Skip to main content

“Londër: U arrestua një i dyshuar për terrorizëm” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Londër: U arrestua një i dyshuar për terrorizëm” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Londër: U arrestua një i dyshuar për terrorizëm

Posted: 27 Apr 2017 08:53 AM PDT

Policia e Britanisë sot e ka arrestuar një person 27 vjeçar, afër Parlamentit të Britanisë dhe ndërtesat e tjera qeveritare në Londër, për posedim ilegal të armëve dhe për dyshim se ka përgatitur "akte të terorizmit". Policia tha se ky person ishte arrestuar në një pikë kontrolli në Whitehall Street në Londër, pas "ndaljes dhe kërkimit në kuadër të një operacioni që po zhvillohet". Reporterët i kanë parë së paku dy thika në tokë, derisa policia ia vuri prangat personit të dyshuar, i cili ishte i veshur në të zeza dhe e kishte një çantë në shpinë. Policia tha se askush nuk është lënduar gjatë këtij arrestimi. Autoritetet nuk e kanë publikuar emrin e personit të arrestuar. Polcia menjëherë e ka bllokuar gjithë rajonin, duke e ndalur trafikun në një rrugë tejet frekuentuese dhe shtigjet e afërta për këmbësorë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Ish-shefi i policisë kundër korrupsionit dënohet për korrupsion

Posted: 27 Apr 2017 08:39 AM PDT

Ish-shefi i Drejtoritatit për antikorrupsion dhe krime ekonomike i Ministrisë së brendshme të Rusisë, Denis Sugrobov, është dënuar me 22 vjet burg lidhur me akuza për korrupsion. Gjykata e Moskës në vendimin e sotëm tha se Sugrobov e kishte keqpërdorë zyrën publike për të krijuar grup kriminal. Sugrobov dhe disa bashkëpunëtorë të tij ishin arrestuar në vitin 2014 të dyshuar për përfshirje në organizimin e grupit kriminal, marrje të ryshfetit dhe për tejkalim të kompetencave të tyre. Njëri nga bashkëpunëtorët e Sugrobovit, gjenerali Boris Kolesnikov, ka vdekur pas kërcimit nga kati i gjashtë i ndërtesës së Komitetit të Hetimit në Rusi, në korrik të vitit 2014, ndërsa autoritetet këtë rast e kanë përshkruar si vetëvrasje. Eduard Isetsky, avokat i zotit Sugrobov, tha se do të ushtrohet ankesë në vendimin gjyqësor kundër klientit të tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Luftanija amerikane i ka tërhequr vërejtjen anijes iraniane

Posted: 27 Apr 2017 08:32 AM PDT

Pentagoni tha mbrëmë se një luftanije amerikane ka shkrepur zjarr alarmues, pasi një anije e Gardës Revolucionare të Irant i ishte afruar në Gjrin Persik. Ky manovër "joprofesional" ka ndodhur pardje në ujërat ndërkombëtare, kanë thënë zyrtarë ushtarakë amerikanë. Ata thanë se anija iraniane ishte afruar në 1 mijë metra nga destrojeri, USS Mahan, i Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar që pala amerikane ka dërguar sinjal të rrezikut dhe ka shkrepur zjarr të alarmit. Përfundimisht, luftanija iraniane është distancuar dhe larguar nga anija amerikane, thanë zyrtarët ushtarakë amerikanë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Dështimi i tretë për zgjedhjen e presidentit

Posted: 27 Apr 2017 08:19 AM PDT

Kuvendi i Shqipërisë sot ka dështuar për të tretën herë me radhë për ta zgjedhur presidentin e ri, pasi asnjë kandidat nuk është propozuar. Koalicioni qeverisë i krahut të majtë nuk e ka paraqituir asnjë kandidat, duke thënë se dëshiron ta përfshijë koalicionin e qendrës së djathtë në arritjen e një konsenzusi të gjërë. Kjo gjë ka ndodhur tashmë dy herë javën e kaluar, raporton AP nga Tirana. Por, Partia Socialiste, që e udhëheq koalicionin qeveritar, tha se kuvendi nuk do të presë shumë gjatë për ta zgjedhur presidentin e ri, pasi opozita po refuzon të jetë pjesëmarrëse në çfarëdo dialogu. Partneri më i vogël në koalicionin qeverisës, Lëvizja Socialiste për Integrim, është përpjekur për ndërmjetësim, por pa ndonjë progres. Prej muajit shkurt, opozita i ka bojkotuar seancat e Kuvendit të Shqipërisë, meqë kërkon dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama, para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, duke pretenduar se qeveria do të kryej manipulim në votime. Një vizitë aktuale e një delegacioni të Parlamentit Evropian dështoi për ta bindur opozitën për ndryshimin e qëndrimit të vet. Opozita, po ashtu dje, ka refuzuar të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët të partive politike parlamentare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Luftanija ruse e spiunimit fundoset, por marinarët shpëtuan

Posted: 27 Apr 2017 08:04 AM PDT

Mediat turke raportojnë se një luftanije ruse e spiunimit është ndeshur sot me një anije transportuese afër Stambollit. Mediat kanë raportuar se roja bregdetare turke ka thënë se anija e Rusisë ishte fundosur, pas ndeshjes, por të 78 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar. Transmetuesit turk, NTV, ka raportuar se ndeshja ka ndodhur afro 40 kilometra në veri-perëndim të Ngushticës së Bosforit. Nga ndeshja është shkaktuar një vrimë në luftanijen ruse, Liman, tha Ministria e mbrojtjes e Rusisë, në komentet e transmetuara nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS. Raportohet se luftanija ruse është ndeshur me një anije me flamur të Togos, që po transportonte bagëti dhe se ndeshja ka ndodhur për shkak të mjegullës dhe shikueshmërisë së dobët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Lirimi i Haradinajt, vendim i turpshëm dhe skandaloz

Posted: 27 Apr 2017 06:18 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar skandaloz vendimin e drejtësisë franceze për lirimin e Ramush Haradinajt.  Vuçiq ka thënë se për këtë vendim, Serbia do t'i drejtoj Francës një notë proteste. Pas vendimit të gjykatës në Colmar të Francës për refuzimin e kërkesës së Gjykatës speciale serbe për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, në Beograd ishte thirrur dhe një mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë së atjeshme. "Qeveria e Republikës së Serbisë e konsideron se ky është një vendim i turpshëm, skandaloz, kundër drejtësisë dhe absolutisht jo i drejtë", ka thënë presidenti serb, Vuçiq. Haradinaj, ishte ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti, mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Ai akuzohej nga autoritetet serbe për krime lufte.  Por, pas afër katër muajve të ndalimit në Francë, fillimisht nën masën e ndalimit, e më pas edhe nën masën e mbrojtjes në liri, Haradinaj me 27 prill, u la i lirë që të kthehet në Kosovë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zaev: Shumica parlamentare do të zgjedh kryetarin

Posted: 27 Apr 2017 06:16 AM PDT

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp të enjten, ka theksuar se VMRO DPMNE dhe kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski refuzon të dorëzojë pushtetin sepse ka frikë nga përballja me drejtësinë. "Tanimë askush nuk ka dyshime se udhëheqësit e VMRO-së nuk dëshirojnë ta dorëzojnë pushtetin për shkak se dëshirojnë të shmangen nga përgjegjësia. Por, drejtësia do të bëjë të sajën, ligji do të jetë një lloj për të gjithë. Drejtësia dhe shteti i së drejtës do të funksionojnë në vend. Është gënjeshtër se do të ndryshohet Kushtetua e Republikës së Maqedonisë, është gënjeshtër se do të ketë federalizim, është gënjeshtër gjithashtu edhe ajo se do të ndryshohet flamuri, himni dhe stema e Maqedonisë, është gënjeshtër se Maqedonia do të bëhet një shtet binacional", ka thënë Zaev. Ai është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare i bindur se do të rris numrin e mandatave, por siç ka theksuar zgjedhjet nuk do t'i sjellin asgjë të mirë Maqedonisë pos humbjes së kohës. Lideri i Social Demokratëve, paraprakisht në foltoren e parlamentit të Maqedonisë është shprehur i prerë se kryetari i parlamentit të Maqedonisë do të zgjidhet së shpejti madje nëse është nevoja kjo gjë do të mund të ndodh edhe jashtë këtij institucioni ligjvënës. "Këtu ekziston një shumicë e re e deklaruar. Kjo shumicë ka të drejtë dhe obligim të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit do të zgjidhet këtu në këtë sallë, në shkallë apo në amfiteatrin e Fakultetit Juridik ose në ndonjë sallë tjetër në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë. Në një mënyrë apo tjetër ai do të zgjidhet" tha Zaev. Menjëherë pas kësaj, Ilija Dimoski deputet i VMRO DPMNE-së, e cila drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se zgjedhja e kryetarit të parlamentit do të paraqes grusht shtet. "Ju lutem shumë sinqerisht mos u mundoheni të bëni grusht shtet, ju lus sinqerisht si njeri, nuk mendoj se zgjedhja e kryetarit jashtë këtij objekti, jashtë sallës, do të jetë e mirë. Në atë rast as Kuvendi dhe as ajo Qeveri nuk do të jetë e hajrit. Unë ju kuptoj se jeni nën presion të njerëzve që presin poste, por ju do të mbani përgjegjësi. Nëse deputetët nuk flasin, do të vijë koha që qytetarët të flasin. Ky do të jetë dëmi më i madh që do t'i bëhet Republikës së Maqedonisë", ka theksuar Dimoski në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë. Ndërkaq, ekspertët e sigurisë nuk e përjashtojnë mundësinë që gjatë ditëve në vijim të inskenohen incidente për të penguar transferimin e qetë të pushtetit. Bllagoja Markoski, ekspert për çështje sigurie, për Radion Evropa e Lirë vlerëson se gjendja e sigurisë është e ndjeshme për shkak të tensioneve të krijuara nga bllokimi i zgjedhjes së kryetarit të parlamentit që i hap rrugë zgjedhjes së qeverisë së re të Maqedonisë. "Mund të shkohet drejt skenarëve të inskenimit të incidenteve, siç mund të jetë inskenimi i formacioneve paraushtarake dhe nga ky aspekt të krijohet një gjendje krize në Republikën e Maqedonisë megjithëse edhe në këtë rast shkilen ligjet nëse shpallet gjendje lufte, sepse në atë rast maksimumi mund të shpallet gjendje krize në atë pjesë të territorit të Maqedonisë për një periudhë të caktuar", thekson Bllagoja Markoski. Ai njëherësh ka theksuar se Maqedonia në asnjë mënyrë nuk është e kërcënuar nga ndonjë sulm i jashtëm, andaj nëse presidenti i shtetit shpall gjendje lufte, atëherë ai do të të shkel të gjitha ligjet e vendit për të bllokuar procesin e zgjedhjes së qeverisë së re të Maqedonisë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin dhe Abe takohen në Moskë, bisedojnë për ishujt e kontestuar

Posted: 27 Apr 2017 06:15 AM PDT

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka nisur bisedimet në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin. Në fillim të takimit, Abe tha se dëshiron të diskutojë një mosmarrëveshje, të vjetër me dekada, mbi një grup ishujsh në veri të Japonisë, të cilët Tokio i quan Territoret Veriore, ndërsa Moska Kurile Jugore. Bashkimi Sovjetik ka kapur ishujt në bregdetin verior të Japonisë në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe Japonia vazhdon të thotë se ka pronësinë e tyre. Mosmarrëveshja ka përkeqësuar marrëdhëniet që nga ajo kohë dhe ka penguar Moskën dhe Tokion të nënshkruajnë marrëveshjen për paqe, për t'i dhënë zyrtarisht fund luftës. Vizita e Putinit në Japoni, dhjetorin e kaluar, nuk ka sjellë ndonjë zgjidhje për mosmarrëveshjen territoriale. Abe po ashtu tha se do që të bisedojë për çështje rajonale dhe të sigurisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jessen-Petersen: BE-ja t’ia bëjë të qartë Serbisë të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare

Posted: 27 Apr 2017 05:28 AM PDT

Ish shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, e ka cilësuar si 'skandaloz' veprimin e Serbisë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke vlerësuar si një 'përpjekje të qëllimshme për ta minuar Kosovën'. Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Jessen Petersen, tha se 'Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin' dhe se ajo 'qëllimisht po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës". Ai tha se BE-ja "ka përgjegjësi të caktuar që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe t'ia bëjë të qartë Serbisë se duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare".  Sipas tij, "BE-ja duhet t'i tregojë Serbisë se [kjo sjellje] do të ketë implikime për ambiciet e saj në procesin e integrimeve". Soren Jessen-Petersen ishte në krye të misionit të OKB-së në Kosovë, në kohën kur, atëbotë, kryeministri Ramush Haradinaj, dha dorëheqje për t'u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Radio Evropa e Lirë: Zoti Jessen-Petersen, një gjykatë në Francë e ka liruar Ramush Haradinajn dhe nuk do ta ekstradojë në Serbi, siç e kanë kërkuar autoritetet në Beograd. Çfarë paraqet ky zhvillim? Soren Jessen-Petersen: E shoh gjithë këtë zhvillim si thellësisht të papranueshëm ose skandaloz. Por ai tregon dy gjëra; e para, se Ramush Haradinaj është një njeri që në të kaluarën ka respektuar rendin dhe ligjin, me shumë vështirësi të theksuara, por ai e ka respektuar rendin dhe ligjin. Ai është liruar dy herë nga një gjykatë ndërkombëtare dhe nuk ka pasur nevojë që të ketë një apel të dytë por ai e ka pranuar këtë. Për dallim nga Ramushi, është e qartë se Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin dhe mbase as edhe e dinë se çfarë do të thotë rendi dhe ligji. Mendoj se është skandaloze që ata kanë vazhduar përgjithësisht të veprojnë në këtë mënyrë. Radio Evropa e Lirë: Megjithëkëtë, urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia janë parë përgjithësisht si ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës? Soren Jessen Petersen: Po kjo është mbase edhe arsyeja kryesore pse Serbia e mbanë qëndrimin e saj, sepse të gjithë e dimë se disa udhëheqës politikë atje, përfshirë edhe ata që janë në pushtet sot, ende nuk e pranojnë se Kosova është një shtet i pavarur. Kosova në fakt është një shtet i pavarur dhe Serbia qëllimisht po ndërhynë në çështjet e brendshme. Radio Evropa e Lirë: Por, atëherë çfarë duhet të bëjë bashkësia ndërkombëtare me këto urdhër-arreste dhe me, sic thoni ju, ndërhyrjet në çështjet e brendshme të Kosovës? Soren Jessen-Petersen: Unë besoj se BE-ja ka përgjegjësinë kryesore. BE-ja e ka zhvilluar këtë dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i bazuar mbi mirëkuptim dhe një dialog ndërmjet dy shteteve. Prandaj BE-ja ka një rëndësi të madhe për dialogun. Ajo ka të drejtë kur thotë se dialogu është i rëndësishëm. Por mendoj se është një përgjegjësi e caktuar për BE-në që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe që ta informojë qartë Serbinë se ajo duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Gjithashtu se do të ketë implikime për ambiciet e Serbisë në procesin e integrimeve, sepse kjo shumë qartë është bërë për ta minuar Kosovën. Radio Evropa e Lirë: Meqë po flasim për BE-në, rasti Haradinaj ka patur një ndikim të drejtpërdrejt në dialog. A po shndërrohen urdhër arrestet në pengesë më të madhe të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Soren Jessen-Petersen: Natyrisht se po, sepse urdhër arrestet janë të bazuara në të kaluarën. Serbia asnjëherë nuk ka treguar gatishmërinë për pajtim. Ajo duhet të përqëndrohet në sundimin e ligjit brenda saj. Ashtu siç e thash edhe më heret, BE-ja duhet ta informojë qartë se ky dialog është në konceptin e përpjekjeve të BE-së për të ecur përpara në rajon, të punojë në ndërtimin e marrëdhënieve të sinqerta me vendet e tjera të rajonit duke ecur drejt një momenti kur të gjitha këto vende do të mund të integrohen në BE. Gjithnjë përderisa kemi një shtet, që qartazi nuk do të sillet në këtë mënyrë dhe këtë e shohim në ndërhyrjen e vazhdueshme të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, rajoni nuk do të mund të ecë përpara prandaj përgjegjësia kryesore bie mbi BE-në që ta bëjë të qartë se cilat janë kërkesat. Radio Evropa e Lirë: Por, BE-ja përballet sot me problemet e saj të brendshme, përfshirë këtu edhe BREXIT-in. Kjo përputhet me kohën kur Ballkani Perëndimor nuk e sheh një perspektivë të qartë Evropiane. Marrë parasysh gjithë këtë, a po e shohim në rajon kthimin e sjelljeve nacionaliste? Soren Jessen-Petersen: Nuk e di nëse në përgjithësi shohim kthimin e një lloj sjelljeje dhe qasjeje nacionaliste. Por, është e qartë se gjithnjë përderisa BE-ja vepron në këtë mënyrë, kur sic mund të imangjinohet ata nuk shohin asnjë problem në rajon dhe në anën tjetër nuk ecin përpara aktivisht për ambiciet e rajonit që të integrohet në BE, me këtë pasivitet nga ana e BE-së ekziston një rrezik që nacionalistët shkatërrues në rajon e shohin një rast që të trazojnë paqen që ekziston në rajon. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Luftanija ruse përplaset me një anije mallrash pranë Stambollit

Posted: 27 Apr 2017 05:26 AM PDT

Mediat turke raportojnë se një luftanije ruse është përplasur me një anije mallrash në Detin e Zi, jashtë Stambollit. Raportet citojnë rojen bregdetare turke të ketë thënë se anija ruse u mbyt pas përplasjes, porse të 78 personat në bord janë shpëtuar. Transmetuesi turk NTV tha se përplasja ka ndodhur rreth 40 kilometra në veriperëndim të Ngushticës së Bosforit, në Detin e Zi. Përplasja shkaktoi një vrimë në anijen ruse Liman, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në komentet që transmeton agjencia ruse TASS. Raportohet se përplasja ndodhi nga mjegulla që shkaktoi dukshmëri të ulët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia mund të transferojë trupa në Bjellorusi, thotë Estonia

Posted: 27 Apr 2017 05:03 AM PDT

Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Margus Tsahkna, tha se Rusia mund të shfrytëzojë disa stërvitje ushtarake për të zhvendosur mijëra trupa përgjithmonë në Bjellorusi. Rusia dhe Bjellorusia planifikojnë të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në shtator. Disa anëtarë të NATO-s besojnë se ato mund të përfshijnë mbi 100,000 trupa, ashtu si edhe trajnime me armë bërthamore. Tsahkna tha se Estonia dhe qeveritë e tjera të NATO-s kanë marrë informacione nga inteligjenca, që sugjerojnë se Moksa mund t'i lërë ushtarët rusë në Bjellorusi, edhe pas përfundimit të stërvitjeve Zapad 2017. "Për trupat ruse që shkojnë në Bjellorusi, kjo është biletë në një drejtim", tha Tsahkna në një intervistë për Reuters. "Ky nuk është mendimi im personal. Po e analizojmë thellësisht se si po përgatitet Rusia për stërvitjet Zapad", tha ai. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk është përgjigjur në kërkesën për koment. Kremlini nuk ka treguar se sa trupa do të marrin pjesë në Zapad 2017.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britania “mund t’i bashkohet SHBA-së” në sulmet në Siri

Posted: 27 Apr 2017 04:41 AM PDT

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, tha se do të ishte shumë vështirë për Britaninë të refuzonte SHBA-në, nëse kjo e fundit i kërkon mbështetje për një tjetër sulm ushtarak në Siri. Johnson i tha BBC-së se ligjvënësit jo me doemos duhet të votojnë ndonjë propozim për veprim të përbashkët. SHBA ka kryer sulm me raketa në një bazë ajrore të Sirisë në fillim të këtij muaji, pak ditë pasi një sulm kimik ka lënë të vrarë mbi 80 veta dhe të plagosur qindra të tjerë. Johnson tha se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, "ka vrarë qytetarë të tij me armë që janë ndaluar gati 100 vjet më parë". Në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm britanik, David Cameron, ka humbur votën në Parlament për veprimin e mundshëm ushtarak të Britanisë kundër regjimit të Assadit, për të penguar përdorimin e armëve kimike. Britania është pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin militant Shteti Islamik në Siri, por nuk ka ndërmarrë masa ushtarake kundër Assadit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Izraeli sulmoi bazën ushtarake pranë Damaskut

Posted: 27 Apr 2017 03:38 AM PDT

Një sulm i Izraelit me raketa ka shkaktuar shpërthim të fuqishëm në një "pozicion ushtarak" pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut, tha media shtetërore e Sirisë. "Një pozicion ushtarak në jugperëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut është sulmuar mëngjesin e sotëm nga agresioni izraelit, i cili ka hedhur disa raketa nga territori i pushtuar, duke shkaktuar shpërthim në zonë", tha agjencia e lajmeve SANA duke u thirrur në një burim të ushtrisë. Televizioni pro-qeveritar Al-Mayadeen citoi burimet e tij dhe tha se raketat janë hedhur nga avionë izraelitë, që kanë fluturuar brenda Lartësive Golan, të okupuara nga Izraeli. Burime të rebelëve sirianë thanë se sulmi ka goditur një depo armësh që drejtohej nga lëvizja libaneze Hezbollah, e cila lufton në Siri si aleat i qeverisë. Izraeli tha se sulmi ishte "në përputhje" me politikën e tij për të parandaluar Iranin që të sigurojë armë nga Hezbollahu. Siria është në vitin e gjashtë të luftës civile, e cila ka lënë mbi 400,000 njerëz të vrarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel: Marrëdhëniet Turqi-BE janë goditur rëndë

Posted: 27 Apr 2017 03:23 AM PDT

Marrëdhëniet Bashkimi Evropian – Turqi janë goditur rëndë nga veprimet e Qeverisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel. "Zhvillimet gjatë javëve të kaluara kanë goditur rëndë lidhjet Gjermani-Turqi, ashtu si edhe ato BE-Turqi", tha Merkel para Parlamentit gjerman. Merkel shprehu shqetësimin se referendumi i 16 prillit në Turqi, për rritjen e pushtetit të Erdoganit, nuk është mbajtur në kushte të drejta. Por, ajo shtoi se nuk është as në interesin e Evropës, as të Turqisë që të largohen nga njëra-tjetra. "Do të punojmë drejt rikthimit të dialogut", tha Merkel. Ajo përmendi edhe arrestimin në Ankara të korrespondentit të një gazete gjermane, Deniz Yucel, dhe tha se një veprim i tillë "nuk është në pajtim me një shtet kushtetues". Yucel, gazetar i së përditshmes gjermane Die Welt, shtetas gjermano-turk, është arrestuar në shkurt nën akuzat për terrorizëm dhe është duke pritur gjykimin. Marrëdhëniet Gjermani-Turqi janë përkeqësuar pas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, korrikun e kaluar, dhe goditjes së mëvonshme të autoriteteve turke mbi komplotistët e supozuar. Komentet e Merkelit vijnë një ditë pasi Turqia ka arrestuar mbi 1,000 njerëz nën akuzat se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Erdogan e fajëson për orkestrim të grushtshtetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Festë për lirimin e Ramush Haradinajt

Posted: 27 Apr 2017 03:22 AM PDT

Qytetarët në Prishtinë kanë filluar festimet për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga gjykata në Colmar të Francës. Ju sjellim pamje nga atmosfera pranë selisë së AAK-së. (VOA, REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kina ndalon emrat myslimanë për foshnja

Posted: 27 Apr 2017 02:15 AM PDT

Autoritetet kineze në rajonin veriperëndimor Ksinjiang kanë ndaluar dhjetëra emra fëmijësh me kuptim fetar, të cilët tradicionalisht janë përdorur nga myslimanët. Duke folur për Radion Azia e Lirë, një zyrtar në Ksinjiang konfirmoi raportet e mediave perëndimore, duke thënë se emrat si: Islam, Kuran, Meka, Xhihad, Imam, Sadam, Haxh dhe Medina janë në mesin e dhjetëra emrave të ndaluar me vendimin e Partisë Komuniste të Kinës. Zyrtari tha se çdo foshnje e regjistruar me emër të tillë, do të ndalohet të regjistrohet në sistemin shtetëror, që i jep qasje në kujdes shëndetësor dhe arsimim. Vendimi prek grupet etnike myslimane të rajonit, përfshirë së paku 10 milionë ujgurë, 1.5 milion kazakë, 150,000 kirgizë, 5,000 tatarë, 4,000 taxhikë dhe 1,000 dungansë. Ujgurët, për kohë të gjatë, janë ankuar për trajtimin që u bën sundimi kinez. Partia Komuniste e Kinës kontrollon fuqishëm qasjen në rajon dhe informacioni është vështirë të verifikohet në mënyrë të pavarur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë protestat vdekjeprurëse në Venezuelë

Posted: 27 Apr 2017 01:20 AM PDT

Venezuela tha se do të tërhiqet nga Organizata e Shteteve Amerikane, duke akuzuar grupin me seli në SHBA për ndërhyrje në punët e saj të brendshme. Qeveria e dha njoftimin pasi Organizata e Shteteve Amerikane votoi për mbajtjen e një takimi të ministrave të jashtëm për të diskutuar krizën në Venezuelë. Fqinjët kanë shprehur shqetësim për trazirat në këtë vend. Protestat e dhunshme kundër qeverisë kanë vazhduar edhe të mërkurën në kryeqytetin Karakas, me një protestues të vrarë. Ai është goditur me gaz lotsjellës gjatë përleshjeve me policinë. Afro 30 veta janë vrarë prejse ka nisur vala e protestave kundër presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, muajin e kaluar. Venezuela, një vend i pasur me naftë, po kalon një krizë të rëndë ekonomike. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, inflacioni pritet të arrijë në 700% këtë vit, ndërsa ka mungesë të shumë mallrave bazë, përfshirë ilaçet. Opozita fajëson politikat socialiste të Maduros dhe paraardhësit të tij, Hugo Çavez, për rënien ekonomike.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthim i madh pranë aeroportit të Damaskut

Posted: 26 Apr 2017 11:47 PM PDT

Një shpërthim i madh goditi sot kryeqytetin e Sirisë, Damask, dhe u pasua me zjarr pranë aeroportit. Lajmin e konfirmoi kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdurrahman, i cili tha se shpërthimi ka ndodhur në rrugën për në aeroport. Televizioni al-Manar, i cili ka lidhje me grupin libanez Hezbollah – aleat i Qeverisë siriane – tha se shpërthimi, me gjasë, është shkaktuar nga një sulm ajror i Izraelit. "Nuk mund të komentojmë raporte të tilla", tha në anën tjetër një zëdhënëse e ushtrisë izraelite. Siria është në vitin e gjashtë të luftës civile, e cila ka lënë mbi 400,000 njerëz të vrarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia ndër "shkelësit më të këqij" të lirisë fetare

Posted: 26 Apr 2017 11:03 PM PDT

Komisioni i SHBA-së për Lirinë Fetare Ndërkombëtare tha në raportin vjetor se rekomandon, për herë të parë, që Rusia të njihet si shkelëse ligjore e lirisë fetare. Raporti përmend në mënyrë të veçantë politikat shtypëse në rajonin e Krimesë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sharapova rikthehet në lojë

Posted: 26 Apr 2017 10:25 PM PDT

Ylli rus i tenisit, Maria Sharapova, shënoi kthimin e saj në lojë pas 15 muajsh me fitore kundër Roberta Vincit në Shtutgart. Sharapova, ish-numër një në botë dhe kampione e pesë grand slameve, tha se kthimi në fushë është "ndjenja më e mirë në botë". Sharapova është ndaluar të luajë pasi ka dalë pozitive në disa teste për drogë. Më 16 maj, ajo do të mësojë nëse do t'i jepet mundësia të luajë në turneun French Open, i cili nis më 28 maj.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more