Skip to main content

“Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj e presin investime të reja” plus 9 more Ferizaj Press

FerizajPress

“Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj e presin investime të reja” plus 9 more Ferizaj Press


Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj e presin investime të reja

Posted: 28 Apr 2017 06:08 AM PDT

Një nga projektet që do të nis shpejt e që nga drejtori i shëndetësisë në Ferizaj, dr.Burim Karameta cilësohet si mjaft i rëndësishëm është ndërtimi i oborrit të Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Ferizaj, duke e bërë atë të shfrytëzueshëm për pacientët.

"Pranë këtij institucioni do të ndryshojë e gjithë pamja aty, ku do të kemi një kopsht i cili do të shërbeje për pacientet tanë. Shumë shpejt pritet të fillojnë punimet sepse tashmë është bërë edhe përzgjedhja e operatorit ekonomik që do të merret me këtë punë", ka thënë Karamera.

Drejtori Karameta veçoi edhe ndërtimin disa objekteve të tjera të mjekësisë familjare.

"Gjithashtu kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për rregullimin e qendrës së mjekësisë familjarë numër 7 e cila do të jetë në fshatin Dardani .Do të jetë një projekt dy vjeçare dhe mendojë që do ta realizojmë këtë vit , dhe do të jetë një qendër moderne e cila do të jetë në shërbim të më tepër se 9 mijë qytetarëve", tha Karameta, përderisa ka shtuar se afër Qendrës së mjekësisë familjare numër 2 do të ndërtohet edhe një objekt tjetër i cili do të shërbejë për të gjitha shërbimet e nivelit sekondar e që ka të bëjë konkretisht me skreningun dhe shëndetësinë preventive.

Drejtori i shëndetësisë dr. Burim Karameta, gjithashtu theksoi se janë në fazë të lidhjes së marrëveshjeve të reja, me Caritas Kosovën e disa ministri, në favor të ngritjes së kapaciteteve shëndetësore në këtë komunë. Ai tutje, bëri me dije se për këta 3 muaj punuan me përkushtim edhe në përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve në nevojë.

Për më tepër, drejtues të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj thanë se po synojnë realizimin e të gjitha objektivave, në funksion të arritjes së progresit në këto fusha.

 

Era Istrefi ka frikë se mos i bien mësysh (FOTO)

Posted: 28 Apr 2017 06:03 AM PDT

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Era Istrefi pas hitit "Bonbon" që i ka kaluar mbi 300 milionë klikime në Youtube është rikthyer me këngën e radhës "Redrum" e cila tashmë është bërë hit, transmeton Klan Kosova.

Istrefi së fundmi ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet një qafore me syrin e kaltërt që tregon se këngëtarja i beson mitit për "syrin e keq".

"E bleva këtë për mësysh, a nuk është cool?", ka shkruar ajo.

Tuna dhe Patrisi më të lumtur se kurrë!

Posted: 28 Apr 2017 06:01 AM PDT

Tuna Sejdi së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja vetëm pak ditë më parë organizoi një "Baby Shower" , festë në të cilën ajo u nderua me pjesëmarrje nga familjarët dhe miqtë e saj më të mirë, njofton Klan Kosova.

Përveç shumë fotografive të detajeve nga ndeja për fëmijën i cili ende nuk ka arritur në jetë, Tuna më në fund publikoi edhe një video të shkurtër me babanë e foshnjës, Patris Berishën.

E padyshim se çifti që pritet të bëhen prindër, duken shumë mirë krah njëri tjetrit dhe shumë të lumtur poashtu.

Jennifer Lopez: I dashuri im i pëlqen shumë këngët e mia

Posted: 28 Apr 2017 05:57 AM PDT

Këngëtarja 47 vjeçare, Jennifer Lopez ka lansuar këngën e saj të re në gjuhën spanjolle me titull "Mirate"  gjatë mbrëmjes së enjte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard për muzikën latinr që po mbahet në Miami të  Floridës.

Pas performancës së saj emocionale, këngëtarja e shumë hiteve ka folur lidhur me projektin e saj më të ri, albumin në gjuhën spanjolle.

"Është një këngë shumë emocionale. Shumë këngë në këtë album janë të tilla, madje edhe këngët që janë më ritmike kanë tekst shumë të bukur…për dashurinë dhe jetën", ka thënë Lopez për ET, transmeton Klan Kosova.

"Mendoj se është një nga albumet më të mira që kam bërë kohëve të fundit dhe jam shumë krenare për këtë", ka vazhduar tutje ajo.

Këngëtarja dhe aktorja ka treguar poashtu se i dashuri i saj Alex Rodriguez është fans i muzikës së saj në përgjithësi, veçanërisht këngëve të reja.

"Ai i pëlqen shumë këngët e mia. Unë në fakt emocionohem shumë, sa herë që përfundoj një këngë të re, dua që ai ta dëgjojë i pari. Alex më mbështetë shumë, unë e dashuroj këtë gjë te ai", ka vazhduar tutje.

Rodriguez nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni ku Lopez e lansoi këngën e saj e për këtë këngëtarja pati një përgjigje.

"Ai është aktualisht duke punuar në Connecticut por do të jetë këtu me mua më vonë", ka thënë ajo.

Këngëtarja dhe Rodriguez kanë nisur lidhjen e tyre së fundmi, derisa kohë më parë, ajo është ndarë nga i dashuri i saj 29 vjeçar, Casper Smart.

Ja si i uron ditëlindjen Miriami, Alban Skënderajt!

Posted: 28 Apr 2017 05:55 AM PDT

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, sot mbush 35 vjet.

E sigurisht që dedikim për ditëlindjen e tij, i bëri gruaja e tij, Miriami, e cila përmes mesazhit të saj në Instagram përsëriti edhe njëherë në pak rreshta ndjenjat e saj të mëdha që ka për Albanin përcjellë Klan Kosova.

"Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla  për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t'i thënë këto fjalë. Ti më provon çdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!
Ashtu siç ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familje të rrallë, një fëmijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëror që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.
Krijimtaria jote e vërtetë sapoka filluar te çeli..
Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen. Unë që të njoh në të mirat dhe ato "më pak të mirat":) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.
Të dua me çdo qelizë të trupit tim."

Me këtë lëng, për katër ditë do të keni lëkurë të shkëlqyer

Posted: 28 Apr 2017 05:49 AM PDT

Mjafton që të pini një gotë me këtë përzierje për çdo ditë dhe në ditën e pestë, do të vëreni ndryshimin.

Lëkura juaj do të jetë pa njolla dhe do të merr një shkëlqim të këndshëm. Madje, edhe të bardhët e syze, do të kenë ngjyrë më të hapur.

Por, kujdesuni që ta pini të ftohtë, andaj shtoni akull, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ Kubëza akulli;

▪ Një futë me spinaq: Është i pasur me hekur dhe kalium, ndërsa është i pasur edhe me lutein, që bën shkëlqimin e të bardhese të syrit;

▪ Një grusht me lakërishte: Është i pasur me antioksidant, pasi ka më shumë hekur se spinaqi dhe më shumë kalcium se qumështi;

▪ Një grusht me majdanoz: Majdanozi është vlerësuar si superushqim. Ka nivelin më të lartë të vitaminës C, se çdo bimë tjetër, përmban vita-keratinë, që është e mbështjellë me vitaminë A, që rinovon qelizat e lëkurës. Klorofili dhe vitamina K, ndihmojnë në mënjanimin e fryrjes së fytyrës dhe largon jastëkët e zinj nën sy;

▪ Gjysmë avokado e qëruar, një dardhë dhe një limë.

Futini të gjitha në përzierëse dhe pini lëngun më pas.

Ushqimet që iu ndihmojnë të lini duhanin

Posted: 28 Apr 2017 05:47 AM PDT

Ka disa ushqime që sipas ekspertëve ju ndihmon të lini duhanin.

Qumështi: Sa herë që ndjeni nevojën për të ndezur një cigare, pini qumësht, vetëm kështu do e kuptoni se shija e cigareve do të jetë e tmerrshme.

Karotat dhe trangujt: Një zgjidhje e shëndetshme për sistemin tuaj nervor pasi ka "pësuar" probleme nga mungesa juaj e cigares, janë karotat dhe trangujt. Pritini në copa të vogla dhe hajini sa herë që doni të ndizni një cigare

Arrat: Një grusht arra do t'ju mbajë të zënë dhe do ju largojë dëshirën për të tymosur duke ju ofruar shumë lëndë ushqyese. Por duhet t'i konsumoni në sasi të caktuara pasi ato përmbajnë shumë kalori. Qitroja dhe shega:

Portokallet, limoni dhe shega janë të pasura me vitaminë C dhe trupi juaj ka nevojë për të, sepse pirja e duhanit ul nivelet e saj. Konsumi i lëngut të freskët të tyre dhe konsumi i frutave përkatëse do të forcojë trupin tuaj dhe do t'ju ndihmojë t'i thoni jo se cigares, vështirë se do ia ndjeni nevojën nëse pini lëng shege apo qitroje.

Patatinat: Patatinat reduktojnë ndjeshëm nevojën e pirjes së duhanit por ashtu si me arrat, të gjitha llojet e tyre janë shumë të kripura. Duhet të mos harroni se përmbajnë shumë kalori.

Ky zakon i keq tek gratë shkakton lindjen e vajzave me autizëm

Posted: 28 Apr 2017 05:44 AM PDT

Vajzat janë më të rrezikuara të lindin autike nëse gjyshja e tyre ka pirë duhan kur ka qenë shtatzënë, paralajmëron një studim i ri. Rreziku për t'u diagnostikuar me spektrin e çrregullimit autik (ASD) është 53% më i lartë, kanë zbuluar hulumtuesit shkencorë.

Ato janë gjithashtu 67% më të rrezikuara që të shfaqin sjellje të lidhura me këtë gjendje, si mungesë socializmi ose sjellje përsëritëse.

Ekspozimi ndaj duhanit në mitër prek vezët e gruas, duke shkaktuar ndryshime që mund të ndikojnë tek zhvillimi i fëmijës së saj.

Megjithatë shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime për të zbuluar arsyen e zhvillimit të kësaj gjendjeje tek vajzat dhe për të parë nëse djemtë janë po aq të rrezikuar.

Shkencëtarët tek Universiteti Bristol, në Britani, kryen një studim afatgjatë tek më shumë se 14,500 pjesëmarrës, për të parë efektet e duhanpirjes në shtatzëni. Duke përdorur informacionet e mbledhura ndër vite, ata mundën të përjashtojnë arsyetimet e tjera të mundshme për rezultatet e tyre.

Autorja kryesore e studimit, prof. Jean Golding, thotë: "Tashmë e dimë se duke mbrojtur fëmijët nga pirja e duhanit është një nga gjërat e mira që një grua mund të bëjë për t'i dhënë fëmijës një fillim të shëndetshëm në jetë".

Tani kemi zbuluar se mos pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund t'u japë mbesave të tyre të ardhshme një fillim të mbarë gjithashtu.

Ajo shton se kanë nisur të studiojnë brezin tjetër të pjesëmarrësve, për të parë nëse efektet trashëgohen edhe tek një brez tjetër.

3 pjesë të trupit, ku nuk duhet të përdorni pincetë

Posted: 28 Apr 2017 05:42 AM PDT

Në disa situata, gjatë heqjes së qimeve të padëshiruara nga trupi, pinceta është mirë të zëvendësohet me gërxhorë, sepse kështu parandalohen lëndimet e vogla dhe infeksionet, trasmeton gazeta Kosova Sot

1. BENGJET Me ndukjen e qimeve që rriten nga bengjet, apo edhe përreth tij, mund të shkaktoni infeksion, nëse me pincetë prekni sipërfaqen e bengut.

2. LYTHAT Shikuar në përgjithësi, gjinjtë janë pjesa më e ndjeshme, e lythat janë pjesa më e ndjeshme e tij. Me ndukjen e tyre përreth lythave, me pincetë, mund ta irritoni lëkurën e ndjeshme në atë pjesë të trupit dhe të dëmtoni folikulat e qimeve.

3. HUNDA Qimet në hundë kanë rol shumë të rëndësishëm për shëndetin, prandaj nuk duhet hequr në asnjë mënyrë, e sidomos jo duke i ndukur. Ato parandalojnë depërtimin e pluhurit dhe të baktereve për t’u futur brenda përmes hundës. Nëse ndonjë qime ju pengon, shkurtojeni me gërxhorë dhe kini kujdes që të mos lëndoheni.

Aplikacionet më të mira të javës

Posted: 28 Apr 2017 05:38 AM PDT

Gjatë javës që lamë pas është publikuar një listë e shkurtë e aplikacioneve të reja të cilat janë konsideruar si më të mirat e javës.

Lexoni më shumë për ta parë nëse ndonjëra prej tyre ju kryen punë edhe juve.

Microsoft To-Do

Pas blerjes së Wunderlist në vitin 2015, Microsoft tani ka lansuar aplikacionin e tyre të listave të detyrave. I ndërtuar nga ekipi i njejtë që ka punuar në Wunderlist, To-Do është një aplikacion i thjeshtë që ju mundëson të krijoni lista me aktivitetet ose detyrat ditore që dëshironi t'i kryeni. Aplikacioni është i gatshëm në iOS, Android, Windows 10 dhe ueb.

Google Earth

Google ka ri-lansuar Google Earth në ditën e Tokës. Aplikacioni i ri fokusohet në tiparin Voyager që përfshin storie të cilat ju mundësojnë të eksploroni botën përmes fotove dhe informatave për lokacione të rëndësishme. Krejt këto vijnë përmes hartës 3D që ka rezolucion të lartë, dhe foto realistike të marrura nga sateliti, të lokacioneve të ndryshme. Për momentin, aplikacioni punon vetëm në Android dhe ueb.

Guardians of the Galaxy nga Marvel: Telltale series

Pasi ka marrur shumë brende të suksesshme, Telltale Games tani vjen me Guardians of the Galaxy. Në një edicion me seri të ndryshme, loja tani është e gatshme vetëm me episodën e parë.

CATS

CATS është lojë luftarake e zhvilluar nga ekipi i Cut the Rope. Në këtë lojë, ju ndërtoni makinën tuaj luftarake dhe ballafaqoheni me kundërshtarët. Lufta ndodhë në mënyrë automatike; krejt çka duhet të bëni është të ndërtoni makinën me mjetet në dispozicion. Kështu që, duhet të zgjedhni pjesët e duhura.

Top Gear – Donut Dash

Donut Dash është një lojë ku mund të bëni donuts rreth zyrave të Top Gear dhe t'i ruani ato nga furgonat mashtrues. Duhet të ndesheni me furgonat për ti rrëzuar. Për pikët bonus, duhet të mblidhni donuts.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more