Skip to main content

Ora News: “Pamela Anderson pozon për “Coco De Mer”” plus 9 more

Ora News: “Pamela Anderson pozon për “Coco De Mer”” plus 9 more


Pamela Anderson pozon për “Coco De Mer”

Posted: 26 Apr 2017 11:44 PM PDT

Pamela Anderson ka dëshmuar edhe njëherë se mosha nuk është asgjë tjetër, veçëse një numër. Ajo tregon shifrën e saj të pabesueshme me një palë të brendshme tepër seksi.

Foto set ky i realizuar vetëm disa muaj më parë, para se ajo të mbushë 50 vjeç. Ish-ylli i "Baywatch", dukej e pabesueshme për promovimin e linjës se re të të brendshmeve "Coco De Mer".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Damaskut

Posted: 26 Apr 2017 11:42 PM PDT

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një zonë pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut, thotë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Shpërthimi ishte i madh dhe u dëgjua deri në Damask,” tha Rami Abdel Rahman, kreu i grupit monitorues.

Aeroporti gjendet rreth 25 km në juglindje të kryeqytetit të Sirisë.

Shpërthimi thuhet se u pasua nga një zjarr i madh. Nuk ka raportime për viktima, ndërsa nuk janë të ende të qarta shkaqet e këtij shpërthimi të fuqishëm.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri

Posted: 26 Apr 2017 11:28 PM PDT

Sot në 15:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për të zhvilluar raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se seanca do të mbahet pas seancës së zakonshme parlamentare  që mblidhet në orën 10:00.

Për zgjedhjen e prsindetit kërkohet shumicë e cilësuar me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.

Ndërkohë Kuvendi ka ezauruar pa asnjë emër dy raundet  e para për zgjedhjen e Presidentit. 

Deri tani nuk është dhënë asnjë emër as nga mazhoranca, e cila thotë se po pret opozitën, por as nga kjo e fundit, e cila ndodhet prej 68 ditësht në protestë dhe bojkot parlamentar. 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha propozoi që zgjedhjen e Presidentit t’ia lërë në dorë popullit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA me diplomaci kundër Koresë së Veriut, jo me veprim ushtarak

Posted: 26 Apr 2017 11:13 PM PDT

Zyrtarë të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara u thanë senatorëve amerikanë se qëllim i tyre është të nxisin Korenë e Veriut që të çmontojë programet e saj bërthamore dhe raketore, përmes sanksioneve më të fuqishme ndërkombëtare dhe presionit diplomatik.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura ndaj Phenjanit në javët e fundit, të cilat sugjeronin se Uashingtoni mund të veprojë ushtarakisht, zyrtarët u thanë ligjvënësve të Senatit se administrata mbetet e hapur për negociata me Korenë Veriore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats, e përshkruan Korenë e Veriut si një " kërcënim urgjent të sigurisë kombëtare", që synon të zhvillojë aftësi për lëshimin e raketave bërthamore kundër SHBA-së.

"Qasja e presidentit ka për qëllim t'i bëjë presion Koresë së Veriut për çmontimin e programit të saj bërthamor dhe të raketave baltistike, duke forcuar sanksionet ekonomike dhe duke ndërmarrë masa diplomatike me aleatët tanë dhe partnerët rajonalë”, thanë ata në një deklaratë./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot fati për Ramush Haradinajn, policia rrethon gjykatën në Colmar

Posted: 26 Apr 2017 10:19 PM PDT

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.

Seanca pritet  fillojë në orën 9 të mëngjesit, ku gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.

Ndërkohë forca të shumta të policisë franceze kanë rrethuar gjykatën ku pritet të jepet vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në 4 janar të këtij viti bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë. 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sali Berisha nuk ka nevojë kurrë për imunitet

Posted: 26 Apr 2017 02:50 PM PDT

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar sot në mbrëmje në një intervistë në Tonight Ilva Tare në Ora News. 

Tare: Ka një tezë që zgjidhja e kësaj krize bëhet në rast se Perëndimi ju ofron garanci për mbrojtje nga hetimet.

Berisha: Secili mund të ketë nevojë për imunitet, por Sali Berisha nuk ka. Edhe në vitet e zeza të diktaturës kam qenë Sali Berisha. Pa dyshim me kufizimet e mia. Këto janë trillime primitive. Çdo shtetar mund të kërkojë imunitet. Sali Berisha kurrë. As për veten dhe as për familjarët e tij. Kam bindjen se i kam qëndruar atij kodi që kam përcaktuar.

Tare: Thatë për mos bindjen civile?

Berisha: Në qoftë se e thonë diplomatë, thuaju që shihni kryetarët dhe kryeministrat tuaj. Të bëjnë çdo lloj presioni. Sali Berisha nuk ka nevojë për asnjë mbrojtje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A do ta pranonte postin e presidentit Sali Berisha?

Posted: 26 Apr 2017 02:28 PM PDT

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar sot në mbrëmje në një intervistë në Tonight Ilva Tare në Ora News. 

Tare: A ju është ofruar posti i presidentit?

Berisha: Nuk më është ofruar por dhe nuk pranoj. Unë kam një shprehje. "Nisje pa kthim"

Tare: Po kthimin në krye të PD?

Berisha: Kurrë. Dua të vazhdoj si deputet. I kam mbyllur hesapet

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berisha: Një ambasador i huaj bërtet nëpër korridore. Basha s’do bëhet kurrë kryeministër

Posted: 26 Apr 2017 01:43 PM PDT

Çfarë do të ndodhë me PD? Sali Berisha  i ftuar ne Tonight Ilva Tare drejtpërsëdrejti në Ora News.

Pjese nga intervista

Tare: Pse dje nuk u arrit një marrëveshje?

Berisha: Besoj se je e informuar që ka dy deklarata. Ka një deklaratë të mbrëmshme në emër të tyre, ka një deklaratë të sotme nga vetë ai, pa emër, edhe anglisht e përkthyer. Në deklaratën që bëri, tani unë do të marr të tij sepse ky ishte negociatori kryesor i emëruar nga Parlamenti Europian, i emëruar nga kancelaria gjermane. Ky në deklaratën e tij të sotme, thotë të vërtetën sepse u bë një progres, por në pikat kryesore palët nuk ranë dakort, pra ndryshon kjo deklaratë thelbësisht nga deklarata që bëri delegacioni mbrëmë në emër të tij.

Tare: Ku është dallimi?

Berisha: Dallimi është shumë i madh sepse deklarata e mbrëmshme thotë që qeveria i pranoi dhe me gatishmërinë e madhe për të akuzuar opozitën dhe Lulzim Bashën për të cilin bërtitën nëpër korridore se nuk do të bëhet kurrë kryeministër, një marrëzi primitive e të huajve.

Tare: Kush e bëri këtë?

Berisha: Ka ndonjë të huaj, ndonjë ambasador të huaj që e bën këtë, gjë e turpshme por harron që aty ka shumë veshë që e dëgjojnë me neveri një gjë të tillë.

Tare: Në korridore aty te ABA?

Berisha: Korridoret janë të shumta, jo vetëm aty te ABA por edhe në korridore të tjera.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pas tryezës politike, Meta takon Nishanin në Presidencë

Posted: 26 Apr 2017 01:29 PM PDT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Burime nga Presidenca thonë takimi është zhvilluar menjëherë pas deklaratës së Metës për gazetarë.

Takimi vjen ndërkohë që palët politike nuk kanë gjetur ende rrugën e dialogut për t'i dhënë fund krizës politike në vend.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Meta thirri në një tryezë partitë parlamentare për të diskutuar për krizën politike dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor për t'i dhënë më shumë garanci opozitës.

Meta: Axhenda e opozitës s'po i shërben përmirësimit të situatës

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berisha: Nëse Rama do të përdorë armët ndaj opozitës të bëhet gati

Posted: 26 Apr 2017 01:20 PM PDT

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar sot në mbrëmje në një intervistë në Tonight Ilva Tare në Ora News. 

Berisha  këmbënguli se protesta e opozitës nuk ka për qëllim bojkotin e zgjedhjeve por votën e lirë.

Çfarë do të ndodhë me PD? Sali Berisha  i ftuar ne Tonight Ilva Tare drejtpërsëdrejti në Ora News.

PD nuk është absolutisht e vërtetë se po lufton për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Neqofte se Edi Rama, sic ka vendosur se do të shkojë në zgjedhje pa opozitën do të mbajë të gjitha përgjegjësitë, tregon se është i biri i të atit dhe e vërteta është se do të marrë përgjigjet më spektakolare që mund të marrë. Në qoftë se Edi Rama do të përdorë armët kundër opozitës atëherë të bëhet gati.

Duke iu referuar negociatave me nderkombetaret, Berisha tha se ka ndonje ambasador që bërtet nëpër koridore se Basha nuk do bëhbet kurrë kryeministër dhe kjo është e turpshme.

Berisha hedh poshte se ndodhet pas vendimeve te opozites dhe se Bash po ben nje opozite qe nuk eshte e stilit te tij. 

Intervista minutë pas minute

Tare: Ju bën me përgjegjësi pritshmëria e lartë që kanë qytetarët për tu dëgjuar ju për krizën që po kalon vendi?

Berisha: Kriza në vlerësimin tim është kriza më e rrezikshme që nga 20 shkurti i vitit 1991, ose 22 shkurti, ku nga Shkolla e Bashkuar u sulmua popullata, Ramiz Alia kërkonte me çdo kusht konfliktin për të dominuar mbi opozitën. Opozita shuajti çdo shpresë të aventurierëve. Ishte më vonë kriza e Piramidave, por ajo kishte begraund të qartë financiar për humbjet e parave, përgjegjësi kishte qeveria, por në piramidat piramidale ishte gjithë neomeklatura e PS.Qeveria përcaktoi një marrëveshje dhe zgjedhjet si rrugëzgjidhje.U bënë hetimet dhe doli që qeveria nuk kishte asnjë implikim.

Tare: Çfarë ka ndryshuar tani?

Berisha: Opozita është në një tunel që nuk ka më dritë. Kjo është kriza më e rrezikshme që mund të çojë në pasoja katastrofale. Katër vite përpara ka dominuar një frymë bashkëpunimi me opozitën dhe jo asgjesimin. Firmosëm bashkaërisht me Majkon dhe Metën dhe firmosëm marrëveshjen, bëmë ndryshimet në Kushtetutë me Edi Ramën, shtymë zgjedhjet me marrëveshjen për të mos e lënë opozitën jashtë dhe ishin zgjedhje lokale.

Tare: Ka ndodhur dhe 21 janari dhe zgjedhjet në Tiranë.

Berisha: Zgjedhjet në Tiranë kanë qenë më të ndershmet që ka parë historia. Edi Rama nuk ka kundërshtuar dot një votë të vetme. Kërkoi numërimin e të gjitha qëndrave të votimit, u rinumëruan. Ai kërkonte të quante të pavlefshme votat që ishin të vlefshme me gjykatë dhe ligj, kërkonte votat e hedhura në kuti të gabuar. Nga viti 2009 më vjen një Kryeministër thotë se jemi të habitur me këtë shkallë të qytetëruar bashkëpunimi që keni. Në 2007 më vjen Marsi Ris, Ambasadorja e SHBA, dhe më thotë: Zoti Kryeministër e shoh që ju keni hequr dorë nga të bërit politikë. I them po se dua që vizita e Xhorxh Bushit në Shqipëri të ndihet një vizitë për gjthë shqiptarët. Ti duhet të lësh një copë diell për opozitën.

Një ditë u arrit, në 21 korrik. Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta arritën në akord për tu votuar Kushtetutën. Arritën në akord për të proceduar me konsensus për reformën në drejtësi, arritën dakordësinë për të votuar 7 ligjet sëbashku. Po të isha unë Kryeministër nuk kishte fitore më të madhe po të dinte ta vlerësonte. Ishte arritja më e madhe e jetes së tij, u ndryshua Kushtetuta. Edi Rama të nesërmen shkelmoi me këmbë atë që kishe rënë dakord. Asgjë nuk mund të qëndrojë nëse bazohet në gënjeshtër. Ata të cilën thonë se opozita nuk po voton reformën në drejtësi, cilido ta thotë është një gënjeshtër bajate e Ramës. Pse votoi opozita ligjin për Prokurorinë Speciale?

Sespe Donald Lu i tha Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt: Keni një marrëveshje me opozitën, nëse nuk e respektoni qeveria e SHBA nuk do bashkëpunojë po e kaluat ligjin vetëm. Rama u detyrua dhe e votoi, na u dha mundësia ta votonim, e përjashtoi për 7 ligjet e tjera. Nëse Edi Rama do vazhdonte me atë frymë në atë kohë mund të ishte instaluar sistemi më modern elektronik për votimin, por Rama i mbylli dyert opozitës  dhe reformës për konsensus. Para 5 muajsh përsëri Basha ka kërkuar votimin elektronik, do ishte vendosur po të ishin  marrë masat. E refuzoi plotësisht. Edi Rama e futi opozitën në tunel duke i bërë vendit një të zezë të madhe por të garantoj se më të zezë se kujdo tjetër vetes së tij.

Tare: Më të zezë për Kryeministrin çfarë do të thotë?

Berisha: Kur them për vendin për Kryeministrin nuk është asgjë. I bëri vendit një gjëmë të madhe.

Tare: A është një faturë e madhe që po merr PD?

Berisha: Cilën? PD është mes një zgjidhje fonadamentale, votën e lirë apo farsën elektorale. Në njërën anë kemi një mal me narkoeuro, kemi një vend të shndërruar në narkorepublikë, kemi një armatë trafikantësh, mbjellës hashashi, roje plantacionesh, të gjithë kundër nesh. Dhe kemi një opozitë që kishte një zgjidhje dy vite më parë. Të dilte dhe të thoshte meqenëse PS kërkon legalizimin e hashashit ne do të kërkojmë një referendum  për legalizimin e hashashit, kaq ishte. Shqipëria nuk është Kolumbia, vetëm me Panamanë dhe nuk ka asnjë krahasim tjetër. Kjo e bënte drogën të shpërndahej në pjesë të barabarta. Ne bëmë zgjidhje politike, thamë jo. Nuk besojmë se droga zhvillon, së dyti jemi të sigurtë që herët ose vonë kjo do ta shndërrojë Shqipërinë në minierë floriri për ISIS dhe terrorizmin ndërkombëtar dhe ne nuk e duam kurrë këtë gjë. Ndaj dhe ju kundërvumë.

Tare: Kur ishin në qeveri bëtë tjetër zgjidhje politike me Lazaratin.

Berisha: Lazarati nuk ka qenë kurrë inkurajim për mbjellje droge. Në 2004 policia socialiste mori një helikopter italian dhe i futi në një kurth ndër më të rrezikshmit në këto 26 vite, e çoi në Lazarat dhe filloi shkëmbimi i zjarrit mes fshatarëve të Lazaratit dhe helikopterit italian. Ne dënuam aktin sëbashku me Ambasadorin italian.Ndërhyrje ushtarake nuk bëmë se duhej. Në 2010 sipas statistikave nga Shqipëria në Itali kanë shkuar 65 kg. Ne u prisnim ujin plantacioneve, policia i infiltroi thellësisht dhe çdo ngarkesë që nisej pothuajse kapej. U mbeti atyre vetëm rruga e mushkave. Policia hynte në Lazarat, nuk i ka prekur. Kanë hyrë të gjithë Atashetë policorë në Tiranë, ka hyrë Edi Rama duke bërë fushatë në Lazarat. Nuk ka hyrë Sali Berisha. Ky është një fshat që me gjithë trojet e shtëpive ka gjithsej 440 hektarë, me gjithë muret. Kodra nuk ka, nuk mbjell dot se nuk ka ujë. Me prodhimin e tij eksportonte në Itali. Nuk them që mbillej vetëm nnë Lazarat dhe askund tjetër. Por në 8 vite është eksportuar në Itali më pak nga çfarë është kapur në një javë, nga kjo e sekuestruara e kam fjalën.

Dasho Aliko ishte besnik i ligjit. Rama e ktheu Shqiperine ne narkorepublike

Tare: Ka akuza se nuk ka pasur bashkëpunim me policinë italiane dhe partnerët tanë ndaj nuk kapej. Tani bashkëpunohet.

Berisha: Mashtrim, ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer midis policive, shërbimeve dhe qeverie. Qeveria italiane hoqi kontrollin detar me Shqipërinë, flukset ishin kaq minimale sa nuk justifikonte konston që të mbante kontrolin detar. Statistikat janë aty. Raporte e DASH. 700-800 persona arrestoheshin në vit për drogë dhe droga digjej me protokollin më rigoroz. Qeveria angleze na u ofrua të na japë një ligj edhe më të rreptë për djegien e drogës.

Tare: Ligji për komunarët nuk u zbatua për asnjërin.

Berisha: U ndaluan dhe u burgosën. Por nuk mund të burgosej Dasho Aliko se e denonconte një për një ai. Komunari kishte detyrë të denonconte në shtet drogën. Dasho Aliko ishte besnik i ligjit. kërkonte ndihmën për këtë gjë. Të fshihesh pas Lazaratit do të thotë të fshihesh pas gishtit. Sot Shqipëria është bërë narkorepublikë, nga Stani i Poshtëm, një bjeshkë në kufi gjer në Pogon janë plantacionet dhe kur në një vit elektoral. Rama krijoi dhe bankën e tij. Jo me Lazaratin por Shqipëria nuk krahasohet as me Afganistanin, as me Meksikën, as Kolumbinë. Në Afganistan janë qeveri dhe opozitë që bëjnë drogën, në Meksikë dhe Kolumbi pothuajse e njëjta gjë, kurse në Shqipërië ke një mal me deklarata dhe qëndrime të opozitës kundër drogës dhe qëndrimet më mbështetëse të qeverisë dhe Ministrit me skaf personal për të transportuar drogën. A është droga me miliardat e eurove një faktor i tmerrshëm toksik mbi proçesin e votimit. Se kemi pasur drogën ndonjëherë të tillë.

Tare: 1/3 e xhidipisë kishte Lazarati.

Berisha: Nëse është kështu Shqipëria që është 100 herë sa Lazarati i bie të jetë 100 herë më shumë, por janë përralla.

Tare: Pëqrmendët tunelin ku ndodhet opozita por ka ndodhur greva e urisë poshtë zyrës suaj në maj 2010 dhe nuk lëshuar përveç darkës së krokodilit, protesta gjatë 2011.

Berisha: Greva e urisë së donte të numëronte votat pasi kishte shkuar në gjykatë dhe e kishte hedhur poshtë. Por nuk e futëm në tunel përkundrazi. Shkova në Strasburg dhe në sy timin i thanë të gjithë se nuk mund të anulohet vendimi i gjykatës. U bë si ai deri në orën 3 të natës. Nuk ia mbylla derën. Pranova të ulem në tryezë për një gjë absurde. Nuk është degë ekzekutivi drejtësia. I thashë sill çdo të dhënë. Isha dakord të hapë prokurori nga e para procesin. Ky i thotë jo se nuk kishte asnjë të dhënë, i tha jam për revolucion dhe Ministri ia mbylli derën. Ne nuk po shkelim një vendim gjykate, kemi mal me narkoeuro. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje duke pasur kjo armatë si mbështetje njëshin e ekzekutivit, Kryeministrin e vendit. E dimë që do votojnë kudnër nesh, u themi që Shqipërinë do ta pastrojmë si herën e parë dhe më shumë.

Tare: Pastrohet duke shkuar në zgjedhje.

Berisha: Përkundrazi. Krijohet një fasadë. Shqiptarët votonin dhe në diktaurë çdo katër vjet. Pse Xhorxh Bushi e kapi Noriegën. Pikërisht për këtë. Noriega ishte një bashkëpunëtor i shquar i CIA, legalisht kjo. Shkoi në Panama.Kjo është republika e dytë e drogës në histori. Ai krijoi në Panama republikën e parë të drogës, bankën e tij. Gjithë aktivitetin narkoman e kapitalizonte përmes bankës së tij. U detyrua Bushi të çojë marinsat ta kapin. Këtu jemi në këto kushte. Komunitetit ndërkombëtar do ti duhet pak kohë të realizojë plotësisht narkorepublikën por jam i bindur që do ta realizojë.Nuk kam dyshim. Të besosh që Rama dhe Xhafaj do nxjerrin Shqipërinë nga narkorepublika është njësoj si të shohësh veshët pa pasqyrë.

Tare: Janë kapur laboratorë.

Berisha: Sepse i ka kapur Prokuroria e Kriemve të Rënda mbi bazën e informacioneve si Xibrakën, por ku janë autorët. Të gjithë i lajmëroi policia. Janë kapur laboratore ndër më modern të drogës, gjetën vetëm punëtorët. Ka informacione që shkojnë nga Shërbimi, qytetarët. Prokuroria ka një grup policësh gjyqësore, dhe prokuroria merr informacione, shumicën e rasteve nuk u thotë fare se ku po shkon se dekonsipohet. I Skraparit u dekonspirua.

Tare: Pse nuk e ka bërë kur ishte Tahiri?

Berisha: Duhet pyetur Prokuroria. Tahiri bënte gjithçka, Xhafaj është i klanit të drogës por para gjërave që bëjnë mu e ka një lloj presioni ndërkombëtar. Xhafaj ta kapë pak Balilin, pse nuk e arreston Eskobarin? Eskobvari rri i lirë, në Sarandë nga një fshat në një tjetër, në qytet kudo. Pse nuk e kap?

 

 

Berisha: Rama i vendosur për të mëvetësuar votën e shqiptarëve

Tare: PS dhe LSI qartazi do të marrin pjesë në zgjedhje. Çfarë do të bëjë PD?

Berisha: Saktësisht mund të përgjigjet kryetari i saj, por do të vazhdojë betejën për votën e lirë. Shoh që Edi Rama i vendosur me çdo kusht në marrëzinë e tij për të mëvetësuar votën e shqiptarëve. Kam qenë edhe kryetar partie dhe kryeministër dhe e kam pyetur veten 1 mijë herë çfarë do të bëja në vend të Edi Ramës: Nuk do të bëja kurrë atë që po bën!

Tare: A do të iknit ju?

Berisha: Absolutisht!

Tare: Se kemi bërë as në 97.

Berisha: Kam pranuar një marrëveshje dhe e kam firmosur pikë për pikë. Së pari, në betejën politike ndodh që fiton një herë, herën tjetër fiton bashkë me kundërshtarin dhe ndonjëherë kundërshtarin e vendos me shpatulla pas muri. Politika është arti i përballimit të vështirësive. Ka një temperaturë të lartë në popull. Shih takimet e tij. U pa bllokimi i rrugëve me një njoftim. Të shohë takimet e tij. Politika ka shqisat, ndjesitë. Sot në Korçë ka mbledhur nga Elbasani deri në Ersekë gjimnazistë. Në Vlorë i mori nga Delvina.

Tare: Kjo është një arsye më shumë që PD të shkojë në zgjedhje.

Berisha: Gjëja e fundit në botë që mund të mendoja që të shkoj në zgjedhje të përgjithshme pa opozitën. Kurrë. Zgjedhjet janë për qytetarët. I shtyva zgjedhjet lokale për 3 muaj. Ata certifikata ishin të sigurta. I shtyva që të mos i jepja kujt asnjë mundësi që Sali Berisha i mori zgjedhjet opozitës. Ata kishin probleme, por raporti thotë një frazë që qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar rezultatin në zgjedhje. Kjo është shpërblim për qeverinë.

Tare: Fakti që e kanë pasur këtë shqetësim është alarmant.

Berisha: Është një frazë për të dëshmuar integritetin e qeverisë.

Tare: Nuk u larguat në 2013-n kur iku LSI-ja?

Berisha: Nuk bënë mocion. Edi Rama në vend të mocionit krijoi aleancën e qelbësirave që krijuar narko-Republikën. Jo vetëm që nuk tërhiqet, por thotë do shkojë vetëm. Çka do të thotë se do shkojë drejt greminës, vendi dhe ai. Në Ujësjellësin e Tiranës sot janë mbledhur firma për të krijuar një parti opozitare.

Tare: Ka edhe zëra që mund të ketë një grup deputetësh të PD-së që mund të hyjnë në zgjedhje. Ai i druheni përçarjes?

Berisha: Ky është një revolucion për të vendosur votën e lirë. Revolucioni po vazhdon me impakt kombëtar dhe ndërkombëtar.

Tare: Ministri i Jashtëm gjerman thotë se protesta i ngjan një preteksti për reformën në drejtësi.

Berisha: Gabriel u tha gazetarëve se unë dhe Rama jemi socialistë. Ai foli si socialist. Qoftë një zv/kryeministër, qoftë një Presdent mund të bëjnë deklarata që nuk qëndrojnë. Nëse sot ka deklarata që nuk qëndrojnë është ajo se PD nuk do reformën në drejtësi.

Tare: PD doli nga Parlamenti në momentin kur ngriheshin komisionet e Vettingut.

Berisha: E vërteta është se Edi Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut. E vërteta është që opozita votoi ligjin e Spakut. A e dini cilat janë deklaratat e Raine Devil? Presione të jashtëzakonshme që t'i jepet drejtësia Edi Ramës, që unë nuk kam pranuar. Deklarata ime shkon përtej Devilit. U tha në Tiranë para një jave se unë kam pasur presion të jashtëzakonshëm dhe del Sorosi. A ka opozitë në botë që mund të votojë t'i japë drejtësinë qeverisë? Cilido që t'i thotë opozitës se nuk e voton për frikë, është gënjeshtër e Edi Ramës.

Tare: Ngritja e komisionet ad-hoc parlamentare është në Kushtetutë. Pse nuk voton PD këtë?

Berisha: Kushtetuta thotë se persona të cilët do të aplikojnë, përzgjedhja e tyre do të bëhen në bazë aplikimi të hapur. Në qoftë se më bie t'i mua listat e partisë ku unë të zgjedhë vetëm partiak, nuk mund të bëhem komplist. Ka qenë ndërhyrja direkt e Hahn dhe Nuland që zgjidhi bllokimin e çastit të fundit. Pasi dështoi me të gjitha, Fatmir Xhafaj bëri nenin sipas të cilit Maks Haxhia. Ne arritëm që jo këta të caktojnë kush do vijë, por pedagogët e juridikut të aplikojnë në sajt. Ne arritëm që avokatët të aplikojnë të lirë dhe jo ata që të sjellë Maks Haxhia dhe dekani i Drejtësisë. Të gjithë ata që thonë se opozita nuk voton, mashtrojnë. Edi Rama ka shkelur marrëveshjet dhe në një botë të qytetëruar quhet zuzar. Ai që mban marrëveshjen quhet i qytetëruar.

Tare: Kjo është retorikë politike.

Berisha: Ia shpjeguam një për një zt.Gabriel që dëgjoi për një orë e 20 minuta, ndonëse pas pilafit.

Tare: Nuk bëri ndonjë deklaratë pas këtij dëgjimi

Berisha: Ka një ndryshim po ta lexosh.

Berisha: PD nuk pranon që Vettingu të përdoret si hanxhar nga Edi Rama

Tare: A ka një problem që PD nuk po i bind dot ndërkombëtarët?

Berisha: Për sa kohë përsëritet një gënjeshtër, PD do t'i qëndrojë të së vërtetës. Vettingun jemi ne që e kemi kërkuar. Është Partia Demokratike, ekspertët e PD-së që e kanë kërkuar tek ndërkombëtarët. PD nuk mund të pranojë që Vettingu të përdoret si hanxhar nga Edi Rama. Asnjë vendi nuk i ka ndodhur t'ia kthejnë dy herë listën e plotë të atyre që ka dërguar Edi Rama. Edi Rama s'ka vetting, ka vetëm xhep dhe interesa personale. Ne do t'i shpjegojmë çdo njërit që do të dijë të vërtetën. Më 21 korrik ky tv ka njoftuar se u arrit konsensusi. Ditën tjetër, PS dhe Edi Rama u tërhoq nga konsensusi sepse ishte ajo tendencë për t'ia dhënë me çdo kusht drejtësinë Edi Ramës dhe për t'i bërë gjëmën një vendi sepse ishte ajo tendencë e Sorosit dhe të majtës që për të majtën në pushtet i duhej shpata e drejtësisë, por këtë nuk mund ta bëjë kurrë.

Tare: Ka një ide që opozita do ta bëjë vetë Vettingun se ndihet e dobët

Berisha: Lulzim Basha ka bërë propozimin që të kthejmë ligjet dhe të bëjmë marrëveshjet. Kush po e mban peng për karrigen e tij? Edi Rama.

Tare: Basha i thotë ikni ju si kryeministër dhe Edi Rama thotë unë nuk iki.

Berisha: Votat e shqiptarëve nuk ishte për të themeluar Republikën e Narko-Trafikut. Opozita po bën një betejë ta pa shembull për votën e shqiptarëve. Për fat të mirë, ekzistojnë procesverbale se si duhet të ishte ligji i Vettingut. Mazhoranca nuk thotë dot se u tërhoq nga konsensusi Lulzim Basha dhe nuk e ka thënë dot kurrë. Është Ilir Meta dëshmitar, është Donald Lu dëshmitar.

Tare: Meta i ka votuar ligjet…

Berisha: Është në qeveri. Në qoftë se mashtron opozitën se do të bësh konsensus dhe të nesërmen e ke shkelur ke humbur sensin moral. Nuk ka opozitë në botë që mund të votojë për t'i dhënë drejtësinë në dorë. Unë ftoj ministrin gjerman që të thërrasë zt.Devil që të dëgjojë edhe për deklaratat që kam thënë unë kundër tij. Ka një ligj që është sensisiv, ndryshimi i Kushtetutës. E bënë këta dhe e bënë sistemin e drejtësisë me katër shkallë. Unë jam akuzuar nga drejtësia e tyre për krime kundër njerëzimit.

Tare: Shqiptarët duan që drejtësia të mos jetë as e PD-së dhe as e PS-së.

Berisha: Na mori 12 mandate Fehmi Avdiu dhe raporti ndërkombëtar tha se Shqipëria është vendi i vetëm me sistem 4 shkallë.

Tare:  Mos hyrja në zgjedhje e PD-së a është  vetëvrasje e PD-së?
Berisha: Mos hyrja e PD-së do të thotë të ketë bllokim të zgjedhje. PD është e vendosur me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje.  PD nuk është e vërtetë që bën këtë etejë për të mos marrë pjesë në zgjedhje

Nëse Rama shkon në zgjedhje do të marrë përgjigjen më spektakolare. Vota prevalon mbi cdo gjë. Nëse Edi Rama do të përdorë armët ndaj opozitës të bëhet gati

Berisha: Nëse Rama do të përdorë armët ndaj opozitës të bëhet gati

Berisha: PD po lufton dhe do të luftojë me të gjitha mjetet për të marrë pjesë në zgjedhje. Ata që e shtrojnë këtë, unë i kërkoj që të dëshmojnë mirëkuptim se gabojnë.

E gjitha kjo që bëhet, e gjithë kjo sakrificë,e gjithë kjo protestë e gjithë kjo betejë bëhet që PD të marrë pjesë në zgjedhje, jo të mos marrë. Në qoftë se Edi Rama, siç ka vendosur se do të shkojë në zgjedhje pa opozitën do të mbajë të gjitha përgjegjësitë, tregon se është i biri i të atit dhe e vërteta është se do të marrë përgjigjet më spektakolare që mund të marrë. Në qoftë se Edi Rama do të përdorë armët kundër opozitës atëherë të bëhet gati. Ke patur ndonjeherë protesta më paqësore në historinë e këtij vendi se sa këto protesta? Ske patur. Kujto pak protestat e tyre primitive.

Tare: Çadra, çfarë është, personalizim apo parashutë për kryetarin e PD?

Berisha: Çadra është shtatmadhëria e revolucionit që po zhvillohet nga 18 shkurti për një kauzë më themeloren e një shoqërie të lirë. Është shndërruar në një shkollë të madhe të farkëtimit të luftëtarëve të votës së lirë, një tempull pelegrinazhi të qytetarëve. Ka dhe nga rrethet nuk është vetëm i Tiranës. Ka dhjetra qytetarë që nuk kanë qenë kurrë në selinë e PD, dhjetëra personalitete që nuk kanë ardhur ndonjëherë në selinë e PD por ndajnë me PD dhe gjithë partitë e opozitës problemin e jashtëzakonshëm të votës së lirë.Çadra ka krijuar një armatë qytetarësh të vendosur për sakrifica në çdo rast, ndër më të mëdhatë për votën e lirë. Simboli i qëndresës dhe shpresës në një protektorat krimi, ku një kryeministër me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin përpiqet të shtypë opozitën dhe të drejtat e saj. Çadra, ndoshta ndër protestat më të gjata në historinë e Europës do të fitojë. Do fitojë vota e lirë, shqiptarët të votojnë të lirë. Nuk është çadra qëllim pushteti. Të mos mundet xhelati që ka vrarë katër apo pesë vetë që ta mas kokën me pe  po nuk votove Edi Ramën. Të mos mundet trafikanti që ka ndërtuar parajsën mbi drogën të mos blejë vota për Edi Ramën. Kjo bëhet me qeveri teknike.

Tare: PS nuk e ka vullnetin.

Berisha: Se ka karrigia e Edi Ramës. Rama nuk ka për asgjë Shqipërinë për karrigen e tij.

Tare: Ju keni ditur që nga kërkesa maksimaliste të arrini në marrëveshje. Keni gjetur me Nanon edhe me Ramën, pse jo tani?

Berisha: Edi Rama ka përcaktuar si objektiv kryesor pushtetin ose burgun. U tha Ministrave të tij që alternativa jonë e pushtetit është burgu, atëherë të mbajë me çdo kusht pushtetin. Nuk mund të ketë zgjehdje me një Kryeministër që kërkon të mbajë me çdo kusht pushtetin dhe e ka shndërruar vendin në narkorepublikë. Pas Panamasë, Shqipëria është vendi i dytë i planetit që është shndërruar në narkorepublikë.

Tare: A ka mbështetje të mjaftueshme për dorëheqjen e Kryeministrit që është zgjedhur në një palë zgjedhje të administruara nga ju?

Berisha: Një kryeministër që për të mos lejuar shqiptarët të votojnë krijoi narkorepublikën, së dyti e dini që janë mbi 400 kriminelë të administratë dhe të gjithë mbrohen nga Edi Rama. Merr Tërmet Peçin, përdori Sali Berishën Rama për ta shpëtuar. Përdori faktin se deri në ’72 Sali shquhej Salihi se ishte me hash mbrapa. Rregullat që imponoi Enver Hoxha në drejtëshkrim hoqën hashin dhe emri im shquhej Saliu. Kaq ishte historia që Denard Peçi për të nxjerrë të larë, kryetari i KQZ, fut në listë dhe Sali Berishës që ka kaluar nga Salih në Sali. Ky është në verbëri të madhe të mbrojtjes së krimit dhe nuk shkohet në këtë mënyrë. Unë kam jetuar zgjedhje në diktaturë.Nuk kishte. E kishte votën të sigurtë. Për të krijuar terror, thoshin ky nuk do të votojë. I shkonin në shtëpi vazhdimisht ta bindinin. Kurrë ndonjëherë nuk është angazhuar administrata publike me detyrim në zgjedhje si kësaj rradhe. Kemi të bëjmë me shndërrimin e administratës në një korpus gjigand elektoral të PS.

Tare: Negociatat, pse nuk u arrit marrëveshje?

Berisha: Ka një deklaratë të mbrëmshme në emër të tyre, një deklaratë të sotme nga vetë ai. Në deklaratën që bëri David McAllister thotë të vërtetën, u bë një progres. Por në pikat më kryesore palët nuk ranë dakord. Ndryshon kjo deklaratë thellësisht nga deklarata që bëri delegaconi mbrëmë në emër të tij. Dallimi është shumë i madh. Në deklaratën e mbrëmshme thotë se qeveria i pranoi dhe me gatishmërinë e madhe për të akuzuar opozitën dhe Lul Bashën për të cilin bërtitet nëpër korridore se nuk do bëhet kurrë Kryeministër. Një marrëzi e të huajve, ka ndonjë Ambasador të huaj që e bën këtë, gjë e turpshme por harron se aty ka shumë veshë që e dëgjojnë me neveri.

Tare: Tek Abba?

Berisha: Korridoret janë të shumtra nuk ka vetëm tek Abba.Ka korridore të tjera. Deklarata ndryshon, ajo e mbrëmshme thotë se qeveria i pranoi dhe i mallkuari Lul Basha nuk i pranoi. Kurse sot thotë se palët nuk ranë dakord. Ka një ndryshim konceptual shumë të madh.Nuk po them qëllime të tjera themelore që nuk janë në linjën as të deklaratës dhe as linja të tjera.Por nuk hyj në ato. Padiskutim që vendi i opozitës është në parlament por midis betejës për votën e lirë dhe kërkesës për stabilitet ka zgjedhur betejën e votës së lirë.

Tare: E ka zgjedhur Basha apo PD?

Berisha: Opozita. Kurrë në dijeninë time në një protestë të tillë nuk është bashkuar e gjithë opozita shqiptare. Sot e gjithë opozita është e bashkuar në revolucion.Në terësi revolucionin nuk e duan përveç atyre që do e bëjnë. Do fitojë. Mjerë Edi Rama që do përballet me këtë forcë sociale nukleare. Kryeministri të ikë, të mos ketë serial killera, banditë.

Tare: A është i rrezikshëm si preçendet?

Berisha: Çdo njeri që shndërron vendin në narkorepublikë nuk mundet dhe nuk duhet të qeverisë një minutë, absolutisht një njeri që liron nga burgjet seriakillerat nuk mund të ketë besimin e opozitës.Por nuk po e përjashtojmë. Hajde të ndjekim ca rregulla. Në 2009 i ka vëzhguar zgjedhjet një njeri që e kisha shpallur non grata në ’96. Në raportin e ’96 firmosi raportin që nuk përmendej në një fjalë të vetme bojkoti i opozitës. Duke treguar anësinë absolute në atë proces. I thashë që ti nuk ke gjetur në 36 faqe raport moralin dhe detyrimin për të thënë që opozita bojkotoi zgjedhjet dy orë para, ti nuk hyn më në Shqipëri. Nuk e lejova në zgjeshjet e tetorit të 1996. Në 2009 doli nga sënduku dhe isha para alternativës të pranoja Glover apo Edi Rama ishte i gatshëm të mos futej në zgjedhje. Ishte e detyruar të shkruante se këto zgjedhje plotësuan kriteret kryesore të OSBE dhe qeveria bëri 1-2-3 për të kufizuar veten e vet.

Berisha: Meta e ka bërë me përgjegjësi detyrën e tij

Berisha: Asnjë negociatë nuk mund të ketë sukses nëse Edi Ramën nuk e lejojnë klanet e drogës, nuk e lejojnë milionat e depozituar në bankën e bashkëshortes. Në qoftë se Rama qëndron në këtë pozicion nuk shoh dritë. Kryeministri mund të ketë shumë lloj profile negative dhe tiparesh, por një tipar i tij bëhet i rrezikshëm për shoqërinë në qoftë se ai punon për të mos pranuar votën. Ai bëhet armik i lirive të çdo qytetari. Për vet faktin që thotë se shkon vetëm në zgjedhje. Pse zgjedhjet të tuat janë?

Tare: PS nuk është vetëm. LSI do hyjë në zgjedhje.

Berisha: Gomulka ka pasur në koalicion Partinë Fshatare, që është aleate e saj. LSI është aleate e PS-së.

Tare: Si e vlerësonin rolin e zt.Meta?

Berisha: Një njeri që thotë se mandatet e mia janë në favor të zgjidhjes së krizës, mendoj se ka bërë me përgjegjësi detyrën e tij. Çdo politikan që ka minimumi nuhatjen politike e kupton se vendi po shkon drejt greminës.

Tare: Basha takohet me aleatët dhe jo me grupin e PD-së.

Berisha: Takohet vazhdimisht me aleatët. E vërteta është që realisht PD, selia e saj dhe e partive të tjera është në çadrën e lirisë. Po të më pyesësh mua. Unë i kam marrëdhëniet më të distancuara. Selia e PD-së është tek çadra tani. Unë nuk e përjashtoj. Është e nevojshme për konsultime sa më të gjera. Po të jetë puna për vendimmarrje është pak më e komplikuar. Absolutisht nuk ka vendim për të mos hyrë në zgjedhje.

Tare: Nëse do të ketë deputetë të PD-së që nuk shkojnë në zgjedhje, i druheni ndonjë çarje?

Berisha: Dy faktorë kanë krijuar konflikte civile, vota dhe droga

Berisha: Dy faktorë kanë krijuar konflikte civile, vota dhe droga. I thashë këto për të treguar rëndësinë jetike të betejës që po bën PD-ja. Nuk është betejë për bojkot. Do të ketë përshkallëzime.

Tare: A duhet të votëbesohet Basha në krye të PD-së?

Berisha: Basha ka përcaktuar një rregull mos gaboj që kryetari i PD-së do të votohet çdo dy vjet. Nuk shoh asnjë arsye që kryetari i PD të mos respektojë statutin.

Tare: A e ka frymëzuar mjaftueshëm që demokratët janë gati të kthehen në pushtet?

Berisha: Basha ka bërë opozitën e tij. Ai nuk ka ndjekur stilin tim, për çka unë nuk e qortoj. Në disa aspekte e konsideroj fisnike, por Basha nuk gjeti një kryeministër që e koncepton opozitën si bashkudhëtare. Jam i bindur se zt.Basha do të respektojë statutin. Jam i bindur se nuk do ta ndryshojë.

Tare: Për shkak të betejës janë të justifikuar edhe vendimmarrjet…

Berisha: Qëllimi i kësaj proteste është jo bojkoti por pjesëmarrja në zgjedhje. Tjetër gjë pse i nxjerrin flamurin e bojkotit. Unë kam patur mënyrën time të opozitës. Unë ua them shqiptarëve; kam kaluar situata të vështira por nuk jam ndodhur para një mali narko-eurosh. Ky është zhvillim dramatik për ligjin e vendit. Një njeri që u thotë shqiptarëve se po ndërton shtet, po ndërton drogë dhe narko-republikë. Të gjitha mediat janë unanime se Shqipëria është numër 1 në Evropë.

Berisha: Pasioni im është Parlamenti. Deputet nëse vendos PD

Tare: Do të jeni deputet në zgjedhje?

Berisha: Nëse PD vendos, unë do të jem.

Tare: Mbeteni i angazhuar?

Berisha: Mbetem. Pasioni im është Parlamenti. Unë bëja shumë pak konferenca shtypi se e shprehja në Parlament. Ai e ka alergji Parlamentin.

Tare: A nuk mendon se ka ardhur koha për t'u larguar nga pjesëmarrja në Parlament?

Berisha: Unë kam një moto dhe e kam të kahershme. Asgjë e keqe për të dominuar nuk e komplikon më shumë se heshtja. Ne heshtëm në diktaturë dhe e keqja dominoi. Në qoftë se dhjetëra mijëra intelektual si unë heshtëm nuk do të ishte diktatura më e gjatë në Evropë. Parlamenti është tribuna ku unë shpreh mendimet e mia.

Tare: A rrezikon PD një lloj izolimi ndërkombëtar?

Berisha: PD po lufton një kauzë themelore të partive që i besojnë kauzave të saj. Ka që e kanë realizuar dhe ka të tjera që nuk e kanë realizuar. PD duhet të ketë dialog. Ministri i jashtëm gjerman shpenzoi 1 orë e 20 minuta me opozitën. PD nuk ka pozicione armiqësore me faktorin ndërkombëtar. Shkëmbim mendimi, dialogu, qartësimi të vërtetash. Problemi është se kur grupi parlamentar mori këtë vendim, i dinte cili është presioni i qytetarëve. Parimi është të jemi në Parlament.

Tare: Ju e thatë se PD nuk i fiton zgjedhjet kësaj here, a po e përdor çadrën si alibi?

Berisha: Në zgjedhje të lira e kam pa diskutim bindjen e PD është parti e parë. Në zgjedhje të përcaktuara nga droga dhe krimi mund të jetë e pesta. Sot nga gjitha pollet, pollet e internetit të viteve të fundit janë më të qarta, por si marrim parasysh. Francezët kanë kohë që i kanë braktisur pollet me telefona. Në qoftë se kthehemi tek zgjedhja e Trump, 99% i jepnin fitore atij dhe askush nuk e besonte. Pashë këtë ditë një poll, që thoshte se 70 % e shqiptarëve nuk besojnë se Rama bën zgjedhje të lira.

Tare: Sipas këtyre të internetit…PD është në pozicion të mirë?

Berisha: Nuk kam parë për partitë.

Tare: Është folur për Republikën e Re. Ju ku jeni?

Berisha: Republika e vjetër është kthyer në narko-republikë. Nuk është folur përpara. Është folur në vitin e kanabizimit total të Shqipërisë. Çfarë i mbetet kësaj Republike?

Tare: Iu është ofruar posti i Presidentit?

Berisha: Absolutisht jo! Dhe unë nuk e pranoj. Jam tërhequr. Jashtë çdo lloj mundësie. E vetmja gjë që kam të vazhdoj si deputet në Parlament. Unë i kam mbyllur hesapet.

Tare: Pse nuk ktheheni për Presidentin?

Berisha: Vendi ka nevojë për një marrëveshje të re. Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë frymëzuese për konkludimin e një marrëveshje të re. Me gjëra të pjesshme asgjë nuk zgjidh.

Tare: Pra presidenti të jetë pjesë e një marrëveshje?

Berisha: Absolutisht!

Tare: Përfshin qeverinë teknike?

Berisha: Pa dyshim.

Tare: Nëse Rama bën zgjedhje dhe partnerët i njohin?

Berisha: Zgjedhjet i bën edhe Kim Jong Un. Absolutisht kjo do të jetë një vetëvrasjeje për Edi Ramën. Mos bindja civile është forma e avancuar e revolucionit demokratik. Ajo filloi të hënën e kaluar me një sukses total, me një pjesëmarrje të shkëlqyer, me një efektivitet absolut.

Tare: Është e paligjshme.

Berisha: Çon kryetarin e opozitës dhe deputetët në ndjekje penale një polici e narkotikizuar. Nga revolucioni demokratik ajo çarmatoset e para dhe nuk e dinë ata. Nuk duhet të zbatojë urdhrat e Noriegës. Për të qetësuar shpirtin e tij gjen një të sëmurë. Ai i sëmuri, Noriega e dinte se mund të sillej me helikopter. E la vet që të bënte foto për ta hedhur në Facebook.

Tare: Një deklaratë e juaj në 2011, askush nuk do të lejojë të shkelë ligjin. Kështu thotë Rama.

Berisha: Në 2011, Edi Rama bazuar në një mashtrim dhe në një kurth ndaj Ilir Metës. Unë kurrë nuk do të pranoja që një njeri të merrte 700 mijë euro. Kompania e Dukës i thoshte që nga momenti që kam humbur gjyqin kam humbur 700 mijë euro. Edi Rama donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës së Sali Berishës. Edi Rama po mbronte një mashtrim, e krijoi me një shirit magnetofoni që e kishte bërë copy-paste 27 herë.

Sali Berisha nuk ka nevojë kurrë  për imunitet

Tare: Ka një tezë që zgjidhja e kësaj krize bëhet në rast se Perëndimi ju ofron garanci për mbrojtje nga hetimet.

Berisha: Secili mund të ketë nevojë për imunitet, por Sali Berisha nuk ka. Edhe në vitet e zeza të diktaturës kam qenë Sali Berisha. Pa dyshim me kufizimet e mia. Këto janë trillime primitive. Çdo shtetar mund të kërkojë imunitet. Sali Berisha kurrë. As për veten dhe as për familjarët e tij. Kam bindjen se i kam qëndruar atij kodi që kam përcaktuar.

Berisha: Në qoftë se e thonë diplomatë, thuaju që shihni kryetarët dhe kryeministrat tuaj. Të bëjnë çdo lloj presioni. Sali Berisha nuk ka nevojë për asnjë mbrojtje.

Tare: Zgjedhjet e Kavajës së 7 majit. Në qoftë se bëni betejë për votën e lirë të pengoni zgjedhjet e Kavajës.

Berisha: Kavaja është qendra e revolucionit demokratik. Kavajasit janë guximtar dhe e kanë treguar 100 herë gjatë diktaturës. Kanë luajtur rol historik në vendosjen e demokracisë. Nuk mund të pranojnë të nëpërkëmben nga regjimi i Noriegës. Respekt i madh për qytetarët e Kavajës. Është qytet simbol.

Tare: E mbështesni daljen e demokratëve për të penguar qytetarët të votojnë në Kavajë?

Berisha: Mos bindja civile filloi. Edi Rama, 66 ditë protestën më të gjatë në historinë e Evropës e quajti një copë letër në tokë të xanun. Është vetëm fillimi. Fundi është fundi i Edi Ramës.

Tare: Si do realizohet?

Berisha: Revolucioni ka 50 forma. Ia kujtoj Edi Ramës, revolucionin një herë e udhëheq ti, një herë e udhëheq ai. Urrejtja për Edi Ramën është e jashtëzakonshme. Në qoftë se polli thotë se 70% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama nuk bën zgjedhje të lira.

Tare: Çfarë ndodh kur solucionin e merr populli në dorë?

Berisha: Kur populli e merr në dorë, vendos ai. 67 ditë në çadrën e lirisë pa asnjë lloj akti. Në qoftë se bën numrin e të betuarve të çadrës është e mjaftueshme për ta rrëzuar tre herë Edi Ramën. Mos e zemëro më tej popullin. Zemërimi për të ka kufij vetëm qiellin. Është politikani më i përçmuar.

Tare: A merr PD kosto për destabilizim?

Berisha: Droga dhe vota janë dy faktorë që kanë çuar në konflikte të mëdha.

Tare: A mund të kekmi një agjendë kombëtare mbi atë personale?

Berisha: Themeli i krizës në Maqedoni është kriza etnike por filloi si kleptokratike ku Zaevi nxori përgjime. Ne kemi një listë me një sërë aferash. Për këto janë zgjedhjet. Ku ka Maqedonia serial-killer. Ku janë në Kosovë probleme të kësaj natyre. Cilat nga këto vende është narko-Republikë? Edhe ai kamion që erdhi nga Qafë Thana është mbushur në Shqipëri. Flitet për një pjesëmarrje aktive e Taulant Ballës dhe është nisur për në Hanin e Hotit. Agjencia e zonjës Sejdiu…Prokuroria të hetojë.

Tare: Si shpjegohet që PD-ja që i solli ëndrrën e Evropës shqiptarëve të bëhet pengesë për integrimin?

Berisha: Shqipëria nuk mund të integrohet si narko-republikë. Do Edi Rama integrimin? Të arrihet marrëveshja. Të dalë zotëria që t'u thotë shqiptarëve se u bë një gabim me drogën, dhe jo të përdor Kosovën për të shpëtuar nga narko-republika. Pse çfarë është Kosova? Plaçkë. Kam thënë krejt tjetër. Pat një periudhë kur Beogradi nuk zbatonte asnjë marrëveshje. Ivica Daçiç thoshte në Preshevë që ikni. Pat një periudhë ku asgjë nuk ecte në Maqedoni. Albanofobia ishte tjetër gjë. Nuk i përdorja për qëllime politike. Kurrë elektorale.

Tare: Ka zëra për destabilitet. Ju besoni?

Berisha: Marrëzi. Drogën gjithnjë e më shumë do ia kthejnë. Mbas Sirisë, Shqipëria është vendi i dytë në Evropë dhe kjo është politikë e Edi Ramës.

Tare: Do të hyjë PD në zgjedhje dhe a do të ketë zgjedhje më 18 qershor?

Berisha: PD po bën një betejë legjendare për të hyrë në zgjedhje. Le të dalë njeri të më thotë se nuk është narko-Republikë. Le të thotë njeri se nuk ka kriminelë në rrugë. Në Kolumbi, El Chapo kishte blerë qeverinë. Në Afganistan kam qenë unë. Plantacione pafund droge të qeverisë, Talibanëve dhe të opozitës. Opozita në Shqipëri ka qëndruar në mënyrë kategorike kundër drogës. Ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.

Tare: A ka përgjegjësi PD përpara demokratëve nëse e çon PD jashtë sistemit?

Berisha: PD ka për detyrë për të bërë betejën vendimtare për votën e lirë. Ju them me bindjen më të thellë se stabilitet pa votën e lirë nuk mund të ketë.

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more