Skip to main content

“Në Ferizaj ndërtohet stadium futbolli me kritere ndërkombëtare” plus 6 more Ferizaj Press

“Në Ferizaj ndërtohet stadium futbolli me kritere ndërkombëtare” plus 6 more Ferizaj Press


Në Ferizaj ndërtohet stadium futbolli me kritere ndërkombëtare

Posted: 27 Apr 2017 05:58 AM PDT

Ferizaj. 27 Prill 2017.
Ministri i MKRS-së Kujtim Shala dhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Ferizaj, në vlerë rreeth 10 milionë euro.

Të dy nënshkruesit vlerësuan se ky është njëri nga investimet më të mëdha që bëhen në Ferizaj e rrethinë viteve të fundit, si dhe paraqet mbështetje të drejtpërdrejtë për zhvillimin dhe masivizimin e sportit.

Kryetari Svarqa e vlerësoi projektin si tejet të rëndësishëm për komunën e Ferizajt dhe për infrastrukturën sportive në përgjithësi. Ndërsa ministri Shala tha se veç investimit, me rëndësi të dorës së parë është partneriteti i mirë me komunën e Ferizajt.

Projekti i ndërtimit të stadiumit, sipas memorandumit të nënshkruar, pritet të realizohet që nga sivjet e deri në vitin 2021. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit obligohet të investojë 8 milionën e 30 mijë euro, të marrë pjesë në mbikëqyrjen e kontratës dhe të kujdeset për zbatimin e projektit, së bashku me komunën e Ferizajt.

Kurse komuna e Ferizajt obligohet që të investojë 1 milion e 300 mijë euro deri në përfundim të projektit, të menaxhojë dhe zhvillojë procedurat për zbatimin e memorandumit.

Stadiumi i qytetit në Ferizaj është planifikuar të ndërtohet afër palestrës "Bill Clinton" dhe do t'i plotësojë kriteret e federatës evropiane dhe asaj botërore të futbollit.

Ministri Shala e vizitoi edhe hapësirën ku do të ndërtohet stadiumi i ri.

Haradinajt i bëhet pritje e organizuar edhe nga Ferizaj

Posted: 27 Apr 2017 01:54 AM PDT

Ferizaj.27.04.2017. AAK dega në Ferizaj përmes një njoftimi ka bërë tw ditur se edhe nga Ferizaj do të organizohet pritje për ish Kryeministrin dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.
Zyrtarë të AAK-së kanë bërë të ditur se nisja nga Ferizaj për në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të bëhet ora 17:30.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e pritjes së organizuar e cila do të bëhet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë transporti do të jetë gratis.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se nga ora 19 do t'i organizohet një pritje madhështore në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku Ramush Haradinaj do t'u drejtohet qytetarëve të tubuar.
Sipas tyre, vendimi i sotëm për lënien të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.

"Ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.

Drejtësi edhe mund të vonjë, por ajo s'mund të mos vihet në vendin e saj, sic ndodhi sot me Ramush Haradinajn", thonë ata.

"Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do t'i organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do t'i drejtohet qytetarëve të tubuar" bëhet e ditur në njoftim

Në Greme të Ferizajt një person ka vdekur pas rënies në bunar

Posted: 27 Apr 2017 12:56 AM PDT

Në fshatin Greme , Ferizaj, dje viktima mashkull K/Shqiptar, pa rënies në bunar ka ndërruar jetë, njofton Policia e Kosovës.

Vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Lirohet Ramush Haradinaj

Posted: 27 Apr 2017 12:24 AM PDT

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo është liruar nga gjykata franceze e Colmarit.

Procesi gjyqësor ndaj tij në Francë sapo ka përfunduar. Ai po gjykohej atje mbi akuzat e autoriteteve të Serbisë, për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Dega e LDK-së në Ferizaj të gatshëm për zgjedhje eventuale (Foto)

Posted: 26 Apr 2017 03:45 PM PDT

Dega e LDK-së në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryetari Muharrem Svarqa dhe ku qenë të pranishëm edhe deputetë të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës..

Gjatë debatit, i cili ishte i hapur dhe konstruktiv, u apelua për një unitet të brendshëm politik të LDK-së, të strukturave dhe të anëtarësisë së kësaj partie para proceseve në të cilat ndodhet vendi ynë dhe koalicioni qeverisës. Iu bë thirrje deputetëve ferizajas të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të votohet demarkacioni me malin e Zi.

Komunikatë e kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj

Ferizaj, 26 prill 2017

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Ferizaj, të udhëhequr nga kryetari Muharrem Svarqa dhe ku qenë të pranishëm edhe deputetë të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, u përkrahën qëndrimet e LDK së dhe të lidershipit të saj lidhur me miratimin e demarkacionit të vijës kufitare me malin e Zi, si një mundësi për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian, aq më tepër që kjo gjë është edhe kërkesë e partnerëve tanë ndërkombëtare. Gjatë debatit, i cili ishte i hapur dhe konstruktiv, u apelua për një unitet të brendshëm politik të LDK-së, të strukturave dhe të anëtarësisë së kësaj partie para proceseve në të cilat ndodhet vendi ynë dhe koalicioni qeverisës. Iu bë thirrje deputetëve ferizajas të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të votohet demarkacioni me malin e Zi. Çdo zgjidhje tjetër Dega e LDK-së në Ferizaj e konsideron si përpjekje të PDK-së për ta çuar vendin në zgjedhje, duke ia hedhur fajin LDK-së. Janë disa rrethana që po e bëjnë PDK-në të ngutet për zgjedhje.
LDK Dega në Ferizaj i vlerëson pozitivisht të gjitha rezultatet që janë arritur gjatë kësaj qeverisjeje në udhëheqjen e akademik Isa Mustafës, në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Nëse nuk gjendet rrugë tjetër, LDK Dega në Ferizaj është e përgatitur edhe për zgjedhjet eventuale në çfarëdo kohe që ato të mbahen. Kjo parti vlerëson se është duke u rritur çdo ditë e më tepër me aderimet e vazhdueshme nga të rinj e të reja dhe nga anëtarë që vijnë prej partive të tjera, prandaj beson në suksesin e saj edhe më të bindshëm në zgjedhjet e ardhshme në të dy nivelet.
Kryesia e Degës së LDK-së në Ferizaj

Kryetari
Muharrem Svarqa

Image may contain: 9 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 6 people, people smiling, suit

Svarqa: Ministrat e PDK-së po pengojnë zhvillimin e Ferizajt

Posted: 26 Apr 2017 12:30 PM PDT

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka akuzuar ministrat e Qeverisë së Kosovës, nga radhët e PDK-së, për pengim të projekteve madhore për komunën e Ferizajt, duke aluduar në krijimin e një kyçje të re në autostradëën ''Arbën Xhaferi''.

Svarqa, duke folur për opozitën, tha se një pjesë e projekteve madhore nga Qeveria e Kosovës  nuk vijnë në Ferizaj, pikërisht për shkak të pengesës që i bëjnë njëri tjetrit.

''Unë kam bërë përpjekje, kam dhënë maksimumin, por këto projekte tejkalojnë kompetencat e komunës, komisioni ndërministror ka mbajtur mbledhje për krjimin e një kyçje në autostradë, mirëpo nga ministrat e PDK-së është refuzuar për çështje teknike,  por brenda dy jave kjo do të konkretizohet. Nëse nuk arrihet kjo do të mbetet në ndërgjegjen e atyre që po e pengojnë këtë qytet dhe këtë projekt. Ndërsa për çështjen e hekurudhës nën tokë ka një konfirmim edhe nga ministri dhe kryeministri.  Lufta që po bëhet për zbatimin e kësaj qeverie nuk garanton zbatimin e këtyre projekteve'', u shpreh Svarqa.

Në këtë intervistë për Televizionin Tema, Svarqa theksoi se procedurat e Kuvendit Komunal kanë përfunduar për krijimin e 2 mijë parkingjeve nëntokësore tek shkolla e bujqësisë, dhe 1 mijë të tillë tek parcela ku ndodhej objekti i çerdhes ''Adhmëria Jonë''.

''Në PZHK orientimet tona janë për transferimin e komunës tek shkolla Gjon Serreçi dhe rrënimin e atij objekti aktual si dhe aty të krijojmë parkingje nëntokësore, hapësira të gjelbra, shëtitore, dhe nxënësit e Gjon Serreçit t'i vijojnë mësimet tek gjimnazi ''Dr.Shaban Hashani'', kurse ata të gjimnazit do të dislokohen te Euro Goma'', tha ai.

Si projekte të rëndësishme që pritet të realizohen në komunën e Ferizajt, kryetari i Ferizajt, përmendi ndërtimin e fabrikës së ujit të pijes me një kosto mbi 5 milionë euro.

Ai foli edhe për vendimet e marra nga Kuvendi Komunal, e që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal po i kthen në rishqyrtim.

''Natyrisht që ka vend për vetëkritikë, por një pjesë e vendimeve që janë marrë përmes procedurave të Kuvendit, shpeshherë nga mungesa e konsulimit paraprak janë kaluar në kuvend për çështje shumë të thjeshta dhe janë rikthyer për çështje shumë të thjeshta.  Nuk është normale logjika që të aprovohet një vendim me shumicën e anëtarëve prezent të kuvendit kur rregullorja dhe ligji e përcakton tek dhënia e pronave që duhet të ishte shumica e anëtarëve të zgjedhur të kuvendit megjithëse taksativisht nuk e specifikon. Ne gjithëherë kemi vepruar sipas rekomandimeve të MAPL-së'', u shpreh Svarqa.

Lidhur me Planin Zhvillimor Komunal, Svarqa tha se përplasjet për këtë plan janë krijuar nga persona që mbrojnë interesat e ndërtimtarëve.

''Ne jemi të interesuar që kërkesat e qytetarëve t'i inkorporojmë në PZHK. Interpretimet tjera janë për konsume për nevoja të përditshhme, shpeshherë ky plan ka krijuar përplasje në mes të individëve që mbrojnë interesa të ndërtimtarëve, por  ne nuk mund të mbesim pre e këtyre'', deklaroi Svarqa. / TELEVIZIONI TEMA /

Vullnetarja Leona Jahiri e ftuara në organizimin për nder të ditëlindjes së 91-të të Mbretëreshës Elizabeta II

Posted: 26 Apr 2017 11:07 AM PDT

Vullnetarja  nga grupi i vullnetarëve të rinj nga Ferizaj, Leona Jahiri, ishte e ftuar nga Ambasada e Mbretërisë  së Bashkuar , e organizuar për nder të ditëlindjes së 91-të  të Mbretëreshës Elizabeta II.

“Mbrëmë isha e privilegjuar me ftesën e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, të organizuar për nder të ditëlindjes së 91-të të Lartmadhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II, ku edhe i uroj nga zemra ditëlindjen Mbretëreshës duke i uruar edhe shumë vite të tjera.

Falënderojë nga zemra Ekselencën e tij Ambasadorin z.Ruairí O’Connell dhe zonjën e parë të Britanisë së Madhe në Kosovë znj.Elida, për ftesën por edhe falënderimin publik për pjesëmarrjen t’ime në punët vullnetare dhe aktivitetet që i kam patur gjatë muajve të kaluar.

Unë si një vajzë e re, i premtojë Ambasadorit dhe gjithë familjarëve e bashkëqytetarëve të Ferizajt se do të jem gjithmonë pjesë e aktiviteteve vullnetare që do të organizohen në qytetin tim, por edhe ato aktivitete tjera në Republikën e Kosovës ku do të kam mundësi të marrë pjesë.

Ishte një natë e paharrueshme për mua, ku edhe kisha nderin të takoj personalitetet kryesore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, por edhe më e veçantë dhe pa stres për mua sepse isha përkrah Babit tim Luan” ka shkruar Leona Jahiri.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more