Lajmi.net: “Kujdes Klitschko, shikojeni të ‘majtën’ e Joshua (VIDEO)” plus 8 more |
- Kujdes Klitschko, shikojeni të ‘majtën’ e Joshua (VIDEO)
- Shqipëria e Madhe’, propagandë ruso-serbe
- Lajm i frikshëm për Klitschkon para duelit me Joshua
- Ronela vjen me stil ri në projektin që po sjell (Foto)
- Spasovski rrëfen tmerrin: Persona të maskuar dhe të armatosur më goditën me shufër metalike
- S’ka version tjetër për demarkacionin (Video)
- Espanyol – Barcelona, befasi në formacionin e Luis Enriques (FOTO)
- Real Madrid – Valencia, shikojeni kush do të luajë në sulmin e ekipit të Zidane (FOTO)
- Kështu dukeshin Ermali dhe Noli Abazi vite më parë (Foto)
Kujdes Klitschko, shikojeni të ‘majtën’ e Joshua (VIDEO) Posted: 28 Apr 2017 11:38 PM PDT |
Shqipëria e Madhe’, propagandë ruso-serbe Posted: 28 Apr 2017 11:38 PM PDT Faktorizimi i shqiptarëve si komb shtetformues dhe krijimi i këtij realiteti të ri në Maqedoni nuk duhet ta frikësojë askënd. Propagandat ruso-serbe se shqiptarët po planifikojnë destabilizimin e Ballkanit duke planifikuar "Shqipërinë e Madhe" janë parulla 35-vjeçare për ta penguar fuqizimin e këtij populli. Kjo propagandë bëhet për t'i trembur joshqiptarët e që për qëllim ka ngecjen e shqiptarëve në Maqedoni. Kështu ka thënë një ditë pas incidentit në Parlamentin e Maqedonisë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, për gazetën Zëri. Ai u ka bërë thirrje liderëve shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që të kontaktojnë me të gjitha forcat politike në Maqedoni, jo vetëm ato shqiptare, në mënyrë që të gjitha kontradiktat që ekzistojnë nga hakmarrja të tejkalohen dhe të gjendet gjuhë e përbashkët në dobi të futjes së gjërave në binar dhe zgjidhjes përfundimtare të krizës. Më tutje Ahmeti ka bërë të ditur se hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren do t'i analizojnë së bashku me partnerët e tjerë, por një gjë është e sigurt – Talat Xhaferi duhet ta ushtrojë funksionin e tij si i kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë duke thirrur edhe seancën e radhës e më pas të vazhdohet edhe me krijimin e qeverisë së re. |
Lajm i frikshëm për Klitschkon para duelit me Joshua Posted: 28 Apr 2017 11:25 PM PDT Anthony Joshua ndeshet sonte me Wladimir Klitschkon në Wembley. Dy gjigantët e boksit në kategorinë e rëndë kanë premtuar meç të fortë derisa të dy kërkojnë fitoren. Por, është një lajm i keq për Klitschkon, përcjell “lajmi.net”. Joshua nuk njeh humbje dhe ka fituar 18 duelet e tij të deritashme dhe atë me 18 nokaute. /Lajmi.net/ Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy |
Ronela vjen me stil ri në projektin që po sjell (Foto) Posted: 28 Apr 2017 11:25 PM PDT Ajo pothuajse në çdo klip që bën vjen ndryshe prej herës tjetër dhe shumë e veçantë, shkruan lajmi.net. Nga imazhet të cilat i ka publikuar Ronela në rrjetin social Instagram, shihet me një stil krejtësisht të ndryshëm. Në disa skena ajo do të paraqitet me flokë të kuqe, ndërsa në disa tjera me të zeza dhe me balluke. Kënga e saj pritet të dal këto ditë, ndërsa xhirimet e klipit Ronela po i bën në Prishtinë. /Lajmi.net/ |
Spasovski rrëfen tmerrin: Persona të maskuar dhe të armatosur më goditën me shufër metalike Posted: 28 Apr 2017 11:25 PM PDT "Njërit i ra pistoleta, kishte edhe thika", tha Saposovski, njofton TetovaSot. Ai tha se u sulmuan pas deputetëve dhe gazetarëve me gjithçka që kishte brenda në sallën për shtyp, nga stativat e kamerave, deri tek këmbët e tavolinave. "Unë jam goditur me një shufër metalike disa herë, dhe me karrike", tha Spasovski. Ai zbuloi se jeta e tij u shpëtua për shkak të sigurisë personale që e ndjek, përshkak se ai ka qenë ministër i brendshëm. |
S’ka version tjetër për demarkacionin (Video) Posted: 28 Apr 2017 11:16 PM PDT Mirëpo, sipas analistëve politikë cilado parti që do vijë në pushtet do ta ketë kusht kalimin e demarkacionit në versionin që është. Agon Maliqi është shprehur se presioni që akterët e ndryshëm ndërkombëtar e kanë treguar rreth kësaj çështje, jep sinjale që secila Qeveri e nesërme duhet që patjetër ta ratifikojë vijën kufitare me Malin e Zi. Ndërsa analisti Bajrush Morina ka thënë se nëse kjo legjislature dhe ky koalicion nuk arrijnë ta ratifikojë Demarkacionin, atëherë kjo vijë e kufirit nuk do të ratifikohet asnjëherë. Ai e sheh si të dëmshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, pasi që siç tha ai, e vetmja gjë që mund të arrihet është ngërç politik. |
Espanyol – Barcelona, befasi në formacionin e Luis Enriques (FOTO) Posted: 28 Apr 2017 11:10 PM PDT |
Real Madrid – Valencia, shikojeni kush do të luajë në sulmin e ekipit të Zidane (FOTO) Posted: 28 Apr 2017 11:03 PM PDT |
Kështu dukeshin Ermali dhe Noli Abazi vite më parë (Foto) Posted: 28 Apr 2017 11:00 PM PDT Në imazhin që postoi Ermali në llogarinë e tij në Instagram, shihet bashkë me këngëtarin Noli Abazi, shkruan lajmi.net. Fotografia është shkrepur disa vite më parë dhe Ermali vendosi ta krahasonte me një të tanishme. Noli i komentoi atij sipër fotos së publikuar duke i thënë "Interesant Hiq skena ndryshu 🤣 Përqefi tka dosti ". /Lajmi.net/ |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: