Skip to main content

“Afganistan: Numri i të vrarëve në Kabul arriti në 90 vetë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Afganistan: Numri i të vrarëve në Kabul arriti në 90 vetë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Afganistan: Numri i të vrarëve në Kabul arriti në 90 vetë

Posted: 31 May 2017 09:44 AM PDT

Qeveria e Afganistanit tha se numri i të vrarëve nga sulmi i sotëm me kamion – bombë në kryeqytetin Kabul, ka arritur në 90 vetë. "Në këtë sulm të fuqishëm, 90 vetë janë vrarë dhe 400 të tjerë janë plagosur, përfshirë shumë gra dhe fëmijë", ka njoftuar Qendra për media e qeverisë së Afganistanit. Ministria e shndetësisë ka tërhequr vërejtjen se numri i të vrarëve mund të rritet, derisa po kryhen gjurmimet për gjetje të njerëzve nën gërmadha. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim të fuqishëm. Sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga miliatntë talibanë dhe ata të Shtetit Islamik. Policia e Kabulit tha se eksplozivi ishte fshehur në një kamion dhe kishte eksploduar afër Ambasadës së Gjermanisë. Basir Mujahid, zhëdhënës i policisë së Kabulit, tha se nuk është e qartë nëse Ambasada e Gjermanisë ishte cak i sulmit dhe "disa komplekse dhe zyra të tjera të rëndësishme", që ndodhen në afërsi. Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar sulmin duke e quajtur "krim lufte". Shtëpia e Bardhë "e ka dënuar fuqishëm sulmin mizor" dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të personave të vrarë dhe të plagosur, ka raportuar agjencia AFP. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Venezuela në krizë

Posted: 31 May 2017 09:33 AM PDT

Protestat masive për shkak të gjendjes ekonomike dhe mosfunksionimit të Qeverisë kanë tronditur Venezuelën në dy muajt e fundit. Pothuajse 60 persona janë vrarë në përleshjet në mes të protestuesve dhe forcave policore. (Video: REL/Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Humoristët rusë i mashtruan liderët e Malit të Zi

Posted: 31 May 2017 08:32 AM PDT

Dy politikanë udhëheqës në Mal të Zi ishin viktimë e humoristëve rusë, të cilët janë paraqitur si president dhe kryeministër të Ukrainës në bisedat telefonike javën e kaluar, kanë thënë zyrtarët në Mal të Zi. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe ish-kryeministri, Millo Gjukanoviq, janë mashtruar nga humoristët e njohur si Vovan dhe Lexus, Vladimir Krasnov dhe Alexei Stolyarov, thanë zyrtarët qeveritarë malazezë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Socialistëve. Ata thanë se këto thirrje ishin provokim rus dhe pjesë e përpjekjeve të Moskës, që synon diskreditimin e zyrtarëve të Malit të Zi, pasi pranimi i vendit të tyre në NATO e ka zemëruar Rusinë. Bisedimet e incizuara me humoristët, të cilët në të kaluarën i kanë mashtruar edhe personat e njohur, siç është Elton John, janë transmetuar në televizionin shtetëror rus. Autenticiteti i tyre është konfirmuar nga qeveria dhe partia, e cila udhëhiqet nga Gjukanoviqi. Qeveria ka njoftuar se Markoviq ka folur me imitatorët, që paraqiteshin si presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, për 17 minuta më 24 maj, një ditë para takimit të NATO-s, në të cilin Mali i Zi është mirëpritur si anëtar i ri. Formalisht, Mali i Zi bëhet anëtar i NATO-s në fillim të muajit qershor. Zoti Markoviq tha se ai nuk do ta ndryshonte asnjë fjalë të asaj që e ka thënë. Gjukanoviq kishte folur me imitatorët rusë, të paraqitur si kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, pak më gjatë, thanë zyrtarët malazezë. Zyrtarët e Malit të Zi i kanë akuzuar nacionalistët serbë dhe rusë për komplot për ta marrë parlamentin në tetor të vitit 2016, gjatë zgjedhjeve, pastaj për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe për të insataluar udhëheqje proruse, në mënyrë që Mali i Zi të mbetej jashtë NATO-s. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas zgjedhjeve, format i ri i dialogut

Posted: 31 May 2017 08:11 AM PDT

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është përcaktim institucional i Kosovës dhe ai nuk ka alternativë, por do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ​në vend, që mbahen më 11 qershor, si dhe krijimit të Qeverisë së re, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në largim dhe njohësit e zhvillimeve politike. Edita Tahiri, ministre për Dialog e Qeverisë së Kosovës në largim, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të ekzekutivit të ri të vendit, do të zhvillohet një proces konsultash institucionale ndërmjet Qeverisë, Presidentit dhe Kuvendit të Kosovës, lidhur me formatin e ardhshëm të dialogut, marrë parasysh që, siç thotë ajo, ky dialog do të hyjë në fazën finale. "Tani po hyjmë në fazën finale të këtij dialogu, që lidhet me njohjen e ndërsjellë në mes të dy shteteve, sepse kështu edhe duhet të rrumbullakohet, për faktin se të dyja shtetet synojnë integrimin evropian dhe fqinjësia e mirë, është një prej kushteve kryesore. Unë besoj që do të duhej të ishte një format i spektrit të gjerë - këtu e kam parasysh pushtetin dhe opozitën - dhe në të cilin do të duhet të përfshihen të gjitha institucionet, diçka ngjashëm siç ka qenë në bisedimet e Vjenës. Kjo, për faktin se po futemi në fazën finale", tha ministrja Tahiri. Se dialogu me Serbinë, në fazën e ardhshme, duhet të jetë gjithëpërfshirës, vlerëson edhe politologu Ramush Tahiri. Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpreh mendimin se ky format nuk duhet të jetë gjithëpërfshirës në aspektin politik, por në kuptimin profesional dhe që udhëhiqet nga Qeveria dhe ministritë përkatëse, të cilat kanë kapacitete për ta çuar procesin përpara, duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës. "Unë nuk jam për vazhdimin e deritashëm të mbështetjes politike dhe të caktimit të ekipeve të veçanta, sepse ajo kohë edhe është tejkaluar , por e shoh që është më e ngadalshme edhe si proces. Por, sidomos krijon gati pamundësi në harmonizimin e mëtejmë në Kuvend". "Gjithashtu e shoh shumë të rëndësishme që serbët dhe komunitetet e Kosovës të jenë të përfshira në dialog, aktivisht, nga pala kosovare, sepse janë shtetas të Kosovës", thekson politologu Tahiri. Por, çfarë janë indikacionet lidhur me dinamikën e fazës së ardhshme të dialogut të Kosovës me Serbinë? Ministrja Tahiri thotë se dialogu i mëtejmë nuk do të zgjasë aq sa ka zgjatur deri më tash, rreth 6 vjet. Siç thotë ajo, autoritetet e Kosovës ia kanë bërë me dije Bashkimit Evropian se faza e ardhshme e dialogut kërkohet të jetë më e shkurtë. "Ne vazhdimisht kemi biseduar me autoritetet e Bashkimit Evropian, me Shtetet e bashkuara të Amerikës, me Gjermaninë, e cila, po ashtu, luan një rol të rëndësishëm, dhe tashmë kemi një mirëkuptim që dialogu duhet të jetë i shkurtë, dinamik dhe me rezultat. Të gjithë jemi pajtuar se nuk mund të zgjasë aq sa ka zgjatur", u shpreh ministrja Tahiri. Por, ndryshe mendon politologu Ramush Tahiri. Sipas tij, indikacionet flasin se faza e ardhshme e dialogut nuk do të përmbyllet për një kohë të shkurtë. "Indikacionet janë se duket që do të zgjasë, ndoshta edhe më shumë se që ka zgjatur. Mirëpo, praktika është që të bisedohet konkretisht për tema. Unë e përkrah mendimin që temat të përcaktohen në Qeveri dhe në Kuvend dhe që pastaj, kur të bisedohet konkretisht, zgjatë më shumë ose më pak, por e rëndësishme është që kryhen temat, të cilat u interesojnë qytetarëve dhe të cilat janë në interes të shtetit të Kosovës", vlerëson politologu Tahiri. Sidoqoftë, ministrja Edita Tahiri ka theksuar se pranimi reciprok ndërmjet dy vendeve është caku kryesor që synohet nga Kosova në dialogun e Brukselit. Por, politologu Ramush Tahiri, vlerëson se deri në njohjen reciproke, të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, kanë nevojë t'i rregullojnë marrëdhëniet në secilin segment. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011. Në fund të vitit 2012 ka nisur dialogu politik ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve. Gjatë këtij viti, dialogu ka shënuar rënie për shkak se në muajin prill në Serbi janë mbajtur zgjedhjet presidenciale. Aktualisht, Kosova gjendet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasada amerikane bën thirrje për zgjedhje demokratike

Posted: 31 May 2017 07:59 AM PDT

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një deklarate ka ritheksuar thirrjet drejtuar të gjithë kandidatëve politikë, që të përkushtohen për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta. "Në këto zgjedhje, ne do t'i ndihmojmë Kosovës në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit", thuhet në deklaratë. "Fatkeqësisht, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje. Kandidatët politikë, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës. Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjedhjen e votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave", vijon deklarata. "Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla. Ne përkrahim të gjitha përpjekjet e Task Forcës Zgjedhore dhe të Policisë së Kosovës në hetimin e çfarëdo raporti të tillë", thekson deklarata amerikane. Më tutje, Ambasada amerikane nënvizon se qytetarët meritojnë një proces të hapur dhe transparent zgjedhor, ku të gjithë kandidatët kanë të drejt të dëgjohen nga votuesit. Ambasada shpreson që kandidatët do t'u përmbahen këtyre standardeve përgjatë gjithë periudhës së fushatës dhe "votuesit do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votojnë dhe të zgjedhin me vëmendje ata kandidatë të cilët më së miri do ti përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit i cili synon të vazhdojë drejt rrugës së integrimeve Euro-Atlantike".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Ka filluar furnizimi me armatim i kurdëve në Siri

Posted: 31 May 2017 07:51 AM PDT

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë filluar t'i furnizojnë me armatim luftëtarët kurdë në Siri, sipas planit i cili e ka zemëruaar Turqinë, aleatin amerikan në NATO. "Ne kemi filluar transferin e armëve të voglaa dhe makinave për elementet kurde" të Forcave demokratike siriane, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Adrian Rankine-Galloway, duke iu referuar aleancës kurdo-siriane, që lufton lundër grupit ekstremist, Shteti Islamik. Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ankaraja, e cila konsideron se Njësitetet e mbrojtjes popullore të kurdëve në Siri (YPG) janë grup terrorist i lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PPK), që është e jashtë-ligjshme në Turqi. Uashingtoni ka thënë se armatimi i aleancës kurdo-siriane është i domosdoshëm për rimarrjen e qytetit Raka, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Siri. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropoan, po ashtu, konsiderojnë se Partia Pumnëtore e Kurdistanit, që për dekada ka udhëhequr kryengritje në Turqi, është organizatë terroriste. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj e Çitaku i reagojnë Vuçiqit: Kosova, kurrë pjesë e Serbisë

Posted: 31 May 2017 07:47 AM PDT

Ministri i Jashtëm në Qeverinë në largim të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë betimin njësoj, sikurse edhe paraardhësit e tij, duke u mbështetur në mite.  "Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Betimi i Vuçiqit, jo vetëm që është jo i vërtetë dhe i parealizueshëm, por ai dërgon mesazhe negative gjithë rajonit se Serbia edhe më tutje jeton në mite", ka shkruar Hoxhaj në Twitter. ​Ndërkaq, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në një reagim rreth betimit të Vuçiqit në postin e presidentit të ri të Serbisë, ka shkruar se fjalimi i Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë nuk dallon shumë nga ato të radikalit, Vojisllav Sheshel. "Gjatë ceremonisë së dhënies së betimit, presidenti i Serbisë ka thënë se do të luftoj që ta ruaj Kosovën si pjesë të Serbisë. Në cilën botë jeton ai?", ka shkruar Çitaku në Twitter. Të mërkurën, Aleksandër Vuçiq, ka bërë betimin për president, i përcjell nga protestat opozitare të cilat kundërshtuan inaugurimin e tij. Ai ka pasuar presidentin në largim, Tomisllav Nikoliq.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuvendi i Maqedonisë vazhdon seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re 

Posted: 31 May 2017 07:01 AM PDT

Debati parlamentar rreth zgjedhjes së Qeverisë së re të Maqedonisë, kryesisht është fokusuar në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, kur një grup i protestuesve ishte futur me forcë në Kuvend. I njëjti grup, pati ushtruar edhe dhunë, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore disa deputetëve të shumicës parlamentare. Koalicioni për Qeverinë e re të Maqedonisë është arritur mes Lidhjes Social-Demokrate të mandatarit, Zoran Zaev dhe dy partive politike shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët. Deputetët nga Partia Social-Demokratike, të mandatarit për kryeministër, Zoran Zaev e kanë cilësuar ditë feste dhe arritje për demokracinë, datën e zgjedhjes së Qeverisë së re të Maqedonisë. Sipas tyre, përfundimisht po i hapet rrugë sundimit të drejtësisë në këtë vend. "Përfundimisht kthehet demokracia në institucionin ligjvënës, dhe më duhet të them se kjo e bën festive këtë ditë", ka theksuar deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski. "Deputetët e VMRO-DPMNE, e kuptoj se e kanë të vështirë të pajtohen me faktin se janë në opozitë, por ne nuk do të lejojmë më që të gjakoset as ky institucion, e as edhe një institucion tjetër i shtetit, sepse në bazë të programit për punën e Qeverisë së re garantohet para së gjithash, siguria e drejtësia", ka thënë Kiracovski. Në anën tjetër, deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski kanë vlerësuar se mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev, nuk ka kapacitet për të realizuar projektet e apostrofuara në programin e Qeverisë, që cilësohet si reformatore. Zoran Iliovski nga VMRO-DPMNE, tha se nuk është e ndershme të flitet për sundimin e ligjit, përderisa Zoran Zaev si kandidat për kryeministër është falur nga Presidenti i shtetit. "Vetëm të theksoj se në rend dite ështëprogrami qeveritar dhe zgjedhja e Qeverisë së re të Maqedonisë dhe jo ngjarjet e 27 prillit. E drejtë e jona është që në hollësi të flasim për afinitetet e anëtarëve të kabinetit qeveritar, veçanërisht afinitet e mandatarit për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë", ka thënë Zoran Iliovski. "Është pak e besueshme se do kemi Qeveri reformatore, e cila do të angazhohet për sundimin e ligjit dhe drejtësisë, përderisa në krye të Qeverisë qëndron njeriu i cili është falur nga Presidenti i shtetit", ka thënë Iliovski. Përderisa deputeti tjetër nga VMRO-DPMNE, Ilia Dimovski e ka quajtur provokim adresimin në gjuhën shqipe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai ka thënë se deputetët e kësaj partie politike refuzojnë ta njohin si kryetar Kuvendi përderisa Xhaferi bën këso lloj paraqitesh në Kuvend. Ndryshe, Qeveria e re e Maqedonisë në bazë të rregullores së punës së Kuvendit të Maqedonisë duhet të zgjidhet brenda ditës më së voni deri në mesnatë. Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev në fjalimin e tij para Kuvendit ka deklaruar se Qeveria e re reformatore e Maqedonisë do të angazhohet për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq zotohet se do të mbajë paqen dhe stabilitetin

Posted: 31 May 2017 05:57 AM PDT

Presidenti i  Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë betimin për president, të përcjellur nga protesta opozitare të cilat kundërshtuan inaugurimin e tij. Vuçiq, 47 vjeçar, është betuar sot në mesditë, për të pasuar presidentin në largim Tomisllav Nikoliq. Në rrugën e tij drejt inaugurimit, protestuesit e mbështetur nga shumica e partive opozitare tentuan të kalonin përpara ndërtesës së parlamentit në Beograd, para se të pengoheshin nga policia. "Ju premtoj që do të mbaj paqen dhe stabilitetin, dhe do të mbrojë të ardhmen e fëmijëve tanë", ka thënë Vuçiq. Fitorja e tij në zgjedhjet e 2 prillit erdhi gati një vit pasi, Partia Progesive Serbe, që udhëhiqet nga Vuçiq, i fitoi zgjedhjet parlamentare. Vuçiq ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Operatorët e telefonisë nuk ndjehen të sigurt për shtrirje në veri

Posted: 31 May 2017 05:52 AM PDT

Operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, ai i Telekomit të Kosovës dhe IPKO, nuk po arrijnë të shtrijnë operimet dhe shërbimet në pjesën veriore të Kosovës, kryesisht në zonat e banuara me shumicë serbe, për shkak të, siç thuhet, mungesës së sigurisë. Shtrirja në pjesën veriore e të gjitha shërbimeve që ofrojnë këta dy operatorë ishte kërkuar të bëhet menjëherë pas ndërprerjes së punës së operatorëve ilegal serbë "Telenor" dhe "VIP mobile", të cilët kishin vepruar në mënyrë të pa autorizuar në territorin e Kosovës. Në zonat e banuara më shumicë serbe, sipas një marrëveshjeje për telekomunikacionin të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, autoritetet e telefonisë në Prishtinë, kanë licencuar tashmë operatorin e telefonisë mobile serbe, MTS.d.o. Ndërkohë, me licencë të plotë për operim në të gjithë territorin e Kosovës ekzistojnë edhe dy operatorë të licencuar të telefonisë mobile, ai i Telekomit të Kosovës dhe IPKO. Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ndonëse është arritur përparim në shtrirjen e shërbimeve të operatorëve, VALA dhe IPKO në pjesën veriore të Kosovës, megjithatë nuk ka ende shtrirje të plotë të të gjitha shërbimeve në atë pjesë. "Operatori telefonik Vala dhe IPKO kanë licencë për shtrirje të shërbimeve të tyre në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por për arsye të çështjeve të sigurisë në një pjesë të caktuar, kryesisht në pjesën veriore, jo në atë jugore, ka pasur probleme me shtrirjen e infrastrukturës së tyre". "Kohëve të fundit, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare - ARKEP së bashku me operatorët, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme dhe kanë punuar me strukturat e ndryshme shtetërore në mënyrë që të ketë shtrirje të plotë të këtyre operatorëve edhe në veriun e Kosovës", thekson Gashi. Shtrirja e autoritetit të institucioneve shtetërore të Kosovës në pjesën veriore vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha në Kosovë. Strukturat paralele serbe, që mbështeten edhe nga Beogradi, nuk kanë lejuar shtrirjen e institucioneve të vendit në atë pjesë. Drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj, i tha Radios Evropa e Lirë se shtrirja e shërbimeve të operatorit mobil 'VALA' në pjesën veriore të Kosovës mund të bëhet brenda një periudhe të shkurtër, nëse do të gjinden lokacione të sigurta. Latifaj thotë se në të kaluarën ka pasur raste që pajisjet e operatorit "Vala", të cilat ishin vendosur në pjesë të caktuara në veri të Kosovës ishin dëmtuar dhe ishin nxjerrë nga funksioni. "Vala ka mbulim në tërë territorin e Kosovës përjashtuar në Mitrovicën veriore dhe vendbanimet që lidhen në aksin rrugor Mitrovicë – Leposaviq në të cilat mbulueshmëria është e pjesshme. Insistimi jonë është që të vendosim antena të reja në këtë pjesë të territorit të Kosovës". "Jemi duke punuar në atë drejtim, jemi duke identifikuar lokacionet ku mund t'i vendosim antenat, por edhe në të njëjtën kohë duke i kontraktuar palët të cilat duhet na japin lokacionin me qira, këtu hyjnë edhe elementet e sigurisë në mënyrë që lokacioni të jetë i sigurt dhe të mos jetë i atakuar nga grupe ekstreme dhe gjëra të tilla të ngjashme", thekson Latifaj. Probleme të tilla të largimit të pajisjeve të operatorëve në të kaluarën kishte hasur edhe kompania e telekomunikimit IPKO, thotë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i kësaj kompanie Alban Kastrati. "Në rrjetin mobil kemi pasur sinjal të konsiderueshëm edhe në pjesën veriore, por pas disa problemeve, antenat bazë janë hequr nga aty nga banorët e asaj zone, por nëse kemi kërkesë nga ana e konsumatorëve në këtë zonë të territorit do të ishim të interesuar që të shtrijmë rrjetin tonë mobil, aty ku mund të mungojë sot", thekson Kastrati. Ndryshe, Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) i ndau kodin telefonik +383. Thirrja e parë telefonike më këtë kod u realizua në shkurt të këtij viti nga PostTelekomi i Kosovës. Kodet aktuale +377 i Monakos , +386 i Sllovenisë dhe kodi i telefonisë fikse +381 i Serbisë, do të largohen brenda dy viteve, për tu përdorur më pas vetëm kodi +383 i Kosovës. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin anulon disa sanksione ndaj Turqisë

Posted: 31 May 2017 05:25 AM PDT

Rusia ka hequr disa nga sanksionet që pati vendosur ndaj Turqisë në vitin 2015, kur një avion ushtarak turk pati rrëzuar një avion luftarak rus, afër kufirit sirian. Me anë të një dekreti, të nënshkruar sot gjatë ditës, presidenti rus, Vladimir Putin, hoqi kufizimet për punësimin e turqve në Rusi. Ky dekret po ashtu rikthen pjesërisht një marrëveshje për lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve, që ishte pezulluar pasi ishte rrëzuar avioni . Një pilot rus vdiq në atë incident. Rusia dhe Turqia që nga ajo periudhë kanë bërë hapa të mëdhenj në përmirësimin e marrëdhënieve. Presidenti Putin ka vendosur për heqjen e disa sanksioneve pas takimit me presidentin turk, Reccep Tayip Ergodan, më 3 maj. Rusia dhe Turqia mbështesin kahe të kundërta në luftën në Siri, mirëpo të dyja vendet ndërmjetësojnë bisedimet për paqe. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, do ta takojë kryeministrin malazez, Dushko Markoviq

Posted: 31 May 2017 04:51 AM PDT

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, të hënën do të takohet me zëvendës presidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence , në Uashington. Markoviq ka thënë se takimi me zotin Pence do të pasojë dorëzimin e dokumentacionit të ratifikuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. "Suksesi i gjithëmbarshëm i Malit të Zi nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Besoj se partneriteti dhe miqësia midis nesh do të kenë jetë të gjatë", ka thënë Markoviq, në një intervistë dhënë revistës amerikane Time. Ai ka vlerësuar se më 5 qershor, me hyrjen edhe formale të Malit të Zi në NATO, vendi do të shënojë kthesën historike, duke u radhitur me kombet më të fuqishme në botë, "për të punuar bashkërisht në promovimin e vlerave të qytetëruara dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin dhe Trump i fajësojnë demokratët amerikanë

Posted: 31 May 2017 04:45 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dje i kanë hedhur poshtë akuzat për përzierjen ruse në fushatën zgjedhore amerikane të vitit të kaluar, duke e vlerësuar si "fiksion" ose "lajm të rrejshëm" të krijuar nga demokratët për ta arsyetuar humbjen e tyre në zgjedhje. Në një intervistë për të përditshmen franceze, Le Figaro, Putin përsëri i ka kundërshtuar akuzat për involvim rus në sulmet kibernetike kundër emailave të Komitetit Kombëtar Demokratik, që pastaj kanë rrjedhur dhe u treguan se e dëmtuan kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton. Putin ka vlerësuar se akuzat kanë dalur për shkak të "dëshirës së atyre që humbën në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, që ta përmirësojnë pozicionin e tyre". "Ata dëshirojnë të shpejgojnë për vetvete dhe ta dëshmojnë te të tjerët se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë gjë, se politika e tyre ishte e drejtë. Se ata kanë bërë çdo gjë ashtu siç duhet, por dikush nga jashtë i mashtroi ata", tha Vladimir Putin dhe ka shtuar se "nuk është kështu, ata thjesht humbën dhe ata duhet ta pranojnë këtë". Putin ka pretenduar se demokratët e Shteteve të Bashkuara e kishin krijuar atë që ai e cilësoi si "fiksion" për Rusinë, pasi ata "e urrejnë ta pranojnë se ata me të vërtetë humbën, pasi personi që fitoi ishte më afër popullit dhe më mirë e puntonte atë që dëshiron populli". Para tij, po të njejtën ditë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin Twitter se zyrtarët rusë "duhet të qeshin me Shtetet e Bashkuara dhe se si arsyetimet e gabuara për shkakun e disfatës së demokratëve në zgjedhje, janë shndërruar në lajm të rrejshëm". Zoti Trump, shpeshherë, mediave të pavarura u referohet me shprehjen "lajme të rrejshme". Por, pjesa më e madhe e raporteve të mediave ishin të fokusuara në konkludimet e agjencive të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, të publikuara në muajin janar të këtij viti, se Putin kishte urdhëruar një "fushatë ndikuese" që synonte ta shkatërronte besimin në sistemin zgjedhor amerikan dhe ta diskreditonte zonjën Clinton. Në konkludim theksohej se Rusia kishte zhvilluar preferencë të qartë për zotin Trump. Më herët këtë muaj, Departamenti amerikan i drejtësisë, e ka emëruar një hetues special për këto akuza dhe nëse ndihmësit e fushatës së zotit Trump, ndoshta kanë mundur fshehtas të merren vesh me Rusinë gjatë fushatës dhe pas saj. Shpresat e Putinit për një periudhë të re të marrëdhënieve më të mira nën Trumpin janë shkatërruar nga hetimet dhe vëmendja, që po i kushtohet kësaj çështjeje në Shtetet e Bashkuara. Në intervistën për gazetën Le Figaro, Putin tha se akuzat për përzierje të drejtuara kundër Rusinë i kanë destabilizuar punët ndërkombëtare. Ai ka argumentuar se përpjekja për të ndikuar në votimin e Shteteve të Bashkuara nuk ka kuptim për Moskën, pasi përfundimisht, bile edhe një president i fuqishëm nuk mund ta kapërcej paragjykimin e strukturës udhëheqëse në Uashington kundër Rusisë. "Rusia kurrë nuk është angazhuar në këtë, ne nuk na nevojitet kjo" sepse "presidentët vijnë e shkojnë, por politikat nuk ndryshojnë", tha Putin dhe e ka shtruar pyetjen: A e dini përse? "Sepse fuqia e burokracisë është shumë e fortë", është përgjegjur Putin. "Kjo është ajo që ndodh në secilën administratë. Ndryshimi i gjërave nuk është i lehtë dhe këtë e them pa kurrfarë ironie. Nuk është që dikush nuk e dëshiron atë, por është gjë e vështirë të bëhet", tha Putin. Lideri rus, Vladimir Putin, mëtutje tha se pajtohet me deklaratën e Trumpit, që e kishte bërë gjatë fushatës, se çdokush ka mundur të ketë pasur dorë në sulmet kibernetike kundër emailave të demokratëve, e jo vetëm Rusia. Gjatë një debati presidencial në muajin shtator të vitit të kaluar, zoti Trump pat vlerësuar se "mund të jetë Rusia, mund të jetë Kina, po ashtu, mund të jenë shumë njerëz". Në muajin janar, megjithatë një zyrtar i fushatës Trump i cili do të bëhej shef i kabinetit të presidentit, tha se Trump "e pranon faktin" se "entitetet në Rusi" ishin prapa depërtimeve në organizatën e Partisë Demokratike. Putin i tha gazetës Le Figaro se beson se interesimi në Uashington për hetimin e lidhjeve ndërmjet Trumpit dhe Rusisë përfundimisht do të zbehet, dhe kjo do të mundësoj raporte më të mira ndërmmjet dy vendeve. "Kjo do të kaloj, çdo gjë kalon", tha Putin, dhe ka shtuar se "është optimist i kujdesshëm dhe mendon se ne duhet të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje për çështjet kryesore". Përgatiti: Fatmir Bujupi 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq sot bën betimin për president

Posted: 31 May 2017 02:38 AM PDT

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet që të bëjë betimin sot, të përcjellur nga protesta opozitare që kundërshton inaugurimin e tij. Vuçiq, 47 vjeçar, do të betohet sot në mesditë, për të pasuar presidentin në largim Tomisllav Nikoliq. Në rrugën e tij drejt inaugurimit, protestuesit e mbështetur nga shumica e partive opozitare do të protestojnë përpara parlamentit në qendër të Beogradit. Fitorja e tij në zgjedhjet e 2 prillit erdhi gati një vit pasi, Partia Progesive Serbe, që udhëhiqet nga Vuçiq, i fitoi zgjedhjet parlamentare. Vuçiq ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthim i fuqishëm në Kabul

Posted: 31 May 2017 02:23 AM PDT

Të paktën 80 persona janë vrarë dhe më shumë se 350 janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, në Kabul. Një zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia hedh raketa në Siri nga Mesdheu

Posted: 31 May 2017 01:18 AM PDT

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se nga  Deti Mesdhe, një luftanije ruse dhe një nëndetëse kanë hedhur katër raketa lundruese duke synuar pozicionet e grupit ekstremist Shtetit Islamik pranë qytetit sirian të Palmiras. Ministria ka thënë se raketat goditën objektivat e tyre. Është thënë se Rusia ka informuar Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Izraelin për këtë plan përpara se të hidhte raketat. Derisa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë duke luftuar kundër grupit ekstremist Shteti Islamik, Moska po vazhdon të mbështesë forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad. Në anën tjetër Uashingtoni dhe Ankaraja po mbështesin grupe të ndryshme rebele. Rusia ka filluar sulmet me bomba dhe raketa në Siri nga shtatori i vitit 2015. Këto sulme ndihmuan Asadin që të mbesë ende në pushtet.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin dhe Salman takohen rreth çmimeve të naftës

Posted: 30 May 2017 11:10 PM PDT

Liderët nga Rusia dhe Arabia Saudite kanë vlerësuar si të rëndësishme takimin e tyre për stabilizimin e çmimit të naftës. Gjatë takimit në Kremlin, presidenti rus Vladimir Putin priti zëvendës princin e Arabisë Saudite Muhammad bin Salman, i cili është në pritje për postin e mbretit dhe aktualisht është përgjegjës për çeshtje të mbrojtjes dhe energjisë. "Pajtimi në sektorin e energjisë është shumë i rëndësishmëm për shtetet tona. U jemi mirënjohës për idetë dhe bashkëpunimin në mes të OPEC-ut dhe shteteve të tjera që nuk janë pjesë e kartelit", i tha Putin, Salmanit. "Ne jemi pajtuar për të stabilizuar situatën e tregjeve të hidro-karburanteve". Në anën tjetër Salman tha se "relacionet në mes të Arabisë Saudite dhe Rusisë janë më momentet më të mira". Që kur Rusia ka funksionalizuar marrëveshjen me OPEC-un, çmimet e naftës janë stabilizuar. Arabia Saudite për dekada ka qenë prodhuesi më i madh në OPEC dhe ka dominuar kartelin derisa Rusia asnjëherë nuk i është bashkuar grupit dhe ka refuzuar të bashkëpunojë më të. Vizita e liderit të Arabisë Saudite në Moskë, vjen vetem disa ditë pasi një samiti në Riad me presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë këtij takimi palët u pajtuan për blerjen e armëve dhe luftimin e terroristëve. Arabia Saudite për dekada ka qenë prodhuesi më i madh në OPEC dhe ka dominuar kartelin derisa Rusia asnjëherë nuk i është bashkuar grupit dhe ka refuzuar të bashkëpunojë më të. Vizita e liderit të Arabisë Saudite në Moskë, vjen vetem disa ditë pasi një samiti në Riad me presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë këtij takimi palët u pajtuan për blerjen e armëve dhe luftimin e terroristëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nis zyrtarisht fushata zgjedhore

Posted: 30 May 2017 11:00 PM PDT

Nga mesnata, apo fillimi i datës 31 maj, subjektet politike në Kosovë kanë nisur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor. Fushata, zyrtarisht zgjatë 10 ditë, edhe pse ajo ka nisur me aktivitete të ndryshme të subjekteve politike që nga 11 maji, ditën kur Presidenti i Kosovës, kishte shpallur datën e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka premtuar organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se me angazhimin e të gjithë akterëve, zgjedhjet do të mund të jenë shembull edhe për vendet tjera. "Zgjedhjet e lira e demokratike janë themeli i angazhimit tonë institucional, sepse qëllimi ynë është që zgjedhjet të gëzojnë besimin e qytetarëve dhe akterëve tjerë të procesit zgjedhor", ka thënë Daka. Në vijim, Valdete Daka ka kërkuar edhe nga subjektet politike që të respektojnë në tërësi procesin zgjedhor në mënyrë që zgjedhjet në fund të marrin vlerësimet më të larta ndërkombëtare. "Në emër të KQZ-së dua t'i ftoj subjektet politike që t'i respektojnë plotësisht detyrimet kushtetuese dhe ligjore. Vetëm në këtë mënyrë, duke u angazhuar të gjithë bashkërisht ne do të arrijmë që 11 qershorin ta kthejmë në një dite feste për qytetarët e vendit tonë. Është detyrë e jona e përbashkët që të angazhohemi për t'i treguar botës shembullin për zgjedhjet e lira e demokratike", është shprehur Daka.    Zgjedhjet në Kosovë do të vëzhgohen nga mijëra vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendorë. Ngjashëm me proceset paraprake, edhe zgjedhjet e 11 qershorit do të vëzhgohet edhe koalicioni i organizatave joqeveritare vendore, "Demokracia në Veprim". Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, që bën pjesë në këtë koalicion, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në këto zgjedhje do të angazhohen mbi 2500 vëzhgues. Ata, sipas Krasniqit, do të përkujdesen për integritetin e procesit zgjedhor dhe për të siguruar se votat e qytetarëve do të respektohen. "Ne do të vëzhgojmë edhe fushatën zgjedhore, aktivitetet e partive politike, do të thotë vetëm këtë pjesën zyrtare të fushatës, por jo edhe para-fushatën e cila ka nisur që moti". "Sa u përket zonave, vëzhguesit tanë afatgjatë, të cilët janë të angazhuar në monitorimin e fushatës, zhvillojnë intervista më anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore si dhe me kandidatë të partive politike të cilat janë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe nga ta ne kërkojmë që ta na japin disa prej rajoneve ku presin të ketë më shumë parregullsi", ka thënë Krasniqi. Fushata mbyllet më 9 qershor. Më datën 10, është heshtje zgjedhore, kurse më 11 qershor, pritet që qytetarët e Kosovës, me të drejtë vote, të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën, katër vitet e ardhshme.  Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pasuan votimin në Kuvend të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë më 10 maj. Të njëjtën ditë, Presidenti i Kosovës pati shpërndarë Kuvendin, kurse në ditë më vonë pati shpallur 11 qershorin, datën për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej tyre 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet pakicë, 10 për komunitetin serb dhe 10 te tjera për komunitetet jo serbe. Për ulëset në Kuvend pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Koalicioni apo partia fituese, kryesisht llogaritë në koalicione pas-zgjedhore edhe në pakicat, si kategori kushtetuese e domosdoshme për përfshirje në Qeveri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fushata e zgjedhjeve të 11 qershorit

Posted: 30 May 2017 11:00 PM PDT

Nga mesnata, apo fillimi i datës 31 maj, subjektet politike në Kosovë kanë nisur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm masiv në Kabul

Posted: 30 May 2017 10:03 PM PDT

Të paktën 80 persona janë vrarë dhe më shumë se 350 janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, në Kabul. Një zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet. Shpërthimi, që sipas policisë është shkaktuar nga një makinë - bombë, ishte pranë ambasadës gjermane dhe afër ambasadave të tjera tek pallati presidencial. Shumë nga të vdekurit dhe të plagosurit janë civilë. "Për fat të keq numri i viktimave ka arritur në 80 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë," ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Vahid Majroh. Ministria e Brendshme ka bërë thirrje tek banorët e Kabulit për të dhuruar gjak. Presidenti afgan Ashraf Gani ka dënuar rëndë shpërthimin. "Terroristët, madje edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, nuk po ndalojnë vrasjen e njerëzve tanë të pafajshëm", thuhet në një deklaratë nga zyra e Ganit. Deri më tash askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin. Grupi ekstremist "Shteti Islamik" ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që synonte konvojin e armatosur të NATO-s që vrau të paktën tetë pesona dhe plagosi shume të tjerë. Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more