Skip to main content

RTSH: “Petrit Vasili në krye të LSI” plus 9 more

RTSH: “Petrit Vasili në krye të LSI” plus 9 more


Petrit Vasili në krye të LSI

Posted: 28 Apr 2017 12:20 PM PDT

Ministri aktual i drejtësisë Petrit Vasili do të drejtojë LSI, partinë e dytë më të madhe të koalicionit qeveritar në Shqipëri. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së partisë të premten në mbrëmje. Vendimi është marrë pasi kreu i deritanishëm i LSI Ilir Meta u zgjodh në postin e kreut të shtetit. Aktualisht zoti Vasili, një nga krijuesit e LSI,  mban postin e zëvendës/kryetarit të partisë. “Kam frikë se do ta bëjë më mirë se unë punën e kryetarit të LSI-së. Besoj se LSI i ka të gjithë potencialet të rritet në të mirë të vendit" tha zoti Meta, ndërsa mes entuziazmit të mbështetësve të tij për zgjedhjen në postin e presidentit, mbërriti në selinë e LSI. Sipas ligjit shqiptar presidenti duhet të jetë apartiak, ndaj dhe zoti Meta tha se do të dorëzonte teserën si anëtar i LSI-së më 23 korrik, një ditë para betimit të tij në parlament si kreu i ri i shtetit.

Ilir Meta zgjidhet president i Shqipërisë

Posted: 28 Apr 2017 09:08 AM PDT

Parlamenti shqiptar ka zgjedhur zotin Ilir Meta si president të ri të Shqipërisë. Ai ka marrë 87 vota pro dhe dy kundër, në votimin e fshehtë ku mungonin disa deputetë të maxhorancës, por edhe opozita e djathtë, e cila prej disa kohësh po bojkoton parlamentin. Rezultati i votimit u prit me duartrokitje nga deputetët e pranishëm dhe të ftuarit në sallë. Zoti Meta, 48 vjeç, do të jetë presidenti i shtatë i Shqipërisë postkomuniste.

“Unë do të bëj çdo gjë për të justifikuar besimin tuaj, por jo vetëm para jush, por gjithë qytetarëve dhe kushtetutës” tha zoti Meta në fjalimin e tij të parë si president .  “Të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit dhe legjitimetin e institucioneve tona në mënyrë që të mos sakrifikojmë ato që kemi arritur” tha ai ndërsa ju referua ngjarjeve në Maqedoni.

“E vërteta është mjaft e qartë dhe kokëfortë për të gjithë ne që kemi bërë përpjekje gjatë këtyre tre javëve për të evituar këtë ngërç dhe këtë situatë të pamerituar për qytetarët tanë” u shpreh zoti Meta, por shtoi se “Ende ka kohë për të krijuar atmosferë krejtësisht tjetër për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që më 24 korrik ditën kur presidenti të betohet jo vetëm kjo sallë të jetë plot, por Shqipëria të jetë më e qetë se sa sot, por dhe me një të ardhme akoma më solide”.

Ndërkaq Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar zgjedhjen e zotit Meta në postin e kreut të shtetit nëpërmjet një mesazhi në Fajsbuk. Ajo u shpreh për bashkëpunim për të adresuar sfidat që ka vendi në të ardhmen. Mesazhe të tjera i kanë mbërritur nga presidenti aktual Nishani, nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kreu i AKR-së Begjet Pacolli, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, por edhe presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov.

Forumi Ekonomik Shqipëri-Ukrainë, Shqipëria dhe Ukraina në kërkim të tregut të integruar

Posted: 28 Apr 2017 07:30 AM PDT

Vetëm 29 milion euro janë shënuar si vlerë e shkëmbimeve tregtare me Ukrahinën. Shteti me 42 milion banorë ka interes të bashkëpunimit afatgjatë me sipërmarrjet shqiptare. Ka interes për turizmin shqiptar, sikundër mund të ofrojë direkt, dhe jo nëpërmjet ndërmjetësve, tregtinë e lirë të grurit, kur është eksportuesi i dytë në botë i këtij produkti, por edhe i farave të lulediellit, ku plotëson 45 % të nevojës botërore me këtë bimë. Faktet u bënë të njohura në Forumin Ekonomik Shqipëri Ukrainë, të zhvilluar të premten në Tiranë. Alban Zusi, President i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, organizatori kryesor i forumit i tha Radio Televizionit shqiptar se "Ukraina është një treg shumë i madh qoftë konsumator i produkteve shqiptare të eksportueshme qoftë si furnizues i produkteve që shqipëria rezulton si importues i pastër i tyre.Nga ana tjetër do të përfitonte edhe konsumatori vëndas pasi do të kishte produkte të të njëjtës cilësi por me çmime më të ulëta pasi nuk do të importohen më nga ndërmjetës të vendeve të tjera europiane".

Cfarë mund të bëhet me mirë për të rritur këtë bashkëpunim me interes të ndërsjelltë? "Një marrëveshje të tregtisë së lirë e cila do ta bënte shumë më me interes bashkëpunimin qoftë për bizneset shqiptare por edhe për konsumatorin shqiptar dhe për prodhuesin shqiptar" shtoi më tej Zusi. 18 kompanitë ukrahinase që punojnë në Shqipëri mund të dhjetëfishohen nëse ofrohen politika lehtësuese. Pritet përgatitja e një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe sidomos përfshirja e diasporës shqiptare në Ukrahinë për t'i dhënë hov të ri investimeve dhe tregtisë së lirë.

Grupi PS-së do mbështesë kandidaturën e Metës për President

Posted: 28 Apr 2017 06:50 AM PDT

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, në mënyrë unanime miraton mbështetjen e kandidaturës së Ilir Metës, për President. Edi Rama mbërriti herët në mëngjes në selinë e partisë që drejton, ndërsa mbledhja e grupit nisi në orën 10:00 për të zgjatur rreth 40 minuta. Sikurse për çdo vendimarrje të rëndësishme, kryetari i PS-së Rama i kërkoi deputetëve të tij, pjesmarrje të plotë, në seancën e orës 17:00, në raundin e 4-ët të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Ilir Meta dhe Petrit Vasili, ishin kandidaturat e LSI-së për postin e presidentit, ndërsa socialistët në unanimitet kanë vendosur të votojnë Ilir Meten. Do të jetë komisioni i ligjeve që do shqyrtoje në orën 15:00 kandidaturat e propozuara, të cilat më pas do ti kalojnë seancës plenare. Ky është raundi i 4-ët për zgjedhjen e Presidentit, pasi 3 të parët janë djegur dhe nuk kanë patur asnjë kandidaturë. Kushtetuta parashikon vetëm 71 vota si të nevojshme për të zgjedhur presidentin e ri.

Shqipëria do të rrisë prodhimin vendas të naftës

Posted: 28 Apr 2017 06:39 AM PDT

Rënia e importit të karburanteve po zëvendësohet me rritjen e prodhimit dhe përpunimit të naftës bruto. Qeveria jep dy liçensa për rafineri të reja nafte. Pritet rritja e nxjerrjes së naftës nga kompania SHELL, pas të cilës do të jepen licensa të tjera për prodhimin e naftës së vendit. Rritja e kapaciteteve prodhuese vlerësohet si politika më e re e ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Qeverisë Shqiptare: " Ka qënë një politikë e qartë e ministrisë së Energjisë, e vet ministrit por edhe e qeverisë për të rritur kapacitetet e përpunimit të naftës bruto në vend që do të thotë që nga rivënia në punë e rafinërisë së Ballshit e cila jo vetëm ka zgjidhur probleme sociale të zonës por ka bërë atë që duhet bërë përpunimin e naftës bruto në vend" tha Dritan Spahiu, drejtor i Drejtorisë së Politikave dhe Zhvillimit në MEI. Rivënia në punë e rafinerisë së Ballshit përveç zgjidhjes së problemeve të mprehta sociale të punësimit në këtë zonë, ka ofruar edhe produktin e kërkuar në treg. "Nuk ka pse shqipëria sot të importoje produkte me çmime të larta kur shumë mirë këto produkte mund ti përpunoje naften bruto në vend dhe të marrë zinxhirin e vlerës nga ky produkt. Ndërkohë ajo që ka bërë MEI është se ka liçensuar edhe rafineri të reja. Sot që flasim janë dy rafineri që janë liçensuar nga këshilli i Ministrave dhe kto do mbajnë akoma më shumë naftë bruto nga ajo që prodhohet sot nga Bankers Petroleum ose edhe nga shoqëritë e tjera. Pra tendenca është qartësisht në rritje dhe e përpunimit të naftës bruto në vend dhe pse jo në vitet në vazhdim duke liçensuar edhe rafineritë të tjera ne do kemi mundësi të kënaqim nevojat e vendit me naftën tonë bruto" theksoi zoti Spahiu. Në Shqipëri, duke filluar nga dhjetori i 2016 Rafineria e Ballshit prodhon rreth 65 mijë ton gasoil të certifikuar, kapaciteti më i lartë i përpunimit është arritur në vitin 1974 me 2,2 milion ton naftë. Në 2014 u përpunuan 350 mijë ton naftë bruto, sasi e cila u përgjysmua një vit më pas.

Graf: Demokracia bazohet tek dialogu, jo tek bojkoti

Posted: 28 Apr 2017 06:22 AM PDT

Ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Kristofer Graf gjeti rastin të kujtoj se si duhet të funksionoje demokracia gjatë forumit me temë demokracinë lokale të organizuar nga Lëviz Albania, duke lëshuar njëherësh edhe një mesazh për situatën politike në Shqipëri. "Funksionimi efektiv i demokracisë lokale bazohet tek dialogu, konsultimet, negociatat dhe një atmosferë konstruktive, nga një herë nevojiten kompromise, por jo konfrontime, akuza dhe bojkot. Në një demokraci lokale funksionale është e domosdoshme të krijohet hapësira dhe atmosfera e përshtatshme që qytetarët të përfshihen në vendimmarrjen politike" u shpreh ambasadori zviceran. Lëviz Albania është angazhuar në forcimin e demokracisë lokale në 61 bashki të vendit. Drejtuesit e programit thonë se aktivizmi qytetar mbetet ende në nivele të ulta. Programi ka financuar 78 projekte që nxisin forcimin e demokracisë lokale.

Basha akuza Ramës: Do një Shqipëri pazaresh!

Posted: 28 Apr 2017 06:05 AM PDT

Në ditën e 70-të të protestës së opozitës, nga çadra Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti "pazar të pisët" zgjedhjen e Ilir Metës në postin e presidentit. Ai tha se sot Edi Rama firmosi dështimin total për reformën në drejtësi duke hequr me ligj çdo kompetencë, dhe duke e shndërruar institucionin e presidentit në një zyrë me më pak fuqi veprimi. " Pasi hoqen me ligj çdo kompetencë dhe e shndërruan në një zyrë me më pak fuqi veprimi se drejtori i postës në Vlorë spo them për drejtorin kombëtar, tani e trajtojnë si një njeri fuxho, si një plaçkë për të kënaqur orekset e njëri-tjetrit dhe për të mbyllur pazarin e pisët me anë të cilit mendojnë se do të asgjësojnë demokracinë shqiptare" tha Basha. Basha tha përpara mbështetësve të tij, se rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë është qeveria teknike si garante e zgjedhjeve të lira e të ndershme, përfshi votimin dhe numërimin elektronik që do të pasohet sipas tij, nga Vettingu i vërtetë.

INSTAT: Papunësia bie me 1.9%

Posted: 28 Apr 2017 05:58 AM PDT

Instituti i Statistikave raporton se papunësia në vitin 2016 është ulur me 1.9 pikë % krahasuar me një vit më parë. Në anketën mbi tregun e punës për vitin që shkoi, rezulton se niveli i papunësisë për grupmoshën 15 deri 64 vjeç është 15,6% nga 17,5% që ishte në vitin 2015. Referuar të dhënave të Institutit të statistikave papunësia është ulur tek të tre grupmoshat, por rënia më e fortë e saj vërehet tek të rinjtë e moshës 15-29 vjec, me 4.3 pikë përqindje me bazë vjetore. Megjithatë, INSTAT vëren se edhe përgjatë 2016 shkalla e papunësisë është më e lartë për meshkujt sesa për femrat. Raporti i INSTAT evidenton se gjatë vitit që shkoi numri i të punësuarve në Shqipëri është 1 milion e 157 mijë persona, ndërkohë që numri i të papunëve vlerësohet të jetë 208 mijë persona. Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2 % dhe 40,4 % të të punësuarve gjithsej. Sipas INSTAT qarqet me punësimin më të lartë janë Elbasani, Fieri dhe Berati, ndërsa qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë Vlora dhe Tirana.

Prokuroria: Vazhdojnë hetimet për ngjarjen e Sukthit

Posted: 28 Apr 2017 05:49 AM PDT

Prokuroria e Durrësit po vijon hetimet për të zbardhur vrasjen e dyfishtë të 25 prillit në segmentin Sukth Tiranë. Këtë të premte është marrë në pyetje shefi i sektorit të hetimit të Krimeve të Rënda Arbër Zemani në policinë e qytetit begdetar. Grupi hetimor dyshon se Ervin Dalipaj dhe shoku i tij Juxhin Dauti kanë pasur lidhje të forta në strukturat hetimore të policisë së Durrësit. Duket se falë këtyre njohjeve, Dalipaj lëvizte lirshëm me pistoletë në brez dhe me makina luksoze, megjithëse ishte në kërkim policor prej 16 muajsh, për akuzën e rrëmbimit, torturimit dhe vrasjen e shtetasit Gazmend Çollaku. Të njëjtën gjë bënte dhe shoku i tij Juxhin Dauti, megjithëse ishte në hasmëri për vrasjen e ish-kampionit kombëtar të bilardos Fation Bani në Vlorë. Të dhënat tregojnë se Dalipaj dhe Juxhin Dauti, kanë pasur njohje me shefin e sektorit të hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Arbër Zemani në policinë e Durrësit. Ky i fundit është personi përgjegjës për hetimin e vrasjeve në Durrës dhe që administron informacionin për veprimtarinë e Krimit të Organizuar në këtë qark. Burime pranë grupit hetimor thanë se Zemani, është kushëri i parë i viktimës Juxhin Dautit. 27-vjeçari nga Vlora ishte së bashku me Dalipaj në makinën tip "Audi 8S", ku mbetën të vrarë të dy me 32 plumba. Për të hedhur dritë mbi auutorët e ngjarjes mafioze FNSH dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle dhe kanë shoqëruar disa persona në Sukth dhe Shijak. Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona të cilësuar si "të fortët" e Sukthit e Shijakut. Sipas burimeve të shoqëruarit kanë mohuar përfshirjen në krimin e dyfishtë, ndërsa policia vijon aksionin për kapjen e autorëve. Gjithashtu sipas burimeve bëhet e ditur se janë shoqëruar edhe miqtë e Juxhin Dautin që e shoqëronin si eskortë. Gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar të kenë informacione lidhur me atentatin.

Fier: Punonjësit e rafinerisë vijojnë protestat

Posted: 28 Apr 2017 05:35 AM PDT

Muajt kalojnë por rreth 200 punonjës të Rafinerisë së Naftës në Fier vazhdojnë të kërkojnë pagesat e prapambetura, sigurimet shoqërore dhe rifillimin e punës të ndërprerë që me datë 7 dhjetor të vitit të shkuar: "Neve kërkojmë punë në radhë të parë, kërkojmë të derdhen sigurimet të cilat kanë 22 muaj pa u paguar dhe të paguhen muajt e prapambetura dhe uzina të vihet në punë. Dhe i themi pronarëve të vijnë këtu e të na sqarojnë neve, të vijë dhe ministri Gjiknuri, ta marri vesh, ti shikoje këta punëtorët si janë katandisur kështu.Qeveria na thotë se ia kemi deleguar ministrit të energjitikës Damian Gjiknuri për të informuar dhe konkluzionet dhe ti raportojnë në kryeministri dhe deri tani kjo mban datën 02.02.2017 dhe deri më sot nuk ka asnjë përgjigje" u shprehen punonjësit e rafinerisë. Punonjësit shtojnë se mosreagimi i instancave të tjera shtetërore po i çon drejt akteve sublime. Sot sërish të drejtat e tyre i kërkuan përmes protestës, madje rreth 50 prej tyre janë ngjitur dhe në kolonat 33 metra të larta të uzinës: "Në Shqipëri vetëm me akte sublime mund të bëhen zgjidhjet, nuk shikojmë që qeveria të vejë instrumentat e vet, nuk ka ardhur një njeri të bisedoje me ne" theksoi më tej njëri nga punëtorët.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more