Skip to main content

““Agim Veliu, shembulli më i keq i qeverisjës” (VIDEO)” plus 1 more Gazeta Tribuna

““Agim Veliu, shembulli më i keq i qeverisjës” (VIDEO)” plus 1 more Gazeta Tribuna


“Agim Veliu, shembulli më i keq i qeverisjës” (VIDEO)

Posted: 26 Apr 2017 12:07 PM PDT

Në debatin për komunën e Podujevës, në emisionin " Euro Tribuna" është kritikuar kryetari i tanishëm i kësaj komune Agim Veliu. Edhe pse ky i fundit nuk ishte I pranishëm në debat.

Bajram Ajeti, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se Agim Veliu është shembulli më i keq i qeverisjes në Kosove. Sipas tij, ky kryetar është shumë i dobët.

The post "Agim Veliu, shembulli më i keq i qeverisjës" (VIDEO) appeared first on Gazeta Tribuna.

Zëvendësministër Hoti: Shpirti krijues i Kosovës arsye e fuqishme për festimin e 26 prillit

Posted: 26 Apr 2017 04:02 AM PDT

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sot shënua festimin e 26 prillit, – Ditës Botërore të Pronësisë intelektuale, ku të pranishëm ishin Zëvendësministri i MKRS, Rexhep Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë znj. Hikmete Bajrami, përfaqësues të Zyrës së BE-së, krijues, përfaqësues të komunitetit të bizneseve, dhe të institucioneve të pronësisë intelektuale etj.

Në fjalën e rastit që e mbajti Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, theksoi rëndësinë e shënimit të kësaj dite, e cila u themelua nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale dhe e cila shënohet në tërë botën, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimin për të drejtat pronësore intelektuale.

Më tej Z. Hoti tha se këtë vit kjo organizatë e shënon këtë ditë me moton «Novacioni përmirëson jetët», të cilës moto ju bashkëngjitet edhe Republika e Kosovës, dhe besojmë që shpejt do të bëhemi edhe shtet anëtar i kësaj organizate.

Duke folur për pronësinë intelektuale zëvendësministri i MKRS u shpreh se respektimi i krijimit të shpirtit krijues është një nga pikat e fuqishme që ka Republika e Kosovës dhe e cila është e kompletuar edhe me legjislacionin përkatës në pajtim dhe i harmonizuar edhe me legjislacionin europian dhe ndërkombëtar.

Ai u ndal edhe të e Drejta e Autorit e cila në vetvete është vazhdimisht një sfidë, sidomos në raport me medien dhe e cila është duke e përcjellë në vazhdimësi trendin evropian të përkufizimit të të Drejtës së Autorit.

Pronësia Intelektuale është realitet që na rrethon dhe na përcjellë në çdo çast të jetës tonë, kreativiteti dhe inovacioni janë pjesë e pandashme e të jetuarit, duke filluar nga librat, filmi, muzika, arti- të mbrojtura me të drejtën e autorit, e duke vazhduar me shpikjet e ndryshme falë të cilave sot jeta jonë është bërë më funksionale, më atraktive, më e komunikueshme.

Mbrojtja e patentave , si dhe markat tregtare na mundësojnë gjithashtu të dallojmë produktet që na pëlqejnë e dëshirojmë më shumë.

Zëvendësministri Hoti u shpreh se kreativiteti dhe novacioni, janë dy komponentë shumë të rëndësishme të kulturës, respektivisht ekonomisë, posaçërisht tani kur zhvillimi kulturor dhe ekonomik është avancuar, dhe ekonomia globale dhe digjitale kanë kaluar kufijtë shtetëror, ku dija e informacioni, shpikjet përcaktojnë zhvillimin shoqëror dhe kualitetin e jetës tonë.

Në konferencë u tha gjithashtu se Kosova, ka vlerësuar lartë të drejtat pronësore intelektuale dhe se në vitet e fundit është bërë shumë nga institucionet politikëbërëse nga Zyra për të Drejtën e Autorit dhe Agjencia për Pronësi Industriale, dhe nga organet ligj zbatuese Inspektorati i Tregut, Dogana dhe Policia e Kosovës, ku Task Forca Kundër Piraterisë – ka vazhduar me ndërmarrjen e masave në teren, dhe vetëm në vitin 2016 janë sekuestruar mijëra kopje të materiale pirate.

3 2

The post Zëvendësministër Hoti: Shpirti krijues i Kosovës arsye e fuqishme për festimin e 26 prillit appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more