Skip to main content

Ora News: “Tiranë, sekuestrohen 301 gr kokainë, dy persona në pranga” plus 9 more

Ora News: “Tiranë, sekuestrohen 301 gr kokainë, dy persona në pranga” plus 9 more


Tiranë, sekuestrohen 301 gr kokainë, dy persona në pranga

Posted: 28 Apr 2017 11:28 PM PDT

Policia ka finalizuar me sukses operacionin “Last Service”, në kuadër të cilit ka bërë të mundur sekuestrimin e 301 gramë kokainë si dhe arrestimin e dy personave.

Të arrestuarit janë Drilon Shqau, 31 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë komandant skuadre në Repartin Ushtarak Pezë Helmës) dhe Vehbi Teqja, 48 vjeç, banues në Tiranë, (ish punonjës policie).

Ndaj këtyre shtetasve disponoheshin informacione se shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë, në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”.

Pas organizimit të shërbimeve policore është bërë e mundur kapja e këtyre shtetasve në flagrancë dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

– 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë,
– 1 automjet i tipit Mercedes Benz, si dhe
– 4 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Polici “braktis” profesionin, vallëzon me vajzat në rrugë

Posted: 28 Apr 2017 11:21 PM PDT

Ky është momenti kur një polici vendosi që të linte për një çast profesionin e tij dhe për tu argëtuar me disa vajza në rrugë.

Polici holandez kishte shokuar të gjithë, kur filloi të bëjë disa lëvizje interesante në qendër të qytetit ndërsa po festonin ditën e mbretit.

Jaimy-Lee që ishte dëshmitare e këtij rasti, filmoi këtë moment interesant, ndërsa videon që e ka publikuar në internet është pëlqyer mjaft.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Merkel do të takojë Putinin; në axhendë Siria dhe Ukraina

Posted: 28 Apr 2017 11:11 PM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, më 2 maj, në Rusi.

Njoftohet se bisedimet do të përqendrohen në luftërat në Siri dhe Ukrainë dhe çështje të tjera.

Udhëtimi i Merkelit në qytetin Soçi do të jetë vizita e parë e saj në Rusi në dy vjet.

Udhëtimi vjen në kohën kur tensionet midis Moskës dhe Perëndimit vazhdojnë.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar rëndë qysh në vitin 2014, kur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur revoltë kundër qeverisë në lindje të Ukrainës.

Në luftën që ka pasuar janë vrarë mbi 9,900 njerëz dhe ajo vazhdon pavarësisht një marrëveshjeje për armëpushim, në të cilën Merkel ka pasur rol ndërmjetësimi./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjermania: Zgjedhja e Xhaferit kushtetuese, të krijohet qeveria

Posted: 28 Apr 2017 01:51 PM PDT

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel e ka cilësuar si të papranueshme dhunën ndaj Kuvendit të Maqedonisë dhe ka kërkuar krijimin e menjëhershëm të qeverisë së vendit.

"Ngjarjet në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku Kuvendi u sulmua dje dhe ligjvënësit u rrahën përpara syve të personelit të sigurisë, nuk janë në përputhje me atë që ne në BE presim nga një kandidat për anëtarësim në BE.

Një qeveri tani duhet të krijohet përfundimisht në Shkup, që të përmbushë mandatin e dalë nga zgjedhjet demokratike që janë mbëjtur në dhjetor. Është e papranueshme që partia që ka qenë në pushtet ka refuzuar të lejojë që kjo të bëhet dhe mbështetësit e saj kanë hyrë më forcë në Kuvend dhe kanë rrahur ligjvënësit”, thuhet në deklaratën e ministrit Gabriel.

Ndërkaq, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Federale ka shtuar këtë deklarët:

"Talat Xhaferri është kryetar i zgjedhur i Parlamentit në mënyrë kushtetuese. Ky rezultat, së bashku me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare – gjithashtu duhet të respektohen nga kundërshtarët e tij. Ne presim që qeveria të ruaj rendin dhe ligjin në vend.Zyrtarët përgjegjës në Shkup duhet ta kthejnë përkushtimin e deklaruar për Evropën në vepër, të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të mundësojnë që ai të zbatohet. Kjo porosi e qartë nga qeveria gjermane sot i është përcjellur ambasadorit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë kur u thirr në Zyrën e Jashtme Federale”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Zyrës së Jashtme Federale të Gjermanisë. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zaev: Veljanoski ka afat deri të martën t’i dorëzojë detyrën Xhaferit

Posted: 28 Apr 2017 01:37 PM PDT

Lideri LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin "Top Tema" në Tv Telma ka thënë se Trajko Veljanoski ka afat deri të martën që t'ja dorëzojë detyrën kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, duke shtuar se LSDM-ja tash kërkon që në mënyrë të qetë të zgjidhen problemet dhe beson se ashtu edhe do të ndodhë.

"Deri më tani treguam se ekzistojnë shumë mënyra alternative që nuk shprehin dhunë, do presim me ditë, kryeparlamentari i ri do të njoftojë Ivanovin se është zgjedhur në krye të kuvendit dhe do t'i kërkojë mandatin për shumicën parlamentare, do ketë ne dispozicion 10 ditë, unë nuk e di se Ivanov beson që në mënyrë legale të ndajë mandatin, ai vet e din se derisa pranon letër nga kreu i kuvendit ka thënë që do e ndajë mandatin", ka thënë Zaev duke shtuar se dhuna e mbrëmshme si fajtor ka VMRO-në dhe tha se policia ka qenë e detyruar që të mbrojë parlamentin dhe deputetët mirëpo atë nuk e ka bërë.

"Pa dhunë, me durim dhe përmbajtje, unë do doj që nesër edhe pse e shtunë Trajko Veljanovski të thërasë Talat Xhaferin dhe të bëj pranim dorëzimin e funksionit kryeparlamentar. Por me gjasë do të ndodhë të martën, por do ndodhë sepse kemi dhënë 31 ditë, e kanë ditur se shumica do zgjedhë kryetar kuvendi, kemi pritur me shumë vëmendje në fund edhe e bëmë në mënyrë shumë të qetë, 11 vite jemi në opozitë tash presim që shumica të bëj qeverinë, qytetarët nuk mund të presin, në derë trokasin përmbaruesit, duhet të paguhen pagat, subvencionet dhe kreditë", ka deklaruar kështu Zaev. /INA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pika e tij e dobët, Meta: Shpresoj tek Berisha për të zgjidhur situatën

Posted: 28 Apr 2017 01:10 PM PDT

Ilir Meta, Presidenti i ri i zgjedhur, nuk do të jetë më kryetar i LSI por është i bindur se kjo forcë politike do të rritet në elektorat. Meta tha se teserën e LSI do ta dorëzojë një ditë përpara se të marrë detyrën e re, duke lënë të kuptohet se mund ta drejtojë këtë forcë politike në fushatë për zgjedhjet e 18 qershorit. Ndërkohë bashkëshortja e tij, njëherësh edhe deputete e LSI, Monika Kryemadhi, edhe pse do të donte një President tjetër, i uroi të ketë mençuri dhe kthjelltësinë e duhur për të kryer si duhet këtë detyrë.

Pas zgjedhjes së Ilir Metës President, LSI do të humbë dhe kryetarin e saj 13 vjeçar. Por kjo për Metën nuk do ta rrudhë këtë forcë politike. Presidenti i ri është i bindur se falë energjisë së të rinjve të kësaj force, LSI do të rritet.

Meta: Absolutisht unë besoj se Lëvizja Socialiste për Integrim do të fuqizohet dhe do të rritet, sepse ka mjaft drejtues dhe drejtuese të aftë dhe të jashtëzakonshëm. Jo vetëm të LSI-së, por mbi të gjitha të fuqisë më të madhe që ka LSI-ja, Lëvizja Rinore për Integrim.

Meta nuk e ka menduar akoma se kush do të jetë në krye të kësaj force apo se kush do të jetë në krye të Kuvendit, por teserën e partisë që Kushtetuta ia ndalon ta mbajë, do ta dorëzojë 1 ditë përpara se të marrë detyrën e re.

Meta: Në 24 korrik do të duhet të bëj betimin si Presidenti i ardhshëm i vendit për pesë vitet në vijim dhe në 23 korrik do të dorëzoj dokumentin e Lëvizjes Socialiste për Integrim te Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, ose Zëvendëskryetari i LSI-së, dhe do t'u them që të ma ruajnë mirë atë dokument.

I pyetur nëse ka marrë një urim nga ish-kryeministri, Meta tha se zoti Berisha është pika e tij e dobët dhe se shpreson nga maturia e tij për të kaluar këtë krizë politike.

Meta: Ju e dini që është dobësia ime, por unë shpresoj shumë tek eksperienca e tij dhe e shumë politikanëve të tjerë në Partinë Demokratike që të kontribuojnë për përmirësimin e kësaj situate, sepse gjithë qytetarët shqiptarë, socialistë, demokratë, të majtë, të djathtë, pa parti dëshirojnë një vend edhe më demokratik, edhe më të sigurt, edhe më të mirë për familjet e tyre. Kështu që unë do doja shumë të besoja tek eksperienca e tij edhe e shumë politikanëve të tjerë në Partinë Demokratike, padyshim pa përjashtuar edhe vetë Kryetarin, z. Basha.

Megjithëse do të donte një Presidenti tjetër, bashkëshortja e zotit Meta, deputetja e LSI, Monika Kryemadhi shpreson që Presidenti i ri të ketë mençurinë dhe kthejlltësinë e duhur për të kryer detyrën e tij si duhet.

Kryemadhi: Unë do ti uroj që ti japë Zoti kthjelltësi, mençuri që pozicionin të cilin ai e mori ta bëjë ashtu siç duhet bërë. Shqipëria ka nevojë për shumë stabilitet dhe zhvillim të fuqishëm ekonomik. Ka nevojë për një stabilitet politik. Mua do të më pëlqente Petrit Vasili dhe Arta Dade, por nganjëherë pakica i nënshtrohet shumicës.

Kryemadhi nuk do ta lërë funksionin e saj si deputete, edhe pse tashmë do të jetë Zonja e Parë e vendit.

Kryemadhi: Kam votuar si një deputet e thjeshtë. Zonja e Parë nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë, mos u shqetësoni se Shqipëria nuk është një vend aq i pasur sa të krijojë institucione të tilla. Jam deputete e Kuvendit.

Do jeni deputete dhe pas 18 qershorit?

Kryemadhi: Sigurisht. Do jem në listë, do drejtoj qarkun që kam marrë përsipër deri në fund.

Pas kësaj zgjedhje, Monika Kryemadhi shpreson që edhe opozita të kthehet në parlament, për të siguruar normalitetin politik në vend.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kokëdhima: Marrëveshja për Metën President, 4 vite më parë

Posted: 28 Apr 2017 12:36 PM PDT

Themeluesi i Lëvizjes ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, thotë se zgjedhja e Ilir Metës President ishte parashikuar katër vite më parë në marrëveshjen PS-LSI.

Megjithatë Kokëdhima e ka uruar Metën për zgjedhjen në krye të Presidencës.

Ai shpreson që që zgjedhja e tij t'i shërbejë ç’tensionimit të situatës dhe bashkimit të popullit në zgjedhjet e përgjithshme.

"Urim për Presidentin Meta! Sot Ilir Meta u zgjodh President i vendit. Kjo ishte parashikuar në marrëveshjen PS-LSI të katër viteve më parë. Unë i uroj suksese zotit Meta në këtë detyrë të lartë dhe në sfidën e tij për të qenë një figurë dhe simbol i bashkimit kombëtar. Ilir Meta dhe LSI janë aq të lidhura me njëra-tjetrën. Opinioni publik pret të mësojë se çfarë roli do të luajë zoti Meta dhe LSI tani për tejkalimin e krizës politike. A do mundet Presidenti i ri të ndihmojë që populli ynë të shkojë i bashkuar në zgjedhjet e sivjetshme? Nëse shqiptarët do të përçahen në zgjedhje, Meta do të ketë një presidencë të vështirë. Unë uroj që zgjedhja e tij t'i shërbejë ç’tensionimit të situatës dhe bashkimit të popullit në zgjedhjet e përgjithshme".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vasili në krye të LSI, Manjani dhe Naço në listën për deputetë

Posted: 28 Apr 2017 12:20 PM PDT

Lëvizja Sociliste për Integrim mblodhi mbrëmjen e sotme Kryesinë e kësaj partie. Në mbledhjen që zgjati rreth 80 minuta mësohet se është diskutuar mbi listën e deputetëve të LSI në qarqe, ku eshte rikonfirmuar gati 90% i grupit aktual parlamentar.

Burime për Ora News bëjnë me dije se është rifutur në listë Ylli Manjani dhe Nasip Naço, Edmond Hashinasto do të jetë në Elbasan, ndërsa nuk ka përfunduar ende lista e qarkut të Tiranës dhe Kukësit. Lista për Tiranën pritet të përmbyllet nesër.

Pas mbledhjes, Ilir Meta, tha për mediat se "në lista do të jenë të gjithë ata që kanë dëshirë pasi ende nuk janë mbyllur".

Meta tha se diskutuan edhe për zgjedhjet e qershorit, për të pasur një proces me standarde, por edhe vetë ato brenda LSI.

Pas largimit të Ilir Metës si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkak të kandidimit për kryetar të shtetit, burimet bëjnë me dije se këtë post do ta mbajë përkohësisht Ministri Petrit Vasili.

Petrit Vasili i cili aktualisht mban postin e zëvendës/kryetarit të LSI-së, do të drejtojë këtë parti derisa të bëhen zgjedhjet me një anëtar një votë.

Lista e deputetëve të LSI për 18 qershorin

Konfirmohet Petrit Vasili në qarkun e Fierit

Shezai Rrokaj në Vlorë

Monika Kryemadhi në  Elbasan

Konfirmohet Edmond Panariti në Korçë

Konfirmohet Vangjel Tavo në Gjirokastër

Konfirmohet Agron Çela në Shkodër

Konfirmohet Përparim Spahiu në Dibër                       

Konfirmohet Sokol Dervishaj i dyti në Vlorë

Konfirmohet Edmond Haxhinasto i dyti në Elbasan

Konfirmohet Nasip Naço i pari në Berat

Konfirmohet Ylli Manjani në Tiranë

Nderkohe para selise se LSI ishin mbledhur dhjetra mbështetës, te cilet festuan votimin e Metes President.

Madje u hodhën dhe fishekzjarre.

“Kam frikë se do ta bëjë më mirë se unë punën e kryetarit të LSI-së. Besoj se LSI i ka të gjithë potencialet të rritet në të mirë të vendit” tha Meta pasi mberriti ne seline e LSI-se pak minuta pasi mbaroi seanca e votimit ne Kuvend.  

A i përfunduat listat e deputetëve? Sa përqind e grupit parlamentar do të rikonfirmohet?

Ilir Meta deklaroi per gazetaret : Kjo është një çështje që do të nisë sot në darkë sepse deri tani jemi marrë me çështje të tjera. Nuk them asgjë pa diskutuar dhe me kolegët e tjerë të kryesisë, Tani do të shkoj atje të vazhdojmë me ta përmbylljen e këtyre detyrimeve.”

Meta tha se do të dorëzonte dokumentin e LSI-se nje dite para se te bëjë betimin për president, pra më 23 korrik.

Ilir Meta pas 13 viteve në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë.

Vendimi për të mbështetur si kandidat emrin e tij është marrë në konsensus mes mazhorancës. Meta u votua President me 87 vota pro dhe dy kunder 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta President, Hila: Më i fortë se Moisiu, më i dobët se Berisha

Posted: 28 Apr 2017 12:17 PM PDT

Për analistin Dritan Hila, vendimi i Metës për të kandiduar si President ishte i nxitur nga qëndrimet e opozitës.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Hila tha se ky post do ti krijojë mundësinë të jetë mbi palët gjatë krizave politike që pritet të mbërthejnë vendin.

Dritan Hila: Meta hyn tek personazhet që flet pak në mënyrë që të kuptohen mesazhet e tij. Ishte një referim që i bëri Namik Dokles, një lloj falenderim apo përshëndetje për shokët e largët të armëve që dikur i ka pasur në PS, Dokle është një prej tyre. Në fakt fjalimi nuk ishte fare i rastësishëm, ishte i përgatitur mirë nga Meta. Ishte reflektim i të gjithë situatave që ka pasur. Falenderoi opozitën pasi në një farë mënyre nuk priste të ishte President, por ishte sjellja e opozitës e cila e detyroi të pranonte postin e Presidentit.Nuk i dha shpresë opozitës.  Ardhja e dy negociatorëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein ishte një ndërhyrje e Metës sepse paraqitën propozimet e Metës. Opozita nuk ishte në gjendje ta kapte mesazhin, nuk e kapi momentin. Iu propozuan katër Ministra dhe në momentin që opozita do kishte katër Ministra, LSI katër dhe PS katër apo pesë Ministra, opozita do të ishte në kushtet për të negociuar. Opozita ose nuk e kapi ose nuk donte këtë lloj kompromisi të hyjë në zgjedhje, atëherë Meta u detyrua të merte postin e Presidentit, një post që do i krijojë mundësinë që të jetë super partes gjatë krizave që janë në prag gjatë këtij viti, do ketë një krizë politike.

Ndryshe nga disa qëndrime të shprehura, Hila thotë se Meta President nuk ishte pjesë e marrëveshjes PS-LSI në 2013.

Ai vlerëson se ky vendim ka qenë i minutave të fundit, pas dështimit të negociatave me opozitën.

Dritan Hila: Jo nuk e besoj. Politika shqiptare është shumë e paparashikueshme për të bërë marrëveshje katër vjet përpara. Mendoj që plani A i Metës ishte të fuste dhe PD në zgjedhje dhe të dilte forcë ndikuese në gjithë proçesin zgjedhor dhe të kishte mundësi btë negocionte rolin e Kryeministrit. Por PD mesa duket nuk ka qenë në të njëjtin mendim me planet e zotit Meta, po ndjek rrugën e saj. Me sa duket e mendonte Metën si një aksesor të planeve të saj ndërkohë që është një gabim që e bëjnë shpesh dy partitë e mëdha, e mendojnë LSI si një pjesë. Shpesh PD do të që të jetë një kamikaze e tyre, ndërsa PS do të jetë vasale e tyre. Në këtë moment Meta kishte dy rrugë, ose të tërhiqej, të rrinte në krye të partisë dhe të bënte fushatën elektorale, ose të merte postin e Presidentit. Posti i Presidentit mendoj se ka qenë një zgjedhje e fundit e Metës, duhet ta ketë marrë atë vendim në momentin që mbyllën negociatat me PD. I duhet ai post për të rajtur ekuilibrat në vend. Do kemi krizë përpara.Por i duhet ai post për të pasur dhe një pol tjetër fuqie në politikën shqiptare. Natyrisht do të ishte më i nevojshëm për LSI në krye të LSI, sepse Meta vetë është një makinë elektorale shumë e mirë por si duket në llogaritë e tij ka dalë që është më e favorshme të jetë në pozicionin e Presidentit. Jo si vend me kompetenca.

Por si do të jetë Presidenca nën drejtimin e Metës, në një kohë kur kompetencat e Kreut të Shtetit janë ndjeshëm të reduktuara?

Dritan Hila: Mund të kesh çelësat atomikë në dorë dhe në qoftëse nuk ke autoritet moral nuk mund ti shkrepësh. Meta ka dy faktorë, ka 26 vjet politikan. Ka më shumë jetë politikë sesa jetë civile dhe ka një parti të fortë nga mbrapa që e bën të jetë më i fortë sesa kompetencat që i cakton Presidenti. Plus është një njeri që ka raport me të dyja palët e politikës. Presidenti ka si kompetencë të veten vetëm dekretimin e Ambasadorëve tashmë. Edhe ai është i reduktuar.Por Meta është i një lloj kalibri tjetër. Në këtë rast individi do ti japë valencë postit të Presidentit. Ndryshime ligjore nuk besoj. Kemi parë një President si Berisha që megjithëse me kompetenca ishte i dobët ai ishte figura e parë. Kemi pasur një President si Moisiu që ka ditur të jetë i imponuar me vetë staturën e tij. Meta do të jetë një politikan i tretë që për nga statura qëndron midis këtyre të dyve, më i fortë se Moisiu dhe më i dobët se Berisha moti, sepse në atë kohë kishe dhe valën e ndryshimeve, valën popullore. Por për nga të tjerat nuk i lë gjë mangut Berishës, mund të thuash që është një politikan që.. Nëse Berisha nuk e kishte provuar më përpara të thyente hundët në rrugën e politikanit, Meta e ka provuar të thyejë disa herë hundët. Është rrëzuar disa herë, është ngritur prapë. E di që vlen më shumë kompromisi në politikë sesa përplasja. Është politikan që gjithashtu e ka bërë përplasjen më shumë se çdo kush tjetër. Është një njeri që ka ikur nga një parti, ka krijuar parti tjetër. Ka dhënë dorëheqje, është rikthyer prapë, ka vdekur është ringjallur.Është një personazh që do të dijë ti japë valencë postit të Presidentit. Megjithëse që ata që e zgjodhën presin të mos jetë i tillë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ivanov uron zgjedhjen e Ilir Metës si President i Shqipërisë

Posted: 28 Apr 2017 12:06 PM PDT

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ia uron zgjedhjen Ilir Metës, për president të Shqipërisë, dhe i dëshiron sukses në kryerjen e funksionit.

‘Jini të sigurtë në gadishmërinë time të plotë në atë plan dhe dëshirat më të sinqerta për punën me sukses të mëtejshme, shëndet të mirë dhe lumturi personale’, theksohet në urimin e Ivanovit dërguar Metës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more