Skip to main content

Ora News: “Namik Dokle: Ai që do jetë në vendim tim vetëm hajdut pulash mos jetë” plus 9 more

Ora News: “Namik Dokle: Ai që do jetë në vendim tim vetëm hajdut pulash mos jetë” plus 9 more


Namik Dokle: Ai që do jetë në vendim tim vetëm hajdut pulash mos jetë

Posted: 29 Apr 2017 11:40 PM PDT

Një nga deputetët më të vjetër në PS, i cili nuk do të kandidojë më në zgjidhjet e ardhshme Namik Dokle ka uruar deputetin e ri që do të ulet në vendin e tij në Parlamentin e ardhshëm.

Në një reagim në rrjetet siociale, Dokle shpreh mirënjohje për të gjihë njerëzit socialiste ose jo me të cilët ai ka bashkëpunuar gjatë këtyre viteve.  Ndërsa shpreh një admirim të veçantë për grupin socialist të 1997, që e solli PS në pushtet në një periudhë të vështirë.

Reagimi i Namik Dokles

Pas 27 vjetve, pas 8 legjislaturave te panderprera ne Kuvendin e Shqiperise, ne vendin tim do te ulet nje deputet i ri. E uroj perzemersisht, cilidoqofte! (Vetem “aman” hajdut pulash te mos jete!) Pas 27 vjetve, nga zemra me buron…
MIRENJOHJE per ata mijera socialiste dhe njerez te mire pa dokumente partiake, qe me kane pritur zemerhapur, kane ecur e punuar bashke me mua dhe, ne disa raste, kane vene edhe jeten e tyre ne rrezik per te me mbrojtur nga falanga idjote politike.
ADMIRIM per deputetet e Grupit Socialist te viteve 1992-1997, te paperseritshem ne perkushtim dhe idealizem, me te cilet sollem per here te pare Partine Socialiste ne pushtet.
NDJESE per gjithe ata njerez me halle e veshtiresi ne jete, te cilet nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk me lane t’i ndihmoja, kur kishin nevoje.
PERULJE dhe pendese per ata pak individe qe rralle…shume, shume rralle mund t’i kem lenduar.
FALJE per ata pak individe qe me kane lenduar, edhe pse lendimi “nuk harrohet kurre”!
Dhe…perqafime per ju miqte e fejsbukut!

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama pas publikimit të listave: Mendoj se PD do hyjë në zgjidhje

Posted: 29 Apr 2017 10:59 PM PDT

Pas publikimit të listave për deputetë, kryeministri Edi Rama në orët e vona të natës në një dalje publike për mediat tha se vazhdonte të besonte se PD do të hyntë në zgjidhje.

Kryeministri e nisi fjalën e tij me një falenderim për deputetet historikë të PS, të cilët në kët legjislaturë nuk do të kandidojnë, Namik Dokeln, Arta Daden dhe Valentina Leskajn. 

Duke folur për kandidatët e rinj, ai tha se janë të harmonizuar, ndërsa u shpreh se janë seleksionuar sipas ligjit të pastërtisë së figurës publike. Në skuadrën e PS, Rama tha se përfaqësohen edhe minoriteti grek dhe ai maqedonas.

Rama u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me PD që kjo e fundit të hyjë në zgjidhje, por si fillim tha Rama të merremi vesh per vettingun. 

Rama: Unë vazhdoj të mendoj që PD do të hyjë në zgjedhje dhe jam i bindur sepse nuk është një iluzion, por një mundësi reale sepse këtë bindje e kam pasur gjithmonë dhe jam besimplotë se ne ashtu sic e kemi shprehur do të mund ti krijojmë PD dhe partive të tjera rreth saj mundësinë që të regjistrohen. Natyrisht në formatin aktual secili më vete edhe jashtë afatit. Ka një afat mundësisht fizike për përgatitjen e fletëve të votimit dhe unë uroj që afati final të sjellë shumë arsye. Jemi të gatshëm ti ofrojmë PD mundësinë që në 7 maj në Kavajë të shkojë me një kandidat dhe jo me një turmë njerëzish të manipuluar.

Rama: Gati të bisedojmë me PD, por së pari vettingu

Rama: Ne nuk e presim PD dhe nuk kemi ndërmend të ndalemi me shpresën se do vijë PD. Nëse PD do të kërkojë që ti bashkangjitet këtij procesi në një kohë të arsyeshme, ne nuk do themi jo. Madje unë jam i përgatitur që të them PO edhe për të gjitha kërkesat e parashtruara në platformën e kompromisit nga miqtë e PD të Partive Popullore, duke përjashtuat afatin e zgjedhjeve që të shtyhet. Të tjerat janë në tavolinë, por kuptohet të merremi vesh për vettingun.

Rama: Spartak Braho nuk ka qenë asnjëherë në listat e LSI

Rama: Braho nuk ka qenë asnjëherë deputet i LSI në kuptimin juridik. Ka qenë deputet i PS ku Meta krijoi LSI, në 2009 nuk ka qenë deputet, në 2013 ka qenë i PS. Ka një rol të posacëm në marrëdhënien mes dy partive kur është kohë e nxehtë dhe patjetër ka një eksperiencë që ne e kemi çmuar. Pra nuk ka qenë pengesë, zjarrnxitës, por ka qenë një urë që kur na është dashur kemi kaluar qoftë unë qoftë presidenti i zgjidhur.

Situata në Maqedoni, Rama: Lufta për pushtet ka përfshirë si alibi shqiptarët

Rama: Jemi në të drejtën tonë që ti kujtojmë fqinjve tanë maqedonas që do të dëshironim shumë që shqiptarët në Maqedoni që nuk janë një minoritet, por janë një popullsi shtet formuese ti gëzojnë respektin liritë, të drejtat 100% të barabarta me maqedonasit. Ne duam një Maqedoni stabël, të zhvilluar, demokratikisht dhe ekonomikisht sepse ne duam që Maqedonia të jetë shëmblltyre e harmonisë mes fqinjësh dhe të jetë vendi ku asnjë shqiptar të mos ndihet qytetar i dorës së dytë. Thirrja e përsëritur për qetësi, durim dhe për sa më shumë vullnet edhe në këto kushte të vështira për të mos u përfshirë në një konflikt politik dhe për të mos lejuar që shqiptarët mos përfolen si alibi për atë konflikt është shprehje kuptim plotë e shprehjes kuptimplotë e dëshirës tonë të madhe që Maqedonia të kapërcejë këtë krizë që vazhdon të përshkallëzohet ku fatkeqësisht lufta për pushtet ka përfshirë si alibi shqiptarët.

Rama: Në skuadrën tonë përfaqësohen minoritet grek dhe maqedonas

Rama:  Dua të nënvizoj dy elementë. Nga njëra anë përfshirjen e përfaqësuesve të denjë të minoritet grek në skuadrën tonë, përmes një figure të njohur dhe të respektuar si Andrea Marto dhe përfshirjen në komunitetin e vockël maqedonas dhe këtu më lejoni që të nënvizoj se jam krenar për Shqipërinë që kemi dhe në këtë aspekt edhe Shqipëria që kishim nuk bënte fort dallim ku respektohen minoritetet në mënyrë shembullore dhe duke qenë se sot ne shohim me shqetësim atë që ndodh në vendin fqinj.  Shpresoj që askush nuk do ndihet i provokuar kur them se një minoritet me pak mijë banorë, ka përfituar një vëmendje të veçante nga ASHE dhe në reformën territoriale është kthyer në bashki më vete, në respekt të atyre njerëzve, duke ndryshuar emër, quhej Liqenas dhe quhet Pustec.

Rama: Kandidatët e seleksionuar sipas ligjit të pastëritisë

Rama: Edhe për ne numri i përcaktuar imponon një seleksion shumë rigoroz. Seleksioni që ka qenë gjithmonë, por këtë herë duke pasur parasysh edhe një kuadër ligjor ne kemi përfshirë në këtë proces përzgjedhje edhe përpjekjen për të verifikuar përputhshmërinë e plotë të të gjithë figurave të skuadrës me ligjin e pastëritisë së figurës së shërbetorit publik dhe jo vetëm kaq, por në mënyrë rigoroze është shqyrtuar CV e çdo kandidati. Sot me plot gojën mund t'i themi njerëzve se jemi gati për të filluar fazën finale të ballafaqimit, sa shumë kemi bërë, sa kemi për të bërë dhe sa shumë ka për të humbur nëse ndalemi në këtë rrugë.

Rama: Skuadra e re e harmonizuar

Rama: Skuadra e re ka misionin jo thjesht të fitojë ndeshjen e 18 qershorit, betejen por edhe të bëjë të mundur që në këtë fazë tjetër të rrugëtimit tonë ne tia dalim faqebardhë përpara të gjitha atyre që do të na japin besimin për të ecur përpara. Është një skuadër që harmonizon, mosha eksperienca, treva komunitetet.  Është momenti për të falenderuar udhëheqësit e qarqeve që kanë bërë një punë si asnjëherë më parë të lavdërueshme për të qëmtuar me kujdes ndjeshmëritë, potencialet, kandidaturat e mundshme të cilat kanë qënë mbi 1500 dhe për të arritur në një listë, apo në një tërësi listash përfundimtare që nuk duan të thonë se kjo është e gjitha, pasi edhe shumë të tjera burra e gra, mund të kishin qenë pjesë e kësaj skuadre, por ashtu si në cdo aktivitetet ku ka një garë skuadras ka një numër të përcaktuar lojtarësh.

Rama falenderon Doklen, Leskajn, Daden

Rama:  Dua ta filloj me një shprehje mirënjohje për deputetet që kontribuan dhe ishin pjesë e rrugës tonë nga Shqipëria që kishim tek ajo që kemi. Duke filluar nga Namik Dokle, duke vazhduar me Valentina Leskajn, pa dyshim Arta Daden dhe të gjithë të tjerët me radhë ndaj të cilëve kam falenderimet më të sinqerta dhe shprehjen jo vetëm të mirënjohjes por edhe respektit për gjithcka bënë si përfaqësues të PS në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Lista e kandidatëve zyrtarë për deputetë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet e 18 qershorit:

Qarku Kukës

1-Mimi Kodheli

2-Safet Gjici

3-Valbona Doçi

4-Agron Geca

Qarku Shkodër

1-Ditmir Bushati

2-Paulin Sterkaj

3-Senida Mesi

4-Luan Harusha

5-Paulin Luli

6-Teuta Shala

7-Alfons Babani

8-Vilson Masmala

9-Majlinda Laccaj

10-Myzafer Bushi

11-Pjetër Nika

12-Blediana Nika

Qarku Dibër

1-Ilir Beqaj

2-Almira Xhembulla

3-Halit Palamani

4-Myfit Duriçi

5-Naim Asllani

6-Lindita Tako

Qarku Lezhë

1-Lindita Nikollaj

2-Pjerin Ndreu

3-Gjetan Gjetani

4-Ardiana Jaku

5-Fran Mata

6-Egli Dashi

7-Edona Daçi

8-Elton Suti

Qarku Elbasan

1-Taulant Balla

2-Evis Kushi

3-Arben Kamami

4-Musa Ulqini

5-Anastas Angjeli

6-Luan Duzha

7-Nure Belba

8-Florenc Spaho

9-Olsi Çoku

10-Desantila Tahiraj

11-Edmond Xhani

12-Enver Shkurti

13-Klevis Xhoxhi

14-Arben Ruçi

15-Ana Muça

16-Ejvis Pila

17-Besjon Ajazi

18-Marenglen Disha

19-Klodiana Zdrava

20-Erjona Ibro

Qarku Korçë

1-Niko Peleshi

2-Eduard Shalsi

3-Elisa Spiropali

4-Ilirjan Pendavinji

5-Ilir Xhakolli

6-Edlira Bode

7-Ardit Konomi

8-Enslemvera Zake

9-Sotiraq Bratko

10-Gentjana Drabo

11-Zamira Meto

12-Edlira Donefski

13-Erion Thengjilli

Qarku Berat

1-Blendi Klosi

2-Ermonela Valikaj

3-Adnor Shameti

4-Fadil Nasufi

5-Arben Konomi

6-Eugen Kallfani

7-Saimir Plaku

8-Jorid Çelaj

Qarku Vlorë

1-Damian Gjiknuri

2-Vilma Bello

3-Alket Hyseni

4-Vullnet Sinaj

5-Andrea Marto

6-Edi Rama

7-Edmond Leka

8-Fatmir Velaj

9-Eltjona Hoxha

10-Ramis Husi

11-Adrian Gurma

12-Elona Hodaj

13-Saniela Xhaferri

14-Lindita Kondi

15-Suela Kotolloshi

Qarku Gjirokastër

1-Bledar Çuçi

2-Mirela Kumbaro

3-Flamur Golemi

4-Laert Duraj

5-Artemis Dralo

6-Matilda Çela

7-Elvira Pasho

Qarku Durrës

1-Eglantina Gjermeni

2-Milva Ekonomi

3-Fidel Ylli

4-Ilir Ndraxhi

5-Rolant Xhelilaj

6-Jurgis Çyrbja

7-Rrahman Rraja

8-Klodiana Spahiu

9-Altin Kaziaj

10-Alban Ramohitaj

11-Ledion Lako

12-Ana Dhamo

13-Bashkim Xhafa

14-Agim Karaj

15-Aljon Hysko

Qarku Fier

1-Erjon Braçe

2-Adelina Rista

3-Bashkim Fino

4-Ismet Beqiri

5-Antoneta Dhima

6-Bujar Çela

7-Tatjana Piro

8-Anduel Xhindi

9-Gramoz Ruçi

10-Xhavit Bushi

11-Gentiana Cakrani

12-Lindita Buxheli

13-Ervin Bushi

14-Gentian Nushi

15-Ermal Petushi

16-Afrim Plaka

Qarku Tiranë

1-Elona Gjebrea

2-Besnik Baraj

3-Olta Xhaçka

4-Blerina Gjylameti

5-Pandeli Majko

6-Saimir Tahiri

7-Vasilika Hysi

8-Ervin Bushati

10-Ogerta Manasterliu

11-Fatmir Xhafaj

12-Rakip Suli

13-Arben Ahmetaj

14-Xhemal Qefalia

15-Sadri Abazi

16-Ulsi Manja

17-Klotilda Ferhati

18-Sadi Vorpsi

19-Arben Pëllumbi

20-Spartak Braho

21-Eljo Hysko

22-Milena Harito

23-Silda Cepe

24-Danja Hobdari

25-Juliana Hoxha

26-Arben Seferi

27-Blerina Doracaj

28-Irma Shtini

29-Besa Spaho

30-Granit Kërxhalliu

31-Shpëtim Leskaj

32-Azbi Arapi

33-Dritan Meta

34-Klevis Jahja

35-Gerta Lubonja

36-Ruilda Lita

37-Shpati Kolgega

38-Arben Meçaj

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bashkimi Evropian gaboi me Kosovën

Posted: 29 Apr 2017 10:20 PM PDT

Bashkimi Evropian po tregon standarde të dyfishta kur është fjala për Kosovën dhe rrugën e saj integruese, thonë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, Brukseli e ka lënë anash Kosovën, duke i dhënë përparësi të dukshme integrimit të Serbisë, çka ka ndikuar me rritje frustrimesh në Kosovë.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i cili kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe, siç kishte deklaruar ai, favorizimit që po i bëhetSerbisë.

Duke lënë anash faktin që institucionet e Kosovës kanë mundur të bëjnë më tepër në përmbushjen e agjendës evropiane, ka edhe një të vërtetë tjetër që ndërlidhet me neglizhencën e BE-së karshi Kosovës, thotë Emrush Ujkani, njohës i zhvillimeve politike dhe integruese.

Sipas tij, Kosovës po i kërkohet t'i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, madje edhe ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por në anën tjetër, BE-ja, thotë Ujkani, nuk e ka të qartë nëse do t'i liberalizonte apo jo vizat për Kosovën edhe po të përmbushej ky kriter.

"Edhe po t'i plotësonte Kosova të gjitha kriteret, si atë të demarkacionit dhe të tjerat, pra jo vetëm ato që ndërlidhen me agjendën e liberalizimit të vizave, por edhe shumë fusha tjera, prapë mendoj që pengesa tjetër do të vinte nga pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, të cilat vazhdojnë ta bllokojnë atë", thotë Ujkani.

Retorika e ashpër e lidershipit të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian, sipas Emrush Ujkanit, megjithëse paraqet një joseriozitet, nuk pritet t'i dëmtojë marrëdhëniet dhe Brukselin dhe proceset integruese evropiane.

"BE-ja sikur është mësuar me reagime të tilla, pasi që edhe ajo ka qenë neglizhente në raport me Ballkanin Perëndimor, në këtë rast edhe me Kosovën, çka po e pranojnë edhe vetë zyrtarët në Bruksel. Prandaj, unë nuk mendoj se një retorikë e tillë i dëmton raportet dhe imazhin, por do të dalim jo serioz karshi partnerëve ndërkombëtarë", thekson Ujkani.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa e kishte cilësuar si të pakuptimtë kushtin e Bashkimit Evropian për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave, këto ditë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Duke u ndërlidhur me mesazhet e zyrtarëve të BE-së, të cilët e qortuan në mënyrë indirekte Thaçin për deklaratat e tij për bashkimin e shqiptarëve në një shtet nëse Brukseli nuk ofron perspektivën integruese evropiane për Kosovën, Thaçi tha se zyrtarët e BE-së po bëjnë deklarata të gërditshme.

"Kërcënim për Bashkimin Evropian është nacionalizmi serb, është Beogradi, i cili është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm të Rusisë në Serbi, prej bazave ushtarake deri në MIG-at rus dhe kjo përkëdhelje dhe deklarime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian për Beogradin janë shumë bajate, shumë të gërditshme dhe neveritëse", tha Thaçi.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se Bashkimi Evropian ka një kohë të gjatë që nuk e trajton Kosovën në mënyrë të barabartë me vendet tjera.

Aplikimi i standardeve të dyfishta në raport me Kosovën, sipas tij, ka ndikuar edhe në retorikën e ashpër politike të lidershipit të Kosovës, ndonëse sipas tij, institucionet e Kosovës nuk është dashur ta tolerojnë që në start këtë qasje të BE-së në raport me Kosovën.

"Kemi një neglizhim, kemi një injorim, kemi një qasje krejtësisht hipokrite të BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës, posaçërisht sa i përket liberalizimit të vizave, sepse është krejtësisht e pa kuptimtë që të mos ndodhë liberalizimi, ndërkohë që vendeve tjera, të cilat kanë pasur probleme edhe më të mëdha sesa Kosova, u janë liberalizuar vizat", thotë Muhaxhiri.

Trajtimi jo i barabartë i Kosovës nga Bashkimi Evropian, thekson Artan Muhaxhiri, vërehet edhe në procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Ai konsideron se Beogradi, nuk është qortuar as në momentet kur ka provokuar dhe sfiduar seriozisht sigurinë në Kosovë, siç ishte rasti me trenin rus që ishte nisur nga Serbia për në Mitrovicë.

"Ka pasur standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë. BE-ja, ndaj Kosovës ka qenë shumë më e ashpër dhe shumë më hipokrite, sesa që ka qenë ndaj Serbisë, të cilës i janë lejuar edhe projekte provokuese edhe fashiste, siç ka qenë ai i trenit me slogane anti-kosovare dhe anti-shqiptare", thekson Muhaxhiri.

Kosova ka mbetur prapa në proceset integruese evropiane, si shteti më i izoluar, dhe i vetmi në rajon pa liberalizimin e vizave.

Një gjendje e tillë, sipas analistëve, po i shton frustrimet dhe zhgënjimet, të cilat tani besohet se po reflektohen edhe në deklaratat e udhëheqësve të shtetit. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lista e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Posted: 29 Apr 2017 01:47 PM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dorëzoi mbremjen e sotme në KQZ listën për deputet të LSI për zgjedhjet e 18 qershorit.

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PS zyrtarizon listën e kandidatëve për deputetë, ja emrat sipas qarqeve

Posted: 29 Apr 2017 12:14 PM PDT

Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme listat e kandidatëve për deputetë në qarqet e vendit për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Në listën e PS ka edhe supriza, pasi disa deputetë historik të kësaj force politike nuk kandidojnë më, ndërsa vihen re emra të rinj. 

Po ashtu një suprizë tjetër është renditja e kryeministrit Rama i gjashti në listën e deputetëve në Vlorë, ndër Gramoz Ruçi i nënti në Fier. 

Kryeministri Rama edhe njëherë u shpreh se vazhdon të mendojë që PD do të hyjë në zgjidhje.

Rama: “Unë vazhdoj të mendoj që PD do të hyjë në zgjedhje dhe jam i bindur sepse nuk është një iluzion, por një mundësi reale sepse këtë bindje e kam pasur gjithmonë dhe jam besimplotë se ne ashtu sic e kemi shprehur do të mund ti krijojmë PD dhe partive të tjera rreth saj mundësinë që të regjistrohen. Natyrisht në formatin aktual secili më vete edhe jashtë afatit. Ka një afat mundësisht fizike për përgatitjen e fletëve të votimit dhe unë uroj që afati final të sjellë shumë arsye. Jemi të gatshëm ti ofrojmë PD mundësinë që në 7 maj në Kavajë të shkojë me një kandidat dhe jo me një turmë njerëzish të manipuluar.”

Ministrja Mimi Kodheli ishte e para që prezantoi listën katër emërore për qarkun e Kukësit, të cilën do ta kryesojë vetë. Pas saj vijuan me rradhë kordinatoret ne qarqe.

Kodheli: “Listë e gjatë shumëemërore që ka konluduar si një proçes i gjatë konsultimesh. Ka pasur parasysh që kandidatët duhet të plotësonin pritshmëritë e publikut që përfaqësojnë, treva, komunitete, shtresa shoqërore. Mendojmë se është një listë e goditur. Lista është konsultuar dhe është marrë opinionin i Prokurorit të Përgjithshëm, çdo CV ka kaluar në proçes skanimi".

Kukësi

1-Mimi Kodheli
2-Safet Gjici
3-Valbona Doçi
4-Agron Geca

Qarku Shkodër

  1. Ditmir Bushati
  2. Paulin Sterkaj
  3. Senida Mesi
  4. Luan Harusha
  5. Paulin Luli
  6. Teuta Shala
  7. Alfons Babani
  8. Vilson Masmala
  9. Majlinda Laccaj
  10. Myzafer Bushi
  11. Pjetër Nika
  12. Blediana Nika


Qarku Dibër

  1. Ilir Beqaj
  2. Almira Xhembulla
  3. Halit Palamani
  4. Myfit Duriçi
  5. Naim Asllani
  6. Lindita Tako

 

Lezhë

-Lindita Nikolla

-Pjerin Ndreu

-Gjetan Gjetani

-Arjana Jaku

-Fran Mata

-Eglid Dashi

-Elton Suti

Elbasan

-Taulant Balla

-Evis Kushi

-Arben Kamami

-Musa Ulqini

-Anastas Angjeli

-Luan Duzha

-Nure Belba

-Florenc Spaho

-Desantila Tahiraj

-Edmond Xhani

-Enver Shkurti

-Klevis Xhoxhi

-Arben Ruçi

-Ana Muça

-Evis Pila

-Besjan Ajazi

-Mariglen Disha

-Klodjana Zdrava

-Erjona Ibra

 

Korçë

-Niko Peleshi

-Eduart Shalsi

-Elisa Spiropali

-Ilirian Pandavini

-Ilir Xhakolli

-Edlira Bode

-Ardi Konomi

-Eslenvera Zake

-Sotiraq Bratko

-Gentjana Drabo

-Zamira Meto

-Edlira Donevski

-Erjon  Qirjaku

Berat

-Blendi Klosi

-Ermonela Valikaj

-Adnor Shameti

-Fadil Nasufi

-Arben Konomi

-Arben Kallfani

-Sajmir Plaku

-Jorid Çelaj

Vlora

-Damian Gjiknuri

-Vilma Dello

-Alket Hyseni

-Vullnet Sinaj

-Andrea Marto

-Edi Rama

-Edmond Leka

-Fatmir Velaj

-Etjona Hoxha

-Ramiz Hysi

-Adrian Gurma

-Elona Hodaj

-Saniela Xhaferri

Gjirokastër

-Bledian Çuçi

-Mirela Kumbaro

-Flamur Golemi

-Laert Duraj

-Artemisa Dralo, pedagoge

-Matilda Çela

  Durrës

– Eglantina Gjermeni

– Milva Ekonomi

– Fidel Ylli

– Ilir Ndrazhi

– Roland Xhelilaj

– Jurgen Qyrbja

– Rrahman Rranja

– Klodiana Spahiu

– Altin Kazaj

– Alban Ramoita

– Ledion Lako

– Ana Dhamo

– Bashkim Xhafa

– Alion Hyska

– Agim Karai 

 

 /Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

2Ton publikon këngën ‘Tipi jem’

Posted: 29 Apr 2017 11:57 AM PDT

Reperi 2Ton ka publikuar këngën e re të titulluar 'Tipi jem'.

Klipi i këngës është i mbushur me vajza, në mënyrë që ti përshtatet tekstit, të cilin si gjithmonë e ka shkruajtur vetë 27-vjecari.

Pas bashkëpunimit me Samanta Karavellon, ai zgjodhi të vinte në një këngë solo. 

Ndërkohë, ky është projekti i tretë muzikor që ka sjellë për këtë vit.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta President, Berisha: Rama mbylli çdo shteg për votën e lirë

Posted: 29 Apr 2017 11:34 AM PDT

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka thyer heshtjen për zgjedhjen e zotit Ilir Meta, President i ri i Republikës së Shqipërisë.

Përmes një postimi në fb, Berisha thotë se mazhoranca me në krye Edi Rama, me këtë akt të ri i mbylli çdo shteg që shqiptarët të votojnë të lirë, duke thelluar më tej krizën politike.

Berisha: Nje akt i ri per thellimin krizes! Dje parlamenti i “aleances se qelbesirave” apo i Narko-Republikes, votoi, me urdher te Norieges, Ilir Meten, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President te ardhshem te vendit.

Opozita sigurisht nuk kishte asnje ambicie per pushtet ne tavoline apo per postin e presidentit. Ajo ka shpallur si mision te vetin rikthimin e votes se lire per shqiptaret dhe jo ndarjen ne tavoline te pushtetit.

Por me kete veprim, qe ne stilin ateror te Edi Rames ngjan me ngritjen ne pergjegjesi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metes president, Edi Rama vrapoi te solidifikoje qendrimin e “aleances se qelbesirave” kunder kerkeses se opozites per zgjedhje te lira dhe per te mbyllur çdo shteg apo mundesi per te lejuar shqiptaret te votojne te lire dhe per te zgjidhur ne menyre te civilizuar krizen me te rende dhe me te rrezikshme qe perjeton Shqiperia nga shkurti i vitit 1991.

Qytetaret shqiptare do ti japin Edi Rames ndeshkimin e merituar! Revolucioni demokratik do fitoje!

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Djali i kryeministrit Rama sondazh për Metën: A do pëlqehet si President?

Posted: 29 Apr 2017 11:02 AM PDT

Padyshim që zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, Ilir Meta, mbetet ngjarja kryesore që shoqëroi këtë javë intensive politike.

Larg këtyre zhvillimeve nuk ka qëndruar as djali i madh i Kryeministrit, Greg Rama, i cili i ka dedikuar një postim në fb Metës si President.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Butrint Imeri: Ajo është si Mona Lisa

Posted: 29 Apr 2017 10:53 AM PDT

Këngëtari kosovar, Butrint Imeri ka publikuar këngën e re të titulluar 'Mona Lisa.' Ai me këtë këngë i referohet një femre që është njësoj si piktura e njohur e Da Vincit.

"Ajo është krejt si Mona Lisa," – thotë ai në refrenin e këngës, tekstin e së cilës e ka shkruajtur në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Me këtë projekt, ai ka ngritur shumë dyshime te audienca, pasi nuk dihet nëse e ka dedikim special për ndonjë femër në jetën e tij.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ultimatume Staliniste

Posted: 29 Apr 2017 10:39 AM PDT

1- Si njoftuan mediet e Tiranës, më 26.4.2017, bisedimet e Koalicionit shqiptar, të përfaqësuar prej kryeministrit, Edi Rama, e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, dhe Opozitës shqiptare, të kryesuar prej kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me ndërmjetësimin e dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, David Mekalister e Knut Flekenshtain, dështuan! Dhe, dështuan sepse Draft-marrëveshjen e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, me çështjet për të cilat do të duhej të bisedonin dy palët, e refuzoi Opozita, domethënë Lulzim Basha. Kryetari i Partisë Demokratike e refuzoi këtë Draft-marrëveshje, në të cilën përfaqësuesit e Koalicionit, Edi Rama dhe Ilir Meta, i kishin bërë atij një varg lëshimesh, për shkak se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian nuk përfillën ultimatumet e tij, qindra herë të përsëritura, për krijimin e qeverisë teknike, rrjedhimisht, për shkarkimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit të Shqipërisë dhe shpërbërjen e Qeverisë shqiptare.

2- Kryetari i Partisë Demokratike nuk u kënaq me lëshimet, përkatësisht me dhuratat që ia dhuruan përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Mekalister e Flekenshtain, dhe përfaqësuesit e Koalicionit shqiptar, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ai nuk u kënaq me pozitën e dhuruar të kryetarit të Këshillit Qendror të Zgjedhjeve. Ç'dhuratë është kjo për "meritat" politike të Lulzim Bashës? Kurrfarë dhurate!

Ai nuk u kënaq me ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor, në sajë të të cilave do të ndëshkohen të gjithë ata që blejnë e shesin vota! Ç'dhuratë është kjo për "meritat" politike të Lulzim Bashës? Kurrfarë dhurate! Me ato ndryshime mund të dënohen rëndë për shitblerje votash edhe mjeshtrit e Partisë Demokratike e të disa aleatëve të saj të kryehershëm që e kanë ushtruar shumë suksesshëm atë mjeshtëri!
Ai nuk u kënaq me premtimet e dëshmuara me shkrim e me nënshkrime të dy përfaqësuesve evropianë për luftën kundër drogës dhe, rrjedhimisht, për shkarkimet e disa kuadrove policore, që do të bëhen shpejt! Ç'dhurate është kjo për "meritat" politike e kombëtare të Lulzim Bashës! Kurrfarë dhurate është ajo dhuratë që nuk përmban ultimatumet e tij staliniste. Kjo dhuratë mund t'i dalë atij kapuç me mëngë. Ai e di se shtet të drogës Shqipërinë nuk e ka bërë Qeveria e sotme në krye me Edi Ramën. Jo. Shtet të drogës Shqipërinë e kanë bërë krijuesit politikë të Lulzim Bashës: Sali Berisha me bashkëpunëtorët e tij më të përkushtuar! Vetëm në fshatin e madh, në fshatin Lazarat, prodhoheshin atëherë, siç kishin shkruar cinikët evropianë, 4 miliardë e gjashtëqind milion euro drogë në vit!

Ai, Lulzim Basha, si kryetar i Partisë Demokratike, di edhe diçka më shumë për drogën: ai di se ku më pak e ku më shumë, tani e 25 vjet, droga mbillet në gjithë Shqipërinë – në fusha e male, në lugina e kodrina, në fshatra e qytete, në shtëpia e banesa. Dhe e mbjellin bashkëpunueshëm dhe bashkëpërfitueshëm anëtarët e shumë partive, sidomos anëtarët e tri partive të mëdha: të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste për Integrim. Nuk do të mbillej aq lehtë, nuk do të mbillej aq shumë, nuk do të mbillej aq shumë kund, nuk do të korrej e paketohej aq shpejt e nuk do të eksportohej aq lehtë sikur në të gjitha këto punë të mos bashkëpunonin aq shumë duar, aq shumë e shumë duar të ndryshme e të rrjetëzuara partiake, që s'e mbikëqyrin e as vëzhgojnë njëra-tjetrën. E të tjera. E të tjera!

3- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, nuk mund të kënaqet me të gjitha këto dhurata të dhuruara me Draft-marrëveshjen e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, për shkak se ai me prodhuesin e tij partiak, Sali Berishën, kanë një dëshirë sipërore, shantazuese e ultimative, që është dëshirë mbi dëshirat, që është kryedëshirë e tyre: ai e dëshiron, ai e ëndërron Kokën e kryeministrit të sotëm të Shqipërisë – Kokën e Edi Ramës? Kjo Kokë përfaqëson qëllimin e tyre, dhe kuptimin e politikës së tyre! Kjo Kokë është kryeultimatumi i tyre. Patologjia e tyre!

Megjithëse mendjeçartur aq sa nuk ua merr mendja atyre djemve e vajzave e atyre burrave e grave që, shpesh fytyrëmvrenjtur, i duartrokasin me ditë të tëra në çadër gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet, thirrjet, britmat, çjerrjet, fjalitë e tij që aq shpesh fyejnë logjikën dhe etikën, ai, Lulzim Basha, e di se me Edi Ramën kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste nuk ka kurrfarë gjasash as sivjet, as pas katër vjetësh, as pas tetë vjetësh, të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

Edi Ramën nuk ma ka bërë nëna, prandaj nuk kam kurrfarë arsyeje shpirtërore ta kem më afër a më larg se Sali Berishën apo Lulzim Bashën. Por, Rexhep Qosja, që nuk njeh aristokraci të trashëguar, që nuk njeh aristokraci të pasurisë, që njeh vetëm aristokracinë mendore, aristokracinë intelektuale, e përkrah Edi Ramën si intelektual, e përkrah për mendjen e tij e për dhuntinë e tij krijuese, sado s'i ka heshtur e s'i hesht disa mospajtime me të në politikë. Dhe, e përkrah sepse ai, me bashkëpunëtorët e tij, po bëjnë shumë përpjekje për ta liruar Shqipërinë prej të këqijave të shumëllojshme me të cilat e ka ngarkuar mentaliteti politik primitiv ende agresiv, po bëjnë shumë përpjekje për ta bërë Shqipërinë shtet të së drejtës, shtet të përgjegjshmërisë sociale, shtet të gjasave të barabarta për të gjithë, shtet në të cilin të gjithë do të kenë dinjitet të pa fyer, të pa nënçmuar e të pa cenuar, shtet në të cilin të gjithë do të jenë njësoj të sigurt dhe njësoj të trajtuar prej shtetit e prej drejtësisë së tij, shtet njëmend të evropianizuar.

4- Çadra fatkeqe, provokuese, mosduruese e sulmuese ndaj institucioneve shtetërore shqiptare nuk u ngrit në pranverën e sivjetme vetëm në Tiranë. Çadër e ngjashme kundër Qeverisë së sotme shqiptare në krye me Edi Ramën u ngrit këtë pranverë edhe në tri vende fqinje: u ngrit edhe në Greqi, edhe në Maqedoni, edhe në Serbi.

Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Edi Rama, sipas të gjitha gjasave, është njëri prej kryeministrave më të sulmuar prej fqinjëve në historinë njëqind e pesëvjeçare të shtetit shqiptar! Pse jo? Ai është kryeministri që ua tha atyre disa të vërteta të hidhura që s'ua kishin thënë kryeministrat e tjerë shqiptarë.

Sulmet ndaj kryeministrit të sotëm shqiptar më së pari i filloi Greqia, në të vërtetë e djathta e njohur greke e, pas saj, edhe ministri i Ushtrisë greke. E djathta greke me ministrin e saj ushtarak e filloi avazin sulmues ndaj kryeministrit shqiptar për shkak të disa të vërtetave që ai i tha për politikën e sotme dhe politikën e mëparshme të Greqisë, ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.

As Greqia e djathtë e as Greqia e majtë nuk ishin mësuar që prej kryeministrave shqiptarë t'i dëgjonin disa të vërteta për politikën e saj ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve, në mënyrë të veçantë ndaj çamëve!
Mbas Greqisë së djathtë, kryeministrin e Shqipërisë filloi ta sulmojë edhe e djathta maqedonase e me të edhe kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Sulmet e kësaj të djathte dhe këtij kryetari u nxitën prej Platformës politike të partive shqiptare në Maqedoni, në të cilën u kërkuan disa të drejta që shqiptarëve nuk u ishin njohur, në të vërtetë, që u ishin shkelur nga pushteti i partisë së djathtë në pushtet, prandaj edhe nga kryetari i tashëm maqedonas. Për t'i bërë më përshtypjebërëse për faktorët ndërkombëtarë akuzat e tyre, e djathta dhe kryetari maqedonas e fajësuan kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, si autor të asaj Platforme! Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni para paraqitjes së Platformës së tyre në opinion, natyrisht të shkruar para takimit me Edi Ramën, ishin takuar jo vetëm me të, me kryeministrin e Shqipërisë, por me akuzat e tyre ata sulmuan vetëm kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën!

Mbas Maqedonisë, pezmin e tyre ndaj gjuhës së Edi Ramës filluan ta publikojnë: edhe zëdhënësi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, edhe peshkopi i Serbisë, Irinej, e, më në fund, edhe vetë kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të gjithë këta iu vërsulën kryeministrit Edi Rama për shkak të deklaratës së tij se në qoftë se Bashkimi Evropian e zgjat shumë, pamatshëm, pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e kjo domethënë edhe të Shqipërisë e të Kosovës, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen.

5- Nuk dua të supozoj se sulmet e të djathtës greke, të djathtës maqedonase dhe të djathtës, të majtës dhe të fesë serbe, ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u frymëzuan edhe prej sulmeve të opozitës shqiptare, sidomos të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili më 31 mars të këtij viti, 2017, prej Çadrës së tij iu kërcënua Edi Ramës me "dëshmi" greke, maqedonase dhe serbe!

-Ta kanë vënë kryqin! Ti je rrezik për rajonin! – klithi ai.

Ç'është e vërteta, këtë deklaratë që e cenonte, që e akuzonte politikën shtetërore të Shqipërisë para faktorëve ndërkombëtarë, bashkëpunëtorët e Lulzim Bashës e hoqën shpejt prej rrjeteve sociale, megjithatë, ajo mori dhenë dhe, sigurt, u shënua në mjetet e informacionit e në arkivat e tri vendeve të përmendura dhe u shfrytëzua prej zyrtarëve të tyre.
E unë nuk dua të supozoj, por as të mohoj, pra, se sulmet ndaj Qeverisë së sotme shqiptare nga tri vendet ballkanike janë nxitur edhe prej fushatës politike të Opozitës së çadruar në krye me ultimatumurdhëruesit – me kryetarin e djeshëm të PD-së Sali Berisha dhe me kryetarin e sotëm të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por dua të theksoj: në kohën kur po flitet e po shkruhet për "kujdesin" e shtuar jo vetëm politik të Rusisë në Ballkan, për ndërhyrjen e saj jo vetëm politike në zgjedhjet në Mal të Zi, për bashkëpunimin e forcuar ushtarak të Serbisë me Rusinë; kur po shohim se në Maqedoni e djathta po organizon protesta me parulla kundërshqiptare, po futet dhunshëm në Kuvendin shtetëror duke përgjakur edhe shqiptarë, ndërsa kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, premton se mund të shpallë gjendje lufte, në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se Çadrën e "lirisë" e të "republikës së re", e kanë ngritur mençuria dhe ndjenja kombëtare. Jo. Çadrën e ka ngritur droja e mafive jo vetëm "demokratike" prej Reformës së drejtësisë, prej Vetingut dhe prej llogarive juridike që do dhënë për tragjedinë e Gërdecit, për vrasjet e protestuesve para Kryeministrisë, për shumë zhvatje, plaçkitje, përvetësime të paligjshme të pasurive kombëtare e për shumëçka tjetër! Dhe kjo drojë, dhe kjo çadër, dhe kjo britmë çadriste i shkon përshtati fort kësaj situate në Ballkan.

6-Dhe, më tej, në kohën kur po shohim e po lexojmë se sa të tendosura, në të vërtetë në thelb të acaruara janë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Rusisë në Siri e në Lindjen e Mesme në përgjithësi dhe se sa rrezikuese për paqen është gjendja në Gadishullin Korean, ku, megjithatë, takohen mospajtueshëm interesa amerikane, kineze dhe ruse, kur ish Sekretari i OKB-së, Ban Ki Mun, deklaron se bota gjendet para shkatërrimit bërthamor, nuk mund të mos gjykohen pamatshëm të dëmshme të gjitha ato që po bëhen, të gjitha apo që po thuhen dhe të gjitha ato që po planifikohen në Çadër kundër institucioneve shtetërore të Shqipërisë. Ultimatumet staliniste të Sali Berishës dhe çirakut të tij mendjepaktë e zëmadh politik, Lulzim Bashës, kërcënimet se s'do lejojnë zgjedhje, zgjedhje pa u pranuar ultimatumet e tyre për rrënimin e qeverisë shqiptare, shpërfillja e tij kur e kur agresive e fyese ndaj e diplomatëve dhe përfaqësuesve politikë amerikanë e evropianë, kërcënimet ndaj jetës së kryeministrit Edi Rama, paralajmërimi i mosbindjes qytetare në gjithë Shqipërinë – të gjitha këto janë veprime që synojnë paralizën e shtetit, në të vërtetë tragjedinë e vitit 1997! A mendojnë Sali Berisha e Lulzim Basha se në protesta, në "mosbindje qytetare", në mbrojtje të institucioneve shtetërore mund të ngrihen anëtarët e PS-së, apo edhe të LSI-së që përfaqësojnë së paku tri të katërtat e Shqipërisë? Çka do sillnin dy mosbindje qytetare të përnjëhershme? Luftë qytetare! E kjo luftë qytetare do të provonte të vërtetën e palëkundshme gjithënjerëzore se kur nuk ndodh ndëshkimi i rëndë për ata që i shkaktuan një herë dëme pamatshëm shkatërruese atdheut si në vitin 1997, janë të gatshëm ta përsërisin edhe një herë atë dëm edhe atë aventurë, nisur, më në fund, edhe me një çadër si kjo jo vetëm çjerrëse e sulmuese po sidomos kërcënuese.

7-Për të gjitha arsyet e sipërthëna Partia Demokratike e Shqipërisë, në radhët e së cilës gjenden shumë veprimtarë të çmuar politikë, anëtarë të PD-së prej themelimit të saj, do të duhej të bëjë çmos për ta shpëtuar veten prej aventurës së rrezikshme politike të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës.

Partia Demokratike i duhet shumë Shqipërisë.

Por, Partia Demokratike i duhet shumë Shqipërisë pa Lulzim Bashën. Dhe, pa lulzimbashat! Lexojini të dhënat e deklaruara prej tij për pronat e tij, për pasuritë e tij në Shqipëri e në Evropë! Dyzet e trevjeçari politik mund të ketë grumbulluar aq pasuri për një kohë të shkurtër vetëm duke shkelur ligje dhe vetëm duke mashtruar budallenj dhe të mençur!

Lexojini të dhënat e publikuara në Kosovë për shërbimet e tij politike në Kosovë kur Kosova ishte çka është edhe sot – atëherë protektorat i Kombeve të Bashkuara e sot protektorat i kolonizuar i Bashkimit Evropian, dhe do të shihni se shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për krime lufte, janë të "dhëna" me të cilat, atë, Dik Martin, si thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë nga radhët e LDK-së!

Të rinjtë dhe të rejat, studentët, të gjithë ata që humbën aq kohë në atë Çadër tragjikomike, do të duhej të largohen prej qorrsokakut në të cilin i kanë futur ata që po i ftojnë për të marrë pjesë në përpjekjet për t'i shkaktuar Atdheut edhe një paqëndrueshmëri të rrezikshme në këtë kohë kërcënuese në rajon e në Botë!

Shekulli Njëzet e Një na ka sjellë gjasën për t'u bërë faktor i rëndësishëm në Ballkan, me premtimet për sendërtimin e të drejtave tona aq rëndë të cenuara në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.

Le ta kemi të qartë se me politikë çadrore, me ultimatume çadrore, me mosbindje çadrore, me sjellje çadrore, që synojnë rrënimin e shtetit, me politikën shpërfillëse çadrore ndaj diplomatëve e përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë, ne vetëm sa e komprometojmë mendjen tonë politike dhe e cenojmë gjasën që na e ka sjellë ky shekull.

Rexhep QOSJA
Prishtinë, 27.4.2017

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more