“Antonio Sanchez Pozo nga Universiteti i Granadës ligjëron para studentëve të UShAF” plus 9 more Ferizaj Press
“Antonio Sanchez Pozo nga Universiteti i Granadës ligjëron para studentëve të UShAF” plus 9 more Ferizaj Press |
- Antonio Sanchez Pozo nga Universiteti i Granadës ligjëron para studentëve të UShAF
- Premtimet milionëshe të Behgjet Pacollit
- Komuna bënë publike kontratën me Caritas Kosova (Dokument)
- Beqir Bislimi demanton lajmet se nuk është ndihmuar nga komuna e Ferizajt
- Ferizaj së shpejti bashkëpunime kulturore me qytetin Martigny të Zvicrrës.
- KPF: Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit diskutohet raporti i punës së ekzekutivit për vitin 2016
- Ferizaj mirëpret kyçjet e reja në autostradën Prishtinë –Hani i Elezit
- Ferizaj e Vitia me dy kyçje të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”
- Babai i Senadit-Demokracisë Studentore: Mos e përdorni rastin tim për qëllime vetjake
- LVV: Komuna largoi 130 punëtorë shëndetësor nga puna pa paralajmërim, komuna këtë e quan fushat elektorale
Antonio Sanchez Pozo nga Universiteti i Granadës ligjëron para studentëve të UShAF Posted: 26 May 2017 09:17 AM PDT Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. As. Dr. Afrim Loku, priti sot në takim Profesorin Antonio Sanchez Pozo nga Universiteti i Granadës në Spanjë, i cili më pas mbajti një ligjëratë për studentët e UShAF. Prorektori Loku u shpreh mirënjohës për vizitën e z. Pozo, si dhe e falënderoi atë që pranoi të ndajë me studentët e UShAF përvojat dhe njohuritë e tij. Ndërsa, z. Pozo tha se ndihet i nderuar për ftesën dhe mundësinë që iu dha që të ligjërojë para studentëve të këtij universiteti, për të sjellë para tyre përvojën jetësore në arsim dhe njohuritë e fituara gjatë gjithë jetës, për të cilat tha se shpreson që t'iu shërbejnë studentëve në përgatitjen e tyre për profesion dhe jetë. Gjatë ligjëratës, profesori Pozo i njoftoi ata me disa nga pikat kyqe të lidhjes së pjesëve aplikative dhe atyre shkencore, pasi që kjo është kërkesa e tregut të punës dhe nevojave në gjithë botën e shek. XXI. Po ashtu, ai i njoftoi studentët se si bota ka nevojë për inovacione, të cilat ndërlidhen edhe me shpenzimin e rezervave natyrore të naftës, gasit, etj, dhe theksoi se në në pjesën e hulumtimeve kemi nevojë për çasje të reja në shkencë, të cilat tani janë një domosdoshmëri e kohës. Antonio Sanchez Pozo është specialist i biokimisë klinike dhe patologjisë molekulare dhe profesor në Fakultetin e Farmacisë dhe Shkencës në Universitetin e Granadës në Spanjë. Ai është anëtar në disa projekteve inovative dhe ka publikuar disa libra shkencorë.
|
Premtimet milionëshe të Behgjet Pacollit Posted: 26 May 2017 08:56 AM PDT Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, Agim Bahtiri, Albena Reshitaj, Korab Sejdiu, Vesel Makolli, Mirlindë Gashi, Islam Pacolli dhe Mimoza Ibishi, kanë zhvilluar sot disa takime në komunën e Ferizajt.Vizita e parë ishte në Fabriken IMK (Industria Metalike e Kosovës) ne Ferizaj, investim ky i Presidentit Pacolli. Kjo fabrikë përdorë teknologji moderne, ndërsa posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë. “Kjo fabrike është iniciative e imja në të cilën janë investuar mbi 30 milionë euro", tha Presidenti Pacolli dhe shtoi se me qeverisjen e AKR-së, do të hapen edhe dhjetëra Fabrika të tjera. Duke i vëzhguar nga afër kapacitetet prodhuese të kësaj fabrike, lideri i AKR-së tha se qëllimi i tij është ngritja e fabrikave me teknologji të avancuar. "Tendenca është hapja e Fabrikave që përdorin teknologji të avancuar. Me këtë lloj avancimi në teknologjinë e fabrikave, do të rritet edhe numri i të punësuarve", ka shtuar më tej presidenti Pacolli. Vizita më pas vazhdoi në kompaninë Dardania Model, në fshatin Koshare të Ferizajt, e cila prodhon mobile, kryesisht për eksport. Bashke me kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Presidenti Pacolli shprehu gatishmërinë e tij për sjelljen e investitorëve të rinj në Kosovë. Ai tha Aleanca Kosova e Re në qeverisje do t’ju jap hapësirë ndërmarrjeve me kapitale milionëshe, të cilat do t'i sjellin Kosovës përfitime të mëdha.
|
Komuna bënë publike kontratën me Caritas Kosova (Dokument) Posted: 26 May 2017 08:31 AM PDT Numri i punëtorëve shëndetësor të angazhuar përmes marrëveshjes në mes komunës dhe organizatës Caritas Kosova do të kenë të sigurt punësimin deri me 31 dhjetor të këtij viti. Veç komunës dhe Caritas Kosovës të përfshira në këtë marrëveshje janë edhe Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale të cilat janë zotuar se do të japin mjete financiare për të përkrahur projektin i cili ka mundësi të vazhdojë edhe pas skadimit të këtij afati të përcaktuar. 120 punëtorët shëndetësore të cilët janë angazhuar kohëve të fundit si rezultat i marrëveshjeve që ka bërë komuna e Ferizajt së bashku me organizatën Caritas Kosova nga ky muaj do të kenë të sigurt kohëzgjatjen e punës edhe për një vit. Drejtori komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Burim Karamata konfirmon se marrëveshja edhe më tutje është është katërpalëshe ku janë të inkuadruar edhe institucionet e nivelit qendror. Ky projekt pritet të japë rezultate edhe më të mira. Marrëveshjet e nënshkruar janë me mundësi vazhdimi.
|
Beqir Bislimi demanton lajmet se nuk është ndihmuar nga komuna e Ferizajt Posted: 26 May 2017 08:14 AM PDT Ai përkundrazi shpreh falënderimet për ndihmat që i janë dhënë deri më tani. Qytetari ferizajas Beqir Bialimi ka takuar sot kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa për t'i treguar se publikimet dhe akuzat që i janë bërë së fundi për moskujdes ndaj familjes së tij nuk janë të vërteta. Ai shpreh indinjatë ndaj këtyre publikimeve që kanë bërë disa aktivistë të organizatës "Demokracia studentore" dhe pohon se pa lejen e tij ka ndodhur gjithçka. Në takimin që pati me kryetarin tha se dëshiron të sqarojë se nuk ka asnjë indinjatë me komunën e as me udhëheqjen komunale, por përkundrazi falënderon komunën për një banesë që i është ndarë për shfrytëzim. "Unë jam ndihmuar disa herë nga komuna e Ferizajt me aq sa kanë pasur mundësi si dhe jam përzgjedhur në listën e banesave sociale, prandaj për komunën kam vetëm falënderime. Ndërkaq akuzat dhe publikimet e fotografive janë bërë pa lejen time për qëllime që unë nuk i di e që së shpejti do të kërkoj edhe përgjegjësi penale. Jam ndjerë keq kur i kam pa nëpër qytet dhe dëshiroj ta bëj publike se unë nuk i përkrahi e as nuk jam pyetur nga ndokush për këtë çështje por më kane krijuar mjaft shqetësim" deklaroi Beqir Bislimi. Edhe kryetari i komunës shprehu keq ardhje për rastin e sëmundjes së djalit të vogël Senad Bislimit. Premtoi gatishmëri për ndihmë sa herë të ketë nevojë ndërsa bëri thirrje të tregohet më shumë kujdes në këso raste. "Brenda mundësive komuna do ta ndihmojë këtë familje dhe të gjitha familjet që kanë këto halle, prandaj lus të gjithë qytetarët që të kenë kujdes kur shohin publikime të tilla të pavërteta .Veçanërisht në kohë fushatash është e dhimbshme të përdoren fëmijët me imazhe të rënda për përftime të ngushta e aq më pak kur nuk ka të vërteta brenda tyre" tha kryetari Svarqa. Qytetari Beqir Bislimi tha se ankesën për keqpërdorim të fotos së fëmijut të tij pa leje do ta bëjë edhe përmes një denoncimi policor në mënyrë që të ketë vetëdijesim të qytetarëve në raste të tjera të kësaj natyre.
|
Ferizaj së shpejti bashkëpunime kulturore me qytetin Martigny të Zvicrrës. Posted: 26 May 2017 06:41 AM PDT Ferizaj së shpejti do të realizojë bashkëpunime kulturore e të fushave të tjera me qytetin Martigny të Zvicrrës.
|
KPF: Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit diskutohet raporti i punës së ekzekutivit për vitin 2016 Posted: 26 May 2017 06:36 AM PDT Komiteti për Politikë dhe Financa vendos që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të diskutohet raporti i punës së ekzekutivit për vitin 2016 |
Ferizaj mirëpret kyçjet e reja në autostradën Prishtinë –Hani i Elezit Posted: 26 May 2017 06:35 AM PDT Sot është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit dhe është vendosur në parim që të ndërtohen edhe dy kyçje të reja, njëra për qytetin e Ferizajt dhe tjetra për qytetin e Vitisë. |
Ferizaj e Vitia me dy kyçje të reja në autostradën “Arbën Xhaferi” Posted: 26 May 2017 06:16 AM PDT Komiteti Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit ka vendosur në parim që të ndërtohen edhe dy kyçje të reja, njëra për qyetetin e Ferizajt dhe tjetra për qytetin e Vitisë. Ky komitet shqyrtoi kërkesat për kyçje të reja në autostradën "Arbër Xhaferi" të parashtruara nga 10 deputetë nga komuna e Ferizajt, kryetari i komunës së Ferizajt dhe kryetari i Komunës së Vitisë. Pas shqyrtimit të kërkesave për kyçje të reja, në këtë takim, u vendos që në parim të përkrahet ndërtimi i dy kyçeve të reja në rrugën R6, Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, njëra për komunën e Ferizajt, në kuadër të segmentit kyçja Babush deri në kyçjen Bibaj, si dhe tjetra për komunën e Vitisë në kuadër të segmentit kyçja Bibaj deri në kyçjen Doganaj. Burime brenda qeverisë lokale në Ferizaj, konfirmojnë se kyçja e re fillon nga rrethi i "Fitores" dhe lidhet direkt në autostradë, e jo përmes diagonales deri në Bibaj, siç ishte njoftuar më herët. |
Babai i Senadit-Demokracisë Studentore: Mos e përdorni rastin tim për qëllime vetjake Posted: 26 May 2017 06:07 AM PDT Pas publikimit të disa fletushkave në muret e komunës në lidhje me apelin për ndihme për Senad Beqrin ka reaguar prini i Senadit , Beqir Bislimi i cili ka bërë apel që rasti i tij të mos përdoret për qëllime vetjake dhe interesa personale. “Nuk është mirë të përdorni rastin tim për qëllimet tuaja vetjake” ka thënë Beqir Bislimi, babai i Senadit. |
Posted: 26 May 2017 05:30 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar komunën e Ferizajt për largim nga puna të 130 punëtorëve shëndetësor, të cilët ishin punësuar nëpërmjet marrëveshjes që komuna kishte nënshkruar me Caritas Kosovën, e cila ishte e vlefshme deri në muajin prill të këtij viti. Sipas Shyqeri Hysenit nga nënkomiteti për shëndetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, punëtorët u larguan nga puna pa asnjë paralajmërim duke iu mbetur borxh tri paga. Hyseni u bëri thirrje punëtorëve shëndetësor që të ngrisin zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen. Ndër të tjera, Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj tha se muajin e fundit në QKMF pushteti lokal punësoi familjarë, militantë e klientelistë, pa konkurs dhe pa kurrfarë kriteri, ku sipas zyrtarëve të këtij subjekti, për një vend pune janë angazhuar 5-6 persona.
Në anë tjetër Komuna e Ferizajt këtë lajm e ka quajtur gënjeshtër dhe të pavërtetë. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: