Skip to main content

Lajmi.net: “Xhaka – Mustafi, gëzohen tifozët e Arsenalit (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Xhaka – Mustafi, gëzohen tifozët e Arsenalit (FOTO)” plus 8 more


Xhaka – Mustafi, gëzohen tifozët e Arsenalit (FOTO)

Posted: 16 Apr 2017 11:48 PM PDT

“Furtunë” në dogana, arrestohen 18 punonjës

Posted: 16 Apr 2017 11:44 PM PDT

Këto ngarkesa kanë kaluar në shkurt dhe mars të këtij viti.

Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të "trafikut të narkotikëve" në bashkëpunim. Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit "arrest me burg", të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim.

Të arrestuarit janë:

1.    Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
2.    Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
3.    Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
4.    Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
5.    Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
6.    Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
7.    Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
8.    Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
9.    Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
10.    Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
11.    Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
12.    Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
13.    Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
14.    Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
15.    Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
16.    Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
17.    Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
18.    Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

/ Top Channel

Nëse shikoni një varëse të tillë në tualete publike, lajmëroni urgjent policinë (Foto/Video)

Posted: 16 Apr 2017 11:39 PM PDT

Gjetur në tualetet publike, hotele e restorante, varëset mbajnë një kamera të fshehur për të spiunuar njerëzit.

Nëse e shihni një të tillë, policia ka këshilluar njerëzit që ta raportojnë menjëherë.

Image

Kjo pasi poseduesit e tyre janë duke keqpërdorur pamjet e regjistruara.

Kjo pajisje është duke u shitur në Amazon për një çmim rreth 8 paund dhe mbajnë një kamerë fare të vogël që mezi shihet.

Lajm shumë i keq për Barcelonën para ndeshjes së kthimit ndaj Juventusit (FOTO)

Posted: 16 Apr 2017 11:33 PM PDT

Paulo Dybala pritet të luajë në formacionin bazë të Juventusit në ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Dybala ka pësuar një lëndim në takimin e fundit ndaj Pescaras.

Por, sipas mediave italiane, ai do të rikuperohet me kohë për ballafaqimin e madh në Camp Nou, të mërkurën, përcjell “lajmi.net”.

Dybala shkëlqeu në ndeshjen e parë duke realizuar dy gola në fitoren e Juventusit me rezultat 3:0. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Enca ka zbuluar për fansat pjesë nga kënga e re, a do të publikohet së shpejti? (Foto)

Posted: 16 Apr 2017 11:26 PM PDT

Projekti i ri i këngëtares duket se do të dal së shpejti, ngase tashmë fillon sezona ku artistët tanë lansojnë këngë për sezonin e nxehtë, shkruan lajmi.net.

Ndër to pritet edhe një projekt i Encës, e cila në rrjete sociale zbuloi pjesë nga refreni i këngës.

“Ata folin bla bla bla, neve ja bojm ha ha ha, ti se din ça o, tani ta boj ciao ciao” janë fjalët që Enca ka shkruar në rrjete sociale.

Kujtojmë se kënga e fundit e Encës është ‘Love on my body’, të cilën këngëtarja e ka publikuar në janar dhe ka marrë afro 6 milionë klikime. /Lajmi.net/

17974784_102087

Zyrtarët irakianë thonë se ISIS-i po përdor armë kimike në Mosul

Posted: 16 Apr 2017 11:22 PM PDT

"Terroristët e IS-it kanë tentuar të bllokojnë përparimin e forcave tona, duke përdorur predha që janë të mbushura me materiale kimike toksike, por efekti i tyre ka qenë i limituar", ka thënë Komanda e Operacioneve të Përbashkëta të Irakut më 16 prill.

Gjenerali Yahya Rasool i ka thënë agjencisë Associated Press se gjashtë ushtarë kanë pasur probleme me frymëmarrje.

Zyrtarët e policisë federale, që po marrin pjesë në ofensivën për rimarrjen e Mosulit Perëndimor, i kanë thënë agjencisë Reuters, se forcat qeveritare janë goditur nga IS-i me predha që kanë përmbajtje kimike në qarqet Urouba dhe Bab Jadid.

Zyrtarët kanë thënë se ende nuk e dinë se çfarë lloji i kimikateve gjendet në këto predha.

IS-i ka marrë nën kontroll Mosulin më 2014. Sidoqoftë, koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA, dhe forcat irakiane në terren, kanë arritur të çlirojnë lindjen e Mosulit. Ndërkaq, forcat irakiane tash janë duke zhvilluar beteja për të rrimarrë pjesën perëndimore të qytetit, ku vlerësohet se janë 2 mijë militantë të IS-it.

Ja mënyra më e thjesht për t’u dobësuar

Posted: 16 Apr 2017 11:21 PM PDT

Dhjami në trup është vështirë të digjet dhe shpesh është e vështirë të arrihen rezultatet të cilat dëshirojmë. Për fat të mirë ka mënyra natyrale që mund ta zgjidhin këtë problem.

Më poshtë është një mënyrë e lehtë për të humbur peshë:

Gjërat që ju duhen:

4 lugë gjelle mjaltë,
2 lugë çaji kanellë,
500ml ujë.

Udhëzimet:
Përzieni kanellën me ujë të vluar dhe më pas lëreni të ftohet. Shtojeni mjaltin pasi të jetë ftohur uji me kanellë – mos e shtoni nëse pija është ende e nxehtë, sigurohuni që të jetë e ftohur, transmeton Gazeta Express.

Pijeni këtë para se të flini çdo ditë dhe në mëngjes kur të zgjoheni. Mos pini më shumë se gjysmë filxhani përnjëherë!

Alonso zbulon sekretin e madh për Barcelonën (FOTO)

Posted: 16 Apr 2017 11:20 PM PDT

Xabi Alonso ka paralajmëruar se do të pensionohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, mesfushori i Bayern Munichut ka zbuluar një sekret nga e kaluara e tij.

Ai ka njoftuar se para se të nënshkruante me Real Madridin, ishte afër transferimit tek rivali i madh, Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

“Para se të transferohesha në Real Madrid isha afër Barcelonës”, deklaroi Alonso për “AS”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Nuk u depilua për një vit, vajza seksi tregon trupin ‘e frikshëm’ (Foto)

Posted: 16 Apr 2017 11:14 PM PDT

Morgan para një viti vendosi të mos e depilonte më trupin e saj, dhe tani ajo ka postuar disa foto në të cilat na tregon se si duket. Ajo është shprehur se kur ishte 11 apo 12 vjeçe, shoqet e klasës e kishin tallur për këmbët e padepiluara dhe ajo duke qarë i kishte kërkuar mamasë ta mësonte se si t'i hiqte.

Por pas shumë vitesh ajo mendoi se do të ishte më mirë të mos depilohej më. Dhe për këtë ka listuar disa arsye."Së pari më merr shumë kohë. Së dyti, dalja e qimeve pas depilimit është shumë e bezdisshme dhe së treti… përse të mos jem natyrale?!", është shprehur ajo.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more