Skip to main content

“Moti për fundjavë” plus 9 more GazetaBlic

“Moti për fundjavë” plus 9 more GazetaBlic


Moti për fundjavë

Posted: 28 Apr 2017 10:47 PM PDT

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat herë pas here mund të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin edhe reshje shiu. Temperaturat do të sillën në mes 5 e 21 gradë celsius.

Edhe në ditën e dytë të fundjavës parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat më të theksuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes 5 e 16 gradë celsius.

Në pjesën e parë të javës së ardhshme, po ashtu, prtitet të ketë vranësira, por ato do të jenë më të pakëta, kurse temperaturat do të shënojnë ngritje graduale.

The post Moti për fundjavë appeared first on GazetaBlic.

Koreja e Veriut kryen testin raketor të radhës

Posted: 28 Apr 2017 10:43 PM PDT

Koreja e Veriut ka testuar në orët e para të së shtunës (ora lokale koreane), një tjetër raketë balistike.

Këtë lajm e ka konfirmuar ushtria koreano-jugore, për agjencinë e lajmeve Yonhap, ndërkohë që ende nuk dihet lloji i raketës së hedhur dhe se sa larg ka fluturuar ajo.

"Raketa balistike është hedhur nga Pyeongani Jugor", thotë drejtuesit ushtarakë të Koresë së Jugut, ndërsa nga Koreja e Veriut nuk ka ende asnjë prononcim në lidhje me këtë test të radhës.

The post Koreja e Veriut kryen testin raketor të radhës appeared first on GazetaBlic.

Foto e vetme ku Armendi shihet duke e puthur Aiden (Foto)

Posted: 28 Apr 2017 10:39 PM PDT

Armendi e Aida nder vite kanë përbërë çiftin më interesant të estradës.
Ata kanë sjellë këngë, performanca dhe videoklipe ndryshe, andaj janë dukur shumë interesant, shkruan “Kosovarja”.

Armendi e Aida ka kohë që janë tërhequr nga skena dhe jeta publike dhe duket që nuk e kanë fortë dëshirën për tu rikthyer.

Çifti në fjalë asnjëherë nuk janë parë intim në publik, por revista posedon një foto të tyre duke u përqafuar.

Duken bukur, apo?

The post Foto e vetme ku Armendi shihet duke e puthur Aiden (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Pija para gjumit që zhduk dhjamin

Posted: 28 Apr 2017 10:31 PM PDT

Dëshironi të humbni yndyrë shpejt, lehtë dhe natyrshëm?

Ja një recetë natyrore, tepër efikase që ju vjen në ndihmë në këtë rast.
Këtë recetë duhet ta pini rregullisht, para se të shkoni për të fjetur dhe të shikoni si yndyra në bark do të zhduket! Keni konsumuar gjatë gjithë ditës ushqime që ju kanë bërë të ndjeheni të fryrë.

Pijet me sheqer, limonatat, lëngjet e gatshme, ju ndikojnë te rritja e insulinës dhe rezultati është më shumë bark. Gjithashtu edhe pijet me shumë kafeinë, e bëjnë këtë efekt dhe një bel më të trashë.

Ndërsa ka pije të tjera, të cilat mund të ndihmojnë për të kundërtën.

Është pikërisht rasti i kësaj pijeje që kur e konsumoni gjatë natës, ju ndihmon të ulni centimetrat në zonën e belit.

Përbërësit:

– 1 kastravec

– Majdanoz

– 1 lugë xhenxhefil pluhur

– 1/2 limon

– 1/3 filxhan ujë

Përgatitja: Vendosni përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh. Pasi të përzihen mirë me njëri-tjetrin, kullojeni pak. Konsumojeni para se të flini gjumë. Në mëngjes do të ndjeni ndryshimin.

The post Pija para gjumit që zhduk dhjamin appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi sot do t’ju befasojë

Posted: 28 Apr 2017 10:29 PM PDT

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 29 prill 2017

Dashi – Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj gjate kësaj dite, përkundrazi do jeni me te qete dhe do flisni me te edhe për disa tema delikate. Me ne fund do gjeni edhe për ato një zgjidhje. Beqaret do i japin prioritet absolut jetës sentimentale dhe deri ne fund te ditës do e gjejnë personin për te cilin do iu rrahe zemra fort. Financat do jene shume me te mira nga me pare.

Demi – Gjerat ne jetën tuaj ne çift nuk priten te jene te mira sot. Ose do largoheni nga ai qe keni ne krah, ose do keni mosmarrëveshje te ashpra dhe nuk do ndiheni asnjë çast te qete. Beqaret nga ana tjetër me ne fund do pranojnë te dalin me një person qe ka kohe qe i josh. Për ta gjerat mund te marrin një drejtim fantastik. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe shpenzoni me kujdes.

Binjakët – Jeta juaj ne çift do jete e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Ne shume momente do keni debate te forta me partnerin edhe pse nervat do ju bien shpesh dhe do pendoheni. Do përjetoni stres dhe ankth gjithë kohës. Beqaret mund te përballen me vuajtje me vone nëse nuk tregohen realiste sot. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm dhe nuk keni për te pasur asnjë problem.

Gaforrja – Ka mundësi qe sot te përballeni me zhgënjime ju te dashuruarit. Partneri nuk do jete ne humorin e duhur dhe nuk do ua plotësojë aspak ato qe iu kishte premtuar. Ata qe janë vetëm do kenë disa takime, por për asnjërin zemra nuk do iu rrahe aq fort sa për te hedhur hapa me tej. Financat nuk do i mbani dot nen kontroll kështu qe me mire kërkoni ndihme sa pa filluar problemet serioze.

Luani – Mosmarrëveshjet me partnerin tuaj ka rrezik te shtohen gjate kësaj dite. Për shume gjera nuk do merreni vesh fare dhe do bëni atë qe do mendoni me te logjikshme. Me e mira do jete te mbani pak largësi për disa kohe sa te qetësohet situata. As beqaret nuk do jene me fat ne dashuri. Ne planin financiar rekomandohet me shume maturi me shpenzimet.

Virgjëresha – Mundohuni te mos i dramatizoni gjerat sot ju te dashuruarit sepse debate te vogla kane te gjithë. Nga ana tjetër do bëni mire te toleroni pak me tepër dhe te mendoni për diçka ndryshe nga rutina e përditshme. Beqaret do argëtohen gjithë kohës me miqtë e ngushte dhe nuk do e ndiejnë te nevojshme te kenë një person tjetër ne krah. Financat për fatin e mire do përmirësohen ndjeshëm.

Peshorja – Ka rrezik te mos i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse disa persona joshës do flirtojnë me ju dhe do iu bëjnë te dilni nga realiteti. Beqaret do jene te hapur për gjithçka dhe mund te fillojnë edhe lidhje te menjëhershme. Për ta me te rëndësishme do jene emocionet e momentit. Gjendja financiare do ketë vetëm përmirësime, kështu qe do jeni te qete ne këtë plan.

Akrepi – Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift sot kështu qe jo vetëm qe nuk do keni mosmarrëveshje, por do përjetoni edhe emocione te veçanta pranë njeri-tjetrit. Secili do mendoje te beje surpriza. Beqaret do kenë miqtë e ngushte këshilltarët me te mire dhe mund te hedhin edhe hapa drejt një lidhjeje me dike. Ne planin financiar me mire ulni shpenzimet qe te jeni me te mbrojtur.

Shigjetari – Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te jeni sa me realiste sot dhe te mos kërkoni për asnjë çast gjera te pamundura. Jeta nuk është telenovele kështu qe qëndroni me këmbë ne toke. Beqaret do përjetojnë çaste te këndshme fate disa takimeve qe do realizojnë. Perspektivat do jene te mira. Te ardhurat do rriten, por duhet patjetër te gjeni një mënyrë me te mire menaxhimi ne mënyrë qe t'i siguroni edhe për me vone.

Bricjapi – Do keni teka te shumta sot ju te dashuruarit dhe partneri për fat te keq nuk do arrije dot t'ua plotësojë te gjitha. Kjo mund t'iu mërzitë për momentin, por kur te reflektoni ne qetësi do e kuptoni se keni gabuar ju. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te pasur ndryshimet qe kane dashur. Financat do jene te shkëlqyera kështu qe mund t'i bëni te gjitha investimet e menduara.

Ujori – Ju te dashuruarit keni për te pasur një dite te begate dhe te mbushur me emocione te forta sot. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe bashkëpunimin tuaj do e kenë zili te gjithë. Edhe për beqaret do ndodhin gjera te bukura dhe mjaft interesante sot. Për financat do jete dite e qëndrueshme. Mundohuni qe ne çdo rast shpenzimet t'i bëni me llogari.

Peshqit – Jeta juaj ne çift do konsolidohet edhe me shume gjate kësaj dite. Klima do jete ne çdo moment pasionante dhe tejet e këndshme. Beqaret nuk do lodhen shume për te gjetur personin e përshtatshëm sepse miqtë do mendojnë për gjithçka deri ne detaje. Buxhetin do e keni me tepër se kurrë nen kujdes dhe do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet.

The post Horoskopi sot do t’ju befasojë appeared first on GazetaBlic.

Shenja kryesore që tregon se e keni gjetur gruan me të cilën do ta kaloni tërë jetën

Posted: 28 Apr 2017 10:27 PM PDT

Nuk është e lehtë të gjeni dikë me të cilin/cilën do të jeni në një lidhje afatgjate.
Ndonjëherë, i tërë plani juaj për të krijuar familje dhe për të vdekur së bashku fundoset brenda sekondave, ku të dy i ndani rrugët dhe shkoni në kërkim të shpirtit binjak.

Por, ndonjëherë mund të ketë ndodhur ta gjeni shpirtin binjak, por të mos jeni në dijeni për këtë.

Megjithatë, është një shenjë shumë e qartë e cila tregon se e keni gjetur gruan e jetës dhe kjo shenjë është fakti se dashuria dhe emocionet tuaja vazhdimisht rriten.

Qoftë nëse jeni në lidhje për pak javë, pak muaj apo pak vite, ju e keni gjetur gruan me të cilën do ta kaloni jetën nëse dashuria dhe emocionet tuaja vetëm sa janë forcuar përgjatë kohës. Në shumë lidhje, shkëndijat e dashurisë eventualisht shuhen, por nëse këto emocione vetëm sa bëhen më të forta, atëherë padyshim sed o të mbeteni bashkë! /Telegrafi/

The post Shenja kryesore që tregon se e keni gjetur gruan me të cilën do ta kaloni tërë jetën appeared first on GazetaBlic.

Edhe një shqiptar mes protestuesve që sulmuan deputetët

Posted: 28 Apr 2017 10:20 PM PDT

Një person i nacionalitetit shqiptar është kapur nga aparatet e fotoreporterëve gjatë sulmit të mbrëmshëm të protestuesve ndaj deputetëve në kuvend.

Sipas portaleve shqiptare nga Shkupi bëhet fjalë për një Fatmir nga lagja Dizhon e Shkupit.

Në profilin e tij në Facebook që e ka të shkruar me kirilic ai ka gjithë miqtë maqedonas të "Tvrdokornite" bile edhe personin që mendohet se ka sulmuar Zoran Zaev. Ai në Facebook ka foto edhe me gazetarin ultranacionalist maqedonas Milenko Nedelkovski.Shqipmedia

The post Edhe një shqiptar mes protestuesve që sulmuan deputetët appeared first on GazetaBlic.

Si të bëni foto të përkryera në Instagram

Posted: 28 Apr 2017 10:14 PM PDT

Tommy Clarke është bërë një fotograf mode që kur nisi të postojë në Instagram, dhe u dallua për cilësinë e tyre.

Si ekspert, ai jep disa këshilla si të bësh fotot e duhura për të postuar më pas në rrjetin social më të përdorur për fotot.
Hapi i parë sipas tij është të zgjidhni këndvështrimin nga doni të fotografoni diçka apo dikë.

Hapi i dytë duhet zgjedhur një kamerë e mirë dhe sot përmes aparateve fotografikë profesionalë, ka mjaft smartphone me cilësi kamerash mjaft të lartë.

Hapi i tretë është "Rregulli i të tretëve". Sipas Clarke, fokusi duhet të jenë tre objekte, ku si shembull merr një foto të tij në plazh, ku foksui është tek deti dhe rëra, dhe tre objekte të ngjashme, në rastin konkret tre varka.

Hapi i katërt është të kesh një sfond. Në pjesën më të madhe të fotove të tij janë foto të bëra në plazh, ku duket mjaft bukur sfondi blu i detit.

Hapi i pestë është një paletë ngjyrash. Në plazh ka mjaft ngjyra, ku sigurisht mbizotëron e kaltra e detit, apo rëra. E rëndësishme është që ngjyrat të lidhen së bashku dhe të japin një kombinim perfekt./TopChannel/

The post Si të bëni foto të përkryera në Instagram appeared first on GazetaBlic.

E lodhur nga aventurat e burrit, gruaja ia pret penisin me gërshërë (Foto)

Posted: 28 Apr 2017 10:07 PM PDT

Një grua xheloze është arrestuar pasi ka prerë pensin e burrit të saj me gërshërë.

Liezel Betitta, 32 vjeç, ishte e bindur se burri i saj kishte një lidhje dashurie me gruan e një shokut të tij, në Filipine, transmeton portali arbresh.info.

Burri i saj kishte shkuar të pinte ca gota me miqtë e tij pas punës dhe kishte fjetur në shtëpinë e një shokut, por gruaja e tij e zemëruar e gjeti dhe kreu aktin e shëmtuar.

"Nuk me vjen keq që i kam prerë penisin. Është dënimi i tij për lidhjet me femra tjera. Jam gati të përballoj pasojat", ka thënë ajo.

 

The post E lodhur nga aventurat e burrit, gruaja ia pret penisin me gërshërë (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Vetëvendosje viziton Ziadin Selën: U tentua likuidimi i tij

Posted: 28 Apr 2017 03:46 PM PDT

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, në përbërje të shefit të Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, deputetes Donika Kadaj dhe anëtarit të Kryesisë Xhelal Sveçla, kanë vizituar deputetin, Ziadin Sela, i cili po vazhdon të jetë i shtruar në repartin e neurologjisë në spitalin e Shkupit, njofton Klan Kosova.

"Përkundër gjendjes së rëndë fizike, Ziadin Sela, me ekipin e tij e pritën delegacionin e Vetëvendosjes dhe aty u vërejt se Sela e kishte kthjelltësinë e duhur për të diskutuar për situatën politike dhe ngjarjet e dhunshme të ndodhura mbrëmë", shkruan në njoftimin e Vetëvendosjes për këtë takim.

"Ndërkaq, përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën mbështetjen ndaj tij, i dëshiruan shërim dhe kthim të shpejtë në angazhimin e tij politik", vazhdon komunikata.

"Edhe nga lëndimet vërehet se sulmi ndaj Selës ka qenë i qëllimshëm me idenë e likuidimit të tij. Është fat që ai është mirë dhe shpresojmë që sa më shpejt t'i vazhdojë aktivitetet e tij publike".

The post Vetëvendosje viziton Ziadin Selën: U tentua likuidimi i tij appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more