Skip to main content

Mesazhi.com: “Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë” plus 9 more


Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë

Posted: 28 Apr 2017 09:50 AM PDT

Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë
Gjatë seancës së sotme të Parlamentit të Shqipërisë të thirrur për të zgjedhur presidentn e ri të vendit, Komisioni i ligjeve bëri verifikimet formale për Ilir Metën, sa i takon pastërtisë së figurës së tij dhe detyrimeve kushtetuese. Pas shqyrtimit të dosjes, komisioni votoi unanimisht kandidaturën e Metës, duke e cilësuar kreun aktual të Kuvendit një figurë në përputhje me bazën ligjore.

Më herët gjatë ditës., Komisionit të ligjeve i mbërriti letra me firmëtarët që propozuan Metën si kandidatin e vetëm për president. 23 emrat që e propozuan atë si kandidat për postin e kreut të shtetit ishin 17 deputetët e LSI-së dhe gjashtë deputetët e Partisë për Drejtësi, Intergrim dhe Unitet.

Në dokumentin e paraqitur në Kuvend, deputetët argumentuan edhe formalisht si nënshkrues të këtij dokumenti, kandidatin e dakordësuar midis dy forcave më të mëdha të koalicionit qeverisës një ditë më parë në grupet parlamentare përkatëse.

Pas zgjedhjes së Ilir Metës si president i Republikës, Lëvizja Socialistë për Integrim do të futet në një proces zgjedhor. Burimet kanë konfirmuar se Petrit Vasili do të mbajë detyrën e kryetarit të LSI-së. Aktualisht Vasili mban detyrën ë zëvendëskryetarit të kësaj force politike. Statusi i LSI-së përcakton se zgjedhja e kryetarit të kësaj force bëhet me një anëtar një votë.

Meta u votua me shumicën e votave të pozitës si president i ri i Shqipërisë. Nga 89 të pranishëm në sallë, pro votuan 87 dhe dy kundër. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, për zgjedhjen e presidentit të vendit mjaftojnë 71 vota.

The post Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë appeared first on Mesazhi.com.

Aksion i madh humanitar, ndihmohen 100 familje skamnore në Prizren(Video)

Posted: 28 Apr 2017 08:03 AM PDT

Me nga një pako në vlerë 55 euro ndihma, janë gëzuar sot 100 familje skamnore të komuniteteve të ndryshme në Komunën e Prizrenit.

Kjo falë Shoqatës bamirëse "Jetimat e Ballkanit", të cilët në këto pako kishin vendosur gjërat elementare duke përfshirë detergjent, gjëra ushqimore e batanije.

Drejtori i kësaj shoqate Halil Kastrati ka thënë se nga aksioni i sotëm kanë përfituar 100 familje nevojtare, raporton Ekonomia Online.

"Janë 100 pako, vlera e një pako është 55 euro për një familje, pra janë 100 familje. Ja vlen me theksua se donatorë janë 6 mërgimtarë tonë përfshirë edhe një kompani këtu në Prizren 'Abi Centër'. E kemi parasysh që me një pako nuk mundemi me i krye hall çdo nevojtari, por të paktën jemi krenar sepse iu lehtësojmë për një periudhë sado e shkurtë që është ajo", ka thënë Kastrati.

Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit, Sherife Balaj tha se janë të nderuar si institucion që kanë një shoqate bamirëse siç është shoqata "Jetimat e Ballkanit", e cila sipas saj ka treguar gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet komunale për të ndihmuar familjet skamnore.

"100 pako ushqimore dhe detergjent po shpërndahen për 100 familje skamnore të Komunës së Prizrenit dhe jemi shumë falënderues ndaj kësaj OJQ-je dhe besoj se çdo herë do ta gjejnë derën e hapur në komunë dhe do të kenë përkrahje edhe prej institucioneve tona", ka thënë ajo.

Ajo ka sugjeruar edhe shoqatat e tjera që të marrin iniciativa të tilla.

E ata që iu gëzuan më së shumti ishin familjarët të cilët të emocionuar prisnin që me rend t'iu thirrej emri dhe të merrnin pakon që u takonte pasi që siç thanë nevoja e tyre për gjëra elementare është e madhe.

Nexhmije Gashi e cila mori një pako tha se e falënderon shoqatën duke treguar edhe gjërat që i ka marrë në pako.

"E falenderoj këtë shoqatë. Kam marrë vaj, sheqer, miell të gjitha ato që më nevojiten. Shumë faleminderit prej tyre..Ju kisha thënë edhe shoqatave tjera me na ndihmua sepse nuk po kemi mundësi me i ble vet", ka thënë ajo.

"Faleminderit shumë prej këtyre që po na ndihmojnë. Janë kujdes për neve sepse nuk i kemi kushtet, shumë faleminderit prej tyre", tha Kimete Mazreku.

Kurse Emine Syla pohoi se ndihmat që i kanë marrë sot janë gjërat më të nevojshme që i nevojiten një familje.

"Këto janë sendet më të nevojshme për një shtëpi. I falënderoj shumë shoqatat, të gjitha janë të mira Zoti i shpërbleftë", ka thënë ajo.

Drejtues të shoqatës bënë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të ndihmojnë edhe qindra familje tjera skamnore në tërë vendin.

The post Aksion i madh humanitar, ndihmohen 100 familje skamnore në Prizren(Video) appeared first on Mesazhi.com.

Demarkacioni procedohet në Kuvend javën e ardhshme

Posted: 28 Apr 2017 05:59 AM PDT

Qeveria e Kosovës do të procedojë javën e ardhshme për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Marrëveshja më e përfolur dhe më e kundërshtuar deri më tani në Kosovë, pritet t'i nënshtrohet procedurës së ratifikimit nga deputetët, me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe një numri të deputetëve nga partitë në pushtet.

Procedimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Faton Abdullahu.

Ai ka thënë se kryeministri dhe Qeveria e Kosovës i kanë kryer të gjitha obligimet, si në aspektin procedural ashtu edhe atë profesional, që çështja e Demarkacionit të procedohet në Kuvend.

"Konsiderojmë se marrë parasysh të gjitha rrethanat, si qeveri, është në vullnetin e palëve në koalicion dhe ky vullnet me jep të drejtën të konstatojë që së shpejti, pra jo brenda javëve, por brenda ditëve, përkatësisht javën tjetër, të procedohet çështja e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës", ka thënë Abdullahu.

Për shkak të tensioneve dhe mungesës së votave në Kuvend për ratifikimin e Demarkacionit, kryeministri Isa Mustafa qëndroi këto ditë në Bruksel, ku ndër tjera, kërkoi nga Bashkimi Evropian pezullimin e ratifikimit të demarkacionit për dy vitet e ardhshme.

Me këtë pezullim, ai kërkoi që për dy vitet në vijim, Kosovës t'i hiqen vizat, me kusht që demarkacioni të ratifikohej pas kalimit të kësaj periudhe kohore.

Megjithatë, Brukseli ka insistuar që marrëveshja të vihet sa më parë në Kuvend për ratifikim.

Po ashtu, edhe Partia Demokratike e Kosovës si partia më e madhe dhe pjesë e koalicionit qeverisës, i ka kërkuar kryeministrit Mustafa që marrëveshja të procedohet në Kuvend dhe në varësi të ratifikimit apo dështimit, pastaj të shihet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

The post Demarkacioni procedohet në Kuvend javën e ardhshme appeared first on Mesazhi.com.

Erdogani për situatën në Maqedoni: Dhuna nuk është zgjidhje

Posted: 28 Apr 2017 05:57 AM PDT

Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka vlerësuar si alarmante ngjarjet në Maqedoni, duke shtuar se dhuna nuk mund të jetë dalje nga cilido problem, raportoi televizioni privat turk NTV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Dëshirojmë që në Maqedoninë miqësore dhe vëllazërore sa më shpejt të arrihet paqe dhe stabilitet", ka deklaruar Erdogan në fjalimin e sotëm në Stamboll, njofton AIM.

Në deklaratën e veçantë të kryetarit të Turqisë shprehet 'shqetësim i thellë' për shkak të dhunës në Parlamentin e Maqedonisë dhe të nxitet në formimin e Qeverisë së re me respektimin e parimeve demokratike.

The post Erdogani për situatën në Maqedoni: Dhuna nuk është zgjidhje appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa uron Xhaferin, thotë se Maqedonia është edhe e shqiptarëve

Posted: 28 Apr 2017 05:56 AM PDT

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Mustafa tha se Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë, aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

"Uroj zgjedhjen e z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.

Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidoj institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike".

The post Mustafa uron Xhaferin, thotë se Maqedonia është edhe e shqiptarëve appeared first on Mesazhi.com.

Veseli ua dorëzon ish-luftëtarëve të UÇK-së draftligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës 

Posted: 28 Apr 2017 05:19 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilëve u ka dorëzuar draftligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Draftligji, i hartuar nga kryeparlamentari Veseli dhe stafi i tij, garanton mbrojtje institucionale për vlerat e luftës së UÇK-së dhe parasheh reagim të shtetit në raste të arrestimeve me urdhër-arreste politike. Nëpërmjet këtij draftligji, po ashtu përcaktohet dita nacionale për përkujtim të luftës çlirimtare, si dhe parashihet ndërtimi i monumentit qendror të luftës për çlirim dhe i Muzeut të Luftës.

Pasi u dorëzoi përfaqësuesve të shoqatave të luftës draftin e këtij ligji, kryparlamentari Veseli tha se edhe pse i vonuar, ligji u bën nder institucioneve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht mbron vlerat e shenjta të lirisë sonë, luftën çlirimtare dhe pjesëtarët e saj.

"Duke ju drejtuar juve, iu drejtohem të gjithë bashkëluftëtarëve. Është një ligj i vonuar, ndërsa do të duhej të ishte ligji i parë, i cili do t'i bënte nder Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është diçka që populli ynë e ndjen dhe e mbron, që e ka lindur, rritur dhe zhvilluar, ndërsa tani në kohën e paqes e ruan me krenari. Është projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës sonë të shenjtë, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se shoqatat e luftës e kanë mundësinë të japin vërejtjet dhe propozimet e tyre në përmbajtjen e këtij draftligji, i cili më pas, pa ndonjë vonesë, do të procedohet në Kuvend konform procedurave parlamentare.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Ngucati, shfaqi shpresën se ky ligj do të jetë në favor ish-luftëtarëve të lirisë dhe se si i tillë, do të merr mbështetje njëzëri nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

The post Veseli ua dorëzon ish-luftëtarëve të UÇK-së draftligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës  appeared first on Mesazhi.com.

Operacioni kundër terrorizmit në Londer, qëllohet një grua 20 vjecare

Posted: 28 Apr 2017 04:43 AM PDT

Një grua e moshës 20 vjecare është qëlluar nga policia britanike gjatë një operacioni kundër terrorizmit në Londër. Ajo është në gjendje kritike dhe ndodhet në spital.

Plagosja e saj ndodhi pasi oficerët bastisën një shtëpi në veri-perëndim të qytetit.

Në një deklaratë, policia tha se “kishte kryer nje bastisje te armatosur në nje shtëpi, bastisje e cila ishte e nevojshme për shkak të natyrës së inteligjencës me të cilën po merreshin.”

Gjashtë vetë janë arrestuar si pjesë e hetimit në të gjitha pronat e bastisura ne Londer dhe në Kent, në Anglinë juglindore.

Ata janë arrestuar për dyshime lidhur me kryerjen, përgatitjen dhe nxitjen e akteve terroriste.

Policia thotë se gjashtë arrestimet nuk janë të lidhura me incidentin e meparshem në Londër, kur një burrë që mbante thika ishte ndaluar pranë zyrës së kryeministrit.

27-vjeçari, thuhet se ishte në “radar të shërbimit të fshehtë”, dhe dyshohet për përgatitjen e një akti terrorizmi. /MESAZHI/

The post Operacioni kundër terrorizmit në Londer, qëllohet një grua 20 vjecare appeared first on Mesazhi.com.

Vuçiç bën thirrje për qetësi në Maqedoni

Posted: 28 Apr 2017 04:35 AM PDT

Me rastin e incidenteve në Kuvendin e Maqedonisë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka planifikuar për sot seancë emergjente të Zyrës për Koordinim të Shërbimit të Sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Vuçiç në një deklaratë telefonike për agjencinë e lajmeve Tanjug ka bërë thirrje për qetësi në Shkup dhe ka thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për problem të Maqedonisë, por për të gjithë qytetarët që jetojnë në këto hapësira.

Lidhur me zhvillimet në Maqedoni, Vuçiç ka thënë se ai gjithmonë ka bërë gjithçka që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit të jenë sa më të mira.

“Unë mendoj se qytetarët e Maqedonisë e dinë këtë dhe e respektojnë mënyrën se si Serbia është sjellur me qytetarët e Maqedonisë, por edhe me shtetin e Maqedonisë. Unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me të gjitha ngjarjet e mbrëmshme dhe mesazhi im i vetëm është, dhe unë mendoj se njerëzit në Maqedoni janë të vetëdijshëm se ai vjen nga një mik i tyre i vërtetë, që të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet t’i zgjidhin në mënyrë paqësore dhe nëse kam ndonjë të drejtë, them se qetësimi i situatës është sigurisht në interesin më të mirë të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Të gjitha gjërat e tjera dhe të gjitha problemet e tjera mund të zgjidhen në tryezën e bisedimeve, në mënyrë paqësore, në një atmosferë të qetë”, ka thënë Vuçiç.

Kryeministri serb ka thënë se është mirë që menjëherë të mënjanohen të gjitha problemet, siç ka theksuar, “për të siguruar paqe dhe stabilitet për fëmijët tanë”.

Ai kërkoi që të gjithë në Maqedoni, “të njohurit e tij, por edhe ata që nuk i njeh”, që këtë mesazh ta kuptojnë si qëllimmirë dhe të bëjnë gjithçka që përsëri të mbizotërojë paqja dhe siguria.

“Serbinë gjithmonë do ta keni mik të sinqertë dhe besnik”, përfundoi kryeministri Vuçiç.

The post Vuçiç bën thirrje për qetësi në Maqedoni appeared first on Mesazhi.com.

Francë, mediat bashkohen kundër Le Pen

Posted: 28 Apr 2017 04:34 AM PDT

Në Francë 28 shtëpi mediatike kanë reaguar ndaj kandidates presidenciale nga e djathta ekstreme Marine Le Pen për kufizimet dhe pengesat që zbaton gjatë mitingjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli të gazetës Le Monde, 28 shtëpi mediatike kanë nënshkruar një dokument të përbashkët në shenjë reagimi ndaj ndalimit të ndjekjes së shumë mitingjeve nga mediat dhe pengimin e informimit të opinionit publik.

Në mesin e institucioneve mediatike që kanë nënshkruar dokumentin janë Le Monde, Le Point, Mediapart, L’Obs, Le Figaro, France 2, France 24, Libération dhe M6.

Në shkrim thuhet se Le Pen merr vendim vet për mediat që do t’i ndjekin mitingjet e saj dhe se partitë politike nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët e mediave.

Ndryshe, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Francë më 23 prill, lideri i lëvizjes “En Marche” Emmanuel Macron mori 24.01 përqind të votave kurse Le Pen 21.3 përqind. Raundi i dytë në të cilin do të garojnë Macron dhe Le Pen do të mbahet më 7 maj.

The post Francë, mediat bashkohen kundër Le Pen appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Të stimulohet avancimi i femrave në sektorin e IT-së

Posted: 28 Apr 2017 01:20 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar me femrat që merren teknologji informative, në kuadër të "Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në teknologji informative", që u mbajt në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit me vajzat e angazhuara në këtë sektor, kryeparlamentari Veseli është njohur me angazhimet e tyre dhe sfidat me të cilat ato përballen gjatë veprimtarisë së tyre të përditshme.

Kryetari Veseli e ka cilësuar sektorin e teknologjisë së informacionit një nga mundësitë më të mira që ka vendi ynë për të ecur shpejt në zhvillimin ekonomik. Veseli tha se buxheti institucional për mbështetjen e sektorit të teknologjisë informative duhet të dhjetëfishohen.

"Të rinjtë tanë janë shumë të pasionuar me teknologjitë e informacionit, por vetëm pasioni nuk mjafton. Interesi i drejtpërdrejtë nacional është që potencialin dhe pasionin e të rinjve tanë për IT ta shndërrojmë në industri të IT-së, e cila pastaj, jo vetëm krijon vende pune për të rinjtë tanë, por njëkohësisht u mundëson atyre të krijojnë vende pune edhe për të tjerët", tha kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se që të ndodhë kjo, janë të domosdoshme investimet e mëdha në këtë drejtim. Veseli tha se aktualisht ekziston një hendek serioz në mes shkathtësive të IT-së që ofrojnë sot institucionet tona arsimore e qendrat e trajnimit profesional dhe kërkesave që kanë kompanitë e IT-së.

"Ne duhet ta mbyllim shpejt këtë hendek, duke marrë vendime të mëdha strategjike, përmes të cilave orientohen fondet në qendrat e specializuara universitare dhe trajnimit profesional për inovacion dhe IT", theksoi Veseli.

Duke qenë një shtet që promovon barazinë gjinore, Veseli tha se është e nevojshme që të stimulohet avancimi i femrave në përvetësimin e shkathtësive në sektorin e teknologjisë së informacionit.

"Kjo nuk mjafton të bëhet njëherë në vit duke shënuar një ditë simbolike, por çdo herë dhe çdo kund ku hartohen politika dhe merren vendime që prekin këtë fushë. Ashtu si kemi arritur me të mrekullueshmen Majlinda Kelmendi të bëhemi kampion bote në sportin e xhudos, ne mund të kemi shumë Majlinda Kelmendi në fushën e IT-së", tha kryeparlamentari Veseli.

The post Veseli: Të stimulohet avancimi i femrave në sektorin e IT-së appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more