Skip to main content

Koha.net: “Joshua “mbreti” i ri i boksit, nokauton Klitschkon” plus 29 more

Koha.net: “Joshua “mbreti” i ri i boksit, nokauton Klitschkon” plus 29 more


Joshua “mbreti” i ri i boksit, nokauton Klitschkon

Posted: 29 Apr 2017 02:46 PM PDT

Anthony Joshua është kampioni më i ri i botës në boks. Britaniku e mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko me nokaut në një ndeshje spektakolare në Londër, raporton Koha.net. Në raundin e pestë dhe gjashtë boksierët sollën spektakël. Joshua këtë ring e nisi furishëm, duke e rrëzuar Klitschkon, i cili më pas u këndell dhe grushtoi me mjaft sukses Anthony Joshuan. Anthony Joshua vs Wladimir Klitschko (6)Round by ylberenexhipi Kurse në raundin e gjashtë Wladimir Klitschko ishte ai që arriti ta rrëzojë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sprinteri i ri i Mercedesit, “zyrë luksoze në rrota nga ari”

Posted: 29 Apr 2017 02:19 PM PDT

Kompanisë Carlex Design, e cila është e njohur si specialiste për modifikimin e interierit të veturave, ia ka tërhequr vëmendjen minibusi i Mercedesit, Sprinter, të cilin e ka shndërruar në “zyrën luksoze në rrota”. Carlex Design këtij minibusi ia ka vënë emrin Mercedes Sprinter Jet Van, i cili mekanikisht nuk dallon shumë nga Sprinteri standard, por kompania është marrë me modifikimin e interierit të cilin e ka avancuar shumë, transmeton Koha.net. Po ashtu, Sprinteri i ri vëmendje të veçantë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE do ta pranojë Irlandën e bashkuar me automatizëm si anëtare të plotë

Posted: 29 Apr 2017 01:50 PM PDT

Liderët e Bashkimit Evropian kanë premtuar të shtunën për të përqafuar provincën britanike të Irlandës Veriore në BE nëse një referendum do ta bashkonte atë me Republikën e Irlandës. Në një samit të thirrur për t’u pajtuar me planin e BE-së për negociata me Britaninë derisa e njëjta largohet nga blloku, kryeministri irlandez Enda Kenny ka kërkuar nga anëtarët tjerë të pranojnë se Irlanda e Veriut, sikurse Gjermania Lindore më 1990, të hyjë automatikisht në BE......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qëndrimi para ekranit rrit rrezikun nga diabeti

Posted: 29 Apr 2017 01:44 PM PDT

Hulumtimi i fundit tregon se nëse kalohen më shumë se tri orë në ditë para ekraneve rritet rreziku nga diabeti i tipit II tek fëmijët, shkruan “The Guardian”. Fëmijët të cilët e kalojnë kohën para ekranit për më shumë se tri orë në ditë kanë më shumë yndyrë në trup dhe rezistencë më të madhe ndaj hormonit të insulinë se bashkëmoshatarët të cilët kalojnë më pak orë duke shikuar TV ose duke luajtur videolojëra. Shkencëtarët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komuna e Gjilanit pa zgjidhje për asgjësimin e lopëve të prekura nga bruceloza

Posted: 29 Apr 2017 01:35 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona fiton derbin lokal ndaj Espanyolit

Posted: 29 Apr 2017 01:30 PM PDT

Barcelona sot ka gëzuar tifozët e saj, duke shënuar fitore në derbin lokal ndaj Espanyolit. Në udhëtim Barça shënoi fitore prej 0-3, raporton Koha.net. Pikët e plota ekipit të Luis Enriques ia siguruar Luis Suarez, që shënoi dy herë, dhe Ivan Rakitiq. Barcelona rimerr kreun e tabelës me 81 pikë, po aq sa ka edhe Reali, që ka një ndeshje më pak. Kurse Espanyoli ka 50 pikë në vendin e nëntë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga rreth 700 kërkesa nga të burgosurit, Presidenti fal vetëm 12 persona

Posted: 29 Apr 2017 01:33 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia aktivizon “fshesën e re”, dëbon nga puna rreth 4,000 shërbyes civilë

Posted: 29 Apr 2017 01:29 PM PDT

Autoritetet turke kanë larguar nga puna më shumë se 3,900 persona nga shërbimi civil, ushtria e xhandarmëria, ka thënë qeveria turke në Gazën e saj Zyrtare të shtunën, aksion i cili është vetëm i fundit në fushatën e gjerë spastruese në lidhje me tentim-puçin e vitit të kaluar. Në mesin e të përjashtuarve nga puna ishin 1,127 punonjës të ministrisë së Drejtësisë, përfshi edhe gardianë burgjesh dhe shërbyes civilë, 484 akademikë dhe 201 punonjës nga ministria......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

DMX anulon koncertet për shkaqe shëndetësore

Posted: 29 Apr 2017 01:18 PM PDT

Reperi i njohur amerikan DMX, së fundmi ka anuluar disa koncerte për shkak të një “emergjence mjekësore”. Këto ditë, DMX ka vizituar një institucion rehabilitimi në Kaliforni, raporton TMZ, transmeton Koha.net. Ky njoftim vjen pasi që reperi, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, ka anuluar disa koncerte në Kaliforni për shkak të një “emergjence mjekësore”, e cila ende nuk është zbuluar. Menaxheri i tij, Pat Gallo, më vonë ka konfirmuar se reperi nuk do të mbajë koncertet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abrashi: Finalizohet marrëveshja Kosovë - Zvicër në fushën e pensioneve

Posted: 29 Apr 2017 01:02 PM PDT

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë me dije se është finalizuar marrëveshja për pensionet mes Kosovës dhe Zvicrës. Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka treguar se gjatë javës që po lëmë pas në Prishtinë është zhvilluar raundi i dytë i negociatave për marrëveshje bilaterale në fushën e sigurimeve sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës. “Me këtë rast, arritëm të finalizojmë marrëveshjen bazë për sigurimet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Nuk duhet të lejojmë që kauzat fiktive të disa politikanëve të sfidojnë zhvillimin e vendit”

Posted: 29 Apr 2017 12:56 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kauzat fiktive të disa politikanëve në Prishtinë nuk guxojnë të sfidojnë zhvillimin e qyteteve tona. Përmes një postimi në Facebook, kreu i ekzekutivit ka treguar për aktivitetet e tij të sotme në Komunën e Dragashit. “Nuk duhet të lejojmë që kauzat fiktive, popullizmi banal, folklorizmi dhe protagonizmi ditor i disa politikanëve në Prishtinë, të sfidojnë zhvillimin e qyteteve tona duke përfshirë këtë Komunë piktoreske, e cila ka aq......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagimet dhe golat nga përballja Llapi – Liria

Posted: 29 Apr 2017 12:53 PM PDT

Llapi ka shënuar fitore përballë Lirisë me rezultat 2:0, në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pa praninë e shikuesve, për shkak të suspendimit të terrenit nga Komisioni Disiplinor i FFK-së. Por, kjo nuk i pengoi disa tifozë të cilët e shikuan ndeshjen nga disa vende interesante. Në pjesën e parë, të dyja skuadrat luajtën me një kujdes të shtuar, çka bëri që të ketë pak raste shënimi, raporton KTV. Ndërkaq, fitoren, llapjanët e arritën në pjesën e dytë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Versioni zyrtar pas incidentit të sotëm në ndeshjen Rahoveci – Ballkani

Posted: 29 Apr 2017 12:42 PM PDT

Pas takimit të sotëm ndërmjet Rahovecit dhe Ballkanit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll ka ndodhur një incident, me ç’rast dy futbollistë janë lënduar. Koha.net merr vesh se dy futbollistë të Ballkanit janë sulmuar nga tifozët vendas, njëri prej tyre me elektroshok dhe tjetri është lënduar nga gurët. Një tifoz, që ishte në vendin e ngjarjes, thotë se sulmi ka ndodhur pas provokimeve dhe sharjeve që futbollistët e Ballkanit kishin bërë. Sipas tij, futbollistët i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Portugalia përfundon misionin në KFOR

Posted: 29 Apr 2017 12:32 PM PDT

18 vjet pas zbarkimit në territorin e Kosovës në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s, në emërtimin KFOR, ushtarët portugezë kanë përfunduar misionin e tyre, ka konfirmuar Nënkoloneli Helder Perdigão, shef i stafit të Forcave të Armatosura portugeze (CEMGFA). “181 ushtarët e Batalionit të Mekanizuar të Këmbësorisë (1BIMec (R)) po nis procesion e tërheqjes nga operacionet fushore në Kosovë”, ka thënë zyrtari ushtarak. Kjo tërheqje e forcës kombëtare portugeze......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës

Posted: 29 Apr 2017 12:29 PM PDT

Bashkimi ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të play-offit ndaj Pejës. Në “Sezai Surroi” Bashkimi shënoi fitore bindëse me rezultat 116:87, raporton Koha.net. Më i miri në radhët e Bashkimit ishte Justin Black, i cili shënoi 33 pikë, pati 5 kërcime dhe 8 asistime. Kurse Kayle Locke shënoi 20 pikë, pati 11 kërcime dhe 3 asistime. Në radhët e Pejës më i miri ishte Robert Abramoviq që shënoi 25 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime. Ndërsa Arti Hajdari shënoi 19 pikë, 3 kërcime dhe 2......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Feronikeli shkarkon trajnerin Tovërlani

Posted: 29 Apr 2017 12:11 PM PDT

Afrim Tovërlani më nuk është trajner i Feronikelit. Kampionët në fuqi të Kosovës, pas disfatës së sotme kundër Gjilanit (1-0), kanë marrë vendim që ta ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin prishtinas. Klubi nga Drenasi përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, ka konfirmuar vendimin për largimin e Tovërlanit, raporton KosovaPress. Ky është njoftimi i Feronikelit: Pas humbjes së sotme nga KF Gjilani, kryesia e KF Feronikelit, së bashku me trajnerin Afrim Tovërlani, kanë analizuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruevski akuzon Zaevin për trazirat në Kuvend

Posted: 29 Apr 2017 12:07 PM PDT

VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit vazhdon ta akuzojë LSDM-në e Zoran Zaevit si përgjegjëse për atë që ndodhi në sallën e Kuvendit. Sipas partisë së Gruesvkit, me tentimin e formimit të institucioneve paralele në shtet, demokracia kthehet mbrapa dhe dëmton rëndë republikën e Maqedonisë, shkruan KP. “LSDM ka zbatuar dhunë politike me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloren për punën e Kuvendit. Kjo është shkelje direkte e karakterit unitar të shtetit. Dhuna politike e LSD-së në fund eskaloi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qosja: Dick Martyn e furnizoi me “të dhëna” Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorët e tij të LDK-së

Posted: 29 Apr 2017 12:02 PM PDT

“Lexojini të dhënat e publikuara në Kosovë për shërbimet e tij politike në Kosovë kur Kosova ishte çka është edhe sot – atëherë protektorat i Kombeve të Bashkuara e sot protektorat i kolonizuar i Bashkimit Evropian, dhe do të shihni se shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për krime lufte, janë të “dhëna” me të cilat, atë, Dik Martin, si thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Range Rover Sport i ri, kombinim mes luksit dhe performancës

Posted: 29 Apr 2017 11:53 AM PDT

Kreacioni më i fundit i cili vjen nga kompania britanike Project Kahn, është modeli i modifikuar Range Rover Sport. Project Kahn këtë kreacion të saj e ka emëruar Range Rover Sport 5.0 V8 Supercharged SVR Pace Car, transmeton Koha.net. Po ashtu, ajo atë e quan edhe një kombinim mes luksit dhe performancës. Me eksterier me ngjyrë vullkanike në kombinim me disa detaje ngjyrë të kaltër, ky Range Rover Sport karakterizohet me rrotat nga alumini me diametër prej 23-inç, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësit e rinj,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bayerni kampion i Gjermanisë për herë të pestë radhazi

Posted: 29 Apr 2017 11:49 AM PDT

Me 10 pikë më shumë se ndjekësi i parë kur kanë mbetur edhe tre xhiro në Bundesligë, Bayerni shpallet kampion për herë të tretë radhazi. Bayern Munich shënoi fitore të thellë, 0-6, në udhëtim te Wolfsburgu. Lewandowski shkëlqeu në këtë përballje duke shënuar dy herë, transmeton Koha.net. Golat e tjerë i shënuan Alaba, Robben, Muller, dhe Kimmich. Ky është titulli i 27 i Bayernit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel: Tusk kërkon bisedime me Erdoganin

Posted: 29 Apr 2017 11:50 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka shprehur dëshirën për të zhvilluar bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një samiti të NATO-s më 25 maj në Bruksel. “Tusk konfirmoi në praninë tonë se do të kërkonte një takim me presidentin Erdogan, nëse do të paraqitej mundësia me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, gjatë samitit të NATO-s”, saktësoi Merkel, në fund të samitit evropian me praninë e 27......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhaferi: Trazirat e 27 prillit, atak ndaj institucioneve të Maqedonisë

Posted: 29 Apr 2017 11:35 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka thënë se trazirat e 27 prillit janë atak ndaj institucioneve të Maqedonisë, kurse për mos praninë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në seancën e zgjedhjet së kryetarit të Kuvendit, tha se ishte vendim i grupit parlamentar, që ai të mos merr pjesë në seancë. Në një intervistë për televizionin publik, Xhaferi ka vlerësuar se shumica e popullatës nuk i ka përkrahur protestat dhe trazirat, ndërsa e vlerësoi se trazirat e 27 prillit janë atak ndaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Acer zbuloi serinë e re të laptopëve për lojëra

Posted: 29 Apr 2017 10:50 AM PDT

Në konferencën “next@acer” për media të mbajtur në New York, kompania e njohur e teknologjisë Acer ka zbuluar një sërë produktesh të reja, në mesin e të cilëve edhe serinë e re të laptopëve për lojëra të quajtur Helios 300. Me këtë seri të re, Acer synon që të sjellë në treg laptopët me çmim dhe performancë të përballueshme për tregun e kategorisë së mesme, transmeton Koha.net. Acer Helios 300 është në dispozicion me ekran prej 15.6 dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Bashkimi Evropian gaboi me Kosovën”

Posted: 29 Apr 2017 10:47 AM PDT

Bashkimi Evropian po tregon standarde të dyfishta kur është fjala për Kosovën dhe rrugën e saj integruese, thonë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, Brukseli e ka lënë anash Kosovën, duke i dhënë përparësi të dukshme integrimit të Serbisë, çka ka ndikuar me rritje frustrimesh në Kosovë. Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i cili kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe, siç kishte deklaruar ai, favorizimit që po i bëhet Serbisë. Duke lënë anash faktin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia ndalon qasjen në Wikipedia, e akuzon se e ka krahasuar Turqinë me grupe terroriste

Posted: 29 Apr 2017 10:44 AM PDT

Ministria e Telekomunikacionit, Deteve dhe Transportit të Turqisë ka deklaruar se ka paralajmëruar Wikipedian të fshijë informacionet që krahasojnë Turqinë me grupe të ndryshme terroriste. Zyrtarët e kësaj ministrie kanë thënë se ata i kanë mbajtur të hapura gjithmonë kanalet e komunikimit me Wikipedian, por se kjo e fundit nuk ka pranuar të fshijë informacionet në fjalë, raporton AA. Ministria, duke vënë në dukje se Wikipedia ka lejuar publikimin e teksteve dhe komenteve të cilat krahasojnë Turqinë me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE i jep Britanisë puthjen e lamtumirës

Posted: 29 Apr 2017 10:34 AM PDT

27 vendet anëtare të BE-së u takuan të shtunën në Bruksel në samitin e posaçëm për Brexit. Duket si përjashtim, por Brexit i bashkoi vendet anëtare, që dhanë një mandat solid për bisedimet e ardhme me Britaninë e Madhe. Ishte një nga samitet më të shkurtra të BE, ku ujdia ishte e menjëhershme. Të 27 vendet anëtare të BE-së ofruan “një mandat solid dhe politikisht të drejtë” shkroi në Twitter kreu i Këshillit të BE-së, Donald Tusk. Vendimi për negociatat me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Inspektorati ia anulon konkursin për mjekë specialistë MSH-së

Posted: 29 Apr 2017 10:35 AM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të paktën 24 të vdekur nga rrëshqitjet masive të dheut

Posted: 29 Apr 2017 10:34 AM PDT

Nga rrëshqitjet masive e dheut kanë humbur jetën sot 24 persona, përfshirë 9 fëmijë, në një fshat në jug të Kirgistanit, njoftoi Ministria e Situatave Emergjente e Kirgistanit. “24 shtetas të Kirgistanit, në mesin e të cilëve 9 fëmijë, u vranë pas rrëshqitjeve masive të dheut në jug të vendit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë, Elmira Cheripova. Sipas saj, 266 forca shpëtimi, përfshirë mjekë dhe ushtarakë janë mobilizuar në këtë zonë, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Koha Ditore” e së dielës i kushtohet punës vullnetare

Posted: 29 Apr 2017 02:02 PM PDT

Se si po shkon duke rënë numri i personave që bëjnë punë vullnetare, do të mund të kuptoni këtë të diel në Kohën Ditore. “Shuarja e vullnetarizmit” është tema e kësaj jave, ku shtjellohen arsyet se si me përfundimin e luftës, fryma e qytetarisë aktive shkoi duke u shuar. temën shkruan Elmaz Isufi, ndërsa në intervistë flet Mentor Dida, bashkëthemelues i organizatës “Iniciativa për prosperitet në Kosovë”, që synon të inkurajojë të rinjtë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përmbledhje e KTV-së për më të suksesshmit e garës së matematikës Kangaroo

Posted: 29 Apr 2017 10:19 AM PDT

Instituti ATOMI ka shpërblyer 70 nxënësit më të mirë të matematikës në Kosovë. Ata u vlerësuan në garën ndërkombëtare te matematikë “Kangaroo”, e cila u mbajt për herë të parë në Kosovë e organizuar nga Instituti “ATOMI”. Shend Zhjeqi, nxënës i Gjimnazit të Matematikës në Prishtinë, ka arritur rezultat maksimal në këtë garë. Ai shprehet shumë i lumtur për këtë arritje. “Kangaroo” është gara më e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more