Skip to main content

RTSH: “Rama : PD është gati të na ndajë edhe një herë për së gjalli nga Evropa!” plus 9 more

RTSH: “Rama : PD është gati të na ndajë edhe një herë për së gjalli nga Evropa!” plus 9 more


Rama : PD është gati të na ndajë edhe një herë për së gjalli nga Evropa!

Posted: 18 Apr 2017 11:48 AM PDT

Kryeministri socialist Edi Rama ka sulmur ashpër qëndrimin e PD të opozitës e cila sipas tij për shkak të frikës nga drejtësia po përpiqet ti ndajë shqiptarët nga Europa, ndonëse ka deklaruar se përpjekjet e maxhorancës për të vendosur dialogun do të vazhdojnë.

“PD është gati të na ndajë edhe një herë për së gjalli nga Evropa ku duam të gjithë të bëhemi pjesë vetëm për t'u shmangur ballafaqimit me drejtësinë të atyre që kanë kosure për të larë në një shtet të së drejtës” tha zoti Rama për gazetarët pasi parlamenti miratoi të martën pas dite ngritjen e dy komisioneve të reja ad-hoc të vettingut.

Kryeministri tha se opozita është ngujuar në çadër për shkak të frikës nga drejtësia. “Ata që janë ngujuar në çadër janë ty nga frika nga drejtësia. Refuzimi i vazhdueshëm për të mos u bërë pjesë e një procesi historik që përkojnë me një aspiratë çerekshekullore të këtij populli për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e gjykatësve të korruptuar dhe për ta kthyer në drejtësi evropiane, është një njollë e zezë turpi që partia që lindi me moton "E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa", po i vë vetes” tha zoti Rama.

Si dhe më parë kryeministri socialist paralajmëroi se “mos kryerja e procesit të vettingut cënon rëndë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vonon uljen në tryezën për të negociuar anëtarësimin”.

Kreu socialist dhe kryeministri i vendit tha se “…do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të gjetur zgjidhjen për të kërkuar hapësirën e dialogut, të cilën frika e madhe e mishëruar në personazhin e kryetarit të PD-së deri tani e ka bërë të pamundur”. “Shpresojmë shumë që t'i jepet mundësia Partive Popullore që ta ndihmojnë Partinë Demokratike…” tha zoti Rama duke komentuar vendimin e maxhorancës për t’ju drejtuar PPE për ndihmë në vendosjen e dialogut me PD.

Ballkanasit, të pakënaqur me korrupsionin, por edhe me …denoncuesit!

Posted: 18 Apr 2017 08:20 AM PDT

Sinjalizuesit konsiderohen si mjet efekti për të ekspozuar krimin dhe korrupsionin në rajon, – ky është përfundimi i një sondazhi të kryer nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal në vendet e Ballkanit.
Për të mësuar qasjen e publikut ndaj sinjalizuesve u pyetën 7000 njerëz nga 7 ekonomitë e vendeve të rajonit. “Korrupsioni dhe mungesa e efikasitetit në trajtimin vijon të jetë një shqetësim i madh i shoqërive në të gjithë Evropën Juglindore. Megjithatë, siç dëshëmon studimi, këto shqetësime ende nuk janë përkthyer në mbështetje të fortë publike për sinjalizuesit “, tha Radu Cotici, Ekspert KBR-së për qeverisje.
Vetëm pak më shumë se gjysma e  njerëzve të anketuar në mbarë rajonin, thanë  se sinjalizuesit duhet të mbështeten, dhe vetëm rreth një e treta thanë se sinjalizuesit janë të pranueshëm. Për më tepër një në gjashtë të anketuar tha se sinjalizuesit duhet të dënohen për veprimet e tyre.
Sinjalizuesit janë parë si një nga mjetet më të efektshme për të luftuar dhe ekspozuar korrupsionin. Organizata si Këshilli i Evropës dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin kanë zhvilluar standardet ndërkombëtare në këtë fushë, ndërsa shumica e qeverive në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore kanë miratuar ligje për mbrojtjen e sinjalizuesve, shpjegoi Cotici duke shtuar se duhen përpjekje të vazhdueshme që të ndikohet opinioni publik në favor të metodës “sinjalizuesve”.
“Shumë më tepër punë nevojitet që popullata të kuptojë rëndësinë e “sinjalizuesve” si një mjet korrigjues në punën e një shoqërie për të ekspozuar dhe të reduktuar korrupsionin. Të dhënat e anketës dëshmojnë fushat ku ka përparim në të kuptuarit më mirë të veprimeve antikorrupsion. Shpjegimi rezultateve të studimit është i rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut. Pa vetëdijen e duhur të publikut, është e vështirë të kesh mbështetjen dhe presionin nga vetë qytetarëve kaq e nevojshme për të arritur ndryshimet e kërkuara” tha Radu Cotici, Ekspert KBR-së për qeverisje.
Objektivi i përgjithshëm i Dimensionit Anti-korrupsion nën qeverisjen për rritjen shtyllë e Strategjisë EJL 2020 KBR është të formulojë masat e koordinuara rajonale që kërkojnë për të reduktuar korrupsionin në administratën publike, për të përmirësuar efektivitetin e qeverisë dhe për të përmirësuar mjedisin e biznesit. Një nga masat kryesore të parashikuara nga 2020 Strategjia e Europës Juglindore është rritja e ndërgjegjësimit publik kundër korrupsionit, duke mbështetur në mënyrë aktive përpjekjet e studiuesve, sinjalizueseve dhe agjencive të tjera aktive në këtë fushë, si dhe duke ndihmuar në publikimin e gjetjeve të tyre.

Kanabis në dogana; Arrestimi i fundit

Posted: 18 Apr 2017 08:15 AM PDT

Një tjetër arrestim është realizuar gjatë ditës së sotme për sasinë 10 ton kanabis të kaluar në pikat tona kufitare dhe të kapur në Itali, duke çuar në total në 19 numrin e të arrestuarve. Burime pranë prokurorisë thanë për Televizionin Shqiptar se në pranga ka rënë Denis Deliu, doganier në doganën e Tiranës. Kapja e këtij të fundit pason një valë arrestimesh në stacionin policor të portit të Durrësit, si dhe doganierë në Qafë Thanë, Durrës e Tiranë.

LSI ripërsërit: Dialog me opozitën për zgjidhjen e ngërçit

Posted: 18 Apr 2017 07:04 AM PDT

Dialog me opozitën për zgjidhjen e ngërçit, ripërsëriti LSI me anë të kreut të grupit kuvendor Luan Rama, i cili u shpreh se, politika duhet t'i largohet marrëzisë dhe t'i thërrasi arsyes për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ku qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin dhe jo vetëm të votojnë. “Për të realizuar më në fund Shqipëria, pas 27 vitesh një sagë problematike dhe shqetësuese me zgjedhje gjithnjë të kontestuara, zgjedhje sipas standarteve, të lira, të barabarta, transparente dhe ku secili aktor politik në garë të ketë mundësi të konkurojë dhe të shpalosi alternativën e vet” sugjeroi zoti Rama.
Ndërkohë zoti Rama dha edhe një përgjigje teksa u pyet për regjistrimin e koalicionit në KQZ, ku afati i fundit është dita e mërkurë. “Zgjedhjet janë të parat dhe ne jemi të angazhuar dhe ftojmë të gjitha partitë politike në mënyrë të veçantë aktorët parlamentarë, të ngrihen në nivelin e përgjegjësive që kërkon ky moment i rëndësishëm për fatet e vendit” tha zoti Rama. “Të gjitha të tjerat në kohën e duhur do t’jua bëjmë të njohura me shumë seriozitet” shtoi ai.

Parlament, pritet votimi i komisioneve të vettingut

Posted: 18 Apr 2017 06:39 AM PDT

Të martën pas dite parlamenti pritet të votjë për ngritjen e dy komisioneve përzgjedhese të përbërë nga 18 deputetë. Prej votës se 18 anëtarëve të parlamentit do të varet zgjedhja përfundimtar për anëtarët e organeve të Vettingut.
PS LSI dhe PDIU kanë propozuar 11 anëtarë gjithsej prej të cilëve do të votohen vetëm nëntë anëtarë, pasi nëntë të tjerë i takojnë opozitës.
PS ka propozura gjashtë deputetë Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ulsi Manja, Evis Kushi, Ervin Bushati dhe Vasilika Hysi.
LSI ka propozuar Luan Ramën, Silva Cakën dhe Vangjel Tavon ndërsa PDIU ka propozuar Mesila Dodën dhe Tahir Muhedini
Pasdite emrat e deputeteve do ti nënshtrohen votimit në parlament i cili do të jetë i hapur elektronik.
Me votimin e këtyre dy komisioneve përfundon pjesa e parë e punës se Kuvendit për të vënë në lëvizje reformën në drejtësi.

Dializa ofrohet edhe në Elbasan

Posted: 18 Apr 2017 06:20 AM PDT

Nga muaji prill, hemodializa ofrohet në kushte bashkëkohore edhe në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke i dhënë fund kalvarit të pacientëve me insuficiencë renale kronike. Ndonëse reparti i hemodializës në këtë spital ishte hapur prej vitit 2005, në dispozicion të tij ishte vendosur në një dhomë e vogël, ku për shkak të mungesës së aparaturave shërbimi ofrohej në 4 turne deri pas mesnate. Asnjë investim në infrastrukturë, asnjë investim në aparatura e kishin degraduar këtë shërbim. ” Na duhej të shkonim tre herë në javë në Tiranë. Tani e kemi këtu” i thotë një pacient kryeministrit Rama që vizitoi të martën repartin. NJë tjetër vlerëson pastërtinë, por edhe ushqimin që u jepet të sëmurëve. Një situatë e ngjashme si edhe në qendra e tjera, ku pas investimeve të kryera, sot hemodializa ofrohet në Vlorë, Shkodër, Lezhë e brenda këtij muaji edhe në Korçë, sa më pranë qendrave të banimit e në kushte bashkëkohore. Investimi ka ndryshuar komplet jo vetëm kushtet e shërbimit, por edhe konceptin, duke u kthyer në një qendër multifunksionale që ofron për këta pacientë edhe shërbime të tjera mjekësore dhe laboratorike. Qendra është pajisur me 27 makina, prodhim i një ndër markave lider në botë në fushën e hemodializës. Risi është përdorimi i filtrave të dedikuar sipas nevojave specifike të secilit pacient. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë shërbimi ofrohet falas për 1050 pacientë, thotë minisrja e shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, por ky numër do të rritet në të ardhmen.  Sipas saj me repartin e hemodializës në Korçë do të mbyllet edhe ky cikël i cili ka si synim zhvillimin e spitaleve publike.

Projektligji i ri për Sporti, në Komisionin Parlamentar

Posted: 18 Apr 2017 06:09 AM PDT

Projektligji për sportin ka qenë të martën temë e diskutimit në Komisionin Parlamentar të Medias, ku Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar procesin e hartimit të këtij ligji. Për Nikollën, ky ligj i ri për sportin është i një niveli bashkëkohor dhe evropian. “Është një ligj i ri që standartizon në 61 nene, ligjin për sportin me ato që janë praktikat më të mira europiane” tha zonja Nikolla duke shtuar se ligji siguron pavarësinë e institucioneve sportive.
Për deputetin socialist, Fidel Ylli, një nga pikat më të forta të ligjit është konsiderata që u jep sportistëve. “Është hera e parë që në ligjin e sportit futet statusi i sportistit elitar. Dhe në këtë rast kemi bërë një paketë elitare ku jo vetëm shpërblimet, siguracionet shëndetësore, të punësimit të tyre, por kemi menduar edhe deri tek shkollimi i tyre nëpërmjet ligjit” tha deputeti Ylli.
Megjithatë deputeti socialist, ish sportist i njohur, ka prekur aspektin financiar, që sipas tij duhet korrigjuar. “Unë nuk mund të pranoj që ministria e financave mburret kur thotë se merr 12 milionë euro nga kompanitë e basteve dhe sportit i jep 0.04 përqind. Po pse? Kush është arseja? Kjo është e paimagjinueshme! ” pyeti dhe njëkohësisht u përgjigj zoti Ylli.

Gjirokastër, Sahati i Kullës së Kalasë hesht prej tre dekadash

Posted: 18 Apr 2017 05:14 AM PDT

Jehona e këmbanës që për dekada me radhë ishte pjesë e jetës së banorëve jo vetëm të qytetit të gurtë, por gjithë luginës së Drinos, është kthyer tashmë në nostalgji. As akrepat e sahatit të vendosur në Kullën e Kalasë nuk lëvizin më prej vitesh. “Ruaj shumë mbresa nga e kaluara, kur binin kambanat e sahatit të cilat zgjonin gjithë qytetin! Gjëmimi i saj nuk qëndronte vetëm në qytet, por kalonte larg deri në Lunxheri” kujton Stefan Arseni. “Sahati dhe Kulla e Sahatit është një element jo vetëm e gjithë kësaj ndërtese, kësaj ndërtese e cila është krenaria e qytetit, por është edhe një element i veçantë i trashëgimisë kulturore” shton ai.
Kulla e orës u ndërtua në kohen që kalaja zotërohej nga sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, Ali Pashë Tepelena. Në luftën e parë botërore sipas arkitektëve ajo u dëmtua ndërsa ora u mor nga grekët. “Që në vitin 1913 është marrë sahati i Gjirokastrës sëbashku me këmbanën dhe është çuar në Greqi dhe është vendosur në Janinë” thotë arkitekti Agron Doraci. Sipas tij Ali Pashë Tepelena ndërtoi vetëm një pjesë të kullës.
Ishte viti 1971 kur kulla do te ringrihej kujton zoti Doraci. Në atë kohë ai kryesonte grupin që për një javë do të merrej me ngritjen provizore të saj, ndërsa ora erdhi nga Shkodra bashkë me këmbanoren. “Këmbana e vendosur për të njoftuar orën në kalanë e Gjirokastrës ishte aq e fuqishme, sa ka mbetur si legjendë në popull që thuhej se dëgjohej deri në Janinë” thotë arkitekti Doraci.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve kulla e orës së kalasë ka mbetur në kohë, diku në vitet 1990. Që nga ajo kohë qyteti i Gjirokastrës pret e pret që një ditë të bukur të bukur të zgjohet nga kambana dhe të ecë me ritmin e orës së kohëve tona.

Kçira, fshati që eksporton për Papa Françeskun

Posted: 18 Apr 2017 04:51 AM PDT

Për fshatin Kçirë të Pukës as në Wikipedia nuk gjen të dhëna. Po të kërkosh edhe më në internet, gjen një përshkrim të vitit 1916, kur fshati tërësisht katolik kishte tre kisha, 105 shtëpi e 800 frymë. Çuditërisht 800 banorë ka edhe sot, një pjesë e mirë e të cilëve jetojnë duke punuar për punishten e reçelrave, mjaltit, pijeve, bimëve mjekësore, të cilat eksportohen deri në Vatikan e pëlqehen nga vetë Papa Françesku.

Punishtja gjendet pranë njërës prej kishave të ringritura para 18 vitesh, asaj të Shën Nikollës, nga prifti italian, Don Giovanni, i cili përveç kishës, do të krijonte vende pune e do të ringrinte një tjetër të ardhme për banorët e këtij fshati.  " Kemi vepruar si vend eksperimental duke bashkuar traditat e ndryshme dhe kulturat e ndryshme blegtorale, veçanërisht nga Italia prej prejardhjes time. Projektet tona janë aprovuar edhe nga Papa e Vatikani gjë që është shumë e rëndësishme" thonë disa gra që punojnë në punishte gjatë gjithë vitit.

60 familje të Kçirës mbjellin e mbledhin fruta e bimë me punë sezonale. "Jemi shume të kënaqur që kemi marrë pëlqimin e Papa Franceskut. Çdo gjë është bio dhe me vlera të mëdha ushqimore" thonë banorët. Një tjetër sipërmarrës thotë se se ka nisur dhe një aktivitet për mbarështimin e derrave . “Kjo për të ndihmuar disa familje duke i angazhuar. Thërrisnim kryefamiljarët dhe i mësonim që të bënin sallam, salçiçe dhe proshutë."

Jo vetëm tulipanë ngjyra-ngjyra sikur je në Hollandë, por në Kçirë është mbjellë edhe lis amerikan. "Veçoria e tij është se kompanitë më të mëdha në botë për prodhimin e whiskey-t, përdorin pikërisht këtë lloj druri për të bërë fuçitë. Ne e kemi sjellë nga oborri i Don Giovanni-t dhe kemi pasur rezultate shumë pozitive e kemi mbjellë mijëra fidanë" thonë banorët.

Shumë fshatra në Shqipëri, pothuajse gjithë Shqipëria ngado është e mbushur me fruta pylli, bimë mjekësore, kullota e ujëra të pastra. Por pakkush i ka shndërruar të gjitha këto në mirëqenie për një komunitet të tërë. Duke e nisur thjesht nga natyra e pasuritë e saj përreth nesh, por me një ide të mençur në kokë. "Kemi sjellë modelin që ky vend mund të bëhet, dhe mund të bëhet vetëm me punë dhe angazhim. Shteti ka nevojë të marrë këtë lloj mësimi." Me këto fjalë e mbyll drejtuesi i Punishtes së Kçirës.

Shtyhet afati i dorëzimit vullnetar të armëve

Posted: 18 Apr 2017 04:45 AM PDT

Afati për dorëzimin vullnetar të armëve nuk do të jetë më 30 prilli, por 31 dhjetori. Vendimi u mor nga Komisioni i Sigurisë në parlamentin shqiptar. Kërkesa u bë nga 9 deputetë. Anëtarë gjatë diskutimit sugjeruan edhe shpërblime simbolike për personat që dorëzojnë armët pa lejë.
Në të gjithë territorin e vendit nga qytetarë të ndryshëm po dorzohen rreth 40 armë e municione në ditë. Specialistët mendojnë se që prej vitit 1997 kohë kur edhe shpërthyen depot e armatimit në duart e shqiptarëve janë rreth 70 mijë armë të llojeve të ndryshme pushkë automatike, pisoleta dhe mitralozë. Ato kanë qenë një arsye më shumë në shtimin e nivelit të kriminalitetit në vend.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more