Skip to main content

RTSH: “Basha i vendosur edhe pas takimit me Gabriel: “Ne kërkojmë qeveri teknike dhe do ti shkojmë deri në fund”” plus 9 more

RTSH: “Basha i vendosur edhe pas takimit me Gabriel: “Ne kërkojmë qeveri teknike dhe do ti shkojmë deri në fund”” plus 9 more


Basha i vendosur edhe pas takimit me Gabriel: “Ne kërkojmë qeveri teknike dhe do ti shkojmë deri në fund”

Posted: 17 Apr 2017 08:05 AM PDT

Duket se asgjë nuk ka ndryshuar për opozitën e djathtë shqiptare pas deklaratave të forta në adresë të saj nga ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel të hënën në Tiranë. “Çdo përpjekje për të shkatërruar opozitën është një përpjekje për të shkatërruar Shqipërinë. Ne kërkojmë qeveri teknike dhe do ti shkojmë deri në fund” tha kreu i PD Lulzim Basha pas takimit me shefin e diplomacisë gjermane. Zoti Basha tha se nuk do të komentonte deklaratat e zyrtarit të lartë gjerman, i cili ka kërkuar dhënien fund të bojkotit dhe marrjen pjesë në zgjedhje , por u shpreh se e ka informuar atë me fakte të pakundërshtueshme për situatën në Shqipëri. “Pas deklaratës së bërë nga ana e ministrit, para takimit me mua, ishte detyra ime që në emër të qytetarëve të paraqesja fakte të pakundërshtueshme që çmontojnë gënjeshtrat e qeverisë për krimin në vend, për drogën, për impaktin që kanë tek zgjedhjet dhe rrenën për reformën në drejtësi. E kam bërë këtë gjë me qetësinë më të madhe dhe mënyrën më europiane” tha zoti Basha.
Kreu i opozitës bëri të ditur se ka kërkuar rikthimin në parlament të 6 ligjeve të vettingut, për të cilat ai tha se kryeministri Rama ka shkelur marrëveshjen duke i miratuar njëanshmërisht. “Fakti është që Edi Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut për të miratuar 7 ligjet me konsensus. SHBA e detyruan në ligjin që ishin përgjegjës, ligjin për SPAK dhe BKH, BE dështoi ta detyronte ti përmbahej marrëveshjes. 6 ligjet janë pa miratimin e marrëveshjes sepse opozita u përjashtua nga Rama me qëllim kapjen e drejtësisë. Në këto kushte opozita kurrësesi nuk mund të jetë alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama” tha zoti Basha. Ai deklaroi se “Opozita është e gatshme të ulet me mazhorancën që këto 6 ligje të kthehen në frymën dhe gërmën e kushtetutës dhe të komisionit të Venecias dhe vetëm kjo do të mundësojë që opozita të ecë përpara me rolin e saj sa i përket miratimit të këtyre ligjeve dhe zbatimit. Kjo është rruga e vetme, gjithcka tjetër është gënjeshtër dhe propagandë” tha kreu i PD Lulzim Basha.

Deti Mesdhe, shpëtohen mijëra emigrantë

Posted: 17 Apr 2017 07:42 AM PDT

Mijëra migrantë u shpëtuan në Detin Mesdhe fundjavën e Pashkëve,  sipas organizatave të shpëtimit duke theksuar se të paktën gjashtë persona kanë vdekur. Vetëm të shtunën u shpëtuan rreth 3 000 persona që lundronin në gomone dhe varka prej dërrase rreth 20 milje larg brigjeve të Libisë. "Rreth 1 800 – 2 000 persona u shpëtuan të premten dhe këto shifra janë të paprecedenta për këtë vit", sipas autoriteteve.

Gabriel opozitës: Jepini fund bojkotit, shkoni në zgjedhje!

Posted: 17 Apr 2017 07:37 AM PDT

Fund bojkotit parlamentar dhe zbatim të reformës në drejtësi, kanë kërkuar sot në Tiranë dy ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Hollandës. Zyrtarët e lartë evropianë, Sigmar Gabriel dhe Bert Koenders, janë takuar me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe më pas kanë lëshuar mesazhe të forta dhe të drejtëpërdrejta për opozitën.
“Askush në Evropë nuk e kupton faktin që parlamentarët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin. Kjo është dicka absurde që parlamentarët e zgjedhur refuzojnë të bëjnë punën e tyre në parlament dhe në vend të kësaj mblidhen në çadër. Kjo është një rrethanë që ne nuk mund ta pranojmë” tha shefi i diplomacisë gjermane Gabriel. “Dhe është absurde edhe për faktin se pas pak javësh kemi zgjedhjet në Shqipëri. Është e paimagjinueshme që një pakicë nuk përpiqet të ndryshojë gjendjen përmes zgjedhjeve, por përmes bojkotit të parlamentit. Kësisoj të lind përshtypja që ka një farë frikë lidhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi” shtoi më tej ai. “Edhe qeveria federale edhe kancelarja janë të bindjur se bojkoti nuk është rrugë e pranueshme për të shprehu vullnetin. Këshilla ime është: gjeni rrugë për të lënë rrugën e bojkotit dhe për të shkuar në zgjedhje” i bëri thirrje zoti Grabriel opozitës. “Askush në Gjermani dhe në Europë nuk e kupton se pse pak para zgjedhjeve kërkohet dorëhqeja e një qeverie dhe vendosja e një qeverie teknike”.
Për shefin e diplomacisë holandeze Bert Koenders “Është e rëndësishme që të ketë dialog politik, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është mjaftë e rëndëshme që të bëni progres në procesin e vettingut dhe jemi plotësisht në mbështetje të qeverisë shqiptare në këtë fushë”.
Brenda kësaj linje, ministri shqiptar Ditmir Bushati konfirmoj vijimin e reformës. “E siguroj qeverinë gjermane që ne do të vijojmë me të njëjtin vullnet, do të shikojmë përpara jo përsa i përket thjeshtë zbatimit të Reformës në Drejtësi, sepse e konsiderojmë këtë një prej gurëve më të rëndësishëm në themelin e procesit të konsolidimit” tha zoti Bushati.
Të njëjtat mesazhe të qarta ministri i jashtëm gjerman Gabriel artikuloi edhe gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama. ” Këshilloj me urgjencë që bojkoti të mbyllet. Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe vendi kalon në situatë kaotike ne nuk mund t’ju mbështesim” paralajmëroi ai. “Kush bojkoton parlamentin, largon vendin nga BE” tha zoti Gabriel. “Ne jemi gati për t’ju ndihmuar të sjellim vëzhgues dhe të diskutojmë se si mund të financohet për zgjedhjet, për këtë duhet të diskutohet në parlament” tha ministri i jashtëm gjerman.
Nga ana e tij kryeministri shqiptar Edi Rama ka përsëritur edhe një herë angazhimin e qeverisë që ai drejton për zbatimin e vettingut. “Pata mundësinë që ta informoj ministrin e jashtëm për të gjitha hapat që qeveria shqiptare ka ndërmarrë, për të gjitha sfidat që ne kemi, duke nisur nga sfida shumë e rëndësishme e fillimit të zbatimit të vettingut. Shqipëria është gati të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE” tha zoti Rama.
Më herët gjatë paradites, ministri i jashtëm i Vendeve të Ulëta, Koenders është pritur nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili përsëriti faktin se Reforma në Drejtësi mbetet kryefjala e angazhimit politik dhe se kuvendi mbetet vendi i dialogut politik dhe i besimit reciprok me partive.

Kategoria e Parë: Bylis mund Pogradecin 1-0

Posted: 17 Apr 2017 06:55 AM PDT

FAZA E TRETË – JAVA 6

GRUPI A

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
14.04.2017 14:00 * Kamza – Burreli 2 – 1
15.04.2017 14:00 * Beslidhja – Erzeni 3 – 0

Pushim: Shënkolli

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kamza 5 3 2 0 6 3 3 35
2. Beslidhja 5 4 1 0 8 1 7 33
3. Erzeni 5 1 0 4 6 11 -5 22
4. Burreli 5 1 1 3 6 8 -2 17
5. Shënkolli 4 0 2 2 6 9 -3 14

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
15.04.2017 16:00 Kastrioti – Iliria 2 – 3
15.04.2017 16:00 Besa – Adriatiku 1 – 1

Pushim: Tërbuni

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Besa 5 3 1 1 6 3 3 19
2. Kastrioti 5 2 0 3 6 6 0 17
3. Iliria 5 3 0 2 8 8 0 16
4. Tërbuni 4 2 0 2 3 3 0 11
5. Adriatiku 5 1 1 3 4 6 -2 11

 

GRUPI B

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
15.04.2017 16:00 Lushnja – Tomori 1 – 0
17.04.2017 14:00 * Bylis – Pogradeci 1 – 0

Pushim: Shkumbini

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Lushnja 5 4 1 0 8 3 5 34
2. Bylis 5 4 1 0 10 1 9 32
3. Pogradeci 5 1 1 3 3 6 -3 19
4. Shkumbini 4 1 1 2 3 7 -4 15
5. Tomori 5 0 0 5 1 8 -7 12

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
15.04.2017 16:00 Apolonia – Sopoti 2 – 1
15.04.2017 16:00 Turbina – Dinamo 1 – 1

Pushim: Elbasani

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Apolonia 5 3 1 1 9 3 6 21
2. Turbina 5 2 1 2 6 6 0 18
3. Dinamo 5 1 3 1 3 4 -1 15
4. Elbasani 4 1 2 1 6 8 -2 13
5. Sopoti 5 0 3 2 5 8 -3 11

Shkodër, largohet i shoqëruari në komisariat, hetim për policët

Posted: 17 Apr 2017 06:42 AM PDT

Gjashtë efektivë të Policisë së Shkodrës do të hetohen nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pasi një 24 vjeçari i cili gjendej i shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë u largua forcërisht. Sipas policisë ai ishte një ndër tre personat u shoqëruar në polici pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre. Policia e ka shpallur në kërkim. Dy policë janë pezulluar, ndërsa ndaj katër të tjerëve filloi proçesi për thyerje të rëndë disiplinore.

Shuhet Emma Moranon 117 vjeç, gruaja më i vjetër në botë

Posted: 17 Apr 2017 06:11 AM PDT

Ka ndërruar jetë personi më i vjetër në botë. Bëhet fjalë për Emma Morano 117 vjeç, e cila kishte lindur në 29 nëntor 1899 në Piemonte të Italisë. Zyrtarisht, ajo ishte personi i fundit e  lindur në vitet 1800 dhe që ende jetonte. Italiania 117-vjeçare, e cila ndërroi jetë paqësisht, teksa qëndronte e shtrirë në kolltukun e vet, kishte lënë pas dy luftra botërore, Depresionin e Madh dhe kishte parë të ndërroheshin 90 qeveri në vendin e saj. Morano lindi 29 nëntorin e vitit 1899, në qytetin verior të Çiviaskos. Ata që e kanë njohur nga afër e përshkruajnë si një grua shumë të vendosur e thonë se sekreti i kësaj jetëgjatësie qëndron tek genet, por edhe dieta e vezëve, që Emma i pëlqente shumë. Ajo konsumonte 3 vezë në ditë, dy nga të cilat i merrte të gjalla. Ky zakon i kishte mbetur që nga koha kur ishte 20 vjeç dhe mjekët e kishin diagnostikuar me anemi.  Një tjetër preferencë e hershme e saj ishin biskotat. Njerezit që e njihnin thonë se jeta e saj kishte qenë e jashtëzakonshme dhe se Emma do të mbahet mend për forcën e treguar me të cilën ndihmoi dhe të tjerë të ecnin përpara në jetë.

“3 harqet” në Muzeun Historik Kombëtar

Posted: 17 Apr 2017 06:01 AM PDT

Një ekspozitë e veçantë po qëndron e hapur prej pak ditësh në Muzeun Historik Kombëtar. E titulluar “3 harqet", ekspozita mban firmën e bashkëpunimit të dy artistëve, piktorit shqiptar Enkelejd Zonja dhe skulptorit francez Klod Pelaton. Veprat e tyre qëndrojnë në krah të njëri-tjetrit duke kofirmuar edhe një herë bashkëpunimin e suksesshëm mes dy artistëve. Ndërsa skulptori francez Pelaton e merr frymëzimin nga urat e vjetra, që ai ka parë në Shqipëri, artisti Zonja e merr frymëzimin nga e shkuara e Shqipërisë. Për artistin nga Franca urat në vendin tonë kanë elemente specifike, që shërbejnë si motiv për realizimet artistike nga ana e tij.
Që nga titulli "3 harqet", artistët sjellin urën e bashkëpunimit jo vetëm kulturor mes Francës dhe Shqipërisë, por edhe mes krijimeve të tyre. Ideja e ekspozimit se bashku ka qenë e Pelatonit, ndërkohë që nga krijimtaria e Zonjës në ekspozitë janë vetëm 4 punime. Ky i fundit do ta vijojë idenë e këtij alternimi mes artit francez dhe atij shqiptar, në një tjetër ekspozitë, por këtë herë në Francë.
Piktori i ri Enkelejd Zonja njihet nga publiku shqiptar si fitues i trofeu të Konkursit të Pikturës së Artit bashkëkohor në Shqipëri, "Live Art 2013" me vepren "Kabareja e shallit te kuq".

Shqipëria dhe Kina do të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike

Posted: 17 Apr 2017 05:49 AM PDT

Shqipëria dhe Kina do të intensifikojnë punën e Komisionit Ekonomiko-Tregtar, një nismë kjo e dy vendeve që po shqyrton potencialet dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm. Për këtë qëllim, ministrat e linjës së dy vendeve do të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike në Shqipëri, për të shqyrtuar hapsirat ku mund të zgjerohet bashkëpunimi.
Gjatë një takimi në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Kines Zhang Gaoli, vendosën në parim mbajtjen e një tjetër takimi pas dy muajsh në Kinë, për të parë ecurinë e Komisionit me projekte konkrete për bashkëpunim midis dy shteteve. Sipas zotit Rama në takim u fol konkretisht për një hov të ri në marrëdhëniet ekonomike e tregtare, në këtë fazë të re të zhvillimit të vendit ku zoti Gaoli ka vlerësuar se reformat e qeverisë po japin rezultate mbresëlënëse.
Zëvendëskryeministri kinez ka theksuar theksoi se pozicioni i Shqipërisë në rajon është strategjik dhe duhen rritur mekanizmat e bashkëpunimit ekonomik për nxitjen e investimeve private.
Aktualisht, Kina ka disa iniciativa bashkëpunimi në rajon, ku merr pjesë dhe Shqipëria, dhe dy zyrtarët e lartë vlerësuan se hapësira e bashkëpunimit ekonomik mes dy vëndeve mund të zgjerohet edhe në kuadër të këtyre nismave.
Zëvendëskryeministri i Kinës Zhang Gaoli, u prit në një takim edhe nga Presidenti Bujar Nishani, i cili vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, që kanë hyrë në një fazë të re në kushtet e zhvillimeve të fundit globale dhe rajonale.

Meta: Interesat e Shqipërisë mbi interesat e LSI-së

Posted: 17 Apr 2017 05:29 AM PDT

Gjatë një takimi të organizuar nga të rinjtë e Durrësit të Lëvzjes Socialiste për Integrim Ilir Meta tha se forca që drejton mbi çdo interes të sajin ka vendosur dhe, do të vendosë gjithmonë interesin e vendit. Sipas tij, LSI ka treguar përgjegjësi maksimale për të forcuar stabilitetin, demokracinë dhe institucionet.
Për Zotin Meta është shumë e rëndësishme që konflikti politik të zgjidhet jo një ditë e më parë, por një orë e më parë. Ndaj për këtë të rinjve të forcës që drejton, ai ju mesazhin se LSI-ja do të bëjë përpjekje maksimale për t’a zgjidhur që vendi siç theksoi ai, të ketë stabilitet dhe siguri për sipërmarrjen vendase dhe të huaj.
“Përpjekjet tona janë të palodhura që vendi të ecë i sigurt në rrugën e stabilitetit të demokracisë të forcimit të institucioneve dhe njëkohësisht edhe të forcimit të ekonomisë dhe të mirëqenies së gjithë familjeve shqiptare” tha zoti Meta. “Është shumë e rëndësishme që këtë konflikt absurd politik ta zgjidhim jo një ditë e më parë, por një orë e më parë. Sepse çdo orë që kalon në pasiguri dhe në drejtime të paditura, të pakontrollueshme, të pamenaxhueshme sjell më shumë pasiguri për sipërmarrjen vendase dhe për investitorët e huaj në vend dh e sjell një frenim të hapjes së vendeve të reja të punës", shtoi më tej ai.
Kreu i LSI i bëri këto deklarata në takimin festiv të organizuar nga të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Rinore për Integrim të Durrësit gjatë një takimi në pikën turistike të Kepit e Rodonit, në prani edhe të eksponentëve kryesore të kësaj force politike.

Basha këmbëngul në qeverinë teknike

Posted: 17 Apr 2017 05:17 AM PDT

Deklarata e Ilir Metes për një Qeveri besimi dhe se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje, jo vetëm nuk është mirëpritur nga kryeministri, por ky i fundit po bën çdo përpjekje të bindë Meten të ndryshojë qëndrim. Lulzim Basha shprehet i sigurtë për atë që thotë, madje edhe për instrumentet bindës që po përdoren. “Fjalët e pazarit thonë që edhe me aleatin e tij po bën çdo përpjekje, me zhake, unë e njoh si torbë ose si trajse, por lidershipi i lartë socialist e njeh si zhake, se ka nja 15 vjet që e përdorin. Sa herë që nuk i zgjidhin dot punë me njëri tjetrin dyshe përdorin zhaken. Zhakja ka dalë edhe jashtë Shqipërie” tha zoti Basha para përkrahësve të tij në ditën e 59-të të protestës në çadrën para selisë së qeverisë.
Kreu i opozitës i qëndron deklaratës se nëse Meta është i sinqertë, e djathta e mirëpret, por gjithsesi shton se kjo nuk ka shumë rëndësi për opozitën, e cila është e vendosur ti shkojë deri në fund kauzës së saj për zgjedhje të lira përmes qeverisë teknike. Ai i përgjigjet negativisht apelit të Metës për lëshime në negociata. “Për ne pikë rëndësie nuk ka, sado zhake të nxirrni, e kujtdo t’ia jepni zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka për të pasur” tha kreu i PD. “Tani do të thotë dikush: Negociatë është, çfarë do të lëshosh e çfarë do të lëshojë! Po i them: Këto nuk janë kushtet e mija, këto janë kushtet e popullit dhe harroni që do të lëshoj ndonjë gjë nga këto kushte. Asgjë! Nguleni në mendje mirë: Vetëm qeveri teknike, e cila do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit, do të luftojë drogën e do të krijojë shte për zgjedhje të lira dhe të ndershme” këmbënguli kreu i PD Lulzim Basha.
Ndërsa akuzon kryeministrin se për afera korruptive dhe kriminale kërkon të ketë edhe sistemin e drejtësisë, përmes vettingut, inkurajon prokurorinë në aksionet e saj, madje duke dhënë edhe sugjerimet e veta. “Përgëzoj prokurorinë e krimeve të rënda për operacionin e mbrëmshëm, për arrestimin e 18 personave në policinë e shtetit dhe dogana. Këta janë ushtarët. Çoni hetimin deri në fund! Niseni me arrestimin Saimir Tahirit dhe përfundojeni me kreun e bandës” tha zoti Basha.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more