Skip to main content

“Qysh me përgaditë maskë për ushqimin e lëkurës?” plus 9 more Qysh me

“Qysh me përgaditë maskë për ushqimin e lëkurës?” plus 9 more Qysh me


Qysh me përgaditë maskë për ushqimin e lëkurës?

Posted: 27 Apr 2017 02:55 PM PDT

Përbërësit:

  • lëngu i 1 limoni
  • e bardha e 2 vezëve.

Përzieni të bardhët e vezëve me gjysmë luge lëng limoni dhe këtë përzierje të fituar e aplikoni në fytyrë. Do të ndjeni shtrëngim të lehtë, e leni të qëndrojë për 15 minuta, pastaj shpëlajeni.

E bardha e vezës ndikon pozitivisht në lëkurën tuaj dhe zvogëlon mundësinë e shfaqjes së rrudhave.

The post Qysh me përgaditë maskë për ushqimin e lëkurës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë çfarë i dëmton trëndafilat?

Posted: 27 Apr 2017 02:49 PM PDT

Në qoftë se ata mbahen të shëndetshëm dhe në kushte të mira, nuk do të keni problem aspak. Në vazhdim do të mësojmë sëmundjet dhe dëmtuesit kryesorë të trëndafilave.

Afideja                 

Afideja është një insekt i vogël, zakonisht i gjelbërt që ushqehet me rritjen e re të bimës. Afideja e vetme nuk është kërcënim i madh, por kolonitë e saj mund të rriten shumë shpejt dhe lehtë mund t'i vëreni. Simptomet e infektimit nga afideja janë: duda dhe gjethe të çrregulluara, "nektar" ngjitës si dhe milingonat që ushqehen me nektarin. Që t'i largoni, mund të përdorni shtypjen e ujit në të gjithë sipërfaqen e bimës. Nëse uji nuk ndihmon përdorni sapun anti-insekt.

Njolla të zeza në gjethe

Kur ceket fjala "njollë të zeza", kopshtarit gjithmonë i shkon ndërmend trëndafili.

Njolla e zezë është sëmundje fungale, fillon si pikë e zezë me spore përreth të cilët presin kushtet ideale që të zgjerohen.

Nëse i vëreni simptomet e sporeve, veproni me shpejtësi sepse spore të reja prodhohen çdo tre javë. Simptomet e njollave të zeza, janë disa njolla në gjethe që kanë formë rrethore dhe ngjyrë të verdhë përgjatë pjesës së jashtme.

Pasi të zverdhet, gjethi bie nga trungu, dhe në rast të infektimit të madh bima zhvishet nga gjethet. Prandaj kujdesin filloni nga vjeshta sepse sporet duhet të mbijetojnë edhe dimrat e ftohtë, andaj mos leni asnjë gjethe në tokë.

Pasiqë njollat e zeza shfaqen si pasojë e kushteve të pavolitshme, kur t`i vëreni kujdesuni për ujin dhe qarkullimin e mirë të ajrit.

Nëse shihni njolla, spërkati me Bordo Miks apo squfur.

Myku pluhur

Edhe kjo sëmundje është fungale që mbetet e heshtur derisa të shfaqen kushtet e volitshme.

Gjethet e reja fillojnë të rrudhosen e pastaj do të vëreni një myk duke u formësuar në gjethe, të ndjekur nga një shtresë e hollë dhe e bardhë që përhapet.

Nëse jetoni në kushte të volitshme ku myku paraqitet rregullisht, bëni stërpikje me sodë të bukës si parandalim ndaj kësaj sëmundjeje.

Kjo përbërje është mënyra më e mirë e veprimit, po të vëreni simptomet e mykut.

 

The post Qysh me ditë çfarë i dëmton trëndafilat? appeared first on Qysh Me.

Qysh me pastru organizmin për 48 orë?

Posted: 27 Apr 2017 02:38 PM PDT

Programi do t'ju ndihmojë të pastroni organet si mëlçia, veshkat, mushkëritë dhe zorrët.

E shtunë

Mëngjesi: ujë të ngrohtë, një 1 filxhan me tërshërë dhe një lugë fara liri, 250ml kos grek ose çaj jeshil, gjysmë filxhan boronica të freskëta, 200 ml qumësht bajameje apo kos dietik.

Dreka: 250 ml ujë, sallatë 2 filxhanë (domate, sallatë jeshile, arugula), peshk zgarre 250 g, djathë zviceran dhe patate me vaj ulliri, një banane të vogël dhe një fetë pjepër, ose frut tjetër.

Zemër: 250 ml ujë dhe mollë, 180 ml kos, ¼ filxhan fara kungulli.

Darka: ujë ose çaj anise 250 ml, sallatë 2 gota (me lëng limoni dhe vaj ulliri), pasta integrale, peshk ton 150 g, ½ filxhan me perime në avull (spinaq dhe brokoli).

E diel

Filloni me ujë, përsëri.

Mëngjesi: 1 filxhan me tërshërë, 1 lugë fara liri, 200 ml qumësht bajame, apo kos dietik, dardhë dhe çaj jeshil
Zemër: grejpfrut (qitro)

Dreka: 250 ml ujë, supë me perime (spec, fasule, patate, karota, qepë, selino), 200 g pulë e pjekur, turshi 150 g.

Darka: pasta integrale, çaj hithre, sallatë panxhar dhe karota me lëng limoni.

The post Qysh me pastru organizmin për 48 orë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë cheesecake me nutella?

Posted: 27 Apr 2017 02:34 PM PDT

Përbërësit:

  • 250 gram biskota të bluara
  • 100 gram margarinë
  • 400 gram nutella
  • 500 gram krem djathi.

Shkrihet një lugë nutella së bashku me margarinën dhe shtohet tek biskotat e bluara.

Përzihet mirë dhe rrafshohet në tepsi me ndihmën e ndonjtë gote më fund të rrafshët.

Në ndërkohë përziejmë krem djathin me nutellën e mbetur derisa të bëhet masë e njëllojtë.

Shtojmë kremin me nutella mbi biskota dhe e lëmë të ftohet për disa orë.

The post Qysh me përgaditë cheesecake me nutella? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Posted: 27 Apr 2017 02:21 PM PDT

Duke e bindur vazhdimisht fëmijën tuaj të kuptojë se sjellja agresive nuk e privon atë dhe duke i treguar atij mënyra tjera për të shprehur ndjenjat e tij, ju mund ta ndihmoni të kontrollojë veten dhe të mësojë të luaj së bashku me të tjerët.

Çfarë mund të bëni për agresionin

Mundohuni të përgjigjeni menjëherë kur ta shihni fëmijën tuaj agresiv.

Gjithashtu, është mirë ta kuptojë menjëherë se është duke bërë diçka të gabuar.

Largojeni nga situata për një kohë të shkurtër – për një 2-vjeçar, madje disa sekonda mund të mjaftojnë. Ideja është që ai të lidhë sjelljen e tij me pasojat dhe të kuptoj se nëse godet apo kafshon, ai do të humbas argëtimin.

Ndiqeni. Nëse 2-vjeçari juaj merr topin në qendër të sallës sportive dhe menjëherë fillon ti gjuaj fëmijët tjerë, nxirreni jashtë.

Uluni bashkë me të dhe shikoni fëmijët e tjerë duke luajtur, duke i shpjeguar se ai mund të kthehet në lojë, kur është gati të argëtohet pa i lënduar të tjerët.

Pa marrë parasysh se sa i zemëruar jeni me të, mos tentoni t'i bërtisni, ta goditni, apo t'i thoni fëmijës tuaj se është i keq.

Në vend që të ndryshoni sjelljen e tij, thjesht mësojeni se agresioni verbal dhe fizik janë rruga për tu larguar, kur ai është i çmendur.

Në vend të kësaj, dëshmoni se ju mund ta kontrolloni durimin tuaj, që mund të jetë hapi i parë për ta ndihmuar edhe atë ta kontrollojë durimin e tij.

Përmbajuni planit. Sa më shumë të jetë e mundur, përgjigjuni akteve agresive në të njëjtën mënyrë çdo herë.

Sa më i vendosur të jeni ("Mirë, Billy e kafshove përsëri – kjo do të thotë një tjetër dënim"), aq më shpejt do të krijoni një rregull që fëmija juaj vjen duke e kuptuar se duhet të durojë.

Edhe nëse bën diçka që ju ofendon në publik, qëndroni në planin e lojës.

Shumica e prindërve e kuptojnë situatën tuaj – në fund të fundit, ne kemi qenë të gjithë në të njëjtën situatë më parë.

Nëse njerëzit shtangen, hedhni koment ironik si, "Mos e lazdroni 2-vjeçarin?" dhe pastaj e trajtoni episodin ashtu siç ju përshtatet juve.

Tregoni dhe bisedoni. Pasi të keni tërhequr fëmijën tuaj mënjanë, prisni deri sa ai të qetësohet pak dhe pastaj me qetësi dhe ngadalë e shqyrtoni çka ka ndodhë.

E pyetni nëse mund të shpjegojë se çfarë shkaktoi shpërthimin e tij. ("Jordan, çka të shtyu të sillesh si i çmendur ndaj Skot?")

Shpjegoni se është krejtësisht e natyrshme të zemërohet ndonjëherë, por nuk është në rregull të godasë apo kafshojë.

Inkurajoni 2-vjeçarin tuaj që të gjejë një mënyrë më të mirë për të shprehur se sa i zemëruar është.

 

The post Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i pastru tepsitë me lehtësi?

Posted: 27 Apr 2017 01:58 PM PDT

Kjo metodë ju kursen kohë pasiqë aplikimi i gjërave të nevojshme është i shpejtë dhe në ndërkohë që presim reagimin e përzierjes, mund të shfrytëzoni kohën duke bërë punë të tjera të shtëpisë.

  • Spërkasim sodë buke në tepsi
  • Aplikojmë një shtresë të peroksidit të hidrogjenit
  • I shtojmë sodë të bukës përmbi
  • E lëmë përzierjen që të qëndrojë për dy orë
  • E fshijmë me sfungjer apo me leckë

The post Qysh me i pastru tepsitë me lehtësi? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë smoothie me dredhëza?

Posted: 27 Apr 2017 01:45 PM PDT

Përbërësit:

  • 200 ml lëng vishnje
  • 1 banane
  • 150 gram dredhëza.
  • Akull.

Vendosen të gjithë përbërësit në blinder.

Nëse dredhëzat janë të ngrira, atëherë nuk keni nevojë të shtoni akull.

Përzihet masa derisa të bëhet masë e njëllojtë.

Vendoset në gotë për shërbim.

Zbukurohet me një dredhzë.

The post Qysh me përgaditë smoothie me dredhëza? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë vaj kanelle?

Posted: 27 Apr 2017 01:39 PM PDT

Ky vaj shërues është i thjeshtë e mund ta përdorni edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore. Përbërësit:

•12 shkopinj kanelle

•1 gotë vaj ulliri (200 ml)

•1 kavanoz prej qelqit

Mënyra e përgaditjes:

•Shkopinjtë e kanellës i vendosni në kavanoz prej qelqit dhe sipër derdhni vajin e ullirit.

•Sigurohuni që shkopinjtë të jenë mbuluar me vajin e ullirit, e mbyllni kavanozin dhe e lini në vend të ngrohtë

•Le të qëndrojë dy deri tri javë

•Përzieni çdo ditë

• Pas tre javësh vajin e fituar të kanellës e hidhni në një shishe të errët dhe e ruani në vend të ftohtë. 

The post Qysh me përgaditë vaj kanelle? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i shkri kilogramët e tepërt?

Posted: 27 Apr 2017 01:29 PM PDT

Ushqimi i famshëm, i cili është shumë i dobishëm është fisteku.

Përveç reduktimit të nivelit të kolesterolit, ky fryt arror është një burim i shkëlqyer i fibrave, proteinave, dhe përmban një shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve.

Në të njëjtën kohë, shërben edhe si një antioksidant.

Duke pasur parasysh se fistekët janë të pasur me kalcium dhe hekur, janë të mirë për shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve, dhe poashtu ndihmojnë për të luftuar aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit.

Përndryshe, ekspertët kanë gjetur se fistekët zvogëlojnë ndjenjën e urisë për shkak se kontrollojnë hormonet që stimulojnë urinë, kështu që në këtë mënyrë mund të përmirësojnë kontrollin afatgjatë të nivelit të sheqerit në gjak.

Përveç të gjitha të mirave, ky ushqim i mrekullueshëm ulë kolesterolin e keq (LDL) dhe rritë kolesterolin e mirë (HDL) dhe kështu e mbronë zemrën.

The post Qysh me i shkri kilogramët e tepërt? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i zgjatë qerpikët?

Posted: 27 Apr 2017 01:22 PM PDT

Vetëm me një produkt në kushte shtëpie ju mund të keni qerpikët voluminozë që keni dëshiruar gjithmonë.Mësoni si të përdorni pudrën e bebes për të zgjatur qerpikët në pak sekonda.

  1. Aplikoni rimelin mbi qerpikët e sipërm.
    2. Pas aplikimit të parë, me një furçë rimeli të thatë të lyer me pudër bebeje bjerini sipër qerpikëve.
    3. Me mollëzat e gishtave pluhurosni sërisht qerpikët me pak pudër bebeje.
    4. Aplikoni një shtresë të dytë rimeli dhe do të shikoni që qerpikët tuaj jo vetëm do të duken më të dendur por gjatë gjithë ditës do të jenë të kthyer.

The post Qysh me i zgjatë qerpikët? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more