Skip to main content

RTSH: “Basha: Zgjedhjet e 7-majit në Kavajë do të pamundësohen në mënyrë paqësore” plus 7 more

RTSH: “Basha: Zgjedhjet e 7-majit në Kavajë do të pamundësohen në mënyrë paqësore” plus 7 more


Basha: Zgjedhjet e 7-majit në Kavajë do të pamundësohen në mënyrë paqësore

Posted: 30 Apr 2017 07:07 AM PDT

Lulzim Basha befasoi mbështetësit, me akuzën se shumica përmes parave të korrupsionit ka tentuar të bleje edhe në radhët e së djathtes, në përpjekje sipas Kryedemokratit për ti dhënë vendit zgjedhje fasadë me opozitë të emëruar. " 500 mijë euro iu afruan vetëm një kryetari partie"tha Basha. Edhe pse nuk pati asnjë tundim nga radhët e së djathtës, e kundërta ka ndodhur sipas Bashës me Blushin dhe Topin. Basha tha se "Fryma e Re Demokratike në fakt është OSHEE-ja e cila ka dhënë firmat për regjistrimin e një partie që nuk ka asnjë anëtar dhe kryetar me kohë të pjesshme. Ben Blushi apo siç do njihet që ktej e tutje "Sali Rexhepi" është alibia, fasada e një pseodo-opozite". Para zgjedhjeve të 18 qershorit, do të mbahen në 7 maj zgjedhjet e pjeshme vendore në Kavajë. Lulzim Basha paralajmëron se opozita do të pamundësoje zgjedhjet në këtë qytet,ndërsa fton të gjithë shqiptarët që shpresojnë tek republika e re, për të mos lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. "Do të pamundësojmë rikthimin në duart e Elvis Rroshit, do ti japim republikës së vjetër goditjen finale, të vendosur në paqe totale" theksoi Basha. Në rast se mazhoranca do ti zhvilloje zgjedhjet e 18 qershorit dhe nuk do të ketë asnjë reflektim, Basha lançoi projektin pasues të opozites. "Kushtetuta dhe ligjet e republikës vjetër për republikën e re do të jenë të pavlefshme "nul". Në 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen vetën pjesë të republikës së re nuk do paguaje asnjë taksë të republikës vjetër dhe nuk do ti bindet asnji ligji të republikës së vjetër" tha në fund Basha.

Biba: Shqipëria synon medaljen në evropian

Posted: 30 Apr 2017 04:54 AM PDT

Mundja shqiptare do të marrë pjesë vetëm me një sportist, Egzon Shalën, në Evropianin e të Rriturve, që nis të dielën dhe mbyllet me 7 maj në Novi Sad të Serbisë. Për presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, Shala është në formë të mirë. " Ka kryer stërvitje dhe grumbulim në Rusi po ashtu edhe në Bullgari. Forma është e mirë" tha Biba. Egzon Shala konkurron më 3 maj në kategorinë e peshës trupore deri në 97 kg në stilin e lirë dhe për Bibën, pritshmëritë janë të mëdha. " Pritshmëritë janë të larta falë rezultatit që ka Egzon Shala si i 5-ti i europës i 6-ti i botës, kampion i mesdheut në kampionatin mesdhetar dhe medalist i broxtë në lojrat mesdhetare shpresoj që ne të kemi një ngjitje në dhe të marrim medalje" shtoi më tej Biba. Biba ka sqaruar se mungësitë financiare kanë bërë që Shqipëria të marrë pjesë me vetëm një sportist në këtë Evropian.

KQZ-ja nis verifikimin e listave të kandidatëve

Posted: 30 Apr 2017 04:21 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë që paraqitën 17 partitë e regjistruara për zgjedhjet e 18 qershorit deri të shtunën në mesnatë.
Sipas KQZ, proçesi i listave shumë emërore do të përfundojë deri në datën 9 maj, ndërkohë që bën edhe një apel të fundit. Kujton që nëse ka ende parti që duan të regjistrohen për këto zgjedhje, afati i fundit ligjor dhe teknik është 2 maji.
Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj. I gjithë proçesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumë emërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.

Sekuestrohen 1.9 tonë lëndë narkotike marijuanë dhe 3 armë zjarri

Posted: 30 Apr 2017 04:14 AM PDT

Një person i arrestuar në flagrancë si person i dyshuar dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim janë rezultati i operacionit masiv antidrogë të koduar "Bogova" dhe të zhvilluar në zonën Skrapar-Berat, ku u sekuestruan afro 1.9 tonë lëndë narkotike marijuanë dhe 3 armë zjarri. Në pranga ka rënë Islam Zylyftari, 56 vjeç nga Skrapari, ndërsa në kërkim janë shpallur 50-vjeçari F.B. nga Përmeti, 80-vjeçari M.Z. dhe 62-vjeçari V.Z. nga Durrësi. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 40 fishekë. Operacioni masiv antidrogë i Policisë së Shtetit erdhi pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, se në disa banesa të fshatit Përparim kishte lëndë narkotike. Si rezultat, u bastisën banesa e shtetasit Islam Zylyftari, ku u gjet një kamion i ngarkuar me bimë narkotike, me peshë rreth 820kg; banesa e shtetasit V.Z. të shpallur në kërkim, ku u gjetën 50 thasë me marijuanë, me peshë rreth 485 kg; si dhe banesa e shtetasit M.Z. të shpallur gjithashtu në kërkim, ku u gjet një sasi prej 5 kg.
Por operacioni nuk është ndalur me kaq, pasi edhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur "Lëmi", janë gjetur 133 qese transparente me lëndë narkotike të llojit marijuanë, me peshë rreth 576 kg, duke e çuar kështu peshën totale të drogës së sekuestruar në 1.888 kg. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Meta: Bojkoti nuk është zgjidhje

Posted: 30 Apr 2017 03:58 AM PDT

Bojkoti nuk është zgjidhje u shpreh Ilir Meta në fjalën para anëtarëve të komitetit drejtues të Lëvizjes socialiste për integrim. Në forumin e lartë të kësaj force politike që u mblodh në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 18 qershorit, presidenti i zgjedhur tha se është i gatshëm për dialog me opozitën pasi vendi është në situatë kritike. Ndërkaq, kreu i ri i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se forca politike që do të drejtoj nuk është e lumtur që sakrifikoi kryetarin e saj në prag të zgjedhjeve, pasi siç tha ai kjo ishte një lëvizje e diktuar nga situata politike e vendit .

Maqedoni:Brajan Ji, takime për formimin e qeverisë me krerët kryesorë politike

Posted: 30 Apr 2017 03:51 AM PDT

Zёvendёs/ndihmës sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji sot do të zbresë në Shkup. Në fokus të vizitës së diplomatit amerikan e cila vjen vetëm pak ditë pas ngjarjeve të dhunshme në kuvend do të jenë bisedimet për formimin e qeverisë, marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe integrimet euro-atlantike. Në ndryshimet axhendes së tij përfshihen takimet me Presidentin George Ivanov, kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi si dhe liderët e të gjitha partive politike parlamentare, Gruevski, Zaevi, Ahmeti, Kasami, Memedi dhe Thaçi.

LSDM-ja përmes një kumtese thekson se shumica parlamentare realizoi detyrimin e saj ndaj qytetarëve me dinjitet, urtësi dhe kujdes. Ata thonë se kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës Gjithashtu kërkojnë nga Prokuroria Publike dhe MPB-ja të bëjnë detyrën e tyre dhe siç thonë, këtë skenarë të organizuar së bashku me urdhëruesit, dhunuesit dhe kriminelët t'i bëjnë të japin përgjegjësi Ndërkohë me kërkesë të Prokurorisë Publike, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nxjerrë flet-arrest për 15 persona, pjesë e protestuesve të cilët ushtruan dhunë ndaj, deputetëve dhe gazetarëve. Gjithashtu fletë arresti është lëshuar në mënyrë të veçantë për të pakten katër persona B.D., B.I., V.J. dhe I.D. të cilësuar organizator të protestes. Ndryshe këto janë urdhrat e parë pas lirimit të 8 personave të ndaluar që nga nata e protestave. Policia vazhdon të hetoje pamjet që ka grumbulluar nga të gjitha televizionet dhe kamerat në hapësirat e kuvendit, si dhe është angazhuar në zbulimin e personave me maskë mes të cilëve mendohet të ketë përfaqësues të policisë.

Havana: Rrëzohet avioni kuban

Posted: 30 Apr 2017 03:42 AM PDT

Në një komunikatë, ushtria kubane njoftoi se aeroplani dymotorësh "Antonov AN-26" u rrëzua në provincën Artemisa, gjatë një fluturimi prej Plaja Barakoa, Loma de la Pimienta, rreth 80 kilometra në perëndim të Havanës. Shkaku i rrëzimit të aeroplanit është i paqartë. Ndërsa një hetim ka nisur ndaj incidentit. Tetë ushtarët në bord si dhe ekuipazhi kanë humbur jetën bëhet me dije nga zëdhënësit e ushtrisë kubane.

Pogradeci-Lushnja, Sot (14:00), Drejtpërdrejt në RTSH

Posted: 30 Apr 2017 03:36 AM PDT

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot ndeshjen e radhës në betejën për ngjitjen në Kategorinë Superiore nga grupi B. Sikundër ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar po sjell çdo javë emocionet e nivelit të dytë të futbollit shqiptar. Ndeshja që do të ofrojë sot transmetuesi publik është përballja midis Pogradecit dhe Lushnjës, e cila luhet duke nisur nga ora 14:00. Lushnjarët janë përfshirë në betejën për ngjitjen në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit me Bylisin dhe kryesojnë me 37 pikë, dy më tepër sesa ballshiotët. Ndërkaq, pogradecarët renditen të 3-t, por janë shumë prapa, plot 16 pikë, dhe janë jashtë betejën për ngjitjen në Superiore dhe të sigurt për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Por aleancat që karakterizojnë fundin e sezonit në futbollin shqiptar kanë ofruar në shumë raste edhe motivime shtesë dhe jo domosdoshmërisht të arsyeshme për skuadra që nuk kanë patur interes. Ndaj dhe sfida e sotme premton rivalitet.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more