Skip to main content

RTSH: “PS mbështet kreun e LSI Ilir Meta për president” plus 9 more

RTSH: “PS mbështet kreun e LSI Ilir Meta për president” plus 9 more


PS mbështet kreun e LSI Ilir Meta për president

Posted: 27 Apr 2017 11:33 AM PDT

Partia Socialiste mbështeti kandidaturën e kreut të parlamentit Ilir Metës për President të Shqipërisë. Ajo ka përzgjedhur zotin Meta mes kandidaturës së tij dhe asaj të sekretarit të përgjithshëm të LSI Petrit Vasili, aktualisht ministër i drejtësisë. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti socialist Taulant Balla pas mbledhjes së kryesisë së PS. “Kryesia e PS pas njohjes vendosi në mënyrë unanime nga këto dy kandidatura të mbështesë kandidaturën e zotit Ilir Meta” tha zoti Balla. Më parë LSI kishte mbledhur 19 firma për të kandiduar zotin Meta në postin e kreut të shtetit. Pritet që këtyre firmave të shtohen edhe të tjera.

Parlamenti i Maqedonisë, mes tensionit shqiptari Talat Xhaferri zgjidhet kryetar

Posted: 27 Apr 2017 10:18 AM PDT

Shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e LSDM-së, Alencës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, zgjodhën Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit. "Nga prezenca gjithsej 67 deputetë me 61 vota Talat Xhaferi është zgjedhur për kryetar i Kuvendit. Ja uroj postin e kryetarit të ri. Goran Misoski dhe Xhevat Ademi janë nënkryetarë" tha lideri i LSDM Zoran Zaev.
Zgjedhja e Xhaferrit është bërë në kushtet e një tensioni në rritje brenda në kuvendin e Maqedonisë. Xhaferri ka bërë betimin, por karrigia e kreut të Kuvendit mbahej e bllokuar nga deputetët e VMRO-së. Situata jashtë është mjaftë e tensionuar. Protestuesit "Për Maqedoni të Bashkuar" janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke shprehur kundërshtimin e tyre.

Presidenti i ri, LSI mbledh firma për Metën

Posted: 27 Apr 2017 09:39 AM PDT

Zgjedhja e presidentit të ri të Shqipërisë ka njohur të enjten zhvillime gati të papritura. Pas dështimit të raundit të tretë në parlament, për shkak të mosparaqitjes së asnjë kandidati, PS partia më e madhe e koalicionit të majtë në pushtet ka hedhur një hap të rëndësishëm. Kreu i grupit të saj parlamentar Gramoz Ruçi i ka kërkuar me tone gati ultimative kreut të parlamentit Ilir Meta, që të ndërmarri hapa konkretë për të zgjedhur presidentin e ri. "Koha e dialogut ka mbaruar. Duhet të zgjedhim presidentin nga ky Parlament” tha zoti Ruçi. “Sa për dijeni zoti kryetar, ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona dhe i kemi 71 votat edhe pa LSI-në, por unë shpresoj të mos na detyroni të shkelim mbi moralin e kësaj force politike. Zoti kryetar, ju takon juve si kryetar i një force politike që jeni vendosur si ndërmjetës e që keni anuar nga pala tjetër të vendosni. Bëj thirrje që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe nesër të bëhet jo vetëm një por dy raunde dhe të zgjedhim presidentin ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme” shtoi më tej zoti Ruçi.
Menjëherë pas kësaj deklarate, Byroja e Parlamentit ka vendosur që seanca e katërt e zgjedhjes së presidentit të zhvillohet të premten në orën 17.
Ndërkaq burime të ndryshme informacioni bëjnë të ditur se LSI ka nisur mbledhjen e firmave për të paraqitur kandidaturën e zotit Ilir Meta në postin e presidentit të ri të vendit. Sipas ligjit do të duhen firmat e 20 deputetëve për të paraqitur kandidaturën. Media të ndryshme shkruajnë se LSI po kërkon ndihmën e deputetëve të PDIU për të plotësuar këtë numër. Ende nuk dihet qëndrimi i PS, kryesia e së cilës do të mblidhet në mbrëmjen e së enjtes. Por paraditen e kësaj dite zoti Rama dhe zoti Meta kanë patur një takim midis tyre.
Rreth këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Sipas tij Rama dhe Meta kanë bërë pazar politik në kurriz të shqiptarëve. “Sot Edi Rama bëri atë që u mundua ta shmangte për 4 vjet, u përhoq ta fuste në burg rivalin politik, për të cilin ngriti anë e mbanë Evropës dosje konspiracioni me komplote vrasje, u detyrua ta shpallë President të rilindjes së falimentuar dhe të korruptuar” tha zoti Basha para përkrahësve të tij.

Shkencëtarët: Mos ndërtoni mbi Vjosë

Posted: 27 Apr 2017 07:53 AM PDT

Ambientalistët vijojnë të këmbëngulin për mosndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi Vjosë. Rreth 30 shkencëtarë nga universitetet më të njohura evropiane nga Vjena, Gjermania, Sllovenia, së bashku me kolegë nga Shqipëria janë rikthyer për të vijuar studimet mbi lumin Vjosa dhe kanë vetëm një rekomandim: Fritz SCHIEMER profesor i universitetit të Vjenes tha se "ne mbështesim idenë që ia kemi paraqitur dhe më parë kryeministrit Rama se para se të merret vendimi për të ndërtuar një hidrocentral, duhet bërë një studim i mirëfilltë, i thelluar për ndikimet në mjedis. E këshillojmë kryeministrin që të rimendoje pozicionin e tij për të ndërtuar këtë hidrocentral. Lumi i Vjoses është një lum unik. Është lumi i fundit, i egër natyror në Evropë. Mendojmë se të gjithë do dalim të humbur nga ndërtimi i këtij hidrocentrali. Dëmi do jetë edhe për gjeneratat që do vijnë. Ndërsa Besiana Guri, përfaqësuese e shoqatës mjedisore Eko Albania tregon se në mbrojtje të Vjoses, lumit të vetëm natyror në Evropë janë shkencëtare nga e gjithë bota: "Është një kërkesë e cila është firmosur nga 228 shkencëtare nga e gjithë bota të zhvillimit të turizmit në këtë zonë". Konçesioni për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit u fitua para një viti nga e vetmja ofertë, nga bashkimi i përkohshëm i dy kompanive turke. Por që nga dhjetori tre organizata mjedisore dhe 38 banorë të fshatit Kute, në rrugë ligjore po kërkojnë anullimin e kësaj kontrate.

Konçensioni i Amonicës përplas Albpetrol me AKBN

Posted: 27 Apr 2017 07:35 AM PDT

Në muajin Mars shteti rimori vendburimin e naftës në Amonicë duke mbyllur marrëveshjen hidrokarbure me kompaninë private fenix petroleum si rezultat i mos përmbushjes së detyrimeve kontraktuale si dhe borxhit të krijuar ndaj kompanisë albpetrol. Por vendimi për rishtetëzimin e vendburimit të naftës ka përplasur dy institucionet që mbikqyrin kontratat konçensionare në fushën e naftës. Agjencia e burimeve natyrore e ka kundërshtuar heqjen e konçensionarit e përmes një shkrese drejtori i saj Viktor Tusha thotë se albeptrol i ka tejkaluar kompetencat ligjore. Sipas tij ky veprim mund të sjellë pasoja për shtetin shqiptar. Por albpetrol, kompania shtetërore që rimori në shfrytëzim vendburimin e Amonicës i është kundërpërgjigjur AKBN-s me një deklaratë në të cilën shkruhet se vendimi i saj për të rishtetëzuar Amonicën është ligjor dhe është i çertifikuar edhe nga Ministria e energjisë. Vet ministri Gjiknuri ka komentuar sot në kuvend shkaqet e dështimit të kompanive konçesionare në këto vendburime që tanime shteti ia ka marrë privatit nga kontrolli. Gjiknuri u shpreh se "kanë dështuar me vendburimet duke krijuar edhe borxhe edhe ndaj punonjesve qe si kanë paguar,borxhe të mëdha ndaj tatimeve,borxhe të mëdha ndaj shtetit ndaj Albpetrolit. Dhe pikërisht për këto arsye nisur nga ekskluziviteti që kanë pasuritë kombëtare i kanë marrë këto fusha nën administrim sipas legjislacionit shqiptar dhe në dobi të qytetarëve". Vendburimi i Amonicës është një prej nëntë zonave hidrokarbure që iu dhanë me konçesion "Phoenix Petroleum" në gusht të 2013, ditët e fundit të qeverisë Berisha.

Kontratë 30 vjeçare për lojërat e fatit

Posted: 27 Apr 2017 07:19 AM PDT

Qeveria në mbledhjen e datës 26 prill ka miratuar kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit qendror të monitorimit "online" për industrinë e lojërave të fatit. Kontrata e miratuar është lidhur mes Ministrisë së Financave dhe bashkimit të shoqërive "Admiral Sportwetten", "Atsi" dhe "MC Networking". Ky konsorcium do të monitorojë për 30 vite aktivitetin e basteve dhe kazinove. Ligji i ri për lojrat e fatit është në fuqi që prej vitit 2016 parashikonte që deri në fund të 2016 distanca mes subjekteve të jenë jo më pak se, 100 metra në vijë ajrore në të gjitha drejtimet larg njëra-tjetrës . Në rast se brenda kësaj periudhe shoqëritë nuk kanë ndryshuar vendndodhje, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojrave të fatit (AMLF) proçedon me masa administrative deri në heqjen e licencës gjë e cila nuk ka ndodhur pasi nuk ka asnjë njoftim zyrtar që të jetë marrë ndonjë masë për heqje liçense.

Basha-Berisha: Përshkallëzim të protestës

Posted: 27 Apr 2017 07:09 AM PDT

Opozita pritet të përshkallëzoje protestat në mbarë vendin, shoqëruar me akte të mos bindjes civile. Për angazhimin e çdo dege dhe strukture të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngjesin e sotëm ka takuar drejtuesit e degëve të PD-së. Mësohet se Kavaja ashtu sikundër është shprehur Basha , do të jetë edhe fushë-beteja e parë e opozitës. Basha ka diskutuar për protestën që pritet të mbahet në këtë qytet në 7 maj, që është thirrur për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Për shkak të krizës politike. Axhenda e ngjeshur e së enjtes së Bashës, ka vijuar me takimin e tij me ish Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit. Këto ditë Basha ka vizituar shpesh zyrën e paraardhësit të tij, i cili prej kohësh ka apeluar për revolucion demokratik për institucionin e votës së lirë. Basha konfirmon se nga opozita nuk ka asnjë tërheqje qëndrimi,duke ia lënë mazhorancës në dorë zgjidhjen e ngërçit të krijuar, përmes largimit të Ramës si Kryeministër dhe krijimit të një qeverie teknike. "Gjenerata e re e shqiptarëve nuk do të pranoje më rivendosjen e munizmit as në Kavajë e as në Shqipëri. Nuk do të ketë proçes votimi monist. Në kryeqytetin e demokracisë që rrëzoi monizmin nuk do të vendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe prej andej në të gjithë shqipërinë, shqipëria do të çlirohet një herë e mirë nga diktatura e krimit. Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, zgjedhje të diktuar nga krimi" theksoi Basha. Ndërkohë më herët Berisha në çadër apeloi për rritje të akteve të mos bindjes civile. "Çdo ditë na takon të mendojmë, por format më të fuqishme të mos bindjes civile. Dhe i themi Edi Ramës të mos guxoje të bëje hapa drejt zgjedhjeve sepse do kesh fundin fatal që meriton me duart e tua. Mos imagjino se mund të shkosh në zgjedhje duke iu përvetësuar votën shqiptarëve. Jetën janë të vendosur ta japin por votën jo. Mjer ti po vazhdove me ktë rrugë" tha ish-kryeministri Berisha.

Takimi Meta – Rama

Posted: 27 Apr 2017 06:56 AM PDT

Para nisjes së seancës plenare shefi i qeverisë Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta zhvilluan një takim në kryesinë e kuvendit . Kryefjalë e takimit mendohet të ketë qenë kordinimi i koalicionit në seancën e sotme, por edhe zhvillimi i seancës së veçantë për mbajtjen e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit ku dhe shumica i ka bërë thirrje pakicës të bëhet pjesë në këtë proces. Takimi i dy aleatëve kryesore në qeverisje vjen edhe pas mosmarrjes pjesë të së djathtës në tryezën e thirrur një ditë më parë nga kreu i kuvendit Meta për të diskutuar me partitë parlamentare për zgjidhjen e krizës politike si dhe, pas takimeve që ai pati mesditën e djeshme me ambasadorët, atë të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së.

Me Xhafaj-n në krye të Ministrisë së Brendshme bëhen ndryshime në polici

Posted: 27 Apr 2017 06:38 AM PDT

Sikundër është përfolur në opinionin publik ditët e fundit me ardhjen e Fatmir Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme në policinë e shtetit janë shkarkuar, lëvizur dhe emëruar drejtuesit e 29 drejtorive në policinë e shtetit. Ndryshimet kanë përfshirë nga pozicionet më të larta e deri në ato të drejtuee të ulta. Kështu policia e shtetit njoftoi zyrtarisht largimin nga detyra e zv drejtorit të Përgjihshëm Ardian Cipa dhe emërimin në vendin e tiij të Idajet Faskaj. Faskaj aktualisht kishte detyrën e Drejtorit në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet në policinë e Shtetit, në këtë pozicin është emëruar Sokol Selfollari deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Surpriza e këtyre ndryushimeve është emërimi i një gruaje si drejtore e Kufirit. Ajo është Aida Hajnaj e cuila zëvendëson në këtë deyrë Genc Merepezën. Sokol Bizhga, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, drejtues i FNSH-së pozicion të cilin e mbante Niko Brahimaj. Ky i fundit është temëruar në Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda. Ndyshimet kanë përfshirë edhe dy drejtoritë e rëndësishme si ajo e Studimeve Strategjike Standarteve Profesionale. Ndërkohë lëvizjeve drastike në drejtoritë e qarqeve i kanë shpëtuar vetëm dy drejtorë ai I Kukësit dhe i Dibrës. i larguar nga posti që mban ëshët edhe drejtori i qarkut më të madh, atij të Tiranës, Ervin Hodaj postin e të cili do ta mbajë Ardi Veliu ish drejtori i përgjithsëm I policisë rrugore. Policia e Shtetit i justifikon lëvizjet me nevojën e përmbushjes me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme; luftës kundër trafikut të drogës, kundër krimit të organizuar, por burime i thanë televizioni shqiptar se lista me 29 ndryshimet është pëgatitur dy ditë më parë si një ofertë në funksion të arritjes së një marrveshje politike midis mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit përgjatë dy viteve të fundit ka akuzuar drejtuesit më të lartë të policisë se lejonin kultivimin e kanabisit dhe janë të përfshirë aktivitete kriminale dhe paratë e përfituara do ti përdorin në zgjedhjet e përgjihshme parlamentare.

Volejboll, kur zbresin në parket trajnerët

Posted: 27 Apr 2017 06:37 AM PDT

Volejbolli është një sport ku nuk mungojnë episodet e mbushura me humor. Por ajo që ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit rus, ku fjalën e morën trajnerët. Duket se, të lodhur nga të qëndruarit në stol apo jashtë vijave kufizuese të lojës i ka lodhur ata dhe kanë vendosur të zbaviten ca. Natyrisht, linjat trupore apo forca fizike mund t’i ketë tradhëtuar ca me kalimin e viteve, por kjo s’do të thotë se i kanë humbur reflekset. Sikundër e ka provuar edhe ky trajner, lënia pas dore e sportit, nënkupton se edhe sporti të lë shpejt pas dore…

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more