Skip to main content

INSAJDERI: “Terry: Kjo është arsyeja pse po largohem nga Chelsea” plus 19 more

INSAJDERI: “Terry: Kjo është arsyeja pse po largohem nga Chelsea” plus 19 more


Terry: Kjo është arsyeja pse po largohem nga Chelsea

Posted: 17 Apr 2017 09:48 AM PDT

Chelsea ka njoftuar se kapiteni i klubit, John Terry do të largohet nga skuadra në përfundim të këtij stinori.

Terry ka thënë se e ka marrë vendimin të largohet nga klubi për shkak të hapësirave të limituara në formacion.

Ish-reprezentuesi i Anglisë, i cili numëron 713 paraqitje me klubin londinez, ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje këtë stinor në Premier Ligë.

“Ndjehem se mund të japë ende shumë në fushë por e kuptoj se mundësitë këtu tek Chelsea do të jenë të limituara për mua”, ka thënë Terry, raporton BBC.

Terry kishte debutuar me Chelsean në vitin 1998, dhe që atëherë ka shënuar 66 gola për klubin. /Insajderi.com

The post Terry: Kjo është arsyeja pse po largohem nga Chelsea appeared first on INSAJDERI.

Pasi tërhoqi zvarrë një klient, United Airlines ndryshon rregulloren

Posted: 17 Apr 2017 09:18 AM PDT

United Airlines është duke e ndërruar rregulloren e kompanisë dhe nuk  do të lejojë të zhvendosen pasagjerët të cilët vetëm tashmë janë akomoduar në aeroplan.

Ndryshimi  është si rrjedhojë e pasagjerit David Dao, i cili u largua kundër dëshirës së tij nga një fluturim i rezervuar gabimisht nga United Express në Çikago, për shkak se ai nuk pranoi të largohet nga ulësja e tij për të bërë vend për njërin nga punëtorët e kompanisë.

Video e këtij incidenti e shpërndarë në internet shkaktoi pakënaqësi tek njerëzit mbarë botën, kështu duke i bërë marrëdhëniet publike për United shumë të vështira.

Sipas ndryshimeve të reja, anëtaret e ekuipazhit duhet të bëjnë rezervimin të paktën 60 minuta para nisjes së aeroplanit, raporton gazeta ABC News.

Zëdhënësja e United Airlines, Maggie Shmerin tha të dielën në një e-mail se ky ndryshim është vetëm një hap fillestar në rishikimin e politikave të kompanisë, dhe rastet si ai i Daos nuk do të përsëriten kurrë./Insajderi.com

The post Pasi tërhoqi zvarrë një klient, United Airlines ndryshon rregulloren appeared first on INSAJDERI.

OSBE reagon ashpër për mbarëvajtjen e referendumit në Turqi

Posted: 17 Apr 2017 09:16 AM PDT

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë sot se referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi nuk i ka plotësuar standardet ndërkombëtare.

 

Sot më herët edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Cezar Florin Preda, i cili e ka mbikëqyrur referendumin, tha se referendumi për ndryshime kushtetuese i mbajtur dje në Turqi nuk i ka plotësuar standardet e vëna nga Këshilli i Evropës.

Shefja e misionit mbikëqyrës të OSBE-së në referendumin e Turqisë, Tana de Zulueta, ka thënë se ka pasur mungesë të paanshmërisë para votës të së dielës, sepse votës "Po" i ishte dhënë mundësia për t'i dominuar mbulimet e mediave, ndërsa pala tjetër ishte kufizuar dhe shumë gazetarët ishin arrestuar, transmeton Express.

"Referendumi u mbajt në një mjedis politik në të cilin liritë thelbësore të nevojshme për mbajtjen e një procesi të vërtetë demokratik u cunguan për shkak gjendjes emergjente, ndërsa dy palët nuk kishin mundësi të barabarta gjatë fushatës për referendum," ka thënë ajo.

Ajo shtoi se resurset shtetërore janë keqpërdorur në favor të votës "Po", dhe se aktivistët e fushatës për votim kundër ishin penguar shpesh.

Turqit dje votuan 51.4 për qind në favor të ndryshimeve kushtetuese, duke ia dhuruar kështu presidentit Recep Tayyip Erdogan një pushtet të ri gjithëpërfshirës.

The post OSBE reagon ashpër për mbarëvajtjen e referendumit në Turqi appeared first on INSAJDERI.

Fushata me të cilën Drenasi synon të ndalë ndërtimet pa leje

Posted: 17 Apr 2017 08:30 AM PDT

Drejtoria Komunale e Inspeksionit, përmes fotografive të vendosura në hyrje të qytetit dhe në vendet me të frekuentuara, ka nisur fushatën vetëdijësuese rreth ndërtimeve në Komunën e Drenasit.

Përmes këtyre panove të vendosura dhe fletushkave të shpërndara, shpjegohet saktë se çka nevojitet për një ndërtim, kur dhe ku duhet të drejtohen qytetarët për t’u pajisur me leje ndërtimi.

"Ndaj, Drejtoria e Inspeksionit, fton qytetarët e Drenasit, që të jenë bashkëpunues dhe të njoftojnë Drejtorinë e Inspeksionit për ndërtimet të cilat bëhen në zonën e masës së komasacionit dhe ndërtimet që bëhen në pronën (sipërfaqen) komunale. Kujtojmë së Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është në mbikëqyrje të vazhdueshme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Drenasit, në veçanti në zonat nën masën e komasacionit, ku nuk është i lejuar ndërtimi me ligj. Njoftojmë qytetarët e Komunës së Drenasit, që para fillimit të çdo ndërtimi të jenë të pajisur me leje, në të kundërtën, ndërtimi do të ndalohet nga inspektorët dhe do të merren masa ndëshkuese, sipas ligjit për ndërtim", thuhet në njoftimin për media të Komunës së Drenasit.

Gjithashtu, objekti pa leje ndërtimore, nuk mund të regjistrohet në regjistrin kadastral dhe si pasojë e kësaj, shfrytëzuesi i objektit nuk mund të bëhet pronar legjitim, thuhet më tej aty.

The post Fushata me të cilën Drenasi synon të ndalë ndërtimet pa leje appeared first on INSAJDERI.

Valon Berisha, i gatshëm për hapin e madh në karrierë

Posted: 17 Apr 2017 08:16 AM PDT

Valon Berisha po i kalon momentet më të mira të karrierës, shkruan sot gazeta Zëri.

Futbollisti kosovar është duke e udhëhequr Red Bull Salzburgun drejt titullit të kampionit në Austri. Ai madje shënoi gol nga penalltia në fundjavë në fitoren 2:0 ndaj Wolfsberger.

Përfaqësuesi kosovar thotë se ndihet mirë në ekipin austriak, por nuk e përjashton mundësinë e largimit prej aty gjatë verës, pasi konsideron se ka ardhur koha që ta bëjë hapin e radhës.

24-vjeçari është pjesë e Salzburgut qe më shumë se pesë vjet dhe ndien se ka ardhur koha për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

Për momentin nuk po përmendet ndonjë emër i ndonjë klubi, por cilësitë e lojtarit janë të padiskutueshme dhe ai është gati për sfidën e radhës, për të luajtur në një ligë dhe në një ekip më të madh evropian.

"Gjasa të largohem ka, të ardhmes nuk i dihet. Sidoqoftë, unë e ndiej veten mjaft mirë, jam qe pesë vjet këtu. Salzburgu është një klub që më ka treguar dhe tregon respekt shumë të madh. Jam lojtar i rëndësishëm aty, por jam gati për një hap tjetër", ka thënë Berisha për Gazetën Zëri.

Gjithashtu, ai e ka pranuar se ofertat milionëshe që vijnë nga futbolli kinez janë mjaft joshëse dhe vështirë të refuzueshme, pasi një futbollistit familjar ia sigurojnë jetën.

Megjithatë, ish-futbollisti i ekipeve Egersund dhe Viking preferon ta vazhdojë karrierën në Evropë, ku sheh më shumë perspektivë, edhe pse ka më pak para.

The post Valon Berisha, i gatshëm për hapin e madh në karrierë appeared first on INSAJDERI.

Astrit Dibra: Nuk e vrava Dafina Zhubin

Posted: 17 Apr 2017 07:58 AM PDT

Astrit Dibra ka mohuar se e ka vrarë Dafina Zhubin. I dyshuari për këtë vrasje ka thënë se e dashura e tij ka vrarë vetën, derisa ai ndodhej në dhomën e tjetër më 17 shkurt 2016.

Dibra ka reaguar nëpërmjet avokatit të tij, Mexhid Syla pas publikimit të shkrimit nga Insajderi bazuar në një ekspertizë të një eksperti zviceran i cili konstaton se e ndjera është vrarë e jo vetëvrarë.

Syla ka shprehur dyshime për konstatimet e ekspertizës së kryer në një institut të Zvicrës. Ka konsideruar se në shumë raste vetëvrasjesh, nuk janë gjetur gjurmë baruti në duar, e aq më pak pika gjaku.

Syla insiston se hetimet në këtë rast janë kryer në mënyrë profesionale dhe të pavarur duke u mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes. Ka përmendur se gjatë gjithë kohës në vendngjarje ka qenë i pranishëm prokurori Ilaz Beqiri.

"Në bazë të provave të cilat i ka siguruar Prokuroria në fazën e hetimeve, asnjëra prej tyre nuk vërteton as një fakt e as një rrethanë se Astrit Dibra e ka vra të ndjerën. Prandaj mendoj se me të drejt ka vepruar prokuroria, ku rastin e ka trajtuar apo ka dilema se ende nuk ka përfunduar rasti", ka thënë Syla për Insajderin.

Krejt ndryshe mendon Instituti zviceran që ka konstatuar se Dafina Zhubi nuk ka kryer vetëvrasje, por është vrarë. Ekspertiza vë në dyshim konstatimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës e cila vdekjen e Zhubit e cilësoi vetëvrasje.

Instituti i quajtur "Forensicons" e drejtuar prej prof. dr. Ulrich Zolinger ka nxjerr një raport prej gjashtë faqesh të bazuar në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me anë të së cilit përjashton çdo mundësi që 35-vjeçarja ta ketë qëlluare vetën me armë në kokë.

Mes fakteve të shumta se Dafina Zhubi është vrarë argumenton se në duart e të ndjerës nuk janë gjetur grimca baruti e as pika gjaku që shkaktohen në secilin rast vetëvrasjeje.

Astrit Dibra: Nuk e vrava Dafina Zhubin

Prokuroria e Prishtinës ndërkaq ka liruar të dyshuarin nga paraburgimi muaj më parë pasi prokurorja e rastit, Fitore Sadikaj erdhi në përfundim se e ndjera ka kryer vetëvrasje e jo vrasje. Këtë konstatim ajo e nxori me direktiva të shefit të saj, Imer Beka.

Avokati Syla ndërkaq ka thënë se rastet si ky vendosen në bazë të provave materiale dhe se prej fillimit vdekja e së ndjerës është hetuar si vetëvrasje.

"Janë siguruar të gjitha provat, prandaj çdo dilemë rreth asaj se a janë siguruar provat apo nuk janë siguruar, mendoj se është e pavend sepse e them me bindje të plot se asnjë provë nuk ka mundur t'i shpëtojë një ekipi të tërë të ekspertëve të cilët kanë qenë të përbërë prej të gjitha lamive", ka deklaruar Syla.

Ai ka shprehur dilema rreth ekspertizës së kryer në Zvicër duke thënë se nuk e di kush e ka bërë, e as nga kush është porositur. Ka shprehur dilema po ashtu nëse kjo ekspertizë mund të pranohet si provë materiale në Procedurë.

Si argument tjetër kundër ekspertizës së Zvicrës përmend ekspertiza të kryera në Tiranë, Zagreb apo Bullgari të cilat në shumë raste vetëvrasjes kanë zbuluar se nuk janë gjetur grimca baruti në duart e viktimave.

"Janë me raste të tëra që janë konstatuar se nuk është e thënë që çdo herë grimcat apo mbetjet barotike të gjinden në dorë të personit që ka shtënë, dhe aq ma pak mbetjet apo gjurmët e gjakut sepse kjo varet prej shumë faktorëve", ka thënë avokati Syla.

Ai ka thënë se në një rast që ai mbron një të akuzuar, Instituti i Zagrebit nuk ka gjetur grimca baruti në duart e të vdekurit. Për këtë arsye, sipas tij klienti i tij që pesë vjet është duke u gjykuar për vrasje, ani se siç thotë ai të gjitha provat dëshmojnë të kundërtën.

"Kështu që në bazë të asaj nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me vetëvrasje apo vrasje siç ka konstatuar ajo ekspertizë", ka thënë Syla.

Syla thotë se edhe nëse nuk konstatohet vetëvrasja e Dafina Zhubit, në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, i dyshuari nuk është i obliguar ta dëshmojë pafajësinë e tij. Në këtë rast siç thotë ai, nëse nuk ka prova që Astri Dibra e ka kryer vrasjen, atëherë nuk mund të ngritët aktakuzë kundër tij.

"Nuk ka asnjë provë kundër Astrit Dibrës. Nuk janë gjetur asnjë gjurmë barotike në dorën e tij, nuk janë gjetur gjurmë gjaku, nuk janë gjetur shenjat e gishtave apo shenjave e gishtave as shenjat e gjurmëve të kapilarëve të tij në revolen, nuk ka asnjë dëshmitar që e ngarkon, as nëna e të ndjerës nuk shprehet me asnjë fjalë se ka dyshim se Astriti e ka vra të ndjerën, prandaj nuk mund të ketë akuzë kundër tij", ka thënë Syla.

Syla, mohon po ashtu se klienti i tij është larguar nga Kosova. Thotë se ai lajmërohet cdo të hënë në stacion të Policisë./Insajderi.com

(Tekstit i ka kontribuuar Drenusha Canolli)

Ekspertiza: Dafina Zhubi u vra

Astrit Dibra: Nuk e vrava Dafina Zhubin

Ndikimi i kryeprokurorit që vdekja e dyshimtë të cilësohet vetëvrasje e jo vrasje  

Astrit Dibra: Nuk e vrava Dafina Zhubin

The post Astrit Dibra: Nuk e vrava Dafina Zhubin appeared first on INSAJDERI.

Gjermania bën thirrje për dialog pas referendumit në Turqi

Posted: 17 Apr 2017 07:41 AM PDT

Gjermania i ka bërë thirrje qeverisë turke që të angazhohet për "dialog me të gjitha partitë politike dhe forcat e shoqërisë civile në vend", pas "rezultatit të ngushtë në referendumin, që tregon se sa e ndarë është shoqëria turke".

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, në një deklaratë të përbashkët, kanë thënë se qeveria gjermane respekton të drejtën e popullit turk për të vendosur për Kushtetutën e tyre.

Por dy liderët gjermanë kanë thënë gjithashtu se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan bartë "përgjegjësi të madhe", për hapat e mëtejshëm të shtetit.

Ata kanë theksuar edhe shqetësimet e shprehura nga OSBE-ja, më herët gjatë javës së kaluar, lidhur me dyshimet se nëse kushtet për votim ishin të drejta. Merkel dhe Gabriel kanë thënë se Turqia, që është anëtar i OSBE-së dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të marrë parasysh këto shqetësime. /REL

The post Gjermania bën thirrje për dialog pas referendumit në Turqi appeared first on INSAJDERI.

Ancelotti: Bale dhe UEFA më larguan nga Real Madridi

Posted: 17 Apr 2017 07:36 AM PDT

Në librin e tij të fundit, Ancelotti ka dhënë detaje rreth largimit të tij nga Real Madridi në verën e vitit 2015.

"Gjërat po shkonin mirë, por ka pasur dy probleme të mëdha…”, e fillon shpjegimin e vet italiani. “I pari u shkaktua ngta disa statistika të UEFA-s, që zbuluan se ekipi nuk kishte shumë orë trajnimi, si klubet e tjera europiane. Ne kishim fituar 22 ndeshje rresht, kështu që me siguri po bënim diçka të drejtë… Por, sapo humbëm, klubi nisi presionin me këto statistika: Ju duhet të punoni më shumë. Unë mendova të kundërtën”, thotë ai.

“Lojtarët kishin nevojë për pak lehtësim fizik, sepse lodhja ishte vendimtare. Duke iu referuar statistikave, klubi dha një shenjë se kishte më shumë besim tek numrat se sa puna ime”, tregon Ancelotti, shkruan Telesport.

Pastaj, trajneri italian, aktualisht në stolin e Bayern Munich, shpjegon problemin e dytë: "Më tha menaxheri i përgjithshëm se presidenti donte të bisedonte me mua. Kur shkova në zyrën e tij, Perez më tha se Bale ishte ankuar. E kisha zëvendësuar atë më 4 janar (në fitoren 2-1, në ‘Mestalla’, ku dolëm fitues).”

“Agjenti i Bale ishte ankuar se Gareth kishte kërkuar për të luajtur më në mes. Presidenti më tha se çfarë synoja të bëja me këtë rast dhe përgjigjia ime ishte kjo: Asgjë! Unë nuk mund të ndryshoj sistemin e lojës në mes të sezonit. Që atëherë, marrëdhëniet me presidentin nuk ishin të njëjta", ka thënë Ancelotti. /Insajderi.com

The post Ancelotti: Bale dhe UEFA më larguan nga Real Madridi appeared first on INSAJDERI.

Referendumi turk është një fitore vetëm për Erdoganin

Posted: 17 Apr 2017 07:27 AM PDT

Në referendumin e djeshëm turk i cili do të zëvendësojë sistemin parlamentar me një presidencë ekzekutive të fortë, rezultatet jozyrtare tregojnë që 51,3 për qind e elektoratit votuan në favor të ndryshimeve të propozuara konstitucionale, përderisa 48,7 për qind votuan kundër.

Partitë opozitare me gjasë do të kundërshtojnë këtë: bordi suprem zgjedhor papritur ka vendosur të pranojë votat pa vulë zyrtare, pasi ka përfunduar procesi zgjedhor.

Megjithatë, skena është vendosur për kushtetutën e re politike të Turqisë e cila do adoptohet të përkojë me zgjedhjet e nëntorit të vitit 2019, përveç nëse zgjedhjet e hershme mbahen para kësaj.

Presidenti Erdogan vetëm se ka luajtur një rol de fakto ekzekutiv që nga zgjedhjet në vitin 2014. Me rezultatet e referendumit, ky autoritet de fakto ekzekutiv do të bëhet ligjor. Fuqitë e tij të zgjeruara do të përfshijnë aftësinë për të dhënë urdhra ekzekutiv, të kontrollojë buxhetin dhe të caktojë zëvendës presidentët, ministrat, dhe zyrtarët e lartë të shtetit. Erdogan do të jetë tani në gjendje të udhëheqë deri në vitin 2029 nëse ai mund të fitojë dy zgjedhjet tjera presidenciale.

Pavarësisht faktit që Erdogani dhe partia e tij udhëheqëse Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), së bashku me partinë aleate të tyre partinë e Aksionit Kombëtare (MHP), deklaroi fitore, përqindja e votuesve të po-së (51,3 për qind) oshte shumë më e vogël se pjesa e votimeve të dy partive të kombinuara (62 për qind) në zgjedhjet e fundit gjenerale në nëntor të vitit 2015. Kjo sugjeron që diferenca e vogël e fitores së kampit të po-së është larg nga të qenit një fitore vendimtare.

Ç'është më e rëndësishme, qytetet e mëdha industriale, kozmopolite siç janë Stambolli, Ankaraja, Izmiri dhe Antalia kanë votuar me jo. Në Turqinë juglindore, shumica e votuesve kurdë kanë votuar me jo gjithashtu, me gjasë në përgjigje ndaj dhunës së ringjallur mes partisë së Punëtorëve Kurdistanë dhe ushtrisë turke që nga vera e vitit 2015, kur procesi i paqes përfundoi.

Në kontrast, votuesit konservativë dhe nacionalistë anadollak mbështetën me po. Shumë nga ta mbeten fuqimisht besnikë ndaj kultit të personalitetit që Erdogani ka ndërtuar rreth udhëheqjes së tij prej maqoje. Këta votues priren të jenë skeptikë për kombet perëndimore dhe janë nostalgjikë për të kaluarën perandorake osmane.

Dy kampet kanë shikuar kushtetutën përmes thjerrave të ndryshme. Për mbështetësit e po-së , dështimet e koalicioneve të kaluara sklerotike të qeverisë dhe kërcënimet ndaj sigurisë nacionale ishin në ballë. Kampet e jo-së, në anën tjetër, ishin të shqetësuar me ndarjen e fuqive, kontrolleve dhe balancës, dhe kërcënimeve ndaj demokracisë. Çka kjo garë e ngurtë dhe rezultatet e përafërta tregojnë është që një pjesë e dukshme e shoqërisë turke është seriozisht e shqetësuar për shtetin dhe të ardhmen e demokracisë turke. Stabiliteti socio-ekonomik, paqja dhe normalizimi i politikave turke nuk mund të arrihen përveç nëse këto shqetësime adresohen nga presidenti Erdogan.

Pyetjet në lidhje me natyrën e drejtë dhe të lirë të këtij referendumi janë ngritur. Kampanja është bërë nën gjendje emergjente e cila u deklarua pas tentimit të goditjes nga ushtria korrikun e kaluar. Që nga ajo kohë, shumë akademikë të papajtuar, gazetarë, shërbyes civilë dhe politikanë të zgjedhur, si edhe lideri pro-kurd, Selahattin Demirtas, janë burgosur dhe heshtur.

Njëra nga lëvizjet e para të Erdoganit pas rezultateve do të jetë ribashkimi zyrtar me partinë e tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit, pasi që ndryshimet kushtetuese e shfuqizojnë natyrën jo-partiake-politike të presidencës. Në fund të fundit, AKP-ja nuk ka dhe aq kuptim në bazë të saj pa Erdoganin në krye të saj.

Mbështetja ngurruese e treguar nga turqit për një presidencë ekzekutive do të thotë që procesi i tranzicionit nuk do të jetë i lehtë për presidentin Erdogan. Shumë probleme të brendshme dhe të jashtme, rënia e sundimit të ligjit, dhe relacionet e tensionuara me të jashtmit, presin zgjidhje.

Tani, më shumë se kurrë më parë, Erdogani ka detyrën e vështirë të sjelljes së paqes dhe stabilitetit tek një komb i ndarë politikisht dhe shoqërisht.

Opinion nga Serhun Al, asistent profesor në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Univeristetin e Ekonomisë në Izmir, Turqi. Marrë nga The Guardian – përkthyer nga Insajderi.

The post Referendumi turk është një fitore vetëm për Erdoganin appeared first on INSAJDERI.

Kosova pa ekonomi të fortë prodhuese

Posted: 17 Apr 2017 07:13 AM PDT

Përfaqësues të bizneseve në Kosovës thonë se politikat e Qeverisë së Kosovës që nga paslufta deri më tani nuk arritën të krijojnë strategji dhe hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar ekonominë dhe prodhimtarinë vendore.

Sipas tyre, si pasojë e kësaj, produktet e Kosovës kanë një konkurrencë të dobët karshi produkteve të importuara.

Vlera totale në vit e mallrave të importuara në Kosovë arrin shifrën në mbi 2.5 miliardë euro, derisa eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës nuk arrin vlerën mbi 300 milionë euro në vit.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini i ka thënë Radios Evropa e Lirë se politikat fiskale të aprovuara nga qeveria nuk kanë dhënë efekte të dëshiruara në mënyrë që Kosova të këtë ekonomi prodhuese të fuqishme, por edhe nivel më të lartë të punësimit.

"Ka munguar vazhdimisht një strategji zhvillimore e vendit. Në kohën kur importet kanë vërshuar tregun e Kosovës politikanë tanë janë kënaqur me furnizim nga importi, por edhe lobi i fuqishëm tregtar ka bërë që të bind konsumatorët dhe udhëheqësit e vendit se prodhuesi vendor nuk ka fuqi, nuk ka kapacitet dhe kualitet për të furnizuar vendin me prodhime", thekson Shahini.

Shahini konsideron se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e cila ka hyrë në fuqi një vit më parë nuk do të ketë fuqinë e saj nëse Kosova nuk arrin ta zhvillojë më shumë industrinë prodhuese.

Ai tha se pa zhvillim të prodhimtarisë nuk do të mund të ketë zhvillim ekonomik në vend.

"Edhe MSA-ja nuk e ka kuptimin e vet nëse ne nuk kemi prodhim vendi. MSA hap hapësirë, por njëkohësisht krijon konkurrencë më të madhe në vend. Prandaj integrimi duhet të shikohet jo vetëm në aspektin si integrim ekonomik, por si fuqizim i prodhimtarisë së vendi që ka eksport shumë më të lartë", tha Shahini.

Ndërkohë edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore është thënë se e Kosova duhet të krijojë kushte për konkurrencë të jashtme, pasi mungojnë kapacitetet për eksport të prodhimeve.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas përfaqësuesve të Bankës Botërore, Kosova është në gjendje të krijojë vende të reja të punës në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për të rinjtë.

Sidoqoftë, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht janë deklaruar se janë duke krijuar politika fiskale në favor të bizneseve prodhuese.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi kohë më parë në një prononcim për Radion Evropa e Lirë pati thënë se pakoja e re fiskale e quajtur 2.0 e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin maj të këtij viti, do të krijojë hapësirë më të mirë për zhvillimin e prodhimtarisë.

"Nëse kjo pako fiskale do të hyjë në fuqi në muajin maj, unë besoj që procesi zhvillimor i prodhimtarisë do të ecë shumë më shpejtë dhe më mirë. Kjo është vetëm në fazën e parë.

Kosova ka kapacitete për të zëvendësuar disa produkte të cilat importohen dhe jo vetëm të zëvendësohen, por të krijohen edhe potenciale për pjesëmarrje në tregun ndërkombëtar nëpërmjet Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit", ka thënë Kelmendi.

Pakoja e re fiskale, përveç tjerash, është thënë se do të përfshijë zgjerimin e listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë, për lirim nga tatimi doganor, futjen në fuqi të pushimeve tatimore dhe ndryshim/plotësimin e listës së produkteve që i nënshtrohen normës zero për qind, apo normës së reduktuar 8 për qind të TVSH-së.

The post Kosova pa ekonomi të fortë prodhuese appeared first on INSAJDERI.

“300 mijë incidente në dy vite” – Gjermania në alarm nga refugjatët

Posted: 17 Apr 2017 07:10 AM PDT

Në Gjermani vihet re një shtim i kriminalitetit te refugjatët. Më shumë se një milion vetë kanë kërkuar azil dy vitet e fundit në vendin më të fuqishëm ekonomisht të bllokut europian.

Por, me mbërritjen e tyre duket se janë shtuar edhe problemet. Përpara dy javësh, – kujton "Deutsche Ëelle", – një person përdhunoi një 23-vjeçare në Bon, e cila ndodhej në një çadër me të dashurin e saj. Autori i dyshuar është azilkërkues nga Gana.

Raste të tilla, së bashku me sulmet masive seksuale ndaj vajzave natën e Vitit të Ri të 2015-s në Këln, kanë ndezur një debat të gjerë mediatik. Raporti i fundit i Zyrës Federale të Policise Kriminale (BKA) flet për rritje të incidenteve nga individë që kërkojnë mbrojtje, apo ata që kanë marrë azil, si dhe persona që janë pjesë e një kontigjenti refugjatësh, viktima të luftrave civile, apo të tjerë që nuk kanë të drejtë qëndrimi.

Sipas Zyrës Federale janë regjistruar 300 mijë raste, në të cilat për vepër penale është arrestuar të paktën një i ardhur nga jashtë. Ekspertët mendojnë se sjellja e refugjatëve varet shumë nga mundësitë e qëndrimit.

Ata sjellin si shembull afrikano-veriorët, që pas mbërritjes në Gjermani e kanë kuptuar se i kanë të pakta gjasat për azil. Ata janë shpesh të zhgënjyer e të zemëruar dhe kalojnë në sjellje ekstreme. Ndërsa refugjatët nga Iraku dhe Siria kanë kryer më pak vepra penale, pasi nuk duan të rrezikojnë mundësitë e qëndrimit.

The post “300 mijë incidente në dy vite” – Gjermania në alarm nga refugjatët appeared first on INSAJDERI.

Hasani: Kosova peng i dhjetë personave

Posted: 17 Apr 2017 06:55 AM PDT

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, në një analizë për politikën e jashtme amerikane, ka trajtuar edhe çështjen e Gjykatës Speciale e cila do të gjykojë  ish-udhëheqësit e UÇK-së që dyshohen për krime lufte.

Hasani ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale ka krijuar një mosdurim në popullsi, e cila me padurim pret nisjen e punës së saj me qëllim që të dihet njëherë e mirë se krimi eventual i kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit dhe menjëherë pas saj ka vulë individuale e assesi kolektive.

Sipas tij, Kosova është peng i 10 personave që dyshohen për krime lufte.

"Fundja, shtetet dhe popujt asnjëherë nuk janë vënë dhe nuk mund të vihen në bankën e të akuzuarve. Fillimi i punës së Gjykatës Speciale përbën një shpresë për hapje të një hapësire të re dhe të një faqeje të re në jetën publike kosovare: Kosova përfundimisht, duhet thënë hapur, ka kohë që ka ngelur peng i jo më shumë se dhjetë vetëve të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve më monstruoze të karakterit ndërkombëtar", ka thënë Hasani.

Ai ka thënë se formimi i gjykatës ka qenë pjesë e përpjekjeve të aleatëve perëndimorë të Kosovës për ta ndarë "shapin prej sheqerit", për t'ia mbyllur gojën Rusisë së Putinit që në vazhdim ka synuar barazimin e krimeve të Millosheviqit të kryera në Kosovë me krimet eventuale individuale dhe krejt spontane që mund t'i kenë kryer disa individë në Kosovë.

"Tani që Rusisë po i rrëzohet velloja e fuqisë fiktive, e krijuar këtyre viteve të fundit, puna e Gjykatës Speciale ka edhe më shumë kuptim dhe efekt. Tani e tutje Gjykata Speciale është biznes i kosovarëve dhe i aleatëve të tyre perëndimorë, të cilët kanë qëllimin e njëjtë: zbardhjen e kapitullit të luftës, sado që i dhimbshëm mund të dalë për qytetarin e zakonshëm në Kosovë dhe për aleatët e Kosovës që ndihmuan çlirimin e Kosovës nga Serbia", ka theksuar Hasani.

The post Hasani: Kosova peng i dhjetë personave appeared first on INSAJDERI.

Opozita turke kërkon anulimin e votimeve pasi Erdogan fitoi pushtet

Posted: 17 Apr 2017 06:43 AM PDT

Partia opozitare ka kërkuar të hënën që referendumi i cili i jep presidentit Erdogan fuqi gjithëpërfshirëse  të shfuqizohen pasi një votimi "Po" të ngushtë e cila ekspozoi divizione të hidhura dhe ka ngritur shqetësim nga liderët e Bashkimit Evropian.

Rezultatet jozyrtare kanë treguar një fitore të ngushtë prej 51,4 për qind të votave në favor.

Dy partitë më të mëdha opozitare e sfiduan referendumin, duke thënë që është me shumë gabime, shkruan Reuters.

Partia Demokratike e Njerëzve, pro-Kurde, tha që ka prezantuar ankesë për fletëvotimet e pastampuara të cilat kanë ndikuar te 3 milionë votues, më shumë se dyfishi i fitores së Erdoganit.

Ata kanë thënë që nuk është ende e qartë se sa vota janë afektuar.

"Kjo është arsyeja pse vendimi i vetëm i cili do të përfundonte debatin për legjitimitetin (e votimeve) dhe të lehtësojë shqetësimet ligjore të njerëzve është anulimi i këtyre zgjedhjeve", ka thënë zëvendës kryetari i partisë Bulent Tezcan.

Tezcan ka thënë që do të shkojë nëse është e nevojshme në gjykatën kushtetuese – njëra nga institucionet në të cilat Erdogani do të fitonte kontrollin përmes caktimit të anëtarëve të saj.

Ndërsa Erdogani ka thënë që ndryshimet kanë qenë të nevojshme për të përfunduar jo-stabilitetin i cili ka kapluar vendin përgjatë dekadave.

"Për herë të parë në histori të Republikës, ne po ndryshojmë sistemin tonë udhëheqës përmes politikave civile", ka thënë ai në një fjalim të fitores.

Por ndarjet e treguara nga rezultatet e përafërta mund gjithashtu të sjellin më shumë shqetësime. Ndryshimet janë përkrahur nga pjesët rurale konservative, por janë refuzuar fuqimisht në Stamboll dhe qytetet tjera. /Insajderi.com

The post Opozita turke kërkon anulimin e votimeve pasi Erdogan fitoi pushtet appeared first on INSAJDERI.

Hysaj i jashtëzakonshëm, vetë Napoli e lavdëron për statistikat

Posted: 17 Apr 2017 06:29 AM PDT

Elseid Hysaj është rikthyer në formën ideale. Mbrojtësi i Kombëtares po tregon nga ndeshja në ndeshje se është një nga më të mirët e Serisë A në rolin e tij.

Futbollisti i Napolit ka bërë një tjetër paraqitje ideale në Itali, në fitoren e radhës për napolitanët. Elseid Hysaj ka qenë një ndër më të mirët e ndeshjes. Këtë e konfirmon edhe një postim i Napolit në rrjetin social "Twitter", në të cilin kanë evidentuar statistikat e futbollistit të Kombëtares shqiptare.

Hysaj ka arritur ta rikuperojë topin 24 herë. Edhe pse jo në rolin e shkatërruesit në mesfushë, shqiptari ia ka dalë që të jetë më i miri i ndeshjes në lidhje me këtë statistikë, e cila është evidentuar edhe nga vetë skuadra napolitane.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të, Napoli ia ka dalë që të fitojë pastër përballë Udinezes me rezultatin 3-0. Ndonëse në pjesën e parë skuadrat kanë barazuar pa gola, në të dytën Mertens, Alan e Kajehon kanë garantuar trepikëshin e radhës.

Me këtë fitore, skuadra e shqiptarit ka ngushtuar distancën me Romën në vetëm dy pikë.

Me afrimin e mbylljes së kampionatit, për shqiptarin kanë nisur të dalin një sërë interesimesh dhe ofertash nga skuadra të mëdha në Europë. Napoli ka vendosur klauzolën prej 50 milionë eurosh për cilindo ekip që do të kërkojë shërbimet e Hysajt, i cili ka rinovuar kontratën e tij me Napolin.

Vlerësim nga "Eurosport": Siguri në të dy fazat

Elseid Hysaj është rikthyer në formën e tij më të mirë. Këtë e konfirmon edhe vlerësimi i bërë nga "Eurosport" pas ndeshjes kundër Udinezes. Napoli fitoi pastër 3-0, ku të tre golat u realizuan në të dytën. Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar me notën 6.

"I sigurt në çdo moment! I aftë për të bërë maksimumin në të dyja fazat e lojës. I përqendruar gjatë gjithë ndeshjes", ishte shpjegimi i dhënë nga "Eurosport" për paraqitjen e futbollistit të Kombëtares shqiptare. Në këtë 90- minutësh, mbrojtësi i Napolit ka realizuar 56 pasime, me një saktësi prej 80.4%. Pavarësisht minutave të shumta që ka zhvilluar këtë sezon, shqiptari po tregon vlerat e tij më të mira.

The post Hysaj i jashtëzakonshëm, vetë Napoli e lavdëron për statistikat appeared first on INSAJDERI.

“Arrestimi i Haradinajt, nuk ka ndikim në rrugën e Serbisë drejt BE-së”

Posted: 17 Apr 2017 06:19 AM PDT

Brukseli nuk ka treguar nëse arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë mund të ketë ndikim në integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë sot kryenegociatorja e Serbisë me BE-në, Tanja Mishçeviq.

Duke folur për televizionin N1 Info, kur Mishçeviq është pyetur nëse Serbia mund të shpresojë që të hapë kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në BE “në qoftë se dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të rifilloj deri në qershor”, ajo tha se “për Serbinë, kusht është vlerësimi i asaj që arriti në procesin e dialogut”.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë argument që mund të përdoret për të thënë se Serbia nuk ka bërë gjithçka që ishte e mundur që të sigurojë vazhdimin e dialogut apo zbatimin e marrëveshjeve”, tha Mishçeviq, shkruan B92.

Ajo shpreson se bllokimi i dialogut me Prishtinën zyrtare nuk do të ndikojë rrugën e Serbisë drejt BE-së. /Insajderi.com

The post “Arrestimi i Haradinajt, nuk ka ndikim në rrugën e Serbisë drejt BE-së” appeared first on INSAJDERI.

5 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Portugali

Posted: 17 Apr 2017 06:06 AM PDT

Shërbimet e emergjencave në Portugali thonë se një avion i vogël është rrëzuar në afërsi të një supermarketi në Lisbonë, duke lënë të vdekur katër pjesëtarë të ekuipazhit. Po ashtu një person tjetër ka vdekur, pasi është gjendur në afërsi të vendit ku u rrëzua avioni.

Komandanti operacional, Miguel Cruz, i ka thënë agjencisë Associated Press, se viktimat janë një pilot zviceran, tre pasagjerë nga Franca dhe një shofer kamioni nga Portugalia, i cili u godit nga avioni.

Cruz ka treguar se avioni është rrëzuar vetëm pak minuta pasi është nisur nga aeroporti Tires, që gjendet rreth 20 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Portugalisë.

Shoferi i kamionit ishte duke shkarkuar disa mallra jashtë supermarketit, kur avioni u rrëzua.

The post 5 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Portugali appeared first on INSAJDERI.

100 milion lekë për ata që ndihmojnë në identifikimin e vrasësit të Artan Cukut

Posted: 17 Apr 2017 05:56 AM PDT

Policia rrit shpërblimin për këdo që ka informacion në lidhje me vrasjen e ish zyrtarit të policisë së shtetit, Artan Cuku.

Më herët ishte vënë në dispozicion shuma prej 30 milionë lekësh të rinj, ndërsa sot kjo shumë ka shkuar në 100 milionë lekë të rinj për këdo që jep informacione që çojnë drejt zbardhjes së ekzekutimit të datës 8 prill.

Pak ditë më parë policia publikoi një video nga një kamera sigurie, ku dukej vrasësi i veshur sportiv dhe me një kapele të bardhë, shkruan Express.

Me qindra telefonata janë bërë nga qytetarë të ndryshëm, por që deri më tani asnjë nuk ka rezultuar e vlefshme për zbardhjen e ngjarjes së rënde.

The post 100 milion lekë për ata që ndihmojnë në identifikimin e vrasësit të Artan Cukut appeared first on INSAJDERI.

Kur myftiu i Kosovës thoshte: Erdogani është i dërguari i Allahut

Posted: 17 Apr 2017 05:51 AM PDT

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, i cili e ka quajtur "grup terrorist" organizatën e Fetullah Gulenit, ka bërë edhe një deklaratë tjetër interesante, duke e quajtur presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan të dërguarin e Zotit.

Komentet e tij Myftiu Tërnava i ka bërë gjatë një samiti në Turqi me klerikë myslimanë nga Evropa dhe Azia.

Duke madhëruar figurën e Erdoganit, siç citon Koha.net, myftiu Tërnava ka thënë se “ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat".

Turqia të dielën ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese që i rrisin kompetencat presidentit Erdogan, përmes një referendumi. /Insajderi.com

Lexo edhe:

Zgjerimi i Konak-ut në Kalabri nxit pakënaqësi dhe përplasje

Kur myftiu i Kosovës thoshte: Erdogani është i dërguari i Allahut

 

The post Kur myftiu i Kosovës thoshte: Erdogani është i dërguari i Allahut appeared first on INSAJDERI.

Franca reagon për referendumin në Turqi

Posted: 17 Apr 2017 05:34 AM PDT

Rezultati i ngushtë në referendumin e Turqisë për t'i dhënë presidentit kompetenca gjithëpërfshirëse paraqet ndarjen e shoqërisë turke, tha të hënën zyra e presidentit francez Francois Hollande.

“Është në dorë të turqve dhe vetëm e atyre që të vendosin se si ata duan të organizojnë institucionet e tyre politike, por rezultatet e publikuara tregojnë se shoqëria turke është e ndarë në lidhje me reformat e planifikuara”, tha zyra e Hollande në një deklaratë për medie, shkruan Reuters.

Në një deklaratë të veçantë, Ministria e Jashtme e Francës i bëri thirrje qeverisë turke që të respektojë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ndalimin e dënimit me vdekje. /Insajderi.com

Lexo edhe:

PDK shkel zotimin e Kadri Veselit për transparencë

Franca reagon për referendumin në Turqi

The post Franca reagon për referendumin në Turqi appeared first on INSAJDERI.

Të burgosurit palestinezë hyjnë në grevë urie në Izrael

Posted: 17 Apr 2017 05:34 AM PDT

Një aktivist thotë se më shumë se 1,500 të burgosur palestinezë, kanë nisur grevë urie, dhe po kërkojnë kushte më të mira në burgjet izraelite, përfshirë kontaktet me familjen dhe dhënien fund të dënimeve të tyre, pa dalur në gjyq, raporton AP.

Greva e urisë, që nisi sot po udhëhiqet nga Mawan Barhouti, që ishte figurë e rëndësishme në lëvizjen e presidetit Mahmoud Abbas Fatah.

Vlerësohet se 6,500 palestinezë po mbahen në burgjet në Izrael.

Të burgosurit palestinezë edhe në vitin 2012 kishin organizuar grevë urie për 28 ditë. Po ashtu, më 2014, të burgosurit mbajtën grevë urie për dy muaj, për të protestuar paraburgosjen e tyre pa dalur fare në gjyq.

The post Të burgosurit palestinezë hyjnë në grevë urie në Izrael appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more