Skip to main content

“Trump uron Erdoganin për fitoren në referendum” plus 9 more GazetaBlic

“Trump uron Erdoganin për fitoren në referendum” plus 9 more GazetaBlic


Trump uron Erdoganin për fitoren në referendum

Posted: 17 Apr 2017 10:44 PM PDT

Donald Trump ka uruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, për fitoren e tij në referendumin e së dielës që i dha atij kompetenca të reja.

Në një bisedë telefonike, presidenti i SHBA-ve gjithashtu falënderoi Erdoganin për mbështetjen e raketave amerikane në bazën ajrore të qeverisë siriane më 7 prill, shkruan BBC.

Sipas rezultateve, 51.4% e votuesve turq kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese.

Erdogan hodhi poshtë kritikat nga monitoruesit ndërkombëtarë, të cilët thanë se ai kishte qenë i favorizuar nga një “fushatë e pabarabartë”.

“E dini vendin tuaj”, tha ai për vëzhguesit.

Fitorja e ngushtë u cilësuar e vlefshme nga trupi elektoral i Turqisë, pavarësisht nga pretendimet për parregullsi nga ana e opozitës.

The post Trump uron Erdoganin për fitoren në referendum appeared first on GazetaBlic.

“Deklarimet politike për punën e policisë e njollosin atë, por edhe shtetin tonë”

Posted: 17 Apr 2017 10:42 PM PDT

Se sa e suksesshme është Policia e Kosovës në punën e saj e tregon vlerësimi që kanë dhënë figura të larta politike të SHBA-së.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, që ka treguar se policia është vlerësuar si kampione në luftën kundër terrorizmit.

Hoxha ka thënë se këtë vlerësim për policinë kosovare e kanë dhënë ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe së fundmi senatori John McCain.

"Biden dhe McCain kanë dhënë lëvdata të mëdha për policinë duke e vlerësuar lartë – një prej kampionëve  global në luftën kundër terrorizmit", ka thënë Hoxha në "Ora e Fundit" ne Klan Kosova.

"Kjo na kënaq dhe na bënë që të jemi në nivel të kryerjes së detyrës", ka shtuar ai.

"Besoj se në Policinë e Kosovës ka shumë profesionist, ku janë rreth nëntë mijë pjesëtarë", ka shtuar Hoxha.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës mund të jetë e kapur nga ndonjë strukturë politikë në vend.

"Kemi pasur arrestime të 59 zyrtarëve policorë dhe kjo flet më së miri për punën e policisë. Deklarimet politike për punën e policisë e njollosin vet policinë por edhe shtetin tonë", ka përfunduar ai.

The post “Deklarimet politike për punën e policisë e njollosin atë, por edhe shtetin tonë” appeared first on GazetaBlic.

Sot fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik

Posted: 17 Apr 2017 10:42 PM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku do të inaugurojnë fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik, e cila do të jetë rruga e parë në Kosovë me 4 korsi në një drejtim, pra 8 korsi në të dy drejtimet.

Ky segment rrugor do të zgjerohet në të dy anët e rrugës me nga dy korsi të reja, me gjerësi prej 3.5 metrash për secilën korsi.

Po ashtu, në të dy anët e rrugës do të ndërtohen trotuare me ndriçim dhe shteg të biciklistëve.

Projekti është paraparë të realizohet me 2 llote. Lloti 1 do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i majtë i rrugës, i cili sipas kontratës parashihet të përfundojë brenda 150 ditësh pune, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,589,674.34 eurosh, ndërsa lloti 2 është drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i djathtë i rrugës, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,374,516.70 eurosh.

Punimet e llotit 2, sipas kontratës, parashihet të përfundojnë brenda 110 ditësh pune.

The post Sot fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik appeared first on GazetaBlic.

Ja çka thotë horoskopi për ju sot

Posted: 17 Apr 2017 10:37 PM PDT

Lexo shenjën tënde

Dashi

Sot do bëni te pamundurën për te gjetur zgjidhje te mira për problemet qe ju kane dale ne çift dhe do ndiheni me te qete. Beqaret duhet t'i bëjnë sytë katër ne çdo moment sepse persona interesante do ju afrohen. Po nuk e shfrytëzuat as sot mundësinë do pendoheni. Me shpenzimet tregohuni sa me te rezervuar nëse nuk doni qe situata te marre tatëpjetën.

Demi

Ka rrezik qe lidhja e sotme te jete goxha e tensionuar sot. Do debatoni edhe për gjerat me elementare. Po vazhduat kështu ka rrezik qe shume shpejt te vije ndarja. Beqaret do jene te vëmendshëm ndaj joshjes qe do i behet nga dikush dhe do afrohen mjaft me te. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe situata do mbetet e mire. Nuk do keni për çfarë te qaheni.

Binjaket

Përkushtojuni sa me shume qe te mundni sot atij qe keni ne krah pasi ai do ketë vërtet nevoje për ju. Ne këtë mënyrë do mund te rregulloni edhe ndonjë problem te vogël qe ju kishte dale se fundmi. Beqaret do flirtojnë ne çdo moment, por nuk do preferojnë ende te hedhin hapa. Ne planin FInanciar nuk do ketë asnjë lloj tronditje kështu qe mund te shpenzoni edhe pak me tepër.

Gaforrja

Do kërkoni me shume liri se kurrë sot ju te dashuruarit dhe kjo mund te sjelle debate ne çift. Flisni me te dhe shpjegojani gjithçka. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime te statusit dhe mund te ndihen keq. Prisni edhe pak dite pasi çdo gjë do ndryshoje si me pult. Buxheti do jete i kënaqshëm edhe fale arritjeve qe do keni ne pune.

Luani

Dite perfekte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim te ngrohte dhe do mundoheni sa te mundeni t'ia plotësoni dëshirat partnerit tuaj. Beqaret duhet te shmangin personat e shigjetarit sepse mund te vuajnë me vone. Gjendja e financave do përmirësohet tej mase, fale perkujdesit tuaj, por edhe ndihmës se te afërmve.

Virgjeresha

Mjedisi yjor nuk do jete aspak i favorshëm për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do jeni te logjikshëm dhe gabimisht mund te hidhni hapa te gabuara. Beqaret do ndihen mire me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë nevojën për te ndryshuar status. Financat do jene te mira. PërFItoni për te bere investimet e menduara prej kohesh sepse me vone nuk i dihet çfarë ndodh.

Peshorja

Do jeni me te hapur ndaj çdo gjeje qe do ju propozoje partneri juaj sot dhe madje mund te bëni edhe ndonjë çmenduri. Çdo çast pranë njeri­tjetrit ka për te qene fantastik. Beqaret nuk duhet t'i hedhin sytë tek personat qe kane një lidhje sepse do lëndojnë veten dhe persona te tjerë. Gjendja e financave do vije duke u stabilizuar goxha. Shfrytëzojeni këtë mundësi.

Akrepi

Do jeni me te hapur me partnerin tuaj sot dhe do flisni me te edhe për detajet e vogla te jetës ne çift. Shume gjera kane për t'u përmirësuar. Beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe nuk do kenë me dite te zymta si me pare. Ne planin FInanciar nuk do merrni masat e duhura dhe gjendja mund te mos jete ashtu si keni dashur. Kujdes me çdo investim.

Shigjetari

Saturni do jete planeti qe do ju mbështesë ne çdo moment sot ju te dashuruarve. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do kenë dyshime për atë çfarë duan te bëjnë dhe me shume mundësi nuk do hedhin hapa. Ne planin FInanciar duhet te tregoheni sa me te kujdesshëm qe te mundeni pasi situata mund t'iu dale shpejt jashtë kontrollit.

Bricjapi

Po nuk u treguat te matur me fjalët qe do thoni mund te keni debate te forta me partnerin tuaj sot. Mos mendoni vetëm për te mirën e vetes. Beqaret do kenë takime konkrete dhe pas një personi do ndihen te plotësuar. Mos ngurroni t'i shprehni ndjenjat. Buxheti nuk do jete ashtu si duhet, kështu qe mos kryeni shpenzime te pamenduara. Po FIlluan problemet zor se do i sheshoni shpejt.

Ujori

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë plot çaste romantike sot dhe marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme. Te shkuarës se trishtë do i vini kapak njëherë e përgjithmonë. Beqaret do kenë disa probleme ne pune dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria. Ne planin FInanciar, me pak mundim do arrini te vendosni rregull dhe do bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Peshqit

Ju te dashuruarit do kaloni një dite interesante sot. Secili do mendoje për veten dhe për atë qe ka ne krah duke menduar t'ia plotësojë dëshirat partnerit reciprok. Edhe beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do e ndryshojnë statusin e tyre me pare nga sa kishin menduar. Ne planin financiar do keni kurajën dhe vendosmërinë për ta përmirësuar situatën. Do ja dilni mbanë.

The post Ja çka thotë horoskopi për ju sot appeared first on GazetaBlic.

Trump uron Erdoganin për suksesin në referendum!

Posted: 17 Apr 2017 10:36 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka telefonuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, pas referendumit të zhvilluar të dielën në Turqi.

Trump e ka uruar Erdoganin për suksesin e shënuar në referendumin për ndryshime kushtetuese, të cilat do t'ia zgjerojnë atij kompetencat.

Kështu kanë bërë të ditur të hënën burime brenda pallatit presidencial të Erdoganit, për agjencinë e lajmeve Reuters, shkruan Gazeta Express.

Po sot ka ardhur edhe reagimi i Departamentit amerikan i Shtetit për referendumin e Erdoganit.

DASH ka thënë se i ka dëgjuar shqetësimet e ngritura nga vëzhguesit evropianë të referendumit të zhvilluar të dielën në Turqi për ndryshime kushetetuese, dhe se është në pritje të një raporti përfundimtar, duke sugjeruar se nuk do të komentojë më shumë derisa të publikohet një vlerësim i plotë.

The post Trump uron Erdoganin për suksesin në referendum! appeared first on GazetaBlic.

Thethi shpallet Qendër historike e mbrojtur

Posted: 17 Apr 2017 10:26 PM PDT

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit statusin e Qendrave të mbrojtura Historike, fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve në Veri të Shqipërisë.

Qendra Historike e fshatit Theth që propozohet, është pjesa me vlera urbanistiko- arkitektonike e fshatit dhe hapësira që mbart vlera të rëndësishme historike, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij. Pjesa dërrmuese e fshatit ruan ndërtime të vjetra me vlera arkitektonike e konstruktive dhe rrjetin rrugor karakteristik.

Këto ndërtime janë të lidhura me mjedisin tradicional, i cili është pjesë e Qendrës Historike. Brenda kësaj Qendre përfshihen objekte monument kulture të kategorisë së parë si Banesa e Lulash Kecit (Muzeu Etnografik i Dukagjinit), Kulla e Nikoll Zef Koçekut (Kulla e Ngujimit), etj.

Krahas këtyre ndërtimeve, në këtë zonë janë ndërtuar banesa që, ndonëse nuk kanë numër të madh ambientesh, dallohen nga përpunimi mjaft më i pasur arkitektonik. Këto ndërtime janë më të vonshme dhe të përhapura në zona të kufizuara, si në Theth të Dukagjinit e Vermosh të Kelmendit.

Ato kanë të përbashkët trajtimin arkitektonik të ngjashëm. Karakteristike për këtë trajtim janë çatitë mjaft të pjerrëta, të mbuluara me funde dërrase, të cilat duke mos mbajtur dëborë, lehtësojnë mjaft punën e konstruktorit.

Pasuria dhe përpunimi i elementëve arkitektonikë, futja e elementeve të drurit krahas muraturës së gurtë, e gjallërojnë shumë pamjen e banesës, ndërsa çatitë e pjerrëta harmonizohen me ambientin e thepisur shkëmbor dhe duken sikur përsëritin konturet e majave të maleve, që përbëjnë sfondin natyror të banesave.

Thethi është vendbanim shumë i hershëm, duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Këtu kanë banuar Oksetët, Bythdosët, Berbati, Vladët, Kelmendas e ndoshta edhe grupe të tjera popullsie të pa njohura. Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në Defterin e regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha.

Në vitin 1976, Thethi shpallet "Park Kombëtar". Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit./Shqip/

The post Thethi shpallet Qendër historike e mbrojtur appeared first on GazetaBlic.

Shfaqet filmi i fëmijëve shqiptarë të Zvicrës

Posted: 17 Apr 2017 10:25 PM PDT

Këta ishin në mbikëqyrje të regjisorit Timo de Gento dhe producentit Giacun Gaduff, që të dy të nominuar për Oscar.

Në Bazel të Zvicrës po mbahet "Movie Camp 2017", ku janë prezantuar dhjetë filma të metrazhit të shkurtë, njofton albinfo.ch.

Në mesin e dhjetë filmave të shtunën është dhënë edhe premiera e filmit "Der Zauberer Dieb", skenarin e të cilit e ka shkruar Floard Brajshori, kurse aktruan edhe Floard Brajshori, Suzana Brajshori dhe Elsa Sebaidini.

Këta ishin në mbikëqyrje të regjisorit Timo de Gento dhe producentit Giacun Gaduff, që të dy të nominuar për Oscar.

Tashmë edhe gjeneratat e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Zvicër kanë filluar të plasojnë idetë dhe filmat e tyre në kinematografinë zvicerane, si dhe në të ardhmen pritet që këta të rinj të marrin pjesë edhe në filma tjerë.

Ky kamp po mbahet në Bazel, ku gjatë një jave prodhohen filma. Njëri prej filmave ka qenë prodhim shqiptar me ide nga Floardi, i cili e ka bërë skenarin dhe ka luajtur rolin kryesor. Filmi është prodhuar nga fëmijët dhe mbikëqyrur nga regjisori i cili është i nominuar për Oscar dhe ka hyrë në mesin e pesë më të mirëve.

The post Shfaqet filmi i fëmijëve shqiptarë të Zvicrës appeared first on GazetaBlic.

Drejtori i AKI-së raporton sot para Komisionit Parlamentar

Posted: 17 Apr 2017 10:25 PM PDT

Drejtori i AKI-së, Driton Gashi do të raportoj sot para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë.

Ky do të jetë raportimi i parë i Gashit pas zgjedhjet se tij në krye të këtij agjensioni.

Raportimi ishte paraparë të ndodhte para dy jave, por qe për shkaqe të ndryshme ishte shtyre.

Mbledhja në të cilën do të raportoj kryespiuni do të nisë nga ora 09.00.

The post Drejtori i AKI-së raporton sot para Komisionit Parlamentar appeared first on GazetaBlic.

Bajrami e Jasharaj nënshkruajnë kontratën e re kolektive të arsimit

Posted: 17 Apr 2017 10:22 PM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, do të nënshkruajnë sot Kontratën e re Kolektive të arsimit në Kosovë.

Me këtë Kontratë përcaktohen të drejta të posaçme dhe obligimet e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe atij universitar, të drejtat dhe obligimet e punëdhënësit, si dhe të drejtat dhe obligimet e palëve nënshkruese.

The post Bajrami e Jasharaj nënshkruajnë kontratën e re kolektive të arsimit appeared first on GazetaBlic.

Vdes ‘themeluesi’ i internetit

Posted: 17 Apr 2017 10:19 PM PDT

Një prej themeluesve të interneti, Robert Taylor, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 85 vjeçare.

Ndërsa punonte në Pentagon në 1960 ai themeloi Arpanet, një rrjet kompjuterik i cili lidh me njëri tjetrin Qendra Kërkimore Amerikane.

Në Xerox, ai mbikëqyri kompjuterin e parë me ikona desktop dhe një procesor word i cili përbënte bazat e Microsoft Word për kohën.

Prej kohësh ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit. Ndërsa janë të shumtë ata që kanë luajtur rol në formësimin e internetit, të paktë kanë bërë aq kontribute sa Taylor.

Në 1999 ai u dekorua me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit në SHBA. Ai u tërhoq nga bota e teknologjisë në 1996. /PCWorld Albanian

The post Vdes 'themeluesi' i internetit appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more