Skip to main content

Tirana Observer: “Fatos Lubonja: Unë, kandidat për president? Ja si mund të hyj në këtë lojë” plus 9 more

Tirana Observer: “Fatos Lubonja: Unë, kandidat për president? Ja si mund të hyj në këtë lojë” plus 9 more


Fatos Lubonja: Unë, kandidat për president? Ja si mund të hyj në këtë lojë

Posted: 26 Apr 2017 09:37 AM PDT

Në një lidhje me "Skype" në studion e lajmeve në "News 24, analisti Fatos Lubonja iu përgjigj interesimit lidhur me mundësinë e kandidimit të tij për postin e presidentit, duke marrë shkas nga një faqe e hapur në "Facebook" që mbështet "Lubonjën president".

Për herë të parë ai foli se si e shikon këtë post, ndërsa i druhet faktit të përfaqësimit të tre partive politike, të cilat, siç tha, i ka quajtur "banda".

"Është përgjegjësi e madhe, nuk di as çfarë kompetencash ka presidenti.

Unë kam pasur rolin e një intelektuali të lirë që kam folur lirshëm, nuk e di nëse kështu arrij të ndryshoj dot ndonjë gjë për mirë, apo do më hiqet e drejta të them edhe këto gjërat që them.

Kompetencat me sa di janë goxha të kufizuara.

Mbi të gjitha duhet të kesh konsensusin e të gjithëve palëve politike.

Unë i kam kritikuar partitë si banda, dhe tani duhet konsesus që të bëhesh përfaqësues i këtyre bandave", sqaroi ai

Më tej Lubonja theksoi se vetëm një qeveri e kompromisit të mirë mund ta fuste në "këtë lojë".

“Nëse LSI-ja futet në zgjedhje pa opozitën, Rama s’do ketë më nevojë për votat e saj”

Posted: 26 Apr 2017 09:21 AM PDT

Eduard Zaloshnja mendon se tani e tutje situata politike dhe zgjedhjet në Shqipëri varen nga LSI-ja.

"Varet nga qëndrimi i LSI-së. LSI-ja, në qëndrimin e saj të fundit zyrtar që ka qenë vendimi i Këshillit Kombëtar, i forumit, ka deklaruar që "Ne nuk do futemi në zgjedhje pa opozitën dhe kërkojmë të krijojmë një qeveri besimi dhe të paktën nga këto që kanë rrjedhur në media duket që është propozuar për një qeveri besimi me Ramën kryeministër.

Dhe i gjithë problemi tani është ky: që çfarë qëndrimi do mbajë tani LSI-ja. Pse? Nga pikëpamja legale kuptohet, PS-ja mund të futet vetëm në zgjedhje se thotë "unë pranova, sollëm negociatorët, erdhën negociatorët, unë i pranova propozimet e negociatorëve dhe tani kam datën 18 dhe do futem në zgjedhje".

Ndërsa mosfutja e LSI-së, nëqoftëse LSI-ja i qëndron atij qëndrimi zyrtar…", ka thënë Zaloshnja në "Top Show".

"Ka më arsye LSI-ja për të mos u futur, sepse kushti kryesor i saj ishte qeveria dhe maxhoranca duhet të ofrojnë në maksimum le të themi besim të opozita për zgjedhje?", ka pyetur moderatori Alban Dudushi, teksa ka marrë një shpjegim nga analisti Alfred Lela, i pranishëm në panel.

"Kushti ka qenë që nuk bëhen zgjedhje pa opozitën dhe opozita vazhdon të jetë jashtë zgjedhjeve. Ky është kushti", ka saktësuar Lela.

Më pas Zaloshnja ka theksuar se nëse PS-ja dhe LSI-ja hyjnë të dyja në zgjedhje, roli i LSI-së nuk do të vazhdojë të jetë i njëjti, përcaktuese e qeverisë dhe kryeministrit.

"Tani, nga pikëpamja logjike LSI-ja mund të thotë që i bëmë të gjitha përpjekjet por PD-ja është refraktare ose po logjike prapë do ishte edhe kjo tjetra që u bënë përpjekjet megjithatë pa opozitën ne i quajmë zgjedhjet fasadë.

Por nuk është çështje logjike këtu, këtu është çështje llogarish politike sepse ç'ndodh? Nëqoftëse LSI-ja futet në zgjedhje pa u futur opozita praktikisht ai do jetë një parlament i ri, pra do jetë një parlament me 140 deputetë ku LSI-ja maksimumi i maksimumit mund të ketë 40 deputetë. Dhe PS-ja, Edi Rama praktikisht ka 100 vota për të krijuar qeverinë.

Pra roli i mbretbërësit që ka pasur LSI-ja nga 2004 deri më sot, në momentin që pranon të futet në zgjedhje krijon këtë problem: pra që qeveria Rama nuk ka më nevojë për votat e LSI-së, të cilat kanë qenë gjithmonë përcaktuese që nga krijimi i saj, se kush do jetë kryeministri i Shqipërisë.", ka arsyetuar më tej Zaloshnja, duke shtuar se nuk e di se çfarë ka Meta në mendjen e vet.

Milioneri llaston Angela Martinin, i bën dhuratë 120 mijë dollarëshe për ditëlindje(FOTO)

Posted: 26 Apr 2017 08:40 AM PDT

Ditëlindja e saj do edhe një muaj që të vijë, por i dashuri i modeles shqiptare Angela Martini ka menduar ta llastojë bukuroshen shumë ditë më parë.

Në oborrin e shtëpisë së saj ajo ka parë të parkuar një makinë luksoze të mbledhur me një fjongo të kuqe. Dhurata tejet bujare është një makinë e tipit G Class të vitit 2017, e cila kushton 120.000 dollarë.

"Dhurata ime e ditëlindjen një muaj përpara. Po më llaston dashuria ime sërish, me makinën time të preferuar", shkroi modelja nën një foto të postuar në Instagram.

Mesa duket ky tipi i preferuar i makinës për Martinin, pasi një vit më parë sërish për ditëlindje i dashuri i saj miliarder, Dragos Savulescu i dhuroi të njëjtin tip makine G Class të vitit 2016.

Angela dhe Dragos kanë një marrëdhënie dashurie prej dy vitesh.

E vërtetuar shkencërisht, letërsia stimulon trurin dhe ndryshon sjelljen

Posted: 26 Apr 2017 07:54 AM PDT

Teknologjia mund ta bëjë letërsinë të duket demode dhe ndikimin e saj tek ne minimalist, por është vetë shkenca ajo që e vërteton lidhjen e veçantë mes trurit dhe letërsisë.

Sipas një studimi amerikan, letërsia stimulon trurin dhe ndryshon sjelljet tona. Studiuesit e dinë prej kohësh se zonat "klasike" të të folurit luajnë rol të rëndësishëm në mënyrën sesi truri i interpreton fjalët e shkruara.

Megjithatë, vetëm vitet e fundit është zbuluar se letërsia aktivizon disa zona të veçanta të trurit, gjë që do të shpjegonte më së miri arsyen se përse ndonjëherë tregimet na duken aq të gjalla.

Për shembull, fjalët si "livando", "kanellë" dhe "sapun" nxisin një reagim jo vetëm në zonat e trurit që përdoren për përpunimin e gjuhës, por aktivizojnë edhe ato të nuhatjes.

Një studim anglez është marrë me mënyrën se si truri i njeriut reagon ndaj metaforave. Në të kaluarën, disa shkencëtarë pohonin se kombinimet figurative (për shembull "një ditë e rëndë"), tingëllojnë aq familjare saqë mendohen si fjalë normale nga truri. Një grup tjetër studiuesish nga "Emory University", bëri të ditur përmes faqeve të "Brain & Language" se leximi i një metafore e tipit të prekshëm shkaktonte aktivizimin e kores ndijore (përgjegjëse për prekjen) te subjektet që merrnin pjesë në studim.

Kështu, nëse këto metafora "këngëtari ka një zë prej kadifeje", ose "kishte duar të ashpra" nxisin koren ndijore, atëherë fraza të tilla si "këngëtari ka një zë të këndshëm" ose "i kishte duart e forta" nuk shkaktojnë asnjë lloj reagimi, duke e lënë indiferente atë.

Keith Oatyley, profesor i psikologjisë konjunktive në Universitetin e Torontos (dhe autor romanesh) ka hedhur hipoteza se leximi sjell një stimulim të gjallë të realitetit. "Ngjarja projektohet në mendjen e lexuesit njësoj siç projektohet një simulim kompjuterik në monitor". Nga ana tjetër, edhe romanet e mbushur me fragmente të bukura, metafora, krahasime, që përshkruajnë në detaj personazhet dhe historitë e tyre, ofrojnë një përvojë komplekse.

Shkenca ka konfirmuar gjithashtu se leximi ndikon në aftësitë tona shoqërore.

Në dy studime të kryera nga shkencëtarët europianë me ata amerikanë në bashkëpunim dhe të publikuara disa vite më parë, personat që lexojnë shumë romane janë më të aftë t'i kuptojnë të tjerët, të identifikohen me ta dhe të shohin botën nga këndvështrimi i tyre.

Librat në veçanti nxisin stimuj tepër të vlefshëm, sepse ndërveprimet shoqërore janë komplekse dhe kërkojnë të vlerësojnë një mori ndërveprimesh mes shkakut dhe pasojës.

Pra, ashtu si simulimet kompjuterike mund të na ndihmojnë që të kuptojmë disa koncepte abstrakte, për shembull si të pilotojmë një avion, ose të parashikojmë se si do të jetë koha, ashtu edhe romanet e tregimet e tyre mund të na udhëzojnë që t'i kuptojmë më mirë të tjerët, e të hyjmë në botën e tyre. Pra, edhe një herë u vërtetua se leximi i veprave të mëdha të letërsisë na ndihmon që jo vetëm të zgjerojmë horizontin, por edhe të bëhemi persona më të mirë. Shkenca thjesht vërtetoi që kjo është e vërtetë më shumë se sa e imagjinonim.

Blushi tallet me Bashën: Tentativa jote për të rrëzuar Ramën si ujku me patatet!

Posted: 26 Apr 2017 07:11 AM PDT

Kreu i partisë "LIBRA" Ben Blushi me anë të një statusi në "Facebook" të cilin e ka titulluar "një fabul për Lulin", është shprehur me ironi se tentativa e Bashës për të rrëzua qeverinë është njëlloj sikur një ujk thotë nuk dua të ha mish por patate.

NJË FABUL PËR LULIN

Basha ka thënë se nuk do ta rrëzojë Qeverinë me mocion në parlament ashtu sic kam propozuar sot. Kjo është njëlloj sikur ujku të thotë nuk dua te ha mish, por patate!

VIDEO & FOTO/ Si u vranë Dalipaj dhe Dautaj, dy makina morën pjesë në ekzekutimin e tyre

Posted: 26 Apr 2017 07:04 AM PDT

Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj u gjeten të pajetë me dhjetëra plumba në trup në makinën tip Audi S8.

Televizioni Klan arriti të sigurojë një foto të bërë menjëherë pas atentatit, por nuk do ta bëjë publike atë të plotë për shkak se skena është e rëndë.

Dautaj ishte në timon dhe u gjet i mbështetur në sedilje, me kokën e anuar në të djathtë. Ndërsa ish –shefi i Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës, i përmbysur në drejtim të shoferit.

Pamjet tregojnë se ata kanë marrë goditje të shumta. Shenja të plumbave ka në dyer e në kroskotin e makinës, që pas breshërive doli nga rruga dytësore pranë Sukthit dhe përfundoi në autostradë.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Televizioni Klan se dy makina dyshohet të kenë marrë pjesë në planin për ekzekutimit të dy të rinjve.

Një BMV X5 i ka ndjekur sapo kanë dalë nga një servis, rreth 100 metër larg vendit të ngjarjes. Ndërsa një makinë tjetër dyshohet se i ka prerë rrugën Audit S 8, një prej makinave më të shpejta të viteve të fundit.

Një person nga BMV –ja që i është afruar në parakalim në drejtimin e lëvizjes Tiranë – Shijak, dhe ka qëlluar një karikator kallashnikovi.

Policia gjeti 32 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Pas daljes se Audit nga rruga, BMV-ja me ngjyrë të zezë, sipas disa dëshmitareve, ka vazhduar rrugën me shpejtësi në drejtim të Shijakut, ndërsa makina tjetër në drejtim të Tiranës, në rrugën dytësore.

Pak momente përpara atentatit Dalipaj dhe Dauti, sapo kishin dalë nga një servis makinash rreth 100 metra nga vendi i ngjarjes.

Bashkë me ta kanë qenë edhe dy vajza, me një Smart. Ato janë identifikuar dhe janë marrë në pyetje nga policia, së bashku me punonjësit e servisit. Kanë treguar se i njihnin viktimat dhe se kishin kërkuar ndihmën e tyre për të rregulluar makinën dhe për ta kaluar në kolaudim.

Ndërsa punonjësit treguan vetëm se kishin dëgjuar të shtëna armësh pak pas largimit të dy të rinjve.

Policia gjeti në makinën e viktimave një pistoletë dhe rreth 7 mijë euro, 5 mijë në portofolin e ish –oficerit të policisë dhe 2 mijë në atë të Dautajt.

Hetuesit kanë sekuestruar materialet filmike të 7 bizneseve të zonës dhe po kërkojnë të tjera në përpjekje për të identifikuar autorët.

Pistat e hetimit mbeten dy: Dyshohet se shënjestër e atentatit të ketë qenë Juxhin Dautaj. Kjo për faktin se shumica plumbave janë krahun shoferit që ishte pikërisht Dautaj. Ai ishte dënuar për vrasjen e Fation Banit në Vlorë me 24 vjet burg, por ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata e Apelit. Dyshohet gjithashtu të jetë përfshirë edhe në një vrasje në Shijak një vit më parë.

Pista tjetër është ajo e ekzekutimit të Ervin Dalipajt për llogari të vrasjes së Gazmend Çollakut, 15 muaj më parë. Ai ishte shpallur në kërkim, ndërsa miku i tij Denis Shtraza është arrestuar dhe po gjykohet. Për shkak të dyshimeve për lidhje mes dy ngjarjeve, hetimi edhe për vrasjen e dyfishtë është marrë përsipër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Tv Klan

Armela e Big Brother dikur konkurente në “Miss Albania”

Posted: 26 Apr 2017 06:53 AM PDT

Armela është një ndër konkurrentet në shtëpinë e Bg Brother 9 që ka spikatur për bukurinë e saj. Ajo është në çift me Damianon, një konkurrent ky i fortë brenda shtëpisë.

Si çdo konkurrent që merr pjesë në këtë reality show, ka një histori të lënë pas. Armela para disa kohësh ka qenë konkurrente në Miss Albania. Në foton e mëposhtme mund të shikoni sesi ajo sfilonte me bikini.

 

 

Kërcënohet ambasadori rus në Tiranë, kërkon ndihmën e inteligjencës në Moskë

Posted: 26 Apr 2017 06:49 AM PDT

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtuar zyrtarisht  shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar.

Burime diplomatike bënë të ditur për Vizion Plus, se Karpushin ka njoftuar që prej dy javësh, se ndihet i rrezikuar nga një grup ekstremistësh islamike nga Kosova dhe Maqedonia.

Të njëjtat burime thanë se ky grup, sipas diplomatit Karpushin, është vendosur në një apartament shumë pranë ambasadës ruse në Tiranë dhe vëzhgon prej disa kohësh të gjitha lëvizjet e ambasadorit si dhe të stafit të përfaqësisë diplomatike.

Ai ka theksuar se ekstremistet e ISIS janë ne gjendje te veprojnë gjithkund dhe në çdo rrethanë. Për pasoje, Karpushin ka njoftuar edhe stafin e ambasadës që te evitoje sa më shumë pjesëmarrjen ne aktivitete masive.

Në kohën kur ambasadori rus në Ankara u qëllua për vdekje nga një ekstremist islamik e kur Shën Petërburgu u godit së fundmi nga aktet terroriste, sipas ambasadorit, kanë rritur shqetësimin për sigurinë e ambasadave ruse, përfshirë dhe atë në Shqipëri.

Burimet diplomatike theksuan se ambasada ruse nuk ka ofruar asnjë fakt konkret per grupin qe pretendon se po kërcënon ambasadorin Karpushin.

Por ajo ka kërkuar shtim të personelit, për të sjellë nga Moska në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës, që do të mund të përballonin kërcënime të tilla.

Vizion plus pyeti  ambasadën ruse por ajo nuk ka bërë komente. Personi që merret me shtypin, sipas ambasadës, nuk ndodhet në punë prej disa ditësh, ndërsa nuk dha përgjigje as pohuese dhe as mohuese mbi këtë çështje.

Kërkesa e ambasadës për të sjellë eksperte te inteligjencës ruse nga Moska, vjen në kohën kur Shqipëria po bëhet gati të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Meta bën negociatorin, thërret në tryezë të përbashkët të gjitha partitë

Posted: 26 Apr 2017 06:35 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka thirrur sot në një tryezë të gjitha partitë parlamentare për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lëvizja e Metës vjen pas dështimit të negociatave mbrëmë me dy ndërmjetësit europianë, ndërsa sot zhvilloi një takim edhe me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Ndërkohë zëvendëspresidenti i Partive Popullore Europiane, David McAllister që dje negocioi në Tiranë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike theksoi sot se “zgjedhjet janë në rrezik”.

Në një shënim në Facebook, ai thotë se duhet kapërcyer bllokada politike, pasi në vend ka krize serioze politike që rrezikon zgjedhjet.

"Në Shqipëri ka javë që rrezikohet një krizë e thellë politike përsa i përket zgjedhjeve të caktuara për në qershor. Kjo ndodhi dje në Tiranë mes qeverisë dhe opozitës. Në disa pika pati progres shpresëdhënës. Por në lidhje me çështjen kryesore të zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie tranzitore, nuk ka konsensus. Tani është koha për të tejkaluar ngërçin politik", – shkruan David McAllister në postimin e tij në "Facebook".

Lippi lartëson Juventusin: Pse mund të fitojë tripletën

Posted: 26 Apr 2017 06:22 AM PDT

Marcello Lippi është shumë i qartë se kush është favorit këtë sezon për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Trajneri aktual i Kinës është i bindur se ekipi i Juventusit, që ai udhëhoqi për dy faza (1994-1999 dhe 2001-2004), i ka të gjitha mundësitë të triumfojë.

Ai, gjithashtu, tha në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport" se nuk do të dëshironte mbërritjen e Real Madridit dhe CR7 në finale, sepse do të ishte më e vështirë për bardhezinjtë në një ndeshje të vetme.

Lidhur me gjysmëfinalen kundër Monakos, Lippi tha: "Shoh vetëm një problem, që ka të bëjë me vlerësimin jo të duhur të rivalit. Mirëpo, këto gjëra nuk ndodhin te Juventusi. Eshtë në filozofinë e klubit bardhezi të mos nënvlerësojë askënd, natyrisht edhe Monacon me sulmuesit e saj të shpejtë. Falcao është shëruar, Mbappe ka cilësi të mëdha, por unë mendoj se skuadra franceze ka probleme në mbrojtje."

Më tej, lidhur me kundërshtarin e mundshëm të Juventusit në finale të Champions-it, Marcelo Lippi nënvizoi: "Unë do të preferoja Atletico Madrid. Në një ndeshje të vetme, Real Madridi do të ketë më shumë zgjidhje."

Duke hyrë në detaje, Lippi ka një analizë të tijën për skuadrën aktuale bardhezi: "Konstatoj një nivel të lartë të Pjanic, që po bën dirigjentin e madh në mesfushë. Rëndësia e Mandzukic nuk është e matshme, Higuain është kudo, është sakrifikuar për të tjerët. Dybala luan në të gjithë fushën, në çdo pozicion. Mbrojtja është më e mira në Champions. Bonucci, Barzagli, Chiellini, Lichtsteiner…, askush në botë nuk mbron si Juve, askush nuk ka të njëjtin organizim në prapavijë. Pa folur këtu për portierin Buffon, që është një fenomen prej 20 vitesh".

Kush do ta fitojë Champions-in? "Fillimisht favoritë shiheshin Real Madridi, Bayern Munich, Dortmund, Atletico Madrid, Manchester City. U duk se futbolli italian ishte larg nga ai në Spanjë dhe Angli, por ai është gjithmonë aty. Tani Juventusi është fare afër triumfit të madh|.

Tripleta e mundshme? “Pse jo? Duhet të jemi realistë se këtë sezon është plotësisht e arritshme nga Juventusi", – përgjigjet ish-trajneri kampion bote me Italinë në "Botërorin 2006".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more