Skip to main content

Lajmi.net: “Madonna kundërshton realizimin e filmit biografik për të” plus 8 more

Lajmi.net: “Madonna kundërshton realizimin e filmit biografik për të” plus 8 more


Madonna kundërshton realizimin e filmit biografik për të

Posted: 26 Apr 2017 11:44 PM PDT

Mbretëresha e muzikës pop Madonna, ka pasur një konflikt me studion e filmit 'Universal' për shkak të filmit biografik rreth karrierës së këngëtares të cilin ata duan t'ia kushtojnë.

Si duket këngëtares nuk i ka pëlqyer aspak një gjë e tillë, madje edhe e ka kundërshtuar filmin "Blonde Ambition", duke thënë se vetëm ajo mund të flas për karrierën e saj.

'Universal' ditën e hënë kishte fituar të drejtën për ta transmetuar filmin biografik, por ndaj tij ka reaguar vet këngëtarja në rrjetin social Instagram, duke shkruar:

"Askush nuk di çfarë di unë dhe çfarë unë kam parë. Vetëm unë mund ta tregoj historinë time. Të gjithë të tjerët që përpiqen janë sharlatanë dhe budallenj që kërkojnë mirënjohje pa e bërë punën. Kjo është një sëmundje në shoqërinë tonë", është deklaruar ajo.

Producenti i filmit të suksesshëm "Fifty Shades of Grey", është thënë që do të përkujdeset për filmin, por një gjë të tillë mund ta ndaloj këngëtarja nëse vendos që ta ndaloj përdorimin e këngëve të saj në këtë film.

Dega e V-të e LDK-së në Prishtinë përkrah zhvillimeve politike të kryeministrit Mustafa

Posted: 26 Apr 2017 11:41 PM PDT

 

Në këtë takim i është dhënë përkrahje e plotë proceseve politike të udhëhequra nga kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa, ku është zotuar gatishmëria për mobilizimin e të gjitha strukturave të kësaj dege për mbështetjen në aprovimin e marrëveshjes për demarkacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera, strukturat e kësaj dege shtruan nevojën e intensifikimit të aktiviteteve në prag të zgjedhjeve lokale, me qëllim të koordinimit të plotë të veprimeve me të gjitha degët e tjera në Prishtinë dhe kthimin e sigurtë të udhëheqjes së kryeqytetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Enrique: Ky futbollist i Barcelonës është në ‘gjumë’ (FOTO)

Posted: 26 Apr 2017 11:39 PM PDT

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është i pakënaqur me një futbollist të ekipit.

Ai ka thënë se mesfushori Andre Gomes nuk është duke e shfaqur tërë potencialin e tij.

“Andre Gomes është në 30 ose 40 për qind të potencialit që ka”, deklaroi Enrique pas fitores së thellë ndaj Osasunas, përcjell “lajmi.net”.

Gomes iu bashkua Barcelonës nga Valencia, gjatë verës së vitit të kaluar. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

A e keni ditur se ky këngëtar shumë i njohur është vëllai i Erëza Velës? (Foto)

Posted: 26 Apr 2017 11:35 PM PDT

Moderatorja e njohur e emisionit "Ekonomia me Erëzën", Erëza Vela, e cila e ndërpreu pikërisht këtë emision për t'i ndjekur studimet postdiplomatike në Britaninë e Madhe, ka një të afërm shumë të njohur për publikun, shkruan gazetametro.net

Madje, jo vetëm për të afërt, por bëhet fjalë për vëllain e saj me të cilin nuk ndajnë mbiemra të njëjtë për arsye se atë e ka vëlla prej babës, i cili është pikërisht këngëtari ose solisti i grupit Marigona, Vullnet Sefaja.

Shqipëria mund të involvohet në mbrojtjen e Haradinajt

Posted: 26 Apr 2017 11:32 PM PDT

Kështu thotë për arbresh.info avokati, Tomë Gashi, derisa shton se pas marrjes së shtetësisë dhe të pasaportës së Shqiperisë Haradinaj do të ketë edhe përkujdesjen e shtetit shqiptarë-Shqiperise.

"Shqipëria do të ketë mundësi që në rrugë ligjore ta mbrojë Ramush Haradinaj tani si qytetar të vetin dhe do të ketë mundësi ligjore që të kërkojë nga Gjykata në France që ta hudhin poshtë kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinaj në Serbi, tanimë duke e konsideruar z.Haradinaj qytetar të Shqipërisë," vlerëson avokati Gashi.

Ai thotë se marrja e pasaportës së Shqipërisë për Ramush Hararadinaj është shumë pozitive, ngase Shqipëria në raport me shtetin e Kosovës është shtet shumë më i konsoliduar dhe Shqipëria ka edhe diplomat shumë të aftë dhe lidhje të ngushta miqësore me të gjitha shtetet demokratike, dhe posaçërisht me SHBA, Gjermaninë, Anglinë, por edhe me Francën.

"Që nga dita e marrjes së shtetësisë së Shqipërisë, Shqipëria ka të drejtë ligjërisht të involvohet në çdo lloj procedure në mbrojtjen e z.Haradinaj," deklaron Gashi.

Por, sipas Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, marrja e shtetësise se Shqipërisë nga  Haradinaj nuk luan asnje rol ne vendimarrjen e vendimit nga ana e Gjykatës ne France.

"Gjykata në Francë gjatë shqyrtimit të kërkesës për ekstradim merr për bazë shtetësinë Kosovare të z. Haradinaj pasi që dyshimet e paraqitura nga Serbia ndërlidhen me supozimet për krime lufte në Kosovë," shprehet Miftaraj për arbresh.info.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.

Seanca do të fillojë në orën 9 të mëngjesit, ku gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.

Ramush Haradinaj, është ndaluar nga policia franceze më katër janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia nëpërmjet Interpolit.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi./arbresh.info/

Policia rrethon Gjykatën në të cilën do të vendoset për Haradinajn (Foto)

Posted: 26 Apr 2017 11:30 PM PDT

Në seancën e cila pritet të fillojë në orën 9:00 gjykata do ta marrë vendimin përfundimtar për lirimin e Haradinajt apo për ekstradimin e tij për në Serbi, në bazë të kërkesës së Serbisë.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj po akuzohet nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999. /RTV21

Mirsla Kerqeli i rikthehet projekteve muzikore (Foto)

Posted: 26 Apr 2017 11:27 PM PDT

Këtë e ka bërë të ditur vetë nëpërmjet publikimit të një fotografia mbi të cilën janë ‘ngulitur’ disa fjalë me vlerë për fansat, shkruan lajmi.net

Përkundër faktit që shumë prej kolegëve të saj kanë dëshirë që jeta e tyre të jetë sa më larg mediave, Mirsa ka falenderuar ata që asnjëherë nuk ia harruan emrin, gazetarët që edhe pas largimit të gjatë nga skena nuk ia harruan asnjëherë emrin për ta vendosur në krye të teksteve të tyre.

Nëpërmjet reagimit të saj të fundit Mirsa tha se shumë shpejt do të rikthehet me projekte të reja muzikore./Lajmi.net/

Dialogu përmbyllet me marrëveshje juridikisht të obligueshme

Posted: 26 Apr 2017 11:24 PM PDT

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me një marrëveshje, një dokument i cili do të ketë bazë juridike dhe do të jetë i obligueshëm për të gjitha palët nënshkruese.

Dokumenti të cilin do ta nënshkruajnë delegacionet e Serbisë dhe të Kosovës si dhe përfaqësuesit e BE-së do të jenë të obligueshëm që ta zbatojnë edhe Kosova, edhe Serbia, por edhe Bashkimi Evropian.

Kështu kanë konkluduar deputetë të kuvendit të Serbisë dhe ata të Kosovës gjatë një tryeze të cilën e ka organizuar organizata "Aktiv" në veri të Mitrovicës të martën, me temën për dialogun dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës e të Serbisë, shkruan “Zëri”.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënie në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila përbën 15 pika, në mesin e të cilave edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele, të nënshkruar nga ish-kryeministrat Thaçi e Daçiq më 19 prill 2013 në Bruksel nuk është zbatuar.

Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Branko Ruzhiq, i cili merrte pjesë në tryezë, tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të përfundojë me nënshkrimin e një dokumenti që do të ketë bazë juridike dhe do të jetë i obligueshëm për zbatim.

"Ky dialog, jo vetëm dialogu, por i gjithë procesi i normalizimit do të përfundojë me një dokument juridikisht të obligueshëm", tha Ruzhiq në tryezën në të cilën merrnin pjesë edhe deputetët kosovarë, Donika Kadaj – Bujupi, Ilir Deda dhe Sadri Ferati.

Lamtumirë De Gea, Man Utd transferon portrierin e ri (FOTO)

Posted: 26 Apr 2017 11:22 PM PDT

David De Gea mund të largohet nga Manchester United.

Mediat britanike raportojnë se Red Devils janë duke konsideruar shitjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

De Gea kërkohet nga Real Madrid.

Kurse, Manchester United në vend të tij dëshiron ta sjell portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more