Skip to main content

Mesazhi.com: “Joshuas nokauton Klitchkon” plus 9 more

Mesazhi.com: “Joshuas nokauton Klitchkon” plus 9 more


Joshuas nokauton Klitchkon

Posted: 29 Apr 2017 02:50 PM PDT

Meçi mes Anthony Joshuas dhe Vladimir Klitchkos është padyshim meçi nga më të mirët e shekullit.

Dy titanët e boksit kanë dhuruar spektakël në ring. Anthony Joshua e ka nokautuar në raundin e 11-të Klitschkon për ta rrëzuar nga froni.

The post Joshuas nokauton Klitchkon appeared first on Mesazhi.com.

Barça nuk gabon, fiton dhe rikthen pozitën e parë në La Liga

Posted: 29 Apr 2017 01:56 PM PDT

Barcelona ka fituar derbin e Katalunisë ndaj Espanyolit me rezultat 3-0.

Skuadra e Luis Enriques nuk ka gabuar në derbin lokal ndaj Espanyolit, duke fituar dhe vazhduar të ëndërroj një dështim të Real Madridit dhe të fitoj titullin në La Liga.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat që nuk arritën të krijojnë ndonjë rast të mirë për gol, dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin që filloi ndeshja.

Festa e Suarezit tek goli i parë
Megjithatë, pjesa e dytë ishte krejtësisht tjetër, pasi Barcelona arriti të tregoj forcën e tyre të vërtetë duke shënuar tri gola dhe duke siguruar fitoren.

Fillimisht ishte Luis Suarez, i cili shfrytëzoi një gabim të Jurados, duke shënuar nga afërsia në minutën e 50 për 1-0.

Barcelona arriti të ngrit epërsinë e tyre në minutën e 76 me anë të Ivan Rakitic, i cili arriti të përfundoj një aksion të mirë pas asistimit të Lionel Messi.

Goli i tretë dhe i fitores për Barcelonën erdhi në minutën e 87 nga Suarez, që shënoi përsëri nga afërsia dhe vulosi fitoren e gjigantit katalunas.

Pas kësaj fitore, Barcelona arrin të rikthej pozitën e parë me 81 pikë, po aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak, ndërsa Espanyol renditet në vendin e nëntë me 50 pikë.

The post Barça nuk gabon, fiton dhe rikthen pozitën e parë në La Liga appeared first on Mesazhi.com.

Kosova në NATO, kur ta formojmë ushtrinë

Posted: 29 Apr 2017 12:40 PM PDT

Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është një ushtri tamam.

Për këtë arsye shteti i Kosovës edhe nuk po këmbëngul për anëtarësim në NATO, njofton Klan Kosova.

Kështu u bë e ditur në një konferencë të organizuar nga Asociacioni i Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës.

Madje ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku, beson që anëtarësimi i Kosovës në NATO- do të ishte vetëm barrë për këtë të fundit.

The post Kosova në NATO, kur ta formojmë ushtrinë appeared first on Mesazhi.com.

Real Madridi kalon edhe një pengesë, mposht Valencian

Posted: 29 Apr 2017 12:39 PM PDT

Real Madridi ka shënuar edhe një fitore të madhe në luftën për titull, duke mposhtur me rezultat 2-1 Valencian.

I pari që realizoi gol ishte ylli i skuadrës madrilene Cristiano Ronaldo, për të mbyllur pjeseën e parë në avantazh.

Deri në minutën e 82 nuk kishte gol, por pikërisht në këtë minutë ishte mesfushori i Valencias Dani Parejo që realizoi një gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë.

Kur të gjithë po mendonin që Valencia do dal me një pikë nga Santiago Bernabeu, ishte Marcelo ai i cili siguroi tre pikët e radhës për skuadrën e tij.

The post Real Madridi kalon edhe një pengesë, mposht Valencian appeared first on Mesazhi.com.

Bayerni fiton titullin e pestë radhazi, bëhet kampion edhe matematikisht

Posted: 29 Apr 2017 12:37 PM PDT

Bajerni i Mynihut është kampion i Gjermanisë për sezonin 2016-2017.

Bavarezët siguruan matematikisht titullin falë fitores 6-0 kundër Volfsburgut në transfertë.

27 herë kampionët e Bundesligës tani kanë 73 pikë, dhjetë më shumë se Lajpcigu kur kanë mbetur vetëm tri ndeshje deri në fund të kampionatit.

Titulli i pestë radhazi vjen si një ngushëllim për skuadrën e Karlo Ançelotit, që brenda një jave pa të eliminohej nga Liga e Kampioneve dhe Kupa e Gjermanisë.

Sa për kronikë, goleadën ndaj Volfsburgut e vulosën dopieta e Levandovskit dhe finalizimet e Alabës, Robenit, Mylerit dhe Kimishit

The post Bayerni fiton titullin e pestë radhazi, bëhet kampion edhe matematikisht appeared first on Mesazhi.com.

“Përshëndetje, unë jam musliman”

Posted: 29 Apr 2017 09:07 AM PDT

Qytetarët me origjinë turke që jetojnë në Australi, kanë zgjedhur një mënyrë paska ndryshe për të tërhequr vëmendjen kundër Islamofobisë, duke ngritur stenda në rrugët kryesore të Sidnejit me moton “Përshëndetje, unë jam musliman”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në stendat e ngritura në disa rrugë të rëndësishme të këtij qyteti, organizatorët kanë synuar të japin informacione rreth fesë Islame. Krahas ndarjes së broshurave informuese, kalimtarëve u janë shpërndarë edhe 3.500 trëndafila.

Australianët kanë treguar interes të lartë ndaj këtij aktiviteti, ndërkohë Drejtori i Komunikimit të Shoqërisë Islamike të Milli Görüş, Yusuf Özen, tha për AA se një aktivitet i ngjashëm me këtë është zhvilluar në 13 vende të botës dhe se arsyeja e organizimit të tij në Australi është thyerja e paragjykimeve ndaj muslimanëve.

“Synimi ynë është thyerja e paragjykimeve ndaj muslimanëve, shpërndarja e trëndafilave me buzëqeshje, përgjigja ndaj pyetjeve të tyre rreth Islamit dhe jo përmes medias, por komunikimi i drejtpërdrejtë”, ka thënë ai në vijim të fjalës së tij.

“Qytetarët mendojnë që shpërndajmë mesazhe pozitive”

Ndërsa Nuray Okçum thotë se qytetarët australianë e kanë pritur pozitivisht këtë aktivitet. “Mendojnë që shpërndajmë mesazhe pozitive. Gëzohen kur marrin trëndafila. Qeshin. Disa prej tyre nuk pranojnë të marrin trëndafilin, por na shprehin kënaqësinë për përfaqësimin e denjë të Islamit. Për këtë arsye jam shumë e lumtur”, thotë ajo në vazhdim.

“Shpërndarja e trëndafilave, një mendim i bukur”

Gayle Humphries, një qytetare australiane, thotë se shpërndarja e trëndafilave dhe shpjegimi i Islamit në mënyrë të drejtpërdrejtë, është një mendim i bukur. “Për mendimin tim është një veprim shumë i bukur, sepse u jep atyre mundësinë të shpjegojnë se përse shpërndajnë këto trëndafila. Në lajme shohim gjithmonë të shpjegohet një Islam i keq dhe këta njerëz mundohen të shpjegojnë një Islam i cili nuk është i tillë. Mendoj që është diçka fantastike”, thotë ajo.

The post “Përshëndetje, unë jam musliman” appeared first on Mesazhi.com.

Mogherini: Turqia është partner strategjik i BE-së

Posted: 29 Apr 2017 09:05 AM PDT

ërfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini tha në Valletta se Turqia nuk është vetëm një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe një partner strategjik i BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nga perspektiva e BE-së, mund të themi se negociatat për anëtarësim janë duke vazhduar. Ata nuk janë ngrirë, as nuk janë pezulluar”, ka thënë Mogherini.

Ajo iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin e Maltës, Valletta, ku dje mori pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të Jashtëm të BE-së (Gymnich).

Takimi ishte shumë i dobishëm, i frytshëm, konstruktiv dhe i rëndësishëm, theksoi Mogherini.

“Patëm ratin të kemi bisedime të sinqerta dhe të hapura me Turqinë. Me shtetet anëtare të BE-së kemi biseduar për gjendjen aktuale të Turqisë dhe për marrëdhëniet tona në të ardhmen”, tha Përfaqësuesja e Lartë Mogherini pas takimit me shefin e diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu.

“Ne njohim dhe respektojnë të drejtën e secilit vend, duke përfshirë Turqinë, që vetë të marrin vendime në lidhje me sistemin e drejtimit të shtetit”, tha Mogherini.

Pavarësisht kritikave të shumta dhe ankesave pas referendumit për pakon e ndryshimeve kushtetuese të mbajtura në Turqi, Mogherini theksoi se respekton rezultatet e referendumit.

“Presim që zbatimi i ndryshimeve kushtetuese të bëhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe raportin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE)”, shtoi Mogherini.

Siç theksoi, “Bashkimi Evropian është pranë Turqisë me ekonominë e saj të suksesshme dhe demokratike”, dhe ka shtuar se qëllimet e BE-së nuk kanë qenë asnjëherë në dëm të Turqisë dhe as popullit turk.

Duke shtuar se marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë janë përtej kornizës së anëtarësimit në BE, Mogherini theksoi se negociatat nuk kanë përfunduar, por edhe theksoi se kjo nuk nënkupton se do të hapen kapituj të rinj.

The post Mogherini: Turqia është partner strategjik i BE-së appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Pa ratifikimin e demarkacionit s’ka liberalizim të vizave

Posted: 29 Apr 2017 07:46 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë gjatë qëndrimit që ka pasur këto ditë në Bruksel, zyrtarët më të lartë atje i kanë thënë se demarkacioni është kushti që duhet përmbushur që të bëhet liberalizimi i vizave.

Mustafa i pyetur në lidhje me paralajmërimin që kishte bërë para se të shkojë në Bruksel se do liberalizim vizash me kusht që demarkacioni të kryhet në një periudhë prej dy vjetësh, tha se kjo kërkesë parashtrohet sa herë takohet me zyrtarë të lartë të BE-së por se ajo është procedurale.

Ai ka thënë se procedimi i demarkacionit në Kuvend do të bëhet në momentin kur të jenë të sigurt se ai do të kalojë.

"Po ne tash po bisedojmë për këtë çështje jo vetëm me koalicionin, por edhe me subjektet tjera. Të shohim si janë gjasat e prezencës së tyre në kuvend dhe votimit. Ne do ta procedojmë në Kuvend në momentin që e kemi të sigurt se do ta kapërcejmë. Për ne është e rëndësishme që të bëhet ratifikimi, që të liberalizohen vizat për qytetarët", tha kryeministri Mustafa, i cili të premten është kthyer në Brukseli, pas një vizite që ka pasur atje.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë përurimit të një rruge në komunën e Dragashit.

Rruga e gjatë një kilometër e 400 metra lidh Kosovën me Shqipërinë, konkretisht fshatin Glloboqicë me fshatin Borje./

The post Mustafa: Pa ratifikimin e demarkacionit s'ka liberalizim të vizave appeared first on Mesazhi.com.

Raporti i NATO-s: Ballkani Perëndimor në rrezik

Posted: 29 Apr 2017 03:33 AM PDT

Me normën e lartë të papunësisë, korrupsionit, erozionit i shtetit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, shpesh me ndërhyrjen e Rusisë në punët e shtetit, Ballkani Perëndimor duhet të mbështetet fuqishëm në integrimin e tij euroatlantik, thuhet në draft raportin e fundit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Komiteti i Ekonomisë dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka hartuar draft raportin me titull "Tranzicioni ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Një vlerësim në prill të vitit 2017", i shkruar nga Richard Benyon, raportues për Mbretërinë e Bashkuar nga Partia Konservatore.

Draft-raporti mbi vlerësimin e tranzicionit ekonomik në Ballkanin Perëndimor jep një pasqyrë politike dhe ekonomik të rajonit. Në raport thuhet se Ballkani Perëndimor mbetet një fushë me interes të veçantë për NATO-n, e cila aktualisht është e pranishme në rajon, përmes Forcës së Kosovës (KFOR) dhe Operacionit "Althea", ku vetëm Serbia dhe Republika Srpska nuk kanë treguar interes për t'u bërë pjesë e NATO-s, shkruan European Western Balkans, transmeton ResPublica.

Edhe pse NATO pranon se BE-ja ka qenë një lojtar kyç në ruajtjen e stabilitetit në rajon, ajo gjithashtu konsideron se kriza ekonomike i ka hapur derën lëvizjeve populiste dhe nacionaliste anti-BE për të kundërshtuar reformat e vështira". Në raport thuhet se procesi i integrimit të rajonit në BE është tronditur nga çështjet e shumta politike dhe ekonomike brenda shteteve, por edhe nga faktorë të jashtëm. Një nga çështjet kryesore të cilat shkaktuan shqetësime në të gjithë rajonin ishte paqëndrueshmërinë aktuale e BE-së, e cila shkaktoi lulëzimin e lëvizjeve nacionaliste dhe autoritare.

Tensionet e Kosovës me Serbinë kanë qenë në rritje gjatë vitit të kaluar, qëkurse "Beogradi dërgoi në kufi një tren të pikturuar me parullën "Kosova është Serbi". Marrëdhëniet u ndezën edhe më keq kur Prishtina shpalli dëshirën për të formuar një ushtri të rregullt. Sa për Malin e Zi, vendi që së shpejti do të jetë anëtar i NATO-s, në gusht u përball me një skenar të planifikuar për grusht grusht shteti dhe me opozitën e cila është duke bojkotuar parlamentin, ndërsa situata në Maqedoni është "edhe më dekurajuese", me Presidentin që refuzon për t'i dhënë mandatin liderit të opozitës, Zoran Zaev për të formuar qeverinë. Në përgjithësi, tensionet politike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë qetësuar edhe pas thirrjeve të BE-së.

Përveç çështjeve të brendshme, Ballkani Perëndimor po përballet me një shkallë të lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, e cila i bën ata "më të prekshëm nga demagogjia dhe keqinformimi." Sa për gjendjen e demokracisë, raporti vë në dukje se niveli i zhvillimit demokratik në Ballkanin Perëndimor ka bërë hapa pas gjashtë vitet e fundit. Sundimi i ligjit është dëmtuar nga elita politike, e cila është duke përdorur këtë leva për përfitime personale.

Raporti vazhdon më tej në problemet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se në të gjithë rajonin "korrupsioni, klientelizmi, manipulimi i votave dhe mashtrimi janë të gjitha të lidhura me problemin e kapjes së shtetit nga elitat me pak interes në avancimin e thelbit të demokracisë, edhe pse forma e demokracisë i përshtatet qëllimeve të tyre." Ai gjithashtu prek marrëdhëniet e Rusisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, një terren pjellor për të sfiduar ndikimin e NATO-s dhe BE-së". Raporti arrin në përfundimin se ka një rrezik shumë të lartë për Ballkanin Perëndimor të rrëshqasë në ideologjinë nacionaliste, duke shtuar se autoritarizmi nuk është një "formulë e suksesshme ku problemi kryesor ka qenë mungesa e demokracisë"

The post Raporti i NATO-s: Ballkani Perëndimor në rrezik appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri fton Izraelin ta njohë pavarësinë e Kosovës

Posted: 29 Apr 2017 03:31 AM PDT

Ministrja për Dialog Edita Tahiri, e cila po qëndron në Izrael, me ftesë të Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (INSS) në Tel Aviv, mori pjesë në seminarin për çështje të negociatave paqësore dhe ndërkulturore të organizuar nga ky institut.

Folësit kryesor në këtë seminar ishin ministrja Edita Tahiri, ish-gjeneral majori izraelit dhe ish-Ambasador i Izraelit në Kinë, Matan Vilnai, profesori Iliai Alan dhe David Gordon, hulumtues dhe bashkëkryesues të seminarit në INSS.

Sipas komunikatës, ministrja Edita Tahiri në ligjëratën foli rreth proceseve të pavarësisë së Kosovës dhe proceseve paqësore të periudhës së luftës dhe paqes. Ministrja Tahiri, ndër të tjerash, theksoi se pavarësia e Kosovës solli lirinë dhe sigurinë për popullin e Kosovës, ndërsa vendosi një gjeopolitikë të re në favor të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.

"Lufta jonë për pavarësi ishte e drejt prandaj mori përkrahjen e botës perëndimore në krye me SHBA-të. Shteti i Kosovës është rezultat i luftës njëqindvjeçare të popullit shqiptarë, i cili nuk u pajtua asnjëherë me pushtimin dhe ndarjen e kombit shqiptar dhe tokave shqiptare", theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se përfundimi i Luftës së Ftohtë hapi rrugë për liri dhe krijimin e shteteve të reja në Ballkan, ndërsa i dha fund sistemit komunist dhe shteteve artificiale siç ishte edhe ish-Jugosllavia, transmeton Telegrafi.

Duke folur për luftërat e fundit në Ballkan në periudhën 1989-1999, ministrja Tahiri tha se ato ishin luftëra agresore të Serbisë ndaj Kosovës dhe njësive tjera federale të ish-Jugosllavisë, dhe nga zhbërja e ish-Jugosllavisë u krijuan shtatë shtete të reja përfshirë shtetin tim, Republikën e Kosovës.

Ajo sidomos potencoi se "ndonëse perceptimet për origjinën e këtyre luftërave janë nga më të ndryshmet, dhe pavarësisht tendencave të Serbisë për t'i mbuluar qëllimet e saj hegjemoniste me pretendime kulturo-fetare, e vërteta është se Serbia bëri luftëra hegjemoniste dhe territoriale, por ne, Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Sllovenia dolëm fitues dhe krijuam shtetet tona dhe mbrojtëm territoret etnike".

Ministrja Tahiri po ashtu tha se Kosova ka orientimin perëndimor dhe kemi progres në shtetndërtimin demokratik dhe euro-atlantik.

"Sot Kosova është një kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë. Kosova ka për aleatë kryesor strategjikë SHBA-të, është në rrugën zyrtare të integrimit evropian, ka vendosur lidhje zyrtare me NATO-n dhe më shumë se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjithsejtë 113 vende", ka theksoi ministrja Tahiri.

Ministrja ftoi Izraelin që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Izraeli është një vend perëndimor, një aleat strategjik SHBA-së, prandaj dhe duhet ta ndjek këtë linjë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke dhënë kontribut për forcimin e paqes në rajon.

Tahiri iu përgjigj shumë pyetjeve të pjesëmarrësve, të personaliteteve me kalibër të lartë, nga qeveria, biznesi, akademia dhe drejtësisa dhe negociatorë me përvojë.

Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (Institute for National Security Studies – INSS) është një institut prestigjioz në Izrael i themeluar në vitet 1975 i cili angazhohet për studime të sigurisë kombëtare me qëllim që ofrojë analiza dhe rekomandime rreth çështjeve që lidhen me agjendën e sigurisë kombëtare të Izraelit, për vendimmarrësit, udhëheqësit publikë dhe komuniteti strategjik, në Izrael dhe jashtë vendit.

The post Tahiri fton Izraelin ta njohë pavarësinë e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more