Skip to main content

“Trump mbron kërkesën e Flynnit për imunitet nga ndjekja penale” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Trump mbron kërkesën e Flynnit për imunitet nga ndjekja penale” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Trump mbron kërkesën e Flynnit për imunitet nga ndjekja penale

Posted: 31 Mar 2017 10:00 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbështeti kërkesën e ish-këshilltarit të tij për siguri kombëtare, që të dëshmojë për kontaktet e tij me Rusinë, në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale. "Mike Flynn duhet të kërkojë imunitet. Kjo është një gjueti shtrigash (justifikim për humbjen e madhe në zgjedhje) nga mediat dhe demokratët, me përmasa historike", shkroi Trump në Twitter. Avokati i Flynnit, Robert Kelner, tha se klienti i tij do mbrojtje kundër "ndjekjes së padrejtë penale", në shkëmbim të dëshmisë para komitetit të inteligjencës në të dyja dhomat e Kongresit. Flynn, gjeneral në pension i ushtrisë, ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit për siguri në muajin shkurt, pasi është zbuluar se ai e ka keqinformuar administratën, përfshirë nënpresidentin Mike Pence, në lidhje me kontaktet e tij me ambasadorin rus në Uashington, Sergei Kislyak. Komiteti i inteligjencës në SHBA është duke hetuar ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mattis: Irani - “eksportues i terrorizmit”

Posted: 31 Mar 2017 09:33 AM PDT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se Irani vazhdon të jetë "eksportues i terrorizmit" dhe sponsor i aktivitetit militant. Duke folur në Londër, Mattis tha se sjellja e Iranit nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2012, kur ai ka thënë se tre kërcënimet kryesore, me të cilat përballet SHBA-ja, janë: Irani, Irani dhe Irani. "Në atë kohë kam folur për Iranin si komandant i komandës qendrore të SHBA-së dhe Irani ka qenë eksportuesi kryesor i terrorizmit. Sinqersiht ka qenë sponsor shtetëror i terrorizmit dhe këtë sjellje e vazhdon edhe sot", tha Mattis në një konferencë për media me homologun britanik, Michael Fallon. Mattis tha po ashtu se Koreja e Veriut është duke vepruar "në një mënyrë shumë të pamatur".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parlamenti çeçen u lejon vajzave në shkolla të veshin hixhab

Posted: 31 Mar 2017 08:17 AM PDT

Ligjvënësit në Çeçeni, rajon me shumicë myslimane në Rusi, votuan për t'iu lejuar vajzave në shkolla të veshin shaminë islamike në kokë, ose hixhabin. Legjislatura tha se amandamenti nuk bie në kundërshtim me ligjet federale ruse dhe se u lejon studenteve të veshin veshje ose simbole në përputhje me traditat dhe besimet e tyre.  Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ky institucion nuk ka qëndrim të unifikuar për këtë veprim të Çeçenisë dhe se çështja është duke u zgjidhur ndryshe-ndryshe në zona të ndryshme. Çështja e hixhabit për vajzat në shkolla ka shkaktuar debat të nxehtë në një kohë. Në muajin janar, ministrja e Arsimit në Rusi, Olga Vasilyeva, është përballur me kritika të ashpra nga lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, dhe klerikët islamikë rusë, pasi ka bërë thirrje për ndalimin e hixhabit në shkollat në Rusi, duke thënë se Rusia është shtet laik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në një shtet të Indisë vrasja e lopës do të dënohet me burg të përjetshëm

Posted: 31 Mar 2017 08:12 AM PDT

Shteti perëndimor i Indisë, Gujarat, ka kaluar një ligj, që e bën vrasjen e lopëve të dënueshme me burgim të përjetshëm. Me amandamentimin e Aktit shtetëror për Mbrojtjen e Kafshëve, ata që gjenden fajtorë për transportim të mishit të lopëve, do të dënohen po ashtu me dhjetë vjet burgim. Lopa konsiderohet e shenjtë nga shumica Hindu e Indisë dhe vrasja e saj është jolegale në shumë shtete. Por, amandamenti i ri do të thotë se Gujarati ka tani ligjet më të ashpra në vend, në lidhje me këtë çështje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe e gatshme të bisedojë me Thaçin, por nuk e mbështet ushtrinë

Posted: 31 Mar 2017 08:12 AM PDT

Lista Serbe nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në raport me nismën për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës. Sipas tij, bisedimet për ushtrinë e Kosovës, të cilat i ka paralajmëruar presidenti Hashim Thaçi, nuk janë në interesin e serbëve që jetojnë në Kosovë. "Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura për ne nuk është fare temë për bisedime dhe se çdo diskutim për këtë çështje, për ne do të ishte vetëm humbje kohe", tha Stojanoviq. Ai tha po ashtu se mund të diskutohet me presidentin e Kosovës apo liderët tjerë vendor, por për ushtrinë, nuk ka hapësirë që të arritur ndonjë përparim në negociata.  Nisma për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ka nënvizuar ai, u ka shërbyer liderëve kosovar vetëm për nevoja të brendshme, ngase kjo temë, sipas tij, nuk ka si qëllim zgjidhjen e problemeve me të cilat po ballafaqohen sot qytetarët e vendit. Pas bojkotit prej gjashtë muajve, Lista Serbe është kthyer në institucionet e Kosovës, duke ruajtur kështu postet ministrore në qeveri dhe mandatet e deputetëve në Kuvend. Kthimin e deputetëve serbë, e ka mirëpritur Qeveria e Kosovës e cila ka paralajmëruar se tani mund të arrihen 80 votat e nevojshme në Kuvend për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kushti i fundit i vënë nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave. Por, Stojanoviq, thotë se Lista Serbe nuk ka ende një qëndrim të prerë rreth demarkacionit dhe ka kritikuar ata që llogarisin në votat e serbëve, sa herë që bllokohet ndonjë vendimmarrje. "Atëherë kur nuk ka mundësi që brenda deputetëve shqiptarë të arrihet shumica, fajësia hidhet te serbët. Por, siç nuk kemi qenë fajtor në të kaluarën nuk do të jemi as në të ardhmen", ka thënë Stojanoviq. Një çështje tjetër për të cilën Lista Serbe thotë se do të angazhohet është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Themelimi i Asociacionit, është pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës, por mbi të gjithat, thekson Stojanoviq, është edhe marrëveshje e arritur në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Tani, thotë ai, ka disa nisma që të bëhen pazare të reja mbi këtë çështje, por të cilat i konsideron të papranueshme. "Ne nuk duam dhe nuk e kemi ndërmend që nga kjo të bëjmë pazare të reja, por insistojmë që dikush të zbatoj marrëveshjen e arritur dhe jo të bëjmë tash marrëveshje mbi marrëveshjet që tashmë i kemi bërë", thotë Stojanoviq. Sidoqoftë, Stojanoviq thotë se ishte ndikimi dhe trysnia ndërkombëtare ajo që i ka shtyrë serbët që të kthehen në institucionet e Kosovës. Por, sipas tij, lidershipi i Kosovës deri më tani, kryesisht nuk i ka zbatuar zotimet dhe marrëveshjet, andaj ai dyshon se mund të ketë një harmonizim, për çështjet e cilësuara të rëndësisë të veçantë, edhe në të ardhmen. (REL) Përgatiti: Zijadin Gashi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avokati i Popullit thotë se zyrtarë shtetëror përdorin gjuhë të urrejtjes

Posted: 31 Mar 2017 06:32 AM PDT

Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti, ka konstatuar shkelje të mëdha të të drejtave dhe lirive të njeriut nga institucionet e vendit dhe në veçanti e ka theksuar faktin "shqetësues në përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga ana e funksionarëve të lartë". Ai ka përfshirë këtu edhe kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. "Si i pari i këtij institucioni i cili ka për detyrë të promovojë dhe të mbrojë liritë dhe të drejtat e njeriut, ndjej përgjegjësi të shpreh shqetësimin e madh për praninë e gjithnjë e më të madhe të gjuhës së urrejtjes si në media ashtu dhe në rrjetet sociale. Veçanërisht që këtë gjuhë të urrejtjes e përdorin persona publik, bartës të institucioneve të larta të shtetit dhe e njëjta nuk sanksionohet". "Për të qenë më shqetësuese kjo dukuri janë paraqitjet e ndryshme të funksionarëve të lartë, mund t'i përmendim me emra, paraqitja e drejtoreshës së komisionit për bashkësitë fetare, paraqitjet e drejtorit të Arkivit të Maqedonisë, ato të kreut të VMRO-së janë mjaftë shqetësuese. Ata drejt për së drejti dëmtojnë dialogun, tolerancën, thellojnë hendeqet mes etnive", ka theksuar avokati i popullit në Maqedoni Ixhet Memeti. Ndërkaq ish kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Shkup, Mirjana Najçeska aktiviste për të drejtat e njeriut, për Radion Evropa e Lirë thotë se gjuha e urrejtjes gjenë shtrirje gjithnjë e më të madhe nga ana e drejtuesve të institucioneve, por edhe liderëve politikë, sepse ajo nuk është sanksionuar nga organet e gjyqësorit. "Gjykatat edhe përkundër asaj se viteve të fundit ishin ngritur më shumë raste të cilat në mënyrë të qartë argumentonin shkeljen e ligjit që rregullon këtë cështje me ç`rast kërkohej sanksionimi i gjuhës së urrejtjes, shikuan përmes gishtërinjve dhe hodhën poshtë pothuajse të gjitha rastet ku në bankën e të akuzuarve u gjendën zyrtarë të lartë të shtetit". "Elementi tjetër që i jep hov shtrirjes së gjuhës së urrejtjes është lehtësia me të cilën shërbehen zyrtarët e lartë të shtetit me gjuhën e urrejtjes për tu veshur me petkun patriotik për të kamufluar aktivitet kriminale dhe kjo sërish nuk dënohet as nga mediat , opinioni, dhe kuptohet organet e gjyqësorit që janë të obliguara të veprojnë", thotë Najçevska. Përderisa Shpëtim Nuredini gazetar për Radion Evropa e lirë konsideron një numër i madh i mediave përderisa financohen nga burime të institucioneve shtetërore pikërisht këto media u japin hapësirë dhe drejtuesve të institucioneve apo partive politike në pushtet pavarësisht se gjatë shprehjes së qëndrimeve politike ata përdorin gjuhën e urejtjes për motive politike pa mbajtur llogari për reziqet që sjell kjo gjuhë në një shoqëri shumë etnike siç është Maqedonia. "Fatkeqësisht organizatat apo shoqatat të cilat kanë për detyrë të mbrojnë grupe të caktuara të interesit nuk janë fort të zëshme dhe nuk reagojnë aq sa duhet për të luftuar këtë dukuri, praninë e gjuhës së urrejtjes e cila fatkeqësisht burimin e ka brenda institucioneve të shtetit dhe njëkohësisht në media përfaqësohet sikur të jetë diçka në rregull, pra u jepet hapësirë ne media partive politike dhe zyrtarëve të lartë politik të cilët përdorin këtë gjuhë dhe prezantohen në media me figurën e luanit, pra mbretit duke zënë hapësirën qendrore në terminet kryesore të emetimit të lajmeve", thotë Nuredini. Ndryshe, Avokati i Popullit në Maqedoni ka theksuar se shumë institucione në vend vazhdojmë të pengojnë punën e këtij institucioni duke u fokusuar tek Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ajo e Shëndetësisë, e Punëve të Brendshme, Drejtësisë, Prokuroria Publike, Drejtoria për të ardhura si dhe disa ndërmarrje të tjera publike. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OSBE konfirmon hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale serbe në Kosovë

Posted: 31 Mar 2017 06:17 AM PDT

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka konfirmuar se të dielën, më 2 prill, do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, të vlefshme për zgjedhjet presidenciale në Serbi. OSBE ka bërë të ditur se do të hapen katër qendra të grumbullimit dhe degë përkatëse, nëpër Kosovë, me prani të stafit të këtij misioni, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë. Sipas një komunikate për media, "ky angazhim i OSBE-së bazohet në modelet e mëparshme të vitit 2012, 2014 dhe 2016. Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës". Me t'u përmbyllur operacioni, OSBE do t'i bartë votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë dhe do t'ia dorëzojë ato Komisionit Zgjedhor Republikan (RIK) për procedura të mëtutjeshme.  Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbia ka marrë vendim që për zgjedhjet presidenciale serbe, të 2 prillit, serbët e Kosovës të votojnë në 90 vendvotime. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Matis: SHBA e shqetësuar për aksionet e Rusisë në Afganistan

Posted: 31 Mar 2017 05:58 AM PDT

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, ka shprehur shqetësim për aktivitetet e Rusisë në Afganistan dhe bashkëveprimin e saj me grupin militant taliban. "Ne kemi parë aktivitet të Rusisë në raport me talibanët", tha sot Mattis në një konferencë për gazetarë në Londër. "Nuk kam gatishmëri të them në këtë pikë nëse kjo manifestohet me armatim dhe gjëra të llojit të këtillë, por, sigurisht, ajo që ata bëjnë atje në dritën e aktiviteteve të tjera të tyre, na ka bërë që ne të kemi shqetësim", tha Mattis. Këto komente janë bërë pasi gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti, komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, i tha një komiteti të Senatit amerikan, më 23 mars, se ai ka parë dëshmi të përpjekjeve në rritje të Rusisë, për të ndikuar në talibanët dhe "me gjasë bile edhe për ta furnizuar" grupin militant. Moska i ka hedhur poshtë pohimet se i ndihmon talibanët, të cilët luftojnë kundër qeverisë afgane, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat amerikane në Afganistan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Interpol: Janë paraqitur fletarreste për tre ndihmës të Sheshelit

Posted: 31 Mar 2017 05:38 AM PDT

Interpoli i ka paraqitur tri fletarreste të prioritetit të lartë për tre ndihmës të politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, të cilët janë të akuzuar për kërcënime kundër dëshmitarëve, ka njoftuar sot Tribunali i Hagës për krime të luftës. "Petar Jojiq, Jovo Ostojiq dhe Vjerica Radeta, janë akuzuar për mospërfillje të gjykatës, pasi janë të dyshuar se i kanë keqtrajtuar, kërcënuar, kanë ofruar mito, ose ndryshe, kanë ndërhyrë ndaj dy dëshmitarëve në gjykatë kundër Vojisllav Sheshelit dhe për mospërfillje të ndërlidhur me rastin kundër tij", ka njoftuar sot Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Gjykata në Hagë i është drejtuar Interpolit, pasi Serbia nuk ishte bashkëpunuese në ekzekutimin e arrestimit për këta tre persona, që kërkohen prej vitit 2015. Vojisllav Sheshel i ka kaluar 11 vjet në burg, derisa vazhdonte procesi kundër tij në Gjykatën e Hagës, për akuza për pastrim etnik gjatë fushatave brutale paramilitare në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci, gjatë luftërave në Ballkan në vitet e 90-ta. Sheshel, 62 vjeçar, është kthyer në Serbi në vitin 2015, për trajtim nga sëmundja e kancerit, derisa pritej vendimi në gjykatë. Ai ishte liruar në vitin 2016 lidhur me të gjitha pikat e aktakuzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, në pritje të apelit, dhe është kthyer në Serbi për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale më 2 prill. Partia Radikale e tij i ka 23 deputetë në Kuvendin e Serbisë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Së paku 22 të vrarë nga eksplodimi i bombës

Posted: 31 Mar 2017 05:08 AM PDT

Raportohet se nga një eksplodim i bombës në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, që është e banuar me popullatë shumicë shiite, janë vrarë së paku 22 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Administratori qeveritar, Zahid Hussain, tha se eksplodimi i sotëm kishte ndodhur afër një xhamie shiite dhe tregut kryesor të qytetit Paraçinar. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Më 21 janar nga një eksplodim i tillë në qytetin Paraçinar, janë vrarë 24 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Për këtë sulm përgjegjësinë e patën marrë talibanët pakistanezë. Paraçinari është kryeqytet i rajonit Kurram në kufirin me Afganistanin. Ky rajon është i njohur për përleshje sektare ndërmjet sunitëve dhe shiitëve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia e Kosovës dhe ajo italiane bashkëpunojnë rreth të arrestuarve për terrorizëm

Posted: 31 Mar 2017 04:55 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se posedon informacione për personat e ndaluar nga autoritetet italiane dhe lidhur me këtë rast është duke u bashkëpunuar me autoritetet policore italiane, tha zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.  Policia italiane arrestoi në fillim të javës tre shtetas të Kosovës në qytetin e Venedikut, pasi njëri prej tyre u kap në përgjimet telefonike duke 'propozuar hedhjen në erë të urës së famshme Rialto" ndërkohë që të tjerët kanë përgëzuar sulmet e fundit në Londër. Një i mitur gjithashtu u arrestua, ka bërë me dije agjencia e lajmeve AP. Një prokuror i Venedikut tha se një bastisje në një banesë në Venedik janë gjetur dëshmi se të dyshuarit po përgatiteshin fizikisht dhe kanë shikuar edhe regjistrime në video me ekstremistë islamik që demonstronin se si kryhet një sulm me thikë. Kryetari i Venedikut, Luigi Brugnaro, kishte thënë se të gjithë të arrestuarit kishin lejeqëndrim të rregullt në Itali. Zoti Brugnaro tha se pos arrestimeve, janë kryer edhe 12 bastisje në qendër të Venecias, në Mestre dhe Treviso. Autoritetet i identifikuan të dyshuarit si Fisnik Bekaj, Dake Haziraj dhe Arjan Babaj, dhe thanë se ata kanë shprehur 'gatishmërinë për të vdekur për kauzën xhihadiste dhe kanë biseduar se si janë inspiruar nga sulmet e Londrës, kur u vranë katër persona". Prokurori i Venedikut citohet të ketë thënë se grupi ishte "vërtetë i rrezikshëm" dhe ka bërë komplot për sulme jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj. Shefi i policisë së Venedikut, shkruan AP, e ka cilësuar të miturin si "personin që ka bërë deklaratat më radikale". Ramadani: Institucionet të shtrijnë aktivitetin edhe në diasporë Gjatë viteve të fundit, policia italiane tha se ka bërë disa arrestime të ekstremistëve të dyshuar islamikë, të akuzuar se kishin rekrutuar luftëtarët për xhihad në Siri dhe Irak, duke i radikalizuar të tjerët ose duke bërë sulme të brendshme në vendet e tyre. Ekspertë të sigurisë në Kosovë thonë se arrestimi i tre kosovarëve në Itali është një dëshmi që procesi i radikalizmit dhe përhapjes së ideologjisë ekstremiste të dhunshme është një sfidë në vazhdimësi dhe si e tillë nuk ka përfunduar askund të botë dhe as në Kosovë. Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politikat e Sigurisë, tha për Radion Evropa e Lirë se ky rast është një sinjal për institucionet e Kosovës që duhet të shtrijnë aktivitetet në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm edhe tek qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.  "Duhet parë mundësinë e shtrirjes së aktiviteteve për të parandaluar ekstremizmin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë në formë të ngjashme më atë që ndodh në Kosovë, sepse secila etni respektivisht qytetarët e Kosovës kanë specifikat e veta dhe procesi i radikalizmit të tyre ndërtohet sipas specifikave edhe etnike, por jo vetëm duke u bazuar në to", thotë Ramadani. Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon. Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë. Një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ende po përballen me drejtësinë. Autoritetet e Kosovës patën deklaruar se numri i shkuarjes së qytetarëve të Kosovës për të marrë pjesë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak ka shënuar rënie. Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë pak ditë më parë se Kosova ka demonstruar vullnet dhe unitet për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Ai tha se Kosova nuk mund të konsiderohet si përjashtim nga fenomeni i terrorizmit dhe luftëtarëve të huaj dhe nënvizoi se "Kosova ka një polici të shkëlqyeshme, por askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë sulme terroriste, sepse këtë nuk mund ta garantojnë as shtetet tjera". (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson: SHBA do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët në NATO

Posted: 31 Mar 2017 03:50 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, në takimin e tij të parë të NATO-s në Bruksel, u tha aleatëve se Shtetet e Bashkuara do t'i mbajnë marrëveshjet e mëparshme dhe do të sigurojnë se aleanca ka kapacitet për ta mbrojtur vetveten, përfshirë edhe nga agresioni rus. Mëtutje, ai u ka bërë presion aleatëve që ta plotësojnë nivelin e shpenzimeve të mbrojtjes prej 2% të GDP-së, dhe ka kërkuar nga secili shtet anëtar, ta plotësoj këtë ose të ketë plan për plotësimin e përkushtimeve për financim të NATO-s, deri në samitin e liderëve të aleancës, në muajin maj, raporton agjencia Reuters nga Brukseli. Agjencia tjetër e lajmeve Associated Press, ka raportuar se sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sot ka synuar t'i qetësojë shqetësimet eventualetë aleatëve, duke thënë se "ne e kuptojmë se kërcënimi kundër njërit prej nesh, është kërcënim kundër të gjithë neve dhe ne do të përgjigjemi në mënyrë përkatëse" dhe ka shtuar se "ne do t'i mbajmë marrëveshjet që i kemi bërë për mbrojtjen e aleatëve tanë". Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, po diskutohet edhe për luftën kundër terrorizmit, dhe për çështje të tjera aktuale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: Është vrarë një oficer i lartë i sigurisë

Posted: 31 Mar 2017 02:49 AM PDT

Zyrtarë të Ukrainës thonë se një oficer i lartë rajonal i sigurisë është vrarë nga eksplodimi në veturën ku gjendej ai, në qytetin Mariupol, në pjesën juglindore të Ukrainës. Shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka njoftuar se koloneli, Oleksandr Kharaberyush, ishte vrarë në makinën e tij sot në mëngjes. Autoritetet "do të bjnë çdo gjë të mundur për t'i gjetur dhe ndëshkuar ata që janë të involvuar", ka thënë ky shërbim. Shefi i policisë rajonale në Donjeck, Vyacheslav Abroskyn, ka shkruar në rrjetin Facebook se hetimet lidhur me këtë eksplodim kanë filluar. Sipas tij, hetuesit nuk e përjasahtojnë mundësinë që kjo ishte vepër e separatistëve prorusë, që i kontrollojnë pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE: Përjashtohen bisedimet paralele për largimin e Britanisë

Posted: 31 Mar 2017 02:22 AM PDT

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i ka publikuar propozim-udhëzimet se si BE-ja synon të zhvilloj negociata për largimin e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo strategji e publikuar sot i përcakton prioritetet politike të 27 vendeve të tjera anëtare, gjatë negociatave të vështira me Britaninë, që priten të zgjasin dy vjet. Strategjia sugjeron se negociatat për tregti mund të fillojnë atëherë kur të bëhet "progres i rëndësishëm" në zgjidhjen e ndarjes me Londrën. Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e cila pardje e ka aktivizuar artikullin 50 për largim nga BE-ja, ka kërkuar bisedime paralele për kushtet e daljes nga BE-ja dhe për lidhjet e ardhshme tregtare. Por, zoti Tusk e ka hedhur poshtë këtë kërkesë duke thënë se "nuk do të ndodhë që njëkohësisht të fillojnë bisedime paralele për të gjitha çështjet, siç është sugjeruar nga disa në Mbretërinë e Bashkuar".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy senatorë republikanë e kritikojnë ndryshimin e politikës për Assadin

Posted: 31 Mar 2017 02:03 AM PDT

Dy senatorë veteranë republikanë mbrëmë e kanë sulmuar ashpër ndryshimin e politikës amerikane, e cila tashmë nuk insiston në largimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, si parakusht për ndaljen e luftës civile gjashtëvjeçare në Siri. Senatorët republikanë, John McCain dhe Lindsay Graham, në deklarata të ndara, e sulmuan qëndrimin e ri të adminsitratës së presidentit, Donald Trump, duke e vlerësuar si "vetëshkatërrues" dhe "gabim të rëndë". Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha në Nju Jork se "prioritet yni tashmë nuk është të qëndrojmë atje dhe të fokusohemi në largimin e Assadit". Pak kohë para ambasadores Haley, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, theksoi se e ardhmja e Assadit "do të vedoset nga populli i Sirisë". John McCain dhe Lindsay Graham ishin kritikët udhëheqës republikanë të politikave të presidentit, Donald Trump, i cili poashtu është nga Partia Republikane, për shumë çështje. Zoti McCain tha se deklarata e sekretarit Tillerson "nuk e sheh realitetin tragjik, në të cilin populli sirian nuk mund të vendos për fatin e Assadit ose për të ardhmen e vendit të vet, kur ata janë duke u vrarë". Senatori McCain, që është kryesues i Komitetit të shërbimeve të armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, e ka fajësuar ushtrinë e Assadit, forcën ajrore të Rusisë dhe milicitë e mbështetura iraniane, për sulmet kundër shtatasve sirianë. "Shpresoj se presidenti Trump do ta bëjë të qartë se Amerika nuk do ta ndjek këtë rrugë vetë-shkatërruese dhe të vetë-disfatës", tha McCain. Senatori Graham, anëtar i Komitetit të shërbimeve të armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, tha se do të ishte "gabim i madh" nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga qëllimi i largimit të Assadit. Sipas tij, kjo lëvizje do të ishte goditje trodnitëse për opozitën siriane dhe "çmim i madh pr Rusinë dhe Iranin". Duke u përgjigjur ndaj komenteve amerikane, zëdhënësi opozitar sirian, Monzer Makhos, u tha gazetarëve në Gjenevë se "opozita kurrë nuk do ta pranojë çfarëdo roli për Bashar al-Assadin në asnjë fazë; nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin tonë". Në këtë frymë është shprehur edhe zëdhënësja e Komitetit të Lartë për Negociata e opozitës siriane, Farah al-Atassi, e cila vlerësoi se mesazhet amerikane janë "kundërthënëse". "Pra, është fatkeqe që ne dëgjojmë mesazhe të këtilla kundërthënëse nga administrata e Shteteve të Bashkuara. Ne do të dëshironim të shohim rol dhe udhëheqje më vendosëse nga Shtetet e Bashkuara në dosjen siriane, e jo që kjo dosje të shihet vetëm me sy të luftimit të ISIS-it", tha Farah al-Atassi, në Gjenevë. Rusia dhe Irani e mbështesin Assadin, derisa Turqia dhe Shtetet e Bashkuara i patën mbështetur forcat kryengritëse, të cilat luftonin për përmbysjen e Assadit. Në gusht të vitit 2011, presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama, tha se Assadi duhet të largohet nga pushteti. Në vitin 2015, sekretari i atëhershëm i shtetit, John Kerry, tha se Assadi duhet të largohet, ndërsa koha e tërheqjes të tij mund të ishte çështje e negociatave. Nga lufta në Siri, që ka filluar në mars të vitit 2011, pas goditjes së qeverisë kundër protestuesve për demokraci, vlerësohet se janë vrarë 300 mijë vetë, ndërsa miliona banorë janë zhvendosur. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish këshilltari për siguri i Trump kërkon imunitet në hetimet për Rusinë

Posted: 31 Mar 2017 01:39 AM PDT

Michael Flynn, që u largua nga detyra e këshilltarit për siguri kombëtare të presidentit Donald Trump, iu tha zyrtarëve se është i gatshëm që t'iu përgjigjet pyetjeve të komiteteve të kongresit në shkëmbim të imunitetit nga "ndjekja penale e padrejtë" në hetimet për lidhjet e mundshme të fushatës së Trumpit me Rusinë. Avokati i Flynn, Robert Kelner, më 30 mars tha se klienti i tij "sigurisht se ka një rrëfim për ta treguar dhe se është I gatshëm që ta thotë, nëse do të lejonin rrethanat". Komentet u bënë pas një shkrimi të The Wall Street Journal në të cilin thuhet se Flynn ishte i gatshëm që të flas me FBI-në dhe hetuesit e kongresit në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale. Në komentet e tij, Kelner nuk përmendi nëse Flynn po ofronte të fliste me FBI dhe gjithashtu edhe komitetet. FBI dhe komitetet e inteligjencës të Senatit po hetojnë lidhjet e Flynn me Rusinë. Komitetet e kongresit po hetojnë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016 dhe ndonjë lidhje ndërmjet fushatës së Trumpit dhe Kremlinit. The Wall Street Journal njoftoi se komitetet e inteligjencës ende nuk I kanë dhënë imunitet Flynn-it. Në shkrim thuhet se nuk është e qartë se çfarë ka ofruar Flynn të dëshmojë. Citohet një zyrtar të thotë, megjithatë, se fakti që ai po kërkon imunitet sugjeron se beson që mund të rrezikohet ligjërisht. Flynn u detyrua të largohet nga detyra e këshilltarit të sigurisë kombëtare më 13 shkurt pas zbulimeve se ka mashtruar zëvendës presidentin Mike Pence për bisedat rreth sanksioneve me ambasadorin e Rusisë në SHBA, Sergei Kislyak, gjatë periudhës transitore përpara se të inaugurohet Trump. Dokumentet gjithashtu tregojnë se Flynn ishte paguar më shumë se 67 mijë dollarë nga kompanitë ruse përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Nga eksplodimi afër një xhamie ka të vrarë dhe të plagosur

Posted: 31 Mar 2017 12:42 AM PDT

Një eksplodim në rajonin Paraçinar në Pakistan, i banuar kryesisht me popullatë shiite, janë vrarë së paku 5 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, kanë thënë zyrtarët. Administratori qeveritar, Zahid Hussain, tha seshpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një bombë afër një xhamie shiite dhe tregut të qytetit. Dëshmitarët thanë se së paku tetë vetë janë vrarë në Paraçinar, që është kryeqytet i rajonit fisnor Kurram, në kufi me Afganistanin. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim. Nga një eksplodim i tillë në Paraçinar më 21 janar, ishin vrarë 24 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Për këtë sulm, përgjegjësinë e patën marrë talibanët pakistanezë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtëpia e Bardhë: Konfirmohet takimi Trump – Xi

Posted: 31 Mar 2017 12:23 AM PDT

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në pushimoren e tij Mar-a-Lago në Floridë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmë se takimi i parë ndërmjet dy presidentëve, do të bëhet më 6 dhe 7 prill, duke i konfirmuar njoftimet që më herët gjatë ditës i kishte bërë Ministria e jashtme e Kinës. Raportet e ardhshme të dy ekonomive më të mëdha në botë janë të paqarta, pas inaugurimit të Donald Trumpit, më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë fushatës zgjedhore, zoti Trump e pat akuzuar Pekinin për politika jokorrekte tregtare dhe e ka kritikuar ndërtimin e një ishulli në Detin Jugor Kinez.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ligjet e shëndetësisë nuk zbatohen

Posted: 30 Mar 2017 11:48 PM PDT

Të paktën 22 ligje në fushën e shëndetësisë, janë aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe megjithëse Ministria e Shëndetësisë thotë se ato po zbatohen në një masë të kënaqshme, sindikalistët e thonë të kundërtën. Sipas tyre ligjet janë politike dhe të përshtatura për interesa partiake. Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka raste kur ligjet hasin në vështirësi sa i përket zbatimit, por ato në vazhdimësi po monitorohen. "Ligjet në sektorin e shëndetësisë e ndajnë fatin me ligjet në sektorët e tjerë. Ka disa që zbatohen në tërësi, por ka edhe të tilla që kanë vështirësi në zbatimin e tyre. Ministria e Shëndetësisë, bashkë me institucione të tjera, duhet të jenë përveç si sponzorizues të ligjeve edhe monitorues dhe aty ku ka vështirësi të bëhen përshtatje. Ajo çka vërehet; në aspektin legjislativ po punohet shumë dhe po vie duke u fuqizuar zbatueshmëria e ligjeve", ka thënë Hoti. Por, për sindikatën ligjet varen nga bartësit e institucionit, dhe varësisht nga ndërrimet në Ministri edhe varet zbatimi i tyre. Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë thotë se ligjet asnjë ministër i shëndetësisë nuk e vazhdon punën e ministrit paraprak. Si rrjedhojë, thotë ai, kjo e ka sjellur sistemin shëndetësorë në nivelin që është. "Sa i përket ligjeve dhe implementimit të tyre është tragjedi. Miratohet në parlament dhe si të vjen partia tjetër duke i kushtëzuar interesat e veta partiake, i ndërprejnë ato ligje dhe fillojnë amandametimin e ligjeve. Kjo po ndodhë qe 17 vjet. Asnjë ministër nuk e vazhdon punën e një ministri paraprak, për të zbatuar interesat partiake", tha Syla. Sipas tij disa ligje nuk janë transparente dhe prekin edhe qytetarët edhe mjekët njëkohësisht. "Ligji i sigurimeve shëndetësore nuk zbatohet. Ligji i shëndetësisë që është në amandamentim, është një ligj që gjatë tërë kohës nuk ka qenë transparent. Mjafton t'i përmendim këto dy ligje e që janë duke e dëmtuar sistemin shëndetësor", ka thënë Syla. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ligjet në fushën e shëndetësisë, që janë hartuar viteve të fundit, i kanë cilësuar si një bazë të mirë në reformën e mëtutjeshme shëndetësore, por ka vlerësuar se zbatueshmëria e tyre është vënë në pikëpyetje. Janë disa ligje, sipas OBSH-së, që nuk kanë arritur të zbatohen dhe vec tjerash përmendet Ligji për Duhanin, i cili siç thuhet pati nisur mirë, por zbatimi i tij kohët e fundit ka nisur të zbehet. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haley: SHBA më nuk është e fokusuar në largimin e Assadit në Siri

Posted: 30 Mar 2017 11:31 PM PDT

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë se Shtetet e Bashkuara më nuk besojnë në largimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, si parakusht për zgjidhjen e luftës civile në këtë vend. Duke folur dje në Nju Jork, zonja Haley tha se "tashmë prioritet yni nuk është të qëndrojmë atje dhe të fokusohemi në largimin e Assadit" dhe ka shtuar se Uashingtoni nuk do të "fokusohet në Assadin, në mënyrë siç ka bërë administrata e mëparshme" e presidentit, Barack Obama. Më herët gjatë ditës së djeshme, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se "e ardhmja e Assadit do të vendoset nga populli i Sirisë". Duke u përgjigjur ndaj komenteve amerikane, zëdhënësi opozitar sirian, Monzer Makhos, u tha gazetarëve në Gjenevë se "opozita kurrë nuk do ta pranojë çfarëdo roli për Bashar al-Assadin në asnjë fazë; nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin tonë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more