqaret nuk duhet te jene te turpshëm sepse ashtu kane për te humbur mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar duhet te luftoni fort për ta mbajtur gjendjen te qëndrueshme dhe nuk duhet ta refuzoni ndihmën e te afërmve.

Binjakët – Ju qe jeni ne një lidhje do zbuloni diçka qe partneri ua ka mbajtur te fshehte dhe do e dashuroni me më shume pasion atë. Do mrekulloheni, do emocionoheni dhe do ndiheni si mbi re. Edhe beqaret do jene me fat dhe ka mundësi te fillojnë shpejt një lidhje te bukur. Financat do arrini t'i mbani te stabilizuara edhe pse tundimi për te kryer shpenzime ka për te qene i madh.

Gaforrja – Dite e mbushur me momente te çmendura ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni çdo gjë me partnerin vetëm qe te përjetoni emocione me te veçanta se me pare. Beqaret do jene joshës pafund dhe edhe sikur te mos duan nuk do i shpëtojnë propozimeve. Ne planin financiar keni për te qene me fat dhe situata do stabilizohet me shume nga sa mendonit.

Luani – Mundohuni te shmangni çdo lloj konflikti me partnerin tuaj ju te dashuruarit sepse ai do jete me nerva dhe mund te keni debate te ashpra me vone. Toleroni pak me shume sot dhe do keni përfitime nesër. Beqaret sado qe te mundohen ta gjejnë dashurinë nuk do mund t'ia dalin dot. Ne planin financiar do luftoni fort dhe do arrini ta mbani gjate gjithë kohës gjendjen te qëndrueshme.

Virgjëresha – Do jeni shume te drejtpërdrejte me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite kështu qe mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do ketë asnjë moment debate. Ne mbrëmje do dashuroheni edhe me më shume pasion me njeri-tjetrin. Beqaret do jene me te drejtpërdrejtë me personat qe pëlqejnë dhe ka mundësi qe jeta t'iu ndryshoje shume shpejt. Financat do duan pak me shume përkujdes dhe gjendja ka për te qene e shkëlqyer.

Peshorja – Klima yjore do e favorizoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Me partnerin do merreni vesh për mrekulli dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës ne fytyrën tuaj. Beqaret do jene kërkues pafund dhe nuk do mund ta gjejnë dot një person qe t'i përmbushë te gjitha kërkesat. Ne planin financiar do hasni goxha vështirësi dhe me zor do e kaloni ditën pa probleme serioze.

Akrepi – Ka mundësi qe kjo e sotmja te jete një dite e mbushur me stuhi e vetëtima për ju qe keni një lidhje. Për shume gjera do debatoni fort dhe nuk do gjeni zgjidhje. Beqaret mund te bëjnë edhe çmenduri vetëm qe te mos qëndrojnë me statusin qe kane. Financat do jene te kënaqshme. Nëse i hidhni hapat me maturi shume shpejt do jete edhe përmirësime te mëdha.

Shigjetari – Keni kaluar momente te vështira kohet e fundit? Partneri nuk është sjelle mire? Sot ka ardhur koha te vendosni pikat mbi "i" dhe te sqaroni njëherë e mire çdo gjë. Beqaret do kenë edhe takime, por gjithsesi nuk do ndeshen me ndonjë person qe t'i beje t'iu rrahe zemra pa pushim. Financat do jene te kënaqshme dhe aspak problematike. Vazhdoni me këtë mënyrë menaxhimi.

Bricjapi – Mos luani me zemrën dhe ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe nga ana tjetër mjaft me duke e bere xheloz çdo moment. Flisni me te hapur dhe dashurohuni ashtu si do e ndieni. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe pa asnjë te ardhme. Ne planin financiar vërtet do keni probleme, por te afërmit nuk do ju lënë ne balte. Ata do bëjnë te pamundurën për t'iu ndihmuar.

Ujori – Venusi do e mbroje me çdo kusht jetën tuaj ne çift sot dhe mes jush e partnerit priten vetëm çaste te këndshme. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me emocione. Do takohen fare rastësisht me disa persona qe do iu pëlqejnë me shikim te pare. Financat do jene goxha te mira kështu qe mund t'i kryeni pa frike shpenzimet e planifikuara.

Peshqit – Ka mundësi qe partneri t'iu gënjejë sot për diçka dhe ju as qe do e kuptoni. Gjithsesi mos u shqetësoni sepse gjithçka do behet për te mirën e te dyve dhe për dite me te lumtura. Beqareve do ju rrahe zemra edhe me fort gjate kësaj dite sepse mund te takojnë princin e kaltër. Me financat tregohuni sa me te matur qe te mundeni dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

The post Horoskopi – 26 maj appeared first on GazetaBlic.

Marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Posted: 25 May 2017 10:25 PM PDT

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë, lidhur me tatimet mbi të ardhurat, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal të Zvicrës.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet nga ministri në detyrë i Financave Avdullah, Hoti dhe ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Jean Hubert Lebet.

The post Marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë appeared first on GazetaBlic.

Ushtrim fushor për menaxhimin e krizave

Posted: 25 May 2017 10:16 PM PDT

​Sot në Bardh të Vogël mbahet ushtrimi fushor i institucioneve dhe agjencive të Kosovës për menaxhimin e krizave, në rastet e incidenti me tren.

Në ushtrim janë të përfshirë Ambasada Amerikane, KFOR-i amerikan, Forca e Sigurisë së Kosovës.

Agjencia për Menaxhimit të Krizave, Policia e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës, Zjarrfikësit, Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Stafi nga Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë.

The post Ushtrim fushor për menaxhimin e krizave appeared first on GazetaBlic.

Sot dihet renditja e subjekteve politike në fletëvotim

Posted: 25 May 2017 10:14 PM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Tërheqja e shortit bëhet në ora 11:00, në njërin ndër hotelet në Prishtinë. Përndryshe janë 26 subjekte politike që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.

The post Sot dihet renditja e subjekteve politike në fletëvotim appeared first on GazetaBlic.

Gaxherri: Ne kemi pas punë me banditët e PDK-së

Posted: 25 May 2017 03:16 PM PDT

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, thotë se LDK ka pas punë me banditët e PDK-së gjatë qeverisjes së fundit.

Në Interaktiv të KTV-së, ajo ka thënë se rrëzimi i qeverisë nga PDK-ja nuk e ka habitur askënd sepse "PDK nxori fytyrën e saj të vërtetë".

"Ne kemi qeverisur në ministritë që ata i kanë udhëhequr me banditë. Kemi pasur punë me banditët e PDK-së. Por kurrë nuk i jemi dorëzuar", ka thënë ajo.

The post Gaxherri: Ne kemi pas punë me banditët e PDK-së appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more