Skip to main content

Mesazhi.com: “Francë, rritet preferenca për Le Pen” plus 9 more

Mesazhi.com: “Francë, rritet preferenca për Le Pen” plus 9 more


Francë, rritet preferenca për Le Pen

Posted: 31 Mar 2017 09:00 AM PDT

Një udhëtim 90-minutësh me tren nga stacioni i trenit "Gare de Lyon" në Paris përpiqet të nxjerrë në pah hendekun politik mes votuesve të kryeqytetit dhe pjesës tjetër, i njëjti fenomen që shkundi Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që mund të bëjë të njëjtën gjë edhe në Francë.

Sa më larg të shkosh, thotë Reuters, aq më shumë rritet mbështetja për Frontin Nacional, të pozicionuar hapur kundër emigrantëve dhe kundër bllokut europian. Në "Gare de Lyon", producenti 32-vjeçar Victor Leclere rrëfen se i frikësohet popullaritetit të partisë së Marine le Penit.

"Unë jetoj në atë që mund ta quani një zonë multikulturale, ku gjen njerëz të çdo ngjyre e çdo origjine dhe nuk kemi pasur ndonjëherë probleme. Kemi jetuar të gjithë së bashku pa ngritur pyetje. Më shqetëson portretizimi që Fronti Nacional i bën Francës si vend në të cilin nuk ekzistojnë kulturat e ndryshme, kur në fakt nuk është aspak ashtu", thotë Leclere.

Villeneuve-Saint-Georges është vetëm 19 minuta larg Parisit, por me blloqet e betonit dhe rrugët e gjera duket vite dritë larg qendrës me ndërtesa të gurta dhe shëtitore të Parisit. Kjo periferi me 32 000 banorë i dha Le Penit gati 30% të votave në zgjedhjet rajonale, kur në kryeqytet mori gati 10%.

"Nuk kemi parë këmbë politikani të shkelë këtu. Ata shkojnë në qytetet e mëdha, por në periferi nuk vijnë. Unë vetë nuk besoj më tek politika, ajo ka marrë fund", thotë një banore.

30-vjeçari Lucien Ngando, specialist IT-je me origjinë kongoleze, thotë edhe ai se këtë herë mund të mbështesë Le Penin: "Përderisa ajo është kandidate për zgjedhjet presidenciale, atëherë kjo do të thotë se Fronti Nacional është një parti e mirë. Dhe idetë vërtet që nuk i ka të këqija. Duhet t'ia japim një shans, përse jo".

Sipas tij, Le Peni ka shpenzuar më shumë kohë duke bërë fushatë jashtë kryeqytetit sesa kundërshtarët e saj, Emmanuel Macron e François Fillon, e thotë se ajo i kupton më mirë hallet e rrethinës.

The post Francë, rritet preferenca për Le Pen appeared first on Mesazhi.com.

Gjermani, mbi 8000 fëmijë emigrant rezultojnë të humbur

Posted: 31 Mar 2017 08:56 AM PDT

Bëhet e ditur se në Gjermani janë humbur më shumë se 8 mijë fëmijë emigrantë.

Sipas raportit të përgatitur nga Departamenti Federal i Arkivit (BKA), në mesin e fëmijëve të moshave 14-17 vjeç pa prindër ose ndonjë të afërm të rritur që do të mund të kujdesen për ata, të cilët kanë aplikuar për strehim në Gjermani, 8 mijë e 346 janë të humbur.

Ndërkaq sipas raportit të Departamentit Federal të Arkivit të publikuar në korrik të vitit të kaluar bëhet e ditur se ky numër është 8 mijë e 991 vetë.

Ndërsa numri i fëmijëve të moshës 13-vjeçare të humbur në Gjermani ka qenë 922.

Në raport gjithashtu thuhet se pjesa dërmuese e fëmijëve nuk janë humbur për shkaqe kriminale.

Sipas kësaj një fëmijë figuron si i humbur pasi largohet nga kampi ku është regjistruar si emigrantë pa informuar paraprakisht zyrtarët.

Pjesa më e madhe e të rinjve i braktisin kampet ose konviktet, kur të kalojnë në ndonjë vend tjetër ose kur të shkojnë në pushime me shokët e tyre.

Supozohet se numri i këtyre të rinjve është i madh.

Mirëpo disa nga fëmijët e humbur bien në duart e organizatave terroriste ose të rrjeteve të trafikantëve të narkotikëve.

Këta fëmijë mashtrohen nga rrjetet e narkotikëve duke iu ofruar fitim të shpejtë për ti ndihmuar të afërmit në vendet e tyre.

The post Gjermani, mbi 8000 fëmijë emigrant rezultojnë të humbur appeared first on Mesazhi.com.

TIKA restauron monumentin e Hasan Riza Pashës në Shkodër

Posted: 31 Mar 2017 08:38 AM PDT

Në qytetin e Shkodrës është zhvilluar sot ceremonia për inaugurimin e monumentit të restauruar të Hasan Riza Pashës, ku restaurimi është mundësuar nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA)

Në këtë ceremoni marrin pjesë, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, koordinatori i TIKA-s në Shqipëri, Eyüp Yavuz Ümütlü, nënkryetari Bashkisë së Shkodrës, Dritan Meta, ushtarakët e Nëndetëses Turke TCG I. İnönü, si dhe qytetarë të Shkodrës.

Ambasadori Bayraktar, gjatë fjalës së tij në ceremoni u shpreh se monumenti i Hasan Riza Pashës ka cilësinë e monumentit të vetëm të Turqisë për dëshmorët në Shqipëri.

“Prania e tij është krenari për ne. Përulemi përpara të gjithë të rënëve përfshirë këtu mbrojtësin Hasan Riza Pasha të cilët ranë për Shkodrën. Hasan Riza Pasha i cili në vitin 1911 ishte komandant i forcave të mbrojtjes së Shkodrës më 8 maj 1912 ka marrë detyrën e prefektit të këtij qyteti dhe ishte një atdhetar i flaktë. Pas fillimit të luftës ballkanike, Hasan Riza Pasha bashkë me ushtarët dhe popullin e këtij qyteti mbrojti popullin e Shkodrës nga sulmuesit serbo-malazezë. Në këtë kohë shumë vende kishin dalë nga drejtimi Osman, në këtë kontekst i janë dashur të ndëshen në shumë vende kundër armiqve.

Ai ndër të tjera shtoi se “Hasan Riza Pasha është kundërvënë dhe ka rezistuar për të mos dorëzuar Shkodrën armikut krah më krah me shqiptarët. Në këtë kohë në Shkodër mbizotëronte skamja dhe sëmundje të shumta. Predhat e armikut binin mbi Shkodër dhe ato bëheshin shkak për zjarre dhe shpërthime në qytet. Megjithatë Hasan Riza Pasha vazhdoi qëndresën e tij kundër armiqve. Mbrojta e Shkodrës vazhdoi edhe në muajt e dimrit edhe pse në vështirësi të panumërta. Armiku i cili nuk mundi të thyej këtë mbrojtje përmes bashkëpunëtorëve i kreu një atentat Hasan Riza Pashës dhe edhe në momentet e fundit ai i ka kërkuar të gjithë atyre që e vizitonin të plagosur, që të mos e lëshojnë Shkodrën me asnjë çmim.”

Ndërsa duke thënë se ai humbi jetën mijëra kilometra larg vendlindjes së tij si një bir shkodre, Ambasadori Bayraktar në vijim tha se ai tashmë është padyshim simbol i miqësisë Turqi-Shqipëri.

Ambasadori tha se ashtu sikurse Hasan Riza Pasha luftonte kundër tradhëtarëve atëherë, Turqia sot lufton kundër tradhëtarëve të organizatës terroriste FETO. Ai shtoi më tej se pret nga populli dhe autoritetet shqiptare të jenë pranë Turqisë në luftën kundër FETO-s.

Koordinatori i TIKA-s në Shqipëri, Eyüp Yavuz Ümütlü, theksoi se si përfaqësues të TIKA-s janë shumë krenarë për pjesëmarrjen në një aktivitet të tillë.

“Ne kemi realizuar me qindra projekte në Shqipëri dhe dua të them që këto projekte i kemi bërë vetëm me një qëllim të caktuar, forcimin e zemrave tona. Në këtë kontekst mendoj që lapidari i Hasan Riza Pashës do të jetë një urë lidhëse shumë e rëndësishme. Këtë mund ta kuptojmë lehte në luftën që Hasan Riza Pasha ka zhvilluar. Ai bashkë me ushtarët e tij trima faktikisht nuk mbrojtën vetëm Shkodrën, por ata ishin ushtarë trima që mbrojtën kulturën, vlerat dhe traditat. Ndërsa ata që luftonin kundër tyre ishin ata që luftonin kundër vlerave dhe kulturës. Ka edhe sot nga ata që luftojnë kundër këtyre vlerave dhe këto njerëz janë kundër vlerave të vërteta. Maska e organizatës FETO në Turqi ra, shpresoj që edhe vëllezërit tanë në Shqipëri të kuptojnë plotësisht qëllimet e tyre”, shtoi ndër të tjera Ümütlü.

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Dritan Meta, u shpreh në ceremoni se sot është një ditë e veçantë për Shkodrën, me inaugurimin e monumentit të restauruar të Hasan Riza Pashës. “Ne përkujtojmë sot një nga mbrojtësit më të shquar të qytetit që edhe sot ngjall emocion, mirënjohje dhe respekt për kontributin që dha për mbrojtjen e qytetit tonë nga pushtuesit serbo-malazezë. Hasan Riza Pasha dhe shumë figura të tjera kanë shërbyer si ura të natyrshme lidhëse mes popullit turk dhe popullit shqiptar. Sot konstatojmë me kënaqësi që bashkëpunimi ynë shtrihet në shumë fusha, si në arsim, turizëm, zhvillim ekonomik, sport, etj”, theksoi Meta

The post TIKA restauron monumentin e Hasan Riza Pashës në Shkodër appeared first on Mesazhi.com.

BE-ja e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni

Posted: 31 Mar 2017 08:30 AM PDT

Bashkimi Evropian vazhdon të shprehë shqetësimin për situatën politike në Maqedoni.

Ambasadori evropian Samuel Zhbogar tha se BE-ja këmbëngul në formimin e shpejtë të qeverisë me qëllim të përmbushjes së reformave të domosdoshme.

Zhbogar tha se ardhja e kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk javën e ardhshme në Shkup është sinjal i qartë se faktori ndërkombëtar po tenton të reflektojë pozitivisht në drejtim të zgjidhjes së krizës.

"Ne shohim se në Kuvend është formuar shumicë parlamentare, siç deklaroi komisioneri Han kur ishte këtu. Shpresojmë se do të ketë formim të shpejtë të institucioneve siç janë Qeveria dhe Kuvendi, të cilët do të përqendrohen në përmbushjen e reformave dhe çështjeve të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Ne me shqetësim dhe me kujdes të madh e vëzhgojmë situatën, sidomos informatat që vijnë nga sektori i biznesit që tregojnë se zhvillimi ekonomik ngadalësohet, se investitorët e huaj dhe administrata e Trump-it presin të shohin se çfarë do të ndodh me situatën në Maqedoni", deklaroi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së në Maqedoni.

Nga ana tjetër ekspertët vlerësojnë se ndërkombëtarët nuk duhet t'i përjashtojnë sanksionet ndaj zyrtarëve në Maqedoni, si formë presioni për të tejkaluar krizën.

"Nëse kemi zvarritje, pra të konsitituimit të Parlamentit dhe Qeverisë, mendoj se gati janë sanksionet të cilët janë personale. Pra, kanë të bëjnë me bllokimin e llogarive personale të personave kyç, dhe ajo është një dimension shumë i rëndësishëm pasi që një pjesë shumë e madhe e qarkullimeve të ndryshme të personave që menaxhojnë me shtetin por edhe biznes strukturave janë në shtetet e unionit evropian", tha analist Mersell Bilalli.

Ndryshe nga ambasadori evropian dhe nga ekspertët, Drejtori i Fondacionet "Konrad Adenauer", vlerëson se është e pakuptueshme se si politikanëve në Maqedoni u nevojitet ndihmë e jashtme në zgjidhjen e problemeve të brendshme.

"Unë si qytetar dhe vëzhgues i jashtëm nuk mund ta kuptoj pse Maqedonia nuk arrin ti zgjidh mos-marrëveshjet e brendshme pa ndërmjetësimin dhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Nuk kuptoj, keni elitë mirë të arsimuar politike, keni Kushtetutë dhe sistem politik të mirë, nuk e di pse nuk arrini vetëm ti zgjidhni problemet", tha Johanes Rai nga "Konrad Adenauer".

Pas vizitave të shpeshtuara të javëve të fundit të përfaqësuesve të lartë evropian, të hënën në Shkup do të mbërrijë Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk.

Vizita e Tusk ka për qëllim njohjen nga afër me qëndrimin e liderëve politik rreth krizës por edhe situatës me refugjatët.

The post BE-ja e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria e Kosovës lejon zgjedhjet serbe, OSBE-ja grumbullon votat

Posted: 31 Mar 2017 08:26 AM PDT

Qeveria e Kosovës ka lejuar që zgjedhjet presidenciale serbe të mbahen edhe në Kosovë, të monitoruara nga OSBE.

Përmes një njoftimi thuhet se misioni i OSBE-së në Kosovë do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë me prani të stafit të OSBE-së, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë.

"OSBE ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote.

Ky angazhim i OSBE-së bazohet në modelet e mëparshme të vitit 2012, 2014 dhe 2016. Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës. OSBE do të jetë bartëse e operacionit në Kosovë, duke përfshirë edhe ruajtjen e materialit të ndjeshëm dhe integritetit të procesit. Procedurat do të jenë të njëjta me ato të viteve të kaluara", thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Prania e Misionit të OSBE-së në terren ka vënë në dispozicion informata rreth vendeve që do të shfrytëzohen për këtë operacion.

Me t'u përmbyllur operacioni, OSBE do t'i bartë votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë dhe do t'ia dorëzojë ato Komisionit Zgjedhor Republikan (RIK) për procedura të mëtutjeshme.

The post Qeveria e Kosovës lejon zgjedhjet serbe, OSBE-ja grumbullon votat appeared first on Mesazhi.com.

BeH, Stanishiç dënohet me 11 vite burgim për gjenocid

Posted: 31 Mar 2017 08:23 AM PDT

Ostoja Stanishiç, komandanti i Batalionit të Gjashtë të Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS) u dënua me 11 vjet burg për krime të gjenocidit, ndërsa zëvendësi i tij Marko Milosheviç u lirua nga aktakuza, siç thuhet nga Gjykata, në mungesë të provave, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas më shumë se katër vite Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka dhënë verdiktin për Stanishiç dhe Millosheviç, të akuzuar për gjenocid në Srebrenicë.

Ata u gjykuan për vrasjen e rreth 800 banorëve të Srebrenicës në qershor 1995 tek penda në fshatin Petkovci të Zvornikut. Sipas aktakuzës, Stanishiç ishte komandant i batalionit të gjashtë të brigadës së Zvornikut të Ushtrisë së Republikës Sërpska, kurse Millosheviç zëvendësi i tij.

Në aktakuzë, ndër të tjera, theksohet se të pandehurit, Ostoja Stanishiç, në cilësinë e tij si Komandant i Batalionit të 6-të të Brigadës së Zvornikut dhe Marko Millosheviç, në cilësinë e tij si Zëvendës Komandant i Batalionit të 6-të të Brigadës së Zvornikut, në korrik të vitit 1995 në fshatin Petkovci dhe Gjuliçi, të komunës së Zvornikut, me vetëdije u kanë ofruar ndihmë pjesëtarëve të Ushtrisë së RS dhe MPB të RS në zbatimin e planit për dëbimin e përhershëm dhe me forcë të gjithë civilëve boshnjakë nga zona e sigurisë së OKB-së në Srebrenicë, ku rreth 40.000 civilë boshnjakë u dëbuan nga enklava e Srebrenicës, dhe më shumë se 7.000 burra dhe djem boshnjakë u vranë.

Aktakuza i ngarkonte Ostoja Stanishiç dhe Marko Millosheviç për gjenocid sipas nenit 171 (pika a dhe b) të Kodit Penal të BeH-së, të gjitha në lidhje me nenin 180, paragrafi 1 (përgjegjësia individuale penale) të ligjit në fjalë.

Në gusht të vitit 2012, në rastin e Ostoja Stanishiç dhe të tjerët Gjykata konfirmoi aktakuzën me të cilën Ostoja Stanishiç dhe Marko Millosheviç u akuzuan për genocid.

Në tetor të vitit 2012 filloi seanca gjyqësore në lidhje me rastin.

 

The post BeH, Stanishiç dënohet me 11 vite burgim për gjenocid appeared first on Mesazhi.com.

Turqia ndan bursa për studentët kosovarë

Posted: 31 Mar 2017 07:07 AM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur sot Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, përmes të cilës është nënshkruar protokoli zbatues i Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë me Këshillin për Arsim të Lartë të Republikës së Turqisë.

Synimi i këtij Protokoli është përcaktimi i vendosjes, pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar, si dhe përcaktimi i bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre 12 vjeqar në institucionet arsimore në Kosovë.

Ministri Bajrami u shpreh i kënaqur që po vazhdon bashkëpunimi me Këshillin për Arsim të Lartë të Turqisë. "Praktika e përkrahjes së studentëve përmes bursave është praktikë shumë e mirë dhe një kontribut i madh për studentët kosovarë", tha ai.

Ministri theksoi se kjo është gjenerata e dytë që po përkrahet me bursa nga Republika e Turqisë, ndërsa uroi që studentëve që tashmë janë duke i ndjekur studimet në universitetet turke të jenë duke iu shkuar mirë studimet.

Ministri Bajrami, me këtë rast, falënderoi shtetin turk edhe për vendimin që gjuha shqipe të fillojë të mësohet në shkollat turke dhe shprehu gatishmërinë institucionale të Kosovës që të ndihmojë në këtë drejtim.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, falënderoi ministrin Bajrami dhe Ministrinë e Arsimit për gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, ndërsa uroi që studentët që do të diplomohen në Turqi të japin kontributin e tyre në zhvillimin e Kosovës.

The post Turqia ndan bursa për studentët kosovarë appeared first on Mesazhi.com.

Policia konfiskoi 160 kg drogë dhe arrestoi 34 persona

Posted: 31 Mar 2017 06:55 AM PDT

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në funksion të realizimit të objektivave dhe aktiviteteve të parapara me Strategjinë Kombëtare kundër drogave dhe legjislacionit në fuqi ka realizuar operacione të suksesshme në parandalimin dhe luftimin trafikimit me narkotikë. Vetëm në tri raste të ndara gjatë kësaj jave njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës kanë konfiskuar 151 kg e 434 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Përveq rastit të publikuar të datës 28.03.2017, ku janë konfiskuar 62 kg e 465 g marihuanë, dje me datë 30.03.2017, janë zhvilluar operacionet "Bari" dhe "Rikthimi".

Operacioni "Bari"

Pas hetimeve të zhvilluara dhe dyshimit të bazuar për posedim dhe trafikim të substancave narkotike, njësitet e DHTN-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një bastisje në Prishtinë. Operacioni ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar mashkull shqiptar me inicialet A.S. i lindur më 1969, si dhe konfiskimin e 57 kg e 69 g. marihuanë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, kurse sasia e substancës së dyshuar narkotike pas evidentimit nga krimteknika dërgohet për egzaminim laboratorik.

Operacioni "Rikthimi"

Poashtu dje rreth orës 18:00 pas një pune operativo-hetimore është zhvilluar operacioni "Rikthimi" në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Merdare. Nën dyshimin e bazuar për transport ndërkombëtar të drogës është ndaluar një automjet transportues që drejtohej nga i dyshuari me inicialet I.O. i lindur në vitin 1977 dhe pas kontrollimit në rimorkion e tij janë gjetur katër çanta substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 31 kg e 600g. Në vazhdim të operacionit janë bastisur tri lokacione tjera me ç'rast janë gjetur: tri revole, 79 fishekë të kalibrave të ndryshëm, para në vlerë prej rreth 19 mijë Euro dhe është arrestuar edhe personi me inicialet M.R. i lindur më 1968 si i dyshuar për bashkëkryerje të veprës penale.
Lidhur me këtë rast në kërkim janë edhe dy persona tjerë të dyshuar, ndersa janë sekuestruar automjeti transportues dhe tri vetura.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për vazhdim të procedurave tjera ligjore.

The post Policia konfiskoi 160 kg drogë dhe arrestoi 34 persona appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli miraton themelimin e vendbanimit të ri hebrenj në Bregun Perëndimor

Posted: 31 Mar 2017 03:44 AM PDT

Izraeli, i cili mban nën pushtim Bregun Perëndimor, vendosi që në këtë vend të themelojë një vendbanim të ri hebrenj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë me shkrim nga Zyra e Kryeministrisë në Izrael thuhet se kolonia e re u miratua nga Kabineti i Sigurimit.

Në këtë vendbanim, i cili njoftohet se do të themelohet në veri të Bregut Perëndimor, do të rivendosen banorët e kolonisë Amona Yahudi, e cila u mbyll në fillim të muajit shkurt. Në Amona, e cila u mbyll me vendim të gjykatës me arsye se ishte e vendosur në pronën private të palestinezëve, jetonin rreth 50 familje hebrenje.

Kolonia e re e shpallur, do të jetë vendbanimi i parë hebre i cili do të krijohet pas Marrëveshjes së Oslos në vitin 1993. Qeveria izraelite, që nga kjo marrëveshje, vazhdimisht po i zgjeron kolonitë ekzistuese që ndodheshin në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, por nuk krijonte koloni të reja.

Në komunikatën nga Kryeministria izraelite po ashtu njoftohet se është hapur tenderi për 2 mijë banesa, nga 5 mijë e 700 prej tyre, të cilat ishin njoftuar se do të ndërtohen në kolonitë ekzistuese hebreje. Pos kësaj, bëhet e ditur se 900 akra tokë në afërsi të vendbanimit Eli Yahudi, në veri të Bregut Perëndimor, janë shpallur si "pronë publike".

Në anën tjetër, sipas lajmeve vendore, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se kolonitë në Bregun Perëndimor më nuk do të zgjerohen.

Sipas tyre, ndërtimet e shpallura pas kësaj kohe do të jenë brenda kufijve të kolonive hebraike, por që "në rast se kushtet e sigurisë dhe ato topografike nuk janë të volitshme, këto shtëpi mund të ndërtohen edhe jashtë kolonive hebraike, por në vendet që janë sa më afër me to".

Thuhet se ky vendim i Netanyahut është marrë në kuadër të bisedimeve me administratën e SHBA-ve.

Në Bregun Perëndimor, i cili ndodhet nën okupimin e Izraelit, ka rreth 400 mijë, kurse në Jerusalemin Lindor rreth 200 mijë kolonë ose ardhacak hebrenjë.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjithë këto koloni hebraike trajtohen si të paligjshme.

Në kuadër të "Marrëveshjes së Dytë të Oslos", e nënshkruar në vitin 1995 në mes të Palestinës dhe Izraelit, Bregu Perëndimor ishte ndarë në rajonet A, B dhe C.

Sipas kësaj, menaxhimi administrativ dhe ai sigurisë së rajonit A, i cili përfshin 18 përqind të këtij vendi, i përket Palestinës, kurse në rajonin B, i cili përbën 21 përqindëshin, menaxhimi administrativ i është lënë Palestinës, kurse sigurimi i tij Izraelit. Ndërkaq, edhe siguria edhe menaxhimi administrativ i rajonit C, i cili përfshin 61 për qind të këtij vendi, i ishte lënë Izraelit.

Sipas marrëveshjes, palët nuk do të ndërmerrnin hapa për të ndryshuar realitetin e fushës, deri sa të gjendet një zgjidhje përfundimtare. Mirëpo, Izraeli ka shkelur Marrëveshjen e Oslos, duke vendosur kolonitë dhe shtabet e saj ushtarake në këtë vend.

Kurse Rripi i Gazës, në të cilin jetojnë rreth 2 milionë palestinezë, që nga viti 2007 ndodhet nën bllokadën izraelite.

The post Izraeli miraton themelimin e vendbanimit të ri hebrenj në Bregun Perëndimor appeared first on Mesazhi.com.

SHBA, jep dorëheqje Zv/Shefja e Stafit të Shtëpisë Bardhë

Posted: 31 Mar 2017 03:43 AM PDT

WASHINGTON (AA) – Bëhet e ditur se Zv/Shefja e Stafit të Shtëpisë së Bardhë Katie Walsh është larguar nga detyra pas tërheqjes së projektligjit për sigurimin shëndetësor për t’iu bashkangjitur një organizate që mbështet nga jashtë presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me këtë çështje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave amerikane, thuhet se Walsh, e cila u largua nga Shtëpia e Bardhë, i është bashkangjtitur organizatës “Në radhë të parë Amerika”, e cila është një mbështetëse e politikave të Trump.

Thuhet se Walsh ishte e detyruar të tërhiqej për shkak të mungesës së mbështetjes nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe për të siguruar mbështetje më të madhe nga jashtë për projektligjin mbi sigurimin shëndetësor.

The post SHBA, jep dorëheqje Zv/Shefja e Stafit të Shtëpisë Bardhë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more