Skip to main content

INSAJDERI: “Vin Diesel parapëlqen të ndeshet fizikisht me The Rock” plus 19 more

INSAJDERI: “Vin Diesel parapëlqen të ndeshet fizikisht me The Rock” plus 19 more


Vin Diesel parapëlqen të ndeshet fizikisht me The Rock

Posted: 24 Apr 2017 09:49 AM PDT

Dwayne Johnson dhe Vin Diesel mund të punojnë sërish bashkë. Por duket se ylli i "Fast and the Furious" mendon se mund të ndeshej realisht me ish kampionin e WWW.

Tyron Woodley, kampioni i UFC-së ka folur për TMZ Sports ku tha se Diesel është përballur me të dhe ka thënë se 'mund të përballej' dhe me aktorin e njohur si The Rock, shkruan Top Channel.

"Vin Diesel më sfidoi dje, pasi thashë se në një ndeshje mes tij dhe The Rock, unë do ia jepja fitoren The Rock. Kështu që ai u sul mbi mua. Jo në mënyrë të dhunshme, po kështu më tha. Ec more burrë se unë e mposht The Rock", ka thënë Woodley.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi u raportua se Diesel dhe Johnson kishin lënë mëritë mënjanë për të firmosur për serinë e ardhshme të "Fast and the Furious".

The post Vin Diesel parapëlqen të ndeshet fizikisht me The Rock appeared first on INSAJDERI.

Zëdhënësi i qeverisë: Kryeministri shkoi në Bruksel sepse nuk i ka votat për demarkacionin

Posted: 24 Apr 2017 09:44 AM PDT

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu ka bërë me dije se qeveria Mustafa nuk i ka votat sa i përket çështjes se Demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se shefi i Qeverisë do të kërkojë në Bruksel që të suspendohet kushti që i është vendosur Kosovës për liberalizimin e vizave.

Tutje, Abdullahu ka bërë të ditur se sa i përket çështjes së Demarkacionit, Qeveria e Kosovës ka bërë punë profesionale.

"Me aq sa jemi të informuar duket se nuk janë votat për diçka të tillë. Çështja e votave në Kuvend është shumë e rëndësishme sa i përket projektligjit për demarkacionit. Për ne si qeveri, primarja ka qenë që ta bëjmë punën ton sa më profesionale", ka thënë Abdullahu në një prononcim për televizionin publik.

Ai ka thënë se kryeministri Mustafa ka shpresë që Brukseli do ta shqyrtojë këtë kërkesë.

"Vet fakti që Mustafa e ka parë të rrugës që të shkojë atje, kryeministri Mustafa ka imbicie që të merret parasysh kjo kërkesë”, ka deklaruar Abduillahu. /Insajderi.com

The post Zëdhënësi i qeverisë: Kryeministri shkoi në Bruksel sepse nuk i ka votat për demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Miliarderi amerikan në lidhje me Amber Heard

Posted: 24 Apr 2017 09:43 AM PDT

Amber Heard dhe Elon Musk më në fund kanë konfirmuar se ata janë në lidhje. Që të dy, në profilet e tyre në Instagram, kanë postuar një fotografi në të cilën në faqen e Elon-it duken gjurmët e buzëkuqit.

Çifti është parë kohët e fundit në një park në Queensland, ku Amber aktualisht është duke xhiruar një film.

Heard ka paraqitur kërkesa për divorc nga Johnny Depp majin e kaluar, ndërsa Musk pas vetes ka dy martesa – me shkrimtaren kanadeze, Justin Wilson, dhe aktoren, Talulah Riley.

The post Miliarderi amerikan në lidhje me Amber Heard appeared first on INSAJDERI.

Ditë e errët e Mavrajt, cilësohet “njeriu i ndeshjes” për ekipin kundërshtar

Posted: 24 Apr 2017 09:41 AM PDT

Paraqitja e Mërgim Mavrajt në ndeshjen e Hamburgut kundër Darmshtad në fundjavë ka lënë shumë për të dëshiruar dhe mediat gjermane nuk janë kursyer me mbrojtësin shqiptar pas humbjes 2-1 që rrezikon përsëri ekipin e tij.

Gazeta "Hamburger Abendblatt", duke bërë vlerësimet e sfidës, ka arritur deri aty sa e ka cilësuar  si futbollistin më të rëndësishëm për ekipin kundërshtar.

"'Njeriu i ndeshjes' për Darmshtadin. I ndihmoi miqtë me një gabim si para golit të parë, ashtu edhe të dytë, duke i dhënë fitoren e parë në transfertë në këtë sezon", shkruhej në këtë gazetë.

Ndërkohë, e përditshmja sportive gjermane "Kicker", për të dytën herë në këtë sezon i ka vënë mbrojtësit shqiptar notën 6, ku zakonisht notat që vë janë nga 1 të 5.

The post Ditë e errët e Mavrajt, cilësohet "njeriu i ndeshjes" për ekipin kundërshtar appeared first on INSAJDERI.

Thaçi ndërron fjalët për “bashkimin e shqiptarëve në një hapësirë”

Posted: 24 Apr 2017 09:30 AM PDT

Kur Hashim Thaçi deklaroi se “shqiptarët mund të jetojnë në një hapësirë të vetme në rajon”, ngjalli reagime të shumta nga ambasadorët ndërkombëtar në Kosovë dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

E ndër reagimet më të fuqishme ndaj kësaj deklarate, erdhi nga Brukseli. Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn ka thënë sot se janë të papranueshme deklaratat si të Thaçit.

"Shpreh zhgënjim dhe nëse mund të them edhe zemërim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon. Deklaratat e tilla, që mund të cilësohen edhe si përzierje në shtetet e tjera dhe implikojnë ndryshime të kufijve, janë të papranueshme dhe për më shumë janë të panevojshme", tha Hahn pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në Bruksel.

Pas kësaj deklarate të Hahn erdhi reagimi i presidentit Thaçi, i cili e quajti lider të dobët e pa vizion komisionerin e BE-së. Presidenti i Kosovës, ndryshe nga deklarimi i pesë ditëve më parë, kësaj radhe tha se nuk ka bashkim kombëtar.

“Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë. Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së”, ka thënë Thaçi.

Thaçi, i frustruar me mosliberalizimin e vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian, deklaroi pesë ditë më parë se në rast se BE-ja vazhdon të injorojë Kosovën, atëherë nuk përjashtohet mundësia që shqiptarët të bashkohen.

"Natyrisht, atë që e kam thënë edhe në vitin 2013 e them edhe tani, nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme për t'u integruar pastaj tutje në familjen evropiane", u shpreh Thaçi, pesë ditë pas deklaratës rreth bashkimit kombëtar që bëri bujë.

Deklaratë të ngjashme me presidentin e Kosovës, javën e kaluar ka dhënë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai deklaroi se nëse Shqipëria nuk ka perspektivë drejt Bashkimit Evropian, nuk përjashton bashkimin e shqiptarëve. /Insajderi.com

The post Thaçi ndërron fjalët për “bashkimin e shqiptarëve në një hapësirë” appeared first on INSAJDERI.

Foshnja e cila erdhi në jetë pa ndihmën e askujt

Posted: 24 Apr 2017 09:30 AM PDT

Pamje të pabesueshme janë publikuar në një video ku shihet një foshnje që po e nxjerr kokën jashtë mitrës pa asnjë ndihmë mjekësore.

Pasi që nëna iu nënshtrua operacionit cezarian, mjekët venezuelase incizuan të gjithë lindjen.

Një ekip kirurgësh bënë një prerje të vogël në pjesën e paidentifikuar të abdomenit, që njihet si pjesa unike e procedurës së lindjes, raporton gazeta Daily Mail.

Duke përdorur këtë rrugëdalje, foshnja arriti të dalë nga mitra e nënës pa ndihmën e mjekëve.

Qe nga koha kur kjo video u shpërnda në Instagram javën e kaluar, klipi ka grumbulluar më shumë se 150.000 shikime. /Insajderi.com

The post Foshnja e cila erdhi në jetë pa ndihmën e askujt appeared first on INSAJDERI.

Thaçi konfrontohet me Hahnin për “bashkimin kombëtar”

Posted: 24 Apr 2017 09:08 AM PDT

Hashim Thaçi i ka kthyer përgjigje komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropia, Johannes Hahn, pasi zyrtari i lartë i BE-së e quajti të “papranueshme” deklaratën e Thaçit për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Thaçi i ka thënë komisionerit Hahn se “Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë.”

Thaçi ka thënë se projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i Serbisë.

“Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së. Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë”, u shpreh Thaçi.

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, tha sot në Bruksel se janë të papranueshme dhe kundërproduktive deklaratat e disa liderëve në rajon që thërrasin për ndryshimin e kufijve. /Insajderi.com

 

The post Thaçi konfrontohet me Hahnin për “bashkimin kombëtar” appeared first on INSAJDERI.

Thaçi – komisionerit Hahn: Juve nuk ju bëhet vonë kurrë për Kosovën

Posted: 24 Apr 2017 08:58 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn, i cili sot deklaroi se janë të papranushme deklaratat për ndryshim të kufijve në Ballkan, duke iu referuar deklaratave të mëparshme të Thaçit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Thaçi u shpreh se deklarata e Hahn “dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tash, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

Thaçi deklaroi se BE-së nuk po i bëhet vonë për Kosovën.

“Kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t'ia dijë fare. Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000”, deklaroi presidenti kosovar.

Sipas presidentit të Kosovës, projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës serbe.

“Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së. Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë”, deklaroi Thaçi.

Thaçi dërgoi edhe një porosi për Bashkimin Evropian.

“Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, u shpreh ai.

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, tha sot në Bruksel se janë të papranueshme dhe kundërproduktive deklaratat e disa liderëve në rajon që thërrasin për ndryshimin e kufijve. /Insajderi.com

The post Thaçi – komisionerit Hahn: Juve nuk ju bëhet vonë kurrë për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Pesë gabimet e Zidane në “El Clasico”

Posted: 24 Apr 2017 08:34 AM PDT

Zinedine Zidane po cilësohet si fajtori kryesorë për humbjen nga Barcelona me rezultat 2:3 në Santiabo Bernabeu.

Real Madrid është mposhtur mbrëmë nga Barcelona 2:3, duke bërë më interesante garën për titullin e La Ligas, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund.

Sipas AS, fajtori kryesor për këtë humbje është Zinedine Zidane, i cili bëri pesë gabime të mëdha.

Këto janë pesë gabimet e Zidane:

Inkuadrimi i Gareth Bale nga fillimi, pavarësisht se nuk ishte i gatshëm 100 për qind

Gabimi me Messin, mos mbulimi i tij si duhet

Presingu në sekondat e fundit, në vend që skuadra të mbrohej në fushën e saj

Benzema, francezi luan rregullisht pavarësisht paraqitjeve të tij

Mos inkuadrimi i Iscos, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme

The post Pesë gabimet e Zidane në “El Clasico” appeared first on INSAJDERI.

Koalicioni merr teposhtëzen, zhvillohet luftë frontale mes dy servilëve kryesorë të liderëve

Posted: 24 Apr 2017 07:58 AM PDT

Lëkundje të mëdha janë shfaqur në koalicionin qeverisës gjatë këtij muaji. Partia Demokratike kërkon me ngul zgjedhje të parakohshme, ndërsa Lidhja Demokratike insiston në përfundimin e mandatit, më 2018. Polemika në distancë janë zhvilluar nga zyrtarë të dy partive, por ende nuk ka pasur përballje direkte mes Kadri Veselit e Isa Mustafës.

Por sot, përplasjet kanë arritur gati deri në këtë stad. Është duke u zhvilluar një betejë me deklarata publike mes dy servilëve kryesorë të tyre, Bajram Gecajt e Rexhep Hotit.

Gecaj e ka nisur i pari, i njohur si një prej lavdëruesve më të mëdhenj të kryeministrit Mustafa. Gecaj, që preferon ta quajë akademik dhe t'i thurë lavde tërë kohën kryeministrit, aktualisht mban dy pozita zyrtare. Është zëvendësministër dhe këshilltar i kryeministrit.

Gecajn e kanë penguar deklarimet e sotshme të Hotit, i cili ka kërkuar rrëzimin e qeverisë aktuale.

"Z. Hoti sigurisht është i vetëdijshëm se ky koalicion qeverisës ka një marrëveshje për qeverisje, dhe se partitë serioze dhe institucionaliste respektojnë marrëveshjet, posaçërisht kur vetë kanë kërkuar dhe insistuar për një të tillë. Mosrespektimi i marrëveshjeve dërgon sinjale negative dhe brengosëse për marrëveshjet në të ardhmen, dhe atë jo vetëm te partia jonë", ka shkruar Gecaj në Facebook.

Gecaj ia ka parë për të madhe Hotit që në një intervistë dhënë sot për Gazetën "Epoka e Re",  ka paralajmëruar  ardhjen e epokës, ku Kadri Veseli do të jetë kryeministër.

Sipas Gecajt, ky paralajmërim është i hershëm. Deklarimet e tij e kanë nervozuar Hotin. Kur zv/ministri i Kulturës është kontaktuar nga lajmi.net ka deklaruar se Bajram Gecaj nuk meriton as t'i jepet përgjigje.

"Respekt për mendimin e gjithkujt, por personi për të cilin po flisni nuk meriton t'i jep përgjigje", ka thënë Hoti. Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, është i njohur në publikë për lavdet që i bën për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Edhe në intervistën e sotshme për "Epokën e Re", nuk ka ngurruar ta bëjë këtë.

Ka deklaruar se qeverisja e PDK-së e ka shpëtuar Kosovën dhe se në këtë vend ka ndodhur mrekullia.

"Emëruesi i këtij shpëtimi është PDK në krye me ish-kryetarin e saj, Hashim Thaçi, e tash me kryetarin Kadri Veseli", ka thënë Veseli.

Një tjetër fjali ku e lartëson figurën e kryetari Veseli është edhe kjo: Me epokën e Veselit kryeministër, po merr fund njëherë e përgjithmonë harresa, injorimi dhe bërja politikë larg qytetarit Ka shkuar edhe më larg duke e lavdëruar kreun e partisë.

"Me z. Veseli kryeministër qytetari i Republikës do të ketë të holla në xhep, jo vetëm për vete, por edhe për familje", ka shtuar Hoti.

Për lavdërim të liderit, Hotit nuk ia lë mangut Gecaj. Ai në maj të vitit të kaluar ia kishte dërguar një letër publike kryeministrit Mustafa. E kishte postuar në Faceebok dhe e kishte titulluar "Kryeministër, mos ua vë veshin zërave kundërshtar".

"Duket se udhëheqja e qeverisë, për të parën herë nga një akademik, është shndërruar çuditshëm 'halë në sy' të të gjithë atyre të cilët i frikohen suksesit dhe rrjedhimisht rritjes së partisë më të vjetër shtetformuese në Republikën e Kosovës", kishte shkruar Gecaj.

Derisa të tjerët e kundërshtonin Mustafën për mbarëvajtjen e konventës partiake dhe e quanin anti-demokratik, ishte Gecaj që nuk mendonte kështu. Madje, edhe e uronte shefin e tij për demokracinë e shpërfaqur.

"Urime dhe përgëzime për organizimin në mënyrën më demokratike të mundshme të "Këshillit Qendror". Gjithashtu suksese në organizimin e "Kuvendit të Punës" së 28 majit, i cili, ashtu si edhe shumë të tjerë më parë, me siguri se do të sjellë inovacione dhe unifikim të strukturave dhe rrjedhimisht edhe të anëtarësisë së gjerë të partisë", kishte shtuar Gecaj.

The post Koalicioni merr teposhtëzen, zhvillohet luftë frontale mes dy servilëve kryesorë të liderëve appeared first on INSAJDERI.

Fury këshillon Joshuan: Kështu mposhtet Klitschko

Posted: 24 Apr 2017 07:54 AM PDT

Në prag të sfidës së madhe të 29 prillit, ku britaniku Anthony Joshua do të përballet në "Wembley" të Londrës me ukrainasin Wladimir Klitschko, sfidë e vlefshme për titujt kampionë në peshat e rënda, ka folur sot Peter Fury, trajneri i Tyson Fury.

Ky i fundit ka mundur Klitschko 16 muaj më parë në Gjermani dhe përmes një deklarate për mediat i ka dhënë disa këshilla Joshua se si të përballet me ukrainasin dhe se si ta mundë atë.

"Mbi të gjitha duhet të jetë shumë, shumë i zgjuar në ring.  Kjo është sfida e parë e vështirë e Joshua, ndaj duhet të tregohet i zgjuar me mendje e me grushte", tha Peter Fury, shkruan Telesport.al.

Klitschko, pavarësisht moshës (41 vjeç), ka deklaruar se do të kërkojë për të tretën herë në karrierë titullin kampion bote në peshat e rënda, për të rimarë titujt që humbi ndaj Fury.

"Ne patëm një plan gjatë duelit, të cilin Tyson e ndoqi më përpikmëri. Ne nuk fituam pasi ishte dobët Klitschko, por se ne u treguam më të kujdesshëm dhe të zgjuar se ai në ring. Edhe Klitschko ka një plan, edhe Joshua gjithashtu, por Anthony duhet të dominojë me moshën e tij dhe të mos e lërë Klitschko të vendosë përvojën në punë. Nëse Joshua pretendon të fitojë duelin se është më i ri dhe i fuqishëm, kjo taktikë nuk ka për t'i funksionuar", tha Peter Fury.

The post Fury këshillon Joshuan: Kështu mposhtet Klitschko appeared first on INSAJDERI.

Bota po armatoset, vitin e kaluar u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë

Posted: 24 Apr 2017 07:46 AM PDT

"Bota ka rritur shpenzimet për armatimin, ndërsa diplomacia po tërhiqet", thotë në studimin e tij të fundit Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes, me seli në Stokholm.

Raporti tregon se shpenzimet globale për armatimin janë rritur për herë të parë që nga viti 2014. Sipas "SIPRI"-t, vitin e kaluar vendet dhanë 1.686 miliardë dollarë për armatime.

Listën e kryesojnë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia. Kjo e fundit rezulton t'i ketë shtuar shpenzimet ushtarake, pavarësisht uljes së çmimit të naftës dhe sanksioneve ekonomike të Perëndimit.

Arabia Saudite ishte shpenzuesja e tretë më e madhe për ushtrinë në vitin 2015, por vitin pasues zbriti në vendin e katërt, me uljen e këtyre shpenzimeve me 30%, pavarësisht angazhimit të saj të vazhdueshëm në luftërat rajonale, lexohet në raport.

Shkurtimi i buxhetit ushtarak të Rijadit vjen për arsye ekonomike dhe jo politike, i ndikuar drejtpërdrejt prej tkurrjes së kuotimit të "arit të zi" në tregje, shkruan tch.

Amerika mbetet e betonuar në pozicionin e parë. Shtimi i fondeve të saj për ushtrinë në vitin 2016 mund të sinjalizojë fundin e trendit të uljes së këtyre shpenzimeve, të vënë re në SHBA pas krizës ekonomike të vitit 2008 dhe tërheqjes së trupave nga Afganistani e Iraku.

Ndryshe nga përpara 10 vitesh, sot nuk zgjidhen aq shumë rrugë si diplomacia dhe organizmat ndërkombëtarë.

"Në vend të kësaj, shtete të veçanta përpiqen të garantojnë sigurinë e tyre përmes armatimit", tha për "Deutsche Welle"-n, politologu Marius Balves, nga Qendra e Bonit për Studimet e Transformacionit.

"Aneksimi i Krimesë nga Rusia, – thonë ekspertët, – tensionet në detin e Kinës Jugore dhe luftërat në Lindjen e Mesme kanë rritur që të gjitha frikën se konfliktet e armatosura mund të zgjerohen, ndërsa besimi te puna e institucioneve ndërkombëtare po zhduket". /Insajderi.com

The post Bota po armatoset, vitin e kaluar u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë appeared first on INSAJDERI.

Ministria e Drejtësisë i përgjigjet Odës së Avokatëve rreth pretendimeve të saj

Posted: 24 Apr 2017 07:37 AM PDT

Ministria e Drejtësisë i është përgjigjur pretendimeve të Odës së Avokatëve për ndërhyrjen e Qeverisë në pavarësinë e këtij institucioni.

"Me qellim të mbrojtjes së ligjshmërisë së punës së Odës së Avokatëve, Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 19.04.2017 ka marrë vendim nr. 05/142,  me të cilin ndalohet përkohësisht zbatimi i Rregullores për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e ndihmës juridike falas deri në vendimin përfundimtarë të gjykatës. Vendimi është i përkohshëm dhe si i tillë nuk paragjykon përfundimin e procesit në lidhje me këtë çështje", thuhet në sqarimin e Ministrisë së Drejtësisë.

"Vendimi i cekur më lartë është i bazuar në nenin 44 paragrafi 1 i Ligjit nr. 04/L-193 për Avokatinë, i cili përcakton: 'Qeveria e Kosovës mbikëqyr ligjshmërinë e akteve të përgjithshme të Odës së Avokatëve dhe ka të drejtë që gjer në vendimin e gjykatës kompetente, të ndalojë ekzekutimin e aktit i cili është në kundërshtim me ligjin. Kjo mbikëqyrje kufizohet në përfilljen e ligjit dhe të së drejtës, duke mos e cenuar autonominë administrative të Odës së Avokatëve'", thuhet në sqarimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, ka thënë se qeveria ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë me vendimin për pezullimin e avokatëve të cilët nuk kanë tri vjet përvojë pune t'u ndalohet të angazhohen në rastet e krimeve të rënda.

Por Ministria e Drejtësisë thotë se Rregullorja e pezulluar nga Qeveria, është miratuar më 30 qershor 2016 nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe është rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Odës se Avokatëve të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, për themelimin e mekanizmit koordinues për mbrojtje gjyqësore me shpenzime publike në çështjen penale të lidhur me datë, 26 Prill 2016.

"Kjo Rregullore është kontestuar nga një grup i avokatëve, të cilët vlerësimin e ligjshmërisë së kësaj rregullore e kanë dërguar në gjykatën kompetente, të cilët po ashtu kanë kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të iniciojë procedurën për pezullimin e zbatimit të kësaj rregullore deri në vendosjen nga ana e gjykatës lidhur me këtë rast", thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Po ashtu, në dispozitat e Ligjit për Avokatinë, sqaron Ministria e Drejtësisë, nuk parasheh nxjerrjen e një akti të tillë nga ana e Odës së Avokatëve të Kosovës, dhe për më tepër se kaq, kjo rregullore është derivat i një marrëveshjeje bashkëpunimi, ku në dispozitat e saj parasheh kufizime të caktuara për avokatë, e të cilat kufizime janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Avokatinë, dhe veçmas në kundërshtim me nenin 54 paragrafi1 të Kodit të Procedurës penale.

"Për mbrojtës mund të angazhohet vetëm avokati i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, për të cilin mund ta zëvendësojë praktikanti i avokatisë. Kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me së paku pesë vjet burgim, praktikanti i avokatisë mund ta zëvendësojë avokatin vetëm nëse e ka kaluar provimin e judikaturës. Pranë Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme të Kosovës, të pandehurit mund ta përfaqësojnë vetëm avokati i cili është anëtar i Odës së Avokatëve së Kosovës", thuhet në nenin 54 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës penale.

Ministria e Drejtësisë thotë se është konsultuar me përfaqësues të Odës së Avokatëve  me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për këtë çështjeje.

Për më tepër, Ministria e Drejtësisë thotë se është në proces të rishikimit të drejtësisë penale, (Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale) dhe me këtë rast shprehet e përkushtuar për diskutimin dhe shqyrtimin e çfarëdo çështjeje, duke përfshirë edhe çështjet e përcaktuara në rregulloren e cekur më lartë, dhe fton palët e përfshira në këtë kontest t'i paraqesin propozimet e tyre.

Insajderi ka raportuar dje se si më 19 prill të këtij viti, Qeveria ka nxjerrë një vendim për ndalimin e përkohshëm të ekzekutimit të Rregullores për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e ndihmës juridike falas, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës./Insajderi.com

The post Ministria e Drejtësisë i përgjigjet Odës së Avokatëve rreth pretendimeve të saj appeared first on INSAJDERI.

Gjermania dëbon 14 persona për në Kosovë dhe Shqipëri

Posted: 24 Apr 2017 07:35 AM PDT

14 shtetas shqiptarë dhe kosovarë që kërkonin azil në rajonin e Saschsen-Anhalt, janë dëbuar nga Gjermania të enjtën.

Emigrantët shqiptarë janë dërguar të enjten nga aeroporti i Lajpcigut për në Tiranë dhe Prishtinë, shkruan mediumi gjerman Hamburger Abendblatt.

Shteti gjerman nuk ka dashur të japë më shumë informata në lidhje me të dëbuarit për shkak të mbrojtjes së të dhënave.

Një total prej 35 personash janë dëbuar nga disa shtete federale, 8 kosovarë dhe 27 shqiptarë. Përveç ndalesës së Saksonit, në dëbim kanë marrë pjesë edhe ndalesa tjera si Thuringia, Brandenburg etj.

Shqipëria dhe Kosova cilësohen si shtete të sigurta të origjinës në Gjermani. /Insajderi.com

The post Gjermania dëbon 14 persona për në Kosovë dhe Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq dhe Nikoliq flasin për deklaratat e Ramës dhe Thaçit

Posted: 24 Apr 2017 07:15 AM PDT

Kryeministri dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti në detyrë i Serbisë, Tomislav Nikoliq, janë takuar në qeverinë serbe.

"Nikoliqi dhe Vuçiqi biseduan për të gjitha çështjet e rëndësishme politike, veçanërisht situatën në rajon dhe 'kërcënimet' më të reja që Serbisë ia dërguan Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu", është konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug nga kabineti i kryeministrit.

Presidenti i sapozgjedhur në detyrë dhe ai në detyrë, në takimin dyorësh diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ranë dakord për hapat politikë që duhet të ndërmerren në të ardhmen, shkruan Tanjug.

Vuçiqi dhe Nikoliqi janë pajtuar që në të ardhmen të bashkëpunojnë ngushtë së bashku. /Insajderi.com

The post Vuçiq dhe Nikoliq flasin për deklaratat e Ramës dhe Thaçit appeared first on INSAJDERI.

Linkedin arrin 500 milionë përdorues të regjistruar

Posted: 24 Apr 2017 07:13 AM PDT

Duke qenë se Linkedin është pjesë e Microsoft tashmë pas blerjes nga Microsoft për 26.2 miliard dollar, rrjeti social profesional nuk raporton më të ardhurat e tij.

Megjithatë në një postim në blog publikuar ditën e sotme, Linkedin thoshte ka kaluar shifrat e 500 milion përdoruesve të regjistruar nga 200 shtete, një rritje e ndjeshme nga 467 milion Tetorin e vitit të kaluar.

Kompania ka shtuar përpjekjet e saj për të rritur angazhimin në platformë duke prezantuar së fundi edhe një dizajn të ri frymëzuar nga aplikacioni mobil.

Themeluar në 2002-ish nga Reid Hoffman, Linkedin sot është rrjeti social i preferuar i bizneseve. Londra është qyteti më i dhënë në botë pas Linkedin, ndërsa 1/3 Britanikëve kanë një llogari në rrjetin social.

Për disa 500 milion përdorues, ose rritje me 33 milion brenda gjashtë muajve mund të mos jetë mjaftueshëm. Në Prill të 2016-ës Linkedin raportoi rritje të ngjashme me 34 milion brenda gjashtë muajve.

Në Linkedin sot listohen mëse 10 milion vende të reja pune, 9 milion kompani dhe 100,000 artikuj biznesi publikuar çdo javë.

The post Linkedin arrin 500 milionë përdorues të regjistruar appeared first on INSAJDERI.

“Duhej ta fauloje atë” – reagimi i Ronaldos pas golit të Messit [video]

Posted: 24 Apr 2017 07:07 AM PDT

Gjatë "El Clasico"-s së fundit që u zhvillua të dielën në Bernabeu, kamerat televizive kanë "kapur" edhe reagimin e ashpër të Cristiano Ronaldos pas golit të tretë dhe deçiziv të Lionel Messit, të shënuar në sekondat e fundit.

"Duhej ta faulloje atë", ishte fraza që Ronaldo e tha me nervozizëm drejtuar Marcelos, mbrojtësit brazilian që nuk arriti ta ndalte Sergi Roberton e Barcelonës në kundërsulmin që u shndërrua në gol nga katalanasit.

Portugezi Ronaldo ishte jashtë vijave të fushës, përpara bankës së Real Madridit, dhe u pa teksa kërceu nga nervozizmi.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i majtë brazilian i Real Madridit, Marcelo, pranoi fajin për golin e fundit të pësuar nga "mbretërit".

"Unë e marrë përsipër fajin për mos ndaljen e Sergi Robertos", deklaroi Marcelo, njofton e përditshmja spanjolle AS.

Real Madridi u mposht me rezultat 3-2 në Santiago Bernabeu nga Barcelona, me çka katalanasit futen seriozisht në garë për titull. /Insajderi.com

“Duhej ta fauloje atë” – reagimi i Ronaldos pas golit të Messit

The post “Duhej ta fauloje atë” – reagimi i Ronaldos pas golit të Messit [video] appeared first on INSAJDERI.

Roma shënon 2770 vjetorin e themelimit

Posted: 24 Apr 2017 07:06 AM PDT

Me një paradë veshjesh të kohës, në rrugët e kryeqytetit italian është kremtuar 2.770-vjetori i themelimit të Romës, më 21 prill, me festime që vijuan deri ditën e djeshme.

Gati 1.600 banorë u shndërruan për një ditë në ushtarë, gladiatorë, senatorë, vajza të reja e priftërinj. Turma u nis nga stadiumi antik "Circus Maximus" për ta mbajtur hovin te "Via dei Fori Imperiali" në qendër të qytetit, ku vizitorët mund të admirojnë lehtësisht bukuritë e Romës.

Ndërsa parada vazhdonte, grupet e meshkujve të veshur si ushtarë romakë lëshonin parulla në latinisht. Pjesëmarrëset femra kërcenin me fustanet e lashtësisë, në përpjekje për të rikrijuar skena nga jeta e përditshme e asaj periudhe.

Sipas mitit, Romën e themeloi Romuli. Ai dhe vëllai i tij binjak, Remi, u ushqyen nga një ulkonjë përgjatë brigjeve të lumit Tibër. Foshnjet u gjetën pastaj nga një bari, i cili i rriti si të ishin fëmijët e tij. Me të mbërritur moshën madhore, djemtë u rikthyen në tokën pranë Tibrit dhe vendosën të krijonin aty një qytet.

Themelimi i Romës vazhdon të kremtohet rregullisht që prej atëherë. Në festimet moderne, përveç paradës me kostume të epokës, mbahen koncerte të ndryshme dhe grupet kulturore lokale, promovuese të historisë romake, organizojnë ekspozita për kënaqësinë e vizitorëve.

The post Roma shënon 2770 vjetorin e themelimit appeared first on INSAJDERI.

Havolli: Qeveria cenoi pavarësinë e Odës së Avokatëve

Posted: 24 Apr 2017 06:59 AM PDT

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, ka thënë se qeveria ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë me vendimin për pezullimin e avokatëve të cilët nuk kanë tri vjet përvojë pune t'u ndalohet të angazhohen në rastet e krimeve të rënda.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë në historinë e Odës së Avokatëve ku Qeveria ndërhyn në punët e gjyqësorit.

"Që kur ekziston dhe janë formuar institucionet e Kosovës është hera e parë që një qeveri interferon dhe cenon pavarësinë e Odës së Avokatëve. Pavarësia e Odës së Avokatëve është e garantuar me aktet më të larta me kushtetutën e Kosovës", ka thënë Osman Havolli në një konferencë për media, raporton Insajderi.

Insajderi ka raportuar dje se si më 19 prill të këtij viti, Qeveria ka nxjerrë një vendim për ndalimin e përkohshëm të ekzekutimit të Rregullores për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e ndihmës juridike falas, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Vendimin e ka bazuar në nenin 44 të Ligjit për Avokatinë i cili i jep të drejtë Qeverisë të mbikëqyrë ligjshmërinë e akteve të përgjithshme të Odës së Avokatëve. Ky nen i jep të drejtë Qeverisë që deri në vendimin e gjykatës kompetente, të ndalojë ekzekutimin e aktit i cili është në kundërshtim me Ligjin.

Vendimi i ekzekutivit nuk ka asnjë rresht arsyetim.

Madje, kreu i OAK-së ka thënë se Qeveria me këtë rast ka ndikuar në uljen e kualitetit të përfaqësimit sipas detyrës zyrtare të palëve në procedurë dhe për të garantuar një siguri të mirëfilltë.

"Oda e Avokatëve të Kosovës shpreh indinjatën e saj të thellë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës e cila ka marrë për bazë nenin 44 të Ligjit të Avokatisë dhe ka pezulluar këtë rregullore", ka deklaruar Havolli.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në lajthitje në lidhje me këtë vendim i cili do të shkaktojë vetëm dëme.

"Qeveria e Kosovës ka rënë në lajthitje me marrjen e këtij vendimi i cili do të shkaktojë dëm të pariparueshëm në sistemin juridik në vend, duke atakuar të gjitha institucionet e drejtësisë në vend. Pasojat e këtij vendimi janë evidente duke marrë për bazë edhe vendimin e  Gjykatës Themelore në Prishtinë", është shprehur Havolli, raporton Insajderi.

Havolli ka thënë se nëse Qeveria nuk do ta marrë në rishqyrtim indinjatën e tyre, atëherë ata do t'i ndjekin procedurat ligjore.

Për më tepër, Rregullorja ua ndalonte angazhimin avokatëve pa përvojë prej tri vjetësh vetëm në rastet kur paguhen nga buxheti i shtetit. Në rastet e angazhimeve nga të pandehurit, atyre nuk u ndalohet që të mbrojnë edhe në rastet e krimeve më të rënda, ani se mund të mos i kenë tri vjet përvojë pune.

Kjo pikë ishte cilësuar diskriminuese dhe antikushtetuese nga një grup avokatësh të rinj që nuk i kishin tri vjet përvojë./Insajderi.com

The post Havolli: Qeveria cenoi pavarësinë e Odës së Avokatëve appeared first on INSAJDERI.

Hahn kërkon “format të ri të bashkëpunimit” me Turqinë

Posted: 24 Apr 2017 06:50 AM PDT

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka thënë se Bashkimi Evrpian dhe Turqia duhet të nisin diskutimet "për një format të ri të bashkëpunimit".

Hahn u tha gazetarëve në Bruksel se fitorja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në referendumin që ia zgjeron pushtetin, e ka bërë atë skeptik që Turqia "është e gatshme të ndajë çdo lloj pushteti me këdo".

Duke thënë se ndarja e pushtetit "është koncept themelor i Bashkimit Evropian", Hahn ka thënë se shpreson që vendet anëtare të bllokut- dhe "shpresoj që edhe Turqia"- janë të gatshëm që të "diskutojnë për një format të ri të bashkëpunimit".

Hahn nuk ka treguar se çfarë nënkupton me "format të ri" por ka shtuar se "besoj se ne duhet të jemi kreativ në këtë çështje".

Pas referendumit në Turqi, disa grupe politike, brenda Parlamentit Evropian, i kanë bërë thirrje BE-së që të pezullojë ose tërësishtë të braktisë bisedimet për pranimin e Turqisë.

Njëmbëdhjetë nga 33 "kapitujt e negociatave" në mes të Anarasë dhe Brukselit, aktualisht janë të ngrira dhe asnjë kapitull i ri, nuk pritet që të hapet së shpejti.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen në një takim joformal në Maltë më 28 prill dhe me gjasë aty do të diskutojnë me homologun e tyre turk, për hapat e ardhshëm në marrëdhëniet BE-Turqi.

Hahn personalisht ka thënë se dëshiron që ta mbajë opsionin për bisedime në të ardhmen për pranimin e Turqisë.

"Zhvillimi i Turqisë është qartazi i lidhur me Erdoganin dhe politikën që drejtohet nga partia e tij por aktualisht, një pjesë e madhe e shoqërisë turke, ka pikëpamje të ndryshme, kështu që personalisht preferoj të mos mbyllen dyert dhe të mbahen gjallë diskutimet", ka përfunduar Hahn.

The post Hahn kërkon "format të ri të bashkëpunimit" me Turqinë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more