Skip to main content

Tirana Observer: “Artan Gaçi: Nuk kandidoj më për deputet” plus 9 more

Tirana Observer: “Artan Gaçi: Nuk kandidoj më për deputet” plus 9 more


Artan Gaçi: Nuk kandidoj më për deputet

Posted: 27 Apr 2017 09:40 AM PDT

Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, përmes një letre publike njoftoi se nuk do të kandidojë më për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit.

Letra e plotë:

Për 8 vjet, me mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, pata fatin të përfaqësoj në Parlament Qarkun e Tiranës. Një mandat në opozitë e një në mazhorance, gjatë të cilëve shpresoj që duke dhënë maksimumin tim, të kem përmbushur sadopak besimin e dhënë.

Për këtë mundësi, dua të falenderoj të parin kryetarin e PS, mikun tim Edi Rama, i cili ishte i pari që besoi tek unë dhe shumë të tjerë si unë, duke thyer shumë tabu, përfshirë atë të mospërfaqësimit të sipërmarrjes në PS e në Parlament. Falë asaj largpamësie, sot qasja e PS dhe e Qeverisë ndaj sipërmarrjes është transformuar në një marrëdhënie besimi, shërbimi e respekti reciprok, frutet e të cilës do i shohim çdo ditë e më shumë.

Falenderoj kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, që me seriozitetin dhe me urtësinë e tij vazhdon të jetë një garanci e madhe e ruajtjes së ekuilibrave në reformimin e vazhdueshëm e pozitiv në Partinë Socialiste. Pavarësisht rrënjëve tradicionale të tij, mbetet një nga njerëzit më të hapur e më mbështetës të modernizimit të kësaj familjeve të madhe dhe një mik i shtrenjtë për gjithsecilin nga ne.

Falenderoj gjithë kolegët deputetë socialistë, me të cilët kemi ndarë beteja të rëndësishme në opozitë e sfida vendimtare gjatë 4-vjeçarit të qeverisjes me reformat e papara ndonjëherë në historinë e tranzicionit.

Falenderoj të gjithë drejtuesit, anëtarët dhe votuesit e PS në rrethin e Tiranës, në Kashar, Vaqarr, Pezë, Ndroq, Vorë, Prezë, Farkë e Bërxull, me të cilët ndava sfidat e vështira të riorganizimit dhe në sajë të kontributit të madh të gjithsecilit prej tyre, arritëm të reformojmë totalisht Partinë Socialiste në rrethin e Tiranës, duke e kthyer mbas shumë vitesh në forcë fituese absolute në secilën prej këtyre njësive.

Me këto falenderime po i paraprij vendimit për të moskandiduar një mandat të tretë si deputet me garancinë se mirënjohja dhe kontributi im për vendin dhe Partinë Socialiste nuk mbyllet me këtë vendim. Përkundrazi, janë të pafundme dimensionet dhe hapësirat për cilindo që do të kontribuojë, të cilat nuk kushtëzohen e as nuk mund të mbyllen vetëm në sallën e Parlamentit.

Jam shumë i bindur se do ia dalim të kapërcejmë edhe këtë situatë të vështirë, ku tentojnë të na fusin jo vetëm drejtuesit e Partisë Demokratike, por të gjitha forcat e errta antishqiptare të aktivizuara në maksimum për të bllokuar këtë rilindje historike të shqiptarëve në Ballkan.

Edhe unë, si pjesa më e madhe e shqiptarëve, jam krenar që jam pjesë e kësaj force politike, drejtuar nga Edi Rama, e cila është shpresa dhe garancia e vetme dhe e madhe e çdo shqiptari patriot që e do Shqipërinë pjesë të Europës, që e do këtë vend të bukur e drejt rrugës së zhvillimit, që i do shqiptarët krenare e dinjitoz dhe pas shumë shekujsh, të ndihen dhe të respektohen si mirëfilli europian.

Ambasadori Lu: Zgjedhjet legjitime edhe pa opozitën

Posted: 27 Apr 2017 09:21 AM PDT

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu është i mendimit se ka ende vende për një zgjidhje të krizës politike, e cila prej më shumë se dy muajsh sheh opozitën në protestë për të kërkuar një qeveri teknike, duke refuzuar të rregjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Lu shpjegon se, të gjithë po punojnë që ajo të përfshihet në proces, por, siç vë në dukje ai, zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! Së pari, ju falenderoj për këtë mundësi. Shqipëria prej disa javësh po përjeton një krizë të gjatë politike. Para dy ditësh këtu në Tiranë ishin dy euro-deputetë, të cilët u përpoqën të ndërmjetësonin një zgjidhje mes palëve, por dështuan. Sipas jush, cilat janë pasojat e kësaj situate të krijuar tani?

Ambasador Donald Lu: Së pari Armand, faleminderit që më ftuat sërish në Zërin e Amerikës. Unë nuk do të flas për të gjitha pasojat, por dua të them se disa politikanë shqiptarë, duan që ne të mendojmë, se ne jemi pranë dhunës apo kaosit. Atyre unë do t'u përgjigjesha, siç thoni ju në gjuhën Shqipëri, 'mos i shiko gunën por shikoji punën.' Dhe qeveria e SHBA është shumë e lumtur që deri tani, qeveria dhe opozita kanë bërë hapa të qartë për të shmangur dhunën. Protestat kanë qenë paqësore. Nëse retorika ndonjëherë nuk ka qenë e tillë, të dyja palët kanë bërë thirrje për dialog, të dyja palët kanë thënë se nuk duan dhunë. Tani është në dorën e të gjithëve ne që të sigurohemi se këta politikanë do t'i mbajnë premtimet e tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, ju nesër, së bashku me ambasadoren Vlahutin dhe me ambasadorin e OSBE-së Borchardt, keni lënë një takim me partitë e vogla parlamentare. A mendoni se ka ende hapësira për zgjidhje, sepse duket se ato janë ngushtuar gjithnjë e më tepër?

Ambasador Donald Lu: Padyshim që ka vend për zgjidhje. Është e vërtetë që dy ditë më parë, negociatat nuk prodhuan ende një zgjidhje përfundimtare. Por do thoja se negociatat shpesh nuk janë një diskutim një ditor. Negociatat shpesh janë një proces, ndonjëherë një proces i gjatë. Z. McAllister dhe Z. Fleckenstein punuan fort për të gjetur një zgjidhje. Të dyja palët ishin të gatshmë për t'u ulur dhe për të diskutuar çështjet. Kjo duhet të vazhdojë. Dhe unë kam besim të plotë se ka njerëz të zgjuar në Shqipëri që punojnë çdo ditë vazhdimisht për të gjetur një zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! A do të ishit i shqetësuar ju nga një skenar i zgjedhjeve pa opozitën?

Ambasador Donald Lu: Jemi të qartë në besimin tonë se zgjedhjet do të jenë më të mira nëse kanë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Nuk kemi hequr dorë nga ky synim. Po ashtu, është e vërtetë që zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Por, të jemi të qartë, të gjithë duhet të biem dakord se me pjesmarrjen e opozitës këto zgjedhje do ishin më të mira. Ne po punojmë çdo ditë për të arritur në këtë përfundim.

Ilir Meta drejt Pallatit të Brigadave: Nis të mbledhë firmat si kandidat për President

Posted: 27 Apr 2017 08:22 AM PDT

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duket se do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë.

Mediat raportojnë se ai ka nisur procesin për mbledhjen e firmave për të qenë kandidat zyrtar për President.

Burime afër tij e konfirmojnë këtë lajm.

Procesi i mbledhjes së firmave sapo ka nisur, sipas tyre, por ende mungon një qëndrim zyrtar publik i Metës.

Raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës do të zhvillohet nesër.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe ai i LSI-së, Luan Rama kanë urdhëruar të gjithë deputetët që të anulojnë vizitat jashtë vendit dhe nesër në orën 17:00 të jenë në Kuvend për votimin e raundit të katërt, për zgjedhjen e Presidenti të ri.

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se opozita nuk do të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Moxhi te Partizani bën bujë përtej Adriatikut, reagimet e mediave italiane (FOTO)

Posted: 27 Apr 2017 07:52 AM PDT

Afrimi i Luçiano Moxhit te Partizani nuk ka kaluar pa u vënë re në Itali.

Përkundrazi, mediat përtej Adriatikut i kanë kushtuar një hapësirë të konsiderueshme detyrës së re të 79-vjeçarit si këshilltar i presidentit Gazment Demi.

"Gazzetta dello Sport": "Moxhi ia rifillon nga Shqipëria: këshilltar i Partizanit të Tiranës".Gazzetta

 

"Tuttosport": "Luçiano Moxhi, këshilltari i ri i Partizanit të Tiranës".
Tuttosport

 

"Corriere Dello Sport" shkruan: "Moggi, 80 vjeç, e rifillon nga Shqipëria: Konsulent i Partizanit të Tiranës. Ai ishte sot i pranishëm në klubin e kryeqytetit shqiptar për të njoftuar se ka arritur një marrëveshje. Ish-ekzekutivi i Juventusit, me një të kaluar në Torino dhe Napoli, për tri vitet e ardhshme do të kryejë detyrat e drejtorit të përgjithshëm të klubit shqiptar."

Corriere

"Goal.com": "Moxhi rifillon nga Shqipëria: do të jetë këshilltar i Partizanit".
Goal

 

"Eurosport": "Moxhi e rifillon nga Shqipëria: do të jetë këshilltar i bosit të Partizanit të Tiranës".
Eurosport

Moggi, leksione Partizanit: Ja si fitohet derbi dhe titulli (FOTO)

Posted: 27 Apr 2017 07:39 AM PDT

Presidenti i "demave të kuq", Gaz Demi, ka takuar sot skuadrën në prag të takimit derbi ndaj Tiranës, në program të premten, ora 19:00, në stadiumin "Selman Stërmasi".

Një surprizë e veçantë për të kuqtë ka qenë edhe prezenca e Luciano Moggi-t. Në ambientet e hotel "Vila Park", ku aktualisht skuadra e kuqe gjendet e grumbulluar, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, i shoqëruar nga presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit të kuq, është prezantuar me të gjithë lojtarët dhe stafin drejtues.

Presidenti Demi ka shprehur mbështetjen maksimale ndaj skuadrës dhe ka kërkuar nga lojtarët të japin maksimumin të premten, ndaj Tiranës. Një karikim për skuadrën ka ardhur edhe nga Moxhi.

Ai ka thënë: "Jam i kënaqur që sot jam këtu me ju. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mi kam mjaft informacione për skuadrën dhe lojtarët. Jeni përpara një derbi. Këto janë ndeshje, ku ju duhet të jepni shpirtin në fushë. Këtë kërkoj nga ju dhe ta dëgjoj që e keni bërë në përfundim të ndeshjes. Ju uroj përzemërsisht dhe suksese nesër."

Shtëpia e yllit të kinemasë është në shitje, dhe fotot janë surreale

Posted: 27 Apr 2017 06:45 AM PDT

Shtëpia e Marilyn Monroe në Los Angeles është në shitje për 6.9 milion dollarë, një shumë kjo tepër domethënëse duke kosnideruar që kjo është shtëpia ku ajo kaloi edhe ditët e fundit të jetës së saj.

Vila ndodhet në lagjen Brentwood në Los Angeles, dhe duket tepër modeste për një yll si Marilyn Monroe. Me 4 dhoma gjumi, 3 tualete, një pishinë dhe një kuzhinë gatimi të thjeshtë.

Monroe e kishte blerë pronën disa muaj para se të ndërronte jetë. Thuhet se në udhëtimin e saj të fundit në Meksikë ajo kërkoi në çdo stendë buzë rrugës dhe çdo dyqan të mundshëm për të gjetur gjërat e duhura për ta areduar shtëpinë e re.

 

Rama: Zgjedhjet më 18 qershor. Basha: Jo pa opozitën

Posted: 27 Apr 2017 06:19 AM PDT

Zgjedhjet më 18 qershor do të ketë. Kryeministri Edi Rama këmbëngul duke deklaruar se qeveria e tij do të marrë masa për të garantuar zgjedhje të lira.

Sot në mesditë, nga foltorja e Kuvendit, ku ishte caktuar raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit, Rama nuk e quajti krizë politike situatën në vend, por "krizë nervore të PD-së"

“Pasnesër skadon afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit. Sigurisht që ne do të respektojmë afatin dhe patjetër ne do të respektojmë edhe ditën e datën e përcaktuar nga Presidenti në bazë të Kushtetutës për të shkuar para popullit dhe marrë me votë gjykimin e tij për këtë mandat.

Zgjedhjet do të jenë më 18 qershor. Vend për lojëra nuk ka më dhe koha për dialog po skadon.

Shumë kush flet për krizë politike, shumë kush flet për krizë, që është dramatike dhe tragjike për mua mbetet kriza nervore e PD-së”, tha Rama.

Qndrimi i Bashës

Nga ana tjetër, kreu i PD, Lulzim Basha ka përsëritur se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Deklaratat e tij u bënë pas një takimi me ish-liderin e PD Sali Berisha të cilin e takoi pas takimit që pati me Presidentin Bujar Nishani.

Pyetje: Nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme zoti Basha, ka sinjale nga opozita që mund të digjen të gjitha raundet?

Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të patur më në Shqipëri, as sot, as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh. Gjenerate e re e shqiptarëve nuk do të pranojë rivendosjen e monizmit as në Kavajë as në gjithë Shqipërinë.

Pyetje: Do ti bllokoni zgjedhjet?

Basha: Nuk do të ketë proces votimi monist në kryeqytetin e demokracisë që rrëzoi monizmin nuk do rivendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe prej andej në gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të çlirohet njëherë e mirë nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

EMRAT/ Furtunë në polici, ja kush ikën dhe kush vjen

Posted: 27 Apr 2017 04:26 AM PDT

Policia e Shtetit ka bërë një rokadë të plotë në strukturat e saj.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shteti thotë se në reflektim të arritjeve dhe problematikave të konstatuara gjatë vitit 2016 dhe tremujorit të parë këtij viti, janë bërë një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor.

"Lëvizjet në rradhët e drejtuesve të Policisë kanë si kriter bazë rezultatet konkrete të punës së gjithësecilit, synimin për t'i bërë më eficente strukturat policore, por dhe nevojën për të përmirësuar organizimin dhe drejtimin e tyre edhe në funksion të përmbushjes së prioriteteve të reja të këtij viti.

Ndryshimet synojnë t'i japin një tjetër ritëm punës së Policisë së Shtetit në përmbushjen e përgjegjësive të saj", deklaroi policia.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kryhen këto emërime:

  • Drejtues i Parë IDAJET FASKAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshem për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda
  • Drejtues SOKOL SELFOLLARI, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Rënda
  • Drejtues AIDA HAJNAJ, deri tani Shef i Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin
  • Drejtues i Parë SOKOL BIZHGA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike
  • Drejtues i Parë SHKËLQIM SAÇO, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Strategjik, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike
  • Drejtues i Parë NIKO BRAHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda
  • Drejtues i Parë FREDI AGASTRA, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit janë bërë këto emërime:

  • Drejtues i Parë GJOVALIN LOKA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
  • Drejtues i Parë DYLAVER SHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
  • Drejtues i Parë ALFRED ÇEPE, deri tani Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policise Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë, Durrës
  • Drejtues i Parë ARBEN DASHI, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan
  • Drejtues ARDI VELIU, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë
  • Kryekomisar ALBERT NUSHI, deri tani Komandant i Repartit "DELTA" Vlore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier
  • Drejtues GENTJAN SHEHAJ, deri tani Përgjegjës i Departamentit / zv/Drejtor në Departamentin e Policimit në Patrullë, në Kolegjin Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë", në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
  • Drejtues i Parë LORENC PANGANIKA, deri tani Pedagog Departamenti i Formimit të Vazhdueshëm, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokaster
  • Drejtues BLEDAR ÇELIKU, deri tani Zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë
  • Drejtues i Parë ARBEN SKËNDO, deri tani Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së, emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë
  • Kryekomisar IDAJET HOXHA, deri tani Shef Sektori / Specialist në Sektorin për Asetet Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër
  • Kryekomisar ARBEN JOCA, deri tani Shef Sektori/Specialist në Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë
  • Kryekomisar LUAN HYSENI, deri tani Shef i Sektorit të Analizës dhe Kartotekës në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë
  • Drejtues MANOL DHAMAJ, deri tani Shef Sektori / Specialist ne Sektorin e Pranimit dhe Rekrutimit, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
  • Drejtues BASHKIM SHEHU, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në DVP Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës
  • Drejtues ILIRJAN BALLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Diber, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
  • Drejtues SHKËLQIM PEPKOLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës
  • Drejtues KOÇO DAFA, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinimit të Operacioneve në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër
  • Drejtues FATMIR HOXHA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
  • Drejtues ADRIATIK TAFÇIU, deri tani shef i Sektorit të Planifikimit dhe Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër
  • Kryekomisar SOKRAT GODE deri tani me detyrë në strukturat e SHÇBA emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
  • Kryekomisar SHKËLZEN REXHEPI, deri tani shef i Sektorit Qendror Kombëtar, INTERPOL, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë

ZYRTARE/ Luçiano Moxhi firmos me Partizanin

Posted: 27 Apr 2017 04:13 AM PDT

Luçiano Moxhi mund të jetë dënuar për të mos u marrë më me futbollin, pas "Calciopoli" në Itali, por këshillat e tij janë të vlefshme për shumë presidentë e drejtues klubesh në të gjithë Europën.

Ish-drejtori legjendar i Juventusit, ka mbërritur për një vizitë në Shqipëri, me një agjendë të mirëpërcaktuar.

Moxhi ka firmosur për Partizanin, duke u bërë këshilltari i presidentit Gaz Demi.

Ndërkohë që ai do të jetë i pranishëm me këtë rol të ri që në derbin e madh të kryeqytetit, i cili do të luhet nesër, në orën 19:00, në "Selman Stermasi".

Këshillat e tij për kreun e klubit 15 herë kampion të Shqipërisë do të jenë të shumanshme, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe sugjerimet për lojtarë e trajnerë, që mund ta shpien Partizanin në një stad tjetër, me qasje europiane.

Ky "përforcim" mund të konsiderohet si tejet i goditur për të kuqtë, që këtë sezon po garojnë "dhëmbë për dhëmbë" me Kukësin e Skënderbeun për titullin kampion.

Deklarata e Partizanit

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Luciano Moggi-n, ish drejtues i klubeve më prestigjoze në arenën ndërkombëtare.

Konsulenca e z. Moggi te Partizani do të jetë prezente për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistoj në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike, organizative dhe marketing. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, falë eksperiencës dhe aftësive që Moggi zotëron, do ti mundësojë klubit ngritjen në nivele të larta suksesi jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare.

E la e dashura, ushtari 28 vjeçar pi fostoksinë, në rrezik për jetën

Posted: 27 Apr 2017 04:09 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Korçës, kur një ushtar ka tentuar t'i japë fund jetës në gjende të rëndë psikologjike. Sipas të dhënave të para mësohet se ushtari 28-vjeçar E.S ka konsumuar fostoksinë pasi ishte ndarë nga e dashura. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, ndërsa gjendja shëndetësore paraqitet e rëndë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more