“Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme vazhdon takimet në Kroaci” plus 9 more Ferizaj Press |
- Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme vazhdon takimet në Kroaci
- USHAF lidhë Marrëveshje Bashkëpunimi me “Termokos-in” për punën praktike të studentëve
- Transparenca e Parlamentit të Kosovës në Raport me Vendet e Ballkanit Perëndimor
- Në Ferizaj filloi punën akademia e hendbollit
- Diskutohet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
- Po punohet me intensitet të shtuar në rregullimin e sheshit në Ferizaj (Foto)
- Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë 24 orëshe për nesër
- Do të shpërblehen nxënësit e talentuar
- Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës
- Zyrtarizohet fushata
Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme vazhdon takimet në Kroaci Posted: 26 Apr 2017 09:38 AM PDT Në vazhdën e aktiviteteve nga vizita zyrtare në Kuvendin e Kroacisë , delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, u takua edhe me udhëheqësin e Delegacionit të Republikës së Kroacisë në SEECP, Predrag Matic. Siç bën të ditur zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, në ketë takim delegacionet këmbyen mendimet rreth bashkëpunimit për SEECP, veçanërisht për kërkesën e Kosovës për të kryesuar SEECP. Delegacioni i Kosovës shfaqi mirënjohjen për kontributin e delegacionit të Kroacisë dhënë Kosovës me rastin e përcaktimit të kryesimit nga ana e Kosovës të Komisionit për Ekonomi, Energjetikë e Tregti të SEECP. "Z. Matic, mes diskutimeve të tjera me delegacionin e Kosovës, deklaroi gatishmërinë e delegacionit kroat për mbështetjen e paskajshme në kërkesat e Kosovës", thuhet në njoftim. Në njoftim theksohet se gjatë ditës së dytë të vizitës, delegacioni u takua edhe me Grupin e Miqësisë Kroaci-Kosovë, të kryesuar nga Andrija Mikulic. Delegacionet diskutuan lidhur me pozitën e komunitetit kroat në Kosovë dhe të atij shqiptar në Kroaci, me ç'rast u shpreh gatishmëria e të dy palëve për avancimin e pozitës se tyre në shoqëritë respektive. Në takim, po ashtu u shpreh gatishmëria dhe interesimi i palëve për nismën e aktiviteteve në kuadër të grupeve të miqësisë, si dhe u iniciua mbajtja e takimit të parë midis dy grupeve./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht. |
USHAF lidhë Marrëveshje Bashkëpunimi me “Termokos-in” për punën praktike të studentëve Posted: 26 Apr 2017 09:06 AM PDT Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe ngrohtorja e qytetit të Prishtinës "Termokos" kanë lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi ndërinstitucionale, me të cilën studentët e këtij Universiteti do të mund të kryejnë punën praktike, por edhe të punojnë temat e diplomës. Kjo Marrëveshje është nënshkruar nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe kryeshefi ekzekutiv i "Termokos-it", z. Naser Canolli pas vizitës që studentët e këtij Universiteti i bënë Ngrohtores së Prishtinës. Studentët u pritën nga kryeshefi Canolli, i cili theksoi shpresën e tij që kjo Marrëveshje përveç që do t'iu shërbejë atyre për përgatitje më të mirë profesionale, do t'iu mundësojë edhe punësim më të shpejtë. Ndërsa, rektori Bajraktari falënderoi "Termokos-in" për krijimin e kësaj mundësie për studentët dhe u shpreh i kënaqur që është arritur ky bashkëpunim, nga i cili përfitojnë më së shumti studentët e shkencave të aplikuara, por edhe vet Ngrohtorja, e cila sipas Marrëveshjes, do të mund të angazhojë Universitetin në zgjedhjen e problemeve praktike dhe shkencore. Rektori Bajraktari theksoi se kjo Marrëveshje është e një rëndësie të veçantë, sepse do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së studimeve, dhe si rezultat edhe në zhvillimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në përgjithësi. Gjatë kësaj vizite, studentët, të udhëhequr nga ekspertë të Ngrohtores së Prishtinës, kanë vizituar ambientet dhe kanë parë nga afër si funksionon ky institucion. Ndërsa, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Industriale me Informatikë kanë filluar menjëherë punën praktike në "Termokos".
|
Transparenca e Parlamentit të Kosovës në Raport me Vendet e Ballkanit Perëndimor Posted: 26 Apr 2017 07:25 AM PDT Parlamentet rajonale plotësojnë mesatarisht 63% të kritereve të hapjes. Ky rezultat nuk është i kënaqshëm, sidomos duke pasur parasysh se parlamentet janë organe publike të zgjedhura drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe janë përgjegjës ndaj tyre. Në bashkëpunim me partnerët e rrjetit ballkanik të organizatave jo-qeveritate ACTIONSEE, Open Data Kosovo (ODK) ka bërë një analizë të politikave publike që e masin nivelin e transparencës, praktikave të hapura, dhe llogaridhënjes së parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Hapja e Parlamentit të Kosovës u mat përmes 102 treguesve/indikatorëve që masin shkallën e hapjes në katër fusha: Qasshmëria, Efikasiteti, Integriteti dhe Transparenca. Parlamenti i Kosovës shënoi 60% në treguesit e hapjes, duke arritur kështu në vendin e dytë në renditjen e kuvendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo qëndron prapa Malit të Zi, i cili udheheqë me 80%, dhe ndan vendin e dytë me Shqipërinë, e cila shënon 60%. Parlamenti i Kosovës shënoi 47.73% në aspektin e qasshmërisë. Ky rezultat e vë në fund të listës parlamentin në krahasim me vendet e tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Një aspekt që ndikon në këtë rezultat është mungesa e zbatimit të duhur të ligjit për qasje ne dokumente publike siç është mos posedimi i një liste të regjistrave dhe dokumenteve në zotërim të institucioneve, siç kërkohet me ligj. Poashtu edhe mungesa e një mekanizmi për peticione përmes internetit ka ndikuar që Kosova të shënoj dobët në aspektin e qasshmërisë. Kosova ka shënuar një rezultat prej 50% kur është fjala për efikasitetin në lidhje me planifikimin strategjik si dhe monitorimin parlamentar. Ngjajshëm me gjetjet nga vlerësimi i Pushtetit Ekzekutiv, Parlamenti i Kosovës ka dështuar në monitorimin dhe vlerësimin e efikasitetit të ligjeve, si në ato ligje të cilat janë duke u përgaditur ashtu edhe në ato të cilat tashmë janë në fuqi. Në vlerësimin e komponentit të integritetit, Kosova ka pasur një rezultat shumë të lartë me 83%, duke u radhitur kështu e dyta pas Malit të Zi i cili ka shënuar 97% në këtë vlerësim. Indikatoret e integritetit kanë matur kodin e etikës, parandalimin e konfliktit të interesit, ligjin e lobimit (nuk aplikohet në Kosovë), dhe deklarimin e pasurisë nga Anëtarët e Parlamentit. Të gjitha këto aspekte janë të rregulluara në bazë të ligjit dhe shërbejnë si një bazë e mire për zhvillimin e integritetit parlamentar. Në vlerësimin e nivelit të transparencës, Kosova ka arritur rezultatin 60%. Ky rezultat është arritur në bazë të vlerësimit të informacione organizative, prokurimin publik, dhe buxhetin shtetëror. Faktori që e ul rezultatin e Kosovës në këtë kategori për këtë institucion dhe rezultatin e përgjithshëm të vendit është mungesa e transparencës në prokurimin publik si dhe mungesa e trasparencës buxhetore, element ky thelbësor i transparencës dhe qeverisjes së mirë. Parlamentet e Ballkanit Perëndimor duhet të forcojnë funksionin e tyre përfaqësues nëpërmjet krijimit të kanaleve të komunikimit me qytetarët dhe të përfshijnë këta të fundit në procesin e formulimit të ligjeve. Për më tepër, parlamentet duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë zhvillimit të shërbimeve elektronike. Organet legjislative duhet të jenë të hapura për komunikim me qytetarët dhe të identifikojnë kanalet e përshtatshme të komunikimit, qoftë përmes telefonit, e-mailit ose duke kërkuar të zhvillojnë mënyra më inovative që mundësojnë një komunikim të dyanshëm me qytetarët. |
Në Ferizaj filloi punën akademia e hendbollit Posted: 26 Apr 2017 06:55 AM PDT Në këtë ceremoni morri pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, drejtori i drejtorisë së kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati, por edhe drejtues të Federatës së Kosovës në Hendboll. Me këtë rast kryetari i FHK-së Eugen Saraqini, tha se ndihet shumë i privilegjuar që ëndrrën të cilën e ka pasur me vite të tëra po fillon së realizuari pikërisht në Ferizaj. Ai tha se akademi të tjera të hendbollit pritete të bëhen edhe në qytete tjera të Republikës së Kosovës. E nga ana tjetër kryetari i komunës, Muharrem Svarqa, ka uruar të gjithë pjesëtaret e kësaj akademie duke theksuar se sukseset Ferizajt, nuk i kanë munguar asnjëherë, pasiqë Ferizaj njihet edhe si qytet i hendbollit. Kurse drejtuesi i kësaj akademie Ismet Jupa, tha se kjo është një ngjarje më e madhe deri më tani që është organizuar për të gjithë këta të rinj, sepse nga kjo akademi priten të dalin emra të njohur dhe të cilët do të jenë bartës të lojës në Kosovë dhe me gjere.
|
Diskutohet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm Posted: 26 Apr 2017 05:06 AM PDT Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka mbajtur konferencën me titull "Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm" projekt ky që financohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Kjo konferencë kishte për qëllim që të diskutoj rreth sfidave të Kosovës në ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe gjetjen e praktikave me të mira drejt parandalimit dhe luftimit të këtij fenomeni. Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur Skender Perteshi, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë. Të pranishmëve me një fjalë rasti është drejtuar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili tha se shoqëria jonë është një shoqëri e re në kuptimin e ndërtimit të demokracisë. " Duke qenë një mjet shumë i fuqishëm i zhvillimit demokratik, debati është tepër i nevojshëm, madje i domosdoshëm për funksionimin e shoqërisë sonë. Viteve të fundit jemi ballafaquar me fenomenin e ri: përhapjen e ekstremizmit dhe të radikalizmit fetar dhe me pjesëmarrjen e disa kosovarëve në luftërat e Lindjes së Mesme. Kam bindjen e thellë se sikur para katër-pesë vitesh të kishim zhvilluar debate të gjera e të shpeshta, për të sqaruar kontekstin e atyre luftërave dhe të kishim marrë masa me kohë, pjesëmarrja e kosovarëve në to do të ishte dukshëm më e vogël. Por, më mirë vonë, se kurrë. Sqarimi i kontekstit të luftërave në Lindjen e Mesme, analiza e gjendjes, nxjerrja e përfundimeve të drejta, shpjegimi i kontekstit fetar të asaj lufte, qartësimi i burimit të frymëzimit të ekstremizmit dhe radikalizmit, besoj se është shumë më i efektshëm, se sa masat ligjore dhe represive të shtetit", ka thënë Svarqa. Ai tutje është shprehur se Komuna e Ferizajt nuk ka qenë shumë e prekur nga fenomeni i ekstremizmit dhe radikalizmit, por kanë qenë të prekura komunat fqinje. "Ne, përmes Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi dhe përmes agjencive të sigurisë, kemi qenë vazhdimisht të vëmendshëm ndaj këtij fenomeni, të cilin e kemi diskutuar dhe analizuar. Janë organizuar edhe debate e ligjërata në këtë temë dhe pritet të organizohen edhe më tutje. Sepse në gjendjen jo shumë stabile ballkanike, ekstremizmi dhe radikalizmi është benzinë në zjarr. Prandaj, ne jemi të vetëdijshëm për syçeltësinë që duhet treguar të gjithë ne, banorët e Ferizajt dhe të Kosovës në këtë drejtim", tha Svarqa, përderisa ka nxjerre edhe disa konkludime të cilat janë mbledhur nga konferencat e deritanishme lidhur me ketë teme. Më pas kanë diskutuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile, mësimdhënës dhe kryetar të fshatrave. U bë e ditur se ky projekt është pjesë e aktiviteteve të QKSS-së, në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit të dhunshëm i cili do të implementohet në të gjitha Komunat e Kosovës. Në fund të këtij takimi u tha që takime të tilla të jenë më të shpeshta dhe të formohen edhe mekanizma reformues.
|
Po punohet me intensitet të shtuar në rregullimin e sheshit në Ferizaj (Foto) Posted: 26 Apr 2017 04:43 AM PDT Kryetari i Komunë së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij, gjatë ditës së sotme nga afër ka inspektuar punimet që po bëhen në rregullimin e sheshit, segmenti 2 dhe 3. Me këtë rast kryetari Svarqa, ka kërkuar nga punëkryesit që këto punimet të zhvillohen edhe me intensitete më të lartë, me qëllim të vetëm që të përmirësohet infrastruktura në këtë pjesë të qytetit dhe të bëhet një pritje edhe më e mirë e bashkatdhetarëve. U bë e ditur se tash për tash po punohet në vendosjen e gypave për instalime të kabllove të ndryshme elektrike, po punohet në rrjetin e ri ujësjellësit ku punimet po i kryen kompania "Bifurkacioni", por po punohet edhe në rrjetin e kanalizimit atmosferik. Shumë shpejt pritet të bëhet edhe vendosja e kubëzave sipas projektit. Këto punime vazhdimisht po mbikëqyren edhe nga mbikëqyrësit e projektit, Afërdita Bibaj dhe Leonora Zeqiri.
|
Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë 24 orëshe për nesër Posted: 26 Apr 2017 04:23 AM PDT Ferizaj. 26.04.2017. Në bazë të një vendimi të lëshuar nga Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të gjitha institucionet shëndetësore që në mëngjesi i ditës së nesërme (27.04.2017. me fillim në ora 7:00) do të jenë në grevë 24 orëshe. Në njoftimin e FSSHK-së thuhet se gjatë kësaj kohe do të punojë vetëm njësia me rëndësi vitale. "Me këtë rast kërkoj nga populli mirëkuptim, greva jonë përveç kërkesave për përmirësim dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë ka të bëjë edhe me përmirësimin e cilësisë të shërbimit ndaj popullatës tonë", thuhet në njoftim. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës lut opinionin e përgjithshëm që të na mirëkuptojë dhe ditën e grevës të mos paraqiten ata që nuk kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësore.
|
Do të shpërblehen nxënësit e talentuar Posted: 26 Apr 2017 03:43 AM PDT Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt ka paralajmëruar sot mundësinë e mbështetjes dhe të shpërblimit të nxënësve të talentuar në shkollat e komunës. Drejtori Muhamet Halili bëri të ditur se tashmë janë mbajtur garat komunale në fizikë dhe në matematikë në klasat 9-12 ndërsa në klasat 6-8 do të mbahen këtë të shtunë. Fituesit do të garojnë pastaj në nivel republikan. Po ashtu gjatë majit do të mbahen edhe garat në biologji. E veçanta e këtyre garave sivjet është se Drejtoria e Arsimit do të përpiqet që t'i mbështesë edhe financiarisht nxënësit që janë veçanërisht të talentuar, theksoi drejtori Halili. Në një konferencë me gazetarë, duke raportuar për punën tremujore të drejtorisë së tij, drejtori Halili tha se janë rreth 500 mësimdhënës ferizajas që po ndjekin trajnimet për kurrikulën e re. Nga investimet kapitale për sivjet ai theksoi procedimin e tenderimit për ndërtimin e një shkolle të mesme në qytet, përfundimin e fazës së dytë të shkollës në Komogllavë, përfundimin e fazës së dytë të çerdhes në Greme e kështu me radhë. Plani i investimeve kapitale të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj për sivjet është 665 mijë euro. |
Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës Posted: 26 Apr 2017 01:21 AM PDT Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava , priti në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, të kryesuar nga z. Jacques Brotchi, anëtari i Parlamentit dhe Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të komunitetit frëngjisht-folës bashkë me disa deputet tjerë nga parlmaneti Belgjikës i cili po qëndron në vizitë zyrtare në vendin tonë. Myftiu Tërnava çmoi lart ndihmën e madhe të shtetit Belg dhënë Kosovës, dhe falënderoi popullin dhe shtetin Belg për përkrahjen e popullit dhe shtetit të Kosovës , dhe i njohu me Bashkësinë islame, institucionet e saja , jetën fetare në Kosovës në përgjithësi si dhe mbi harmoninë fetare në vend. Anëtarët e delegacionit parlamentar belg falënderuan Myftiun për pritjen e ngrohtë , dhe vlerësuan kontributin e Bashkësisë Islame për kultivimin e traditës së bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare si një shembull model që duhet ndjekur.
|
Posted: 25 Apr 2017 11:30 PM PDT Partitë politike në vend kanë filluar "zyrtarisht" fushatën për zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse ende ka kundërthënie mes disa subjekteve që Kosova t'i nënshtrohet procesit zgjedhor në këtë kohë, rezultatet në terren flasin të kundërtën. Tash e disa muaj partitë politike janë duke punuar intensivisht në shpalosjen e programit të tyre në çdo kënd të vendit.Madje ato nuk ngurojnë as të japin premtime duke kërkuar kështu poste të larta karshi zotimeve që i bëjnë. E këto aktivitete njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se janë përgatitje e hapur për zgjedhje të parakohshme. Madje, sipas tyre, sinjalin e parë për zgjedhje e ka dhënë kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Kurse Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është shprehur e gatshme për organizmin e zgjedhjeve nëse ato do të shpallen së shpejti. "KQZ-ja e ka obligim për t'i realizuar zgjedhjet dhe në qoftë se shpallen do t'i organizojë", ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për gazetën "Zëri". |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: