Skip to main content

INSAJDERI: “Qeveria: Demarkacioni në Kuvend më së largu në fillim të javës së ardhshme” plus 19 more

INSAJDERI: “Qeveria: Demarkacioni në Kuvend më së largu në fillim të javës së ardhshme” plus 19 more


Qeveria: Demarkacioni në Kuvend më së largu në fillim të javës së ardhshme

Posted: 26 Apr 2017 09:46 AM PDT

Qeveria e Kosovës, këtë javë ose më së largu në fillim të javës së ardhshme, do ta miratojë në mbledhjen e kabinetit qeveritar dhe do ta procedojë në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Siç bëhet e ditur nga Zyra për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeministrit, pas kthimit të kryeministrit Isa Mustafa nga Brukseli, gjatë kësaj jave ose më së largu në fillim të javës së ardhme marrëveshja për Demarkacionin do të jetë në Kuvend.

Në pyetjet e Koha.net për kohën kur do të procedohet për ratifikim Marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë ka konfirmuar se “pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Isa Mustafa do të harmonizojë qëndrimet me partnerët e koalicionit dhe në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

The post Qeveria: Demarkacioni në Kuvend më së largu në fillim të javës së ardhshme appeared first on INSAJDERI.

Njihuni me Izamal, qyteti i verdhë

Posted: 26 Apr 2017 09:38 AM PDT

Izamal, qyteti i verdhë, është një nga qytetet koloniale meksikane, dhe që botërisht njihet si qyteti magjik, pasi ka histori, bukuri dhe legjendë.

Izamal në fakt, është një qytet mjaft tërheqës, me ndërtesat e saj me ngjyrë të verdhë të artë. Ai ka qënë një fshat i rëndësishëm fetar maja. Sot është një sit arkeologjik me katër piramida të mëdha që dominojnë qëndrën e qytetit.

Ai njihet dhe si "Ciudad de las Tres Culturas" (Qyteti i tre kulturave), ku takohen tre civilizime që kanë jetuar në gadishullin e Jukatanit, maja, ku janë ende të dukshme disa mbetje arkitektonike, spanjollët, që jetuan gjatë kohës së kolonizimit dhe lanë arkitekturën e tyre të tipit kolonial, dhe meksikanët që jetojnë aktualisht.

The post Njihuni me Izamal, qyteti i verdhë appeared first on INSAJDERI.

BE-ja nis veprime ligjore kundër Hungarisë

Posted: 26 Apr 2017 09:26 AM PDT

Komisioni Evropian ka nisur një procedurë ligjore ndaj Hungarisë, mbi një Ligj për arsimin e lartë, që do të mund të çonte në mbylljen e Universitetit të Evropës Qendrore (CEU) në Budapest.

Komisioni Evropian, ka thënë se Ligji hungarez për arsim të lartë, që është miratuar më herët gjatë këtij muaji, nuk "është në përputje me liritë themelore më vend… por gjithashtu nuk është në përputhje me të dretjën e lirisë akademike".

Universiteti i Evropës Qendrore, që është themeluar më 1991 nga miliarderi amerikan, George Soros, është shdërruar në temën kryesore të debatit politik në Hungari.

Kryeministri hungarez, Victor Orban, prej kohësh ka akuzuar Sorosin se po ndërhynë në çështjet e brendshme të Hungarisë dhe ka ngritur ndalesa ndaj organizatave që kanë lidhje me të.

"Ne kemi vendosur të ndërmarrim veprime ligjore ndaj Ligjit për arsim. Kemi dërguar një letër zyrtare qeverisë hungareze, në bazë të një vlerësimi të thellë ligjot", ka thënë në një konferecë për media në Bruksel, nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.

Legjislacioni ishte miratuar në parlamentin e Hugarisë më 4 prill dhe ishte nënshkruar nga presidenti Janos Ader, më 10 prill. Sipas këtij ligji, univeristetet e huaja në Hungari, duhet të kenë një kampus atje dhe të ofrojnë kurse të ngjajshme në vendet e tyre të origjinës.

CEU, që ka mbi 1,400 studentë, nga 100 shtete të ndryshme, mund të detyrohet me ligj, që të mos pranojë studentë të rinj në vitin e ri akademik dhe të mbyllet më 2021.(rel)

 

The post BE-ja nis veprime ligjore kundër Hungarisë appeared first on INSAJDERI.

Rregulli i Speciales – paraburgim edhe për të pafajshmit

Posted: 26 Apr 2017 09:19 AM PDT

Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kishin paraparë që të mbanin në paraburgim edhe ata që shpallen të pafajshëm nga Specialja.

Një rregull i tillë ishte paraparë të zbatohej nga Gjykata Speciale, e cila në rregullin 54 përmbante dispozita për rishikimin dhe rishqyrtimin e mbajtjes në paraburgim.

Sipas dokumentit Shqiptim i Vendimit mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave, rregulla 158(2) trajtonte mbajtjen në paraburgim të një personi që ishte shpallur i pafajshëm pas gjykimit.

"Gjykata konstatoi se mbajtja e mëtejshme në paraburgim e një personi të shpallur të pafajshëm nuk parashikohet me ligj dhe nuk përfshihet në një prej arsyeve të lejueshme për privimin e lirisë. Për rrjedhojë, Gjykata arriti në përfundimin se kjo dispozitë ishte në mospërputhje me Nenin 29 të Kushtetutës", thuhet në dokument.

Sipas këtij dokumenti në një lexim të drejtpërdrejtë, dispozita e bën lirimin e një personi të paraburgosur krejtësisht të varur nga pëlqimi i një shteti të tretë, edhe në rrethanat kur një panel ka vendosur se ekzistojnë arsye të mjaftueshme që kërkojnë lirimin e të paraburgosurit.

"Gjykata konstatoi se, në pamje të parë, kjo dispozitë specifike e rregullës 54(4) ishte në mospërputhje me nenin 29 të Kushtetutës", thuhet në vendim.

The post Rregulli i Speciales – paraburgim edhe për të pafajshmit appeared first on INSAJDERI.

LDK do të kërkojë shkarkimin e Thaçit, nëse prishet koalicioni

Posted: 26 Apr 2017 09:12 AM PDT

Deri më tani dy zëra nga LDK, janë shprehur se nëse PDK insiston në prishjen e koalicionit me LDK-në, atëherë kjo e fundit do të kërkojë shkarkimin e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit të vendit, kjo pasi zgjedhja e presidentit ka qenë pjesë e marrëveshjes së partnerëve të koalicionit.

Pas Arben Gashit, i cili të martën deklaroi se nëse prishet koalicioni PDK-LDK, kjo e fundit do të kërkojë që të shkarkohet presidenti, edhe nënkryetari i LDK'së Haki Rugova, ka deklaruar të njëjtën gjë.

Rugova për gazetën express, është shprehur se partia e tij do të kërkojë që të zbatohet marrëveshja e arritur. Ai thotë se dikush po mundohet që ta vërë në kurth kryeministrin Mustafa.

Në marrëveshjen për koalicion në mes të PDK-së e LDK-së, të nënshkruar në vitin 2014 për qeverisje, të dy këto subjekte politike ishin marrë vesh që për kandidat për president ta votonin Hashim Thaçin.

Pika 6, Neni C, i kësaj marrëveshje thotë se "…për pozitën e presidentit të Republikës së Kosovës do të votohet kandidati i propozuar nga PDK-ja, pas përfundimit të mandatit aktual në përputhje me Kushtetutën- z. Hashim Thaçi".

E deputetët e kësaj partie po thonë se nëse PDK-ja e prish koalicionin me LDK-në atëherë kjo e fundit do të kërkojë që të rishqyrtohet çështja e Presidentit Thaçi.

E ndërkohë nënkryetari i kësaj partie, për gazetën express ka thënë se lideri i partisë së tij, Isa Mustafa nuk ka dështuar rreth çështjes së Demarkacionit. Madje, ai është shprehur se dikush po mundohet që ta fusë në kurth kryeministrin e vendit.

"…Unë nuk mendoj që ka dështuar Isa Mustafa rreth çështjes së Demarkacionit. Kjo çështje është e përfunduar para ardhjes së tij në pozitën e kryeministrit. Nuk bëhet as koalicioni e as Qeveria me të 'futne'. Nëse një marrëveshje është krijuar, atëherë duhet të respektohet", ka deklaruar ai.

 

The post LDK do të kërkojë shkarkimin e Thaçit, nëse prishet koalicioni appeared first on INSAJDERI.

Postimi para 1 viti i kushtoi rëndë studentes së Fakultetit Ekonomik

Posted: 26 Apr 2017 09:05 AM PDT

Universiteti i Prishtinës duket se nuk është vetëm parajsë për studentët. Shumë studentë keqtrajtohen nga mësimdhënësit por shumë pak prej tyre mund të ankohen për arsyen se shumica e mësimdhënësve janë edhe në funksione të tjera si ministra, deputetë, redaktorë duke krijuar një frikë te studentët.

Kjo është Janinë Mehmeti, studente në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, e cila para 1 viti në rrjetin social Facebook kritikoi profesoreshën Mihane Berisha – Namani për disa gabime drejtshkrimore në një libër të sajin. Por, studentja thotë se pas një viti profesorja gjeti rastin e t'i hakmerrej.

Ajo është shprehur për Tribuna Channel se para 3 ditësh është përjashtuar nga provimi i lëndës "Ekonomia e Internetit" për shkak të këtij postimi në Facebook

Postimi para 1 viti i kushtoi rëndë studentes së Fakultetit Ekonomik

 

The post Postimi para 1 viti i kushtoi rëndë studentes së Fakultetit Ekonomik appeared first on INSAJDERI.

Mourinho-Conte, “luftë” për shërbimet e Alvaro Moratës

Posted: 26 Apr 2017 09:00 AM PDT

Alvaro Morata duket se do t'i thotë sërish lamtumirë Realit të Madridit. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, destinacioni i ardhshëm i sulmuesit duket se do të jetë Premier League, edhe pse në drejtim të tij ka shfaqur interes edhe Milani.

Në Angli, dy janë skuadrat që po e kërkojnë me ngulm Alvaro Moratën dhe bëhet fjalër për Manchester United dhe Chelsea.

Mourinho, i cili në sezonin 2010-2011 i dha mundësinë Moratës të bënte debutimin me fanellën e Realit të Madridit, do të kërkojë të përfitojë nga situata e vështirë që po përjeton lojtari, pas kthimit në Madrid nga Juventusi.

Hapësirat në skuadër nuk i janë krijiuar shpesh për shkak të pranisë së Ronaldos, Bale dhe Benzemasë dhe tani Mourinho e kërkon ta ketë sërish nën urdhrat e tij, për t'i dhënë rolin e protagonistit duke parë edhe dëmtimin e Ibrahimoviç, njofton tch.

Por edhe Antonio Conte e dëshiron Moratën në skuadrën e tij, gjë që të lë të kuptosh se do të ketë një betejë të vërtetë mes trajnerit italian dhe atij portugez. Conte do të kërkojë që të plotësojë vendin që Diego Costa pritet të lërë bosh, për shkak të transferimit të tij në kampionatin kinez, me afrimin e Alvaro Moratës.

The post Mourinho-Conte, "luftë" për shërbimet e Alvaro Moratës appeared first on INSAJDERI.

Kodi i ri Penal si vizion për diktaturën në Kosovë

Posted: 26 Apr 2017 08:41 AM PDT

Një propozim për të bërë të dënueshme me burg fyerjet dhe shpifjet ndaj shtetit të Kosovës dhe udhëheqësve të saj ka nxitur frikën se po zhbëhet ideja e Kosovës si shtet demokratik, edhe ashtu të brishtë për momentin.

Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetës Koha Ditore, thotë se një iniciativë e tillë "e nxjerrë Kosovën plotësisht nga orbita evropiane" dhe e kthen në drejtim të Lindjes.

"Dhe, ç'është e vërteta, frymëzimin për hapa të tillë, propozuesit, bashkë me iniciuesin e ndryshimeve, duket qartë se e kanë gjetur tek vendet si Rusia e Putinit, apo Turqia e tanishme e Erdoganit", thotë Bajrami për Insajderin.

"Kriminalizimi i shpifjes – bashkë me këto propozimet tjera skandaloze që po raportohen – janë jo vetëm një hap prapa, por edhe paralajmërim se vizioni që kanë disa pushtetarë për shtetin e Kosovës është i një diktature, ku shoqëria jo vetëm se duhet ti nënshtrohet pushtetit, por edhe duhet t'ia ketë frikën", thotë ai.

Sipas tij, është indikative se propozimi për këto ndryshime ka ardhur nga komisioni i formuar nga Presidenti Thaçi.

Kjo, sipas Bajramit, përveç se e konfirmon se kemi të bëjmë me një hap krejt jodemokratik dhe autoritar, "është edhe përpjekje për t'ia mbyllur gojën gjithë shoqërisë përballë dështimeve që kjo garniturë e pushtetarëve ia ka servuar vendit me vite të tëra."

Bajrami ka thënë se megjithëse ka vende të ndryshme evropiane që bëjnë sanksionim të ngjashëm si drafti i propozuar, vendet si Kosova, Shqipëria e Maqedonia "nuk kanë elitë demokratike politike" andaj ligjet si këto i afrojnë me grupin e shteteve autokratike.

Edhe aktivisti i shoqërisë civile, Krenar Gashi, poashtu ka reaguar ashpër ndaj këtij drafti.

"Ta pshurrsha republikën që ka nevojë me e penalizu fyerjen prej qytetarëve të saj. Hajt tash, më burgosni!", ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

I kontaktuar nga Insajderi, Gashi ka thënë se përmes kësaj iniciative, "po tentohet të kriminalizohet fyerja ndaj pushtetit dhe jo shtetit".

"Thënë troç, nuk ka prokuror a gjyqtar që do e ndjekë dikë në një vend demokratik veç për shkak së ka shfaqur shpërfillje apo fyerje ndaj shtetit dhe rendit kushtetues, meqë, një gjë e tillë garantohet me lirinë e shprehjes", thotë ai.

"Megjithatë, nëse provizione te tilla miratohen në Kuvend, kam shumë frikë se do kemi shumë prokurorë e gjyqtarë, sidomos të tillët që kanë ardhur nga këto pozita përmes lidhjeve politike të zbuluara nga afera pronto, që nuk do hezitojnë fare t'i zbatojnë sipas dëshirës së shefave të tyre dhe shefave të shefave", shton ai.

Kodi aktual Penal i Kosovës parashikon që fyerjet dhe shpifjet të dënohen me gjobë, dhe trajtohen përmes Ligjit për Shpifje. Por, drafti i propozuar nga Ministria e Drejtësisë tashmë ka një plan tjetër për njerëzit që nuk mund të përmbahen në shprehjen e mllefit ndaj udhëheqësve të tyre apo shtetit.

"Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara fyen apo me keqdashje shpreh përbuzje ndaj Republikës se Kosovës ose ndaj rendit të saj kushtetues; ose fyen ngjyrat, flamurin, stemën apo himnin e Republikës se Kosovës dënohet me burgim deri në tre vjet ose me gjobë", thuhet në draftin e këtij projektligji.

Përkufizim i njëjtë vlen edhe për shpifjet ndaj "Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese, ose një prej anëtarëve të tyre."

Në anën tjetër, Ministrja e Drejtësisë ka mbrojtur këtë draft duke thënë se është bazuar në praktikat më të mira të vendeve të BE-së.

"Me rastin e hartimit të këtij drafti Ministria e Drejtësisë ka  marrë për bazë propozimet e akterëve të përfshirë në këtë proces si dhe praktikat e mira të vendeve të Bashkimit Evropian në përgjithësi e shtetit të Gjermanisë në veçanti",thuhet në komunikatën e Ministrisë të dërguar medieve pas reagimeve publike ndaj draftit.

Disa nga nenet e propozuara për diskutim nga ana e anëtarëve të grupit punues, sipas ministrisë janë marr model nga Kodi Penal i Gjermanisë, "i cili është në pajtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut".

"Si të tilla janë objekt shqyrtimi nga ana e grupit punues dhe nuk janë propozim i asnjë institucioni, e për të cilat grupi punues i themeluar për këtë çështje do të jetë kompetent t'i trajtoj dhe të rekomandoj se si të procedohet tutje me këtë çështje", sqaron ministria.

Aktualisht, drafti u është dërguar për komente anëtarëve të grupit punues, përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe partnerëve tanë ndërkombëtar.

Organizata ndërkombëtare Freedom House, e cila mbikëqyr zgjerimin e lirisë nëpër botë, tash e disa vite e radhit Kosovën si një vend gjysmë të konsoliduar autoritar./Insajderi.com

The post Kodi i ri Penal si vizion për diktaturën në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Ministria e Drejtësisë mbron propozimin me dënim me burg për “shpifësit e Presidentit”

Posted: 26 Apr 2017 08:01 AM PDT

Pas reagimeve të shumta që ka ngjallur ndryshimet në Kodin e ri Penal, Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me procesin e rishikimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Sipas një komunikate, Ministria e Drejtësisë e ka cilësuar punën e saj në hartimin e Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të bazuar në modelet sipas tyre më të avancuara të vendeve të Bashkimit Evropian.

"Përmes këtij procesi, para së gjithash synojmë: avancimin e mëtejshëm të legjislacionit të kësaj fushe përgjithësisht me fokus rishikimi i dispozitave që i referohem forcimit të sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe forcimit të luftës kundër terrorizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar; adresimin e sfidave apo vështirësie që kane hasur organet e zbatimit të legjislacionit penal, si dhe adresimin i të gjeturave nga raportit për vendin i Komisionit Evropian", thuhet në komunikatë.

Komisioni që presidenti Hashim Thaçi e ka themeluar për ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale ka kriminalizuar fyerjen dhe shpifjen. Është saktësuar si vepër e rëndë penale fyerja dhe shpifja ndaj udhëheqësve të shtetit, përfshirë presidentin. Dënimet për shpifje ndaj tij janë deri në 5 vjet burgim.  

Sipas kësaj komunikate, pas pranimit të komenteve dhe propozimeve, si dhe themelimit të grupit punës në lidhje me këtë çështje,  Ministria e Drejtësisë ka hartuar draftin fillestar të Projektligjit për ndryshim plotësimin e Kodit Penal.

"Me rastin e hartimit të këtij drafti Ministria e Drejtësisë ka  marrë për bazë propozimet e akterëve të përfshirë në këtë proces si dhe praktikat e mira të vendeve të Bashkimit Evropian në përgjithësi e shtetit të Gjermanisë në veçanti",thuhet në komunikatë.

Disa nga nenet e propozuara për diskutim nga ana e anëtarëve të grupit punues, sipas ministrisë janë marr model nga Kodi Penal i Gjermanisë, "i cili është në pajtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut".

"Si të tilla janë objekt shqyrtimi nga ana e grupit punues dhe nuk janë propozim i asnjë institucioni, e për të cilat grupi punues i themeluar për këtë çështje do të jetë kompetent t'i trajtoj dhe të rekomandoj se si të procedohet tutje me këtë çështje", sqaron ministria.

Aktualisht, drafti u është dërguar për komente anëtarëve të grupit punues, përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe partnerëve tanë ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë, aktualisht është në fazën e pranimit të komenteve dhe propozimeve shtesë nga ana e anëtarëve të grupit punues, ka sqaruar MD.

"Ministria e Drejtësisë është thellësisht e përkushtuar që procesi i rishikimit të drejtësisë penale  do të jetë gjithëpërfshirës dhe shumë transparent, me qellim të avancimit të mëtutjeshëm të legjislacionit aktual, në menynë që organeve të cilat merren me zbatimin e ligjit t'u mundësohet infrastrukturë adekuate ligjore, që puna e tyre të jetë sa me efikase dhe efektive, në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative", thuhet në komunikatë.

E tek në fund Ministria e Drejtësisë ka ftuar të gjitha palët dhe mediat të përmbahen nga paragjykimet dhe të kuptojnë së çështjet e propozuara aktualisht janë në nivel diskutimesh dhe janë vetëm propozim për të cilat do të vendosë grupi punues.

 

The post Ministria e Drejtësisë mbron propozimin me dënim me burg për "shpifësit e Presidentit" appeared first on INSAJDERI.

Nëntë rregulla të Speciales nuk përputhen me të drejtat dhe liritë themelore

Posted: 26 Apr 2017 07:42 AM PDT

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese sot nxori vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Referimi synonte garantimin e përputhshmërisë së Rregullores me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili trajton 'Të drejtat dhe liritë themelore'.

Nga kjo del se nëntë prej 208 rregullave sa janë gjithsej, ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.

"Rregullorja e Procedurës dhe e Provave ('Rregullorja') rregullon zhvillimin e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara dhe u miratua më 17 mars 2017 nga gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të mbledhur në seancën e parë plenare. Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk morën pjesë në miratimin e Rregullores", thuhet në njoftim.

Më 27 mars, 2017, Rregullorja iu referua Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. U caktua një panel prej tre gjykatësish ndërkombëtarë të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu u caktua edhe gjykatësi rezervë.

"Në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ('Ligji'), paneli kishte tridhjetë ditë për shqyrtimin e Rregullores", thuhet më tej në njoftim.

Në vendimin e sotëm, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese u shpreh se Referimi ishte i pranueshëm.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese kujtoi se, në bazë të Ligjit, Rregullorja duhet të pasqyrojë standardet më të larta të të drejtave ndërkombëtare të njeriut me synimin e garantimit të procedurave gjyqësore të drejta dhe të shpejta.

"Pas shqyrtimit të 208 rregullave të miratuara nga Plenarja, Gjykata konstatoi se nëntë prej rregullave ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës", thuhet aty.

Gjykata gjithashtu u shpreh se nuk mund të nxirrte konstatim nëse një rregull tjetër ishte në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.

Vendimi i Gjykatës në lidhje me Rregulloren do t'u dërgohet gjykatësve në Plenare për të ndërmarrë veprime të mëtejshme mbi dispozitat përkatëse. Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk do të marrin pjesë në veprimet e lartpërmendura./Insajderi.com

The post Nëntë rregulla të Speciales nuk përputhen me të drejtat dhe liritë themelore appeared first on INSAJDERI.

Arreston dy persona nga Gjilani për kontrabandim me migrant

Posted: 26 Apr 2017 07:27 AM PDT

 

Policia e Kosovës pas një hetimi disa mujor ka arrestuar sot dy persona nga rajoni i Gjilanit nën dyshimin e kryerjes së veprave penale 'kontrabandim me migrant',

Personat e arrestuar janë S.R i lindur me 1971 dhe S.A i lindir me 1974.

Të dy persona dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale, duke iu mundësuar disa shtetasve nga Afgani të migrojnë në mënyrë të paligjshme, duke përdorur territorin e Kosovës si rrugë tranzite për në shtetet perëndimore.

Sipas dyshimeve të policisë dy personat e dyshua kanë kontrabanduar mbi 100 persona për në shtet perëndimore.

Pas intervistimit të dy personat janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të lëndës./Insadjeri.com

The post Arreston dy persona nga Gjilani për kontrabandim me migrant appeared first on INSAJDERI.

Ju jeni të lidhur me krimin – kjo nuk është shpifje

Posted: 26 Apr 2017 07:18 AM PDT

Kosova është shtet që qeveriset nga njerëz kriminelë dhe të lidhur me krimin. Kjo nuk është shpifje e as fyerje për drejtuesit e shtetit.

Presidenti Hashim Thaçi ka përgjegjësi për shkatërrimin e vendit, ekonomisë, lirisë. Ka përgjegjësi për krimet më të rënda korruptive. Madje ka përgjegjësi edhe për vrasjen dhe zhdukjen e qindra njerëzve në periudhën e pasluftës – përfshirë vrasjen e kundërshtarëve politikë.

Në periudhën e pasluftës Thaçi ka drejtuar Qeverinë e Përkohshme. Brenda kësaj Qeverie ka pasur një shërbim sekret i quajtur Shërbimi Informativ i Kosovës. Mbi këtë shërbim janë hedhur dyshime se pos krimeve tjera, janë të përfshirë në vrasje, kidnapime njerëzish, zhvatje, etj. Për këto dyshime tashmë është themeluar dhe funksionalizuar Gjykata Speciale.

Nga qershori, deri në dhjetor të vitit 1999 në Kosovë janë vrarë mbi 450 njerëz. Mes tyre edhe Ibush Kllokoqi. Për vrasjen e tij janë të dënuar shtatë persona të cilët sipas aktgjykimit të formës së prerë janë drejtuar prej Azem Sylës.

Në kuadër të Qeverisë së Thaçit Syla ka shërbyer si ministër i mbrojtjes. Verën e vitit 1999, Syla me duart e veta ia kishte dhënë armën Scorpion, Fahredin Gashit, në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes në Prishtinë.

Grupi kriminal i drejtuar prej Azem Sylës, ministrit të Hashim Thaçit ishte nisur drejt shtëpisë së Ibush Klliokoqit. E kishin vrarë në oborr të shtëpisë, para syve të gruas së tij.

Objekti në të cilin ishte e vendosur Ministria e Mbrojtjes, më vonë u shndërrua në "Hotel Victory". U mbajt i uzurpuar për më shumë se 15 vjet nga këshilltari i Thaçit, Bedri Selmanaj.

Në këtë hotel të uzurpuar janë mbajtur thuajse të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike të Kosovës.

U lirua vetëm kur këtë e urdhëroi Kadri Veseli. Deri atëherë Shteti ishte i pafuqishëm për ta bërë një gjë të tillë.

Zëvendës i Azem Sylës ishte Fatmir Limaj. Kishte autoritet të jashtëzakonshëm, saqë kishte lëshuar një vërtetim, një personi të quajtur Banush Bërbatovci se ai nuk ishte spiun. Ky vërtetim ia kishte shpëtuar jetën Bërbatovcit në momentin që ua kishte prezantuar grupit kriminal të Azem Sylës. Ai u la i lirë. Sot e asaj dite është gjallë.

Në përgjimet e publikuara vitin e kaluar u dëshmua se si njerëzit e PDK-së, përfshirë Thaçin e Veselin qeverisnin në mënyrë të paligjshme. Adem Grabovci ishte koordinator i të gjitha këtyre veprimeve. Një hetim penal po kryen prokuroria kundër një grupi të madh zyrtarësh të PDK-së.

Thaçi si drejtues i PDK-së dhe i Qeverisë ka përgjegjësi për të gjitha këto.

Këto nuk janë shpifje e as fyerje.

Isa Mustafa është i korruptuar, ani se jo në përmasat e Hashim Thaçit. Ka qenë ministër i Financave në Qeverinë e Bujar Bukoshit. Fondet që ka menaxhuar ai, janë keqpërdorur vazhdimisht.

Vitin e kaluar Insajderi zbuloi një raport të Qendrës së Inteligjencës Financiare që dëshmonte se deri në vitin 2012 ishin tërhequr shuma të mëdha parash nga Fondi i 3 përqindëshit. Rreth 600 mijë euro ishin tërhequr deri në vitin 2012 nga ky fond. Anëtar Bordi i tij vazhdon të mbetet kryeministri Isa Mustafa.

Sa ishte në krye të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa lejoi shkatërrimin dhe degradimin e kryeqytetit. Inspektorët e tij lejonin ndërtimet pa leje. Posa hidheshin themelet e shtëpive, inspektorët shkonin dhe kërcënonin qytetarët me bager. Kur paguanin nga njëmijë deri në dhjetëmijë euro ryshfet, qytetarët kryenin ndërtimet pa asnjë pengesë. Natyrisht, pa leje.

Prej ardhjes në krye të Qeverisë, Isa Mustafa është treguar dorëlirë kur është fjala për dhënien e tenderëve për djemtë e tij, Besnikut dhe Arbenit. Ata morën kontrata të paligjshme nga Zyra në krye të së cilës është Isa Mustafa.

Isa Mustafa tregoi se nuk e duron mendimin ndryshe, e as mediat e lira. Ai kërcënoi gazetarë. Ofendoi shoqërinë civile dhe kundërshtarët politikë. Kërcënoi deputetët e partisë së tij në forma të ndryshme.

Këto fakte nuk janë shpifje, as fyerje për kryeministrin.

Zelli i tyre për të ndaluar raportime të tilla, tashmë po kthehet në një realitet penal. Kur Thaçi u bë president i vendit dhe mori kompetenca tjera siç janë iniciativat për hartime ligjesh, ndër veprimet e para ishte ndryshimi i Kodit Penal.

Grupi punues i caktuar prej tij, kriminalizoi fyerjen dhe shpifjen. Dënimet për "shpifësit" ndaj institucionit të presidentit janë të rënda. Ky dënim është i njëjtë me dënimin për shpërdorim të pozitës zyrtare, pra pesë vjet burgim.

Thaçi me pushtetin e tij së bashku me Qeverinë e Isa Mustafës dhe Kuvendin e Kadri Veselit, mund të bëjnë ligje që kujtdo që ua përmend të bëmat e tyre mund të përfundojnë në burg, ama realitetin nuk mund ta ndryshojnë.

Të tre janë përgjegjës për shumë të këqija që ka pësuar vendi dhe qytetarët e tij. Janë të lidhur me krimin.

Kjo nuk është shpifje, e as fyerje. /Insajderi.com

The post Ju jeni të lidhur me krimin – kjo nuk është shpifje appeared first on INSAJDERI.

Policia konfiskon mbi 300 kilogramë drogë

Posted: 26 Apr 2017 07:13 AM PDT

Përmes një konference të jashtëzakonshme policia e Kosovës ka njoftuar se në një operacion që është zhvilluar dje edhe sot në Gjakovë dhe Ferizaj kanë konfiskuar një sasi prej 300 kilogramëve me marihuanë.

144 kilogram sipas policisë u kapën në Krushë të Madhe dhe në fshatin Bibaj 108 kilogramë, si dhe 60 kilogramë të tjerë.

Sipas kapiten Reshat Nurelleri, hetimi për këtë rast ka zgjatur tre muaj ndërsa kanë arritur të arrestojnë 9 persona si të dyshuar për blerje dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve kurse në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.

Sipas Nurellarit dy persona janë liruar ndërsa 7 të tjervëve u është caktuar masa e ndalimit.

Furnizimi me këtë lloj të narkotikëve sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka ardhur nga Shqipëria, ndërsa për destinacion kishte vendet e Evropës dhe Turqinë. /Insajderi.com

The post Policia konfiskon mbi 300 kilogramë drogë appeared first on INSAJDERI.

Arben Gjukaj s’i ndahet UP-së, nënshkruan marrëveshje me FIEK

Posted: 26 Apr 2017 07:12 AM PDT

Një ditë pas raportimit të Gazetës Insajderi se Arben Gjukaj – drejtor menaxhues i KEK-ut, me dokument të falsifikuar synonte të bëhej pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM) në Universitetin e Prishtinës, ai sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me një fakultet tjetër të UP-së.

Gjukaj, si drejtor menaxhues i KEK-ut, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Enver Hamiti. Këtë marrëveshje e kanë cilësuar si vazhdim të traditës.

"Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), vazhdon traditën e bashkëpunimit afatgjatë të vendosur tash e disa vite më Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së (FIEK), për aftësimin e inxhinierëve të ardhshëm", thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Synimi i këtij bashkëpunimi thuhet të jetë ngritja e kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e stafit akademik, të kuadrit të lëmisë së inxhinierisë elektrike, për përmbushjen e nevojave afatmesme, jo vetëm në KEK, por edhe në tregun e përgjithshëm të punës në Kosovë.

Sipas kësaj marrëveshje, studentet e nivelit të lartë të studimeve në FIEK do të zhvillojnë punën praktike profesionale në stabilimentet dhe pajisjet e KEK-ut.

"Studentët nën mbikëqyrjen e vazhdueshme profesionale të personelit të specializuar të KEK-ut do të kalojnë një program të avancuar të punës praktike profesionale që është dizajnuar sipas kurrikulës akademike me 6 ETCS kredi dhe ka një kohëzgjatje prej së paku 120 orëve të punës', vazhdon njoftimi.

Në përfundim të këtij programi, studentët do të bëjnë një prezantim publik të programit të tyre të punës dhe të njohurive të marra para komisionit të nivelit akademik – profesional i cili do të shërbejë edhe si bazë e vlerësimit akademik.

Për më tepër, drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka dorëzuar me duart e veta një dokument, përmbajtja e të cilit ka elemente të veprës penale të falsifikimit.

Gjukaj ka arritur në fund të vitit të kaluar ta nxjerrë një vërtetim se ndaj tij nuk ka ndonjë procedurë penale.

Dëshminë se është i "pastër" e ka nxjerrë në gjykatën që po e gjykon atë për shpërdorim të detyrës zyrtare. Përmbajtja e këtij dokumenti është e rrejshme.

Gjukaj është në një proces gjyqësor së bashku me Sami Lushtakun dhe zyrtarë tjerë të KEK-ut për një tender të dyshimtë në vlerë prej 6 milionë euro./Insajderi.com

The post Arben Gjukaj s'i ndahet UP-së, nënshkruan marrëveshje me FIEK appeared first on INSAJDERI.

Gruaja tjetër e Donald Trumpit

Posted: 26 Apr 2017 07:05 AM PDT

The New York Times e ka quajtur "yll në rritje" e Shtëpisë së Bardhë. Dhe Donald Trump po i jep role gjithnjë e më të rëndësishme. E megjithatë, siç thonë të mirëinformuarit, Dina Habib Powellit nuk i ka hipur vetja në qejf.

Gjithmonë e qeshur, ish-ja e Goldman Sachs, sikur të dojë të izolojë vazhdimisht veten nga stresi. Buzëqesh edhe përballë sulmeve të Steve Bannon, i cili e ka kritikuar për qëndrimet e saj të moderuara, apo "demokratike", siç i ka quajtur kryestrategu i Trumpit. Powell, në fakt, po formon një lloj qeverie hije së bashku me dy të tjerë ish-ë të Goldman, Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe Drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Gary Cohn.

Kur Trumpi e zgjodhi për të mbuluar rolin që dikur i përkiste John Podestas, shumë republikanë shtrembëruan fytyrën. "Një imigrante egjiptiane me nënshtetësi amerikane, këshilltare për iniciativat ekonomike? Nuk ka kuptim, duke pasur parasysh fushatën zgjedhore të Trumpit", turfullonin mbështetësit më radikalë të Presidentit në mediat sociale.

Megjithatë, ndoshta harronin se Powelli, e lindur në Kajro në vitin 1973, kishte mbuluar tashmë një detyrë prestigjoze në administratën e e George ë. Bush. Në moshën 29 vjeç, në vitin 2003, Powell ishte asistente e stafit presidencial.

Nga GOLDMAN TEK IVANKA

Bijë e një kapitene të ushtrisë egjiptiane dhe një egjiptianeje, që ka studiuar në universitetin amerikan të Kairos, në moshën katër vjeç, pa folur asnjë fjalë anglisht, u nis për në Amerikë me prindërit e saj, dejt e në Dallas, Texas. Dhe kurrë nuk do të kthehej më në Egjipt për të jetuar. Ndërsa prindërit hapën një dyqan të vogël mallrash ushqimore, ajo studioi e studioi, deri sa u diplomua në shkenca shoqërore, në Universitetin e Teksasit në Austin. Dhe, duke marrë pjesë në jetën universitare, kuptoi se një rrugë e mundshme e karrierës së saj, ishte politika.

Më pas filloi të punojë për dy senatorë republikanë nga Teksasi, Ike Harris dhe Jerry Patterson, por ishte vetëm hapi i parë. Ata që kanë punuar me të e përshkruajnë si "plot energji, e palodhur, pragmatike, pa shumë lajka e zbukurime, dhe padyshim me një marsh më shumë se të tjerët". Powell hyri në Komitetit Kombëtar Republikan në një moshë shumë të re. Nuk është rastësi që, në formimin e administratës së Bushit, u pikas nga Clay Johnson III, rekrutuesi i Shtëpisë së Bardhë. Përvoja e saj me Bushin do të ishte vendimtare.

Powell nuk ka një formim financiar ose ekonomik, por një cilësi që pak e kanë, thonë njerëzit e afërt të saj: "Ajo mund të lexojë ngjarjet, e di se si të mbajë kontakte, di se si të menaxhojë burimet njerëzore". Dhe në bazë të kësaj, por edhe mbështetjes nga Shtëpia e Bardhë, në vitin 2007 iu bashkua Goldman Sachs, ku në vitin 2010 do të bëhej presidente e Fondacionit Goldman Sachs. Nën drejtimin e Cohn, admiruesit të saj të madh, nis dy programe të suksesshme: 10.000 Gratë dhe 10,000 Bizneset e vogla. I pari i kushtohej përmirësimit të arsimimit të grave në botë dhe sigurimit të mbështetjes së barabartë, në iniciativat sipërmarrëse mes grave. I dyti i kushtohej financimit të sipërmarrësve të vegjël, në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk ishte, megjithatë, Cohni që e sugjeroi tek Trumpi. Ishte David McCormick, president i Bridgewater, një prej fondeve më të mëdha të investimeve në botë, që ia prezantoi Powellin Ivanka Trumpit. Ndjenja mes të dyjave ishte e tillë që, menjëherë pas zgjedhjeve filloi të punojë mbi iniciativat për përmirësimin e sipërmarrjes së grave. Dhe në mesin e periudhës së tranzicionit mes Obamës dhe Trumpit, u shfaq emri i Powellit. Trumpi nuk u mendua dy herë, as nuk kërkoi mendimin e Bannonit, dhe e emëroi pasardhëse të Podestas, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Në vetëm tre muaj Dina Habib ka arritur të bëjë më shumë. Ajo arriti të fitojë Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht debateve të ashpra me Bannonin, i cili e akuzon si shërbëtore të pushteteve të forta, pak për shkak të të kaluarës tek Goldman, pak sepse është në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, 43-vjeçara ka bindur Trumpin që të moderojë tonet mbi emigracionin. Jo vetëm kaq. Kur Bannoni u largua nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ajo mori vendin e tij.

Siç pritej, rritja e saj është duke bërë të diskutojnë republikanët më radikalë. Nuk shihet me sy të mirë qeveria-hije e moderuar dhe pragmatike që është krijuar së bashku me Jared Kushner, Mnuchin dhe Cohn. Dhe Ivankën, sigurisht. Më pak ekstremistë mbi politikat ekonomike për të adresuar reduktimin e stimulit monetar të Federal Reserve, dhe më të hapur ndaj globalizimit, të pestët janë duke shtyrë në skaje të djathtën ekstreme. Ata gjithashtu mund të krijojnë një lidhje me Janet Yellen, numri një i Fed, për të siguruar qëndrueshmërinë në afat të gjatë të kërkesës së brendshme. Gjë e cila i duhet Trumpit për të mos zhgënjyer elektoratin e tij. / Week – Bota.al

The post Gruaja tjetër e Donald Trumpit appeared first on INSAJDERI.

Del në ankand shtëpia ku u gjet e vdekur Marilyn Monro

Posted: 26 Apr 2017 07:03 AM PDT

Ajo është shtëpia ku u gjet e pajetë një nga mitet e epokës tonë, shtëpia që fsheh një mister që ndoshta nuk të zbulohet kurrë.

Bëhet fjalë për vilën në Brentwood të Kalifornisë, ku më 5 gusht të 1962 u gjet e pajetë Marilyn Monroe. Tashmë ajo është në shitje për 6.9 milionë dollarë. Dhe kjo nuk është hera e fundit që shitet, pasi pesë vite më parë u shit për 5.1 milionë dollarë.

Marilyn e bleu vilën me pishinë disa muaj para se të vdiste. Në njërën prej tre dhomave të gjumit ajo vrau veten me një mbidozë ilaçesh. Psikiatri i saj e gjeti në shtrat, me folësen e telefonit në dorë.

Vdekja e Marilyn edhe sot është në mister, një mbidozë aksidentale, një vetëvrasje apo një vrasje e bërë nga dikush? Ndoshta përgjigja nuk do të vijë kurrë. Vetëm nëse do të mund të flisnin muret e kësaj shtëpie.

The post Del në ankand shtëpia ku u gjet e vdekur Marilyn Monro appeared first on INSAJDERI.

Ushtria e Kim Jong-un gati për luftë

Posted: 26 Apr 2017 06:54 AM PDT

Ushtria e Kim Jong-un tregon se është përgatitur për luftë, teksa qëllojnë me predha në drejtim të detit me tanke e kundërajrorë për të "ngacmuar" anijet luftarake armike, këtë të martë.

Qindra tanke janë rreshtuar përgjatë bregdetit për të treguar forcën ushtarake në një spektakël të organizuar në 85 vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore.

Kim Jong-un ka përshëndetur ushtrinë teksa ndiqte këtë përgatitje ushtarake, e cila përfshinte lëshimin e mbi 300 predhave nga tanket dhe kundërajrorët, por edhe silurë të lëshuara nga nëndetëset.

85-vjetori i formimit të ushtrisë së Koresë së Veriut nuk është thjesht një ditë për të treguar forcën ushtarake, por edhe një ditë feste në shtetin diktatorial

Ndërkohë që anija luftarake amerikane “Carl Vinson” i është drejtuar gadishullit korean, për t'iu bashkuar stërvitjes së përbashkët me Korenë e Jugut.

The post Ushtria e Kim Jong-un gati për luftë appeared first on INSAJDERI.

Palma e Artë e Festivalit të Kanës këtë vit me 167 diamante

Posted: 26 Apr 2017 06:42 AM PDT

Për herë të parë çmimi prestigjioz për regjisorin e filmit më të mirë në Festivalin e Kanës do të mbulohet me xhevahir të çmuar, për 70 vjetorin e festivalit.

Pedro Almodovar, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të jurisë, mes tyre Jessica Chastain e Will Smith, do të duhet që të vendosin se cili nga 18-të filmat garues do të jetë fitues i Palmës së Artë. Kurse për të festuar 70-të vjetorin e Festivalit të Filmit në Kanë, çmimit të çmuar do i shtohen edhe diamante shkruan Lefigaro.

"Palma e cila ka 118 gram ari të pastër do të zbukurohet me 167 diamantë me peshë prej 0.694 karat, në kërcell dhe në gjethe", ka thënë shtëpia e byzheterive Chopard, shkruan KultPlus.

Që nga viti 2014, Palma e Artë e Kanës ka qenë një simbol i festivalit më prestigjioz të filmit në botë, kurse ari nxirret nga Andet duke respektuar mjedisin dhe të drejtat e argjendarëve. Kurse diamantet për çmimin prestigjioz vijnë nga një furnizues i çertifikuar nga Këshilli Përgjegjës i Xhevahireve, organizata kryesore ndërkombëtare në vendosjen e standardeve etike.

Trofeu i tanishëm është projektuar në vitin 1998 nga Caroline Scheufele, bashkë-president i Chopard, argjendar i Zvicrës i cili me mirësi sjellë trofeun me vlerë më shumë se 20,000 euro çdo vit në këmbim të një partneriteti zyrtar.

The post Palma e Artë e Festivalit të Kanës këtë vit me 167 diamante appeared first on INSAJDERI.

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

Posted: 26 Apr 2017 06:18 AM PDT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theu një tabu. Për herë të parë, ish-basketbollisti i Përfaqësueses së Shqipërisë dhe politikani i njohur, foli për një bashkim të mundshëm me Kosovën, shkruan 'Blick'.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e tij lidhet për të fituar vota për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që zhvillohen më 18 qershor, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, një fakt është i pamohueshëm, pasi dy vendet flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtin mentalitet dhe festojnë së bashku.

Ja dhjetë këngët më të mira shqiptare sipas Blick:

Himni kombëtar

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

Elvana Gjata, Flori & Mentor Haziri – Xhamadina vija vija

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

Gëzim Nika – Shqiperi o Nana ime

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

Shkurte Fejza – Mora fjalë

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

Arif Vladi – Hajredin Pasha

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

Elvana Gjata ft. Flori – Kuq e zi je ti

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

Elveda Rumeli – Jarnana

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

Bedri Islami – Gocë Pejane

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

Shpat Kasapi – Valle Kosovare

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

Elita 5 – Çka më ka syri

Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët

 

 

The post Gazeta “Blick” bënë listën me 10 këngët që i dinë të gjithë shqiptarët appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i Austrisë mbështetje për mbulesën e grave

Posted: 26 Apr 2017 05:59 AM PDT

Publikohet një pjesë e programit të përgatitur nga Televizioni Publik i Austrisë (ORF) me rastin e ditës së 100-të të marrjes së detyrës nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen, i cili planifikohet të transmetohet më 5 maj,

Në program përfshihen fjalimet, aktivitetet si dhe një intervistë me presidentin Van der Bellen.

Duke folur për çështjen e nënshtetësisë së dyfishtë, që ka shkaktuar reagime të shumta, Van der Bellen, ka thënë se "Nuk shoh ndonjë problem në marrjen e nënshtetësisë së dyfishtë të një personi". Ai po ashtu ka shprehur mendimin se marrja e nënshtetësisë së dyfishtë nuk do i sjellë ndonjë dëm shtetit të Austrisë,  raporton Anadolu Agency.

Ai iu është përgjigjur pyetjes lidhur me mbulesën e femrave, temë tjetër e cila ka shkaktuar reagime të shumta në këtë vend.

"Është e drejtë e tyre që gratë të vishen ashtu si duan. Jo vetëm gratë myslimane, por të gjithë gratë mund të vënë mbulesa. Nëse vazhdon në këtë mënyrë dhe nëse përhapet islamofobia në çdo aspekt, atëherë do të vijë një ditë ku ne mund të kërkojmë nga të gjitha gratë të vënë mbulesa për t'i përkrahur gratë të cilat mbajnë mbulesë për arsye fetare", tha Van der Bellen./Insajderi.com

The post Presidenti i Austrisë mbështetje për mbulesën e grave appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more