Skip to main content

Zëri: “Haradinaj nga Haga në Francë (Video)” plus 29 more

Zëri: “Haradinaj nga Haga në Francë (Video)” plus 29 more


Haradinaj nga Haga në Francë (Video)

Posted: 26 Apr 2017 02:29 PM PDT

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës nesër do të marrë vendimin përfundimtar për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar nga autoritetet franceze me urdhër-arrest të Serbisë. Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Haradinaj arrestohet. Ndaj tij u zhvilluan dy procese gjyqësore në Hagë, më pas ishte ndaluar në Slloveni e tani në Basel.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpend Ahmeti e qet në shitje 'Q7-shin'

Posted: 26 Apr 2017 02:22 PM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka tre vite prej se ka marrë mandatin për të udhëhequr me kryeqytetin. Me të ardhur në krye të detyrës, Ahmeti  kishte paralajmëruar shitjen e veturës “Audi” Q7 me të cilën vozitej, kryeministri Isa Mustafa sa mbante postin e kryetarit të Komunës, shkruan Indeksonline. Vlera me të cilën ishte paralajmëruar të shitej kjo veturë ka qenë 42 mijë euro. Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, te këndi i shitjes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marrëveshja e koalicionit PDK-LDK 's'e ka paraparë kalimin e Demarkacionit'

Posted: 26 Apr 2017 02:16 PM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, thotë se kryeministri Isa Mustafa nuk do ta procedojë Marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, pa koordinim me partnerin e koalicionit, PDK'në. Kelmendi ka thënë se marrëveshja e koalicionit PDK-LDK nuk e ka paraparë kalimin e Demarkacionit. “LDK nuk i detyron domosdoshmërish me votue. Lideri ynë nuk e përdor asnjëherë forcën ose kushtëzimin që t’ia ndryshojë dikujt”, ka thënë Kelmendi në televizionin Rrokum. Sipas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zaev: Nuk do të donim që të përsëritet 24 dhjetori, nuk i tregojmë taktikat e partisë

Posted: 26 Apr 2017 02:15 PM PDT

“Ekzistojnë shumë alternativa, nuk i tregojmë taktikat e partisë sepse mund të shkaktojnë hapa nga oponenti ynë, dhe kjo mund të çoj drejt ndonjë situate të padëshiruar. Por, hapur flasim se nuk do të donim të përsëritet 24 dhjetori apo diç e hidhur për opinionin e Maqedonisë. Pamë se çfarë mund të bëj VMRO DPMNE dhe partnerët e tyre të koalicionit”, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev për “24 Vesti” në pyetjen rreth mundësive për tejkalimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ban Ki-moon: Bota po shkon drejt asgjësimit atomik

Posted: 26 Apr 2017 02:08 PM PDT

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon paralajmëron se bota po i afrohet gjithmonë e më shumë asgjësimit atomik, Gjatë fjalimit të mbajtur në “Harvard Kennedy School” në Massachusetts, Ban u shpreh se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ruajë presionin e sanksioneve mbi Korenë e Veriut për të ndaluar avancimin e saj nuklear dhe kërcënimet me raketa. “Bota po lëviz përherë e më shumë drejt anihilimit bërthamor. Kjo është vërtet e frikshme. Situata në gadishullin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momenti kur hajdutët përpiqen të vjedhin nga pensionistët (VIDEO)

Posted: 26 Apr 2017 02:08 PM PDT

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person, i cili është rrethuar nga disa fëmijë lypsa, teksa është duke tërhequr para nga bankomati në krye Katër fëmijët, të cilët dyshohen nga policia si hajdutë, janë filmuar teksa kanë rrethuar pensionistin francez me synimin për t’i marrë paratë ose për t’i vjedhur pinin. Por sapo ka marrë paratë burri i moshuar ka goditur një prej fëmijëve dhe më pas ka kërcënuar për të rrahur fëmijët e tjerë që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nota e Xhakës pas fitores ndaj Leicesterit (Foto)

Posted: 26 Apr 2017 01:55 PM PDT

Granit Xhaka ka treguar paraqitje të mirë në ndeshjen ndaj Leicesterit, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat minimal 1:0 Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas Whoscored ishte Monreal, i cili ishte më meritori për golin e vetëm të ndeshjes me notën 7.7 nga 10 sa ishte maksimumi, ndërsa më i dobëti ishte Vardy me 6.2. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dortmundi përmbys Bayernin, arrin në finale

Posted: 26 Apr 2017 01:49 PM PDT

Borussia Dortmund ka kaluar në finalen e Kupës së Gjermanisë. Skuadra verdhezi ka mposhtur Bayernin e Munichut në gjysmëfinale në “Alianz Arena”. Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Marco Reus, por vendësit përmbysën rezultatin me Javi Martinez dhe Mats Hummels. Megjithatë, Dortmundi u rikthye edhe një herë me golat e Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mousa Dembele, për të fituar 3:2. Në finalen e madhe, Dortmundi takohet me Frankfurtin.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arsenal mposht kampionin

Posted: 26 Apr 2017 01:48 PM PDT

Arsenal ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Leicester Cityt në kuadër të Premierligës Skuadra e Arsenalit ka vazhduar me fitore në Premierligë, pasi në Emirates Stadium ka mposhtur Leicesterin me rezultat 1:0. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Robert Huth (autogol) në minutën e 87’. Pas kësaj fitoreje Arsenal mbetet në vendin e gjashtë me 60 pikë, duke ruajtur kështu shpresat për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kreu i ushtrisë ruse në panik: NATO po krijon armatë të re afër nesh

Posted: 26 Apr 2017 01:46 PM PDT

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, Valery Gerasimov ka thënë se NATO është duke forcuar infrastrukturën ushtarake përgjatë kufirit me Rusinë. “Është një ofensivë e NATO-s, ata kanë sjellur armë përgjatë vijës kufitare me Rusinë. Po ndërtojnë aeroporte dhe porte”, ka thënë ai në konferencën e gjashtë të Moskës, transmeton lajmi.net. Gerasimov theksoi se NATO-ja është duke krijuar qendra për ruajtjen e inventarit të cilat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mali i Zi në telashe të brendshme për NATO-n

Posted: 26 Apr 2017 01:43 PM PDT

Mali i Zi është në prag të anëtarësimit në NATO. Por opozita ka mbajtur një tubim në Morinë të Plavës, që forcat e NATO-s bombarduan gjatë luftës në Kosovë. Liderët e opozitës kërkuan që Mali o Zi të mos futet në NATO dhe të organizohet një referendum në mënyrë që qytetarët të thonë fjalën e tyre. Ata thanë se nëse NATO është kundër Rusisë, atëherë malazezët nuk duhet të jenë pjesë e saj.  “Kemi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkatërrohet banda e rrezikshme shqiptare në Itali

Posted: 26 Apr 2017 01:38 PM PDT

Karabinierët e Albenga-s në Itali kanë mbyllur, me arrestin e tre personave të shtunën mbrëma, një hetim që zgjaste për disa muaj. Gjithsej janë kryer 34 arrestime, si pjesë e një organizate kriminale, 18 prej të cilëve në flagrancë. Në territorin e Albenga-s është krijuar një partneritet me dy degëzime, një shqiptare dhe një marokene. Organizata shqiptare në veçanti kishte një rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kreu i kësaj organizate vinte në dispozicion të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

McCain: Amerika duhet të rikonfirmojë angazhimin në Ballkan

Posted: 26 Apr 2017 01:35 PM PDT

Senatori republikan John McCain, bëri thirrje për rikonfirmimin e angazhimit amerikan dhe evropian në Ballkan, për të cilin tha se megjithëse ka përparuar ndjeshëm që nga konfliktet e vitit 1990, ende ka vështirësi dhe paqendrueshmëri të konsiderueshme. I kthyer së fundmi nga një turne në rajon, senatori McCain përmendi si sfida në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, krizën në Maqedoni, drejtimin e Serbisë pas zgjedhjeve presidenciale, dhe rolin e islamizimit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arta shqetësohet nga rënia e natalitetit në vend, ja çfarë zgjidhje ofron

Posted: 26 Apr 2017 01:29 PM PDT

Ajo ka shkruar letër të hapur drejtuar autoriteteve dhe rinisë në Kosovë. Në letrën e saj, Arta ka shprehur shqetësimin se në Kosovë çdo vit e më shumë po bie nataliteti dhe sipas saj kjo do t’i kushtojë shumë Kosovës. Sipas saj autoritetet duhet të bëjnë diçka për këtë dhe të përkrahin financiarishtë prindërit, duke marrë shembull në Serbi, ku sipas saj ekziston fondacioni “Fëmiju i tretë” ku shteti përkrah financiarisht prindërit që duan të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A po e lë muzikën Leonora Jakupi (Foto)

Posted: 26 Apr 2017 01:28 PM PDT

Ka kohë që Leonora Jakupi nuk ka lansuar ndonjë këngë te re. Kohët e fundit ajo duket të jetë më shumë e përkushtuar në fotosesione, duke luajtur në këtë mënyrë rolin e modeles, transmeton Indeksonline. Sigurisht që është edhe bukuria dhe format e saj trupore, që ia mundësojnë këtë gjë!  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Meta godet PDK-në: Ata që po duan fillim të ri do ta shohin fundin

Posted: 26 Apr 2017 01:22 PM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bardhyl Meta, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se, për mendimin e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet vet t’i kërkojë zgjedhje, për ta çuar Partinë Demokratike të Kosovës në opozitë. Ai ka deklaruar se LDK-ja nuk ka problem me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, por se do të ishte mirë që mandati të kryhet, njofton Klan Kosova. “Nuk është punë guximi kultura politike. Lidhja Demokratike e Kosovës, po të më dëgjonte mua, do ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sputnjik: Ideja për Shqipërinë e madhe – përmes bashkëshortes së Erdoganit

Posted: 26 Apr 2017 01:08 PM PDT

Mediat serbe po vazhdojnë të merren me deklaratat e liderëve shqiptarë për ‘Shqipërinë e Madhe’. Këtë herë ‘Sputniku’ serb shkruan se ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’ është mbi gruan e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas medias në fjalë, Turqia tregon se dëshiron të jetë përsëri një faktor i fortë në Ballkan. Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të përfitojë nga marrëdhëniet e këqija mes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhunë dhe dashuri, burrë e grua dënohen nga gjykata

Posted: 26 Apr 2017 12:56 PM PDT

Dhuna në familje, përveç rasteve të shumta që ka regjistruar, po shënon edhe forma të ndryshme të shfaqjes së saj. Sikur të mos mjaftonin rastet kur burrat dhunojnë gratë, apo edhe anasjelltas, kohët e fundit janë shënuar edhe raste kur dhuna kryhet në mënyrë reciproke ndaj bashkëshortëve. E tillë është historia e Saimir Ndroqit dhe bashkëshortes së tij nga Tirana, të cilët akuzuan njëri-tjetrin për dhunë në familje. Madje, ata i qëndruan fortë akuzave deri në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Mustafa në Bruksel: Tentimi i radhës për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit'

Posted: 26 Apr 2017 12:43 PM PDT

Vizitën e fundit të kryeministrit Isa Mustafa ne Bruksel, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, e ka cilësuar si tentimin e radhës për të kaluar çështjen e demarkacionit. Tutje në lidhje idenë e Isa Mustafes për suspendimin me kush të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion, Gecaj ka thënë që ka mbështetje nga disa shtete të fuqishme. “Kemi pothuajse dy vite që kemi provuar në të gjitha mënyrat e mundshme të realizojmë demarkacioni, ka pasur kërkesa dhe takime në mënyrë që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është nota e Messit ndaj Osasunas (Foto)

Posted: 26 Apr 2017 12:35 PM PDT

Leo Messi ka shkëlqyer në fitoren e Barcelonës me rezultat 7:1 ndaj Osasunas Argjentinasi në këtë ndeshje shënoi dy gola, ashtu sikurse Paco Alcaser dhe Andre Gomes, ndërsa nga Whoscored u vlerësua me notën 9.5 nga 10 sa ishte maksimumi. Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte portieri Sirigu me 4.7. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Djali i Rugovës në ndejë me Thaçin e Veselin (FOTO)

Posted: 26 Apr 2017 12:23 PM PDT

Presidenti i vendit Hashim Thaci është parë i shoqëruar bashkë me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin në një ndejë. Përveç Veselit, prezent ishte dhe djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Mendim Rugova, të cilët po merrnin pjesë në një ndejë përshëndetjeje të organizuar, njofton Klan Kosova. {gallery} ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona fundos Osasunan

Posted: 26 Apr 2017 12:25 PM PDT

Barcelona ka deklasuar Osasunan, duke e mposhtur me rezultat të lartë 7:1 Barcelona ka përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në La Liga, pas fitores 7:1 ndaj Osasunas në Camp Nou, ku shkëlqyen Leo Messi, Paco Alcaser dhe Andre Gomes. Messi, Alcaser dhe Gomes shënuan nga dy gola në këtë ndeshje, ndërsa golin tjetër e shënoi Javier Mascherano, ndërs apër Osasunan shënoi Torres. Pas kësaj fitoreje Barcelona mbetet në pozitën e parë 78 pikë, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Real Madrid.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kelmendi tregon arsyen pse dëshirojnë ta rrëzojnë Mustafën nga posti (Video)

Posted: 26 Apr 2017 11:59 AM PDT

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, thotë se deri në vitin 2020 nuk mund të investohet asgjë në Kosovë, sepse, sipas tij, në vitin  2012 ishte sjell një ligj ekskluzivisht për ta dëmtuar biznesin e tij. “Një lider politik në vitin 2012 ka nxjerr ligj ekskluziv për ta dëmtuar ELKOS-in edhe mua, me çka unë s’kam drejt me investue në Kosovë deri në 2020”, ka thënë Kelmendi në emisionin “Rrokum Rroll” të TV Rrokum. Ndërsa, duke komentuar zërat për shkuarje në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pallaska i quan arkaike sanksionet për shpifje dhe fyerje

Posted: 26 Apr 2017 11:49 AM PDT

Avokati Dastid Pallaska e ka kritikuar ashpër propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për të sanksionuar penalisht shpifjen dhe fyerjen ndaj udhëheqësve shtetërorë. Ai në një status në Facebook ka thënë se kjo është arkaike. Pallaska po ashtu ka treguar se i i vetmi politikan në botë që e ka përdorur këtë dispozitë ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë në shekullin XXI ishte Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan. Ky është reagimi i plotë i Pallaskës: Propozimi i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Bayern - Dortmund

Posted: 26 Apr 2017 11:35 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Bayern Munich – Borussia Dortmund Dy skuadrat gjermane Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45. Bayern: Ulreich, Lahm, Hummels, Martinez, Alaba, Alonso, Vidal, Thiago, Robben, Ribery, Lewandowski Dortmund: Bürki, Bender, Dembélé, Reus, Guerreiro, Aubameyang, Sokratis, Piszczek, Castro, Schmelzer, Weigl ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Arsenal - Leicester

Posted: 26 Apr 2017 11:34 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Arsenal - Leicester Dy skuadrat angleze Arsenal dhe Leicester City kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre të vlefshëm për Premierligën angleze. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45. Arsenal: Cech; Gabriel, Koscielny, Monreal; Bellerin, Coquelin, Xhaka, Gibbs; Özil, Alexis; Walcott Deportivo: Schmeichel, Simpson, Benalouane, Huth, Fuchs, Mahrez, Ndidi, Drinkwater, Albrighton, Ulloa, Vardy ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në mbrëmjen gala të refugjatëve, folëse kryesore Vlora Çitaku (Video)

Posted: 26 Apr 2017 11:22 AM PDT

Refugees International, organizata që përpiqet të lehtësojë vuajtjet e njerëzve të zhvendosur nga konfliktet apo fatkeqësitë natyrore, tërhoqi përsëri mbrëmë vemendjen e donatorëve dhe të politikanëve për të ndihmuar. Në një mbrëmje gala në qendër të Uashingtonit, folën aktorë, ligjvënës dhe veprimtarë me njohje botërore. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ishte ndër folëset kryesore. Bota ndodhet në një krizë historike......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vrasja e Ervin Dalipajt, dy vajza me Smart dyshohet se ngritën kurth

Posted: 26 Apr 2017 11:09 AM PDT

Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i djeshëm mafioz në Sukth, ku mbetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dautaj. Grupi hetimor ka marrë dëshminë e pronarit të një pike servisi në rrugën ku ndodhi ngjarja. Para vrasjes, Dalipaj dhe Dautaj ishin me dy vajza në pikën e servisit. Hetuesit kanë mundur të identifikojnë gjithashtu vajzat në fjalë dhe kanë sekuestruar telefonat e tyre për të zbardhur tabulatet telefonike. Vajzat janë nga Tirana, 23 dhe 24 vjeç. Ato thanë gjatë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drejtësia franceze para vendimit për Haradinajn, ta lirojë apo ekstradojë në Serbi

Posted: 26 Apr 2017 11:03 AM PDT

Gjykata franceze në Colmar të enjten pritet të marr një vendim përfundimtar në lidhje me rastin Ramush Haradinaj. ​Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i partisë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli e lë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të Prishtinës

Posted: 26 Apr 2017 10:51 AM PDT

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk e ka mohuar mundësinë që të jetë kandidat i kësaj partie për Prishtinën në zgjedhjet e ardhshme lokale. “Po u them se të jesh kryetar i Prishtinës është goxha kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe por edhe mundësi që të tregosh rezultate. Unë e di që në Prishtinë ka punë, e ku ka shumë punë, është natyra ime. Unë i grahi punës,” ka thënë ai. “Tingëllon bukur për arsye se Prishtina ballafaqohet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more