Skip to main content

INSAJDERI: “Arrestimi i mistershëm i futbollistit të Prishtinës” plus 19 more

INSAJDERI: “Arrestimi i mistershëm i futbollistit të Prishtinës” plus 19 more


Arrestimi i mistershëm i futbollistit të Prishtinës

Posted: 30 Apr 2017 09:49 AM PDT

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci është arrestuar nga policia, derisa ishte duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Besës dhe Prishtinës

Pavarësisht se ka kaluar më shumë se një orë nga arrestimi i Liridon Lecit, ende nuk ka një njoftim zyrtar për arsyen e arrestimit të tij.

Lajmin për arrestimin e Lecit ka konfirmuar Xhevat Ibra nga policia në Pejë, por thotë se ende nuk e ka të konfirmuar.

"Jam në pritje të informacionit për arrestimin e tij", ka thënë Ibra për Insajderin.

Në anën tjetër, pavarësisht se kanë dhënë lajmin për arrestimin e lojtarit të tyre, Prishtina ende nuk e di arsyen pse u arrestua.

Sipas klubit arrestimi është i paprecedent, pasi nuk mundet në atë mënyrë të arrestohet një lojtar, pasi ka hierarki në futboll.

 

The post Arrestimi i mistershëm i futbollistit të Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti: Kthim pas nuk ka, të pranohet realiteti

Posted: 30 Apr 2017 09:29 AM PDT

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me Zёvendёs/ndihmës sekretarin e shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji, në një deklaratë ka thënë që kthim pas nuk mund të ketë dhe në këtë situatë duhet vetëm vetëdijesim dhe stabilitet.

"Republikës së Maqedonisë në këtë situatë më së shumti i duhet stabiliteti, i duhet që proceset të zhvillohen në rrugë të mbarë, i duhet që institucionet të funksionojnë. Sigurisht që kthim pas nuk ka të gjitha këto zhvillime, nëse ne nuk vetëdijesohemi sigurisht që i dobësojmë të gjithë qytetarët e RM-së", tha ai, shkruan Alsat M.

Pos tjerash ai thekson që duhet të pranohet zgjedhja e kryetarit të parlamentit si një realitet të pakontestueshëm.

"Të pranohet ky realitet i ri, zgjedhja e kryetarit të parlamentit të mbështetet edhe nga to forca që kontestojnë zgjedhjen e zotit Xhaferi si kryetar të Parlamentit, sepse zgjedhja është bë në rrugë ligjore dhe legjitime", deklaroi Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu tha se është në komunikim me VMRO-në sepse janë forca politike të një vendi.

Ndërkohë i pyetur se nëse Veljanoski thërret vazhdimin e seancës, deputetët e BDI-së do të marrin pjesë apo jo, u shpreh i prerë se Veljanoski nuk ka të drejtë morale e as ligjore të thirrë seancë, sepse nuk ka shumicë parlamentare, dhe se duhet të pranoj realitetin se tanimë Talat Xhaferi është kryetar i ri i Kuvendit.

The post Ahmeti: Kthim pas nuk ka, të pranohet realiteti appeared first on INSAJDERI.

Prova e parë e Linda Halimit në skenën e Eurovizion 2017

Posted: 30 Apr 2017 09:28 AM PDT

Lindita Halimi, këngëtarja kosovare e cila përfaqëson Shqipërinë këtë vit në Eurovizion, në skenën ku dhe do të mbahet festivali këtë vit ka realizuar provën e parë.

Tashmë është publikuar një pjesë e shkurtër nga prova e Linditës duke kënduar këngën 'World' me një fuqi të jashtëzakonshme.

Eurovizion 2017, mbahet në Kiev të Ukrainës. Datat se kur mbahen dy gjysmëfinalet dhe finalja janë 9, 11 dhe 13 maj.

The post Prova e parë e Linda Halimit në skenën e Eurovizion 2017 appeared first on INSAJDERI.

KQZ-ja nis përgaditjet për zgjedhje

Posted: 30 Apr 2017 09:24 AM PDT

Ndonëse deklarimet e shumë deputetëve dhe politikanëve të pozitës e opozitës po flasin për zgjedhje të parakohshme ende asnjë nga drejtuesit e partive politike që janë në koalicion qeverisës nuk e kanë bërë zyrtare faktin se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Por një tender i Komisionit Qendror Zgjedhor institucioni që organizon procesin zgjedhor ka vënë në pah faktin se zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin shumë shpejt.

Në një njoftim për dhënien e kontratës të KQZ-së i publikuar të premten shihet se KQZ-ja tashmë ka bërë furnizim me zarfe dhe shtypje të aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.

Kontrata me kompanisë "Office Printy" pritet të nënshkruhet me 11 maj dhe ka një kosto prej 2 mijë e 320 eurove, raporton Insajderi.

Ndryshe partnerët e koalicionit priten që ta sjellin në Kuvend marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi i cili u kundërshtua që një vit nga opozita.

Kadri Veseli kryetari i PDK-së ka thënë se nëse kjo marrëveshje nuk ratifikohet atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa partitë opozitare tashmë kanë nisur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë./Insajderi.com

Shkarkoje dokumentin e tenderit: Njoftim per dhenje te kontrates — furnizim me zarfa

The post KQZ-ja nis përgaditjet për zgjedhje appeared first on INSAJDERI.

Daçiq thotë se Serbia mund ta arrestojë Jonuz Musliun por e kanë falur

Posted: 30 Apr 2017 09:08 AM PDT

Ministri i jashtëm serb, ka thënë se shteti mund ta arrestojë Musliun, por këtë nuk do ta bëjnë pasi kjo do të mund të shkaktonte probleme tjera.

"Kryeministri Vuçiq thekson se përgjigjet e Musliut shkaktojnë dëme shtesë. Por ne nuk do të reagojmë, nuk është reflektim i dobësisë tonë, por fuqi dhe dituri për ta kontrolluar situatën", ka thënë Daçiq.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Jonuz Musliu kishte deklaruar ditë më parë se kryeministri i tij është Edi Rama e jo Vuçiq.

"Për fjalët që i ka thënë Musliu, në çdo vend do të ftohej për dëshmi nga prokurori", kështu ka deklaruar ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

The post Daçiq thotë se Serbia mund ta arrestojë Jonuz Musliun por e kanë falur appeared first on INSAJDERI.

I shpëtoi burgut në Iran por vritet në Stamboll

Posted: 30 Apr 2017 08:56 AM PDT

Themeluesi i drejtori i televizionit në gjuhën persiane, Gem TV, është vrarë dje në mbrëmje në Stamboll.

Saeed Karimian, 45-vjeçar, u vra me armë zjarri në lagjen Maslak, bashkë me partnerin e vet në biznes nga Kuvajti.

Automjeti i përdorur në vrasje u gjet i djegur. Policia turke ka nisur hetimet.

Më parë, Karimian është gjykuar në mungesë nga një gjykatë e Teheranit dhe u dënua me gjashtë vjet burg, për shpërndarje të propagandës kundër Iranit.

Raportohet se Karimian vdiq menjëherë pasi të persona të armatosur – që besohet se ishin të maskuar – qëlluan mbi të nga një automjet dje në mbrëmje, ndërsa partneri i tij në biznes vdiq nga plagët në spital.

Gem TV, i cili i sinkronizon emisione të huaja dhe të Perëndimit në gjuhën persiane dhe i transmeton në Iran, është kritikuar nga Irani se po transmeton programe të cilat janë kundër vlerave të islamit dhe është akuzuar se po e shpërndan kulturën e Perëndimit.

The post I shpëtoi burgut në Iran por vritet në Stamboll appeared first on INSAJDERI.

Nga palltot 800 eurosh tek qantat 400 euro – Jeta luksoze e fëmijëve të estradës

Posted: 30 Apr 2017 08:47 AM PDT

Është një trend global që fëmijët e çifteve të famshme të marrin të marrin vëmendje mediatike duke qenë fokus shpeshherë dhe shumë më shumë se sa vetë prindërit së bashku.

Në krye të listës tek fytyrat publike të vendit është Rene e Nora Istrefit dhe Robertit, pastaj djali i këngëtares Jonida Maliqi dhe në fund Blini, biri i rep artistit Lumi B.

Ka dhe shumë fëmijë të tjerë, por Prive ka bërë kategorizimin përmes shpenzimeve marramendëse për dukjen sa më perfekte të të vegjëlve.

Edhe pse rrobat nuk do ju bëjnë gjatë fëmijëve, pasi ata rriten, prindërit nuk duan që ata të dalin në publik as edhe dy herë me rrobat e njëjta.

Pa ardhur akoma në jetë, vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renée është komentuar në shtyp duke kapur vëmendje në opinon.

Rene ende një vjeçare dhe në trupin e saj ka të veshura brendet e njohura si Dior, Burberry, Timberland, Adidas, Zara Kids e në disa raste të veçanta edhe markat vendore të dizejnatorëve me zë.

Këpucë Timberland 130 euro, pallta nga Burberry me vlerë 507 euro, ndërsa  atletet Adidas prindërit e Renesë kanë harxhuar për secilën palë 45 euro.

Fustani për ditëlindjen e saj, i punuar nga Blerina Kllokoqi Rugova me vlerë mbi 200 euro, ndërsa në festën "Babyshower", ajo kishte fustanin e markës Dior me vlerë 890 euro.

Në rend është Jonida Maliqi e cila njihet për veshjen e saj të markave më të njohura botërore, por nga këto marka nuk e lë jashtë as djalin e saj. Edhe pse ajo e kursen djalin nga dalja publike në rrjete sociale, ata që e njohin për së afërmi e dijnë se çfarë vesh ai.

Hermes, Burberry, Kenzo e Adidas janë vetëm disa nga markat që ai i mban veshur.

Te marka Hermes, vetëm një rrip i pantallonave kushton 1 mijë euro, e lëre më gjërat tjera. Përderisa në markën Kenzo çmimet sillen nga 50 deri në 200 funte, palltot nga Burrbery kalojnë vlerën e 400 funteve.

Çanta e të voglit nga marka MCM, kalon vlerën prej 1 mijë eurove, ndërsa atletet e Adidas nga Kanye West kalojnë edhe mbi 400 euro.

Blini, djali i Lumi B, vishet më sport me markat si Adidas, Nike, Zara Kids, Timberland.

Atletet e Adidas nga Kanye West, dhe të gjitha të serive të limituara të cilat kalojnë vlerën 400 eurove, e njëri model edhe 1 mijë euro. Një veshje e Nike mbi 500 apo edhe 600 euro. Ndërsa gjatë sezonit të dimrit me veshje Timberland të cilat kapin vlerën 600 euro.

Ti kesh të famshëm prindërit do të thotë që në të njëjtat ujëra të rritesh edhe vetë. Stili, veshja dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë sot. Dhe prindërit e fëmijëve të estradës sonë punojnë shumë që fëmijët e tyre të jenë të veshur sa më mirë me markat më të shtrenjta.

The post Nga palltot 800 eurosh tek qantat 400 euro – Jeta luksoze e fëmijëve të estradës appeared first on INSAJDERI.

Chelsea “zgjohet” në pjesën e dytë dhe mposht Everton

Posted: 30 Apr 2017 08:42 AM PDT

Chelsea vazhdon ritmin e kampionit teksa ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme ndaj një ekipi shumë të mirë si Everton.

Djemtë e Antonio Conte fituan me rezultatin 2:0 dhe tashmë mund të gëzohen pasi kanë një kalendar të lehtë deri në fund të sezonit.

Parashikohej një ndeshje e vështirë në Liverpul teksa Everton është duke kaluar një formë të mirë dhe ka një sulmues të madh si Lukaku në formacion.

Por Chelsea, përveç minutave të para ku ishte Everton që fillon me vrull duke rrezikuar edhe portëne Courtois, dominon ndeshjen dhe krijon disa mundësi të mira për të shënuar por Diego Costa dhe Hazard nuk tregohen të saktë përpara portës./Telesport.al

The post Chelsea "zgjohet" në pjesën e dytë dhe mposht Everton appeared first on INSAJDERI.

Amerika demonstron forcën në kufirin Siri-Turqi

Posted: 30 Apr 2017 08:29 AM PDT

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar mjete të blinduara në vijën kufitare mes Sirisë dhe Turqisë në një demonstrim force për të dekurajuar përleshjet mes forcave turke dhe kryengritësve kurdë të Sirisë.

Kjo masë u ndërmor në një kohë kur Presidenti turk Recep Taip Erdogan ka kërcënuar të kryejë operacione të reja kundër ekstremistëve kurdë në Irak dhe Siri, duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara t'i japin fund mbështetjes për grupe të tilla.

Amerika mbështet nga ajri dhe në forma të tjera operacionet e forcave kurde që luftojnë kundër Shtetit Islamil.

Turqia i konsideron forcat kurde të Sirisë si një grup i lidhur me kryengritjen kurde në Turqi dhe gjatë ditëve të fundit i ka sulmuar nga ajri.

Për këtë arsye forcat amerikane janë angazhuar në patrullimin e vijës kufitare në këtë zonë të tensionuar mes Sirisë dhe Turqisë./VOA

The post Amerika demonstron forcën në kufirin Siri-Turqi appeared first on INSAJDERI.

Viruset gjigante që po presin të çlirohen

Posted: 30 Apr 2017 08:23 AM PDT

Realiteti i zymtë është se ushtri të tëra virusesh dhe bakteresh janë duke u fshehur nën akull, patogjenë që janë mbyllur aty miliona vjet më parë, nën shtresat e akullit apo nën koren e ngrirë të Tokës. Këto mikrobe parahistorike janë aq të mëdha, sa që biomasa e tyre e tejkalon gjithë njerëzimin me mijëra herë.

Një pushtim i viruseve vrasës nga akulli mund të tingëllojë si diçka fantastiko-shkencore, por është një skenar që shumë shkencëtarë e marrin seriozisht. Një prej tyre është profesor Brent Christner nga Universiteti Shtetëror i Luizianës. Së bashku me ekipin e tij, biologu molekular e ka objekt të punës së jetës së tij, kërkimin për këto dinosaurë mikrobikë të gjallë, në një nga vendet më të ftohta të Tokës.

Dhe me kalimin e kohës i ka gjetur – nën kapakun e akullit të Guliyas, në Kinën Perëndimore, një vend që ka përjetuar një ngrirje të thellë, e cila zgjat prej qindra-mijëra vjetësh.

"Kemi ekzaminuar akullin 750,000 vjeçar dhe kemi gjetur qeliza të gjalla", thotë Christner. Ky zbulim i bujshëm dëshmon se bakteret dhe viruset nuk janë vetëm në gjendje të mbijetojnë për qindra-mijëra vjet, madje edhe në temperatura prej minus 40 gradë Celsius, por ato janë gjithashtu të afta të ndreqin dëmet që ngrirja dhe rrezatimi i shkaktojnë ADN-së së tyre – pa patur nevojë që të shkrijnë.

"Kjo është e rëndësishme, sepse ne zakonisht nuk mendojmë për këto si kushte në të cilat ndodhin procese komplekse biologjike", thotë Christner.

Në vitin 2014, Christner zbuloi gjithashtu bakteret nën një shtresë akulli 800 metra në Antarktikun perëndimor. Bakteret jo vetëm kishin mbijetuar atje, por edhe kishin krijuar ekosistemin e tyre të gjerë të rrjetëzuar. Më parë kjo gjë konsiderohej e pamundur.

Por, ndërsa bakteret e Antarktikut të zbuluara nga Christner ishin ushqyer në depozitat e lashta të amonit dhe metanit, për qindra-mijëra vjet, studiuesit francezë nga Universiteti i Aix-Marseille gjetën kohët e fundit një virus të vërtetë "Frankenstein", që ishte mbyllur brenda permafrostit siberian për më shumë se 30.000 vjet.

Studimet treguan se patogjeni ishte nga një gjini krejtësisht e panjohur. Vironet ishin aq të mëdha sa fillimisht ata ishin ngatërruar me një bakter të panjohur në laborator. Virusi gjigant 1.5-mikron i gjerë, ishte po ashtu i larmishëm gjenetikisht: ai mbante të paktën 467 gjene, krahasuar me tetë gjenet e gjetura në virusin tradicional.

Nëse patogjeni paraqet rrezik për njerëzit ose forma të tjera të jetës, kjo vetëm mund të hamendësohet – sepse herën e fundit që virusi gjigant hynte në një trup mbartës, mamuthët dhe tigrat dhëmbëshpatë endeshin ende nëpër Evropë. Sidoqoftë, shkencëtarët janë të sigurt për një gjë: nuk do të duhej shumë që një patogjen i lashtë të zgjohej përsëri.

"Kur një tokë e ngrirë shkrin", thotë kreu i studimit Jean-Michel Claverie, "ajo nuk ka nevojë për shumë më tepër se disa grimca virale infektive dhe një ptrup pritës". Mikrobiologu John Priscu nga Universiteti Shtetëror i Montanës vazhdon: "Disa organizma ishin mbyllur në akull për gjysmë milioni vjet.

Pas shkrirjes u desh vetëm dy minuta që metabolizmi i tyre të niste sërish funksionimin".

Studiuesit planifikuan të ringjallnin virusin gjigant të gjetur në Siberi, në një mënyrë të kontrolluar. Së pari ata duhej të përcaktonin nëse virusi ishte vdekjeprurës apo jo.

Për ta bërë këtë, u nxorr nga një mostër toke në laborator dhe u vendos përkundër një amebë të sotme. Testet treguan se ai e sulmoi amebën, e cila është një organizëm njëqelizor, por nuk infektoi njerëzit ose kafshët e tjera.

Por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen, viruset e tjera që gjenden të ngrira nën permafrost, do të jenë po aq të mirë. Dhe kjo është arsyeja pse studiuesit po paraqesin një pamje të zymtë për të ardhmen.

Në fund të fundit, klima po ngrohet dhe po shkakton shkrirjen e permafrostit, në vende që po zhvillohen industrialisht për shkak të tokës pjellore.

"Nëse nuk jemi të kujdesshëm dhe industrializojmë këto fusha pa vendosur masa mbrojtëse, rrezikojmë që një ditë të zgjohen viruset si lia, që menduam se u zhduk", paralajmëron Claverie. / bota.al

The post Viruset gjigante që po presin të çlirohen appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimi i veteranit që vrau Bin Ladenin: Me një plumb ia qava kokën në dysh

Posted: 30 Apr 2017 08:14 AM PDT

Robert O'Neill, 41 vjeçar një veteran i dekoruar i ushtrisë amerikane mori pjesë në më shumë se 400 misione të veçanta ushtarake, në librin e tij përshkruan disa detaje nga momentet më të rëndësishme në karrierën e tij, duke përshkruar kështu momentin kur pa vetën e tij ballë për ballë me terroristin Bin Laden, të cilin O'Neill thotë se e qëlloi në kokë.

Në shtëpinë e Bin Laden'it në të cilën ai fshihej prapa një dere të rreme të cilën O'Neill kishte arritur ta zbulonte thotë se kur hyri brenda në të pa gruan e Bin Ladenit e cila ishte e mbështetur me trup për burrin e saj, duke u munduar ta mbronte atë.

"Na thanë se me siguri do ta gjejmë Khalid bin Laden'in, djalin 20 vjeçar të Osamës, i cili me siguri do të ishte atje i armatosur deri në dhëmb dhe duke u munduar ta mbrojë babanë e tij. Gjithashtu na thanë "Nëse e gjeni Khalid'in, në një kat më lartë sigurtë do të gjeni edhe Osamën."- shkruan O'Neill në librin e tij "The Operator".

O'Neill thotë se ashtu ndodhi, së pari kanë hasur në Khalid'in i cili me habi kishte pyetur "Çfarë po ndodhë? Ngase nuk ishte dhe shumë i sigurt se i kemi gjetur, ishte në gjendje shoku”.

"Kur hyra në dhomë, pash gruan e tij e cila ishte mbështetur për trupin e Osamës në mënyrë që ta mbronte atë. Ai ishte shumë i hollë në trup dhe më shtatlartë se sa që e kisha paramenduar. Kishte mjekërr të shkurtë dhe flokë të zbardhura. Nuk ka rezistuar aspak, e kam gjuajtur 2 herë në kokë deri sa i është ndarë koka në dysh".- rrëfehet për herë të parë marinsi amerikan i cili vrau Osama Bin Ladenin.

The post Rrëfimi i veteranit që vrau Bin Ladenin: Me një plumb ia qava kokën në dysh appeared first on INSAJDERI.

Sëmundja që e la jashtë fushës Lorik Canën

Posted: 30 Apr 2017 08:05 AM PDT

Lorik Cana ndodhet në Shqipëri, ku po ndjek kursin përkatës për trajner dhe menaxher futbolli, si dhe po ndjek implementimin e një projekti të fushave të futbollit.

Pasi i ka "varur këpucët në gozhdë", ish-kapiteni ynë kuqezi ka vijuar kompletimin në një anë tjetër profesionale, që ka të bëjë po me këtë sport. Ai po shijon tashmë ditë të plota pranë familjes, nuses dhe djalit, duke kompensuar mungesat e kohës që ishte në aktivitet, me disa klube të ndryshme europiane.

Dje, rekordmeni i ndeshjeve me kombëtaren shqiptare ka qenë i ftuar në emisionin "Pasdite në Top Channel", ku është është rrëfyer për gazetaren Jonida Shehu. Ai ka zbuluar edhe shkakun që e detyroi ta linte futbollin në një mënyrë të papritur, që ka të bëjë me problemet me zemrën.

Ishin këshillat e mjekëve për të mos vazhduar, ato që determinuan edhe në marrjen e vendimit për t'u tërhequr nga futbolli i luajtur pas finaleve të "Euro 2016".

Ish-kapiteni kuq e zi tregoi se ishin problemet me zemrën, ato që i detyruan mjekët ta ndalonin Lorikun të luante në fushë. Megjithatë, pavarësisht këshillave të tyre, Cana luajti edhe një vit, deri sa përfundoi edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit.

"Ka qenë një periudhë kur unë luaja dhe në fushë ishte edhe defibrilatori në rast se do të ishte i nevojshëm. Kjo më shqetësonte pak, por më pas e harrova praninë e tij në fushë dhe rrezikun e zemrës, ndaj luajta deri në ndeshjen e fundit", – tha ai.

Angazhimet e tij të fundit e kanë mbajtur të lidhur me futbollin. Ai do të nisë realizimin e fushave të sportit për fëmijët në Tiranë dhe më pas edhe në bashki të tjera, si projekti i parë i fondacionit që mban emrin e tij.

Por, angazhimet e tij nuk do të mbeten vetëm me fondacionin "Lorik Cana". Teknologjia është një tjetër fushë, ku do të investohet nga futbollisti i njohur, gjithashtu çertifikimet për t'u bërë trajner janë në planet e tij të afërta.

Dhe, sigurisht, familja, koha që kalon me djalin dhe të afërmit e tjerë janë prioritetet e tij këtë periudhë. Ai rrëfeu gjithashtu për dasmën me nusen italiane, Monikën, dhe për djalin e tyre të vogël, Bojken, që u ngjan shumë të dyve kur ishin të vegjël.

Ai tregoi përmes një videoje të martesës, e cila u publikua për herë të parë në "Pasdite në Top Channel", ceremoninë e dasmës, momente intime familjare, madje zbuloi edhe anëtarët e tjerë të familjes "Cana".

Loriku është vëllai i madh i dy motrave, Laura dhe Lea 15-vjeçare. Ai nuk la pa përmendur edhe njohjen me Monikën në një restorant në Itali dhe sesi një rastësi e bukur solli në jetën e tij shpirtin binjak.

"E pashë rastësisht në një restorant në Romë, i lashë numrin tim të telefonit kamerierit dhe ika. Erdha në Shqipëri për t'u grumbulluar për ndeshje. Monika më dërgoi pas disa ditësh një mesazh, ku më thoshte se këto mënyra kanë dalë nga moda, por mesa duket edhe pse jashtë mode mënyra ime funksionoi".

The post Sëmundja që e la jashtë fushës Lorik Canën appeared first on INSAJDERI.

Trump hynë në histori por jo për diçka që duhet të krenohet

Posted: 30 Apr 2017 07:41 AM PDT

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë organizoi të shtunën në Uashington darkën e përvitshme, por për herë të parë që në vitet '80-të nuk mori pjesë Presidenti amerikan. Presidenti Donald Trump e bojkotoi darkën e këtij viti duke përmendur përbuzjen e tij për mediat.

Presidenti Trump i ka quajtur mediat "të rreme", "të pandershme" dhe madje edhe "armiq të popullit".

Kreu i shoqatës së korrespondentëve, Jeff Mason, iu kundërvu akuzave:

"Është detyra jonë të raportojmë për faktet dhe përgjegjësinë e udhëheqësve. Këtë punë kemi. Ne nuk jemi 'lajme të rreme'. Nuk jemi organizata të dështuara lajmesh dhe nuk jemi armiq të popullit amerikan".

Mason tha se shtypi ka punuar shumë për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive me ekipin për mediat të Trump.

Ai u shpreh se megjithatë shtypi nuk mund të anashkalojë "retorikën e përdorur nga Presidenti për atë çfarë jemi dhe çfarë bëjmë. Liria e shtypit është një gur themeli i demokracisë sonë; ta dëmtosh atë nëpërmjet delegjitimimit të gazetarëve është e rrezikshme për një republikë të shëndetshme".

Gazetarë të njohur të Uashingtonit kremtuan Amendamentin e Parë për lirinë e shprehjes, si dhe promovuan lirinë e shtypit dhe përgjegjshmërinë, duke sfiduar kështu akuzat e Trump.

"Armiku është fshehtësia e paarsyeshme e qeverisë, ndërsa mundohemi të kuptojmë se cila mund të jetë e vërteta. Dhe kur fshehtësia kombinohet me gënjeshtra, atëherë ke përpara një pistë të qartë që mund të ndjekësh. Ndiq gjurmët financiare, por edhe gjurmët e gënjeshtrave", tha gazetari i çështjes "Watergate", Carl Bernstein.

Puna e Carl Bernstein, si gazetar i "The Washington Post", dhe kolegut të tij, gazetarit investigativ Bob Woodward, çoi në dorëheqjen e Presidentit Richard Nixon mbi 40 vjet më parë.

"Ashtu si politikanët dhe presidentët, edhe ne shpesh bëjmë gabime dhe e teprojmë. Kur kjo ndodh, duhet të pranojmë përgjegjësinë. Përpjekjet e sotshme për të gjetur versionin më të pranueshëm të së vërtetës bëhen me vullnet të mirë. President, mediat nuk janë 'fake news' ", tha gazetari investigativ i çështjes "Watergate", Bob Woodward.

Trump është i pari President amerikan që nuk merr pjesë në këtë aktivitet, që nga viti 1981 kur ishte President Ronald Reagani.

The post Trump hynë në histori por jo për diçka që duhet të krenohet appeared first on INSAJDERI.

Si u bë mafia ruse “diplomacia” e Kremlinit në Evropë

Posted: 30 Apr 2017 07:24 AM PDT

Një një raport të ri thuhet se grupet mafioze ruse po veprojnë në Europë në emër të Kremlinit.Thuhet se zyrtarët në Moskë e përdorin krimin e organizuar edhe për sulme kibernetike.

Tensionet mes Moskës dhe Perëndimit kanë shpërthyer pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur Kremlini ka intensifikuar edhe përpjekjet për shtimin e ndikimit jashtë vendit. Përveç punës së shërbimeve të saj të sigurisë, Moska ka përdorur edhe rrjetet ruse të krimit të organizuar në Evropë, si një mjet të ri në këtë konflikt, thuhet në një studim të publikuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), një organizatë e cila i ka zyrat e saj në mbarë Evropën.

Në raport thuhet se ekziston një lidhje e ngushtë midis aparatit të sigurisë shtetërore në Kremlin, të përbërë nga Shërbimi Informativ për Botën e Jashtme, Shërbimi Informativ Ushtarak dhe Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), si dhe grupeve kriminale të organizuara ruse aktive në vendet evropiane. Për më tepër, Kremlini shpesh i detyron këto grupe që të veprojnë në emër të tij. "Shteti rus është shumë i kriminalizuar, ku krimi dhe "nëntoka" kanë një influencë të madhe", thuhet në studimin e ECFR.

Krimi kibernetik dhe propaganda

Bota e krimit, politikës, biznesit dhe shërbimeve të sigurimit të shtetit në Rusi kanë vendosur lidhje të ngushta mes tyre në vitet 1990, tha për DW autori i raportit dhe një nga ekspertët kryesorë të çështjeve të sigurisë në Rusi, Mark Galeotti.

Pasi ardhjes së Vladimir Putinit në postin e presidentit, në vitin  2000, struktura e ndërlidhjeve ka ndryshuar dhe elitat politike filluan të përdorin botën kriminale në dobi të tyre, thuhet në raport. Sipas këtij burimi, "gangsterët mund të vazhdojnë të jenë gangsterë pa pasur frikë, por vetëm për aq kohë sa e kuptojnë dhe pranojnë se shteti është banditi kryesor në qytet".

Sipas studimit, ky rregull ishte i shtrirë dukshëm në të ashtuquajturën mafia ruse në Evropë, e cila është përdorur nga autoritetet në Moskë për qëllime të ndryshme, duke përfshirë edhe sulmet kibernetike, trafikimin e njerëzve dhe mallrave, e madje edhe kryerjen e vrasjeve në emër të Kremlinit.

Grupet ruse të krimit të organizuar mund të shërbejnë gjithashtu si një burim i parave të gatshme të zeza për autoritetet e Moskës. Në raste të tilla, shërbimet ruse të sigurisë mund të lehtësojnë kontrabandimin e mallrave përgjatë kufirit në këmbim të një përfitimi.

Një shembull tjetër i bashkëpunimit të mundshëm midis zyrtarëve më të lartë në Moskë dhe kriminelëve rusë në Evropë të përshkruar nga Galeotti, i cili punon si studiues i lartë në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë, daton që nga viti 2010, kur një skandal i pashembullt spiunimi midis Rusisë dhe SHBA zuri vend në kryetitujt e gazetave në mbarë botën.

Agjentët Anna Chapman dhe nëntë anëtarë të tjerë të një rrjeti rus spiunesh, të zbuluar nga autoritetet amerikane, u shkëmbyen me katër agjentë amerikanë. Por anëtari i 11-të i dyshuar i këtij rrjeti rus, Christopher Metsos, u zhduk pa lënë gjurmë, pasi u arrestua në Qipro dhe u lirua me kusht. Galeotti tha se disa oficerë amerikanë të kundërzbulimit, të cilët i kishin folur atij në kushte anonimiteti, besonin se grupet kriminale ruse e kanë trafikuar Metsosin fshehurazi në Rusi.

Lidhjet e fshehta të Rusisë

Nga bisedat jo zyrtare me autoritete evropiane të sigurisë si dhe disa kriminelë në Evropë dhe Rusi, Galeotti ka mësuar se ekziston një ndërlidhje e ngushtë mes Kremlinit dhe grupeve kriminale të organizuara ruse. Vendet më të zakonshme për këto grupe kriminale janë vendet ku ka komunitete të mëdha ruse, si në jug të Spanjës, në Greqi ose Letoni, si dhe në vendet ku ka sasi të mëdha trafikimi të njerëzve, drogës dhe mallrave, siç është Berlini.

Ndryshe nga 20 vjet më parë, grupet kriminale ruse në Evropë tani nuk veprojnë në rrugë. Ato veprojnë tani si aleatë, lehtësues dhe furnizues për bandat lokale evropiane dhe rrjetet kriminale në mbarë kontinentin. Për shembull, afërsisht një e treta e heroinës që arrin në Evropë, vjen nëpërmjet bandave ruse, tha Galeotti.

Një tjetër ekspert për krimin e organizuar rus, Walter Kegö nga Instituti për Politikat e Sigurisë dhe Zhvillimit në Stokholm, thotë se grupet mafioze ruse në Europë preferojnë të qëndrojnë në hije. Kegö për DW thotë se mafia ruse ka një ndikim të madh jo vetëm në botën kriminale, por edhe në politikë. "Nuk ka dyshim se ata janë përdorur nga zyrtarë të lartë në Kremlin për të bërë gjëra të caktuara, edhe pse jo tërë kohën", tha ai.

Ndërsa Galeotti shton se ky lloj bashkëpunimi i mundëson Rusisë që të maskojë çdo lidhje të drejtpërdrejtë me zyrtarët në Moskë. Bandat, të cilave u drejtohet Kremlini, ende kanë pasuri apo njerëz të tyre në Rusi, që do të thotë se autoritetet e sigurisë kanë ndikim mbi to, thotë Galeotti dhe shton: "Kohë pas kohe Kremlini u drejtohet gangsterëve dhe në thelb Kremlini bën kërkesa të cilat gangsterët nuk muknd t'i refuzojnë". / Deutsche Welle

The post Si u bë mafia ruse “diplomacia” e Kremlinit në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Anthony Joshua është më shumë se një boksier

Posted: 30 Apr 2017 07:06 AM PDT

Kampioni i ri i botës, Anthony Joshua, i cili mundi ukrainasin, Wladimir Klitschko, ka edhe një talent tjetër ai di të bëjë edhe rep, shkruan Express.

Në dokumentarin e bërë nga BBC para meçit që u zhvillua në "Wembley", në një moment shihet kampioni i ri i botës duke repovatur dhe në fakt nuk qëndron aspak keq edhe në muzikë, për më shumë shikoni videon më poshtë.

The post Anthony Joshua është më shumë se një boksier appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet lideri opozitar në Bjellorusi

Posted: 30 Apr 2017 06:59 AM PDT

Gruaja e liderit opozitar bjellorus, Mikalay Statkevich, thotë se ai është arrestuar para protestave të planifikuara anti-qeveritare.

Marina Adamovich ka thënë sot se policia e ka informuar atë se një ditë më parë, Statkevich është arrestuar dhe do të mbahet në burg për 5 ditë. Ajo nuk ka treguar se për çfarë arsye është arrestuar lideri opozitar.

Një protestë e madhe anti-qeveritare është planifikuar të mbahen në kryeqytetin Minks më 1 maj.

Statkevich, i cili kishte garuar ndaj presidnetit aktual bjellorus Alyaksandr Lukashenka, në zgjedhjet në vitin 2010, ishte arrestuar në protestat kundër rezultatit zgjedhor. Ai ka qënduar 5 vjet në burg, njofton rel

Më 25 mars, Statkevich kishte planifikuar që të organizojë një protestë të madhe. Por, ai kishte deklaruar se para protestës ishte arrestuar nga zyrtarë të agjencisë së shërbimit KGB dhe ishte marrë në pyetje. Sipas tij, agjentët e KGB-së i kishtin thënë se ai përballet me akuza për planifikimin e sulmeve terroriste në Bjellorusi që prej vitit 2011. Mengjithatë, Statkevich ishte liruar 3 ditë më pas.

 

The post Arrestohet lideri opozitar në Bjellorusi appeared first on INSAJDERI.

Dua Lipa në Wembley për të përkrahur Joshuan

Posted: 30 Apr 2017 06:49 AM PDT

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka qenë e pranishme në stadiumin Wembley për të shikuar në ndeshjen e mbrëmshme të boksit në mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klischkos.

Ajo ka postuar fotografi në profilin e saj në Instagram ku shihet së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipa.

Dua ka treguar se ka përkrahur britanikun Joshua, i cili edhe fitoi meçin në rundin e 11-të. /Insajderi.com

The post Dua Lipa në Wembley për të përkrahur Joshuan appeared first on INSAJDERI.

Sektori privat, pa sindikata nga frika e humbjes së punës

Posted: 30 Apr 2017 06:34 AM PDT

Në Kosovë sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, njëkohësisht edhe ku nuk respektohen të drejtat e punëtorëve. E për të mbrojtur të drejtat e tyre, nevojitet krijimi i sindikatave, veprim ky që kërkon guxim nga punëtorët përballë menaxherëve të kompanive përkatëse.

Përfaqësues të Sindikatës së punëtorëve dhe vetë punëtorë pranojnë se nga frika e humbjes së vendit të punës, punëtorët heshtin karshi shkeljes së të drejtave të tyre.

Albana, qytetare nga Prishtina, tregon se ka punuar në disa kompani private. Ajo tregon se në një qendër tregtare në periferi të kryeqytetit në mes punëtorëve, vazhdimisht është diskutuar çështja e krijimit të sindikatës, por në praktikë askush nuk ka guxuar të marrë një hap të tillë.

"Në një qendër tregtare në një kompani kemi punuar deri në 20 punëtorë. Gjithmonë është folur në mes punëtorëve, por nuk është bërë, për shkak se secili nga ne është frikësuar se do të humb vendin e punës", thotë Albana.

Se frika nga humbja e vendit të punës është arsye e moskrijimit të sindikatave në sektorin privat, thonë edhe përfaqësues të Bashkimit të Sindikatës së Pavarur të Kosovës (BSPK).

Alush Sejdiu, nënkryetar në BSPK, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në këtë sindikatë ka pasur disa ankesa anonime, të cilat që për shkak të inicimit të krijimit të sindikatës brenda kompanisë, janë ndëshkuar nga pronari në forma të ndryshme, e madje ka ndodhur edhe humbja e vendit të punës.

"Janë ankuar sepse ka pasur pasoja edhe me largim nga puna, edhe më ndërrim të vendit të punës dhe me të gjitha çështjet që punëdhënësi mund të aplikojë në raste të tilla", thotë Sejdiu.

Edhe zyrtarë qeveritarë pranojnë se në sektorin privat nuk funksionojnë sindikatat.

Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për Radion Evropa e Lirë, thotë sindikatat në këtë sektor janë të rëndësishme, por që gjatë inspektimit të kompanive nuk kanë hasur në ndonjë sindikatë.

Ibrahimi tregon se në bazë të ligji, formimi i sindikatës është i lejueshëm, por jo i obliguar.

"Është fakt se në asnjë subjekt afarist privat nuk ka organizim sindikal. Organizimi sindikal është vullnetar, nuk është i detyrueshëm. Mirëpo edhe pse është vullnetar, punëdhënësi nuk e ka të drejtën që të ndalojë organizimin sindikal. Dhe, në qoftë se punëdhënësi bën pengesë për organizim sindikal të punëtorëve, atëherë ne e sanksionojmë", bën të ditur Ibrahimi.

Sipas përfaqësueseve të punëtorëve, në këtë sektor, ku llogaritet se punojnë mbi 220 mijë persona, sindikatat nuk janë themeluar për faktin se pronarët, organizimin sindikal e shohin si rival, e jo si partner bashkëpunimi.

Sindikata, po ashtu, ka fuqi të madhe ligjore për t'i mbrojtur anëtarët e vet me anë të grevave të ligjshme. Sindikata mund të pezullojë punën e ndërmarrjeve, derisa të drejtat e punëtorëve të mos shkelen.

Organizatat sindikale, madje, mund t'i drejtohen gjykatës për veprime ndërhyrëse ose kërcënime ndaj punëtorëve.(REL)

 

The post Sektori privat, pa sindikata nga frika e humbjes së punës appeared first on INSAJDERI.

Ndalohen vizitat te Ziadin Sela në spital

Posted: 30 Apr 2017 06:23 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari, përmes një postimi në 'Facebook', ka bërë të ditur se me kërkesë të ekipit mjekësor janë ndaluar vizitat te Ziadin Sela në dhomën e tij nga jashtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Kryetari i partisë tonë Z.Ziadin Sela është me shëndet të mirë dhe ne gjendje stabile, por duhet të komunikojmë kërkesën e ekipit mjekësor të cilët sot morëm vendim të formës së prerë që të ndalohen të gjitha vizitat në dhomën e tij", shkruan Taravari

The post Ndalohen vizitat te Ziadin Sela në spital appeared first on INSAJDERI.

Basha fton shqiptarët të mos paguajnë taksa

Posted: 30 Apr 2017 06:11 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ashpërsoi tonet gjatë deklaratës së tij para protestueseve demokratë në çadër, teksa u bëri thirrje që më 19 qershor, nëse një ditë më parë mbahen zgjedhje, të mos i binden asnjë ligji të republikës së vjetër e të mos paguajnë asnjë taksë.

"Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjësuar pluralizimin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, nuk ndodh në 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër, për republikën e re do të jenë të pavlefshme, nul. Më 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen veten pjesë të republikës së re nuk duhet të paguajë asnjë taksë të republikës së vjetër dhe nuk do t'i bindit asnjë ligji të republikës së vjetër", tha Basha.(Gazeta Shqip)

 

The post Basha fton shqiptarët të mos paguajnë taksa appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more