Skip to main content

Lajmi.net: ““Shqipëria e Madhe mesazh për BE-në që të integrojë Ballkanin në Bashkim”” plus 8 more

Lajmi.net: ““Shqipëria e Madhe mesazh për BE-në që të integrojë Ballkanin në Bashkim”” plus 8 more


“Shqipëria e Madhe mesazh për BE-në që të integrojë Ballkanin në Bashkim”

Posted: 27 Apr 2017 11:38 PM PDT

Ai më tutje tha, për këtë arsye është e nevojshme komunikimi që  do të ndihmojë zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, për deklaratat e Shqipërisë së Madhe, ai tha, se i sheh si mesazh që BE duhet të përshpejtoj procesin e integrimit të rajonit në Bashkimin.

Bratu, ka thënë se dialogu i Brukselit është shumë më tepër se bisedime midis Beogradit dhe Prishtinës. /Lajmi.net/

Arilena e grushton… (Foto)

Posted: 27 Apr 2017 11:37 PM PDT

E për trup të formësuar duhet patjetër që t'i drejtohemi nëpër palestra, shkruan lajmi.net

Një gjë të tillë, po e bën edhe Arilena Ara.

Ajo ka hedhur një video në Instastory ku shihet duke e grushtuar një thes boksi dhe nga videoja dukej se po arrin rezultat të duhur, pasi ishte djersitur e tëra./Lajmi.net/

18175784_2287494484809373_1665088168_o

Thiago Alcantara nënshkruan me klubin e madh evropian (FOTO)

Posted: 27 Apr 2017 11:32 PM PDT

Thiago Alcantara nuk do të largohet nga Bayern Munich.

“Kicker” ka bërë të ditur se mesfushori spanjoll është afër finalizimit të marrëveshjes së re deri më 2021.

Alcantara spekulohej se mund të rikthehet në Barcelonë, përcjell “lajmi.net”.

Por, duket se e ardhmja e tij do të jetë ende në Allianz Arena.

Kampioni i Bundesligës i ka bërë gati kontratën e re deri më 2021. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Moti sot në Maqedoni

Posted: 27 Apr 2017 11:27 PM PDT

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 12 gradë celsius, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 28 gradë. Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës deri 28 gradë. Deri të premten do të mbisundojë mot me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe do të fryjë erë mestare nga drejtimi jugor, veçanërisht i shprehur përgjatë Vardarit.

Temperatura do të jetë në rritje. Pastaj vranësirat do të rritet, ndërsa më me vranësira gjatë tërë ditës do të mbajë të shtunën, derisa në ditët në vijim do të ketë periudha më të gjata të diellit. Nga e shtuna deri të martën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë shi lokal. Të dielën era do të vazhdojë të përforcohet, por do të ndryshojë drejtimin në verior dhe do të shkaktojë ftohje, përkatësisht rënie të temperaturave për 4 deri 5 gradë në krahasim me ditën paraprake. Nga e hëna temperatura sërish do të jetë në rritje.

“Ciao” Milan, transferohet në Arsenal (FOTO)

Posted: 27 Apr 2017 11:24 PM PDT

Arsenal do të bëjë përpjekje të reja për transferimin e sulmuesit të Milanit, Carlos Bacca.

“Tuttomercatoweb” raporton se “Gunners” kanë ringjallur interesimin për angazhimin e sulmuesit kolumbian, gjatë afatit kalimtar të verës përcjell “lajmi.net”.

Arsenal ishte i interesuar për blerjen e Baccas në janar.

Por, ai nuk vendosi të largohej nga San Siro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Lëvizja BESA: E dënojmë dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Posted: 27 Apr 2017 11:17 PM PDT

Lëvizja BESA e dënon dhunën dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, e veçmas shqiptarëve, që të jenë të kujdesshëm, të mos dalin në nëpër sheshe dhe rrugë frekuentuese të Shkupit dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme që bëhen nga skenarë tashmë të njohur. Duke besuar se dhuna nuk është mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të jenë të arsyeshme, sepse një gabim sot mund të kushtojë shumë nesër.

Brenda festes të ditëlindjes së Tarës (Foto)

Posted: 27 Apr 2017 11:11 PM PDT

Për këtë datë me rëndësi për të, ka pasur urime, dhurata edhe një festë surprizë, shkruan lajmi.net

Padyshim që duke qenë kryesorja e festës, për Tarën janë kujdesur deri edhe për detajet me të vogla.

Në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se në festën e vajzës së aktores Teuta Krasniqi-Morina ka dominuar ngjyra e kaltër dhe e bardhë, pa harruar edhe shumë ëmbëlsira e pjesë tjetër dekoruese.

Më poshtë keni pamje nga ditëlindja e saj./Lajmi.net/

18217267_10155207624639362_583525742_n

Barcelona ia bën ‘bajat’ Real Madridit me përforcimin e ri (FOTO)

Posted: 27 Apr 2017 11:04 PM PDT

Marco Verratti mund të jetë përforcimi i madh i Barcelonës.

Gjiganti katalan dëshiron transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Mundo Deportivo” raporton se Verratti është objektivi i madh i klubit nga Camp Nou për sezonin e ardhshëm, përcjell “lajmi.net”.

Verratti për një kohë të gjatë kërkohej edhe nga rivali i madh i Barcelonës, Marco Verratti. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Mediat serbe: Erdogan me shqiptarët do ta marrin Shkupin e Kumanovën

Posted: 27 Apr 2017 10:56 PM PDT

Fillimisht Vuçiq, e më pas edhe mediat e kontrolluara prej tij, kanë shpikur histori të filmave triller, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria po përgaditen për luftë, me ndihmën e Turqisë, për ta realizuar idenë e Shqipërisë së Madhe, përcjellë gazetametro.net.

Gazeta serbe "Informer" në numrin e nesërm të gazetës, në ballinë ka nxjerrë tekstin, ku thotë se "Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë, për ta bërë Shqipërinë e Madhe".

Sipas atij pak teksti që shkruhet në ballinën e gazetës të prezantuar sot, e që nesër del në treg, thuhet se agjentët turq në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë me shqiptarët po përgatisin luftë në Ballkan. Ata sipas kësaj gazete po blejnë armë dhe raketa anti-tank. Plani thuhet të jetë ndërhyrja në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, e të merret edhe Kumanova dhe Shkupi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more