Ora News: “Vazhdon të dridhet toka në Italinë Qendrore” plus 9 more |
- Vazhdon të dridhet toka në Italinë Qendrore
- Tillerson: Kina është kërcënuar me sanksione kundër Koresë Veriore
- Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë, Ivanov mbledh sot liderët e partive
- Sot raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit, votohet Ilir Meta
- Rama: Meta, President, një zgjidhje ideale edhe për PD-në
- Çfarë do ndodhë me Ilir Metën President?
- E gjithë skena për Gramoz Rucin
- Evakuohen deputetët nga Kuvendi i pushtuar nga protestuesit
- Përgjaket Kuvendi i Maqedonisë, publikohet video e përleshjes
- Historike/ Tuzi në Mal të Zi bëhet komunë e pavarur
Vazhdon të dridhet toka në Italinë Qendrore Posted: 27 Apr 2017 11:34 PM PDT Toka vazhdon ende të dridhet në Italinë Qendrore. Gjatë natës e në orët e para të mëngjesit të sotëm disa lëkundje tërmeti janë regjistruar në rajonin Marche. Sipas Institutit të Sizmologjisë në orën 23.16 minuta e në 23 e 19 minuta të mbrëmjes së shkuar janë regjistruar dy lëkundje tërmeti të shkallës 4.0 e 4.1 me epiqëndër komunën Visso në provincën e Maceratës. Ndërsa në orën 3.42 minuta të mëngjesit të sotëm me epiqëndër Aquilla është regjistruar një lëkundje tjetër tërmeti e shkallës 3.4 Richter. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë Italinë Qëndrore e grupet e mbrojtes civile po verifikojnë në territor nëse ka dëme materiale. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Tillerson: Kina është kërcënuar me sanksione kundër Koresë Veriore Posted: 27 Apr 2017 11:13 PM PDT Kina është kërcënuar me sanksione kundër Koresë Veriore, nëse ajo vazhdon të bëjë prova atomike, tha mbrëmë vonë sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson. "Ne e dimë se Kina është në komunikim me regjimin në Phenian", i tha Tillerson rrjetit televiziv, Fox News, dhe ka shtuar se "ata kanë konfirmuar se kanë kërkuar që regjimi të mos kryej teste të mëtejshme atomike". Tillerson, po ashtu, ka theksuar se Kina u ka thënë Shteteve të Bashkuara se e kanë njoftuar Korenë Veriore se "nëse ata bëjnë teste të mëtejshme atomike, Pekini do të ndërmerr sanksione". Presidenti amerikan, Donald Trump, dje po ashtu, i tha agjencisë Reuters se "konflikti madhor me Korenë Veriore mund të ndodhë", megjithqë ai preferon një zgjidhje diplomatike./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë, Ivanov mbledh sot liderët e partive Posted: 27 Apr 2017 10:22 PM PDT Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të mbledhë sot në një takim liderët e partive politike, pas situatës së djeshme në Parlament, e cila degjeneroi në dhunë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar Kuvendi. Ivanov zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e quajti veprim antiligjor. "Apeloj për uljen e tensioneve dhe sjellje të përgjegjshme në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Deputetët janë përgjegjës për çdo veprim të tyre. Çdokush duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta. Vetëm përmes respektimit të kushtetutës dhe të ligjeve dhe të rendit kushtetues mund të ketë zgjidhje. Nuk ka çështje për të cilat nuk mund të arrihet epilog, por vetëm përmes respektimit të ligjeve dhe kushtetues. Ftoj në takim liderët e të gjitha partive politikepasi ata kanë fituar besimin dhe janë përgjegjës për kapërcimin e gjendjes. Akush nga jashtë nuk na zgjidhin problemet nëse këtë vet nuk e bëjmë", ka deklaruar presidenti Gjorge Ivanov. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Sot raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit, votohet Ilir Meta Posted: 27 Apr 2017 10:12 PM PDT Kreu i Kuvendit, njëherësh edhe kreu i LSI Ilir Meta pritet që sot të zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë. Seanca plenare për votimin e Ilir Metës në krye të shtetit do të zhvillohet sot në orën 17:00 në raundin e katërt të këtij procesi, pas dështimit të tre raundeve. Pas takimeve intensive të mbrëmjes së djeshme midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo e fundit propozoi dy emra si kandidatë, atë të Ilir Metës dhe të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili. Kandidatura e Metës mori mbështetjen unanime nga kryesia e Partisë Socialiste. Lexo me shume: PS mbështet unanimisht Metën për President. Pas 13 viteve, Meta braktis LSI-në për postin e PresidentitBasha: Njeriut që i ngriti dosje konspiracioni, Rama e bën PresidentRama: Meta, President, një zgjidhje ideale edhe për PD-nëDuka: Opozita nuk hyn në zgjedhje. Meta President avantazh për Ramën/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Rama: Meta, President, një zgjidhje ideale edhe për PD-në Posted: 27 Apr 2017 04:19 PM PDT Kryeministri Edi Rama deklaron se një president më me PD-në, por jo i PD-së, sesa Ilir Meta ne nuk mund të gjenim dot as në PD. Sot unë jam shumë i qetë përpara shqiptarëve, sepse realisht president më me PD-në, por jo i PD-së, sesa Ilir Meta ne nuk mund të gjenim dot as në PD. Kështu që nga kjo pikëpamje është një president që me siguri mund të kompensojë boshllëkun e madh që kemi parë deri më tani. Është një president që realisht është i lidhur me të gjithë, ka qasje te të gjithë, flet me të gjithë, u thotë të gjithëve çfarë mendon. Këtë punë do të bëjë edhe si president. Një zgjidhje ideale edhe për PD-në, pavarësisht se mund të dalë e të thotë çfarë të dojë tani. Ilir Meta është i prerë për të qenë me të gjithë dhe me asnjë", deklaroi Rama mbremjen e 27 prillit ne Top Story te Sokol Balles. Jo Ilir Meta nuk ka dashur asnjëherë të jetë president. Edhe sot, Meta është kandidat për president që vjen i natyrshëm, sepse është situata e tillë që kërkon Metën president", tha me tej Rama Sokol Balla: Pse u duk sikur e kërcënuat sot në orën 15 me fjalimin e zotit Ruçi? Edi Rama: Ka pasur tension sepse Ilir Meta në çdo sekondë mendon si të zgjidhet kjo çështje. Mirëpo ka një kufi, një moment, një ditë që thuhet a u bënë të gjitha? Fjalimi i Gramozit ishte për të thënë se çdo gjë ka një kufi, PS i bëri të gjitha. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Çfarë do ndodhë me Ilir Metën President? Posted: 27 Apr 2017 04:11 PM PDT Ilir Meta pritet të zgjidhet nesër Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai bëhet kështu, presidenti i shtatë i Shqipërisë Pluraliste dhe padyshim më i dobëti në listën e parardhësve të tij. Më i dobëti jo për hir të staturës politike, (pas Berishës që drejtoi presidencën në vitet 1992 – 1997, ai është padyshim personaliteti më imponues) por si pasojë e kompetencave që janë sot më të paktat dhe më të reduktuarat që nga viti 1991. Roli i Presidentit u reduktua në mënyrë drastike në Kushtetuën e vitit 1998, ai u reduktua akoma në ndryshimet kushtetuese të 2008 dhe së fundmi u zhvesh edhe nga pak kompetenca të mbetura në vitin 2016, në ndryshimet që ju bënë pas reformës në drejtësi. Po përse Meta po lakmon postin e Presidentit? Përse ai po lë një parti që po vinte e bëhej më dominuese në skenën politike shqiptare, gati gati faktor përcaktues dhe po shkon në një zyrë që më shumë i ngjan ceremonialit se sa vendimmarrjes politike? Përgjigja nuk është e thjeshtë, por ajo padyshim ka disa pista. E para, Ilir Meta e kishte aspiruar postin e Kreut të shtetit që në vitin 2012. Në marrëveshjen e 2013, siç dëshmon në një gazetarët që ka qenë më pranë Ramës dhe Metës, Baton Haxhiu, ndarja e pushtetit ka qenë e tillë: Rama Kryeministër dhe Meta President. Pra, Meta nuk po bën asgjë më shumë, por po shkon në pretendimin e vjetër të tij. Ai e di mirë që ndryshe nga presidentët e tjerë (Përjashto Berishën dhe deridiku Topin), nuk po shkon atje për të mbyllur karrierën politike, por për ta hapur atë edhe një herë. Ai po kërkon një periudhë tranzitore për të krijuar imazhin e njeriut që bashkon palët, duke synuar të mbajë në këmbë edhe LSI. Një President me parti, është gjithnjë shumë më i fortë se sa një President që është propozuar nga partia dhe i humb lidhjet me të. Pra, Presidenca është vetëm një fazë tjetër tranzitore në karrierën e Metës. Së paku kështu duket. E dyta është koha! Opinion.al që njoftoi sot e para kandidimin e Metës ka qenë e informuar se Meta e pretendonte postin e Presidentit pas zgjedhjeve. Ndërkohë që Rama ishte i prirur ta niste në Presidencë përpara zgjedhjeve. Por situata ka lëvizur me shpejtësi pas refuzimit të opozitës. LSI e humbi datën ligjore të regjistrimit me PS në një koalicion dhe do të detyrohet të dalë në zgjedhje e vetme. Në mungesë të PD, rezultati i përftuar do jetë padyshim i deformuar dhe jo real. Humbëset më të mëdha do të jenë LSI dhe PDIU votat e të cilave nuk do jenë të nevojshme për PS që do ketë vetë votat e domosdoshme për të ngritur dhe mbajtur qeverinë. Në këto rrethana koalicioni pas zgjedhor do jetë formal, por jo funksional. Kësaj gjëje i është trembur Meta. Ai ka llogaritur që pas zgjedhjeve posti i premtuar mund t'i refuzohej apo t'i shmangej, ose mund të përftohej një situatë e re politike e paparashikuar, dhe ka vendosur të garojë tani. Kjo mazhorancë i ka votot. Meta do të jetë nesër President dhe Rama ka arritur fiks atë që ka dashur. Nxjerrjen qoftë edhe përkohësisht, për 5 vite nga skena politike aktive e njeriut që e kërcënonte më shumë në postin e Kryeministrit. Pas daljes së Metës nga skena, ai ka tashmë vetëm një rival, Bashën. E treta, nuk dihet se çfarë do prodhojë për politikën vendimi i Metës. Nuk dihet se çfarë do sjellë për LSI dalja nga fushata e Metës, por vështirë që partia e tij, pa të, të arrijë objektivat që kishte vendosur. Gjithsesi Meta duhet të jetë i qetë sot, por akoma më i qetë duhet të jetë Rama që ja arriti ta shmangë së paku për ca kohë aleatin dhe rivalin e tij brenda mazhorancës! /opinion.al/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
E gjithë skena për Gramoz Rucin Posted: 27 Apr 2017 04:06 PM PDT Nuk mund të gjenin aktor më të mirë. I lashtë aq sa të mos ia kthejnë fjalën as komunistët, serioz aq sa të fshehë një marrëveshje imorale, i rreptë sa të besohet se nuk bëhen më “lojra”. Gramoz Ruci ishte aktori perfekt për filmin e fundit të dyshes Rama-Meta. Po mos ishte propozimi i grupit parlamentar të PS, pra i Ramës, të gjithë do ta kishin besuar që kishte dalë për “të folur troç”. Se gënjeshtrat e Gramozit janë më të besueshme se ato të Ramës e të Metës, gënjeshtrat e Gramozit vijnë nga kohëra të tjera, kur nuk bëhej shaka me sekretarin e partisë. Ja ku i bëri presion Metës, ja ku e fali Ramën meqë nuk tha as po as jo për variantin reaksionar të zgjidhjes që ofruan gjermanët. Është nxehur shoku Gramoz? Nuk duron dot më lojërat e çadrës? Aktrimi ishte i përkryer, por propozimi i Edi Ramës që artikuloi, ia hoqi solemnitetin. Nuk i ka ecur kurrë me kryetarët. Ia kanë prishur gjithmonë solemnitetin duke e detyruar të komunikojë vendimet e tyre. Ishte vendimi i grupit të PS që të mos e shtynte më, ta paralajmëronte LSI që mund ta zgjedhë Presidentin edhe vetëm? Ishte rebelim i grupit ndaj Ramës? Apo Rama e nxiti për t’i bërë presion Metës? Asnjëra nga këto. Ishte vendim i Metës, që PS ta detyronte të merrte Presidencën. Prandaj i duhet kërkesa e grupit, interpretimi i Gramoz Rucit dhe recitimi i përjavshëm i Edi Ramës. Meta, paska qenë duke bindur shqiptarët që di të bëjë punën e Presidentit, kur të gjithë mendonin se po kërkonte një zgjidhje të përgjegjshme. Nesër, bashkë me ambasadorët, ata do t’i japin zgjidhje situatës. Rama kryeministër me votim, Meta President me votim, zgjedhje nuk do të ketë. Partitë e vogla janë të lutura të hyjnë në votime dhe ta lënë PD jashtë. Kush tjetër më mirë se Gramoz Ruci mund ta ngrinte siparin e tragjikomedise. A nuk kishte votime pluraliste edhe në kohën kur shoku Gramoz ishte yll në ngjitje? Kandidatët e Partisë së Punës konkuroheshin fort nga kandidatët e Frontit Demokratik. Në fund fitonin të gjithë, përveç shqiptarëve. (*Opinion i postuar ne facebook nga Enton Abilekaj) /Oranews.tv./
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Evakuohen deputetët nga Kuvendi i pushtuar nga protestuesit Posted: 27 Apr 2017 03:02 PM PDT Ora 00: 05 ( 28 prill 2017) Evakuohen të gjithë deputetët dhe gazetarët nga godina e Kuvendit maqedonas e cila u pushtua nga protestues të dhunshëm, dhe disa me maska menjëherë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, nga shumica e re parlamentare për kryetar të kuvendit. Xhaferi nuk njihet nga VMRO- DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit. Alsat.mk thotë se janë 45 persona të lënduar, mes të cilëve dhe përfaqësues të policisë. Të lënduar kanë qenë dhe deputetë, mes tyre nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançeski dhe kryetari i LSDM Zoran Zaev dhe kreu i LR PDSH Zijadin Sela. Lidhja Social Demokrate e Maqedonise e Zoran Zaevit njoftuan se 10 deri në 15 deputetë jane sulmuar nga protestuesit. Ndërkohë protestuesit kanë vendosur një tendë tek hyrja kryesore e parlamentit. Prej ores 18: 30 (27 prill 2017) Kuvendi i Maqedonisë u pushtua nga protestuesit te dhunshem. Qindra protestues hyrn në sallën kuvendore ndërsa nuk u penguan në këtë veprim nga forcat policore. Protestuesit e dhunshëm të veshur me të zeza rrahën gazetarët dhe deputetët brenda në Kuvend. Në orën 21:00 në kuvend hynë forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilët hapën një koridor që ndihmoi deputetët dhe gazetarët e ngujuar të dalin nga godina e Kuvendit. Policia përdori dhe bomba me gaz lotsjellës për te larguar protestuesit. Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në një paraqitje të jashtëzakonshme bëri thirrje për një takim të liderëve të partive politike. Reaguan dhe ndërkombërtarët. Minute pas minuta cfare ndodhi ne Shkup pasditen e 27 prillit 2017 Ora 00:20 (28 prill) Kater te ndaluar Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu deklaroi se ishin ndaluar 4 persona dhe policia po bashkëpunonte me prokurorinë. "Presim urdhër për të identifikuar persona që ndodhen aktualisht në sallën e parlamentit dhe të veprojmë" Përveç Zijadin Selës që ka lëndime serioze të tjerët nuk kanë lëndime të rënda. Ora 22: 30 Ka nisur evakuimi i deputetëve dhe gazetareve te ngujuar brenda Kuvendit Ka nisur evakuimi i deputetëve dhe gazetareve te ngujuar brenda Kuvendit. Ata kane qene te bllokuar ne dhoma te vogla dhe shume prej tyre nuk tregonin dhomat e sakta se ku ndodheshin pasi Kuvendi ishte pushtuar nga protestuesit. Ora 22: 05 Përgjaket Kuvendi i Maqedonisë, publikohet video e përleshjes Ora 22: 20 Ivanov: Te nderpritet dhuna. Therret lideret ne takim Presidenti Gjorge Ivanov permes nje deklarate per shtyp bën thirrje partive politike për qetësi. “Të ndërpritet dhuna”. Presidenti ftoi liderët e partive politike që nesër të vijnë në zyrën e tij dhe të diskutojnë për situatën e krijuar në vend. Bëj thirrje për sjellje të përgjegjshme, të gjithë institucioneve, të cilët duhet të sigurojnë institucionet. Çdokush duhet të përgjigjet për veprimet e tij dhe për pasojat që dalin. Kjo gjendje mund të tejkalohet vetëm nëpërmjet respektimit të normativave juridike. I bëjë thirrje liderët e partive politike tek unë që të shqyrtojmë situatën. Të shqyrtojmë të gjithë mundësit për të dal nga kjo situatë. Ata kanë marrë besimin nga qytetarët dhe janë përgjegjës për tejkalimin e saj. Askush nga jashtë nuk mund të na i zgjidh problemet", ka deklaruar Ivanov Ora 22: 15 Ambasada amerikane për Maqedoninë: Koha për dialog, jo dhunë Në një deklaratë për mediat, Ambasada amerikanë në Shkup u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga përdorimi i dhunës si dhe nga retorika dhe veprat të cilat mund ta përkeqësojnë gjendjen edhe më tepër. "Është koha për dialog, jo për dhunë", thuhet në një komunikatë të ambasadës amerikane. Ora 22:00 BE përshëndet Talat Xhaferin si kryetar i Kuvendit, dënon dhunën Bashkimi Europian ka dënuar ashpër sulmet kundër deputetëve të Kuvendit në Shkup. "Ministria e Brendshme dhe policia duhet të garantojnë sigurinë në Parlament" deklaruan përfaqësuesuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn. Ora 22:00 Deshmia e gazetarit qe ndodhet i ngujuar ne Kuvend Blerim Ismaili është njëri prej gazetarëve të bllokuar prej 2 orësh në ambientet e Kuvendit. Ai raporton: Gjëndja është e njëjtë. Njësitë speciale po mundohen të krijojnë një koridor për të dalë ne 6 gazetarët që jemi të vendosur në një dhomë. Nuk jemi të lënduar. Njësia po shpërndan protestuesit jashtë dhe brenda godinës së Kuvendit dhe së shpejti na thanë që do na nxjerrin jashtë. Ismaili beri nje lidhje telefonike me Alsat.mk.Te ngujuar ka dhe deputete. Ora 21: 30 Nga spitali raportohet per 13 te plagosur Raportohet se në spitalin e qytetit 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për lëndimet që kanë marrë nga protestuesit. Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov në ora 22:00 pritet t'i drejtohet opinionit, informon Alsat.mk. Ka shume paqartesi mbi ate cfare po ndodh brenda kuvendit. Ora 21:22 Ministri i Puneve te Brendshme: Do krijojme korridor per te nxjerre deputetet Njesiti special policor po hyn ne Kuvend. Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu për Alsat konfirmoi se policia po tenton të hapë një korridor për të nxjerr nga kuvendi deputetët dhe gazetarët e ngujuar. “Do te bejme evakuimin e te gjithe deputeteve qe kemi nen kontroll. Per nje kohe te shkurter do kemi gjithcka nen kontroll”. Protestuesit me te zeza kane rrethuar kuvendin Ora 21:20 ” Gjithnjë e më shumë turma protestuesish vijnë dhe bashkohen para Kuvendit” raportojne gazetaret atje. Ora 21: 10 Visar Ademi flet per Ora News: Kam frikë se erërat e luftës po rikthehen përsëri në Ballkan Analisti Visar Ademi gjatë një lidhje telefonike në studion e lajmeve në Ora News theksoi se pas një 10 vjeçari të qetë, në Ballkan duket se po rikthehet destabiliteti. Ademi: Situata vazhdon të jetë e turbullt. Pas një 10 vjeçari të qetë në Ballkan, përsëri skenat e dhunës, agresionit, në të gjithë Ballkanin po zien. Në Shqipëri ka turbulenca. Kam frikë se erërat e luftës, jo stabilitetit po rikthehen përsëri në Ballkan. Ora 21: 00 Organizatoret e protestes kane bllokuar hyrjet Rreth kuvendit ka persona të veshur me bluza të zeza. Të gjithë anët e kuvendit janë bllokuar. Organizatorët kanë bërë thirrje për të bllokuar hyrjet dhe daljet e Kuvendit. As ekipet mjekësore nuk lejohen të hyjnë brenda për të mjekuar të plagosurit Ora 20: 40 Protestuesit e dhunshem bejne thirrje te mbyllen hyrjet e Kuvendit 'Protestuesit e dhunshëm po bëjnë thirrje të mbyllen të gjithë hyrjet e daljet e kuvendit. Ndërkohë që brenda godinës ka gazetarë e deputetë të ngujuar. Nuk dihet numri i saktë i personave të ngujuar " raportojne gazetaret nga vendngjarja Ora 20: 50 LSDM: 10 deri 15 deputete jane plagosur LSDM-së thote se janë lënduar 10-15 deputetë te saj, mes tyre edhe vetë kreu i LSDM-së Zoran Zaev por edhe nënkryetari i kësaj partie Damjan Manceski. Ora 20: 30 LSDM-ja është mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme. I lënduar ështe edhe nenkryetari Damjan Mançevski. Fotoja qe qarkullon ne rrjetet sociale: Zijadin Sela i plagosur Ne rrjetet sociale po qarkullojne foto ku njeperson eshte i gjakur dhe merret zvarre. Ne rrjetet sociale thuhet se eshte Zijadin Sela i dhunuar nga protestuesit. Jozyrtarishtë raportohet se Sela është në gjendje të rëndë, në disa foto të cilat janë publikuar shihet Sela i mbuluar i tëri në gjak. Protestuesit po sulmojnë, gazetarët, politikanët nuk kursejnë askënd. Ora 20: 10 Protestuesit kane rrethuar kuvendin. Rrihen gazetare e deputete "Numri i protestuesve jashtë kuvendit sa vjen e shtohet. Këndojnë këngë patriotike. Ka dhe policë të lënduar. Kuvendi është rrethuar nga të katër anët me protestues. Është i madh numri i deputetëve të lënduar. Janë rrahur dhe gazetarë" raporton Alsat.mk Ora 20: 07 Zijadin Sela i lenduar Edhe kreu i LR-PDSH-së Zijadin Sela është në mesin e atyre që janë lenduar shume
Ora 20:00 Apeli i ambasadorëve të BE-së në Shkup: Policia të sigurojë rendin. Ambasadorët e huaj në vend kanë bërë apel të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse. Ambasadori suedez foli në emër të gjithë ambasadorëve të BE-se : Eshtë koha për dialog dhe jo për dhunë. Policia të sigurojë rendin. Te mos lejoje përshkallëzimin e situatës. Ora 19: 51 Gazetari: Pashe shume persona te plagosur. Eshte plagosur dhe Zaev Deshmia e gazetarit i izoluar ne Kuvendin e Maqedonise: Protestuesit kane pushtuar kuvendin. “Nuk mund te them ku jemi por jemi ne nje vend te sigurt. Pashe shume persona te plagosur. Eshte plagosur Zoran Zaev por dhe truproja e tij. Kishte gjuajtje me karrige, me sende te forta”. Raportimi i nje gazetari i Alsat.mk Ora 19: 44 Nderkombetaret pritet te dalin ne nje seance te jashtezakonshme Ora 19: 40 Protestuesit pushtojne Kuvendin Deputetet e VMRO DPMNE jane bashkuar me protestuesit. Protestuesit kane pushtuar sallen e Kuvendit dhe brohorasin. Ne kuvend kane hyre dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte. ” Disa persona ishin futur dhe me maska te zeza” informon gazetarja e Alsat ne nje raportim live. Ora 19:00 – Protestuesit i sulmojnë deputetët, i gjakosur Zoran Zaev Deputet po zbresin nga pjesa e sipërme e hollit në sallën e pres-konferencave për shkaqe sigurie. Turma e protestuesve ka hyrë në press-konferencën duke i sulmuar deputetet. Situata kaotike vazhdon në ambientet e Kuvendit. Gazetare dhe deputete sulmohen me grushta, shkelma brenda ndërtesës së Kuvendit. Në pamjet që transmetojne tv maqedponase vërehet i gjakosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
Ora 18: 30 Mesymja e parlamentit dhe betimi i Talat Xhaferrit Zgjedhja e kryetarit të ri të parlamentit është bërë në një atmosferë të tensionuar pasi pak para orës 18:00, deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski i ka ftuar deputetët e shumicës parlamentare të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës Shqiptare, që të ngrihen në këmbë për demonstruar mbështetjen për votimin e kryetarit të Kuvendit. Pas kësaj, deputetët e VMRO DPMNE-së kanë brohoritur "zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje"……Njëherësh, ata kanë kënduar një këngë patriotike "Një Maqedoni ne e kemi". Kësaj i janë kundërpërgjigjur deputetët e LSDM-së duke kënduar këngën e njohur të "revolucionit shumëngjyrësh "Shutka nuk të ikë Nikolla", (Shutka aludon në lagjen ku është i vendosur burgu i Shkupit). Më pas deputetët e VMRO- DPMNE kane bllokuar foltoren dhe bllokuan ambientet brenda sallës së Kuvendit. Aktin e zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar VMRO-ja e quan grushtshtet. Situata u përshkallëzua kur brenda në parlament hynë protestuesit "për Maqedoni të përbashkët" të cilët janë kundër formimit të koalicionit të ri qeveritar mes Social Demokratëve dhe partive politike shqiptare.
Alsat,mk
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Përgjaket Kuvendi i Maqedonisë, publikohet video e përleshjes Posted: 27 Apr 2017 01:46 PM PDT Parlamenti maqedonas u përgjak mbrëmjen e sotme pasi turma e protestuesve sulmuan deputetët pas zgjedhjes së Telat Xhaferit kryetar u Kuvendit. Si pasojë e dhunës raportohen se janë lënduar një numër i madh deputetësh, mes tyre kreu i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare Zijadin Sela. Sulmuesit me fytyra të mbuluara kanë sulmuar dhe gazetarët të cilët kanë ndjekur nga afër situatën në Parlamentin e Maqedonisë. Ata nuk kanë kursyer as femrat. Në një video të publikuar nga REL shihet një protestues që tërheq me forcë deputeten e LSDM, Radmilla Sheqerinska. Po ashtu edhe sulmi me karrige dhe sende të tjera të forta ndaj Zaev. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Historike/ Tuzi në Mal të Zi bëhet komunë e pavarur Posted: 27 Apr 2017 01:41 PM PDT Tuzi e banuar kryesisht nga shqiptarë është bërë komunë autonome. Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar sot ndryshimet ligjore për organizimin territorial të vendit, që parashikon që Tuzi të jetë një komunë e pavarur. Kërkesa për formimin e kësaj komune është bërë prej vitesh dhe është kërkuar edhe nga Tirana zyrtare. Sipas tv shtetëror të Malit të Zi, Komuna e Tuzit do të formohet që prej datës 1 shtator të vitit të ardhshëm. Për të siguruar funksionimin e komunës së sapoformuar, është paraparë krijimi i një komiteti organizues. Komiteti do të ketë tre përfaqësues të Komunës, përfaqësues nga komuna e re që do të krijohet si dhe përfaqësues të Ministrisë. Komiteti do të ketë disa detyra, siç është demarkacioni i territorit, ndarja e pronës, vendosjen e marrëdhënieve me komunat e tjera si dhe krijimin e kushteve për fillimin e punës të institucionit. Ligji përcakton një afat kohor për thirrjen e zgjedhjeve të para për Kuvendin e komunës të sapo formuar, ndërsa data e zgjedhjeve do të shpallet nga Presidenti i Malit të Zi. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: