Skip to main content

“Vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë kritikuar referendumin në Turqi” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë kritikuar referendumin në Turqi” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë kritikuar referendumin në Turqi

Posted: 17 Apr 2017 08:37 AM PDT

Monitorusit ndërkombëtarë e kanë kritikuar referendumin në Turqi, që i ka dhënë autoritete të reja shtesë presidentit të këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se fushata ishte udhëhequr në "terren jo të barabartë të lojës" dhe se numërimi i votave ishte përshkruar me procedura të vonuara të ndryshimit. Mëtutje, në kumtesën e përbashkët të publikuar sot, observatorët e OSBE-së dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksuan se korniza juridike për referendum "mbetej joadekuate për mbajtje të referendumit të vërtetë demokratik". Tana de Zulueta, shefe e misionit të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut të OSBE-së, tha sot se referendumi i Turqisë nuk i ka plotësuar standardet ndërkombëtare. Sipas saj, referendumi i ka shkelur përkushtimet e Turqisë për standarde të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe të Këshullit të Evropës, "lidhur me lirinë dhe barazinë në fushatë". Tana de Zulueta, po ashtu, ka thënë se retorika në fushatë ishte "dëmtuar nga disa zyrtarë të lartë që kundërshtarët e votës 'po' i barazonin me simpatizuesit e terrorizmit". "Në shumë raste, simpatizuesit për 'jo' janë ballafaquar me intervenime policore dhe përleshje të dhunshme në ngjarjet e tyre", tha de Zulueta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Administrata amerikane e përkushtuar për forcimin e raporteve

Posted: 17 Apr 2017 08:02 AM PDT

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, ka arritur në Pakistan, një ditë pasi kishte biseduar me liderët afganë në Kabul. Këshilltari, H. R. McMaster, sot ka rritur në Islamabad, që është vizita e parë e një zyrtari të lartë të administratës amerikane, prej se presidenti Trump u inaugurua më 20 janar të këtij viti. Në kumtesën e Zyrës së kryeministrit të Pakistanit, Nawaz Sharif, thuhet se McMaster e ka siguruar atë se "administrata e re është e përkushtuar për forcimin e raporteve të dyanshme dhe për punën me Pakistanin, për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Afgaistan, dhe në rajonin më të gjërë të Azisë Jugore". Uashingtoni dhe Kabuli për një kohë të gjatë e kanë akuzuar Pakistanin për dështim që t'i godasë militantët talibanë dhe grupet e tjera ekstremiste me bazë në Pakistan, që luftojnë kundër qeverisë së Afganistanit dhe forcave të jashtme në Afganistan. Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat se i mbështet grupet militante dhe e ka akuzuar Afganistanin se e lejon hyrjen e kryengritësve nga territori i tij në Pakistan, për të krye sulme. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe pas zgjedhjeve, problemet mbesin të njëjta

Posted: 17 Apr 2017 08:02 AM PDT

Në rast se partitë që përbëjnë koalicionin qeverisës në Kosovë nuk mund të ofrojnë zgjidhje për çështjet, të cilat konsiderohen mjaft të rëndësishme për vendin, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gabriel: Jo bojkotit, opozita të hyjë në zgjedhje

Posted: 17 Apr 2017 07:57 AM PDT

Zëri i Amerikës Në Tiranë, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel foli sot me tone kritike lidhur me situatën politike të krijuar në Shqipëri si pasojë e protestës së opozitës, bojkotit nga ana e saj të parlamentit dhe mosrregjistrimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Shefi i diplomacisë gjermane i mëshoi rëndësisë së zbatimit të Reformës në Drejtësi, e cila u miratua në unanimitet nga parlamenti, korrikun e shkuar, dhe pasojat që ka sjellë bojkoti i opozitës. "Tani për fat të keq, me shqetësim të madh dhe pa e kuptuar mjaft mirë shikojmë e konstatojmë se Reforma e Drejtësisë është duke u penguar. Askush në Europë nuk e kupton si duhet, faktin që parlamentarët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin. Në vendin tim dhe në Europë kjo është diçka absurde, që deputetët e zgjedhur, refuzojnë të bëjnë punën e tyre në parlament". Dhe në vend të kësaj, ata mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë përkundrejt parlamentit, anëtarë të së cilit ata vetë janë. Kjo është një rrethanë që nuk mundemi dhe nuk duhet ta pranojnë", u shpreh ministri gjerman duke shtuar se "ajo cka është e paimgjanueshme, është që një pakicë nuk përpiqet të ndryshojë gjendjen përmes zgjedhjeve por përmes bojkotit të parlamentit. Kësisoj lind dhe përshtypja se ka një farë frike lidhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe që në të ardhmen nuk do të mundin të ndjekin interesat e tyre, sic mund të ketë qenë rasti në të shkuarën". Ministri Gabriel theksoi se vonesa në zbatimin e Reformës në Drejtësi, do të jetë me pasoja për ecurinë Shqipërisë në rrugën e Integrimit europian. "Ka paragjykime përkundrejt Shqipërisë. Dhe ajo çka pakica po bën, konfirmon në një farë mënyrë paragjykimet e shumë njerëzve përkundrejt Shqipërisë. Kush bojkoton parlamentit për të penguar Reformën në Drejtësi, i bën dëm vendin dhe reputacionit të Shqipërisë". Duke folur për çështjen e zgjedhjeve, ministri Gabriel theksoi se "rasti më normal do të ishte që nëse deputetët, që nuk janë të kënaqur me atë çka realizon qeveria, ta anatemojnë këtë gjatë fushatës elektorale. Ndaj për ne është mjaft e rëndësishme që mbi bazën e Kushtetës dhe ligjeve të vlefshme, të zbatohet Reforma dhe së dyti apelojmë si qeverinë dhe parlamentin të punojnë mbi bazën e kushtetutës dhe ligjeve për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të lira e të ndershme". "Do e përcjellim këtë mesazh dhe opozitës, që e tërë qeveria federale është e bindjes se bojkoti nuk është një rrugë e pranueshme për të shprehur vullnetin. Askush nuk e kupton se pak para zjedhjeve kërkohet dorëheqja e një qeverie dhe vendosja një qeveri teknike, që në një farë mënyre do të thotë shpërbërja e qeverisë aktuale. Sigurisht pozita nuk e dëshiron këtë qeveri në pushtet dhe është nromale, por në këtë pikë është e pakuptueshme". * Ky tekst fillimisht u botua në VOA shqip

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: U arrestuan 18 policë dhe doganierë për drogë

Posted: 17 Apr 2017 07:49 AM PDT

Zyra e prokurorit të Shqipërisë ka njoftuar sot se 10 policë dhe 8 zyrtarë doganorë janë arrestuar për organizimin e trafikimit ilegal të drogës në Italinë fqinje. Në kumtesë, mëtutje, theksohet se të arrestuarit "kishin një formë të bashkëpunimit" në dy raste, kur kamionët në Itali ishin gjetur me 11 tonelata kanabis, që kishin kaluar nga ose nëpër Shqipëri. Nëse dënohen në gjykatë ata mund të ballafaqohen deri me 20 vjet burg për trafikim të drogës. Vitin e kaluar, autoritetet e Shqipërisë i kanë shkatërruar afro 2.5 milionë bimë të marihuanës, katër herë më tepër se në vitin 2015, dhe i kanë konfiskuar shumë tonelata të kanabisit në vendkalimet kufitare ose nga anijet që lundronin për Greqi dhe Itali, raporton agjencia AP. Por, përkundër shtimit të masave të sigurisë këtë vit, dhjetëra tonelata të drogës janë konfiskuar në Itali dhe Greqi, pasi kanë kaluar nëpër Shqipëri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova pa ekonomi të fortë prodhuese

Posted: 17 Apr 2017 06:16 AM PDT

Përfaqësues të bizneseve në Kosovës thonë se politikat e Qeverisë së Kosovës që nga paslufta deri më tani nuk arritën të krijojnë strategji dhe hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar ekonominë dhe prodhimtarinë vendore. Sipas tyre, si pasojë e kësaj, produktet e Kosovës kanë një konkurrencë të dobët karshi produkteve të importuara. Vlera totale në vit e mallrave të importuara në Kosovë arrin shifrën në mbi 2.5 miliardë euro, derisa eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës nuk arrin vlerën mbi 300 milionë euro në vit. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini i ka thënë Radios Evropa e Lirë se politikat fiskale të aprovuara nga qeveria nuk kanë dhënë efekte të dëshiruara në mënyrë që Kosova të këtë ekonomi prodhuese të fuqishme, por edhe nivel më të lartë të punësimit. "Ka munguar vazhdimisht një strategji zhvillimore e vendit. Në kohën kur importet kanë vërshuar tregun e Kosovës politikanë tanë janë kënaqur me furnizim nga importi, por edhe lobi i fuqishëm tregtar ka bërë që të bind konsumatorët dhe udhëheqësit e vendit se prodhuesi vendor nuk ka fuqi, nuk ka kapacitet dhe kualitet për të furnizuar vendin me prodhime", thekson Shahini. Shahini konsideron se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e cila ka hyrë në fuqi një vit më parë nuk do të ketë fuqinë e saj nëse Kosova nuk arrin ta zhvillojë më shumë industrinë prodhuese. Ai tha se pa zhvillim të prodhimtarisë nuk do të mund të ketë zhvillim ekonomik në vend. "Edhe MSA-ja nuk e ka kuptimin e vet nëse ne nuk kemi prodhim vendi. MSA hap hapësirë, por njëkohësisht krijon konkurrencë më të madhe në vend. Prandaj integrimi duhet të shikohet jo vetëm në aspektin si integrim ekonomik, por si fuqizim i prodhimtarisë së vendi që ka eksport shumë më të lartë", tha Shahini. Ndërkohë edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore është thënë se e Kosova duhet të krijojë kushte për konkurrencë të jashtme, pasi mungojnë kapacitetet për eksport të prodhimeve. Vetëm në këtë mënyrë, sipas përfaqësuesve të Bankës Botërore, Kosova është në gjendje të krijojë vende të reja të punës në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për të rinjtë. Sidoqoftë, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht janë deklaruar se janë duke krijuar politika fiskale në favor të bizneseve prodhuese. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi kohë më parë në një prononcim për Radion Evropa e Lirë pati thënë se pakoja e re fiskale e quajtur 2.0 e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin maj të këtij viti, do të krijojë hapësirë më të mirë për zhvillimin e prodhimtarisë. "Nëse kjo pako fiskale do të hyjë në fuqi në muajin maj, unë besoj që procesi zhvillimor i prodhimtarisë do të ecë shumë më shpejtë dhe më mirë. Kjo është vetëm në fazën e parë. Kosova ka kapacitete për të zëvendësuar disa produkte të cilat importohen dhe jo vetëm të zëvendësohen, por të krijohen edhe potenciale për pjesëmarrje në tregun ndërkombëtar nëpërmjet Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit", ka thënë Kelmendi. Pakoja e re fiskale, përveç tjerash, është thënë se do të përfshijë zgjerimin e listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë, për lirim nga tatimi doganor, futjen në fuqi të pushimeve tatimore dhe ndryshim/plotësimin e listës së produkteve që i nënshtrohen normës zero për qind, apo normës së reduktuar 8 për qind të TVSH-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

5 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Lisbonë

Posted: 17 Apr 2017 05:51 AM PDT

Shërbimet e emergjencave në Portugali thonë se një avion i vogël është rrëzuar në afërsi të një supermarketi në Lisbonë, duke lënë të vdekur katër pjesëtarë të ekuipazhit. Po ashtu një person tjetër ka vdekur, pasi është gjendur në afërsi të vendit ku u rrëzua avioni. Komandanti operaciona, Miguel Cruz i ka thënë agjencisë Associated Press, se viktimat janë një pilot zviceran, tre pasagjerë nga Franca dhe një shofer kamioni nga Portugalia, i cili u godit nga avioni. Cruz ka treguar se avioni është rrëzuar vetëm pak minuta pasi është nisur nga aeoroporti Tires, që gjendet rreth 20 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Portugalisë. Shoferi i kamionit ishte duke shkarkuar disa mallra jashtë supermarketit, kur avioni u rrëzua.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Izrael: Të burgosurit palestinezë hyjnë në grevë urie

Posted: 17 Apr 2017 04:47 AM PDT

Një aktivist thotë se më shumë se 1,500 të burgosur palestinezë, kanë nisur grevë urie, dhe po kërkojnë kushte më të mira në burgjet izraelite, përfshirë kontaktet me familjen dhe dhënien fund të dënimeve të tyre, pa dalur në gjyq, raporton AP. Greva e urisë, që nisi sot po udhëhiqet nga Mawan Barhouti, që ishte figurë e rëndësishme në lëvizjen e presidetit Mahmoud Abbas Fatah. Vlerësohet se 6,500 palestinezë po mbahen në burgjet në Izrael. Të burgosurit palestinezë edhe në vitin 2012 kishin organizuar grevë urie për 28 ditë. Po ashtu, më 2014, të burgosurit mbajtën grevë urie për dy muaj, për të protestuar paraburgosjen e tyre pa dalur fare në gjyq.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Opozita kërkon rinumërimin e votave të referendumit

Posted: 17 Apr 2017 04:29 AM PDT

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Turqi, thotë se rezultatet e referendumit të 16 prillit, që ia zgjerojnë kompetencat presidentit, Recep Tayyip Erdogan, janë të vlefshme, teksa opozita ka bërë thirrje për rinumërim të votave. Sadi Guven, i ka bërë këto komente më 17 prill, pasi partia kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane, ka thënë se ka pasur parregullsi në votim, përfshirë përdorimin e fletëvotimeve të pavulosura. Trupi zgjedhor në Turqi, ka thënë mbrëmjen e 16 prillit se vota "Po" ka fituar 51.3 për qind të votave, në referendumin kundërthënës, që përfshinte 18 amendamente kushtetuese, të cilat do t'i lejojnë Erdoganit të qëndrojë në pushtet deri më 2029. ​ Pas fitores në referendum, presidenti Erdogan, ka falënderuar qytetarët që kanë dalë në zgjedhje, siç ka thënë, "pavarësisht se për kë kanë votuar". "Këto ndryshime kushtetuese nuk janë ndryshime të zakonshme. Kjo është diçka ndryshe dhe shumë domethënëse. Për herë të parë në historinë e Turqisë, parlamenti dhe njerëzit kanë treguar vullnetin e tyre dhe kanë vendosur për këto ndryshime të rëndësishme", ka thënë Erdogan. Rezultatet e referendumit kanë shkaktuar edhe protesta por edhe festime në mbarë Turqinë. Partia Popullore Republikane ka kërkuar rinumërimin e mbi 60 për qind të votave. Kjo parti ka kritikuar zyrtarët zgjedhorë se në minutat e fundit kanë ndryshuar rregullat, se cilat vota do të numërohen, duke thënë se kanë hapur rrugën për mashtrime. Sipas këtij rregulli, fletëvotimet që nuk ishin të vulosura janë numëruar dhe janë cilësuar të vlefshme përderisa nuk janë dëshmuar se nuk janë sjellë në procesin e numërimit nga jashtë. Zëvendëskryetari i kësaj partie, Bulet Tezcan, ka bërë thirrje për anulimin e rezultateve të referendumit dhe ka thënë se partia e tij, nëse është e nevojshme, këtë çështje do ta dërgojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërkaq, Kemal Kilidaroglu, kreu i Paritsë Popullore Republikane ka thënë se legjitimiteti i këtij referendumi është kundërthënës.  "Edhe nga pikëpamja ligjore por edhe nga parimet e ndërgjegjes publike, legjitimiteti i këtij referendumi është kundërthënës", është shprehur ai. Por kreu i KQZ-së, Guven ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se ka pasur mashtrime, duke thënë se fletëvotimet e pavulosura kanë qenë të prodhuara nga Bordi i Lartë Zgjedhor dhe janë të vlefshme, duke shtuar se procedura të ngjashme janë përdorur edhe në zgjedhjet në të kaluarën. Ndërkaq, zëvendëskryeministri Mehmet Simsek ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pas rezultatit të referendumit. Ka pasur spekulime se Erdogan mund të shpall zgjedhje të reja, me qëllim që fuqitë e reja, që do t'i merr nga ndryshimet kushtetuese, të hyjnë në fuqi menjëherë. Bashkimi Evropian dhe Gjermania i kanë bërë thirrje liderëve në Turqi, që të punojnë në përmirësimin në ndarjet e brendshme pas referendumit të kontestuar. Në një deklaratë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zëvendësi i saj, Sigmar Gabriel, i kanë bërë thirrje Erdoganit që të kërkojë "dialog të respektueshëm me të gjitha partitë politike në vend dhe grupet e shoqërive civile". "Në funksion të rezultatit të ngushtë të referendumit dhe implikimeve të gjera të ndryshimeve kushtetuese, ne i bëjmë thirrje autoriteteve turke të kërkojnë konsensus të gjerë kombëtarë në zbatimin e tyre", thuhet në deklaratë të përbashkët të kreut të Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannnes Hahn. Sipas rezultateve zyrtare, me 99 për qind të votave të numëruara, referendumi është mbështetur nga 24.9 milionë votues, ndërkaq 23.6 milionë kanë votuar kundër. Tri qytetet më të mëdha turke – Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri- kanë votuar kundër ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të zbëjnë postin e kryeministrit dhe do t'i japin kompetenca më të mëdha presidentit për çështje të ndryshme, si ajo e buxhetit apo shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pa miratimin e Parlamentit. Partia pro-kurde, Partia Popullore Demokratike ka thënë se do të sfidojë dy të tretat e votave. Kjo parti pretendon se "është manipuluar rreth 4 për qind e votave" në favor të zgjerimit të kompetencave presidenciale. (REL) Përgatiti: Mimoza Sadiku

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan paralajmëron shqyrtimin e "dënimit me vdekje"

Posted: 17 Apr 2017 04:01 AM PDT

Pas shpalljes së fitores në referendumin që u mbajt në Turqi, ku presidenti Erdogan fitoi edhe më shumë pushtet me 51.3 % të votave të popullit, Erdogan paralajmëroi se nëse i dorëzohet kërkesa zyrtare për aktivizimin e dënimit me vdekje, ai do ta bëjë menjëherë. Video: REUTERS

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreth 6 miliardë euro remitenca nga diaspora

Posted: 17 Apr 2017 03:37 AM PDT

Rreth gjashtë miliardë euro për periudhën 10 vjeçare, llogaritet të jetë shuma e parave të dërguara nga emigrantët kosovarë për familjet e tyre në Kosovë. Shuma e remitencave që për çdo vit hyjnë në Kosovë, është rreth 600 milionë euro, me përjashtim vitet 2011 dhe 2012, qё mund tё jetё pasojё e problemeve dhe krizёs financiare nё eurozonё, nё vendet prej nga vijnё kryesisht remitencat nё Kosovё. Nё vitin 2016 remitancat kanё arritur vlerёn prej 691 milionë euro, vlera mё e lartё pas krizёs financiare dhe recesionit ekonomik. Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Instituti "Riinvest", ku Kosova renditet nё top pesё vendet nё Evropё me pёrqindjen mё tё madhe tё remitencave me rreth 17 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pёr vitin 2015. Ekspertë për çështje ekonomike, ndërkaq thonë remitencat janë jetike për mbajtjen e trendit të zhvillimit ekonomik që nga pas lufta. Eksperti Naim Gashi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dërgesat e emigrantëve kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë dhe në mirëqenien e familjeve në Kosovë. Megjithatë, sipas tij, tashmë është koha që t'iu ndërrohet orientimi këtyre mjeteve. "Diaspora jonë, ka rindërtuar Kosovën pas lufte, nga 200 mijë objekte banimi të shkatërruara, rreth 150 mijë janë ndërtuar nga diaspora. Ata njëkohësisht kanë vazhduar më kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes remitencave por edhe investimeve që ata kanë filluar t'i bëjnë në vendlindjen e tyre", ka thënë Gashi për Radion Evropa e Lirë. Në anën tjetër, në raportin e Institutit "Riinvest" thuhet se diaspora shihet si njё aset i madh nga qytetarёt e Kosovёs, dhe shfrytёzimi potenical i saj ёshtё thёnё tё jetё prioritet nga secila Qeveri. Por, pёrdorimi i kёsaj pjese tё popullsisё nuk ka dhёnё rezultate tё prekshme nё integrimin e diasporёs kosovare nё mjedisin ekonomik, politik dhe shoqёror tё Kosovёs. Duke marrë parasysh rëndësinë e diasporës, Naim Gashi, konsideron se kjo pjesë e shoqërisë duhet të ketë ulëse edhe në Kuvendin e Kosovës, për arsye, siç thotë ai, që përveç kapitalit financiar që ata kanë grumbulluar në vendet e Bashkimit Evropian, ata kanë fituar përvojë profesionale në fusha të ndryshme. "Diaspora do të duhej t'i kishte ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës, njëkohësisht Ministria e Diasporës do të duhej të vazhdojë të ekzistojë, por jo vetëm në aspektin e ndërlidhjes, në aspektin gjuhësor – kulturor". "Mirëpo, komponenta ekonomike në kuadër të Ministrisë se Diasporës do të duhej të fuqizohet jashtëzakonisht shumë. Për arsye se diaspora jonë ka një potencial të madh dhe ka marrë përvoja të mëdha në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet e tjera", ka thënë Gashi. Sidoqoftë, përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, disa herë kanë potencuar se gjendja e rëndë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë ka "detyruar" familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit, që t'i ndihmojnë ata duke iu dërguar para. Sipas anketës se fundit të Fuqisë punëtore të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 29 për qind, kurse e punësimit rreth 30 për qind. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Kriza qeveritare me pasoja edhe në pushtetin lokal

Posted: 17 Apr 2017 03:02 AM PDT

Pushteti lokal në Maqedoni mund të përjetojë fatin e qeverisë nëse së shpejti nuk arrihet marrëveshje për ndryshime ligjore me qëllim vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave që i skadon më 15 maj. Zgjedhjet ishin paraparë të mbahen këtë muaj por për shkak të bllokimit të punës së Kuvendit dhe mosformimit të qeverisë, ato nuk janë shpallur në afatin e paraparë ndërsa deri në përfundimin e mandatit të kryetarëve të komunave ka mbetur më pak se një muaj. Qeveria teknike javën e kaluar ka formuar një grup pune për të propozuar zgjidhje për vazhdimin e mandatit deri në mbajtjen e zgjedhjeve, në të kundërtën rrezikon bllokimi edhe i pushtetit lokal, që nënkupton bllokim të pagave në arsimin fillor, në çerdhe, të punonjësve lokal si dhe të institucioneve tjera që janë nën kujdesin financiar të komunave. Gjithashtu, do të bllokoheshin edhe investimet apo transaksionet financiare, që sipas ekspertëve të ekonomisë do të dëmtonin seriozisht pushtetin lokal. Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit, si njësi e veçantë e vet-administrimit lokal dhe kryetar i bashkësisë së komunave të Maqedonisë nuk jep detaje se çfarë do të propozojë grupi i formuar për fatin e komunave. "Derisa grupi të mos del me një propozim konkret mendoj se ne vetëm se mund të parashikojmë, pra nuk mund të them asgjë pasi presim që grupi i punës të del me një nismë konkrete për të kapërcyer gjendjen në të cilën jemi futur", ka deklaruar Trajananovski. Ndryshe nga ai, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta është optimist se mund të ketë zgjidhje. "Besoj se do të gjejmë një zgjidhje që të mos pësojnë qytetarët. Këtë nuk e bëjmë për interesa personale apo për kryetarët të komunave, por këtë e bëjmë për interesa të përgjithshme të banorëve nëpër komuna. Nëse nuk gjejmë zgjidhje atëherë do të vijmë deri te bllokimi i të gjitha komunave në nivel shtetëror", thotë Nevzat Bejta kryetar, i komunës së Gostivarit dhe nënkryetar i Bashkësisë së Komunave të Maqedonisë. Ai beson se shumë shpejt ekspertët do të gjejnë zbrastësira juridike për të vazhduar mandatin e kryetarëve të komunave deri në shpalljen e zgjedhjeve nga Kuvendi i Maqedonisë. Njohësit e rregullativës ligjore parlamentare thonë se formimi i grupeve të punës është i mirëseardhur për të treguar të paktën se dikush interesohet për funksionimin e pushtetit lokal. Aleksandar Novakovski, ish sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, thotë se grupi i punës mund të dalë me propozime, por pa dakordimin për miratimin e tyre në Kuvend të gjitha përpjekjet do të jenë të kota. Në rastin konkret, apo duke marrë parasysh qëndrimet e partive, Novakovski thotë se do të ketë vështirësi të caktohet një seancë krejtësisht e re për të vendosur mbi ndryshimet në ligjin për zgjedhjet lokale. "Unë për momentin nuk shoh rrugëdalje nga kjo situatë në të cilën ndodhet Kuvendi. Ne dëshmuam se nuk kemi kapacitet për të kapërcyer dallimet në rrugë institucionale. Bllokimi i punës së Kuvendit do të zgjasë dhe me këtë do të vihet në pikëpyetje funksioni i gjithë pushtetit lokal dhe me këtë edhe i kërkesave më elementare të qytetarëve jo vetëm në nivelin qendror, por tani edhe në atë lokal", thotë Novakovski. Pavarësisht bllokimit të zgjedhjeve, disa nga partitë politike kanë nisur me përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetar të komunave. Njohësit e çështjeve politike nuk e përjashtojnë mundësinë që zgjedhjet të shtyhen deri në vjeshtë, e nëse kjo ndodhë, atëherë mundet që ato të mbahen me zgjedhjet e përgjithshme që shihen si mundësi për dalje nga kriza nëse presidenti Ivanov dhe VMRO-ja vazhdojnë me ngulm të pengojnë LSDM-në dhe dy partitë shqiptare që të formojnë qeverinë e re. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania bën thirrje për dialog pas referendumit në Turqi

Posted: 17 Apr 2017 02:44 AM PDT

Gjermania i ka bërë thirrje qeverisë turke që të angazhohet për "dialog me të gjitha partitë politike dhe forcat e shoqërisë civile në vend", pas "rezultatit të ngushtë në referendumin, që tregon se sa e ndarë është shoqëria turke". Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, në një deklaratë të përbashkët, kanë thënë se qeveria gjermane respekton të drejtën e popullit turk për të vendosur për Kushtetutën e tyre. Por dy liderët gjermanë kanë thënë gjithashtu se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan bartë "përgjegjësi të madhe", për hapat e mëtejshëm të shtetit. Ata kanë theksuar edhe shqetësimet e shprehura nga OSBE-ja, më herët gjatë javës së kaluar, lidhur me dyshimet se nëse kushtet për votim ishin të drejta. Merkel dhe Gabriel kanë thënë se Turqia, që është anëtar i OSBE-së dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të marrë parasysh këto shqetësime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

GJND do të pubikojë këtë javë vendimin për rastin e Ukrainës ndaj Rusisë

Posted: 17 Apr 2017 01:59 AM PDT

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) thotë se më 19 prill do të jap vendimin për kërkesën e Kievit për të ndaluar Rusinë që të dërgojë para, armë dhe trupa në lindje të Ukrainës. Vendimi do të jepet në orën 15:00 në Pallatin e Paqes në Hagë të Holandës, ka njoftuar kjo gjykatë. Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës. Nga luftimet në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatisëve, janë vrarë mbi 9750 persona. Kievi gjithashtu po kërkon nga GJND-ja që ta urdhërojë Rusinë, për siç thotë, "diskriminimin racor"ndaj grupeve minoritare në Krime, veçanërisht ndaj popullsisë tatare. Edhe pse vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë përfundimtare dhe detyruese, gjykata nuk ka mjete që të detyrojë zbatimin e urdhërave. Ukraina akuzon Rusinë për shkeljen e konventave të OKB-së kundër terrorizmit dhe diskriminimit, me mbështetjen e grupeve në lindje të Ukrainës dhe Krimesë. Moska hedh poshtë këto akuza. Ukraina ka kërkuar nga GJND-ja të vendos që "Federata Ruse bartë përgjegjësi ndërkombëtare" për "aktet e terrorizmit të kryera nga ndihmësit e saj në Ukrainë". Kievi po ashtu po kërkon që Rusia të paguaj dëmshpërblim për civilët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-presidentja jugkoreane akuzohet për korrupsion

Posted: 17 Apr 2017 01:30 AM PDT

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, zyrtarisht është akuzuar për skandalin e korrupsionit, që çoi në rrëzimin e saj nga pushteti. Prokurorët thonë se ish-presidentja përballet me akuza për ryshfet, abuzim me pushteti dhe rrjedhje të sekreteve shtetërore. Park Geun-hye, 65-vjeçare, e cila gjendet në paraburgim, është akuzuar për presion mbi shefat ekzekutivë të bizneseve,për të dhuruar dhjetëra miliona dollarë në fondacionin e një miku të saj, në këmbim të favoreve qeveritare. Ajo është larguar nga pushteti muajin e kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

McMaster arrin në Pakistan

Posted: 17 Apr 2017 12:47 AM PDT

Këshilltari i presidentit amerikan për siguri kombëtare, H.R McMaster, ka arritur në Pakistan, vetëm një ditë pasi bisedoi me liderët afganë në Kabul. McMaster ka arritur në Islamabad më 17 prill, që shënon viztën e parë të nivelit të lartë të administratës amerikane, që prej inaugurimit të presidentit Donald Trump më 20 janar. McMaster pritet të bisedojë me udhëheqësinë civile dhe ushtarake të Pakistanit, për luftën në Afganistan dhe për dyshimet se Islamabadi po mbështetë grupet militante afgane. Gjatë vizitës në Kabul, McMaster i bëri thirrje Islamabadit që të mos mbështes talibanët, në luftën e tyre në Afganistan. Pakistani mohon se mbështet grupet militante dhe ka akuzuar Afganistanin se po lejon që kryengitësit të vijnë në territorin e Pakistanit dhe të kryejnë sulme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pence paralajmëron Korenë e Veriut

Posted: 17 Apr 2017 12:29 AM PDT

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka paralajmëruar Korenë e Veriut që të mos testojë vendosmërinë e presidentit, Donald Trump, duke thënë se "të gjitha opsionet janë në tavolinë", për frenimin e programit të raketave dhe armëve bërthamore të Phenianit. Pence tha gjatë një konference për media në Seul, se aksionet e fundit ushtarake të SHBA-së në Siri dhe Afganistan, kanë sinjalizuar "fuqinë dhe vendosmërinë e presidentit tonë të ri". "Koreja e Veriut do të bënte mirë sikur të mos testonte vendosmërinë e tij, apo fuqinë ushtarake të SHBA-së në rajon", tha Pence, gjatë konferencës së përbashkët për media me ushtruesin e detyrë së presidentit të Koresë së Jugut, Hwang Kyo-Ahn. Këto komente të Pence erdhën pasi ai vizitoi zonën e demilitarizuar koreane dhe fshatin kufitar të Panmunjom, ku tha se "epoka e durimit strategjik" të SHBA-së ndaj Koresë së Veriut ka përfunduar. Vizita e Pence në kufirin në mes të Koresë së Jugut dhe Veriut, vjen në kohën kur tensionet në gadishull janë rritur pas programit bërthamor të Phenianit. Duke folur nga Shtëpia e Lirisë, disa metra nga vija ushtarake e demarkacionit, Pence tha se "banorët e Koresë së Veriut, ushtria verikoreane, nuk duhet të gabohen për vendosmërinë e SHBA-së për të qëndruar përkrah aleatëve". Një ditë më parë, Veriu dështoi të lansoi një raketë, e cila shpërtheu pothuajse menjëherë pasi u lëshua. Nënpresidenti amerikan, Pence është në turneun e tij dhjetëditor në Azi. Ai do të vizitojë aleatin kyç, Japoninë, shtet ky që po ashtu ka dënuar programin bërthamor të Koresë së Veriut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Votuesit turq miratojnë ndryshimet kushtetuese

Posted: 16 Apr 2017 11:46 PM PDT

Votuesit turq kanë miratuar amendamentet kushtetuese në referendumin e 16 prillit, që do të ndryshojë sistemin politik qeverisës, me pothuajse të gjitha votat e numëruara, që tregon se mbi 51 për qind kanë votuar me "Po".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan nis strategjinë për Turqinë pas fitores në referendum 

Posted: 16 Apr 2017 11:39 PM PDT

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur të përpilojë strategjinë e tij për shtetin pas fitores në referendum. Ai ka shpallur "fitore të pastër" në referendumin e 16 prillit, që do t'i jap atij fuqi të reja dhe gjithashtu do të përballet me legjimitetin e votës nga opozita. Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve në Turqi, mbrëmjen e 16 prillit ka deklaruar se vota "po" ka fituar 51.3 për qind, në referendumin kundërthënës, që përfshinte 18 amendamente kushtetuese, përmes së cilave, Erdogan do të mund të qëndrojë në pushtet deri më 2029. Komisioni zgjedhor ka thënë se me 99 për qind të votave të numëruara, 24.9 milionë votues kanë votuar pro ndryshime kushtetuese, ndërkaq 23.6 milionë kanë qenë kundër. Rezultatet përfundimtare, do të publikohen brenda 11-12 ditësh. "Dëshiroj që t'i falënderojë të gjithë qytetarët, pavarësisht se si kanë votuar por të cilët votuan për të mbrojtur dëshirën e shtetit të tyre", tha Erdogan më 16 prill. "I gjithë shteti ka triumfuar", shtoi tutje ai. Presidenti turk tha se "detyra e parë" e tij pas votimeve, do të jetë rikthimi i dënimit me vdekje, gjë e cila do të bllokonte në mënyrë automatike, rrugën e Truqisë për t'iu bashkuar BE-së. Turqia hoqi dënimin me vdekje më 2014, si pjesë e përpjekjeve për tu anëtarësuar në bllok. Shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësimin e tyre për referendumin, duke thënë se ndryshimet kushtetuese do të vendosin shumë pushtet në duart e presidentit. Mbështetësit e Erdoganit kanë thënë se ndryshimet janë të nevojshme që të ndërtohet stabiliteti në vend, i cili po përballet me trazira nga gripet kurde në lindje të vendit dhe me fluksin e refugjatëve të cilët po ikin nga lufta civile në Sirinë fqinje. Partia kryesore opozitare turke, Partia Popullore Republikane (CHP), po kërkon rinumërimin e mbi 60 për qind të votave, duke thënë se do të sfidojë 36 për qind të votave të numëruara. Kjo parti ka akuzuar zyrtarët zgjedhorë për ndryshimin që u bë në minutat e fundit, lidhur me rregullat se cilat vota do të numërohen në referendum, duke shtuar se një gjë e tillë hapi rrugën për mashtrime zgjedhore. Sipas vendimit të zyrtarëve zgjedhorë, fletvotimet të cilat nuk kishin vula, janë numëruar dhe janë cilësuar të vlefshme. Fletvotimet e tilla, do të shpallish të pavlefshme, vetëm nëse ato nuk kishin ardhur për numërin nga qendrat e votimit. Lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu ka thënë se partia e tij nuk do të pranojnë votën "po", dhe se "ky referendum ka sjell në dritë të vërtetën- të paktën 50 për qind e njerëzve kanë votuar me 'jo'", ka thënë ai. Ndërkaq, partia pro-kurde, Partia Popullore Demokratike (HDP) ka thënë se do të sfidojë dy të tretat e votave. Kjo parti pretendon se ka pasur mashtrim në votime "në tre të katërtat" e votave në favor të zgjerimit të kompetencave presidenciale. Komisioni Evropian ka thënë se ka marrë shënime të rezultateve dhe është duke pritur për raportin e misionit të OSBE-së, për "pretendimet për parregullsi". Komisioni Evropian ka thënë se do të vlerësojë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese "në dritën e obligimeve të Turqisë si shtet kandidat për t'ju bashkuar BE-së dhe Këshillit të Evropës". "Ne gjithashtu i bëjmë thirrje autoriteteve turke që të kërkojnë një konsensus kombëtar për zbatimin e tyre", ka thënë Komisioni Evropian. Amendamentet kushtetuese do të zhbëjnë zyrën e kryeministrit, duke i dhënë presidentit autoritet për shumë çështje, përfshirë buxhetin dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pa miratimin e parlamentit. Nils Muiznieks, komisioneri evropian për të drejtat e njeriut, ka thënë në një raport të publikuar më 12 prill, se shpreh "shqetësim të thellë" për rishikimet kushtetuese, të cilat do të zvoglojnë autonominë, edhe ashtu të dobësuar të gjyqësorit në Turqi. Erdogan ka qenë i përfshirë në luftë të ashpër të fjalëve me liderët evropian gjatë fushatës për referendum dhe ka thënë se Turqia do të rivlerësojë dëshirën e saj për t'iu bashkuar BE-së. Përpjekjet e Erdoganit dhe aleatëve të tij, për të bërë fushatë në vendet evropiane ku jetojnë turqit, janë përballur me ndalim dhe anulim të tubimeve në Gjermani, Holandë, Danimarkë dhe Zvicër- duke rritur tensionet diplomatike mes Ankarasë dhe vendeve të BE-së. (REL) Përgatiti: Mimoza Sadiku

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtarët irakianë thonë se IS-i po përdor armë kimike në Mosul

Posted: 16 Apr 2017 11:15 PM PDT

Autoritetet irakiane kanë akuzuar grupin militant Shteti Islamik se po përdor "materiale kimike toksike" në betejën për Mosulin, por ata kanë thënë se përdorimi i këtyre armëve ka pak efekt në ofensivën irakiane për të rimarrë nën kontroll këtë qytet. "Terroristët e IS-it kanë tentuar të bllokojnë përparimin e forcave tona, duke përdorur predha që janë të mbushura me materiale kimike toksike, por efekti i tyre ka qenë i limituar", ka thënë Komanda e Operacioneve të Përbashkëta të Irakut më 16 prill. Gjenerali Yahya Rasool i ka thënë agjencisë Associated Press se gjashtë ushtarë kanë pasur probleme me frymëmarrje. Zyrtarët e policisë federale, që po marrin pjesë në ofensivën për rimarrjen e Mosulit Perëndimor, i kanë thënë agjencisë Reuters, se forcat qeveritare janë goditur nga IS-i me predha që kanë përmbajtje kimike në qarqet Urouba dhe Bab Jadid. Zyrtarët kanë thënë se ende nuk e dinë se çfarë lloji i kimikateve gjendet në këto predha. IS-i ka marrë nën kontroll Mosulin më 2014. Sidoqoftë, koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA, dhe forcat irakiane në terren, kanë arritur të çlirojnë lindjen e Mosulit. Ndërkaq, forcat irakiane tash janë duke zhvilluar beteja për të rrimarrë pjesën perëndimore të qytetit, ku vlerësohet se janë 2 mijë militantë të IS-it.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more