“Qysh me përgaditë kremë për zbutjen e duarve?” plus 3 more Qysh me |
- Qysh me përgaditë kremë për zbutjen e duarve?
- Qysh me i largu pikat e zeza në hundë?
- Qysh me përgaditë sallatë me oriz?
- Qysh me i ditë produktet që shkaktojnë fryerje?
Qysh me përgaditë kremë për zbutjen e duarve? Posted: 29 Apr 2017 05:10 AM PDT Kremin për regjenerim të lëkurës mund ta bëni nga tre përbërës të cilët i keni në shtëpi. Ju nevojiten: – 1 lugë mjaltë; – 1 lugë jogurt; – 1 lugë lëng limoni Përzieni të gjithë përbërësit derisa të marrin masë kremi. Qiteni masën në lëkurën e dëmtuar dhe lëreni të qëndrojë së paku 15 minuta. Pastaj ngadalë hiqeni masën e tharë. Trajtimin përsëriteni 2 – 3 në javë, nëse dëshironi rezultate më të mira. The post Qysh me përgaditë kremë për zbutjen e duarve? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i largu pikat e zeza në hundë? Posted: 29 Apr 2017 04:43 AM PDT Lëkura e bukur dhe e pastër është ndër elementet kryesore të bukurisë së një personi. Dhe një ndër mënyrat për të pasur një lëkurë të tillë është duke u kujdesur për të çdo ditë. Sidoqoftë, shpeshherë ndodh që disa personave t'u shfaqen pika të zeza në hundë, e të cilat me të vërtetë se janë irrituese dhe jo gjithkush dëshiron t'i ketë. Prandaj, ju sjellim më poshtë një ilaç natyral për heqjen e këtyre pikave. Përbërësit:
Prijeni një limon në dysh dhe hidhni pak mjaltë për ta mbuluar sipërfaqen e limonit të prerë (siç shihet në fotografi). Pastaj hidhjani pak sheqer dhe me lehtësi fërkojeni fytyrën me këtë 'sfungjer' natyral. Procedurën përsëriteni vetëm një herë në javë. The post Qysh me i largu pikat e zeza në hundë? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me përgaditë sallatë me oriz? Posted: 29 Apr 2017 04:36 AM PDT Përbërësit:
Në një enë të madhe vendosim orizin e zier. Në masën e orizit shtojmë trangujtë, sallamën, majdanozin si dhe vezët e ziera e të prera. Shtohet kripë e piper. Së fundmi shtohet edhe ajka. Përzihet masa mirë dhe shërbehet në formë të topthave. Zbukurohet me majdanoz. The post Qysh me përgaditë sallatë me oriz? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i ditë produktet që shkaktojnë fryerje? Posted: 29 Apr 2017 04:11 AM PDT Edhe pse ndryshimi në peshë te gratë është normal, ndonjëherë nuk jemi ne përgjegjës për stomakun e fryrë. Këta janë shkaktarët kryesorë që ju bëjnë të dukeni më të shëndosha, se sa jeni në fakt. Qumështi Ne të gjithë e dimë se qumështi në sasi të tepërt nuk është i shëndetshëm për shëndetin. Por në qoftë se ajo ju shkakton probleme me kapsllëkun, ndoshta problemi është se trupi juaj nuk e toleron laktozën. Niseshte Nëse produktet që janë të pasura me niseshte ju shkaktojnë fryrje të stomakut, ju nuk keni përse ta shkatërroni dietën tuaj, por thjesht përzgjidhni ato ushqime që nuk ju bëjnë keq. Gruri, elbi dhe thekra përmbajnë sasi të mëdha të 'fructan', që shkakton fryrje. Është më mirë që të hani më shumë patate, oriz, misër dhe tërshërë në pjatat tuaja, të cilat përmbajnë shumë më pak "fructan". Fruta Molla dhe dardha mund të shkaktojnë fryrje. Edhe pse frutat janë të mbushura me përbërës të shëndetshëm si vitamina dhe minerale, edhe ato mund të jenë një shkak për fryrjen e stomakut. Arsyeja qëndron te sasia e fruktozës dhe glukozës. Më mirë të zgjidhni agrume, rrush, apo ndonjë frut tjetër që nuk e shkakton këtë problem. Zëvendësues të sheqeri "Sorbitol", "mannitol", "xylitol" janë ëmbëlsues artificialë që gjenden në të ashtuquajturat pije dietike. Nëse pas konsumimit të ushqimit dietik dhe pijeve dietike përjetoni fryrje, ju duhet të shmangni produkte të tilla. Mund të përdorni në vend të tyre ëmbëlsues natyralë të tilla si stevia. The post Qysh me i ditë produktet që shkaktojnë fryerje? appeared first on Qysh Me. |
You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: