Skip to main content

Tirana Observer: “Djali i Servet Pëllumbit, në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë” plus 9 more

Tirana Observer: “Djali i Servet Pëllumbit, në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë” plus 9 more


Djali i Servet Pëllumbit, në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë

Posted: 30 Apr 2017 09:27 AM PDT

Lista e Partisë Socialiste me kandidatët për deputetë në të gjithë vendin për zgjedhjet e 18 qershorit ka sjellë shumë surpriza. Emra të njohur të PS-së dhe themelues të saj, kanë mbetur jashtë e emra të rinj, janë renditur në listën me kandidatë për 11 qarqe. Në Tiranë kandidon për deputet edhe djali i profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbit, ish-kryetar parlamenti në vitet 2002-2005. Arben Pëllumbi është renditur i 18-ti në listë, me shumë gjasa fitues, për shkak edhe të mungesës së PD-së në zgjedhje.

Kontributi i tij është i panjohur në PS, por pa diskutim i njohur është aktiviteti i babait të tij.

Ish-drejtuesi i Partisë Socialiste në vitet e qeverisjes së parë të Partisë Demokratike, 1992-1996, Servet Pëllumbi u shpreh pak kohë më parë në një intervistë PS-ja i fiton zgjedhjet edhe pa LSI-në.

Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi, dyshja që do drejtojë LSI

Posted: 30 Apr 2017 08:17 AM PDT

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, sot Ilir Meta dorëzoi funksionet drejtuese në parti. Bashkë me postin e kryetarit, dorëzoi edhe teserën që e mbante prej krijimit të partisë.

KDK ka vendosur që javën e ardhshme të mblidhet Konventa Kombëtare për të zgjedhur kryetarin e ri të LSI dhe zv/kryetarin.

Burime pranë LSI thanë se Petrit Vasili do votohet për kryetar në vend të Ilir Metës, ndërsa Monika Kryemadhi do të garojë për postin e zv/kryetarit të parë të LSI, post që do jetë numri dy në parti.

Tensionet SHBA-Kore, Papa kërkon ndërmjetësimin e Norvegjisë

Posted: 30 Apr 2017 07:38 AM PDT

Papa Françesku kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar për qetësimin e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Sipas Atit të Shenjtë, një vend i tretë si Norvegjia mund të ndërhyjë për zbutjen e një situate tashmë të nxehur shumë, e të kthyer në potencial për katastrofë bërthamore.

"U bë një vit që flasim për këto raketat e Koresë së Veriut, por tani duket se gjendja është përflakur paksa shumë. Unë apeloj gjithmonë për zgjidhje përmes mjeteve demokratike, sepse një luftë e këtyre përmasave do të shkatërronte, nuk po them gjysmën e njerëzimit, por një pjesë të mirë të tij. Le të ndalojmë e të gjejmë një zgjidhje paqësore. Mendoj se edhe Kombet e Bashkuara kanë detyrën të rimarrin pak në dorë udhëheqjen e tyre, sepse është zbehur shumë", tha Papa.

Norvegjia është vendi që negocioi në fshehtësi paktin mes Izraelit dhe palestinezëve në fillimin e viteve '90, të njohur si "Marrëveshja e Oslos".

Komentet e Papës erdhën pak orë pasi Peniani testoi një tjetër raketë balistike, e cila – sipas Uashingtonit dhe Seulit, – nuk e pati jetën e gjatë, por shpërtheu shumë shpejt pas lëshimit.

Prova ishte një tjetër shuplakë e vendit komunist ndaj komunitetit ndërkombëtar. Disa orë më parë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte qenë duke diskutuar pikërisht programin bërthamor të Penianit.

Besohet se Koreja e Veriut po vazhdon përpjekjet për prodhimin në shkallë të vogël të kokave me mbushje atomike, në mënyrë që t'ua bashkëngjisë raketave me rreze të gjatë veprimi, të cilat mund të mbërrijnë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zbardhet lista e FRD për zgjedhjet e 18 qershorit: Bamir Topi nuk kandidon për deputet

Posted: 30 Apr 2017 07:17 AM PDT

Fryma e Re Demokratike me kryetar Bamir Topin ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe.

Ajo që bie në sy është fakti se vetë Bamir Topi, kreu i Frymës së Re Demokratike, nuk është përfshirë në listën e kandidatëve, duke ia lënë vendin e parë në Qarkun e Tiranës ish-deputetit Gazmend Oketa.

Fryma e Re Demokratike do të ketë si kandidat të dytë në listën e Tiranës Thodhor Kristulin, ndërsa e treta në listë është Valbona Duri.

Lista e kryeqytetit vijon me Armando Moshën dhe Galinija Gjonin. Ndërkohë, qarku i Durrësit i është besuar Sali Shehut, ish-deputet, aktualisht këshilltar i Ilir Metës në Parlament.

I dyti në Durrës do të jetë Astrit Hoxha. Kurse në Elbasan, i pari në listë është ish-sportisti Altin Kovaçi.

QARKU TIRANË

  1. Gazmend Oketa
  1. Theodhor Kristuli
  1. Valbona Duri
  1. Armando Mosho
  1. Galinija Gjoni
  1. Fatbardh Belba
  1. Jetmir Hasa
  1. Aida Dervishi
  1. Afrim Sufa
  1. Arbër Aliaj
  1. Anida Morina
  1. Albano Janku
  1. Armela Mitku
  1. Besnik Nozllaku
  1. Dojando Myftari
  1. Adelajda Demo
  1. Lumturi Harizi
  1. Ardian Llagami

QARKU DURRËS

  1. Sali Shehu
  1. Astrit Hoxha
  1. Silvana Çala
  1. Avni Ahmetaj
  1. Andi Zeneli
  1. Evis Milaqi
  1. Gert Reka
  1. Fation Veseli
  1. Gjyzeina Sheta
  1. Vasil Lice
  1. Alma Marku
  1. Shqipe Dida
  1. Jetmir Caca
  1. Adem Barçi
  1. Erald Muja
  1. Loriana Asllani
  1. Lulzime Dautaj

QARKU ELBASAN

  1. Artin Kovaçi
  1. Zhaneta Ruçaj
  1. Taulant Lleshanjaku
  1. Manjola Tahirja
  1. Ilirjan Hoxha
  1. Rudina Gjyzeli
  1. Nertil Tafani
  1. Migena Hasa
  1. Hysen Strugu
  1. Lauresha Çoniku
  1. Elson Karaj
  1. Romelda Qorri
  1. Arben Mino
  1. Armand Doka
  1. Albano Hajro
  1. Ferdinant Hankja

QARKU VLORË

  1. Agim Gjylbegu
  1. Adrian Papagjika
  1. Ornela Emini
  1. Marita Hondro
  1. Aulona Mitri
  1. Migen Sharra
  1. Vjola Murati
  1. Genci Ramaj
  1. Ekleleda Shabanaj
  1. Hasime Zera
  1. Marsela Alia
  1. Ilirjan Gerdhuqi
  1. Enkeleida Topra
  1. Dritëro Kenaci
  1. Anxhela Danaj

QARKU KORÇË

  1. Tomor Pengu
  1. Ilia Gusho
  1. Anisa Treska
  1. Ilir Koro
  1. Altana Pisku
  1. Xhoana Xhuti
  1. Holta Gusho
  1. Edmond Hoxhalli
  1. Shega Haliti
  1. Vjola Xhuti
  1. Esmeralda Gupe

Qarku Berat

  1. Agim Bregu
  1. Katerina Karaj
  1. Aurora Hoxha
  1. Muhamet Qoraj
  1. Rozeta Alliaj
  1. Brenarda Lavdari
  1. Jorgji Karaj

QARKU GJIROKASTËR

  1. Eduart Kallavaresi
  1. Iliaz Buci
  1. Leonida Kapllanaj
  1. Arqile Llavdaniti
  1. Ollga Feruzi

QARKU FIER

  1. Shezai Çobo
  1. Armand Plaka
  1. Sajmira Arapi
  1. Leonora Meço
  1. Dashamir Banaj
  1. Dea Ndreu
  1. Selita Kenaci
  1. Fatbiola Zaka
  1. Mitat Hoxha
  1. Astrit Hoxhaj
  1. Muço Goxhaj
  1. Astrit Belulaj
  1. Ardis Loci
  1. Almara Petani
  1. Arlind Shehaj
  1. Denis Arapi
  1. Edson Kodra

QARKU DIBËR

  1. Xhafer Seiti
  1. Elida Demirneli
  1. Hajrulla Nikolli
  1. Alda Qoku
  1. Xhuljana Ceku
  1. Lavdie Radani

QARKU KUKËS

  1. Florentina Gashi
  1. Alfred Daçi
  1. Lindita Elezi

“Më rrëmbeu që 16 vjeç dhe nuk pashë një ditë të bardhë”, bashkëshorti i kërkon falje mes lotësh

Posted: 30 Apr 2017 06:55 AM PDT

Marseli ka ftuar bashkëshorten, Nikoletën në rubrikën "Ka një mesazh për ty" në "E diela shqiptare", moderuar nga Ardit Gjebrea, për t'i kërkuar falje për çdo shqetësim që ka i sjellë, pasi e kanë detyruar atë të largohet nga shtëpia së bashku me fëmijët.

Marseli rrëfen se e ka njohur Nikoletën në shkollë, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe se e ka rrëmbyer sepse janë martuar pa miratimin e prindërve të tyre, pasi ai ishte pak "i lëvizur". Ai shprehet se edhe pse kanë sjellë në jetë dy fëmijë, ka vazhduar të jetë problematik dhe se nuk ia ka shprehur dashurinë Nikoletës. Marseli thotë se për shkak të impulsivitetit që e karakterizon, bashkëshortja e tij është larguar dy herë nga shtëpia dhe premton se nëse ajo e fal ai do të bëjë gjithçka për ta bërë të lumtur. Nikoleta është larguar nga shtëpia prej 3 javësh dhe ka marrë fëmijët me vete, kjo gjë e mërzit shumë Marselin, i cili preket dhe thotë se e ka marrë shumë malli për ta.

Nikoleta pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës "Ka një mesazh për ty" dhe vjen në studion e "E diela shqiptare". E pyetur nga Arditi se kush mund të ketë një mesazh për të, ajo shprehet se vetëm ish-bashkëshorti mund të jetë, edhe pse ende nuk është "ish". Kur sheh Marselin në ekranin e murit ndarës, nënqesh dhe thotë se e dinte, por është shumë i dukshëm emocioni që ka edhe pse mundohet të mos e shprehë. Nikoleta rrëfen se Marseli e ka detyruar të largohet nga shtëpia sepse ka treguar mungesë respekti, dashurie dhe kujdesi, jo ndaj saj, por ndaj fëmijëve të saj.

Marseli – Sot të ftova në emision që para gjithë shqiptarëve të të kërkoj falje për të gjithë ato që të kam bërë dhe që ta dish që do të jesh gjithmonë në zemrën time! Nuk do të lëndoj më kurrë ta premtoj!

Nikoleta – Mbarove?

Marseli – Ta dish që të dua shumë!

Marseli rrëfen se gjatë periudhës që Nikoleta dhe fëmijët nuk kanë qenë, ai ka reflektuar shumë dhe ka kuptuar që para familjes nuk duhet të vendosë asgjë. Ai thotë se do t'ia tregojë Nikoletës ndryshimin e tij nëpërmjet veprave dhe se do të bëjë gjithçka që ajo të jetë e lumtur. Ndërsa Nikoleta thotë se ajo ka ikur shumë herë nga shtëpia dhe ai shkonte, qante dhe i thoshte po të njëjtat fjalë, por kur çdo gjë normalizohej ai i rikthehej avazit.

"Jam 22 vjeç, më ka marrë që 16 vjeç dhe nuk di të them një herë që kjo ditë është e bardhë dhe e mbaj mend nga kjo martesë, në daç për mua në daç për fëmijët e mi. Unë Marselit nuk i them as jo as po. Nuk i jap dot një shans, kam nevojë vetëm që ai të më tregojë, që andej nga është, që ka reflektuar dhe e do familjen "

Nikoleta thotë se ajo nuk mund t'i japë një shans tjetër që më vonë të përfundojnë po prapë në të njëjtën situatë, ndaj ajo do të qëndrojë në Tiranë me fëmijët, ndërsa Marseli duhet të gjejë një punë, pra të qëndrojnë për pak kohë larg njëri-tjetrit për të kuptuar se si mund të funksionojë kjo familje. Ajo rrëfen se familja e saj nuk e ka mbështetur në vendimin e saj për t'u larguar nga shtëpia, ndaj është detyruar të shpërngulet së bashku me fëmijët në Tiranë dhe t'ia dalë mbanë e vetme.

Marseli premton se do të shpërngulet në Tiranë, do të gjejë një punë, do të marrë një shtëpi me qera dhe do të përmbushe çdo premtim që i ka bërë. Nikoleta refuzon t'i japë dorën Marselit, por me këmbënguljen e publikut dhe të Arditit ajo i jep dorën me kokën poshtë.

Shpresojmë që Marseli këtë herë t'i mbajë premtimet e tij dhe familja e tyre të ribashkohet dhe të jetojnë së bashku të lumtur./tv klan

Nëna në kërkim të “princit të kaltër” për vajzën 35-vjeçare, por i ka mbetur “fiksim” vetëm një

Posted: 30 Apr 2017 06:52 AM PDT

Orjola, 35-vjeçarja nga Tirana, ka ftuar të ëmën, Lumturien në rubrikën "Ka një mesazh për ty" në "E diela shqiptare", moderuar nga Ardit Gjebrea, për t'i kërkuar të mos vazhdojë insistimin që ajo të gjejë njeriun e jetës.

Orjola rrëfen se mëngjesi i saj nis me Lumturien, e cila vazhdon të insistojë që Orjola të gjejë "princin e kaltër". Para 15 viteve, një djalë, i "pagëzuar" nga Orjola me emrin Beqir, ka takuar Lumturinë dhe i ka thënë që dëshironte që të merrte Orjolën për nuse, por duke qenë se ata u shpërngulën në një shtëpi tjetër, asaj i ka ngelur peng që nuk u njohën. Por, Orjola shprehet se kanë kaluar 15 vjet dhe ai mund të ketë vazhduar jetën e tij e të ketë krijuar familje.

Lumturia pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës "Ka një mesazh për ty" dhe vjen në studion e "E diela shqiptare". E pyetur nga Arditi se kush mund të ketë një mesazh për të, ajo përgjigjet se mund të jetë vajza ose djali. Lumturia shprehet se vajzën e saj e kanë kërkuar shumë djem, por njëri ishte i veçantë dhe e ka fjalën për djalin që na rrëfeu Orjola. Lumturia shikon në ekranin që ndodhet te muri ndarës Orjolën dhe shpreh gëzim.

Orjola – Mami, je mbretëresha ime dhe të dua pafund. Të lutem, mos ma përmend më këtë muhabet sepse jeta është kaq e bukur, ne do të kemi Zotin përpara që të dyja dhe do t'i realizojmë të gjitha ëndrrat e tua.

Lumturia – Faleminderit, por unë doja sepse mosha kalon dhe ikën shumë shpejt. Kjo duhet të vendosë për një person, për një të mirë si puna e Beqirit që thatë ju.

Lumturia rrëfen historinë e takimit me djalin dhe thotë se si çdo nënë, ajo do më të mirën për vajzën e saj. Arditi thotë se problemi i vetëm në këtë histori është se nuk dinë emrin e djalit dhe nuk kanë si ta gjejnë. Për këtë arsye, ai fton në studio piktoren Ilda Arshiaj, e cila do të pikturojë portretin e Beqirit sipas përshkrimit të Lumturies, për ta shfaqur publikisht, në mënyrë që ta gjejnë dhe ta martojnë me Orjolën.

Lumturia, e ngacmuar dhe nga Arditi, përshkruan me pak detaje djalin dhe thotë se nuk e mban mend mirë. Kur portreti përfundon, Lumturia shprehet se i ngjan, vetëm se duket më i madh, ai është 37 vjeç.

Arditi shprehet se ai djalë mund të jetë duke i parë dhe nëqoftëse nuk është martuar, të kontaktojë në "E diela shqiptare" dhe dasma të bëhet në studio. Lumturia shspreh entuziazëm, ndërsa Orjola afrohet për ta përqafuar  dhe për të parë "burrin e saj të ardhshëm".

Orjola – Jo, është shumë serioz. Nuk shkojmë.

Lumturia – Po mir, serioz duhet njeriu. Shkoni mi.

Na mbetet vetëm të presim që Beqiri të bëhet i gjallë që të nisim përgatitjet për dasmën!/Tv Klan

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Policia: Si e gjetëm vajzën e viktimës mbuluar në gjak mbi trupin e babait

Posted: 30 Apr 2017 06:43 AM PDT

Një 43­-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytetin e Italisë, teksa ishte duke u kthyer në shtëpi, ku e prisnin gruaja dhe vajza.

Viktima është Gaspër Reçi, nga Rrësheni, i cili jeton prej vitesh në Romë. Katër të shtëna me pistoletë, nga një distancë e afërt, dy në këmbë dhe 2 në kokë, i kanë marrë jetën menjëherë 43­vjeçarit shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën "Tor Vergata" të kryeqytetit italian dhe sipas Policisë lokale, dyshohet të jetë një vrasje e mirorganizuar dhe e studiuar më parë nga autorët. Viktima, para se të qëllohej për vdekje, ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt shtëpisë së tij, ndërsa një automjet tip "Smart" e ka ndjekur pas deri pranë banesës.

Makina i është afruar dhe autorët e kanë thirrur para se ta qëllonin. Në momentin që Gaspër Reçi ka ndaluar dhe është kthyer përballë personave që ndodheshin në "Smart", është qëlluar me armë zjarri.

Ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa makina është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas mediave italiane, në momentin që mjekët kanë mbërritur me ambulancë për t'i dhënë ndihmën e parë, nuk kanë mundur të bënin asgjë, pasi ai nuk kishte shenja jete. Ka qenë vajza e viktimës që ka lajmëruar Policinë, pasi ka dëgjuar të shtënat kur po priste të atin që të kthehej në shtëpi.

HETIMI

Sipas mediave italiane, që u referohen burimeve nga Policia, në momentin që forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, kanë gjetur vajzën e viktimës që rrinte mbi trupin e tij duke qarë. Vajza ka deklaruar mes lotësh se sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë me nxitim nga shtëpia dhe ka gjetur të atin të mbuluar në gjak. Ndërsa ka dëgjuar zhurmën e një makine që po largohej me shpejtësi, por pa arritur ta shohë. Sipas Policisë italiane, pista paraprake ku janë përqendruar hetimet është ajo e larjes së hesapeve për çështjet e drogës.

Nga hetimet paraprake, nisur edhe nga verifikimet e të shkuarës së 43­ vjeçarit Gaspër Reçi, Policia italiane deklaroi për mediat se viktima rezulton të ketë pasur precedentë të mëparshëm që lidhen me narkotikët. Janë shoqëruar për t'u marrë në pyetje mëngjesin e djeshëm persona të ndryshëm që kishin njohje dhe frekuentoheshin me shqiptarin që u ekzekutua. Policia nuk përjashton as ndonjë konflikt me persona që mund të jenë të rrethit të tij shoqëror apo familjar, edhe pse, sipas mediave italiane, nuk ka ende të dhëna konkrete në këtë drejtim, shkruan Panorama.

Mesazhet/ Mesila Doda kërcënohet nga maqedonasit

Posted: 30 Apr 2017 06:37 AM PDT

Mesila Doda, deputetja e PDIU-së, përmes një statusi në rrjetin social "Facebook" ka bërë të ditur se i kanë ardhur në adresë të saj disa mesazhe në gjuhën maqedonase, ku është kërcënuar dhe ofenduar.

Doda ka theksuar se sa herë ka folur për çështjen e shqiptarëve të Iliridës, është kërcënuar.

Ajo ka shkruar: "Kur këto guxojnë të kërcënojnë një deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit të tyre, mendoni se çfarë presioni dhe dhune janë të detyruar të durojnë shqiptarët e Iliridës atje nga kafshë mbushur me urrejtje dhe dhunë".

Ja statusi i plotë

Te dashur miq! Kam marrë dhjetëra mesazhe kërcënimi e sharjesh të padëgjuara më parë në adresën time sa herë kam folur për çështjen e shqiptarëve të Iliridës. Po sjell përpara jush vetëm disa prej tyre që janë në anglisht, sepse ka me qindra në gjuhën e maqedonasve dhe këtë po e bëj për një arsye të vetme.
Kur këto guxojnë të kërcënojnë një deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit të tyre, mendoni se çfarë presioni dhe dhune janë të detyruar të durojnë shqiptarët e Iliridës atje nga kafshë mbushur me urrejtje dhe dhunë.
Sa për dijeninë tuaj shprehje të tilla dhune ekstreme nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse më bindin në drejtesinë e kauzës së shqiptarëve të Iliridës.
#gjithe_shqiptaret_bashke

 

 

100 ditët e Presidencës Trump në 8 shifra

Posted: 30 Apr 2017 05:00 AM PDT

Më poshtë janë të gjitha numrat e 100 ditëve të para të presidentit amerikan, Donad Trump në Shtëpinë e Bardhë:

1 – Mesazhe në Twitter: 482

2- Fundjava në Shtëpinë e Bardhë: 7

3- Fundjava resortin e tij në Mar-a-Lago: 7

4 – Vajtje në kurset e golfit: 19

5 – Urdhra ekzekutivë të firmosur: 30

6- Ligje të firmosura: 28

7- Konferenca shtypi: 8

8- Takime me kryetarë shtetesh dhe qeverish: 14

“President edhe për PD-në”, Meta i përgjigjet për herë të parë Ramës

Posted: 30 Apr 2017 04:54 AM PDT

Deklaratat e Edi Ramës se Ilir Meta është më shumë me PD-në, por jo i PD-së, Presidenti i zgjedhur i ka cilësuar si të pavërteta.

"Jam akuzuar shpesh se jam aq i disponueshëm për të përkrahur opozitën sa jam akuzuar se s'kishin ku te gjenin president më të afërt me PD-në, gjë qe mendoj se s'është e vërtetë. Siç më tha Namik Dokle president më socialist se ty vështirë të gjenin",- tha Meta gjatë fjalës në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI.

Edi Rama, pak ditë më parë në emisionin "Top Story", u shpreh: "Sot unë jam shumë i qetë përpara shqiptarëve, sepse realisht president më me PD-në, por jo i PD-së, sesa Ilir Meta ne nuk mund të gjenim dot as në PD".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more