Skip to main content

Ora News: “Kosova pret lirimin e Haradinajt” plus 8 more

Ora News: “Kosova pret lirimin e Haradinajt” plus 8 more


Kosova pret lirimin e Haradinajt

Posted: 25 Apr 2017 11:47 PM PDT

Ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt pritet të marrë fund nesër në seancën e tij të radhës në Colmar të Francës. Haradinaj, i cili po mbahet në ndalim në shtetin francez, nga 4 janari i këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për kinse krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom, shkruan gazeta “Zeri” në Kosovaë.

Mirëpo, ashtu siç ka thënë edhe mbrojtja e liderit të AAK-së, në seancën e tij të fundit edhe njohësit e çështjeve juridike në Kosovë përsërisin se ato janë akuza të fabrikuara dhe tashmë është argumentuar kjo gjë.

 

Madje, sipas njohësve të politikave të BE-së, edhe gjykata franceze tashmë e ka të qartë rastin e ish-komandantit të UÇK-së dhe nuk pritet të ketë vonesa të mëtejshme. Se ish-kryeministri i Kosovës pritet të lirohet thonë edhe njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese.

Ndërkaq në AAK kanë thënë për "Zërin" se nëse drejtësia vendos Haradinaj të enjten do të kthehet në Prishtinë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kapet me drogë në ambientet e burgut një 36-vjeçar

Posted: 25 Apr 2017 11:41 PM PDT

Një 36-vjeçar nga Saranda u arrestua pasi u kap në ambientet e burgut të Fierit me një sasi kanabis sativa.

Policia sqaron se "në pranga u vu Mario Sinanaj, 36 vjeç, pasi gjatë kuntrollit në hyrje të takimeve me personat që vuajn denimin në I.E.V.P Fier, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës matriale 97.20 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva."

Materialet i kaluan Prokuririsë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Proddhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve me burgim” parashikuar nga Nenet 283/1. 324/a të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lushnje, arrestohet shpërndarësi i dozave të kokainës

Posted: 25 Apr 2017 11:22 PM PDT

Një shpërndarës drogë është arrestuar nga policia e Lushnjës. Bëhet fjalë për shtetasin Klevis Kasa nga fshati  Fiershegan të cilit iu sekuestruan 29 doza kokainë dhe 217 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike  në doza, gjatë kuntrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës matriale 217 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, si edhe 29 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1. i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Beograd, mijëra vetë protestuan duke kërkuar hetime për një projekt

Posted: 25 Apr 2017 10:56 PM PDT

Mijëra vetë kanë protestuar mbrëmë në Beograd duke kërkuar hetime lidhur me një projekt prej miliarda eurove për ndërtim të një kompleski.

Demonstruesit kanë bartur mbishkrimin "Mos ta zhytim Beogradit", afër lumit Sava, ku do të ndërtohet një kompleks me ndërtesa, hotele dhe qendër tregtare.

Kritikët e këtij projekti e akuzojnë qeverinë e Serbisë se nuk është konsultuar sa duhet me shoqërinë civile.

Projekti prej 3 miliardë eurove, për të cilin zyrtarët qeveritarë thonë se do ta shndërroj Beogradin që qendër turistike, do të realizohet si ndërmarrje e përbashkët nga qeveria e Serbisë dhe kompania, Eagle Hills, me seli në Dubai.

Kritikët e kanë theksuar mungesën e tenderëve publikë për këtë projekt dhe e kanë shtruar çështjen e vlefshmërisë ekonomike të tij në Serbi, me papunësi dyshifrore dhe me rrogë mesatare prej 400 eurove.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rusia dhe Serbia konfirmojnë zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak

Posted: 25 Apr 2017 10:31 PM PDT

Rusia dhe Serbia konfirmuan interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake, tha ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, pas takimit në Moskë me homologun serb, Zoran Gjorgjeviq.

Shoigu tha se Moska e sheh Beogradin si partner të besueshëm, i cili mbron parimet themelore të sigurisë ndërkombëtare.

"Për fat të keq, bota nuk po bëhet vend më i qetë dhe më i qëndrueshëm. Ngjarjet në dekadën e fundit, që lidhen me revolucione shumëngjyrëshe, pushtime të ndryshme dhe përmbysje me dhunë të udhëheqësve të shtetit, nuk sjellin asgjë të mirë", tha Shoigu.

Ai po ashtu tha se fitorja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale në Serbi e forcon besimin e Rusisë në marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha i bën bllokadë arsyes

Posted: 25 Apr 2017 03:31 PM PDT

Lulëzim Basha ka folur dje me 'sigurinë' e një kryeministri dhe tejet i vetëkënaqur, para medias, paçka se orët e gjata të negocimeve e kanë treguar se ai i kish vendosur një bllokadë arsyes, duke u ngulur në qëndrimin e tij pa ekuivokë për krijimin e një qeverie teknike. Trishtimi i madh, kur e ndiqje të vinte nga mendimi se çfarë mund të sjellë një përfaqësues i tillë i asaj që pretendohet si lidërshipi i të nesërmes! E më keq akoma, që Opozita e sotme shqiptare identifikohet vetëm me të.

E vetmja gjë e cila ka mbetur deri në orët e vona ishte një fjalëz e Bashës sa i përket vazhdimit të bisedimeve, që gjithsesi linte idenë e gjetjes së një rruge të ndërmjetme. Në fakt, që lexohet se pritej ajo që do të vendoste lideri i vërtetë i PD-së, z.Sali Berisha, atij ku shkoi të raportonte fill pas bisedimeve. Bashës iu dha e gjithë mundësia që të shpaloste staturën e vet, por edhe të kremtonte atë aksion 67 ditësh, si sukses personal para zërave skeptikë qoftë edhe prej PD-së. Por ai e shmangu, duke e vendosur veten në një udhëkryq, ku më shumë se kokëfortë do të gjykohet si një i kapur nga interesi i liderit të tij të vërtetë. Për të ardhur keq, se në këtë takim nuk ishin anëtarët e tjerë të partive opozitare, që mund të ofronin një alternativë më të mençur, por edhe më të besueshme për kauzën.

Sido që do të jetë zgjidhja e këtij ngërçi politik, keqardhja më e madhe është antagonizmi i frikshëm politik në Shqipëri. Paçka se kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjithë pikat e të ashtuquajturës "non paper" paraqitur nga eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein për daljen nga kriza, ku theksohen standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, Opozita me gojën e Bashës i është përgjigjur me fjalinë shtampë të kërkesës për qeverinë teknike.

Në një faqe e gjysmë format, në atë që ka hartuar me shumë kujdes misioni i OSBE-së, ambasada e SHBA-së dhe BE-së dhe është rakorduar nga dy deputetët, është rekomanduar që kreu i KQZ-së, institucioni që menaxhon zgjedhjet t'i jepet opozitës; shpallja e shitblerjes së votës si objekt që duhet të ketë sanksione nga Kodi Zgjedhor të quhet edhe vepër e Kodit Penal; aksesi në polici etj. Një mal kushtesh, pranuar nga Rama, që mund t'ia lehtësonin daljen nga Çadra me nderin e fitores së çështjes, shefit të opozitës.

Por, duket se Lulëzim Basha nuk vendos vetë sepse me bllokadën e arsyes që ka bërë ka treguar jo thjesht mungesën e një stature politike të nevojshme që i duhet vendit, por edhe ka ofruar parashikimin e një lideri që nuk ofron fleksibilitet, besueshmëri dhe që apriori të sjell trishtim për të ardhmen e vendit. Tashti lufta më e madhe e Bashës do jetë lufta për të justifikuar veten e tij.

/Javanews/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Negociatat e dështuara dhe “merita” e vetme e Bashës në PD

Posted: 25 Apr 2017 03:29 PM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka hedhur poshtë dokumentin zyrtar për bisedime ofruar nga ndërmjetësit e Bashkimit Europian, i cili parashikon një riformatim të qeverisë dhe shtyrje të zgjedhjeve më 16 korrik, me kusht që opozita të kthehet në Kuvend për të votuar Veting-un.

Dokumenti u pranua pak minuta më parë nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, por ai u refuzua nga Lulzim Basha, pasi Rama dhe Meta e shoqëruan me kushtin që opozita të votojë menjëherë Veting-un në Kuvend.

Ndërmjetësi Knut Flekenstein, pasi mori fjalën e kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, ka shkuar në takim me nënkryetarin e Partive Popullore Europiane, McAllister, por Basha nuk ka pranuar ofertën ndërkombëtare, të pranuar ndërkohë nga shumica.

Ai u ka thënë ndërmjetësve ndërkombëtarë se kërkon shtyrje të zgjedhjeve deri në fund të vitit dhe një qeveri pa Edi Ramën kryeministër.

Pas kësaj, bisedimet mes dy palëve duket se janë bërë pa kuptim, dhe do të shkohet drejt zgjedhjeve pa Partinë Demokratike.

Lëshimi i orëve të fundit i Edi Ramës, ishte i paparashikuar, sidomos lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve, edhe pse ai e argumentoi me nevojën që shqiptarët kanë për të marrë procesin e Veting-ut. Nga ana tjetër, Rama është treguar i gatshëm për formatim të qeverisë, për të rritur besimin e opozitës.

Dokumenti i ofruar ishte në të vërtetë një ofertë që ngjante me qëndrimin e LSI disa javë më parë, e cila kërkoi qeveri besimi dhe një fleksibilitet për afatin e zgjedhjeve.

Bisedimet mes dy palëve u ngjajnë shumë bisedimeve mes shqiptarëve dhe serbëve në Rambuje, ku faktori ndërkombëtar ofroi një dokument, dhe fitues u shpallën ata që pranuan dokumentin, pra shqiptarët.

Shumë vetë besojnë se Edi Rama ka bërë bllof duke pranuar dokumentin, por dhe nëse kjo është e vërtetë, ai është i fituari i këtyre bisedimeve, të paktën si lojtar i mirë. Të njëjtën gjë thanë për të edhe kur miratoi reformën në drejtësi, por ajo tani po ashtu po shkon drejt zbatimit.

Pas kësaj, skena politike pëson një ndryshim të fortë. Nuk është e qartë nëse tani në zgjedhje do të shkohet duke respektuar vendimin e KQZ për mos regjistrimin e koalicioneve, pra secila parti më vete, apo do të ri-interpretohet në datën 29 prill. Por e sigurtë është që LSI do të marrë pjesë në zgjedhje, pas një përpjekje të fortë ndërkombëtare të dështuar, për të kthyer PD në Kuevnd dhe në zgjedhje.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike po shkon drejt bojkotit përfundimtar, pa një vendim politik të forumeve të saj, siç mund të ishte Këshilli Kombëtar apo Kryesia e zgjeruar e Partisë Demokratike.

Ish- kryeministri Berisha, i cili është dhe inspiruesi tinzar i kësaj fryme radikale në Partinë Demokratike, e ka cilësuar më parë vdekjeprurëse bojkotin e zgjedhjeve nga Partia Demokratike dhe po nxit Partinë Demokratike për një protestë të dhunshme në Kavajë më 7 maj, dhe më pas destabilizimin e procesit zgjedhor, me shpresë që procesi të dështojë në terren.

Por nga ana tjetër, qeveria është e qetë dhe e sigurtë në kontrollin mbi situatën, dhe ka një angazhim për të kryer një proces zgjedhor shembullor, dhe për të përballur me ligjin çdo përpjekje për destabilizim.

E vetmja enigmë që ngelet pas kësaj, është nëse kjo që po ndodh me Partinë Demokratike është një betejë e Lulzim Bashës për t'i shpëtuar ballafaqimit zgjedhor, apo një imponim ndaj tij prej Sali Berishës për t'i shpëtuar reformës në drejtësi. Sido që të jetë, është e qartë se është një skenar vdekjeprurës për Partinë Demokratike, e cila pas këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë në parlament dhe as aty ku do të vendoset për reformën në drejtësi. Lulzim Basha ka "meritën", siç e thotë një kolegu ynë, që e transformoi Partinë Demokratike nga një parti antikomuniste dhe kundërshtare e fortë e socialistëve, në një parti antiperëndimore dhe kundërshtare e fortë e Europës. Siç nuk e meritonte!

Dhe në vend që të bënte historinë e saj, duket se po e nxjerr atë nga historia.

/Tema/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha, “JO”-ja e vetmisë së madhe

Posted: 25 Apr 2017 03:20 PM PDT

Lulzim Basha ka vendosur t'i thotë të gjithëve "JO". Ai ka rrefuzuar një poropozim të negociatorëve ndërkombëtarë që në thelb dukej konsensual dhe i arsyeshëm. Ai ka hedhur poshtë edhe "lëshimin" e zgjedhjeve në mes të korrikut dhe atë të disa ministrave teknikë të vendosur me bekimin e opozitës, në një qeveri të drejtuar gjithmonë nga Edi Rama.

Madje sikur dy "JO"-të e tij të forta të mos mjaftonin ai ka rrefuzuar edhe foton kartolinë të një takimi të përbashkët, sipas ftesës së David McAllister dhe Knut Fleckstein për të diskutuar në tryezë teknikalitetet.

Po të kqyren këto qëndrime të forta mund të nxirren disa konkluzione paraprake.

Së pari Basha ka arrituar aq shumë gjëra sa asnjë demokrat do t'i kishte imagjinuar përpara ngritjes së çadrës në 18 shkurt. Ai jo vetëm ka arritur t'i përmbysë Edi Ramës çerekun e qeverisë, por ai kishte në drorë të zhdukte sot edhe po aq ministra të tjerë. Ai e ka bërë Ramën të tërhiqet me turp nga deklarata e tij se data kushtetuese e zgjedhjeve nuk ka shanc të ndryshojë.

Ai ka thënë se këto kushte janë të pamjaftueshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbi këtë parim ka përplasur derën.

Por, sado i guximshëm dhe vetmohues të duket ky akt, ai ka rrezik të tubojë në një aleancë anti bashë të gjithë faktorët që janë në këtë lojë.

Rama do të gjejë një argument më shumë për të thënë se megjithëse ai bëri maksimumin e lëshimeve, ata që i tremben vetingut duan me çdo kusht të sabotojnë zgjedhjet.

Ilir Meta do të gjejë të gjitha justifikimet e nevojshme, për të fshirë nga fjalori shprehjen "nuk shkoj në zgjedhje pa opozitën" duke pretenduar se edhe kusht për qeveri besimi dhe ai për shtyrje të 18 qershorit u plotësua.

Ndërkombëtarët që pas deklaratave tejet të ashpra të shefit të diplomacisë gjermane, Gabriel dhe pas qëndrimit të përbashkët Hahn – Mogherini, i dhanë edhe një shank të fundit, rrezikojnë ti heqin vizën.

Zërat disidentë në PD, pas kësaj klime mund të shpërthejnë dhe të dalin hapur.

Por megjithëse është i ndërgjegjshëm për të gjitha këto, lideri i PD-së ka thënë sërish "JO".

I bindur se ka vënë në ruletin e kësaj loje të gjitha fishat e tij. Ai tani po rrezikon të humbasë gjithçka, me shpresën minimale se mund t'i fitojë të gjitha. Dhe të gjitha përmblidhen tek "koka" e Ramës. Basha pretendon se me këtë kryeministër të molepsur me paratë e koncesioneve me dhunën e kriminelëve dhe me mediat e mëdha është e pamundur të shkohet në zgjedhje. Por ka gjasë që kjo të jetë vetëm ana propagandistike e fasadës. Sepse ndoshta bash apo kërkon shumë më tepër se kaq. Ai po kërkon ta tërheqë zvarrë Edi Ramën. Ai po kërkon ta shkatërrojë rivalin e tij duke i lënë vetëm dy rrugë. Ose ta detyrojë të tërhiqet i turpëruar si trafikant, ose ta yshtë të marshojë i vetëm drejt zgjedhjeve si diktator.

Dhe për të kapur këtë sfidë pothuajse të paharritshme, Basha apo bën një hara-kiri të fortë. Ai po i përplas derën çdo lloj propozimi tjetër, duke vënë kokën e tij në një rulet- gijotinë.

/Lapsi.al/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rusia sulmon zgjedhjet franceze?!Moska po përpiqet të dëmtojë Macron

Posted: 25 Apr 2017 01:54 PM PDT

Ekspertët e informatikës kanë paralajmëruar mbi rrezikun e sulmeve kibernetike të Rusisë mbi zgjedhjet presidenciale franceze, ndërsa sipas tyre, qëllimi i Moskës është që të dëmtojë fushatën e liberalit, Emanuel Macro. Sipas kompanisë që hartoi raportin e raundit të parë të zgjedhjeve, grupe piratësh kompiuterikë nga Rusia, kishin përdorur teknika të ndryshme për të vjedhur informacione të vlefshme nga Macro, që mbetet edhe favoriti për të triumfuar në raundin e dytë.

Në një kohë kur Rusia është akuzuar vazhdimisht për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, ekspertët e informatikës kanë deklaruar se Moska ka sulmuar në javët e fundit përmes sulmeve kibernetike, edhe kandidatin liberal në Francës, Emanuel Macron, teksa shtojnë se ka shumë mundësi që sulme të tilla të ketë deri në raundin e dytë që do të zhvillohet më datë 7 maj.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania e specializuar për sigurinë kibernetike Trend Micro, e cila njoftoi se ishin vënë re sulme të ndryshme përmes teknikave tashmë të njohura duke filluar nga hakimi përmes fishing e deri tek domeinet e falsifikuara.

Sipas Trend Micro, piratët kompjuterikë janë munduar që të vjedhin fjalëkalime të ndryshme që u përkinsnin zyrtarëve të lartë që po punojnë për fushatën e liberalit Emanuel Macro.

Ekspertët shprehen se sulmet kanë qenë mjaft agresive si dhe janë realizuar me pajisje mjaft të sofistikuara.

Kompania me bazë në Tokio në raportin e publikuar mbi raundin e parë të zgjedhjeve, bëri të ditur se grupet që kanë organizuar sulmet mendohet të jenë të njëjtat me ato që ndërhynë edhe në zgjedhjet presidencaile të Shteteve të Bashkuara.

Megjitahtë, në një reagim për këtë cështje, Rusia mohoi edhe njëherë akuzat, duke nënvizuar se nuk ka patur asnjë interferencë, as për ShBA-në dhe as për Francën.

Zyrtarët e Moskës u shprehën se deklaratat e perëndimorëve janë krejtësisht të pabazuara.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more