“Në Ferizaj u shënua dita e shkollës fillore “Astrit Bytyçi”” plus 6 more Ferizaj Press |
- Në Ferizaj u shënua dita e shkollës fillore “Astrit Bytyçi”
- Kampi Bondsteel edhe për një kohë të gjatë do të qëndrojë në Ferizaj
- E-kioskat së shpejti edhe në Ferizaj
- Klubi i Ping-Pongut “Ahmet Hoxha” shënon histori
- “Luboteni” Kampion i Superligës së Kosovës
- Agimi dikur basketbollist tash mjek për karateistët!
- Reçica: Orientimi i Kosovës, integrimi në BE dhe në NATO
Në Ferizaj u shënua dita e shkollës fillore “Astrit Bytyçi” Posted: 21 Apr 2017 07:40 AM PDT Kremtimi përkon me ditëlindjen e dëshmorit të UÇK-së, Astrit Bytyçi, emrin e të cilit me nder e mban kjo shkollë. Fillimisht drejtori i këtij institucioni të dijes, Ramadan Ademaj, tha se e themeluar para 7 vjetëve, shkolla "Astrit Bytyçi" ka 600 nxënës, ndërsa theksoi se aty me shumë përkushtim po edukohen brezat një pas një. Edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se qeveria që e drejton mbetet e angazhuar që t'i mbështesë shkollat në mbarëvajtje të mësimit. Porositi mësimdhënësit që t'i zbulojnë talentet e rinj, dhe kështu t'u hapin atyre mundësi të reja, që nesër të mund të udhëheqin edhe poste të larta. E, bibliotekës së shkollës iu dhuruan tituj librash nga vetë autorët: Ramadan Ramadani dhe Banush Imeri. Po ashtu, nxënësit e shkollës "Astrit Bytyçi" shfaqën një program të larmishëm kulturo- artistik. E, në oborrin e shkollës u inauguruan edhe disa investime, një fontanë, drunj dekorativë e të tjera pjesë zbukuruese, të financuara me 4 mijë euro nga komuniteti i prindërve. Më parë, në këtë shkollë u vendos edhe një kënd i lojërave, i mbështetur me 1 mijë euro nga drejtoria komunale e arsimit në Ferizaj.
|
Kampi Bondsteel edhe për një kohë të gjatë do të qëndrojë në Ferizaj Posted: 21 Apr 2017 07:29 AM PDT Këtë e ka konfirmuar sot koloneli Corwin J.Lusk, komandant i Grupit Shumëkombësh Lindje, gjatë takimit shumë miqësor që pati me numrin një të qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ky takim mes kryetarit Svarqa dhe kolonelit Corwin është zhvilluar në bazën amerikane të KFOR-it në Bondsteel me ç'rast janë diskutuar çështje të shumta sa i përket zhvillimet të fundit në Kosovës, por edhe në Komunën e Ferizajt. Fillimisht kryetari i Komunë së Ferizajt, kolonelin në fjalë, e ka njoftuar lidhur me komunën tonë në mënyrë të detajuar sa i përket të gjitha zhvillimeve, por edhe projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht edhe me zhvillimin ekonomik të vendit. E nga ana tjetër koloneli Corwin J.Lusk, komandant i Grupit Shumëkombësh Lindje, është shprehur tejet mirënjohës kryetarit Svarqa për këtë vizitë, por edhe ka falënderuar për bashkëpunimin që ka Komuna e Ferizajt edhe me ushtaret e LMT-së të këtij batalioni. Po ashtu ai ka theksuar se KFOR- amerikan dhe kampi amerikan Bondsteel, do të jetë në Ferizajt edhe në një kohë të gjatë pavarësisht zhvillimeve që do të bëjë KFOR-i. Në fund të dyja palët janë shprehur mirënjohës për këtë takim, duke theksuar se bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
|
E-kioskat së shpejti edhe në Ferizaj Posted: 21 Apr 2017 03:45 AM PDT Drejtoria komunale e administratës në Ferizaj, duke raportuar para mediave për punën në tremujorin e parë të këtij viti, bëri të ditur se së shpejti edhe në Ferizaj do të vendosen e-kioska që do t'u shërbejnë pandërprerë qytetarëve për të nxjerrë dokumente të gjendjes civile. Drejtori i administratës Faruk Hyseni, tha se njëri kiosk do të vendoset afër ndërtesës së Komunës dhe tjetri afër ndërtesës së policisë. Ai vlerësoi se e-kioskat do ta ngrisin edhe më tej efektivitetin e shërbimeve komunale, të cilat kanë pasur ngritje të ndieshme gjatë viteve të fundit. Drejtori Hyseni njoftoi gjithashtu se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sektori i gjendjes civile në Ferizaj ka dhënë 31.444 dokumente, gjë që paraqet rritje të vëllimit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Është inicuar proceduar për ndëprtimin e objektit të gjendjes civile në Softaj, kurse në Nerodime është duke përfunduar përgatitja e objektit po për këtë destinim. Janë kryer gjithashtu procedurat për vendosjen e rrethojave në oborret e objekteve të gjendjes civile në Softaj dhe Zaskok. Sipas drejtorit të administratës në Ferizaj Faruk Hyseni, gjatë tremujorit të parë të këtij viti është funksionalizuar intraneti, i cili në fillim është shoqëruar me vështirësi, por më pas është rregulluar dhe aktualisht po funksionon mirë. Ai përmendi edhe mosfunksionimin e web-faqes së Komunës së Ferizajt që nga dhjetori i vitit të kaluar, për shkak të defekteve të administruara nga Qeveria. Në konferencën me gazetarë, u bë gjithashtu e ditur se në administratën e Ferizajt gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka pasur 28 kërkesa për heqjen e shtetësisë së Kosovës dhe 5 kërkesa për marrjen e kësaj shtetësie. Numri i kërkesave për heqjen e shtetësisë së Kosovës sivjet duket më i vogël, krahasur me vitin e kaluar, kur pati 228 kërkesa të tilla. |
Klubi i Ping-Pongut “Ahmet Hoxha” shënon histori Posted: 21 Apr 2017 03:27 AM PDT Me 20/04/2017 në Prishtinë u zhvillua Derbi i xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në Pingpong ndërmjet Kpp Ahmet Hoxhës dhe Kpp Prishtinës. Pas një kohe të gjatë lojtarët nga Ferizaj befasuan kampionin e shumëfishtë të Kosovës që konsiderohej favorit edhe për këtë derbi. |
“Luboteni” Kampion i Superligës së Kosovës Posted: 20 Apr 2017 01:30 PM PDT Pas tri ndeshjeve të zhvilluara volejbollistët e KV “Luboteni” shpallen Kampion të Superligës së Kosovës në Volejboll. Ndeshja e tretë në mes të KV “Luboteni” nga Ferizaj dhe KV “Peja” nga Peja ka përfunduar me rezultat 3:1 në favor të ferizajasëve. Ishte një ndeshje vërtet kampionale dhe e tensionuar për shkak të rëndësisë së sajë. Por pas humbjes së setit të parë volejbollistët ferizajas u mobilizuan dhe fituan tre setat e tjerë të cilët klubit KV “Luboteni” i sollen edhe titullin e Kampionit të Superligës në volejboll. Kjo është kupa e dytë që volejbollistë ferizajas kanë fituar këtë vit. Ditë më parë ata u shpallën Kampion të Kupës së Kosovës.
|
Agimi dikur basketbollist tash mjek për karateistët! Posted: 20 Apr 2017 01:09 PM PDT Pa mjek është vështirë të fillosh një ndeshje sportive, sepse përpos lëndimeve mund të ketë edhe pasoja të tjera siç ndodh ndonjëherë sportistit i rrotullohet gjuha! Agim Bytyçi dikur ka qenë basketbollist e sot është mjekë dhe që i kontrollon esdhe sportistët. Ai e din saktë se ku duhet shikuar më shumë sportistin! "Të jesh human, do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve, -Të jesh bujar,do të thotë zemra jote rrahë njësoj për të gjithë njerëzit pa dallim, -Të jesh solidar, do të thotë të jesh i fortë në shpirt e në zemër. Të gjitha këto virtyte janë të mishëruara në karakterin e Dr.Agim Bytyqit,i cili në çdo kohë është i gatshëm e zemër hapur për të gjithë. Faleminderit Dr. Agimi për kujdesin e shëndetit për garuesit tanë! Prandaj, besojm se sukseset e Kastriotëve në zemrën tuaj,do të forcojn edhe më shumë këto virtyte në kujdesin dhe mirëqenien e njerëzve", shkruan në faqen e klubit të karatesë moderne Kastrioti nga Ferizaj, që ka kryetar Halil Mahallën, shkruan BotaSot. |
Reçica: Orientimi i Kosovës, integrimi në BE dhe në NATO Posted: 20 Apr 2017 11:17 AM PDT Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, priti sot në takim shefin e Misionit për Evropë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, senatorin Jean Paul Wahl. Në takimin, ku ishin prezentë edhe Teuta Rugova-zv/kryetare e Komisionit dhe Puhie Demaku-anëtare, kryetari Reçica, e njoftoi senatorin Wahl për angazhimet e Komisionit, me theks të veçantë në veprimtarinë e tij në rrafshin e diplomacisë së jashtme. Po ashtu, kryetari i Komisionit e njoftoi mysafirin edhe për punën e Kuvendit, duke vënë në pah angazhimet e tij të pareshtura për avancimin e demokracisë parlamentare. "Për vizat nuk duhet vetëm Demarkacioni por edhe luftimi i korrupsionit" Reçica e njoftoi senatorin Wahl edhe për raportet ndër fqinjësore të Kosovës dhe angazhimet e vendit tonë për të kontribuar në një paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë. Senatori Jean Paul Wahl i njoftoi nikoqirët për angazhimet e Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. "Kjo organizatë ka për qëllim që të avancojë paqen dhe të kontribuojë në zgjerimin edhe më të madh të BE-së", tha Wahl. Ai e inkurajoi dhe i rekomandojë kryetarit Reçica, që në emër të Kosovës të paraqesë kërkesën për të qenë vëzhguese e Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. Lidhur me këtë, Wahl shprehu bindjen e tij se Kosova së shpejti do të jetë vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. Për këtë kryetari Reçica e falënderoi përzemërsisht dhe e siguroi atë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i ngushtë. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: