Skip to main content

“Shfaqja e organizatave paraushtarake në Maqedoni” plus 9 more GazetaBlic

“Shfaqja e organizatave paraushtarake në Maqedoni” plus 9 more GazetaBlic


Shfaqja e organizatave paraushtarake në Maqedoni

Posted: 15 Apr 2017 10:47 PM PDT

Në Maqedoni kanë dalë në skenë disa organizata të cilat kanë shfaqur tendencën për t’u shndërruar në lëvizje nacionaliste paraushtarake, me synimin e shprehur për të mbrojtur vendin qoftë edhe me mjete të dhunshme nga rreziku i një qeverie në mes Lidhjes Social Demokrate dhe partive shqiptare.

Ende nuk ka pasur asnjë reagim prej institucioneve përkatëse shtetërore lidhur me këto zhvillime.

Analisti Nano Ruzhin thotë se mesazhi dhe imazhi i këtyre organizatave i përngjet dukshëm periudhës së Millosheviçit para luftërave të viteve nëntëdhjetë në ish-Jugosllavi.

The post Shfaqja e organizatave paraushtarake në Maqedoni appeared first on GazetaBlic.

Moti sot në Kosovë

Posted: 15 Apr 2017 10:42 PM PDT

Moti sot në Kosovë, e diel 16 prill 2017 parashikohet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu në disa vende, gjithashtu gjatë ditës nuk do të mungojnë dhe intervalet me diell.

Era do fryj nga Jug-Lindja 10 deri 35 km/h.

Ndërkohë parashikohet që temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-C ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri 20-C.

The post Moti sot në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

Dështon testi i raketës së Koresë së Veriut!

Posted: 15 Apr 2017 10:42 PM PDT

Koreja e Veriut është përpjekur për lansuar një raketë në afërsi të Sinpo, në bregun e saj lindor, por një tentim i tillë ka dështuar, shkruajnë mediat e huaja.

Po sipas mediave të huaja, ka qenë Ushtria e Koresë së Jugut ajo që ka thënë se ka zbuluar lansimin e dështuar, por nuk ka pasur detaje të tjera menjëherë në dispozicion.

Ky lajm vjen pas tensioneve në rrijte mbi rritjen e fuqisë bërthamore të vendit të udhëhequr nga diktatori Kim Jong-un.

Presidenti amerikan Donald Trump u zotua se do të "kujdeset" rreth kësaj çështje, pas sulmit të tij të papritur me raketa në Siri, pas përdorimit të armëve kimike nga ky vend.

Më herët Koreja e Veriut zbuloi raketat balistike gjatë një shfaqje të ushtrisë së vendit, ku Kim Jong-un paralajmëroi një "sulm asgjësues" nëse SHBA-të provojnë ta sulmojnë vendin e tij.

Raketat balistike (ICBM), të cilat Pheniani pretendon se mund të udhëtojnë mijëra milje, kanë rritur shqetësimet se shteti i fshehtë po përgatitet për një sulm të mundshëm në Uashington, pasi ato parakaluan gjatë ditës së festimeve të "Ditës së Diellit" në këtë vend.

The post Dështon testi i raketës së Koresë së Veriut! appeared first on GazetaBlic.

Cila është prova historike që Jezus Krishti ka jetuar dhe vdekur?

Posted: 15 Apr 2017 10:39 PM PDT

Sot disa pretendojnë që Jezusi është vetëm një ide, më shumë se sa një figurë historike, por ka shumë të dhëna të shkruara për ekzistencën e tij 2000 vite më parë.

Sa të sigurt mund të jemi që Jezus Krishti ka jetuar me të vërtetë?

Dëshmitë historike për Jezusin e Nazarethit janë themeluar gjatë dhe janë shumë të përhapura. Për disa dekada të jetës së tij, ai është përmendur nga historianë çifutë dhe romakë, si dhe nga shumë shkrime krishtere. Duke krahasuar këtë me, për shembull, mbretin Artur, i cili supozohet të ketë jetuar në rreth 500 pas erës sonë. Burimet historike për ngjarjet e asaj kohe nuk përmendin fare Arturin, dhe së pari është përmendur 300 apo 400 vite pasi që supozohet të ketë jetuar. Evidenca për Jezusin nuk është e limituar te folklori i vonshëm, siç është puna me Arturin.

Çka na thonë shkrimet krishtere?

Vlera e kësaj evidence është që është edhe e hershme edhe e detajuar. Shkrimet e para të krishtere që flasin për Jezusin janë vargjet e Shenjtit Paul, dhe dijetarët pajtohen që letrat më të hershme ishin shkruar brenda 25 vitesh pas vdekjes së Jezusit, përderisa të dhënat biografike të Jezusit në ungjijtë e Testamentit të Ri vijnë 40 vite pasi ka vdekur. Këto janë shfaqur përgjatë jetës së shumë dëshmitarëve okularë, dhe japin përshkrime të cilat sillen me kulturën dhe gjeografinë e Palestinës së shekullit të parë. Është gjithashtu e vështirë të imagjinohet pse shkrimtarët e krishterë do të shpiknin një figurë shpëtuese tërësisht çifute në një kohë dhe vend – nën sundimin e perandorisë romake – ku ka pasur dyshime të forta të judaizmit.

Çfarë kanë thënë autorët jo të krishterë për Jezusin?

Për aq sa dihet, autori i parë jashtë kishës i cili ka përmendur Jezusin është historiani çifut Flavius Josephus, e cila ka shkruar një histori judaizmi rreth vitit 93 pas Krishtit. Ai kishte dy referenca për Jezusin. Njëra ishte kundërthënëse sepse mendohet të jetë prishur nga shkrimet e krishtere (me gjasë duke e kthyer vlerësimin negativ të Josephus në një më pozitiv), por tjetri nuk është i dyshimtë – një referencë për James, vëllait të "Jezusit, të ashtu quajturit Krisht".

Pas rreth 20 viteve të Josephusit, kemi politikanët Romakë Pliny dhe Tacitus, të cilët kanë mbajtur disa nga postet më të larta në fillim të shekullit të dytë pas Krishtit. Nga Tacitur mësojmë që Jezusi është ekzekutuar përderisa Pontius Pilate ishte prefekt romak në detyrë të Judejës (26-36 pas lindjes së Krishtit) dhe Tiberius ishte perandor (14-36 pas krishtit) – të dhënat të cilat përputhen me të dhënat kohore të ungjijve. Pliny kontribuon në informacion, ku ai ishte guvernator i Turqisë, krishterët adhuronin Krishtin si zot. Asnjërit prej këtyre nuk u pëlqenin të krishterët – Pliny shkruan për "kokëfortësinë prej kokë-derri" dhe Tacitus quan religjionin e tyre si një besëtytni shkatërruese.

A kanë diskutuar shkrimtarët e lashtë për ekzistencën e Jezusit?

Për çudi, nuk ka pasur asnjë debat në botën e lashtë nëse Jezusi i Nazarethit ishte një figurë historike. Në literaturën më të hershme të çifutëve rabinë, Jezusi ishte përmendur si fëmija jolegjitim i Marisë dhe një magjistar. Ndër paganë, satiristi Lucian dhe filozofi Celsus e cilësuan Jezusin si një faqezi, por ne nuk dimë dikë në botën e lashtë të ketë vënë në pyetje nëse Jezusi ka jetuar.

Sa kundërthënëse është ekzistenca e Jezusit tani?

Në një libër së fundmi, filozofi francez Michel Onfray flet për Jezusin si thjeshtë një hipotezë, ekzistenca e tij si një ide më shumë se sa figurë historike. Rreth 10 vite më parë, "The Jesus Project" (Projekti Jezus) ishte themeluar në SHBA; njëra nga pyetjet kryesore për diskutim ishte që nëse Jezusi ka ekzistuar apo jo. Disa autorë edhe kanë argumentuar që Jezusi i Nazarethit ka qenë me gjasë jo-ekzistent, duke pretenduar që edhe Jezusi edhe Nazarethi ishin shpikje krishtere. Nuk vlen asgjë, sidoqoftë, që dy historianë qendrorë kanë shkruar më së shumti kundër argumenteve hiper-skeptike janë ateistë: Maurice Casey (më parë nga universiteti i Nottinghamit) dhe Bart Ehrman (nga univestieti i Karolinës). Ata kanë ngritur kritika thumbuese për qasjen "Jezusi-mit", duke e quajtur këtë pseudo-dituri. Megjithatë, një anketë së fundmi ka zbuluar që 40 për qind e të rriturve në Angli nuk besojnë që Jezusi ka qenë një figurë e vërtetë historike.

A ka prova arkeologjike për Jezusin?

Pjesë nga konfuzioni i njohur rreth historikut të Jezusit mund të jetë shkaktuar nga argumentet e pazakonta arkeologjike të cilat janë ngritur në relacion me të. Së fundmi ka pasur pretendime që Jezusi ka qenë stërnipi i Kleopatrës, së bashku ma monedhat e lashta që pretendohet që shfaqin Jezusin duke mbajtur kurorën e tij me thera. Në disa rrathë, ka ende interesa në "Qefinin e Torinos", qefini i supozuar i varrosjes së Jezusit. Papa Benedikti XVI ka thënë që ka qenë diçka që "asnjë mjeshtri njerëzore nuk mund ta prodhojë" dhe një "ikonë e të Shtunës së Shenjtë".

Është e vështirë të gjesh historianë të cilët cilësojnë këtë material si të dhënë serioze arkeologjike, sidoqoftë. Dokumentet e prodhuara nga shkrimtarët të krishterë, çifutë dhe romakë formojnë provat më bindëse.

Këto referenca të bollshme historike na lënë me pak dyshime të arsyeshme që Jezusi ka jetuar dhe vdekur. Pyetja më e rëndësishme – e cila shkon përtej fakteve historike dhe objektive – është nëse Jezusi ka vdekur dhe jetuar.

Artikull është shkruar për The Guardian nga Dr. Simon Gathercile, drejtor i studimeve për Teologji në kolegjin Fitzwilliam dhe studion në Universitetin e Kembrixhit.

The post Cila është prova historike që Jezus Krishti ka jetuar dhe vdekur? appeared first on GazetaBlic.

Media e huaj quan pornostare Linda Halimin. Ja si i përgjigjet kompozitori i këngës

Posted: 15 Apr 2017 10:36 PM PDT

Linda Halimi është përfaqësuesja shqiptare e Eurovizionit, që pritet të deputojë me këngën "World" (Botë) në skenë e Kievit, më datë 9 maj.

Tashmë artistja që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shijon turin nëpër Europë, ku ka mundësi të dëshmojë talentin e saj për publikun. Pas perfomancës së parë në Amsterdam, nuk munguan reagimet ndaj Lindës, duke e komentuar si pornostare me trup burri, pa mohuar potencën e zërit. Për muzën e frymëzimit për "Botë", përfomancën e Halimit dhe pritshmëritë e kësaj gare, flet për gazetën "Panorama" kompozitori i këngës, Klodian Qafoku. Si lindi "Botë", u shkruan vargjet para muzikës apo e kundërta? Përgjithësisht në këngët e mia preferoj të krijoj muzikën para tekstit.

Kështu ka ndodhur edhe me "Botë". Pasi u dëgjua melodia e këngës nga Gerald Xhari (Big Basta) dhe Lindita, pas shumë bisedash profesionale, unanimisht vendosëm për përmbajtjen e tekstit dhe titullit njëkohësisht. Lidhet kjo këngë me ndonjë moment nga jeta jote? Apo pse mund ta gjejmë veten në fabulën dhe melodinë e saj? Ngjarjet e fundit nëpër botë, luftërat, varfëritë na kanë bërë mjaft të ndjeshëm jo vetëm në jetën reale, por dhe në atë krijuese. Nuk e kam krijuar muzikën në koshiencë të plotë, me këto situata, por natyrshëm mund të kem shkuar drejt kësaj tematike.

Nisur nga tema e këngës, e ripërsëris se e vetmja gjë që na bashkon të gjithëve është "Dashuria". Linda Halimi të zgjodhi ty, apo ti atë? Sigurisht që e zgjodha unë. Ajo jeton në SHBA tashmë, dhe ishte një ftesë nga ana ime për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës në RTSH. Çfarë t'u duk e rrallë në zërin dhe perfomancën e saj për t'i besuar krijimin tënd? Unë e kam njohur dhe më parë Linditën në cilësitë e saj artistike. Thjesht besoja te forca dhe talenti i saj, dhe potenciali interpretativ, për ta përcjellë këngën sa më profesionalisht te publiku. Në deputimin e saj të fundit ka pasur nga ata persona që e kanë komplimentuar, por nuk kanë munguar as komentet e këqija në lidhje edhe me fizikun e Lindës.

Çfarë përgjigje mund t'u jepje atyre? Në rradhë të parë unë i komplimentoj të gjithë për komentet pozitive në lidhje me performancën, ndërsa për komentet negative, përgjigjja më e mirë është data 9 maj në Kiev.

I ke dëgjuar këngët e tjera dhe cilat prej tyre do të veçoje? Po, i kam dëgjuar me shumë interes. Përgjithësisht janë këngë të bukura, do të veçoja Portugalinë, Italinë, Suedinë, Australinë. Pa marrë parasysh dëshirën për të dalë sa më mirë në garën e Eurosongut, cilat janë pritshmëritë e tua reale nga ky festival? Së pari më lejoni t'ju them se Eurosong është i vetmi event artistik ku Shqipëria përballet me vendet europiane.

Kur në futboll, Shqipëria hyri për herë të parë në Kampionatin Europian, sigurisht u gëzuam të gjithë, dhe vë­ mendja ishte 100 për qind jo vetëm nga institucionet shtetërore, por dhe nga ato private. Ndërsa me këngën shqiptare, që është hera e 19­të e pjesëmarrjes, kemi vetëm mbështetjen e padiskutueshme të Radiotelevizionit Shqiptar.

Pavarësisht kësaj, ky është një fakt i cili duhet të na bëjë mjaft krenarë për transmetimin e kulturës dhe artit tonë në kompeticione me përmasa të tilla. Sigurisht që është një garë e fortë, dhe qëllimi im kryesor si kompozitor është të performojmë sa më denjësisht në atë arenë europiane.

Përtej garës, çfarë mesazhi shpirtëror do t'i japë "Botë" botës? "World" tashmë është finalizuar në të gjitha aspektet, së pari një riorkestrim nga mjeshtri Shpëtim Saraçi dhe Andrea Camilletti, një super produksion nga mjeshtri i zërit, Marco Borsatti në Itali dhe masterizim nga Tom Coyne në USA. Anglisht teksti u përshtat mbi vargjet e Big Bastës nga vetë Lindita, dhe pikërisht mesazhi "Let the love unite us all" ka domethënie për ditët e sotme. Gjithkush e ndjen veten në këtë këngë.

Pika më e fortë është vokali dhe karakteri artistik. Pika e dobët? Këmbëngulëse në kërkesat e saj artistike (qesh).

Cilat janë detajet e performancës, këngëtarët që e shoqërojnë, ndonjë koreografi dhe veshjet e këngëtares? Perfomanca do të jetë e thjeshtë. Rol të veçantë do të ketë pasqyrimi i çdo detaji nga videoklipi zyrtar në ledwall­in e arenës, në momentin e performancës.

Këngëtarët shoqërues janë emra të njohur të skenës shqiptare, si Denisa Gjezo, Margret Radovani, Gjergj Kaçinari dhe Anxhelo Miho. Ankthi yt më i madh gjatë asaj performance? Fitorja e Eurovizionit. Fakti që votimi mund të jetë gjeopolitik të bën pesimist? Aspak, jam më optimist se kurrë në përballjen tonë me shtetet e tjera.

The post Media e huaj quan pornostare Linda Halimin. Ja si i përgjigjet kompozitori i këngës appeared first on GazetaBlic.

A do të duket kështu iPhone 8?

Posted: 15 Apr 2017 10:36 PM PDT

Spekulimet në lidhje me iPhone 8 kohëve të fundit janë mjaftë kontradiktore.

Në raportet e mëhershme thuhej se pjesa e përparme e iPhone 8 do të jetë tërësisht nga qelqi, por informacionet më të reja thonë se ai ende do të jetë telefoni më konvencional, edhe pse thuhet se do të ketë korniza shumë të holla rreth ekranit.

Raporti i publikuar nga iDrop News, duke cituar burimin nga Foxconn, transmeton Koha.net, edhe një herë konfirmon se pjesa e përparme e iPhonet të ri do të ketë ekran pa asnjë skaj.

Gjithashtu, thuhet se iPhone 8 do të ketë Touch ID nën ekranin 5.8-inç OLED, kamerën e padukshme për selfie nën ekran, xham të lakuar në pjesën e përparme dhe të pasme të telefonit, etj.

Pavarësisht të gjithave, ende mbetet të presim deri te lansimi zyrtar i tij dhe të shohim se si do të duket në realitet.

The post A do të duket kështu iPhone 8? appeared first on GazetaBlic.

Bie nga kati i dytë, humb jetën në spital punëtori i ndërtimit

Posted: 15 Apr 2017 10:32 PM PDT

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele pasi ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese.

Sipas policisë së Gjirokastrës ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:30, ku shtetasi Gëzim Malka është paraqitur në spital, por nuk mundi ti rezistojë dot plagëve të marra.

Viktima dyshohet se është rrëzuar nga vendi ku ishte duke punuar.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Bie nga kati i dytë, humb jetën në spital punëtori i ndërtimit appeared first on GazetaBlic.

Autori i ‘paqes’ vjen në Prishtinë

Posted: 15 Apr 2017 10:24 PM PDT

"Passages" titullohet ekspozita e artistit Jean Pierre Romy, që do të hapet me 20 prill në ora 19:00 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. Ekspozita përmban tridhjetë punime, prej të cilave 16 janë skulptura dhe të tjerat pikturë, ndërkaq kurator i kësaj ekspozitë do të jetë Dardan Muriqi.

Jean Pierre Romy është skulptor dhe piktor. Ai ka lindur në Egjipt nga një familje spanjolle-ruse me prejardhje hebreje dhe i rritur në Francë.

Si skulptor i paqes, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, ai krijoi Monumentin e Paqes në Pekin, në kujtim të pesëdhjetë vjetorit të Republikës Popullore të Kinës. Gjithashtu u përzgjodh nga UNESCO që të inaugurojë Vitin 2000, Vitin e Kulturës për Paqe, me një monument të quajtur "Vizim". E përmbylli vitin 2000, Vitin e Kulturës për Paqe, duke krijuar "Trofetë e Paqes" dhe duke ua dorëzuar, së bashku me UNESCO-n, dy kampionëve botërorë të shahut në Nju Delhi dhe Teheran në dhjetor të vitit 2000.

Ekspozita "Passages" e artistit Jean Pierre Romy do të qëndroj e hapur në GMK deri më 15 maj 2017.

The post Autori i 'paqes' vjen në Prishtinë appeared first on GazetaBlic.

Edi Rama me Kandidatët për deputet nga PS për zgjedhjet! (Lista)

Posted: 15 Apr 2017 10:20 PM PDT

29 prilli është data e fundit kur partitë politike do të duhet të dorëzojnë listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë sipas qarqeve. Kur kanë ngelur jo më shumë se dy javë nga ajo datë, në selinë e Partisë Socialiste janë projektuar emrat kryesorë se kush do të drejtojë qarqet dhe se kush do të jenë kandidatët potencialë.

Ministrat janë thuajse të gjithë drejtues qarqesh, ndërsa janë shpërndarë nëpër qarqe deputetët aktualë, sikundërse ka edhe prurje të reja jo pak surprizuese.

Tabela bashkëlidhur këtij artikulli i ka renditur emrat jo sipas hierarkisë së pritshme të kandidimit, por lista është një grupim i të gjithë ekipit të projektuar sipas qarkut.

Mungesa në tabele e emrave të deputetëve aktualë, ose e kandidatëve të tjerë, nuk është e qëllimshme. Lista është përpiluar bazuar në informacionet që redaksia e "Shqiptarja.com" ka siguruar nga burime pranë Partisë Socialiste.

Tiranë
Kryeqyteti tashmë dihet se do të kryesohet nga ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe do të vijojë me Pandeli Majkon, i cili në vitin 2013 ishte në krye të ekipit. Ministrja e re e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka do të jetë në ekipin e Tiranës, duke marrë përsipër njësinë 3 në Tiranë, teksa në legjislaturën e shkuar është zgjedhur në Korçë.

Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj do të kandidojë përsëri në kryeqytet, ndërsa deputeti i Dibrës Ulsi Manja do të jetë përgjegjës për zonën e Paskuqanit. Ministrja e re e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu do të kandidojë për njësinë 9, ndërsa ministri i financave Arben Ahmetaj, nga Gjirokastra vjen në Tiranë, si përgjegjës për Kavajën.

Sadri Abazi përgjegjës për Vorën, Rakip Suli për njësinë 11, Vasilika Hysi për njësinë 7, Xhemal Qefalia për fshatrat e Tiranës, Elona Gjebrea, Vladimir Kosta për zonën e Farkës do të jenë po ashtu pjesë e ekipit të kryeqytetit. Surprizë duket se do të jetë drejtoresha e ANTA-s, Belinda Balluku, bashkëpunëtore e vjetër e Ramës e cila ka marrë përsipër zonën e Vorës duke zëvendësuar në përgjegjësi partiake prefektin Sadri Vorpsi. Kandidate potenciale është edhe kryekëshilltarja e Tiranës, Klotilda Ferhati.

Durrës
Qarku i Durrësit mendohet të jetë surprizë, teksa pritet të kandidojë si kryesuese e listës ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi. Po ashtu, ministrja e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni pritet të kandidojë në këtë qark duke mbuluar zonën e Krujës. Drejtori i OSHEE-së Ardian Çela do të jetë në pjesën qendrore të kandidatëve, së bashku me deputetet aktuale Esmeralda Shkjau. Prefekti i Qarkut, Roland Xhelili pritet të kandidojë si përgjegjës i zonës së Manzës. Ai është një ndër socialistët më të vjetër të këtij qarku.

Shkodër
Ministri i jashtëm Ditmir Bushat do të kryesojë qarkun e Shkodrës, ku në ekip do të ketë Paulin Stërkajn për Malësinë e Madhe dhe Namik Koplikun për qytetin. Prurje e re interesante në këtë qark është Paulin Luli, i cili është përgjegjës për Pukën.

Ky person i ri, i cili ka përfunduar akademinë e policisë në vitin 1991, ka lënë Gjermaninë ku ushtronte një veprimtari biznesi të suksesshme në fushën e automjeteve, për të kandiduar për Partinë Socialiste. Pretendent për këtë qark është dhe drejtori i KESH-it, Agron Heto si dhe nuk është qartësuar nëse do të kandidojë Keti Bazhdari, filantropistja që humbi garën për bashkinë e Shkodrës.

Lezhë
Në qarkun e Lezhës, kryesuese e listës do të jetë ministrja e arsimit, Lindita Nikolla ndërsa i dyti do të jetë Pjerin Ndreu. Deputeti i Tiranës, pas një angazhimi intensiv në Pukë, së fundmi është caktuar në Lezhë, ku po punon së bashku me ish-deputetin e këtij qarku Arben Ndoka. Pritet që lista të plotësohet me një kandidat nga Laçi dhe një tjetër nga Lezha.

Dibër
Në Dibër pritet që lista të kryesohet nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të pasohet nga koordinatori politik Agron Malaj. Në këtë qark do të ketë dhe kandidatura të tjera të cilët ende nuk janë përcaktuar.

Elbasan
Qarku i madh i Elbasanit pritet të kryesohet nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila është atashuar në këtë zonë pas një angazhimi në fillim në Lezhë, pastaj në Vlorë e në Dibër.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kryesues i listës të jetë Taulant Balla, ndërsa vijues i saj deputeti me jetëgjatësi të lartë parlamentare dhe përgjegjës për Cërrikun dhe Belshin Musa Ulqini. Pritet rikandidimi i pedagoges Evis Kushi, ndërsa deputeti Anastas Angjeli i zgjedhur në Gjirokastër, prej një kohe të gjatë është përgjegjës për zonën e Peqinit, ku më parë ishte zgjedhur Alfred Peza.

Vlorë
Sikundërse edhe e ka njoftuar vetë, Edi Rama do të kryesojë listën e PS-së për qarkun e Vlorës, sikundërse edhe në vitin 2013. Pasues i listës do të jetë drejtuesi politik i këtij qarku, ministri i energjetikës, Damian Gjiknuri.

Do të rikandidojë në pjesën më të fortë të listës deputetja Valentina Leskaj, si dhe pritet rikonfirmimi i deputetit Fatmir Toçi. Së fundmi, ish-drejtori i pastrit të parave, Alket Hyseni është ngarkuar me punë në zonën e Sarandës, ndërsa nuk dihet se si do të pozicionohet në këtë qark, i "rikthyeri" në PS, Shpëtim Gjika.

Gjirokastër
Qarku i Gjirokastrës i është besuar në kryesim ish-ministrit të çështjeve vendore, Blendi Çuçi, i pasuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Nuk dihet cilët do të jenë kandidatët e tjerë për këtë qark, teksa pretendon të ruajë përgjegjësitë e tij në Tepelenë e Përmet, deputeti aktual Dashamir Kamberi.

Korçë
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi do të kryesojë betejën në qarkun e Korçës, teksa në ekip i është shtuar dhe ministri i ri i çështjeve vendore, Eduard Shalsi. Ky i fundit, i zgjedhur deputet në Berat në vitin 2013, tashmë do të jetë përgjegjës për zonën e Pogradecit, bashkë me deputetin aktual, Ilir Xhakolli.

Mjeku Ilir Pendavinji aktualisht deputet i këtij qarku do të rikandidojë në listën fituese, ndërsa mendohet që këtij qarku t'i bashkohet dhe Blerina Gjylahmeti, deputetja me origjinë nga ai qark, por që tashmë është zgjedhur në listat e vitit 2013 në Tiranë.

Kukës
Për Kukësin, ku zgjedhjet e fundit ka fituar vetëm një mandat, PS ka menduar të kandidojë me Safet Gjici, i cili kandidoi dhe humbi përballë Xhelal Mziut në Kamëz. Ai do të kryesojë listën, nëse Beqaj përfundimisht kandidon në Dibër. Deputeti i vetëm aktual i PS-së në Kukës, ish-prokurori Vexhi Muçmata, mësohet të jetë shprehur se nuk dëshiron një mandat të dytë.

Fier
Qarku i Fierit pritet të kryesohet nga numri dy i PS-së, Gramoz Ruçi dhe të ketë në ekip deputetët aktualë Erjon Braçe, Arben Çuko, Pirro Lutaj e Antoneta Dhima. Ish-drejtoresha e doganave,  Elisa Spiropali pritet të kandidojë në këtë qark, edhe pse një ide fillestare qe kandidimi i saj në Vlorë. Pretendent për këtë qark është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjetikës, Koli Bele.

Berat
Qarku i Beratit do të kryesohet nga ish-ministri Blendi Klosi dhe nga ministrja për çështjet parlamentare, Ermonela Felaj. Deputeti aktual, mjeku Eduard Bejko, një ndër më aktivët në komisionin parlamentar të shëndetësisë, pritet të rikandidojë. Suprizë në këtë qark është emri i Adnor Shahmetit, pronar i një universiteti privat në Tiranë, i cili mendohet se do të jetë përgjegjës për zonën e Skraparit. Ai ka kandiduar dhe më herët për PS, në një përballje me Ilir Metën, të cilën e ka humbur.

Kandidatët potencialë të PS sipas qarqeve
(Renditja e mëposhtme është rastësore dhe jo parashikim i renditjes në listën shumëemrore)
Tiranë

  1. Saimir Tahiri
  2. Pandeli Majko
  3. Olta Xhaçka
  4. Fatmir Xhafaj
  5. Ulsi Manja
  6. Ogerta Manastirliu
  7. Arben Ahmetaj
  8. Sadri Abazi
  9. Rakip Suli
  10. Vasilika Hysi
  11. Xhemal Qefalia
  12. Elona Gjebrea
  13. Vladimir Kosta
  14. Belinda Balluku
  15. Klotilda Ferhati

Durrës

  1. Milva Ekonomi
  2. Eglantina Gjermeni
  3. Ardian Çela
  4. Esmeralda Shkjau
  5. Roland Xhelili

Shkodër

  1. Ditmir Bushati
  2. Paulin Stërkaj
  3. Paulin Luli
  4. Namik Kopliku
  5. Agron Heto

Lezhë

  1. Lindita Nikolla
  2. Pjerin Ndreu

Dibër

  1. Ilir Beqaj
  2. Agron Malaj

Elbasan

  1. Mimi Kodheli
  2. Taulant Balla
  3. Musa Ulqini
  4. Evis Kushi
  5. Anastas Angjeli

Vlorë

  1. Edi Rama
  2. Damian Gjiknuri
  3. Valentina Leskaj
  4. Fatmir Toçi
  5. Alket Hyseni

Gjirokastër

  1. Blendi Çuçi
  2. Mirela Kumbaro
  3. Dashamir Kamberi

Korçë

  1. Niko Peleshi
  2. Eduard Shalsi
  3. Ilir Pendavinji
  4. Blerina Gjylameti
  5. Ilir Xhakolli

Kukës

  1. Safet Gjici

Fier

  1. Gramoz Ruçi
  2. Erjon Braçe
  3. Arben Çuko
  4. Pirro Lutaj
  5. Antoneta Dhima
  6. Elisa Spiropali
  7. Koli Bele

Berat

  1. Blendi Klosi
  2. Ermonela Felaj
  3. Eduard Bejko
  4. Adnor Shahmeti

 

The post Edi Rama me Kandidatët për deputet nga PS për zgjedhjet! (Lista) appeared first on GazetaBlic.

Ramushi tregon se kush ia vuri nofkën “Rambo”

Posted: 15 Apr 2017 10:15 PM PDT

Në emisionin "Fol shqip" në "RTV21" kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka treguar se kush ia ka vënë nofkën "Rambo".

"Këtë emër ma kanë ngjitur fëmijët e vegjël", ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata shqiptarë që kanë shkuar për ta vizituar në Francë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit të këtij emisioni se sa është vështirë të qëndron i lidhur në Francë, Haradinaj është përgjigjur:

"Nuk jam i lidhur. Edhe kur kam qenë në pranga s'kam qenë i lidhur, duke e përmbyllur këtë përballje dhe duke ia kthyer një nderë vendit tim do të thotë nuk jam i lidhur. Nuk jam ikur asnjëherë prej drejtësisë as në Kosovë dhe as jashtë".

Ai ka thënë se shpreson së shumë shpejt do të kthehet në Kosovë dhe do të nis angazhimin e tij në politikë.

The post Ramushi tregon se kush ia vuri nofkën "Rambo" appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more