Skip to main content

Mesazhi.com: “Erdoğan: 16 prilli është fitorja e të gjithë Turqisë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Erdoğan: 16 prilli është fitorja e të gjithë Turqisë” plus 9 more


Erdoğan: 16 prilli është fitorja e të gjithë Turqisë

Posted: 16 Apr 2017 01:49 PM PDT

“Ky vendim nuk është një vendim dosido. Ka të bëjë me një ndryshim shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtimit të vendit. Është dita kur është dhënë vendimi i ndryshimit”

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përmes një deklarate në rezidencën shtetërore Huber Köşkü në Stamboll, ka dhënë vlerësimet e tij për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Votimi nga populli për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese, uroj që të jenë për të mirën e popullit dhe vendit tonë”, ka thënë Erdoğan. “Turqia sot ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm i cili përmbys një diskutim 200 vjeçar të drejtimit të vendit. Ky vendim nuk është një vendim dosido. Ka të bëjë me një ndryshim shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtimit të vendit. Është dita kur është dhënë vendimi i ndryshimit”, ka theksuar Erdoğan në fjalën e tij.

“Falënderoj popullin i cili mori në dorëzim vullnetin e tij”

Duke vënë në dukje se sipas rezultateve që ende nuk janë zyrtare “po” ka marrë 25 milionë vota dhe se ka marrë 1 milionë e 300 mijë vota më shumë se “jo”, Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij tha: “Populli jonë me të vërtetë që ka treguar një maturi shumë ndryshe duke shkuar në kutitë e votimit. Me vullnetin e tij të lirë ka thënë ‘po’ për ndryshimet kushtetuese. Pa marrë parasysh se cila është ngjyra e votës unë dua të falënderoj çdo individ për vullnetin për të shkuar në kutitë e votimit.”

“Turqia ka forcë për zgjidhjen e çdo krize dhe problemi”

Ndërsa duke vënë në dukje se populli i ka dalë në mbrojtje të ardhmes së tij, Presidenti Erdoğan shtoi: “Turqia i doli në mbrojtje demokracisë së saj. Me ndihmën e Zotit ne do të zgjedhim çdo lloj problemi dhe krize. Turqia e ka një fuqi të tillë. Shembulli i fundit për këtë është 15 korriku.”

“Un dua të falënderoj gjithashtu ata që me mendjen dhe qëndrimin e tyre i thanë ‘po’ këtij referendumi. Për ne është shumë e rëndësishme që në këtë referendum doli ‘po’. 16 prilli është fitorja e të gjithë Turqisë me 80 milionë banorët e saj. Edhe qytetarët tanë jashtë vendit janë të rëndësishëm për këtë fitore.”

“Këto përfundime do të jenë lajmëtar i kohës së re”

Duke vënë në dukje edhe rëndësinë e votës “po” në rajonet e lindjes dhe juglindjes të Anadollit, Presidenti Erdoğan në vijim shtoi: “Nëse do të marrim për bazë votat e partive politike, në lindje dhe juglindje të Anadollit ka patur një rritje prej 10 pikësh. Uroj që këto përfundime të jenë edhe një lajmëtar për kohën e re.”

“Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e popullit”

Erdoğan ndër të tjera tha se “Që nga dita e nesërme, në vend që të diskutojmë gjëra jo të dobishme për vendin tonë, duhet të drejtohemi nga synimet tona. Në të njëjtën mënyrë edhe institucionet dhe vendet e tjera të botës duhet të pranojnë vullnetin e popullit tonë. Veçanërisht ata të cilët i kemi partnerë dhe aleatë. Kërkojmë që të zhvillojnë marrëdhëniet me në duke patur parasysh ndjeshmërinë që kemi për luftën kundër terrorizmit.”

Presidenti i Turqisë, pas deklaratës për mediat ka mbajtur një fjalim edhe përpara shumë qytetarëve të mbledhur pranë rezidencës ku ai qëndroi.

Presidenti Erdoğan ka thënë se në kohën në vijim deri më 3 nëntor 2019 kur do të mbahen dhe zgjedhjet e para presidenciale dhe të përgjithshme pas ndryshimeve kushtetuese,

Turqia dhe populli turk ka për të bërë shumë. Ndërsa ai vuri theksin tek qëndrimi i popullit në unitet dhe vëllazëri me njëri-tjetrin duke i falënderuar për këtë.

The post Erdoğan: 16 prilli është fitorja e të gjithë Turqisë appeared first on Mesazhi.com.

Turqi, qytetarët festojnë pas rezultateve mbi referendumin

Posted: 16 Apr 2017 01:46 PM PDT

Shumë qytetarë u mblodhën sonte para selisë së partisë në pushtet, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara dhe qendrat përreth të kësaj partie në Stamboll dhe Izmir
STAMBOLL (AA) – Një numër i madh i qytetarëve nëpër qytetet e mbarë Turqisë janë mbledhur sonte për të festuar për rezultatet e referendumit të sotëm mbi ndryshimet kushtetuese në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë qytetarë u mblodhën para selisë së partisë në pushtet, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara dhe qendrat përreth të kësaj partie në Stamboll dhe Izmir.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ua uroi fitoren në referendumin e sotëm në Turqi krerëve të partive politike të cilët ishin protagonistë të propozimit për ndryshimet kushtetuese në këtë vend.

Pas shpalljes së rezultateve paraprake të cilat tregojnë se shumica e votuesve në Turqi sot mbështetën ndryshimet kushtetuese, Erdoğan me telefon bisedoi me kryetarin e AK Partisë, Binali Yildirim, kryetarin e partisë opozitare Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli dhe kryetarët e partive më të vogla të cilat morën pjesë në fushatën për mbështetje të reformave.

Ai me këtë rast falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në fushatën dhe të gjithë votuesit të cilët sot dolën në referendum, dhe uroi që rezultati mbi referendumin të jetë në dobi të shtetit dhe popullit të Turqisë.

Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) njoftoi se janë numëruar 97.92 për qind të fletëvotimeve dhe se 51.32 për qind e votuesve kanë mbështetur zbatimin e reformave kushtetuese dhe vendosjen e sistemit presidencial, ndërsa 48.68 për qind e votuesve votuan kundër.

Në referendum kanë dalë 87 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, deklaroi sonte në Ankara se qytetarët duke mbështetur ndryshimet kushtetuese me vullnet të lirë sollën fitore të madhe.

“Populli ynë i lavdëruar votoi me një maturi të madhe dhe me vullnet të lirë miratoi kalimin në sistemin presidencial të qeverisjes. Ky është sukses i rëndësishëm dhe fitore e cila nuk mund të mohohet dhe të shpërfillet”, theksoi Bahçeli.

Ai falënderoi AK Partinë për fushatën e suksesshme.

The post Turqi, qytetarët festojnë pas rezultateve mbi referendumin appeared first on Mesazhi.com.

Numërohen 99,98% të votave, Erdogani fiton

Posted: 16 Apr 2017 11:39 AM PDT

Turqi – Numërohen 99,98% të votave

Sipas rezultateve jo-zyrtare ndarja e votave është si më poshtë:

Janë numëruar 99,98% të votave për votime në referendum për ndryshime kushtetuese në Turqi.

Sipas rezultateve jo-zyrtare ndarja e votave është si më poshtë:

Në mbarë Turqinë:

Pro ndryshimeve kushtetuese votuan 51,21%

Kundër ndryshimeve kushtetuese 48,79%

Ndërkaq deri më tani janë numëruar edhe 97% e votave të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit, ku ndarja e këtyre votave është kështu:

Pro ndryshimeve kushtetuese votuan 59,17%

Kundër ndryshimeve kushtetuese 40,83%

The post Numërohen 99,98% të votave, Erdogani fiton appeared first on Mesazhi.com.

Dalin rezultatet preliminare të referendumit në Turqi

Posted: 16 Apr 2017 08:23 AM PDT

Është afër përfundimit procesi i numrimit të fletvotimeve në referendumin e Turqisë. Janë numruar më shumë se 90% e kutive të votimit prej të cilave për PO ndryshimit kanë votuar 52.2 % të votuesve.

 

The post Dalin rezultatet preliminare të referendumit në Turqi appeared first on Mesazhi.com.

As demarkacioni e korrupsioni nuk ia heqin Kosovës vizat

Posted: 16 Apr 2017 02:10 AM PDT

Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë, dhe qytetarët e saj mund të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pas kompletimit të shumë dokumenteve e pritjeve të gjata për marrje të vizës.

Komisioni Evropian në fillim të muajit maj të vitit 2016 në një raport të tij, propozoi liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi, dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zyrtarët evropianë e thanë në shumë raste se Parlamenti duhet "ta miratojë sa më shpejtë marrëveshjen për demarkacion", me qëllim të hapjes së mundësisë për lëvizje të lirë të qytetarëve.

Ata thanë se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën pa u plotësuar edhe dy kriteret e fundit.

Por, njohës të integrimeve evropiane dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare janë skeptikë se edhe nëse plotësohen këto çështje do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Njohësi i çështjes së Integrimeve Evropiane Avni Mazrreku, në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se procesi i marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave mbahet nga qëndrimi i shteteve.

"Bashkimi Evropian aktualisht i ka 27 shtete dhe sistemi me të cilin vendos Këshilli i Bashkimit Evropian në konfiguracion me ministrat e brendshëm është sistemi i shumicës së kualifikuar që nënkupton që nga këto shtete duhet 55 për qind të shteteve me qenë të pavarur që këto 55 për qind përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë. Kjo nënkupton se për Kosovën është e mundur të kenë qëndrim të favorshëm, në këtë rast në konfiguracionin e ministrit të punëve të brendshme, mirëpo edhe në qoftë se kjo shumicë arrihet sipas sistemit të shumicës së kualifikuar është e mundur që katër shtete ta përdorin mekanizmin e injorancës bllokuese, ku ky mekanizëm përbëhet nga katër shtete që e përfaqësojnë 35 për qind të popullsisë së BE-së", ka thënë ai.

Sipas tij, një lajm i mirë është se 5 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën nuk e përfaqësojnë 35 për qind të popullsisë së BE-së.

"Por aktualisht ne e dimë që dy shtete të fuqishme të BE-së, Franca dhe Gjermania janë në procese elektorale dhe kjo politika e dyerve të hapura nuk është interes elektoral për asnjërin nga faktorët politikë, rrjedhimisht mendoj se as këto dy shtete të mëdha nuk do të jenë në favor të një versioni i cili do ta mbështeste marrjen e një vendimi të shpejtë për liberalizimin vizave për Kosovën. Prandaj përderisa ne kemi të bëjmë me qëndrim të shteteve në lidhje me një vendim të caktuar politik është e pamundur kushdo qoftë, qoftë etnograf i Bashkimit Evropian, qoftë zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës të premtojë data apo afate se kur merret vendimi për vizave, sepse qëndrimi i shteteve nuk mund të prejudikohet pavarësisht dy kushteve që janë sepse kështu e sheh traktati i Lisbonës", ka thënë Mazrreku.

Ndërsa sipas Artan Muratit, hulumtues i Lartë në KDI dhe profesor i së Drejtës së Bashkimit Evropian, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit do të ishte një hap pozitiv drejt procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, por sipas tij nuk paraqet siguri se Kosovws t'i liberalizohen vizat.

"Ky është një nga dy kriteret formale të parashtruara nga Komisioni Evropian për Kosovën, dhe ratifikimi i demarkacionit automatikisht do ta plotësonte njërin nga këto dy kushte. Megjithatë, vetëm ratifikimi i demarkacionit nuk paraqet siguri se Kosova do të marrë liberalizimin e vizave për zonën Schengen", ka thënë ai.

Murati ka përmendur edhe kushtin tjetër për liberalizimin e vizave, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit ku sipas tij avancimi në këtë drejtim paraqet lajm të mirë për shtetin jo vetëm në aspektin e liberalizimit të vizave.

Sipas tij Republika e Kosovës duhet të diskutojë me shtetet e BE-së për të siguruar përkrahjen e tyre në këtë proces.

"Plotësimi i dy kushteve formale të mbetura për liberalizimin e vizave padyshim se do të paraqiste një hap shumë pozitiv drejt liberalizimit, dhe do të dërgonte një sinjal të qartë për BE-në. Gjithsesi, vendimi për liberalizim të vizave duhet të përkrahet edhe nga shtetet anëtare të BE-së, andaj konsideroj që është shumë e rëndësishme që Republika e Kosovës të diskutojë paraprakisht edhe me shtetet e BE-së për të siguruar përkrahjen e tyre në këtë proces", tha ai.

The post As demarkacioni e korrupsioni nuk ia heqin Kosovës vizat appeared first on Mesazhi.com.

Turqia vazhdon të mbetet opsioni i parë i turistëve nga Rusia

Posted: 16 Apr 2017 12:59 AM PDT

MOSKË (AA) – Përkundër pretendimeve të mediave të ndryshme për mundësinë e ndalimit të fluturimeve çarter (charter), Turqia po vazhdon të mbetet opsioni i parë i turistëve rus për pushime, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga shoqata e Operatorëve Turistike të Rusisë (ATOR) thuhet se në Rusi, 50 për qind e rezervimeve për pushime bëhen për në Turqi.

Në deklaratë theksohet se pretendimet e ditëve të kaluara se Rusia do t'i ndalë përsëri fluturimet çarter, nuk kanë shkaktuar ndonjë ndryshim të rëndësishëm në interesimin e turistëve rusë ndaj Turqisë. Po ashtu bëhet e ditur se pas pretendimeve në fjalë ka pasur një numër të vogël të atyre që kanë kërkuar anulimin e pushimeve të tyre në Turqi.

Në disa lajme të mediave ruse, disa ditë më parë, ishte pretenduar se Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë kishte paralajmëruar kompanitë ajrore për mundësinë e anulimit të fluturimeve çarter në Turqi.

Duke mos pasur ndonjë deklaratë zyrtare nga Rusia lidhur me çështjen, ekspertët presin që këtë vit 5 milionë turistët rusë ta vizitojnë Turqinë.

The post Turqia vazhdon të mbetet opsioni i parë i turistëve nga Rusia appeared first on Mesazhi.com.

Diaspora kërkon përfaqësim në Kuvend

Posted: 16 Apr 2017 12:47 AM PDT

Diasporës duhet t'i rezervohen ulëse në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të ketë një përfaqësim sa më të mirë politik për qytetarët të cilët jetojnë jashtë vendit. Kjo për faktin se diaspora ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në luftën e fundit të Kosovës, por vazhdon ta ndihmojë vendin financiarisht edhe pas pavarësisë nëpërmjet dërgimit të remitancave.

Faton Topalli, deputet i lëvizjes "Vetëvendosje" i cili ka edhe shtetësi zvicerane, mendon se mërgimtarët janë të përjashtuar nga politika kosovare.

"Qeveria e Kosovës i trajton mërgimtarët shqiptarë si njerkë. Ajo ua ka njohur të drejtën e votës në letër, por praktikisht, për shkak të procedurave të komplikuara të votimit, i ka përjashtuar nga pjesëmarrja në proceset politike. Për ta thuhen fjalë të mira, por bëhen zakonisht punë të këqija", ka thënë Topalli.

Ai thotë se diaspora ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

"Shqiptarët e diasporës në kuptimin politik ishin faktorë i rëndësishëm para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ata organizuam qindra demonstrata në vende të ndryshme të botës kundër dhunës së pushtetit serb në Kosovë", ka shtuar më tutje ai.

Ndryshe Topalli tregon se shumë shqiptarë të diasporës ishin edhe ambasadorë pa portofol në shtete të ndryshme të botës.

Sipas tij, institucionet e vendit në marrëdhënie me vendet e tjera asnjëherë nuk e marrin parasysh mendimin e shqiptarëve të diasporës.

Topalli thotë se kontributi i mërgimtarëve në Kosovë arrin shifra mjaft të mëdha.

"Kontributi i mërgatës është shumë i madh. Ajo është faktor i rëndësishëm i paqes sociale në Kosovë. Në vitin 2015 mërgata ka sjellë 780 milionë euro në Kosovë. Kjo shumë është dyfish më e madhe se të gjitha mjetet që ndahen nga buxheti i Kosovës për pensione, ndihma sociale, rroga e kështu me radhë", ka përfunduar ai.

Mjeku kosovar i cili jeton në Suedi, Rushit Arifi, ka thënë për gazetën "Zëri" se roli i shqiptarëve të diasporës në zhvillimet shoqërore në vend është shumë i vogël.

"Personalisht mendoj se roli i shqiptarëve nga diaspora në zhvillimet shoqërore në Kosovë është tejet i vogël, natyrisht përpos në zhvillimin ekonomik dhe financiar ku remitancat e mërgimtarëve janë pothuajse jetike për zhvillim ekonomik, nëse quhet zhvillim ky", ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të përfitojë nga eksperienca e shqiptarëve të diasporës.

"Qeveria e Kosovës ka krijuar një ministri të posaçme, e cila merret me punën e diasporës. Besoj që qëllimi për formimin e kësaj ministrie ka qenë i mirë, por nuk jam i bindur që kanë bërë mjaft", ka thënë ai.

Më tej Arifi vlerëson se Kosova duhet ta shfrytëzojë kapacitetin "trunor" që gjendet jashtë saj.

"Besoj që fuqia më e madhe konstruktive për vendin është me 'trurin' që gjendet jashtë. Është fjala për gjeneratën e dytë apo për ata që kanë dalë si fëmijë në diasporë. Në mesin e tyre ka mjaft 'fëmijë', të cilët sot janë të sistemuar, të integruar nëpër institucione, fabrika dhe shkolla të ndryshme të Evropës", ka thënë ai.

Kryetari i njërës prej degëve të partisë liberale, FDP-së në Cyrih të Zvicrës, Përparim Avdili, vlerëson se përveç Ministrisë së Diasporës shqiptarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës duhen përfaqësuar edhe me ulëse të rezervuara në Kuvend.

"Diaspora gëzon sot Ministrinë e Diasporës në Qeverinë e Kosovës. Hapi i radhës pa dyshim që duhet të jetë edhe përfaqësimi i diasporës në mënyrë të drejtpërdrejtë në Kuvendin e Kosovës, pra me ulëse të rezervuara vetëm për diasporën", ka thënë ai.

Sipas Avdilit, kjo do t'i nxisë më shumë interesimin e gjeneratave të reja për përfshirje në politikëbërje vendore.

Ndryshe, ai e vlerëson mjaft lart punën e ambasadave në Evropë e më gjerë.

"Pastaj ambasadat dhe konsullatat përkatëse në vendet e botës gjithashtu kanë kontakte të rregullta me komunitetin shqiptar aty, si dhe zyrat e ndryshme si ajo e Qendrës Kulturore në Zvicër. Kjo zyrë po bën një punë të palodhshme në Cyrih të Zvicrës, duke kultivuar kulturën kombëtare bashkë me mërgimtarët, por edhe duke përfshirë ata në procese të ndryshme që i përket atij komuniteti", ka shtuar Avdili, duke potencuar se ky shembull vjen nga angazhimi individual e jo i nxitur nga qeveria vendore.

Më tej ai ka treguar se shuma e parave që vjen në Kosovë nga diaspora do të kishte më shumë vlerë nëse për të bëhet një koncept shfrytëzimi.

"Shuma e parave që vite për vite transferohet nga diaspora në Kosovë do të kishte efekt më të madh për ekonominë shoqërore nëse ka koncept edhe për të. Nganjëherë përshtypja e efektit të mundshëm nga diaspora nuk vlerësohet si duhet, por është gabim i madh nëse një gjë e tillë s'merret parasysh", ka thënë ai.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj, tregon se shqiptarët që jetojnë në Kroaci janë të gatshëm për investime në vendin amë.

"Diaspora shqiptare që jeton në Kroaci është e gatshme të investojë dhe të sjellë investitorë dhe punon në atë drejtim, mirëpo këtu janë shqetësimet e gjendjes politike dhe kjo është arsye pse nuk investohet më shumë", ka thënë ajo.

Më tej ajo thotë se gëzon përkrahjen e drejtuesve kosovarë çdoherë kur ka nevojë.

Sipas saj, situata e sigurisë në Ballkan është mjaft në rrezik.

"Personalisht sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Serbi është në rrezik eskalimi i situatës së sigurisë dhe mendoj që këto dy vjetët e fundit në Evropë ka filluar prapë të dominojë e djathta, nacionalizmi është në rritje e sipër", ka përfunduar ajo.

The post Diaspora kërkon përfaqësim në Kuvend appeared first on Mesazhi.com.

Erdoğan: Votat “po” në referendum, leksioni më i mirë për Perëndimin

Posted: 16 Apr 2017 12:44 AM PDT

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot në Stamboll se numri më i madh i votave “Po” në referendumin e nesërm në vendin e tij do të jenë leksioni më i mirë për Perëndimin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia nesër do të marrë një nga vendimet më të rëndësishme në historinë e saj. Me vullnetin e Zotit, të dielën të gjithë së bashku, pa ndonjë presion, me vullnetin e lirë do të marrim vendimin tonë. Ne jemi të kënaqur me atë që tregojnë sondazhet, por kjo le të mos na mashtrojë. Sa më shumë që ne të kemi një rezultat të mirë, ajo do të jetë më mirë për ne. Sepse numri më i madh i votave ‘po’ në këtë referendum do të jetë leksioni më i mirë për Perëndimin”, tha Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, duke iu drejtuar qytetarëve të tubuar në Stamboll.

The post Erdoğan: Votat “po” në referendum, leksioni më i mirë për Perëndimin appeared first on Mesazhi.com.

Në burgjet izraelite ndodhen 6.500 palestinezë

Posted: 16 Apr 2017 12:23 AM PDT

RAMALLAH (AA) – Në burgjet izraelite ndodhen 6.500 palestinezë, nga të cilët 300 fëmijë dhe 57 gra, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra statistikore e Palestinës dhe Unioni i Pengjeve të këtij vendi, kanë bërë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Në deklaratë thuhet se që nga koha e pushtimit izraelit deri më sot 1 milionë palestinezë janë shoqëruar, ndërsa është theksuar se që nga fillimi i intifadës numri i të arrestuarve është rritur ndjeshëm. Në deklaratë vihet në dukje se arrestimet janë bërë pa patur ndonjë arsye.

Sipas statistikave zyrtare në burgjet izraelite ndodhen 6.500 të burgosur palestinezë, ndër të cilët 300 fëmijë dhe 57 gra.

Statistikat tregojnë që 500 ndodhen në paraburgim dhe pa proces gjyqësor, ndërsa thuhet se 44 prej tyre kanë më shumë se 20 vite që qëndrojnë në burg.

Autoritetet izraelite kanë arrestuar 6 deputetë që nga fillimi i këtij viti, ndërsa theksohet se gjithsej numri i deputetëve të arrestuar është 13.

Dita kur i burgosuri i parë palestinez, Mahmud Bekir Hixhazi është lënë i lirë nga izraelitët, njihet ndryshe si dita e të burgosurve palestinezë. 17 prilli kremtohet në këtë mënyrë që nga viti 1947.

The post Në burgjet izraelite ndodhen 6.500 palestinezë appeared first on Mesazhi.com.

Siri, sulm autobusit me civilë, deri në 100 të vdekur

Posted: 16 Apr 2017 12:19 AM PDT

Shpërthimi i një autobombe gjatë kalimit të një kolone autobusësh që transportonin persona të evakuuar nga qytetet e marrë nën kontroll nga qeveria ka vrarë disa dhjetëra persona.

Shpërthimi i fuqishëm bëri copë autobusët dhe bëri që makina të tjera përreth të përfshiheshin nga flakët, duke lënë pas një numër të madh viktimash, mes të cilave shumë fëmijë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, të paktën 45 trupa në qese plastike u numëruan në vendin e ngjarjes, por bashkë me trupat e parekuperuar dyshohet që të vdekurit të jenë rreth 100 e po aq edhe të plagosurit.

Autoritetet vendase druhen se shpërthimi mund të jetë një sulm hakmarrës ndaj të evakuuarve nga zonat e kontrolluara nga forcat qeveritare, për lëvizjen e të cilëve ishte arritur një marrëveshje.

Marrëveshja, e njohur me emrin "Katër Qytetet" dhe e ndërmjetësuar nga Irani dhe Katari, synonte të lehtësonte vuajtjen e banorëve në qytetet e përfshira nga luftimet, Foah dhe Kefraja në veri-perëndim, të cilat janë nën kontrollin e regjimit; dhe Madaja e Zabdani, të kontrolluara nga rebelët.

Rreth 20 mijë persona pritet të evakuohen. Sipas agjencisë së lajmeve "AFP", rreth 5 mijë nga zonat qeveritare dhe 2.200 nga ato të rebelëve kanë ngelur në gjendje tranziti.

Muajin e kaluar, OKB e cilësoi situatën në qytetet e përfshira nga konfliktet si "katastrofike", duke deklaruar se mbi 64 mijë civilë janë të bllokuar në një cikël të përditshëm dhune dhe degradimi.

The post Siri, sulm autobusit me civilë, deri në 100 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more