Skip to main content

Mesazhi.com: “Nesër seanca për Haradinajn” plus 9 more

Mesazhi.com: “Nesër seanca për Haradinajn” plus 9 more


Nesër seanca për Haradinajn

Posted: 26 Apr 2017 08:50 AM PDT

Nën dyshimin se ka kryer krime lufte, nesër pritet të merret vendimi përfundimtar për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj që është duke u mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë.

Seanca do të fillojë në orën 9 të mëngjesit, ku Gjykata do të vendosë përfundimisht për rastin e Haradinajt.

Ndryshe Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, siç thuhet, "krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë".

The post Nesër seanca për Haradinajn appeared first on Mesazhi.com.

Zgjedhjet e parakohshme do ta varfëronin buxhetin për disa miliona euro

Posted: 26 Apr 2017 08:49 AM PDT

Pothuajse asnjëra legjislaturë në Kosovë nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues katër vjeçar, çka ka ndikuar që vendi të shkojë në vazhdimësi në zgjedhje të parakohshme.

Mesatarja e një mandati qeverisës në Kosovë nuk ka arritur të jetë më shumë se dy vjet e gjysmë. Zgjedhjet e fundit të parakohshme ishin mbajtur në qershor të vitit 2014.

Aktualisht, tema kryesore politike, mbetet sërish organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, proces ky që besohet se vjen si rrjedhojë e mungesës së funksionimit të institucioneve.

Këto zgjedhje, veç tjerash kanë një kosto të lartë financiare.

Sipas llogaritjeve, vlerësohet se për një palë zgjedhje parlamentare në Kosovë, buxheti shpenzon deri në 10 milionë euro.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kostoja e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në vitin 2014, ka qenë mbi 4 milionë euro.

"Në shpenzimet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur në qershor të vitit 2014, kanë qenë 4 milionë e 111 mijë euro. Sipas kësaj shumë, shpenzimet për një votues kanë qenë 2.3 euro", sqaron Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë aktualizuar edhe tani si çështje jo vetëm nga partitë opozitare në Kosovë, por edhe nga partitë e koalicionit, për shkak të bllokadës politike në vendimmarrje, sidomos në Kuvendin e Kosovës.

Shpenzimet për procesin zgjedhor, sipas organizatave joqeveritare të cilat monitorojnë procese të tilla, vlerësohen të arrijnë vlera shumë më të larta se 4 milionë euro.

Albert Krasniqi, analist i Institutit Demokratik të Kosovës, thotë se shpenzimet janë milionëshe, por që nuk ka ndonjë përllogaritje të saktë për një pjesë jashtë shpenzimeve zyrtare që bëhen për organizimin e zgjedhjeve.

"Sa i përket kostos financiare përllogaritet që është diku rreth 6 milionë euro që i kushton buxhetit të Kosovës procesi i organizmit të zgjedhjeve, por këtu ka edhe kosto shtesë për shkak se shpenzojnë edhe partitë politike për fushata zgjedhore, po ashtu edhe kandidatët, pastaj dhe organizatat që bëjnë monitorimin e zgjedhjeve dhe kjo kosto arrin 8 deri në 10 milionë euro", thotë ai.

Partitë politike, sipas Krasniqit, nuk kanë qenë transparente në deklarimin e shpenzimeve të tyre që i bëjnë gjatë fushatave zgjedhore dhe kjo, sipas tij, ka bërë që të mos ketë një kosto të saktë të fushatës zgjedhore të partive politike dhe tërë procesit zgjedhor në përgjithësi.

Sidoqoftë, marrë parasysh në tërësi buxhetin e shtetit prej rreth 2 miliardë eurosh, shpenzimet prej 6 milionë euro për procesin zgjedhor, sipas Albert Krasniqi nga KDI, nuk do të duhej të paraqisnin ndonjë problem.

"Demokracia ka një çmim dhe ky është një çmim financiar të cilin ne duhet të paguajmë si shoqëri. Më e rëndësishme se kostoja financiare është institucionet që dalin nga këto zgjedhje dhe çfarë këto institucione do të përfaqësojnë pasi që të kryhen zgjedhjet", thotë Krasniqi.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë, thotë se është i përkushtuar për të përmbushur detyrimin e vet kushtetutes për të organizuar zgjedhje kurdo që një gjë e tillë kërkohet.

The post Zgjedhjet e parakohshme do ta varfëronin buxhetin për disa miliona euro appeared first on Mesazhi.com.

Guxoni fyeni presidentin ose kryeministrin e Kosovës! Ju pret burgu deri në 5 vjet

Posted: 26 Apr 2017 08:47 AM PDT

Komisioni që ka themeluar presidenti Hashim Thaçi për ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, parasheh dënime të rënda për ata që fyejnë dhe shpifin për krerët e shtetit, përfshirë presidentin.

Dënimet për shpifje ndaj presidentit shkojnë nga 3 muaj deri në 5 vjet burgim, shkruan lajmi.net.

Një alarm të tillë e ka dhënë në Facebook gazetari dhe opinionsti, Halil Matoshi, i cili ka shpërndarë draftin e Kodit të ri Penal të Kosovës, saktësisht Nenin 134/D – Shpifja ndaj Organeve Kushtetuese.

Ky nen thotë kështu:

Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara shpif ndaj një organi kushtetues, Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ose një prej anëtarëve të tyre në këtë kapacitet në një mënyrë të dëmshme për respektimin e shtetit dhe kështu qëllimisht mbështet përpjekjet kundër vazhdimit të ekzistencës së Republikës së Kosovës ose kundër parimeve të saj kushtetuese, do të dënohet me burgim nga tre muaj deri në 5 vjet.

Këto vepra parashihet të ndiqen nga Prokuroria apo nga zyrtarët, ndaj të cilëve konsiderohet se është shpifur apo janë fyer.

The post Guxoni fyeni presidentin ose kryeministrin e Kosovës! Ju pret burgu deri në 5 vjet appeared first on Mesazhi.com.

Nëntë rregulla të Speciales në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Posted: 26 Apr 2017 08:02 AM PDT

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese nxori Vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Referimi synonte garantimin e përputhshmërisë së Rregullores me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ( që trajton "Të drejtat dhe liritë themelore").

Kjo Rregullore rregullon zhvillimin e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara dhe u miratua më 17 mars 2017 nga gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të mbledhur në seancën e parë plenare.

Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk morën pjesë në miratimin e Rregullores.

Më 27 mars, 2017, Rregullorja iu referua Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. U caktua një panel prej tre gjykatësish ndërkombëtarë të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu u caktua edhe gjykatësi rezervë. Në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ('Ligji'), paneli kishte tridhjetë ditë për shqyrtimin e Rregullores.

Në Vendimin e sotëm, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese u shpreh se Referimi ishte i pranueshëm.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese kujtoi se, në bazë të Ligjit, Rregullorja duhet të pasqyrojë standardet më të larta të të drejtave ndërkombëtare të njeriut me synimin e garantimit të procedurave gjyqësore të drejta dhe të shpejta. Pas shqyrtimit të 208 rregullave të miratuara nga Plenarja, Gjykata konstatoi se nëntë prej rregullave ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.

Gjykata gjithashtu u shpreh se nuk mund të nxirrte konstatim nëse një rregull tjetër ishte në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.

Vendimi i Gjykatës në lidhje me Rregulloren do t'u dërgohet gjykatësve në Plenare për të ndërmarrë veprime të mëtejshme mbi dispozitat përkatëse.

Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk do të marrin pjesë në veprimet e lartpërmendura.

The post Nëntë rregulla të Speciales në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Policia e Kosovës kap mbi 200 kilogramë drogë

Posted: 26 Apr 2017 07:53 AM PDT

Mbi 200 kg drogë marihuanë janë konfiskuar në operacionin e zhvilluar dje e sot në rajonin e Gjakovës dhe Ferizajt.

Policia e Kosovës në një konferencë për media ka prezantuar drogën e konfiskuar gjatë një operacioni të zhvilluar dje në rajonin e Gjakovës dhe sot në rajonin e Ferizajt.

Sipas Policisë, në Krushë të Madhe janë konfiskuar 134 kilogramë marihuanë, ndërsa në fshatin Bibaj 108 kilogramë.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar 9 persona.

Kjo është sasia më e madhe e drogës e konfiskuar gjatë një operacioni që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur Policia në pikën kufitare Dheu i Bardhë kishte kapur 240 kilogramë marihuanë, e cila besohej se ishte e destinuar për Zvicër.

The post Policia e Kosovës kap mbi 200 kilogramë drogë appeared first on Mesazhi.com.

Presidenti i Austrisë mbështetje për mbulesën e grave

Posted: 26 Apr 2017 06:02 AM PDT

VJENË (AA) – Publikohet një pjesë e programit të përgatitur nga Televizioni Publik i Austrisë (ORF) me rastin e ditës së 100-të të marrjes së detyrës nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen, i cili planifikohet të transmetohet më 5 maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në program përfshihen fjalimet, aktivitetet si dhe një intervistë me presidentin Van der Bellen.

Duke folur për çështjen e nënshtetësisë së dyfishtë, që ka shkaktuar reagime të shumta, Van der Bellen, ka thënë se “Nuk shoh ndonjë problem në marrjen e nënshtetësisë së dyfishtë të një personi”. Ai po ashtu ka shprehur mendimin se marrja e nënshtetësisë së dyfishtë nuk do i sjellë ndonjë dëm shtetit të Austrisë.

Ai iu është përgjigjur pyetjes lidhur me mbulesën e femrave, temë tjetër e cila ka shkaktuar reagime të shumta në këtë vend.

“Është e drejtë e tyre që gratë të vishen ashtu si duan. Jo vetëm gratë muslimane, por të gjithë gratë mund të vënë mbulesa. Nëse vazhdon në këtë mënyrë dhe nëse përhapet islamofobia në çdo aspekt, atëherë do të vijë një ditë ku ne mund të kërkojmë nga të gjitha gratë të vënë mbulesa për t'i përkrahur gratë të cilat mbajnë mbulesë për arsye fetare”, tha Van der Bellen.


The post Presidenti i Austrisë mbështetje për mbulesën e grave appeared first on Mesazhi.com.

Prova “të pamohueshme” se në Idlib është përdorur gaz sarin

Posted: 26 Apr 2017 04:39 AM PDT

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ambasadori Ahmet Üzümcü, në lidhje me studimet e kryera në laboratorët e specializuar për pretendimet se në rajonin Han Shejhun të Sirisë janë përdorur armë kimike tha se “Rezultatet e para nga laboratorët tregojnë se vitktimat kanë qenë të ekspozuar ndaj lëndës sarin apo ndonjë substance tjetër të ngjashme me sarinin. Gjetjet aktuale të arritura janë në cilësinë e pamohueshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

OPCW ka ndarë gjetjet fillestare të arritura nga hetimet në laboratorët e specializuar të provave të mbledhura nga delegacioni i ekspertëve të formuar për hetimin e pretendimeve se në rajonin Han Shejhun të Sirisë janë përdorur armë kimike.

Üzümcü, në një informim të bërë për anëtarët e Këshillit drejtues të organizatës ka vënë në dukje se analizat e kryera në dy laboratorë të ndryshëm të mostrave bio-medikale të marra nga delegacioni i ekspertëve në autopsinë e tre personave që kanë humbur jetën në sulm vërtetojnë se vitktimat kanë qenë të ekspozuar ndaj lëndës sarin apo ndonjë substance tjetër të ngjashme me sarinin.

Ambasadori Üzümcü, ka theksuar ndër të tjera se edhe analizat e tjera që delegacioni ka kryer në dy laboratorë të ndryshëm të mostrave bio-medikale të marra nga 7 persona të cilët ende vazhdojnë trajtimin në spitale tregojnë se vitktimat kanë qenë të ekspozuar ndaj lëndës sarin apo ndonjë substance tjetër të ngjashme të gazit helmues.

Pasi ka theksuar se ka besimin e plotë në profesinalizmin dhe paanshmërinë e delegacinonit i cili vepron në përputhje me udhëzimet e Këshillit drejtues të OPCW-së dhe në lidhje me vendimet përkatëse të Kombeve të Bashkuara, Üzümcü tha se “Rezultatet e para nga laboratori i ngarkuar me këtë detyrë nga organizata tregojnë se vitktimat kanë qenë të ekspozuar ndaj lëndës sarin apo ndonjë substance tjetër të ngjashme. Pavarësisht se do të vazhdojnë analizat edhe më të detajuara të këtyre, gjetjet aktuale janë në cilësinë e pamohueshme”.

Në sulmin kimik që regjimi i Asadit kreu më 4 prill në rajonin Han Shejhun të Idlibit humbën jetën mbi 100 persona nga të cilët shumica fëmijë ndërsa u prekën nga gazi 500 të tjerë.

The post Prova “të pamohueshme” se në Idlib është përdorur gaz sarin appeared first on Mesazhi.com.

Tragjedi detare afër Dubrovnikut, dy të vdekur dhe pesë të zhdukur

Posted: 26 Apr 2017 04:35 AM PDT

Dy persona kanë vdekur, dy të tjerë janë lënduar, ndërsa 5 të tjerë konsiderohen të zhdukur në ujërat e akuatoriumit të Dubrovnikut, njofton agjencia e lajmeve INA.

Të zhdukurit po kërkohen në kanalin Koloccep në afërsi të Dubrovnikut. Mësohet se viktimat dhe të zhdukurit janë përplasur anija e Kapitenerisë së Dubrovnikut dhe një gomone në të cilën kanë qënë 9 persona- punëtor hotelierik që këtheheshin nga puna.

Në komunikatën e Ministrisë së transportit, infrastrukturës dhe detarisë së Kroacisë, bëhet e ditur se anija zyrtare e Kapitenerisë së Dubrovnikut "Dançe", ditën e martë, më 25 prill, rreth orës 21.20 minuta, është përplasur në kanalin Koloçep, me një gomone me targa të panjohura, në të cilën kanë qënë 9 punëtorë hotelierik, shtetas kroat, të cilët po ktheheshin nga puna.

Anija e Kapitenerisë është nisur për ndihmë dhe transport urgjent mjekësor
Tragjedia detare ka ndodhur në momentin kur anija zyrtare e Kapitenerisë së Dubrovnikut është nisur në një akcion urgjent mjekësor, për të transportuar një pacient të sëmurë në ishullin Mlet. Me atë rast është përplasur me gomonen e pa ndriçuar, pa drita sinjalizimi, dhe drita navigacioni, që as radari nuk e ka regjistruar, në të ciliën kanë qënë 9 persona. Dy veta kanë gjetur vdekjen, dy të tjerë janë hospitalizuar në spitalin e Dubrovnikut, ndërsa 5 persona janë zhdukur dhe janë në kërkim intensive- ka deklaruar kapiteni i Kapitenerisë së Dubrovnikut Mato Kerkez.

The post Tragjedi detare afër Dubrovnikut, dy të vdekur dhe pesë të zhdukur appeared first on Mesazhi.com.

Arrestohen 10 persona lidhur me sulmin në “Charlie Hebdo”

Posted: 26 Apr 2017 03:22 AM PDT

Prokuroria në Paris bëri të ditur se janë arrestuar dhjetë persona për të cilët dyshohet se kanë furnizuar me armë njërin nga tre autorët e sulmit ndaj revistës satirike "Charlie Hebdo" dhe marketit në Paris në janar të vitit 2015, ku u vranë 17 persona.

Prokuroria thekson se arrestimet filluan të hënën, ndërsa kanë vazhduar të martën dhe të mërkurën, dhe se në paraburgim janë dhjetë të dyshuar.

The post Arrestohen 10 persona lidhur me sulmin në "Charlie Hebdo" appeared first on Mesazhi.com.

Veseli falënderon Turqinë për kujdesin ndaj Bajram Rexhepit

Posted: 26 Apr 2017 02:07 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar Ambasadoren e Turqisë në Kosovë dhe shtetin e saj për gatishmërinë për shërimin e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi.

"Falënderoj Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, si dhe shtetin turk, për gatishmërinë që të ndihmojnë në përpjekjet shtesë për shërimin e tij. Po ashtu, shpreh mirënjohjen time të thellë për personelin shëndetësor të QKUK-së, që me përkushtim të plotë kanë treguar kujdesin e tyre. Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij", ka shkruar Veseli.

The post Veseli falënderon Turqinë për kujdesin ndaj Bajram Rexhepit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more