Skip to main content

RTSH: “Opozita: Do përshkallëzojmë aksionin politik!” plus 9 more

RTSH: “Opozita: Do përshkallëzojmë aksionin politik!” plus 9 more


Opozita: Do përshkallëzojmë aksionin politik!

Posted: 26 Apr 2017 12:24 PM PDT

Opozita djathtë shqiptare vendosi përshkallëzimin e aksionit politik, sipas saj për të mos lejuar diktatin e krimit e të drogës me mbështetje qeveritare mbi votën e qytetarëve. “E vetmja zgjidhje për krizën politike në vend është krijimi pa vonesë i qeverisë teknike dhe dhënia e mandatit për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”. Kjo u bë e ditur në një deklaratë të partive të opozitës të shërndarë mbrëmjen e së mërkurës, pasi më parë kishin refuzuan thirrjen e kreut të parlamentit Ilir Meta për një takim mes partive parlamentare. “Koalicioni opozitar konfirmoi vendosmërinë për të mos lejuar votim fasadë të diktuar nga krimi dhe droga, duke nisur nga Kavaja”, ndërsa ka “rikonfirmuan angazhimin masiv politik dhe popullor për mosbindje civile”. Opozita ka ngritur shtabin koordinues të opozitës së bashkuar për bashkërendimin e aksionit popullor. Opozita shprehbindjen se “Fitorja i takon popullit të bashkuar për një Republikë të Re të Demokracisë, Lirisë dhe Drejtësisë së vërtetë”.

Rama të rinjve: Votoni PS! Ajo po bën Shqipërinë!

Posted: 26 Apr 2017 12:10 PM PDT

Kryeministri socialist Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të votojnë për PS e cila ka dhënë prova se po e bën Shqipërinë. Gjatë një takimi me votuesit për herë të parë në qytetin e Korçës, zoti Rama tha se “Sot ka shumë arsye për tu bashkuar dhe për të qenë më shumë se asnjëherë tjetër me PS, që të çojmë përpara idenë tonë se ky vend mund të bëhet”. Kreu socialist dhe kryeministrin e vendit kujtoi se “3 vite më parë ne gjetëm një Shqipëri që ishte ne prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Ne gjetëm arkën e shtetit bosh. Ne gjetëm një mal borxhesh në sektorin e energjisë. Gjetëm një Shqipëri ku krimi ishte ulur këmbëkryq. Gjetëm një Shqipëri ku për 25 vite u tha klub më klub dhe oborr më oborr se ky vend nuk bëhet, por sot ne po bëjmë shtet” tha ai.
Kryeministri Rama ka hedhur më shumë dritë rreth takimeve me ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën politike në vend. Ai tha se se ishin të gatshëm për të pranuar propozimet e tyre. “Ne dje i hapëm krahët, por s'kishim kë të përqafonim se nuk na erdhi Luli” tha zoti Rama, duke shtuar se “Tirana e ka provuar Lulin, por Shqipria nuk ka ndërmend ta provojë. “Në tre vjet e gjysmë ne kemi dhënë provën se vota e shqiptarëve na dha mundësinë të bëjmë realitet shtetin që na duhet. Ne s'jemi të gjithë njësoj. Po të ishim të gjithë njësoj ata s'do ishin futur në çadër, nga frika e vetingut. Nga frika e reformës në drejtësi. Po të ishim të gjithë njësoj, ata do ishin me ne dhe sot do kishte filluar pastrimi i Shqipërisë. Ne duam që prokurorët e korruptuar dhe gjykatësit të shporren” këmbënguli kryeministri synimin dhe këmbënguljen e socialistëve për të kryer vetingun.

Kriza, Meta fton partitë në takim, opozita nuk paraqitet

Posted: 26 Apr 2017 10:32 AM PDT

Në një tjetër përpjekje për të zgjidhur krizën politike në vend, kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta ftoi të mërkurën pasdite në një takim partitë parlamentare. Ftesa e zotit Meta nuk kushtëzonte nivelet e përfaqësimit për t’u dhënë mundësi partive të ishin të pranishme në tryezë. Pas kësaj ftese krerët e opozitës u mblodhën në selinë e PD. Ka dyshime se opozita nuk do të jetë e pranishme në tryezë. Zoti Basha ka shprehur vendosmërinë për të vazhduar rrugën e protestës. Burime të pakonfirmuara njoftojnë polemika gjatë takimit.

Shkodër: Kryetarët e fshatrave nuk mbajnë përgjegjësi për kanabisin

Posted: 26 Apr 2017 06:55 AM PDT

Qarku Shkodër është një ndër qarqet më problematike sa i përket kultivimit të bimëve, por kryetarët e fshatrave nuk pranojnë të mbajnë përgjegjësi ligjore nëse kjo vepër penale zbulohet në territorin që ata administrojnë. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë së Shkodrës thotë se : "Bashkia Shkodër kërkon të vazhdojnë kontrollet , duke mos e evituar përgjegjësinë për kultivimin e bimëve ne territorin përkatës. Por pavarësisht kësaj ata do të vazhdojne e të punojnë në territor duke marrë masat përkatëse për çdo zbulim." Në planin kombëtar me efekt deri në vitin 2020, miratuar nga qeveria në fund të muajit Mars parashikohen masa serioze ndaj të gjithë zyrtarëve të nivelit qëndror dhe lokal, të cilët nuk arrijnë të mbajnë në administrim e kontroll efektiv territorin për të cilin janë përgjegjës. Ndersa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka udhëzuar që të gjithë efektivëet e policiëe të bejnë një vetëdeklarim që nuk do të kultivojnë vetë, familjarët e tyre dhe që do të denoncojnë çdo rast kultivimi kanabisi.

Kriza politike, “shpërthejnë” bisedime të reja

Posted: 26 Apr 2017 06:44 AM PDT

David Mcallister negociatori kryesor i krizes në Tiranë flet sërish edhe pse që prej mëngjesit të sotëm është larguar nga Shqipëria. Një postim në llogarinë e tij në facebook tregon në pak rrjeshta mënyrën sesi e lexon eurodeputeti momentin ku ka hyrë komunikimi politik mes palëve. Në Shqipëri ka disa javë që një krizë e thellë politike kërcënon zgjedhjet e caktuara në qershor. Kjo ndodhi dje në Tiranë mes qeverisë dhe opozitës. Në disa pika pati progres shpresëdhënës. Por në lidhje me çështjen kryesore të zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie tranzitore, nuk ka konsensus. Tani është koha për të tejkaluar ngërçin politik. Por dështimi i bisedimeve të marten e 25 Prillit nuk i la në heshtje ambasadorët e vendeve aleate, të cilët kanë zhvilluar orë të gjata bisedimesh jo vetëm mes njëri tjetrit, por edhe me Kryeministrin dhe Kryetarin e |Kuvendit. Kryeministri Rama u takua me aleatin e tij kryesor në Kryesinë e Kuvendit mëngjesin e të mërkures, në një format bisedimesh që përfshinë edhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaci, Ministrin e drejtësisë Vasili dhe deputetin Taulant Balla. Takimin e mbulon heshtja, por burimet thonë se çështjet brenda shumicës parlamentare marrëdhëniet me opozitën kanë qënë pjesë e diskutimeve. Ndërsa Rama u largua nga bashkëdrejtuesi i koalicionit, në një distancë jo të largët prej kryesisë së kuvendit zhvillohej një tjetër takim. Në zyrat e bashkimit evropian u mblodhen diplomatët e BE-së. Pasi dolën nga takimi me shefen e misionit Vlahutin në duart e secilit ambasador dallohej një dosje bojëqielli brenda të cilës mbetet mister se çfarë është shkruar. Ambasadorët nuk e mohuan se folën për situatën në Shqipëri, madje ambasadori italian e cilësoi këtë një çështje shqiptare, por i pyetur se çfarë qëndrimi mbajnë ata si aleatë të Shqipërisë ai tha se sigurisht ata mbeten miqtë e Shqipërisë. Ambasadori britanik nuk pranoi të japë asnjë koment edhe kur u pyet nëse do të ketë një deklaratë të përbashkët të vendeve të BE për situatën. Intensiteti i takimeve u zhvendos në selinë e këshillit të ministrave kur ambasadori amerikan u takua për 60 minuta me shefin e qeverisë shqiptare. Ajo çfare ra në sy deri në orën 16.00 ishte se diplomatët nuk zhvilluan asnjë komunikim me përfaqësuesit e opozites. Takimi i fundit deri në drekë ishte i të njëjtit format si një ditë më parë. Në zyrën e Metës u rikthyen ambasadori i OSBE, ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Amerikan. Takimin e pasoi heshtja, por pyetja kryesore pas dështimit të negociatave një ditë më parë është se për çfarë po flitet tani mes partnerëve dhe pales shqiptare.

Basketboll meshkuj, sonte Vllaznia – Tirana në RTSH

Posted: 26 Apr 2017 06:31 AM PDT

Sonte në mbrëmje luhet ndeshja e dytë finale e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, ku Vllaznia do të përballet me Tiranën. Bardheblutë e kanë fituar ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në kryeqytet, duke triumfuar bindshëm, si në lojë, ashtu edhe në shifra, 98-71, ndaj shkodranëve. Duke qenë se fituese shpallet skuadra që fiton 3 prej 5 sfidave finale, ndeshja e sotme mbart një rëndësi të veçantë, pasi një fitore e shkodranëve e rikthen "plej-of"-in në barazpeshë. Në anën tjetër, një fitore e bardhebluve i çon ata vetëm një hap larg titullit, të cilin mund ta bëjnë të tyrin që në ndeshjen e 3-të, që do të luhet të shtunën në kryeqytet. Ndeshja që do të zhvillohet sonte në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 19:00.

Shkodër, Nis konkursi ndërkombëtar “Pjetër Gaci”

Posted: 26 Apr 2017 05:57 AM PDT

Rreth 140 pjesmarrësit e edicionit të 16-të çmimit "Pjetër Gaci" vijnë jo vetëm nga të gjitha trevat shqipfolëse por edhe nga vende të tjera, për të konkuruar në disa zhanre të muzikes klasike. Veprimtaria që ka krijuar traditën e saj në qytetin e Shkodrës, por këtë vit vjen më e larmishme me disiplinat ku konkurohet. Për herë të parë për çmimin " Pjetër Gaci" , konkurojnë dhe instrumentistët e rinj të veglave frymore: " Nga viti në vit po merr jehonën e vet dhe tashmë ka konfirmim pjesmarrje rekord kët vit. Janë rreth 140 konkurrentë të cilat do të konkurrojnë në disiplinat frymë, kanto, piano dhe harqe. Ditën e shtune do të jetë finalja e madhe me më të mirët e këtyre konkurrentëve që do të fitojnë në disipinat dhe kategoritë e caktuara" tha Bardhyl Hysa drejtues muzike. Në ditën e parë të këtij edicioni konkuruan 20 instrumentistë të veglave frymore, kryesisht nxënës dhe studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. " Ne përfaqësojmë si universitet pra si Fakultet i Arteve nga Peja me tre kandidatë të instrumenteve frymore, dy flautist dhe një klarinetist. Ky është një çmim tepër i madh dhe shumë i vlerësueshëm të cilin nëqoftëse do të jenë kandidatët tonë që kanë me marrë ktë çmim do të jetë një nder i madh për Universitetin tonë" u shpreh Dardana Nallbani instrumentiste e Fakultetit të Artev në Pejë. Konkurimet do të vijojnë për katër ditë me radhë edhe në disiplinat e harqeve, pianos dhe kantos. Juritë që do përzgjedhin fituesit e çmimit që mban emrin e kompozitorit të shquar shkodran " Pjetër Gaci" përbëhen nga emra të njohur të muzikes kalsike brenda dhe jashtë vendit.

Basha paralajmëron protesta nëse nuk krijohet qeveri teknike, Rama i konsideron përralla

Posted: 26 Apr 2017 05:38 AM PDT

Kreu i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi përshkallëzim të protestave dhe akte të mos bindjes civile në rast se sipas tij nuk ka reflektim ndaj kërkesës së opozitës për krijimin e Qeverisë Teknike. Zoti Basha tha se opozita është e hapur që emri i kryeministrit të kësaj qeverie të propozohet nga shumica, por PD sipas tij nuk do pranojë të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër.
Por kryeministri Edi Rama ka reaguar me ane të një mesazhi në rrjetin social Fejsbuk. "Një zë i ngjirur bërtet për t’u treguar përralla qorrave që s’duan të shohin, shurdhëve që s’duan të dëgjojnë! Vajmedet PD! Vajmedet kuku për ty" shkruan në mesazh zoti Rama.

Thaçi: “Si president i vendit, punoj sipas Kushtetutës, jo sipas politikave të partive politike”

Posted: 26 Apr 2017 05:31 AM PDT

Kohët e fundit në Kosovë janë shtuar zërat për zgjedhje të parakohshme. Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se e respekton Kushtetutën kur bëhet fjalë për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa shtoi se është në vullnetin e partive politike. "Si president i vendit, punoj sipas Kushtetutës, jo sipas politikave të partive politike, të çfarëdo partie qoftë, prandaj ndjej detyrim ligjor dhe politik që t'i ftoj vëzhguesit evropianë që të përgatiten për zgjedhjet lokale. Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve të përgjithshme, unë respektoj Kushtetutën e vendit, derisa është në vullnetin e partive nëse duan zgjedhje të parakohshme" deklaroi ai. Thaçi,në një prononcim për mediat ka thënë se nuk është detyrë e tij që të vlerësojë nëse koalicioni qeverisë po funksionon ose jo. "Sa i përket funksionalitetit të koalicionit qeverisës, janë partitë që e përbëjnë këtë koalicion ato që bëjnë vlerësimin e punës e jo unë si president i vendit".

Rekordmenia 101-vjeçare, sfidë rekordit të Boltit

Posted: 26 Apr 2017 05:21 AM PDT

Ka Jusein Bolt… por ka edhe Man Kaur. Të dy janë rekordmenë të garës së 100 metrave, por, natyrisht në nivele të ndryshme. Ndërkohë që sprinteri i famshëm xhamajkan është njeriu më i shpejtë në botë me rekordin 9 sekonda e 58 të qindtat në 100 metra, indiania është është rekordmene e kësaj disipline në kategorinë e të moshuarve. Rekordi i saj është vetëm 63 sekonda më i ngadaltë sesa ai i Boltit, por kjo bëhet edhe më e pranueshme teksa mëson se diferenca midis tyre është plot 71 vjet. Indiania Man Kaur është 101 vjeç dhe vështrimin e ka hedhur tanimë tek gara e 200 metrave.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more