Skip to main content

“Rusi: Organizata e Khodorkovskyt cilësohet si e “padëshirueshme”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Rusi: Organizata e Khodorkovskyt cilësohet si e “padëshirueshme”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Rusi: Organizata e Khodorkovskyt cilësohet si e “padëshirueshme”

Posted: 26 Apr 2017 09:28 AM PDT

Prokurori i Përgjithshëm rus, e ka quajtur organizatën joqeveritare "Open Russia", si "organizatë të padëshirueshme", vetëm disa ditë pasi kjo OJQ ka thirrur një protestë. Kjo organizatë ëshë themeluar nga ish-manjati i naftës, Mikhail Khodorkovsky. Në deklaratën e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, përveç "Open Russia", si organizatë e padëshirueshme janë cilësuar edhe Instituti për Rusi Moderne, që udhëhiqet nga djali i Khodorkovskyt. "Organizatat e listuara kanë ndërmarrë programe dhe projektje të veçanta në territorin e Federatës ruse, me qëllimin që të diskreditojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit, duke deklaruar se ato janë të paligjshme", thuhet në deklaratë. Organizata e Khodorkovskyt u përgjigj menjëherë, duke thënë se kjo OJQ është e regjistruar në Rusi, dhe për këtë aryse nuk mund të konsiderohet e padëshirueshme sipas ligjit rus. Open Russia ka bërë thirrje për një protestë masive më 29 prill.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE-ja nis veprime ligjore kundër Hungarisë

Posted: 26 Apr 2017 08:39 AM PDT

Komisioni Evropian ka nisur një procedurë ligjore ndaj Ukrainës, mbi një Ligj për arsimin e lartë, që do të mund të çonte në mbylljen e Universitetit të Evropës Qendrore (CEU) në Budapest. Komisioni Evropian, ka thënë se Ligji hungarez për arsim të lartë, që është miratuar më herët gjatë këtij muaji, nuk "është në përputje me liritë themelore më vend... por gjithashtu nuk është në përputhje me të dretjën e lirisë akademike". Universiteti i Evropës Qendrore, që është themeluar më 1991 nga miliarderi amerikan, George Soros, është shdërruar në temën kryesore të debatit politik në Hungari. Kryeministri hungarez, Victor Orban, prej kohësh ka akuzuar Sorosin se po ndërhynë në çështjet e brendshme të Hungarisë dhe ka ngritur ndalesa ndaj organizatave që kanë lidhje me të. "Ne kemi vendosur të ndërmarrim veprime ligjore ndaj Ligjit për arsim. Kemi dërguar një letër zyrtare qeverisë hungareze, në bazë të një vlerësimi të thellë ligjot", ka thënë në një konferecë për media në Bruksel, nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis. Legjislacioni ishte miratuar në parlamentin e Hugarisë më 4 prill dhe ishte nënshkruar nga presidenti Janos Ader, më 10 prill. Sipas këtij ligji, univeristetet e huaja në Hungari, duhet të kenë një kampus atje dhe të ofrojnë kurse të ngjajshme në vendet e tyre të origjinës. CEU, që ka mbi 1,400 studentë, nga 100 shtete të ndryshme, mund të detyrohet me ligj, që të mos pranojë studentë të rinj në vitin e ri akademik dhe të mbyllet më 2021. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poroshenko krahason krizën në Ukrainën Lindore me fatkeqësinë në Çernobil

Posted: 26 Apr 2017 08:05 AM PDT

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko e ka krahasuar fatkeqësinë bërthamore në Çernobil më 1986 me krizën në lindje të Ukrainës, duke shtuar se "Rusia po zhvillon luftë të pashpallur" ndaj shtetit të tij. Këto komente ai i bëri pranë Çerbobilit, ku së bashku me homologun e tij bjellorus, Aleyksandr Lukashenka, përkujtuan viktimat e katastrofës bërthamore, në përvjetorin e 31-të, "Ne ukranasit, sot po luftojmë për pavarësinë tonë, për sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, për çlirimin e Donbasit dhe Krimesë. Ne kemi varrosur mijëra njerëz. Prap, ne kemi qindra mijëra persona të zhvendosur.. jam i sigurt, se të gjithë së bashku, do ta mposhtim këtë", tha Poroshenko.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zgjedhjet e parakohshme do ta ‘varfëronin’ buxhetin me disa milionë euro

Posted: 26 Apr 2017 08:00 AM PDT

Pothuajse asnjëra legjislaturë në Kosovë nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues katër vjeçar, çka ka ndikuar që vendi të shkojë në vazhdimësi në zgjedhje të parakohshme. Mesatarja e një mandati qeverisës në Kosovë nuk ka arritur të jetë më shumë se dy vjet e gjysmë. Zgjedhjet e fundit të parakohshme ishin mbajtur në qershor të vitit 2014. Aktualisht, tema kryesore politike, mbetet sërish organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, proces ky që besohet se vjen si rrjedhojë e mungesës së funksionimit të institucioneve. Këto zgjedhje, veç tjerash kanë një kosto të lartë financiare. Sipas llogaritjeve, vlerësohet se për një palë zgjedhje parlamentare në Kosovë, buxheti shpenzon deri në 10 milionë euro. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kostoja e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në vitin 2014, ka qenë mbi 4 milionë euro. "Në shpenzimet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur në qershor të vitit 2014, kanë qenë 4 milionë e 111 mijë euro. Sipas kësaj shumë, shpenzimet për një votues kanë qenë 2.3 euro", sqaron Elezi. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë aktualizuar edhe tani si çështje jo vetëm nga partitë opozitare në Kosovë, por edhe nga partitë e koalicionit, për shkak të bllokadës politike në vendimmarrje, sidomos në Kuvendin e Kosovës. Shpenzimet për procesin zgjedhor, sipas organizatave joqeveritare të cilat monitorojnë procese të tilla, vlerësohen të arrijnë vlera shumë më të larta se 4 milionë euro. Albert Krasniqi, analist i Institutit Demokratik të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se shpenzimet janë milionëshe, por që nuk ka ndonjë përllogaritje të saktë për një pjesë jashtë shpenzimeve zyrtare që bëhen për organizimin e zgjedhjeve. "Sa i përket kostos financiare përllogaritet që është diku rreth 6 milionë euro që i kushton buxhetit të Kosovës procesi i organizmit të zgjedhjeve, por këtu ka edhe kosto shtesë për shkak se shpenzojnë edhe partitë politike për fushata zgjedhore, po ashtu edhe kandidatët, pastaj dhe organizatat që bëjnë monitorimin e zgjedhjeve dhe kjo kosto arrin 8 deri në 10 milionë euro", thotë ai. Partitë politike, sipas Krasniqit, nuk kanë qenë transparente në deklarimin e shpenzimeve të tyre që i bëjnë gjatë fushatave zgjedhore dhe kjo, sipas tij, ka bërë që të mos ketë një kosto të saktë të fushatës zgjedhore të partive politike dhe tërë procesit zgjedhor në përgjithësi. Sidoqoftë, marrë parasysh në tërësi buxhetin e shtetit prej rreth 2 miliardë eurosh, shpenzimet prej 6 milionë euro për procesin zgjedhor, sipas Albert Krasniqi nga KDI, nuk do të duhej të paraqisnin ndonjë problem. "Demokracia ka një çmim dhe ky është një çmim financiar të cilin ne duhet të paguajmë si shoqëri. Më e rëndësishme se kostoja financiare është institucionet që dalin nga këto zgjedhje dhe çfarë këto institucione do të përfaqësojnë pasi që të kryhen zgjedhjet", thotë Krasniqi. Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë, thotë se është i përkushtuar për të përmbushur detyrimin e vet kushtetutes për të organizuar zgjedhje kurdo që një gjë e tillë kërkohet. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovë: Konfiskohen 312 kilogramë drogë, arrestohen 9 persona

Posted: 26 Apr 2017 07:34 AM PDT

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës së narkotikëve ka zhvilluar një hetim tre mujor, në bashkëpunim me me Gjykatën Themelore në Ferizaj, për përfshirjen e disa personave për shitjen e paautorizuar të substancave narkotike. Ky operacion ka rezultuar me sukses, ku janë konfiskuar mbi 312 kilogramë drogë të llojit marihuanë. Në këtë operacion janë arrtestuar edhe 9 persona, të dyshuar në përfshirje në veprën penale të trafikimit me narkotik. Kjo sasi e drogës ka pasur për destinacion tregun jashtë Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reporterët pa Kufij: Maqedonia, 'fëmija i prapët' në Ballkan

Posted: 26 Apr 2017 06:16 AM PDT

Maqedonia është radhitur e fundit në rajon sa i përket lirisë së mediave, sipas raportit më të ri të organizatës, "Reporterët pa kufij". Në bazë të radhitjes në nivel botëror, Maqedonia ka shënuar përmirësim për gjashtë vende, por ajo edhe më tej ndodhet në grupin e shteteve ku mediat janë në gjendje të rëndë. Nga vendi i 118-të ajo tani ndodhet në vendin e 111-të, por Biljana Petkovska, nga Instituti Maqedonas i Mediave, thotë se ky rezultat nuk ka të bëjë me ndonjë përmirësim të gjendjes së mediave, por më tepër me shtetet tjera që kanë shënuar rënie të theksuar duke i lënë vendin e tyre Maqedonisë. "Për fat të keq Maqedonia edhe këtë vit është më se keqi e radhitur në rajon edhe pse sipas raportit ka një përmirësim të papërfillshëm prej gjashtë vendeve, por kjo nuk ka të bëjë me ndonjë përparim të mediave të këtushme për me rënien e lirisë së shprehjes në vende tjera. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë, e të cilët tani më dihet, si ndikimet politike, presionet, korrupsioni e kështu me radhë", thotë Petkovska. Në raport thuhet se Maqedonia është "Fëmija i prapët në Ballkan" para se gjithash për shkak të gjendjes së rëndë sa i përket sundimit të së drejtës dhe pasigurisë politike, e cila siç thuhet, ndikon në punën e gazetarëve ndërsa përmend edhe presionin nga ana e partisë qeverisëse që çon edhe në vetcensurë. "Maqedonia shënon rënie pas garniture qeverisëse nuk heq dorë nga kontrolli mbi lajmet, apo në përgjithësi nga kontrolli mbi punën e mediave dhe margjinalizimin e profesionalizmit, të gazetarisë kritike e kështu me radhë. Përkeqësimi në raportimin e mediave ka të bëjë edhe me pagesën e gazetarëve, pasi ne jemi shteti me të ardhurat më të ulëta të gazetarëve në rajon. Gazetarët këtu kanë më së paku të drejta dhe ndërsa edhe vetcensura është në nivelin më të lartë", thotë Tamara Çausidis, kryetare e Sindikatës së gazetarëve në Maqedoni. Komunikologët ndërkohë theksojnë edhe rolin negativ që sipas tyre po luajnë media të caktuara në tensionimin e gjendjes në Maqedoni. Sefer Tahiri, profesor në fakultetin e shkencave të komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore, thotë se edhe ky fakt ka ndikuar që liria e mediave dhe besimi në to të shënoj rënie. "Në këtë situatë kur kemi krizë të madhe politike dhe kur gjendja e sigurisë është e tensionuar, ne ballafaqohemi me një fenomen që ka të bëjë me nxitjen e tensioneve dhe në një farë mënyre të emocioneve politike dhe etnike dhe me këtë ato po kontribuojnë në tensionimin e situatës në vend që të jetë e kundërta", thotë Tahiri. Rënia e lirisë së mediave në Maqedoni është theksuar edhe në raportet e organizatave tjera ndërkombëtare. Sipas raportit të fundit të Freedom House Maqedonia tani ndodhen në kategorinë e shteteve jo të lira një vlerësim ky më i ulët se në vitin 2001 kur Maqedonia u përball me një konflikt të armatosur. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I gjithë Senati në Shtëpinë e Bardhë lidhur me Korenë Veriore

Posted: 26 Apr 2017 05:54 AM PDT

Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, më vonë gjatë ditës në Shtëpinë e Bardhë, do t'i informojnë anëtarët e Senatit për situatën lidhur me Korenë Veriore. Të 100 senatorët janë ftuar për tu informuar nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, drejtori i inteligjencës kombëtare, Dan Coats, dhe gjenerali Joseph Dunford, kryesues i Shtatmadhorisë së Bashkuar të ushtrisë amerikane, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Administrata Trump ka shprehur shqetësim në rritje lidhur me programin atomik dhe testet raketore të Koresë Veriore dhe për kërcënimet e saj për t'i sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Uashingtonit. Konsiderohet se është e pazakonshme që e gjithë përbërja e Senatit të shkoj në Shtëpinë e Bardhë dhe që në këtë takim të përfshihen katër zyrtarët e lartë të administratës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata Speciale ende nuk është e gatshme të nis proceset gjyqësore

Posted: 26 Apr 2017 05:50 AM PDT

Një numër i rregullave të Rregullores së procedurës dhe provave të Dhomave të Specializuara (të gjykatës Speciale) nuk janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, ka vlerësuar Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Kjo nënkupton se Gjykata ende nuk është e gatshme që të nis proceset gjyqësore. Rregullorja e procedurës dhe e provave është dokumenti kyç për punën e gjykatës dhe është miratuar muajin e kaluar në një seancë të gjykatësve ndërkombëtarë të gjykatës. Është pritur në këtë vendim të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e kësaj rregulloreje. Në bazë të vendimit të publikuar, nëntë rregulla të kësaj rregulloreje nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe prandaj pritet që të shqyrtohen sërish. Rregullat që janë në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës kanë të bëjnë me mungesën e gjykatësve, bazat e masave hetuese speciale, bastisje dhe konfiskim nga ana e prokurorit special, marrjen në pyetje, paraburgim dhe status të personit të liruar. Ky dokument vë theksin në mbrojtjen e dëshmitarëve, viktimave dhe personave të tjerë që i janë eksponuar rrezikut për shkak të dëshmisë ose bashkëpunimit me Dhomat e Specializuara. Siç ka bërë me dije më heret për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Prokurorisë Speciale të Kosovës Avis Benesh, rregullorja në hollësi rregullon udhëheqjen e procedurave gjyqësore, procedurave paragjyqësore, gjykimin, apelimin, por edhe çështjet organizative dhe të administratës të Dhomave të Specializuara të prokurorisë së specializuar, më saktësisht të drejtave të personave gjatë hetimeve, arrestimit, paraburgimit, pjesëmarrjes së viktimave në proceset gjyqësore dhe të tjera. Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UCK-së që, siç thuhet, 'i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000', siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sistemi shëndetësor në grevë 24 orëshe

Posted: 26 Apr 2017 05:28 AM PDT

Punëtorët shëndetësorë në sektorin publik, ditën e enjte, më 27 prill, kanë paralajmëruar grevë në kohëzgjatje prej 24 orëve. Javë më parë, punëtorët shëndetësorë patën mbajtur një protestë një orëshe, në të cilën i kanë shpalosur kërkesat e tyre, ku përmendej edhe rritja e pagave dhe krijimi i kushteve të punës. Protesta, ishte shtrirë në gjithë Kosovën me paralajmërimin se në rast të mospërmbushjes së kërkesave, do të futeshin në një grevë të përgjithshme. Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla thotë se arsyeja kryesore e grevës ka të bëj me mospërmbushjen e kërkesave të punonjësve të sektorit të shëndetësisë. "Pas protestës së paralajmëruar dhe kërkesave të vazhdueshme që kemi bërë në Qeveri, kërkesat e njohura si Ligji i pagave dhe ngritja e pagave, ne kemi vendosur të hyjmë në grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore publike". "Ne kemi bërë apel te Qeveria që t'i plotësojnë kërkesat tona, por ata nuk po na dëgjojnë. I kisha lutur qytetarët të na mirëkuptojnë", ka thënë Syla. Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar një komunikatë përmes së cilës e ka cilësuar si të panevojshme mbajtjen e grevës. Ministria e Shëndetësisë konsideron se nuk ka nevojë për grevë, meqë shumica e çështjeve të ngritura nga kjo sindikatë janë diskutuar, sqaruar dhe zgjidhur në takimin e përbashkët të mbajtur në mars në Ministrinë e Shëndetësisë. "Siç dihet tashmë, Projektligji për pagat është tërhequr nga procedura e dërgimit në Kuvend nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe deri në një procedim tjetër, palët e interesuara do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të avokojnë për zgjidhjet më të përshtatshme për të gjitha kategoritë, përfshirë këtu edhe punonjësit shëndetësor", thuhet në komunikatë. "Sa i përket kërkesës për ngritjen e pagës për profesionistët shëndetësor, kjo çështje është në përgjegjësi të Qeverisë së vendit që të vendos dhe ajo e ka bërë të ditur se në muajt në vijim do të bisedojë me partnerët social për mundësinë e ngritjes së pagave në të gjithë sektorët, në varësi nga ngritja ekonomike në vend'', theksohet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë. Por, Blerim Syla ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani është treguar shumë joserioz në kërkesat e sindikatës dhe, siç thotë ai, ndonëse është tërhequr Ligji i pagave nga ana e Qeverisë së Kosovës, nuk është paralajmëruar ndonjë ndryshim pozitiv për punëtorët shëndetësorë. "Kjo është një gënjeshtër e radhës e Qeverisë së Kosovës. Ligji i pagave është tërhequr, por në takimet tona me zyrtarët e lartë qeveritarë, koeficienti i pagës do të vazhdohet me pagën minimale, derisa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi na ka thënë se nuk do të mund të ngritet më shumë se 170 euro paga". "Nëse e përpjesëton koeficientin 2.7 të mjekut specialist, me 180 euro siç po proklamohet , atëherë dihet se çka do të ndodhë", ka thënë Syla. Ndërkohë, mjekët thonë se greva është shprehje e pakënaqësisë së tyre, duke kërkuar që të respektohet roli dhe dinjiteti i mjekut. Megjithatë, greva, sipas mjekëve, nuk do t'i lë pa përkujdesje pacientët. Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani thotë për Radion Evropa e Lirë se shërbimet mjekësore emergjente do të ofrohen për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përkundër grevës që do të mbahet, duke e përkrahur sindikatën e shëndetësisë. "Ne nuk duhet menduar për grevë, pasi sistemi duhet rregullohet me akte që janë në fuqi e që nuk po praktikohen. Klinika Emergjente ofron ndihmë emergjente shëndetësore 7 ditë në javë 24 orë në ditë", ka thënë Lenjani. Ligji për shërbime emergjente, ka vijuar ai, nuk garanton për stafin mjekësor të hyjnë në grevë, pasi që ligji u garanton shërbim emergjent gjithë qytetarëve të Kosovës. "Roli i mjekut dhe infermierit është kyç pasi e kanë barrën kryesore për ta ruajtur shëndetin. Megjithatë, Klinika Emergjente do të mbulojë shërbimet dhe ne apelojmë qytetarët që problemet akute shëndetësore të lajmërohen tek mjeku. Mendoj se qeveritarët duhet mendojnë për dinjitetin e mjekut dhe infermierit", ka theksuar Lenjani . Sidoqoftë, mjekët specialistë kohë më parë kishin kërkuar që pagat e tyre të ngriten në një nivel me ato të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Paga e një deputeti në Kosovë sillet rreth 1500 euro, derisa mjeku specialist paguhet rreth 600 euro në muaj. Ndërkaq në Ligjin për pagat, që është paraparë të kalojë në Kuvend, ishte paraparë që mjekët specialist të radhiten në koeficientin 2.7 në një shkallë prej 1 deri në 11. Por me kundërshtimin e mjekëve ligji u tërhoq, për t'u rishikuar. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Duket se Flynn e ka shkelur ligjin duke e vizituar Rusinë

Posted: 26 Apr 2017 04:35 AM PDT

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, me gjasë e ka shkelur ligjin, pasi nuk ka pasur leje për pagesë për udhëtimin në Rusi në vitin 2015, kanë thënë mbrëmë liderët e Komitetit të mbikëqyrjes së Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara. Zoti Flynn, gjeneral i pensionuar ushtarak, i cili ishte këshilltari më i lartë i Donald Trumpit gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, ishte ulur afër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në një solemnitet në Moskë, ku e kishte mbajtur edhe një fjalim. Ky solemnitet ishte sponzorizuar nga Televizioni shtetëror rus RT, i cili e kishte paguar Flynnin 33 mijë dollarë për udhëtimin në Moskë. "Këto para duhet të kthehen", u tha gazetarëve në Uashington, kryesuesi i Komitetit të mbikëqyrjes, Jason Chaffetz, që është nga Partia Republikane. "Si ish-oficer ushtarak, ju thjesht nuk mund të merrni para nga Rusia, Turqia, ose ndokush tjetër", tha Chaffetz, dhe ka shtuar se "duket se ai i ka marrë ato të holla; kjo ishte jopërkatëse dhe ka pasoja për shkelje të ligjit". Mëtutje, ai ka theksuar se "gjenerali Flynn e kishte obligim dhe detyrë të kërkoj leje për marrje të parave nga qeveritë e jashtme". "Ne nuk na duket se kjo ishte kërkuar e as që ndonjëherë ka marrë leje", tha Chaffetz. Avokati i zotit Flynn ka thënë se gjenerali në pension, Michael Flynn, e kishte njoftuar agjencinë e spiunimit, para dhe pas udhëtimit, me emrin, Agjencia Mbrojtëse e Inteligjencës, të cilën e kishte udhëhequr deri në vitin 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Deklaratat e zyrtarëve të BE-së, bajate dhe të gërditshme

Posted: 26 Apr 2017 04:11 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Duke u ndërlidhur me mesazhet e zyrtarëve të BE-së, të cilët e qortuan në mënyrë indirekte Thaçin për deklaratat e tij për bashkimin e shqiptarëve në një shtet nëse Brukseli nuk ofron perspektivën integruese evropiane për Kosovën, Thaçi tha se zyrtarët e BE-së po bëjnë deklarata të gërditshme. "Kërcënim për Bashkimin Evropian është nacionalizmi serb, është Beogradi i cili është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm të Rusisë në Serbi, prej bazave ushtarake deri në MIG-at rus dhe kjo përkëdhelje dhe deklarime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian për Beogradin janë shumë bajate, shumë të gërditshme dhe neveritëse", ka thënë Thaçi. "Njëherësh, këto deklarata janë të papranueshme për Kosovën, në veçanti në këtë vonesë të pajustifikueshme në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën", ka nënvizuar presidenti i Thaçi.  Ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai i cili kishte deklaruar se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE, venitet. Më pas, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte deklaruar se mbyllja e dyerve për Kosovën në Bashkimin Evropian, do t'i detyronte ata që të jetonin në një hapësirë të vetme në rajon. Por, komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, i ka cilësuar 'të papranueshme' dhe 'kundërproduktive' deklaratat e liderëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor që implikojnë ndryshimet e kufijve.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita këmbëngulëse për ta kundërshtuar ‘me forcë’ Demarkacionin

Posted: 26 Apr 2017 04:10 AM PDT

Përfaqësues të partive politike në opozitë kanë 'kërcënuar' me përdorim, siç thonë, 'të të gjitha mjeteve' në kundërshtim të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Deklarimet pasuan përgjigjen e komisionarit të BE-së për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa, 'që Kuvendi i Kosovës ta votojë sa më shpejtë marrëveshjen e Demarkacionit'. Kryeministri Mustafa, në Bruksel ka shpalosur idenë e tij për një pezullim disa muajsh të kushtit të Demarkacionit për liberalizim të vizave. Megjithkëtë, Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë të qartë nëse do ta procedojë në Kuvend së shpejti projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, ndërkohë që opozita thotë se do ta kundërshtojë fuqishëm në çdo rast kur të jetë përpara ligjvënësve. Shqipe Pantina, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se do të përdoren të gjitha metodat në mënyrë që të mos lejohet miratimi i marrëveshjes, siç thotë, të dëmshme për vendin. Pantina tha se qeveria nuk ka ndryshuar në qëndrimet e saj për ketë çështje dhe as opozita nuk ka arsye për ndryshuar rreth kësaj çështjeje. "Prandaj nuk ka arsye të ketë ndryshime edhe në qëndrimin tonë karshi kësaj marrëveshjeje. Ende nuk i kemi diskutuar detajet, por kundërshtimi ynë do të jetë po aq i fuqishëm siç ka qenë deri më tani sepse ne nuk mendojmë dhe nuk besojmë se duhet të jepet territor për çfarëdo arsye që mund të jetë", tha Pantina. Deputetët e partive politike, si ata në pushtet edhe ata në opozitë, thonë se pa arritjen e një konsensusi mes subjekteve politike nuk mund të ketë sukses votimi i marrëveshjes në Kuvend. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja për Demakracionin është e dëmshme dhe nuk duhet të miratohet në Kuvend. "Në çfarëdo seance që të sillej marrëveshja [aktuale] për Demarkacionin, AAK-ja do të votojë kundër saj. Më e mira do të ishte që partitë politike të Kosovës të merreshin vesh që kjo marrëveshje të vijë në Kuvendin e Kosovës ,të mos aprovohet aty dhe të shkohet sa më parë në rinegocim të asaj marrëveshje", tha Berisha. Deputeti Berisha nga AAK, ka përjashtuar veprimet e dhunshme në Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjen aktuale të Demarkacionit me Malin e Zi. "Metodat me gaz [lotësjellës] janë të panevojshme pasi edhe deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës, por edhe mbarë popullata e Kosovës e ka të qartë se kjo marrëveshje për Demarkacion është e dëmshme, kështu që ato metodat e gazit në të gjitha forumet e partitë është vendosur që nuk do të përdoren. Më e mira është që përmes votës në Kuvend të votojmë kundër dhe marrëveshja të jetë e pazbatueshme", tha Berisha. Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, u nënshkrua në gusht të vitit 2015 në praninë ndërkombëtare, dhe ai u shndërrua në një kusht nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Demarkacioni është kudnërshtuar në Kuvendin e Kosovës nga partitë në opzitë të cilat kanë përdorur edhe gazin lotsjellës për të penguar një votim të tij. Pas një debati të gjerë të organizuar në Kuvendin e Kosovës me përfaqësues të botës akademike dhe ekspertë të fushës, qeveria e tërhoqi një projektligj me arsyetimin e krijimit të kushteve për votimin e tij. Projektligji nuk është rikthyer ende, sado që drejtues të dy partive në koalicionin qeveritar, thanë se Demarkacioni do të gjendet përpara Kuvendit brenda pak ditësh. Deklaratat u bënë pas bisedave telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Hoyt Yee.  (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë: Inteligjenca e fajëson Assadin për sulmin kimik në Siri

Posted: 26 Apr 2017 03:57 AM PDT

Një raport i inteligjencës së Francës ka konkluduar se forcat lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, e kanë kryer sulm me gazin nervor sarin, më herët këtë muaj, në pjesën veriore të Sirisë dhe se Assadi ose anëtarët e rrethit të tij më të afërt e kanë urdhëruar sulmin. "Nuk ka dyshim se është përdorë gazi sarin" në sulmin e dyshuar në qytetin, Kan Sheikun, u tha mediave sot në Paris, ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, pas prezentimit të raportit. "Po ashtu, nuk ka dyshim për përgjegjësinë e regjimit të Sirisë, duke pasur parasysh mënyrën se si është prodhuar sarini i përdorur", tha ministri Ayrault. Së paku 86 vetë janë vrarë në sulmin e dyshuar me armatim kimik, i cili ka ndikuar që Shtetet e Bashkuara të përgjigjen me sulme raketore kundër një baze ajrore siriane, që ishte sulmi i parë amerikan kundër qeverisë së Assadit në luftën e deritashme 6 vjeçare. Raporti sekret prej gjashtë faqeve, i përpiluar nga ushtria dhe shërbimet e jashtme të inteligjencës së Francës, thotë se konkludimin e vet e ka arritur nga mostrat e siguruara nga mbetjet në terren nga sulmi dhe mostrat e gjakut nga viktimat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një grup i lidhur me al-Kaidën e mori përgjegjësinë për sulm në Rusi

Posted: 26 Apr 2017 02:17 AM PDT

Një grup i cili veten e quan, Imam Shamil Battalion, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë në metron e St. Petersburgut në Rusi dhe tha se sulmuesi ka vepruar sipas urdhrave të al-Kaidës, ka raportuar organizata SITE, me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron ekstremistët. Në deklaratën e këtij grupi theksohet se sulmuesi, Akbarjon Jalilov, më 3 prill të këtij viti, kishte vepruar sipas udhëzimeve të liderit të al-Kaidës, Ayman al-Zavahiri. Nga ky sulm janë vrarë 16 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë. Hetuesit rusë thonë se sulmi ishte kryer nga Jalilov, 22 vjeçar, shtetas rus i lindur në Kirgizi, i cili ishte në mesin e të vrarëve. Autoritetet e Rusisë i kanë arrestuar 10 vetë me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore, të dyshuar për involvim dhe thanë se ata tashmë "praktikisht" e dinë se kush e ka urdhëruar sulmin, por nuk kanë dhënë detaje. Imam Shamil ishte lider i rezistencës në Dagestan dhe Çeçeni kundër forcave të Rusisë në shekullin e 19-të. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump – një hap prapa lidhur me financimin e murit me Meksikën

Posted: 26 Apr 2017 01:47 AM PDT

Kërcënimi i mbylljes së qeverisë amerikane këtë fundjavë, duket se është zvogëluar mbrëmë, pasi presidenti, Donald Trump, është tërhequr nga kërkesa që Kongresi në legjislacionin e shpenzimeve ta përfshijë financimin për murin me Meksikën, i planifikuar nga ai. Muri me Meksikën ishte njëri nga premtimet kryesore të zotit Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale vitin e kaluar. Ai thoshte se muri është mënyra më e mirë për t'i ndalur imigrantët ilegalë dhe drogën, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Lideri i demokratëve në Senat, Charles Schumer, e ka mirëpritur lëvizjen e Trumpit dhe tha se disa republikanë, po ashtu, e kanë kundërshtuar murin. "Është me të vërtetë mirë, që presidenti duket se po e largon murin nga tavolina", tha mbrëmë Schumer në Senat. Megjithatë, republikanët dhe demokratët ende kanë çështje të vështira për t'i zgjidhur, derisa ballafaqohen me afatin e fundit, 28 prill, kur skadon buxheti për shumë agjenci federale. Nëse deri më 28 prill në mesnatë, nuk miratohet legjislacioni i shpenzimeve, atëherë qindra mijëra punonjës të disa agjencive federale do të mbeten përkohësisht pa punë dhe pa rroga. Masat afatmesme të financimit, të njohura si zgjidhje të vazhdueshme, dhe periudhat e mbulimit për ditë ose javë, janë shfrytëzuar në të kaluarën për shmangie të mbylljes së qeverisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ades-Mevel: Mjedisi i sigurt mediatik në Ballkan, kriter për anëtarësim në BE

Posted: 26 Apr 2017 01:39 AM PDT

Drejtoresha për Ballkanin e Reporterëve pa Kufi, Pauline Ades-Mevel i tha Radios Evropa e Lirë se 'liria e shprehjes dhe liria e medias janë pjesë të kritereve që pritet të përmbushen nga vendet aspiruese të Ballkanit për anëtarësim në BE'. Ades-Mevel tha se gazetarët në rajonin e Ballkanit përballen me mungesën e sigurisë dhe veçanërisht me kulturën e mosndëshkimit. Organizata 'Reporterët pa Kufij' në raportin e fundit për lirinë e shtypit ka tërhequr vërejtjen për rritjen e kërcënimeve ndaj mediave jo vetëm në vendet autoritare, por edhe në ato që konsiderohen si modele të demokracisë. Drejtoresha e deskut për Ballkanin, Pauline Ades-Mevel, tha se Kosova ka shënuar përparim në shkallën e lirisë së medias, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, por sipas Ades-Mevel gazetarët e kanë 'të komplikuar raportimin kritik'. Radio Evropa e Lirë: Zonja Pauline Ades-Mavel me çfarë pengesash përballen mediat sot në Ballkan? Pauline Ades-Mevel: Pengesa kryesore me të cilën përballen gazetarët në Ballkan është problemi i sigurisë. Është një prej kritereve kryesore për këto vende që të arrijnë një nivel të sigurisë për të mundësuar zbatimin e gazetarisë hulumtuese dhe që të raportojnë në mënyrë të sigurtë gjithandej rajonit të Ballkanit. Tani për tani, Bashkimi Evropian e ka shndërruar në kriter për vendet e Ballkanit, që ta arrijnë një nivel të sigurisë, për t'iu bashkuar BE-së. Kemi vërejtur se është e vështirë për gazetarët që të hulumtojnë, në njërën anë, por në anën tjetër kemi vërejtur se është e vështirë që të shihet se kryesit e sulmeve nuk ndiqen penalisht gjithmonë. Ekziston një lloj mosndëshkueshmërie dhe kjo nuk është një shenjë e mirë, sepse për gazetarët e tjerë mund të çojë drejt një auto-censure. Radio Evropa e Lirë: Në këtë mes a është Kosova në të njëjtin nivel sikur edhe vendet e tjera të Ballkanit, apo problemet janë të ndryshme brenda vendeve të Ballkanit? Pauline Ades-Mevel: Problemet nuk janë të njëjta. Kosova, aktualisht, është më mirë në radhitjen tonë këtë vit duke zbritur për tetë vende, dhe këtë vit ajo radhitet në indekson tonë në vendin e 82-të. Por problemet janë të ndryshme në Kosovë në krahasim me Serbinë ose Maqedoninë, dhe ato janë jashtëzakonisht shqetësuese tani për tani. Në Serbi kemi vërejtur shumë probleme dhe trysni mbi gazetarët. Në Maqedoni kemi një situatë të rëndë politike që është shqetësuese me sulme fizike dhe verbale mbi gazetarët deri sa po raportonin nga demonstratat. Në Kosovë duket sikur kishte një mjedis më të mirë për gazetarët. Por, ne mendojmë se është e komplikuar për ta që të bëjnë raportim kritik dhe nuk është arritur në një pikë ku situata është e sigurt dhe e lehtë për gazetarët. Radio Evropa e Lirë: Çka më saktësisht keni parë si pengesë në rastin e Kosovës? Çka nënkupton raportimi kritik, që ju i referoheni? Pauline Ades-Mevel: Sulmet, në fillim të këtij muaji, p.sh. Dy gazetarë hulumtues nga Kosova u përballën me kërcënime me vdekje. Ky është një problem për ne sepse këta gazetarë dhe këto media kanë telashe në punën e tyre. Kjo nuk duhet të ndodh. Dhe unë mendoj se nuk është ky rasti i parë. Në tetor [të vitit të kaluar] një redaktor i Gazetës Express mori kërcënime me vdekje përmes mediave sociale pas një dokumentari që trajtonte krimet e luftës. Fakti se këta njerëz po përballen me këto lloje të kërcënimeve dhe me rreziqe dhe njëkohësisht kryesit e veprës nuk sillen përpara drejtësisë, është një problem i madh. Radio Evropa e Lirë: Kur e shohim gjithë këtë që ju e thoni për rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën, duket sikur nuk ka një perspektivë premtuese. Atëherë, çfarë duhet të bëhet për të tejkaluar këto probleme? Pauline Ades-Mevel: Sot është e qartë se me aspiratën evropiane të rajonit të Ballkanit fakti se duhet të ndërtohen media të lira në këto vende është absolutisht e domosdoshme. Mendoj se liria e shprehjes dhe liria e medias janë pjesë të kritereve që pritet të përmbushen për anëtarësim ne BE. Gjithnjë përderisa gazetarët përballen me mjedise armiqësore që jua pamundëson raportimin kritik Ballkani nuk do të konsiderohet si një mjedis i sigurt ku liria e shtypit është e pranishme. Radio Evropa e Lirë: Pra, nuk ka perspektivë evropiane për vendet e Ballkanit derisa nuk e përmirësojnë mjedisin mediatik? Pauline Ades-Mevel: Mjedisi mediatik është një prej përparësive kryesore për lirinë e shprehjes në përgjithësi. Nuk ka asnjë mundësi që cilado nga këto shtete të arrijë kriteret gjithnjë derisa ekzistojnë këto lloje të kërcënimeve dhe rreziqe me të cilat përballen gazetarët. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Senati e konfirmoi kryesuesin e hetimeve për përzierjen ruse në zgjedhje

Posted: 26 Apr 2017 01:02 AM PDT

Senati i Shteteve të Bashkuara mbrëmë e ka konfirmuar Rod Rosenstein për zëvendësprokuror të përgjithshëm, pasi për të votuan 94 vetë, ndërsa kundër ishin vetëm 6 senatorë. Ky prokuror me përvojë të gjatë do ta mbikëqyrë hetimin e Departamentit të drejtësisë lidhur me ndikimin rus në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, pasi prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, është tërhequr pas zbulimeve se kishte pasur kontakte të panjohura me ambasadorin rus, vitin e kaluar. Njëherësh, Komiteti i drejtësisë i Senatit ka shpallur se dy ish-zyrtarë të administratës Obama, drejtori i inteligjencës, James Clapper, dhe zëvendësprokurorja e përgjithshme, Sally Yates, do të dëshmojnë më 8 maj në hetimin e komitetit për ndërhyrje të dyshuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane. Senatori republikan, Lindsay Graham, që është anëtar i këtij komiteti, tha se dëshiron të bisedoj me ish-zyrtarët Clapper dhe Yates, nëse ata kanë pasur njohuri për urdhrin e gjykatës për lejimin e agjencisë FBI për monitorimin e komunikimeve të këshilltarit të fushatës së Donald Trumpit, Carter Page, në vitin 2017.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova shënoi ngritje të vogël, por me probleme të dukshme në liri të shtypit

Posted: 25 Apr 2017 11:50 PM PDT

Në radhitjen e Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë në vitin 2017, Kosova ka shënuar një ngritje në radhitje, por aty vlerësohet se, megjithatë ka probleme të dukshme. Në ranglistën e sivjeme të këtij raporti, të publikuar sot nga organizata, Reporterët pa Kufij, Kosova është e 82-ta, që paraqet kërcim për disa vende nga viti i kaluar, kur ajo radhitej në pozitën e 90. Në kategorinë me probleme të dukshme gjenden edhe Bosnjë Hercegovina (në vendin e 65, vjet 68), Serbia (sivjet 66, vjet 59), Kroacia (74, vjet 63), Shqipëria (76, vjet 82) dhe Mali i Zi (106, vjet po ashtu 106). Prej vendeve ballkanike në kategorinë më të ulët, në atë me situatë të vështirë në lirinë e shtypit, është Maqedonia, megjithqë është radhitur më mirë se vitin e kaluar. Maqedonia është në pozitën 111, ndërsa vjet ishte e 118-ta. Në raportin e sivjemë të Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë në vitin 2017, janë pesë kategori: situatë e mirë, situatë e kënaqshme, probleme të dukshme, situatë e vështirë dhe situatë shumë serioze. Në kategorinë situatë të mirë kryeson Norvegjia, e cila vjet ishte e treta, e pastaj radhiten Suedia, Finlandam Danimarka, Holanda, Kosta Rika, Zvicra, Xhamajka, Belgjika dhe Islanda. Këto janë shtetet që janë plasuar në 10 vendet e para të indeksit të sivjemë. Në raport theksohet se shkeljet e lirisë për informim janë gjithnjë e më pak prerogativë vetëm e regjimeve autoritare dhe diktatoriale. Derisa një kohë merrej si e garantuar, liria e shtypit po dëshmon se është gjithnjë e më e ndjeshme edhe në demokracitë. Nëpërmjet të deklaratave të neveritshme, legjislacionit drakonian, konfliktit të interesit, e bile edhe përdorimit të dhunës fizike, qeveritë demokratike po e nepërkëmbin lirinë, e cila parimisht, do të duhej të ishte njëri prej indikatorëve udhëheqës të performancës së tyre, thekson raporti. Vendet që konsiderohen si model i demokracisë, nuk përjashtohen nga ky përshkrim. Për shembull, Kanadaja, e plasuar në vendin e 22, ka rënë për katër vende në indeksin e këtij viti. Shtetet e Bashkuara, po ashtu, kanë shënuar rënie; prej vendit 41 të vitit të kaluar, tash gjendet në pozitën 43. Polonia (54) ka shënuar rënie prej 7 vendeve. Rënia e lirisë së mediave në vendet demokratike nuk është diçka e re. Ishte theksuar edhe në indekset e mëparshme. Por, ajo që vërehet këtë vit është shkalla dhe natyra e shkeljeve të regjisturara. Rusia radhitet në vendin e 148, ku ishte edhe vjet, dhe përfshihet në kategorinë me situatë të vështirë. Në këtë listë, e fundit (180) radhitet Koreja Veriore, Eritrea është e 179-ta dhe Turkmenia në pozitën 178. Këto tri vende, prej vitit 2005 gjenden në fund të Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë. Organizata Reporterët pa Kufij për çdo vit, prej vitit 2002, e publikon Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë në 180 vende, përfshirë nivelin e pluralizmit, pavarësinë e mediave dhe respektin për sigurinë dhe lirinë e gazetarëve. (REL) Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reduktimi i financimit të OKB-së mund ta dëmtoj ndikimin amerikan

Posted: 25 Apr 2017 11:31 PM PDT

Nëntë ish-ambasadorë amerikanë në Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se shkurtimet e planifikuara të financimit të OKB-së nga ana e administratës së presidentit, Donald Trump, mund t'i izolojnë aleatët dhe ta zvogëlojnë ndikimin e Shteteve të Bashkuara. Në një letër dërguar Kongresit të Shteteve të Bashkuara, e cila u publikua mbrëmë, ish-ambasadorët thonë se OKB është organizatë "joperfekte", por argumentojnë se Shtetet e Bashkuara munden në mënyrë më efektive të kërkojnë reforma duke mbetur të angazhuara. "Asgjë nuk kushton më tepër se varfëria dhe lufta", ka shkruar në rrjetin Twitter, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, e cila është njëra nga nënshkrueset e letrës. Samantha Power, ambasadore në OKB gjatë administratës së ish-presidentit, Barack Obama, po ashtu në rrjetin Twitter, ka shkruar se "ndalja dhe ulja e financimit për OKB...i dobëson duart tona dhe i izolon aleatët". Në një drekë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara para dy ditësh, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ishte "jokorrekte" që Shtetet e Bashkuara të pagujanë 28% për buxhetin e paqeruajtjes së OKB-së dhe tha se çmimi i kësaj organizate "absolutisht ka dalur nga kontrolli".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lavrov: Akuzat amerikane për furnizim të talibanëve janë të pabaza

Posted: 25 Apr 2017 11:14 PM PDT

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha mbrëmë se akuzat e Shteteve të Bashkuara, se Moska i furnizon me armatim talibanët në Afganistan, janë të pabaza. Pardje, një zyrtar ushtarak amerikan në Kabul, që ka folur para gazetarëve në kusht të anonimitetit, tha se Rusia po u dërgonte talibanëve pushkë automatike dhe armatim tjetër me peshë të mesme, për përdorim në provincat jugore afgane, Helmand, Kandahar dhe Uruzgan. "Këto komente janë joprofesionale dhe të pabaza", tha Lavrov në një konferencë për gazetarë në Moskë, dhe ka shtuar se zyrtarët e inteligjencës të Shteteve të Bashkuara "e dinë shumë mirë se këto pretendime janë të rrejshme". "Askush nuk e ka paraqitur asnjë fakt të vetëm", tha Lavrov. Zyrtari i lartë rus tha se qëndrimi i Rusisë është që talibanët duhet të marrin pjesë në negociatat për paqe në Afganistan, ndërsa për të ndodhur kjo, talibanët duhet "ta ndalin dhunën, të shkëtputen nga terrorizmi dhe ta respektojnë kushtetutën".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more