Skip to main content

“Mbahen garat e matematikës në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press

“Mbahen garat e matematikës në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press


Mbahen garat e matematikës në Ferizaj

Posted: 29 Apr 2017 09:35 AM PDT

Nxënësit e klasës VI,VII dhe VIII të shkollave fillore të Ferizajt, kanë marrë pjesë në garat e matematikës të organizuara nga Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me shoqatën e matematikanëve të Ferizajt.

Nxënësit me rezultate më të mira do ta përfaqësojnë komunën e Ferizajt në garat që do të mbahen në Gjilan, në nivel të Republikës së Kosovës.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj Muhamet Halili, tha se janë munduar që të bëjnë përgatitjet e duhura, në mënyrë që kjo garë të jetë e suksesshme.

"Ne si Drejtori e Arsimit jemi munduar që t'u ofrojmë të gjitha mundësitë, qoftë përgatitjet teknike dhe organizative. Ne falenderojmë shoqatën e matematikanëve të komunës së Ferizajt, e cila është bartëse e këtyre ngjarjeve të cilat po ndodhin nga klasa e VI-XII, ku paraprakisht kemi mbajtur një garë ku kanë qenë klasat e IX-XII, kurse tani janë shkollat fillore dhe kjo ka një rëndësi të veçantë, sepse të gjithë nxënësit garojnë dhe tregojnë talentin e tyre dhe nxisin një konkurencë mes vete, po ashtu edhe tek mësimdhënësit", tha Halili.

Nexhat Kasa, kryeredaktor i revistës "Plus", e cila edhe organizon këto gara me karakter mbarëkombëtar, tha se po synojnë që të nxisin të rinjtë ta studiojnë matematikën.

"Garat kanë një karakter për stimulimin e talentëve të rinj nga matematika, prandaj ne program tonin e  kemi që olimpiada është lëvizëse, çdo vit mbahet në një qytet tjetër, Kosovë, Mal të Zi etj. Për këto 22 vite në garat finale kanë marrë pjesë mbi 3000 nxënës shqiptarë, që është një numër i madh, se ne 3000 matematikanë nuk mund  t'i bëjmë, por mjafton që në çdo gjeneratë të zbulohen një apo dy matematikan, që përmes revistës sonë dhe olimpiadës të nxiten që të vazhdojnë shkencën e matematikës, e cila është nëna e të gjitha shkencave", theksoi Kasa.

Edhe kryetari i shoqatës së matematikanëve Muhi Lohaj, tha se përmes këtyre garave zbulohen talentë të matematikës. Ai theksoi se për organizime të tilla duhet të ketë më shumë përkrahje institucionale.

 "Talentët nga matematika zbulohen qysh në fillet e para, aty fillon të shprehet talenti për matematikë dhe nga këto gara hetohen këta talentë dhe më pas të bëhet një punë e shtuar me ta në mënyrë që në të ardhmen të kemi ekspert të fushës së matematikës", u shpreh Lohaj.

Garat në nivel të Republikës do të mbahen më 19, 20 dhe 21 maj në Gjilan, transmeton Televizioni Tema.

Reçica: Kosova, e përkushtuar në rrugën e saj drejt BE-së

Posted: 29 Apr 2017 08:39 AM PDT

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Ndër-parlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë dhe për Politikë të Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila po mbahet në Maltë, në ditën e parë të saj, ka mbajtur një fjalë rasti.

Në adresimin e tij para të pranishmëve, kryetari Reçica ka konfirmuar përkushtimin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj për t’u bërë pjesë e BE-së, pasi që, siç tha ai, ekziston bindja se brenda BE-së do të realizohen aspiratat e tyre.

Reçica tha se Kosova dhe institucionet e saj janë të vendosura dhe aktive në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, duke filluar nga terrorizmi, lëvizjet e pakontrolluara të qytetarëve dhe të të gjithë faktorëve të tjerë negativë, të cilat mund ta rrezikojnë BE-në.

“Kosova është njëra nga vendet më stabile në rajon dhe këtë e ka dëshmuar se ka marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e saj, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Me ndërmjetësimin e BE-së, po zhvillohen bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Është e vërtetë qe ka ngecje dhe mungesë të realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara, por shpresojmë se me ndërmjetësimin e BE-së do të ecim përpara në këtë drejtim”, theksoi Reçica.

Duke folur për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe realizimin e saj, kryetari Reçica tha se Kosova është duke bërë përpjekje maksimale për t’i plotësuar të gjitha kriteret që dalin para saj në këtë proces.

“Është thënë nga shumë folës se BE-ja duhet të jetë shumë prezente në Ballkanin Perëndimor, pasi që kjo prezencë ndikon në stabilizimin e rajonit dhe ndihmon këto vende të përafrohen me vendet e BE-së”, theksoi kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica.

Gjatë fjalës së tij, Reçica foli edhe për lirimin e Ramush Haradinajt, duke vlerësuar se kjo i kontribuon proceseve pozitive në Kosovë dhe rajon.

Në margjina të kësaj konference, kryetari Reçica ka zhvilluar edhe një varg takimesh të veçanta me përfaqësues të shumë të shteteve pjesëmarrëse.

Kështu, kryetari i KPJ-së të Kuvendit të Kosovës është takuar me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë, Karel Schwarzenberg, anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamenti të Italisë, Paolo Alli, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit kroat, Miro Kovač, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Sllovenisë, kryesuesin e Komitetit të Përhershëm për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Parlamentit të Norvegjisë, Øyvind Halleraker, eurodeputetët Jožef Horvat, Tonino Picula, Knut Fleckenstein, Zeljana Zovko etj.

 

Hoyt Yee rikthehet në Kosovë para votimit të demarkacionit

Posted: 29 Apr 2017 03:39 AM PDT

Presioni i amerikanëve për të votuar demarkacionin do të rritet edhe më shumë në kohën kur pritet të dalë për votim në Parlament.

Kështu, Zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee, do të qëndrojë në Kosovë javën e ardhshme pasi të dielën do të shkojë në Maqedoni, ku është thelluar kriza politike.

Në Kosovë përsëri pritet të diskutojë me liderët e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ardhjen e zyrtarit amerikan në Ballkan e ka konfirmuar ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, i cili ka thënë për Express se duhet formuar shpejt Qeveria e re në Shkup.

Ndërkohë, ardhjen e zyrtarit amerikan në Prishtinë e kishte përmendur edhe Kadri Veseli, në bisedën e fundit telefonike, që kishte pasur me te.

 "Kryetari Veseli e ka falënderuar diplomatin Hoyt Yee për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, ndërsa e ka ftuar atë për një vizitë tjetër në Kosovë. Diplomati amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë", thuhej në njoftimin e Kabinetit të Veselit.

Tahiri kërkon nga Izraeli ta njohë Kosovën

Posted: 29 Apr 2017 03:39 AM PDT

Në hapje të Seminarit, drejtori i programit për negociata të aplikuara, Gilead Sher, njëherësh ish-kryenegaociator në Samitin e Camp Davidit foli për qëllimet e këtij seminari, si dhe paraqiti biografinë e ministres Tahiri në cilësitë e saj si një prej udhëheqësve kryesor të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës dhe rolin e saj në negociatat paqësore në periudhën e luftës dhe pas luftës në Kosovë, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të ministres për Dialog.

Ministrja Edita Tahiri në ligjëratën foli rreth proceseve të pavarësisë së Kosovës dhe proceseve paqësore të periudhës së luftës dhe paqes. Ministrja Tahiri, ndër të tjerash, theksoi se pavarësia e Kosovës solli lirinë dhe sigurinë për popullin e Kosovës, ndërsa vendosi një gjeopolitikë të re në favor të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan, transmeton lajmi.net.

"Lufta jonë për pavarësi ishte e drejt prandaj mori përkrahjen e botës perëndimore në krye me SHBA-të. Shteti i Kosovës është rezultat i luftës njëqindvjeçare të popullit shqiptarë, i cili nuk u pajtua asnjëherë me pushtimin dhe ndarjen e kombit shqiptar dhe tokave shqiptare", theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se përfundimi i Luftës së Ftohtë hapi rrugë për liri dhe krijimin e shteteve të reja në Ballkan, ndërsa i dha fund sistemit komunist dhe shteteve artificiale siç ishte edhe ish-Jugoslavia.

Duke folur për luftërat e fundit në Ballkan në periudhën 1989-1999, ministrja Tahiri tha se ato ishin luftëra agresore të Serbisë ndaj Kosovës dhe njësive tjera federale të ish-Jugosllavisë, dhe nga zhbërja e ish-Jugosllavisë u krijuan shtatë shtete të reja përfshirë shtetin tim, Republikën e Kosovës. Ajo sidomos potencoi se ndonëse perceptimet për origjinën e këtyre luftërave janë nga më të ndryshmet, dhe pavarësisht tendencave të Serbisë për ti mbuluar qëllimet e saj hegjemoniste me pretendime kulturo-fetare, e vërteta është se Serbia bëri luftëra hegjemoniste dhe territoriale, por ne, Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Sllovenia dolëm fitues dhe krijuam shtetet tona dhe mbrojtëm territoret etnike.

Ministrja Tahiri po ashtu tha se Kosova ka orientimin perëndimor dhe kemi progres në shtetndërtimin demokratik dhe euro-atlantik. "Sot Kosova është një kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë. Kosova ka për aleatë kryesor strategjikë SHBA-të, është në rrugën zyrtare të integrimit evropian, ka vendosur lidhje zyrtare me NATO-n dhe më shumë se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjithsejtë 113 vende", ka theksoi ministrja Tahiri.

Ministrja Edita Tahiri ftoi Izraelin që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Izraeli është një vend perëndimor, një aleat strategjik SHBA-së, prandaj dhe duhet ta ndjek këtë linjë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke dhënë kontribut për forcimin e paqes në rajon.

Një pjesë të ligjëratës së saj, ministrja Tahiri ia kushtoi proceseve paqësore në të cilat ka kaluar rruga e pavarësimit të Kosovës, duke folur për Konferencën paqësore të Rambujesë, për bisedimet e Vjenës për statusin, si dhe dialogun për fqinjësi dhe paqe që po zhvillohet në Bruksel. Ajo foli edhe për përvojat e sajë si negociatore e paqes në periudhën e luftës dhe paqes në Kosovës.

Ministrja Tahiri iu përgjigj shumë pyetjeve të pjesëmarrësve, të personaliteteve me kalibër të lartë, nga qeveria, biznesi, akademia dhe drejtësisa dhe negociatorë me përvojë.

Gilead Sher, drejtori i Qendrës për Negociata të Aplikuara në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS), bëri një vlerësim për ligjëratën e ministres Tahiri ku ndër tjerash tha se duhet të jemi mjaft të përkushtuar dhe të mësojmë sa më shumë që mundemi nga përvojat e të tjerëve. Përkundër dallimeve në rrethanat, kontekstin, aktorët dhe arenat, disa elemente mund të shërbejnë në zgjidhjen e konflikteve kudo në botë. Prokurori dhe ish koloneli Gilead Sher, ish-shef i Izraelit dhe kryenegociator në samitin e Kamp Davidit dhe bisedimet në Taba, i cili ka shërbyer në 1999-2001 si ish-shef i stafit dhe koordinatori i politikave të ish-kryeministrit Ehud Barak, po ashtu theksoi se shpesh gjenden komponentët 'e butë' në një konflikt të tillë si psikologjia, kultura dhe tregimet historike që mund të kenë ndikime të mëdha në çështje të diskutueshme që negociohen, duke penguar kështu zgjidhjen e konfliktit", tha Sher.

Ndërsa David Gordon, negociator dhe hulumtues i shquar dhe bashkëudhëhqeës i seminarit, në këtë institut theksoi se dallimet kulturore janë "një elefant i madh në dhomë" në negociata kritike dhe përvojat e drejëçërderjat të ministres Tahiri për ndërveprimet në Ballkan na njoftoi me disa njohuri të vlefshme në këto çështje. Ai më tutje theksoi se pjesëmarrësit tanë si profesionistë të nivelit të lartë morën analiza me interes që mund të ndërlidhen dhe ndihmojnë në konfliktet në rajonin tonë.

Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (Institute for National Security Studies – INSS) është një institut prestigjioz në Izrael i themeluar në vitet 1975 i cili angazhohet për studime të sigurisë kombëtare me qëllim që ofrojë analiza dhe rekomandime rreth çështjeve që lidhen me agjendën e sigurisë kombëtare të Izraelit, për vendimmarrësit, udhëheqësit publikë dhe komuniteti strategjik, në Izrael dhe jashtë vendit. Si pjesë e misionit të tij, ky institut është i përkushtuar të inkurajojë mënyra të reja të të menduarit për të zgjeruar kornizat tradicionale të hulumtimeve për çështjet e sigurisë dhe strategjisë kombëtare në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Kuadri i studiuesve të këtij instituti janë ish gjeneralë, strategë, qeveritarë, negociatorë dhe akademikëtë izraelit që gëzojnë renome të lartë për punën e tyre në vend dhe jashtë vendit.

Gjatë qëndrimit në Izrael, ministrja Tahiri do të realizojë edhe takime tjera nga agjenda e kësaj vizite.

Raporti i NATO’s: Ballkani Perëndimor është në rrezik

Posted: 29 Apr 2017 03:39 AM PDT

Komiteti i Ekonomisë dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka hartuar draft raportin me titull "Tranzicioni ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Një vlerësim në prill të vitit 2017", i shkruar nga Richard Benyon, raportues për Mbretërinë e Bashkuar nga Partia Konservatore.

Draft-raporti mbi vlerësimin e tranzicionit ekonomik në Ballkanin Perëndimor jep një pasqyrë politike dhe ekonomik të rajonit. Në raport thuhet se Ballkani Perëndimor mbetet një fushë me interes të veçantë për NATO-n, e cila aktualisht është e pranishme në rajon, përmes Forcës së Kosovës (KFOR) dhe Operacionit "Althea", ku vetëm Serbia dhe Republika Srpska nuk kanë treguar interes për t'u bërë pjesë e NATO-s, shkruan European Western Balkans, transmeton ResPublica.

Edhe pse NATO pranon se BE-ja ka qenë një lojtar kyç në ruajtjen e stabilitetit në rajon, ajo gjithashtu konsideron se kriza ekonomike i ka hapur derën lëvizjeve populiste dhe nacionaliste anti-BE për të kundërshtuar reformat e vështira". Në raport thuhet se procesi i integrimit të rajonit në BE është tronditur nga çështjet e shumta politike dhe ekonomike brenda shteteve, por edhe nga faktorë të jashtëm. Një nga çështjet kryesore të cilat shkaktuan shqetësime në të gjithë rajonin ishte paqëndrueshmërinë aktuale e BE-së, e cila shkaktoi lulëzimin e lëvizjeve nacionaliste dhe autoritare.

Tensionet e Kosovës me Serbinë kanë qenë në rritje gjatë vitit të kaluar, qëkurse "Beogradi dërgoi në kufi një tren të pikturuar me parullën "Kosova është Serbi". Marrëdhëniet u ndezën edhe më keq kur Prishtina shpalli dëshirën për të formuar një ushtri të rregullt. Sa për Malin e Zi, vendi që së shpejti do të jetë anëtar i NATO-s, në gusht u përball me një skenar të planifikuar për grusht grusht shteti dhe me opozitën e cila është duke bojkotuar parlamentin, ndërsa situata në Maqedoni është "edhe më dekurajuese", me Presidentin që refuzon për t'i dhënë mandatin liderit të opozitës, Zoran Zaev për të formuar qeverinë. Në përgjithësi, tensionet politike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë qetësuar edhe pas thirrjeve të BE-së.

Përveç çështjeve të brendshme, Ballkani Perëndimor po përballet me një shkallë të lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, e cila i bën ata "më të prekshëm nga demagogjia dhe keqinformimi." Sa për gjendjen e demokracisë, raporti vë në dukje se niveli i zhvillimit demokratik në Ballkanin Perëndimor ka bërë hapa pas gjashtë vitet e fundit. Sundimi i ligjit është dëmtuar nga elita politike, e cila është duke përdorur këtë leva për përfitime personale.

Raporti vazhdon më tej në problemet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se në të gjithë rajonin "korrupsioni, klientelizmi, manipulimi i votave dhe mashtrimi janë të gjitha të lidhura me problemin e kapjes së shtetit nga elitat me pak interes në avancimin e thelbit të demokracisë, edhe pse forma e demokracisë i përshtatet qëllimeve të tyre." Ai gjithashtu prek marrëdhëniet e Rusisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, një terren pjellor për të sfiduar ndikimin e NATO-s dhe BE-së". Raporti arrin në përfundimin se ka një rrezik shumë të lartë për Ballkanin Perëndimor të rrëshqasë në ideologjinë nacionaliste, duke shtuar se autoritarizmi nuk është një "formulë e suksesshme ku problemi kryesor ka qenë mungesa e demokracisë".

Blerim Shala: Demarkacioni po dështon, prapë zgjedhje të jashtëzakonshme

Posted: 29 Apr 2017 03:39 AM PDT

Mirëpo, Shala, në një kolumne në lajmi.net, ka shkruar se një politikë e tillë, e kërkimit të zgjidhjeve vetëm përmes zgjedhjeve po e frustron qytetarin.

"Politika shqiptare në Kosovë po dështon në marrjen e vendimeve madhore për vendin, çfarë është ai që përkon me Marrëveshjen ndërkufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Shtegdalja duket që do të kërkohet në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat sërish, si në dy rastet paraprake  (në vitet 2010 dhe 2014), do të kenë epitetin legal dhe politik të zgjedhjeve të jashtëzakonshme", ka shkruar Shala.

"Është kjo një politikë që të frustron, të lodhë, të raskapitë, nëse je një qytetar i rëndomtë i Kosovës, që është vetëm votues e jo edhe pjesë e lojës së këtillë politike", ka shtuar më tej deputeti i pavarur në Parlament.

Shala ende nuk e ka bërë të qartë se a do të votojë pro apo kundër shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Asllan Kruezi zgjedhet kryetar i degës së PAI në Ferizaj

Posted: 29 Apr 2017 03:36 AM PDT

PAI-Partia e Ashkanlive për Integrim në Ferizaj bëhet me udhëheqje të re.
Sot në Kuvendin e rregullt të III-të zgjedhor Partia e Ashkanlive për Integrim, mbajti Kuvendin e saj zgjedhor, ku zgjodhi organet e saja drejtuese, kryetarin dhe këshillin e përgjithshëm të partisë.
Kryetar i PAI-së për degën e Ferizajt me votat e të gjithë delagatëve të pranishëm u zgjodh z.Asllan KRUEZI Jurist i Diplomuar,i cili njokohësisht është edhe Nënkryetar i Komunës për Komunitete në Ferizaj.
Kryetari i posa zgjedhur, Asllan Kruezi, falendedroi Delegatët e Kuvendit për besimin e dhënë,dhe pohoi që PAI në Komunën e Ferizajt do të shënoi rezultate dhe të arritura, duke dëshmuar vetën si parti e nevojës së qytetarëve dhe ndryshimeve pozitive,dhe nuk dyshojm fare në fitoren tonë në zgjedhjet komunale të sivjetshme. pasi që tani më e kemi dëshmuar vetën për progres dhe faktorizues politik.
“Ne do të bashkëvendosim në të gjitha proceset dhe fitoren tonë bindëse” pohoi kryetari Kruezi,dhe ftoi njerzit e paknaqur të politikës që ti bashkohen karvanit për ndryshim në radhet e PAI-së.
Fjalim rasti kanë mbajtur edhe Kryetari i PAI-së dhe Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Hetem Arifi , dhe zv.Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Qazim Rrahmani ,ku kanë përshendetur punimet e këtij kuvendi ,dhe kanë vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e degës së Ferizajt,duke ju ofruar mbështetjen e parezervë të tyre ,dhe kanë uruar kryetarin e posa zgjedhur z.Asllan KRUEZI duke vlerësuar degën e Ferizajt si degën më të mirë të organizuar në nivel vendi dhe shembull për të tjerët si dega më e madhe e PAI-së në të gjitha komunat e Kosovës ku vepron PAI.

 

Thaçi uron Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë

Posted: 28 Apr 2017 02:08 PM PDT

"Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetërore do ta kryej me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë", ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

 Presidenti Thaçi ka përmendur mbështetjen që, sipas tij, Meta i ka dhënë Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe se është i bindur se këtë do ta bëjë edhe në mandatin presidencial. 

"Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen", ka përfunduar Thaçi. /Express

Ibishi: Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend, nuk e di a do të kalojë

Posted: 28 Apr 2017 02:07 PM PDT

"A do të kalojë nuk e di por e di sigurt që brenda një kohe të shkurtër do të procedohet në Kuvend dhe do të shohim lidhur me vendimet e mundshme, për miratim apo eventualisht ndonjë formë tjetër", tha Ibishi për Tribuna Channel.

Vazhdojnë kërcënimet e opozitës: Demarkacioni nuk kalon

Posted: 28 Apr 2017 02:07 PM PDT

"Demarkacioni nuk kalon, edhe çdo përpjekje për të ka me qenë e kotë", ka thënë Kadaj për televizionin Rrokum.

Demarkacioni me Malin e Zi ajo e quan marrëveshje të tradhtisë. Thotë se Demarkacioni do të kundërshtohet brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës.

 "Ne momentin qe e sjellin demarkacionin, ata bëjnë kompromise me Listën Serbe dhe në këtë formë e sjellin edhe Serbinë në Kosovë", ka tha Kadaj.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more